Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Lajme Shqiperi

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump

By: Rovena
17 January 2026 at 23:56

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një valë tarifash ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Grenlandën.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se tarifat prej 10% do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën.

Këto tarifa do të rriten në 25% më 1 qershor dhe do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e Grenlandës nga SHBA-të.

Trump akuzoi disa vende evropiane se po luanin një “lojë shumë të rrezikshme” në Grenlandë, duke thënë se “paqja botërore është në rrezik”.

“Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda shkuan në Grenlandë me një qëllim të panjohur. Këto vende janë duke luajtur këtë lojë shumë të rrezikshme, morën një rrezik të papranueshëm”, sipas Trumpit.

Andaj, ai i sheh tarifat si një mënyrë për t’i dhënë fund shpejt kësaj situate potencialisht të rrezikshme. Por, veprimi i tij nuk ka mbetur pa përgjigje.

I menjëhershëm ishte reagimi i disa prej liderëve të vendeve të kërcënuara me tarifa.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, në Evropë e më gjerë.

“Evropianët do t’u përgjigjen atyre në një mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar nëse ato do të konfirmohen”, shtoi ai.

Nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit britanik Keir Starmer.

“Pozicioni ynë për Grenlandën është shumë i qartë – ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është një çështje për grenlandezët dhe danezët”, tha ai.

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

By: 27
17 January 2026 at 23:01

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim 5-vjeçar.

Oficerët e hasën të dyshuarin brenda një mjeti ‘Mercedes Benz C-Class’. Efektivët të cilët ndodheshin në Morolo për një operacion parandalues kundër mashtrimit dhe krimeve kundër pronës, urdhëruan drejtuesin të ndalonte.

Brenda automjetit ndodhej pikërisht shqiptari, i cili me të parë karabinierët, u duk i dyshimtë dhe u përpoq të largohej fshehurazi. Oficerët iu afruan menjëherë, e urdhëruan të ndalonte dhe e ndaluan. Ai u dërgua në kazermat e Anagni-t për identifikim dhe për të verifikuar vendndodhjen e tij.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se ai kishte qenë subjekt i një urdhri dëbimi pesëvjeçar me ndalim rihyrjeje në Itali. Ai u vu menjëherë në arrest shtëpiak.

Flokët e bardha nuk tregojnë gjithmonë plakjen: Çfarë i shkakton thinjat e hershme

By: gaze tare
17 January 2026 at 23:25

Flokët e bardha apo gri nuk janë domosdoshmërisht një tregues i plakjes. Arsyeja kryesore pse flokët fillojnë të zbardhen lidhet me mungesën e melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë flokëve. Kur rrënjët e flokëve nuk prodhojnë më këtë pigment, shfaqen thinjat, që zakonisht shfaqen në moshën rreth 30-vjeçare, por nuk është e pazakontë që edhe një person në të 20-tat të ketë flokë të bardhë.

Përveç mungesës së melaninës, ka disa faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Pirja e duhanit, ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë dhe ajri i ndotur mund të nxisin zbardhjen e flokëve. Në disa raste më të rralla, thinjat e hershme mund të jenë shenjë e sëmundjeve si anemi, ose çrregullime të lidhura me hipofizën dhe gjëndrat tiroide. Mungesa e vitaminës B12 mund të jetë gjithashtu një faktor që kontribuon në zbardhjen e flokëve.

Specialistët rekomandojnë që personat që vërejnë thinja të parakohshme të vlerësojnë stilin e jetesës dhe shëndetin e përgjithshëm. Ushqimi i pasur me vitamina, kujdesi ndaj stresit, dhe shmangia e duhanit mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit. Megjithatë, thinjat janë një fenomen i natyrshëm, dhe të gjithë do të përjetojnë shfaqjen e tyre gjatë jetës, pavarësisht nga stili i jetesës apo mjedisi.

Zbardhja e flokëve është më shumë një proces biologjik sesa një tregues i saktë i moshës, dhe nuk duhet të shihet si një shenjë e plakjes së hershme.

The post Flokët e bardha nuk tregojnë gjithmonë plakjen: Çfarë i shkakton thinjat e hershme appeared first on iconstyle.al.

“Po të del xhelozia nga sytë dhe nga veshët”, plas keq mes Selin dhe Lornës

By: gaze tare
17 January 2026 at 23:20

Debatet mes Selin dhe Lornës kanë qenë një nga temat kryesore që nga fillimi i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, dhe tensionet mes tyre nuk kanë munguar as gjatë ditëve të fundit. Dy banoret janë përplasur sërish me tone të forta dhe gjatë mbrëmjes së sotme, duke i dhënë spektaklit momente të nxehta dhe diskutime të shumta brenda shtëpisë.

Në një përballje të bërë pak momente më herët, Lorna ka deklaruar se nuk ka shumë diskutim me Selin lidhur me një çështje të caktuar, por ka theksuar se është ndjerë e ofenduar që nga nominimi i parë. Ajo gjithashtu ka folur për marrëdhënien e saj me Mirin, duke theksuar se nuk është e drejtë të akuzohet për xhelozi.

Nga ana tjetër, Selin e ka sfiduar Lornën, duke thënë se ajo është xheloze dhe i ka kthyer sërish vëmendjen te Mirin. “Po pse s’thua që je xheloze? Pse Miri, Miri, Miri? Hajde rri me Mirin. Ti je viktimë e fjalëve të tua”, është shprehur Selin gjatë debatit.

Lorna: Nuk kam shumë diskutim me Selin sa i përket kësaj çështje. Selin gjithmonë më ka ofenduar që në fillim, që nga nominimi i parë. Sa i përket marrëdhënies time me Mirin…

Selin: Po pse s’thua që je xheloze. Pse Miri, Miri, Miri? Hajde rri me Mirin. Ti je viktimë e fjalëve të tua.

Lorna: Ti ofendon non-stop dhe të duket vetja sikur je personi më e kulluar në këtë planet. Ti ke thënë që dua të jem nënë…

Selin: Jo gënjen.

Lorna: Je ti ajo që je xheloze. Mund të afrohem dhe të largohem sipas dëshirës time. Po të del xhelozia nga sytë dhe nga veshët. Nëse e ke babanë e Big Brother, ç’të duhet ty se çfarë e kam unë atë. Sa i përket Keijsit, me të kam shkuar mirë që në fillim. Çfarë arsye ke ti, që sa herë unë flas me Mirin, ti xhelozon. Ç’të duhet ty nëse unë jam afër ose larg tij. Unë me Mirin kam raportin tim. Ti je ajo që je xheloze.

The post “Po të del xhelozia nga sytë dhe nga veshët”, plas keq mes Selin dhe Lornës appeared first on iconstyle.al.

Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur

By: Uesli
17 January 2026 at 23:24

Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur   Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Karl Topia”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.     Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerë, të […]

The post Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur appeared first on Saranda Web.

Horoskopi 18 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
17 January 2026 at 23:49

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, duke ndarë momente të veçanta dhe biseda të sinqerta që sjellin qartësi në marrëdhënie. Nëse jeni beqarë, mundësitë për të takuar dikë tërheqës janë të mëdha, por mos nxitoni me vendime të shpejta. Në punë do të ndieni presion për të përfunduar disa detyra të mbetura pezull, por aftësia juaj për të ruajtur qetësinë do t’ju ndihmojë të dilni me sukses. Shëndeti juaj duket i qëndrueshëm, por mos injoroni lodhjen mendore. Kujdesuni për veten me ushqim të shëndetshëm dhe pushime të shkurtra. Financat kërkojnë vëmendje të veçantë, ndaj shmangni shpenzimet e panevojshme sot. Përdorni kreativitetin për të gjetur zgjidhje të reja për problemet e përditshme.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Marrëdhëniet tuaja sot janë më të harmonizuara; një gjest i vogël dashurie do të bëjë diferencën. Për ata që janë beqarë, një mik i vjetër mund të rikthehet në jetën tuaj duke sjellë emocione të papritura. Në ambientin e punës, do të ndiheni të motivuar nga një projekt i ri që kërkon angazhim maksimal. Mos lejoni që lodhja t’ju mposhtë; merrni pak kohë për të pushuar dhe meditoni. Shëndeti ka nevojë për pak më shumë aktivitet fizik; një shëtitje e lehtë do të ndihmojë trupin dhe mendjen. Financat janë të qëndrueshme, por është momenti i duhur për të planifikuar investime të vogla. Sot është dita për të bërë një hap të vogël, por të qëndrueshëm përpara.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Sot dashuria juaj kërkon më shumë durim dhe mirëkuptim; bisedat e thella do të zgjidhin çdo keqkuptim. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush i ri në rrethin shoqëror, ndaj mos hezitoni të hidhni hapin e parë. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të sjellë rezultate të mira dhe do të forcojë marrëdhëniet profesionale. Kujdesuni për shëndetin tuaj emocional, sepse stresi mund të ndikojë në energjinë e përditshme. Një aktivitet relaksues në mbrëmje do të ndihmojë për të rivendosur balancën. Në aspektin financiar, shmangni huazimet dhe mbani një sy në shpenzimet e vogla. Sot është një ditë e mirë për të reflektuar mbi objektivat tuaja afatgjata.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Harmonia në marrëdhënie është fjala kyçe e ditës; një surprizë e vogël për partnerin do të sjellë lumturi. Beqarët do të kenë mundësi për të bërë njohje të reja përmes aktiviteteve të përbashkëta me miqtë. Në punë, një lajm i mirë rreth një projekti të vjetër mund t’ju japë motivim të ri. Shëndeti është në formë të mirë, por kujdesuni të mos tejkaloni kufijtë tuaj fizikë. Një ushtrim i lehtë do të ndihmojë në përmirësimin e humorit. Financat janë të stabilizuara, por është mirë të kurseni për të ardhmen. Bëni plane të vogla që do t’ju sjellin siguri dhe qetësi.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, sot është dita për të shprehur ndjenjat tuaja pa frikë, pasi partneri juaj është i gatshëm të dëgjojë dhe të kuptojë. Beqarët mund të ndihen të ngazëllyer nga një takim i papritur që ngjall kureshtje. Në punë, keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja në një situatë të re; mos u tërhiqni nga sfidat. Shëndeti mund të kërkojë pak më shumë kujdes, sidomos në aspektin e ushqyerjes. Mund të ndjeni nevojën për të pushuar më shumë, ndaj dëgjoni sinjalet e trupit tuaj. Financat janë të qëndrueshme, por mos e teproni me shpenzimet e vogla të kënaqësisë. Mendoni për një plan të ri kursimi që mund të filloni sot.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Marrëdhëniet romantike sot janë të mbushura me ngrohtësi dhe mirëkuptim; është koha ideale për të ndarë ëndrrat dhe planet tuaja me partnerin. Beqarët do të tërheqin vëmendjen e dikujt me personalitetin e tyre të veçantë. Në punë, një koleg mund t’ju kërkojë ndihmë dhe kjo do të forcojë marrëdhëniet profesionale. Ruani energjinë duke praktikuar aktivitete të lehta fizike gjatë ditës. Mos neglizhoni shëndetin emocional; një bisedë me një mik të besueshëm do t’ju ndihmojë të çliroheni. Financat janë në gjendje të mirë, por shmangni investimet e rrezikshme. Sot është një ditë e mirë për të reflektuar mbi vlerat dhe prioritetet tuaja.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Dashuria sot është në qendër të vëmendjes; një bisedë e hapur me partnerin do të sjellë afërsi të reja. Për beqarët, një ftesë për një event mund të sjellë njohje të rëndësishme. Në punë, vlerësohet kontributi juaj dhe mund të merrni një vlerësim të papritur nga eprorët. Shëndeti mund të përmirësohet ndjeshëm nëse i kushtoni më shumë kohë aktivitetit fizik. Energjia pozitive ju ndihmon të përballoni sfidat me lehtësi. Në aspektin financiar, është koha për të shlyer disa detyrime të vjetra. Mos harroni të shpërbleni veten për punën e mirë që keni bërë.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot do të ndjeni nevojën për më shumë stabilitet në marrëdhëniet tuaja; komunikimi i qetë dhe i sinqertë do të sjellë ndryshime pozitive. Beqarët do të kenë mundësi të shprehin interesin ndaj dikujt me të cilin kanë pasur kontakte të vazhdueshme. Në punë, një detyrë e re kërkon vëmendje të veçantë ndaj detajeve dhe disiplinë. Shëndeti është në ekuilibër, por mos harroni të hidratoheni dhe të bëni pushime të shkurtra. Financat kërkojnë kujdes në menaxhimin e shpenzimeve ditore. Planifikoni mirë buxhetin për të shmangur surpriza të pakëndshme. Sot është një ditë e mirë për të vendosur synime të qarta për të ardhmen.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Marrëdhëniet romantike sot janë të mbushura me pasion dhe surpriza; merrni kohë për të shijuar çdo moment me partnerin. Beqarët mund të ndjejnë një tërheqje të fortë ndaj dikujt që takojnë rastësisht. Në punë, do të përballeni me disa sfida, por vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kaloni çdo pengesë. Kujdesuni për shëndetin mendor duke marrë kohë për veten dhe për të relaksuar mendjen. Praktikoni frymëmarrje të thellë për të ulur stresin. Financat janë në një fazë të qëndrueshme, por është mirë të shmangni shpenzimet impulsive. Sot është dita për të besuar në instinktin tuaj dhe për të ndjekur zemrën.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, është koha për të falur dhe për të lënë pas të kaluarën; kjo do t’ju ndihmojë të hapni një kapitull të ri me partnerin. Për beqarët, një kontakt i ri mund të kthehet në një marrëdhënie premtuese nëse jeni të hapur ndaj ndryshimeve. Në punë, do të keni mundësi të merrni një iniciativë që do të vlerësohet nga të tjerët. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni pushimin dhe balancën mes aktivitetit dhe relaksit. Një shëtitje në natyrë do t’ju ndihmojë të rifitoni energjitë. Financat janë të qëndrueshme, por është momenti i përshtatshëm për të rishikuar prioritetet tuaja ekonomike. Bëni një plan afatgjatë për të siguruar stabilitetin tuaj.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Sot do të ndiheni të frymëzuar në marrëdhëniet tuaja; një surprizë e vogël për partnerin do të sjellë më shumë dashuri. Beqarët mund të përjetojnë një flirt të këndshëm në një ambient të ri shoqëror. Në punë, ndikimi juaj do të jetë i ndjeshëm dhe do të fitoni respektin e kolegëve. Shëndeti është në një nivel të mirë, por mos harroni të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Një rutinë e rregullt ushtrimesh do të përmirësojë humorin tuaj. Financat janë të mira, por mos merrni vendime të nxituara për investime. Sot është dita për të ndjekur pasionin tuaj dhe për të shfaqur talentin.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Marrëdhëniet sot kërkojnë më shumë vëmendje dhe kujdes; dëgjoni me kujdes partnerin dhe shprehni ndjenjat tuaja. Beqarët mund të ndihen të tërhequr nga dikush që ndan të njëjtin pasion apo hobi. Në punë, do të përballeni me disa detyra të reja që kërkojnë përkushtim dhe organizim të mirë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos nënvlerësoni rëndësinë e pushimit cilësor. Një aktivitet relaksues në fund të ditës do t’ju ndihmojë shumë. Financat janë të balancuara, por është koha për të bërë disa ndryshime në mënyrën si menaxhoni kursimet. Sot është një ditë e mirë për të vendosur synime të reja për veten.

The post Horoskopi 18 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

E quajti Brikenën “miss filler-i” dhe e ofendoi për ngjyrën e lëkurës, Arbër Hajdari ia “përplas” në fytyrë Inës: Je rasti më i shëmtuar se si një femër mund të trajtojë një tjetër

By: M C
17 January 2026 at 23:39

Pas një debati të ndodhur mes Inës, e cila ka sulmuar Brikenën dhe Kristin duke folur me ironi ndaj tyre dhe duke iu drejtuar Brikenës si “miss filler-i” duke “bullizuar” për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë, kjo gjë është diskutuar edhe sot gjatë prime-it.

Brikena: Mendoj që secili këtu e tregon edukatën dhe kulturën e vetë. Nuk e gjej veten në fjalët që më ka thënë Ina. Të mbajë përgjegjësi për ato që flet dhe jo të japë deklaratë false. Do të më nxjerrë nga vetja por s’më nxjer dot, nëse nuk më djeg. Nuk të përcakton ty filler apo botox. Unë skam thënë që jam më e bukur, por se meritoj që të më thonë ‘ti je me filler, botox’.

Gjatë komentit të dhënë nga Ina, ka patur një ndërhyrje nga Arbër Hajdari i cili i është drejtuar asaj duke i thënë: “Ti je rasti më i shëmtuar se si një femër mund të trajtojë një tjetër!”

The post E quajti Brikenën “miss filler-i” dhe e ofendoi për ngjyrën e lëkurës, Arbër Hajdari ia “përplas” në fytyrë Inës: Je rasti më i shëmtuar se si një femër mund të trajtojë një tjetër appeared first on Albeu.com.

Tarifat e Trump, paralajmëron Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës

By: M C
17 January 2026 at 23:21

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë paralajmëruar se vendosja e tarifave nga presidenti i SHBA, Donald Trump ndaj vendeve që dërgojnë trupa në Groenlandë do të dëmtonte marrëdhëniet transatlantike dhe do të krijonte një “spirale të rrezikshme në rënie”.

Në një deklaratë të përbashkët gjatë nënshkrimit të marrëveshjes tregtare të Mercosur në Paraguai, Von der Leyen theksoi rëndësinë e integritetit territorial dhe sovranitetit, duke theksuar se stërvitjet daneze të koordinuara me aleatët janë thjesht përforcim i sigurisë në Arktik dhe nuk paraqesin kërcënim për askënd.

“BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës. Tarifat do të minonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spirale të rrezikshme në rënie. Evropa do të mbetet e bashkuar, e koordinuar dhe e përkushtuar për të ruajtur sovranitetin e saj,” tha Von der Leyen.

Deklarata nënvizon përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ruajtur dialogun dhe stabilitetin transatlantik në një kohë tensioni për Groenlandën.

The post Tarifat e Trump, paralajmëron Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës appeared first on Albeu.com.

Ina i vuri në pikëpyetje orientimin s*ksual, Kristi: Kjo peshë nuk është në supet e mia

By: M C
17 January 2026 at 23:04

Debatet kanë qenë të ndezura në ditët e fundit në shtëpi pas Prime-t të fundit.

Një përplasje ishte dhe ajo mes Kristit dhe Inës, me këtë të fundit që i vuri në pikëpyetje orientimin seksual banorit kur iu drejtua me pyetjen: “A do të doje të ishe në vendin tim?’, sa i përket raportit të saj me Keijsin.

Kristi iu përgjigj në Prime duke falënderuar të gjithë banorët për fenomenin dhe mbështetjen e treguar, por që kjo gjë nuk është në supet e tij.

“E kam menduar 2-3 herë këtë situatë dhe kam pasur të njëjtën situatë. Kjo goca ka ardhur si ka ardhur. aty e ke vendin tënd ti. Nuk pres të dal i larë në flori kur zhytem në baltë. I jam qëndruar asaj lloj forme që më ka ardhur kjo vajza. Jo vetëm që nuk tregoi se nuk është vetëm ajo, por është edhe më keq. Të gjithë banorët kanë ofruar një dorë për të mbajtur një peshë. I falënderoj për fenomenin, por nuk është një peshë që është në supet e mia. Jam biri i një nëne, vëlla i një motre. E di shumë mirë pozicionin e një burri dhe një gruaje. Përballë meje, qoftë jo vetëm Ina, por kushdo, në këtë rast fiton dy herë përballë meje, ndërsa në çdo pozicion tjetër në jetën këtu brenda ose jashtë, do të fitojë përpara meje, kjo është burrëria ime”, tha Kristi.

The post Ina i vuri në pikëpyetje orientimin s*ksual, Kristi: Kjo peshë nuk është në supet e mia appeared first on Albeu.com.

‘Ftesa e Trump, ngjarje e rëndësishme’, Çupi: U zgjodh Shqipëria, besohet te Rama. Berisha i hapi rrugën të keqes

By: Rovena
17 January 2026 at 23:42

Analisti Frok Çupi, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi njoftimin e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një iniciativë ndërkombëtare e ideuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas Çupit, përfshirja e Shqipërisë në këtë strukturë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dhe, sipas tij, lidhet me besimin ndaj rolit diplomatik të vendit, qeverisë dhe kryeministrit Rama, si dhe me përfaqësimin europian të Shqipërisë në nisma paqeruajtëse globale.

“Është një ngjarje shumë e rëndësishme që bëhet në prezencë të kryeministrit Edi Rama. Rama zgjidhet në radhë të krerëve europianë. është një ngjarje shumë e rëndësishme. Është një përfaqësi europianiste. nderi më i madh i bëhet Shqipërisë për shkak se besohet te ky vend, besohet te kjo qeveri dhe besohet te ky kryeministër. Duke qenë se formohet një bord për paqen do të thotë që bota është në luftë, fakti që Rama nuk zgjidhet për protokoll, por zgjidhet për vlerat e qeverisë dhe se ka politika diplomatike dhe paqeruajtëse.

Ndryshimi mes Ramës dhe Berishës është jashtëzakonisht i madh. Berisha krijoi shtetrrethimin. Berisha çfarë nuk i bëri këtij vendi”, tha analisti./abcnews.al

Real, fitore mes protestës/ Madrilenët kthehen tek suksesi në La Liga, Levante mundet 2-0

By: Rovena
17 January 2026 at 23:16

Më në fund u arrit fitorja.

Reali po e priste si ujët e paktë, dhe ja ku Kilian Mbape dhe Arda Gyler e shpëtuan duke I dhënë tri pikët ndaj Levantes.

Madrilenët mbajtën gjallë shpresat për titullin kampion në La Liga, dhe lanë pas dy disfata që u hoqën nga duart dy trofe, në Superkupën e Spanjës dhe në Kupën e Mbretit.

Gjithsesi, pavarësisht epërsisë së madhe në fushë, yjet “merenges” kaluan një pasdite të vështirë.

Publiku prej rreth 80 000 tifozësh në stadiumin “Santiago Bernabeu” nuk fal lehtë, edhe pse momentalisht mund të luash mirë.

E tregoi qartë në shumë momente gjatë ndeshjes, dhe sidomos në përfundim.

Ndër ata që u vërshëllyen e u sulmuan më shumë ishin Vinicius, Xhud Belingham, Hujsen apo Kamavinga.

Vetëm Mbape dhe Arda Gyler si dhe portieri Kurtua mund të quhen të shpëtuar.

“Reali I mbijeton zemërimit të “Bernabeut”, shkruan e përditshmja “Marka”, – ndërsa trajneri I ri, Arbeloa, thotë se ata që sulmojnë presidentin Perez, nuk duan Realin!”

“Gyler shuan zjarrin, – është titulli I gazetës tjetër të kryeqytetit, “AS”, – aktivizimi I turkut shpëtoi Realin nga loja e dobët dhe zemërimi I publikut!”

Pjesa e parë e madrilenëve ishte tepër e dobët, dhe yjet e dinë se asgjë nuk ka përfunduar edhe pse fituan një ndeshje.

Gjithsesi, për momentin Reali është vetëm një pikë prapa Barcelonës që luan mbrëmjen e kësaj të diele.

Muriqi, hero me 3 gola/ Sulmuesi i Kosovës shkëlqen në La Ligën Spanjolle

By: Rovena
17 January 2026 at 23:12

Vedat Muriqi shkëlqeu edhe një herë fort në La Ligën e Spanjës. Sulmuesi i Kosovës shënoi 3 gola në ndeshjen që skuadra e tij, Majorka, arriti ndaj Bilbaos.
Muriqi realizoi në minutën e pestë, pastaj në minutën e 42-të dhe përfundimisht në minutën e 69-të.

Kjo, edhe pse humbi një penallti. Ylli “dardan” ishte njeriu që kaloi tri herë Majorkën në avantazh. Muriqi është kandidat për Këpucën e Artë në La Ligën e Spanjës, në vendin e dytë të renditjes me 14 gola.

Yesterday — 17 January 2026Lajme Shqiperi

22:59 Ky reagim ndaj gënjeshtrës tregon inteligjencë të lartë, shumica njerëzve e bëjnë të kundërtën

By: EL
17 January 2026 at 22:59

Nëse nuk reagoni menjëherë, por vëzhgoni dhe dëgjoni, psikologët thonë se mendja juaj funksionon ndryshe nga e shumicës

Të gjithë kemi qenë të paktën një herë në situatë kur dikush na ka gënjyer. Disa njerëz menjëherë dyshojnë se diçka nuk shkon, të tjerë zemërohen, ndërsa një grup i tretë duket çuditërisht i qetë dhe i përmbajtur – thuajse sikur e dinin që në fillim se e vërteta nuk u tha.

Sipas ekspertëve, mënyra se si reagojmë ndaj gënjeshtrës mund të tregojë shumë për nivelin e inteligjencës sonë, por jo në kuptimin klasik të IQ-së, por në kuptimin e aftësisë për të kuptuar njerëzit, motivet e tyre dhe për të menaxhuar emocionet tona.

Inteligjenca nuk është vetëm logjikë

Kur flasim për mënyrën se si njerëzit reagojnë ndaj gënjeshtrës, është e rëndësishme të kuptojmë se inteligjenca e vërtetë nuk është vetëm aftësia për të zgjidhur probleme matematikore apo logjike. Psikologët theksojnë se njerëzit inteligjentë shpesh kanë të zhvilluar inteligjencën emocionale dhe sociale – pra, aftësinë për të dalluar emocionet e të tjerëve, por edhe për të kontrolluar reagimet e veta në marrëdhënie me njerëzit.

Kjo do të thotë se ata nuk reagojnë impulsivisht, as vetëm mbi bazën e instinktit, por analizojnë situatën përpara se të nxjerrin përfundime.

Nuk panikosen dhe nuk reagojnë menjëherë

Një nga shenjat më tipike të njerëzve inteligjentë kur përballen me një gënjeshtër është se nuk akuzojnë menjëherë dhe nuk e mbyllin bisedën pa prova. Përkundrazi, ata:

  • ruajnë qetësinë dhe nuk e ndërpresin menjëherë personin,
  • dëgjojnë me kujdes gjithçka që thuhet,
  • i kushtojnë vëmendje kontekstit, jo vetëm miteve të zakonshme, si ideja se “njerëzit që shmangin kontaktin me sy gënjejnë”.

Ekspertët theksojnë se ky është një nga mitet më të përhapura në psikologji: njerëzit që shmangin kontaktin me sy nuk gënjejnë domosdoshmërisht, ata mund të jenë nervozë, të turpshëm ose nën stres.

Kjo qasje e qetë dhe e menduar tregon aftësinë për të ndarë emocionet nga faktet, transmeton Telegrafi.

Kërkojnë shenja të holla, jo reagime sipërfaqësore

Njerëzit me inteligjencë më të zhvilluar nuk mjaftohen vetëm me gjuhën e trupit apo me gjeste të ngadalta. Ata i kushtojnë vëmendje asaj çfarë thuhet dhe si ndërtohet rrëfimi.

Psikologët theksojnë se çelësi shpesh qëndron te dinamika e të folurit: duhet vëzhguar hezitimi, vonesa midis pyetjes dhe përgjigjes, si dhe mungesa e detajeve konkrete.

Me fjalë të tjera, një përgjigje e sinqertë zakonisht vjen shpejt dhe natyrshëm, ndërsa një gënjeshtër kërkon më shumë përpjekje mendore për të tingëlluar bindëse.

Inteligjentët i dallojnë motivet, jo vetëm fjalët

Sigurisht, aftësia për të zbuluar gënjeshtrën nuk është universale, madje as te njerëzit shumë të aftë në marrëdhënie shoqërore. Në disa raste, empatia e lartë mund ta vështirësojë zbulimin e gënjeshtrës, sepse njerëzit empatikë priren t’u besojnë të tjerëve.

Megjithatë, ajo që e dallon reagimin inteligjent është kombinimi i mendimit kritik dhe kontrollit emocional. Në vend që të gjykojnë menjëherë, këta njerëz bëjnë pyetje, vlerësojnë motivet dhe mbledhin informacion përpara se të nxjerrin përfundimin se janë mashtruar.

Ata nuk gjykojnë shpejt – por veprojnë me mend

Në praktikë, kjo do të thotë se kur një person inteligjent përballet me një gënjeshtër, ai nuk do:

  • të kthehet menjëherë me akuza,
  • të tërhiqet në mënyrë dramatike,
  • ose të lejojë që zemërimi ta marrë situatën në dorë.

Përkundrazi, ai zakonisht do:

  • të qëndrojë i qetë dhe të vëzhgojë sjelljen e personit që gënjen,
  • të përpiqet të kuptojë pse është shfaqur gënjeshtra,
  • ta orientojë bisedën drejt fakteve dhe logjikës dhe vetëm atëherë të formojë reagimin e tij.

Ky qëndrim i menduar jo vetëm që ndihmon në zbulimin më të saktë të gënjeshtrës sesa reagimet impulsive, por tregon edhe pjekuri emocionale dhe kuptim të thellë të njerëzve – dy nga shtyllat kryesore të inteligjencës së vërtetë. /et

22:50 4 këshillat e Frojdit për gratë/ Pse nuk gjeni njeriun e duhur, pse ngecni, pse vetëbesimi ju tradhton dhe a po ecni përpara

By: EL
17 January 2026 at 22:50

Fjalë që nuk të përkëdhelin, por të zgjojnë dhe të vënë përballë pyetjeve që shumica i shmang për veten dhe jetën e tyre

Sigmund Freud, themeluesi i psikoanalizës, shpesh perceptohet gabimisht si provokator ose pesimist. Megjithatë, pas mendimeve të tij fshihet një urtësi brutalisht e sinqertë për natyrën njerëzore, vetëbesimin dhe forcën e brendshme. Këshillat e tij nuk janë të zbukuruara, ato janë të destinuara për ata që janë gati ta shikojnë të vërtetën në sy.

Ja katër mendime të Frojdit që edhe sot mund t’i ndihmojnë gratë ta kuptojnë më mirë veten dhe jetën e tyre.

1. Pse nuk kam “njeriun e duhur” pranë meje?

“Ne nuk e zgjedhim njëri-tjetrin rastësisht. Ne takojmë vetëm ata që tashmë ekzistojnë në nënvetëdijen tonë.”

Shumë gra besojnë se “u përsëritet gjithmonë i njëjti tip burri” thjesht nga fati i keq. Frojdi do të thoshte, kjo nuk është rastësi. Ne tërhiqemi nga modele që i mbajmë brenda vetes, shpesh pa e kuptuar.

Derisa të bëhemi të vetëdijshme për nevojat tona, frikërat dhe kufijtë tanë, do të zgjedhim partnerë që e konfirmojnë atë që tashmë mendojmë për veten. Dashuria nuk fillon me takimin me një person tjetër, por me takimin me vetveten.

2. Pse nuk kam sukses në jetë?

“Madhësia e personalitetit matet me madhësinë e problemit që mund ta shqetësojë.”

Suksesi nuk u përket më të zëshmëve, por më të qëndrueshmëve. Gruaja e fortë nuk është ajo që nuk bie kurrë, por ajo që nuk thyhet nga gjërat e vogla.

Qetësia, këmbëngulja dhe disiplina janë shpesh cilësi të padukshme, por pikërisht ato ndërtojnë rezultate. Forca nuk bërtet, ajo hesht dhe punon.

3. Pse kam vetëbesim të ulët?

“Para se t’i diagnostikoni vetes depresion ose vetëvlerësim të ulët, kontrolloni nëse jeni të rrethuar nga njerëzit e gabuar.”

Vetëbesimi nuk ndërtohet me afirmime para pasqyrës, por me vepra. Gruaja që ka arsye për t’u krenuar, për dijen, punën dhe rezultatet e saj, nuk varet nga mendimi i të tjerëve.

Nëse vazhdimisht kërkoni konfirmim nga jashtë, kjo nuk është shenjë modestie, por zbrazëtie. Fillimisht investoni në veten tuaj, vetëm atëherë do ta dini sa vleni.

4. A po rritem apo po stagnoj?

“E vetmja person me të cilin duhet të krahasoheni është ai që ishit dje.”

Rritja nuk është glamuroze. Ajo shihet në hapa të vegjël: në zgjedhje të ndryshme, në reagime më të pjekura, në një këndvështrim më të qetë ndaj jetës.

Pyeteni veten:

  • A mendoj sot ndryshe nga para pesë vjetësh?
  • A janë qëllimet e mia më të qarta?
  • A jam më afër vetes apo më larg?

Stagnimi fillon në momentin kur dorëzohemi dhe fajin ia hedhim botës.

Zhvillimi fillon kur marrim përgjegjësi – qetë, pa justifikime.

Frojdi nuk na ngushëllon – ai na zgjon.

Mesazhi i tij është i qartë: ndryshimi nuk vjen nga jashtë. Ai fillon në momentin kur ndalojmë së mashtruari veten dhe vendosim të punojmë me veten. /et

22:40 Rripi i Gazës: 68 milionë ton rrënoja

By: EL
17 January 2026 at 22:40

Administrata e Përkohshme palestineze për Rripin e Gazës u mblodh në Kajro për të diskutuar për rindërtimin e brezit bregdetar të shkatërruar. Sipas vlerësimeve të OKB-së kjo do të kushtojë rreth 50 miliardë dollarë.

Administrata e re e Përkohshme për Rripin e Gazës zhvilloi takimin e saj të parë. “Palestinezët mezi prisnin themelimin e këtij komiteti dhe fillimin e punës së tij”, tha kreu i komitetit, Ali Shaath, pas takimit në Kajro. Komiteti do të qeverisë territorin palestinez nën mbikëqyrjen e SHBA-së.

Rripi i Gazës ishte qeverisur për gati dy dekada nga grupi militant islamikHamas. Grupi terrorist militant islamik Hamas dhe Autoriteti Autonom Palestinez ranë dakord  të mërkurën (14.01) për përbërjen e organit teknokratik. Ai përbëhet nga 15 palestinezë, nën drejtimin e Ali Shaathit.

Miliona ton mbetje nga rrënojat

Në një intervistë me median shtetërore egjiptiane Shaathi tha se dëshiron të përqendrohet së pari në rindërtimin e infrastrukturësdhe të ekonomisë. Sipas Shaathit kjo ka të ngjarë të zgjasë rreth tre vjet. Rëndësi të veçantë ka ndërtimi i banesave të reja, tha ai. Kjo do t’u rikthente dinjitetin personave të zhvendosur të cilët deri tani janë strehuar “në çadra që i rrëmben era”.

Sipas një analize e të mediave gjermane ARD dhe BR gjatë luftës më shumë se dyvjeçare me Izraelin në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar rreth dy të tretat e të gjitha shtëpive. Në qytete si Qyteti i Gazës dhe Rafah shifra është edhe më e lartë.

Shaath: Mbetjet të hidhen me buldozer në det

Deklarata e Shaathit se mbetjet e rrënojave mund të hidhen me buldozer në det u prit me skepticizëm si në Gazë ashtu edhe në Izrael. Shaathii tha se ka rreth 68 milionë ton rrënoja që duhen pastruar.

Një problem të veçantë përbëjnë municionet e pashpërthyera, pasi ndërlikojnë përpjekjet për pastrim. Organizata e Kombeve të Bashkuara i vlerëson kostot e rindërtimit në rreth 50 miliardë dollarë. Sipas OKB-së rindërtimi mund të zgjasë deri në vitin 2040. Një problem tjetër është çarmatimi i Hamasit në Rripin e Gazës. Organizata terroriste refuzon të dorëzojë armët e saj vullnetarisht./ DW

22:33 ChatGPT pëlqen që t’i drejtoheni ashpër

By: EL
17 January 2026 at 22:33

Një studim i ri tregon se ChatGPT në disa raste jep përgjigje më të sakta kur përdoruesit i bëjnë kërkesa të drejtpërdrejta dhe ashpra, krahasuar me pyetjet e formuluara shumë të sjellshme.

Kërkesa më të ashpra rezultuan me një saktësi përgjigjeje rreth 84.8 për qind, rreth katër për qind më shumë se formulimet më të buta.

Shkencëtarët shpjegojnë se tonet më të forta shpesh çojnë në udhëzime më të qarta dhe të përqendruara, që ndihmojnë modelin të përpunojë detyrën më mirë.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se përdoruesit duhet të jenë qëllimisht të pasjellshëm ndaj sistemeve të inteligjencës artificiale.

Normalizimi i një stili të ashpër të komunikimit me AI mund të ndikojë negativisht edhe në komunikimin ndërnjerëzor dhe përdorimet e kësaj teknologjie në mësim, punë dhe jetë të përditshme. /et

22:22 Vetëm dy veta e kundërshtuan Enver Hoxhën ballë për ballë!

By: EL
17 January 2026 at 22:22

Nga: Ahmet Xhavit Delvina (fragment nga libri Enigma e një epoke)

Enver Hoxha ishte një sadist i paimagjinueshëm, një vampir i paskrupullt që tallej e zbavitej me vartësit e tij, apo bashkëpunëtorët e zellshëm “revolucionarë” që punonin me të, për t’i ndërruar faqen këtij vendi, d.m.th., për ta bërë Shqipërinë “Parajsë të vërtetë”. Ai, pas një periudhe kohore, këtyre bashkëpunëtorëve iu merrte jetën në mënyrat më të turpshme e më ç’njerëzore! Por, populli asnjëherë nuk është njohur me bëmat e tij, apo poshtërimet që ai iu bënte këtyre bashkëpunëtorëve udhëheqës. Ai, nëpërmjet kongreseve, plenumeve, gjyqeve, shtypit, historisë, deri edhe letërsisë artistike, figurat e tyre i trajtonte si të kishte qejf. Ai këta i paraqiste si burracakë, injorantë, imoralë dhe iu vinte shumë emërtesa të tjera, ashtu si t’i interesonte atij, në asnjë rast nuk u pasqyrua e vërteta për ta, kështu që populli këtë taktikë të tijën, nuk e zbërtheu kurrë dhe nuk e mësoi asnjëherë të vërtetën.

Unë, siç e kam trajtuar rreth këtyre bëmave të Enver Hoxhës, kam patur biseda konfidenciale me daiun tim Esat Dishnica, i cili ishte lidhur me të që në Liceun e Korçës e deri në fund të jetës. Esati ka qenë krye miku unikal i tij, apo më mirë, “si vëllezër binjakë”, dhe këtë nuk e them vetëm unë, apo ne si familjarë, por edhe të gjithë ata që kanë patur dijeni rreth marrëdhënieve të tyre reciproke. Ata nuk u ndanë për asnjë rast. Kjo ishte një çudi shumë e veçantë apo, siç thoshte babai im për këtë miqësi: “Eksepsion unikal”.

Enveri, për ta përjashtuar edhe ruajtur Esatin nga rregulli i asgjësimit të planifikuar dhe periodik, që nuk përjashtonte as edhe një lloj shoku, vetëm Esatin e mbajti me poste “speciale”, biles edhe gjatë Luftës “Nacional-Çlirimtare”, si antar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm “Nacional-Çlirimtar”, ose me pozita relativisht të larta në Shtabin e Përgjithshëm, ose e caktoi organizator të çetës së Dumresë etj. Pas “çlirimit” të vendit, e bëri dy herë deputet të Korçës në Kuvendin Popullor, pastaj e ruajti në hije dhe e emëroi drejtor të Shtëpive të Pushimit në Pogradec dhe më vonë drejtor të Shoqërisë-Komisionare.

Kaq ishin detyrat për Esatin aq sa jetoi. Trajtimi ekonomik i tij ishte i privilegjuar, hynte e dilte dhe drekonte tek Enveri, pa asnjë lloj audience, kalonin pushimet verore, gjithnjë bashkë, sidomos në Pogradec. Përfundimisht mund të them se e ruajti intimitetin shoqëror deri në fund të jetës së tij. Ky qe rasti më unikal në historikun e Partisë Komuniste Shqiptare dhe personalisht i Enver Hoxhës.

Ja ç’më tregonte daiu im Esati për Enver Hoxhën

Në bisedat që bënim, daiu im Esati thoshte se nga Enver Hoxha historikisht dridheshin të gjithë, apo siç thuhet shqip (popullorçe) “dh… në brek”. Çdokush që kish takim me të, mendonte gjithë natën se si do ta ndërtonte diskutimin, që ky të ishte i sigurt që ai do ta pëlqente. Ky ishte preokupimi më i madh i këtyre udhëheqësve qyqarë. Në të gjithë historinë që Enveri ka qenë në krye, vetëm dy persona e kanë kundërshtuar ballë për ballë atë. Ky qe një rast shumë i veçantë, ishte me të vërtet çudi, sidomos për “udhëheqësit trima”.

Këta të dy ishin, Pilo Peristeri dhe Ramadan Çitaku. Ky i dyti (Çitaku), i ka thënë Enver Hoxhës tekstualisht: “Mjaft më me llafet e tua, të dëgjojmë edhe të tjerët”. Kjo ndodhi kur u prishëm me Jugosllavinë, në një mbledhje të Komitetit Qendror. Po kështu foli edhe Pilo Peristeri kur u prishëm me Bashkimin Sovjetik; “Dale o Enver, se ata rusët na e mësuan se ç’është komunizma”! Për këto dy raste, Enveri bëri dy tolerime të pashpjegueshme për natyrën e tij.

Për Ramadan Çitakun, nuk u mor ndonjë masë ekstreme “siç ishte zakon”, sepse gjoja Enveri i kërkoi Komitetit Qendror, që nëse “ishte e mundur”, të mos ia vinte re “Bacës” se ishte njeri i mirë, por i trashë, “kosovar hesapi”, ndërsa për Pilo Peristerin, po kështu foli në Komitetin Qendror, që edhe këtij mos ia vinin re, sepse këto lojë gafash apo lajthitjesh, si të thuash, janë në natyrën e Pilos, se ai për mungesë kulture të lartë politike, shprehet proletarçe, siç thotë edhe ai, por të jeni të sigurt se i ka pa qëllim të keq.

Komiteti Qendror i “mori parasysh” kërkesat e Enverit dhe mori për të dy masa simbolike. “Bacën” e çoi drejtor Qendror te Sigurimet Shoqërore, ndërsa Pilon, drejtor në Uzinën Mekanike në Qytetin Stalin, meqë i shkonte për racë se kishte prejardhje hekurpunuesi. Pilon e fali shumë shpejt, pasi ia kishte nevojën, sepse ky ishte “ciceroni” personal i tij dhe i shërbente me zell për të evidentuar aktivitetin revolucionar të Enver Hoxhës, sidomos në 16 tetor të çdo viti, atë e çonte nëpër radio, televizion, institucione të ndryshme, shkolla, reparte ushtarake e kudo nëpër republikë për të propaganduar veprën e tij, sakrificën, aftësitë e tij “të veçanta” organizative, ushtarake, politike e çdo gjë tjetër.

“Mos fol po deshe”! Pilua, shokun Enver e vinte në vendin e njeriut të rënë nga qielli, kaluar edhe një profeti. Ai thoshte se shoku Enver ishte babai i vërtetë dhe mësuesi i këtij populli, që e gjeti Shqipërinë pa asnjë dije, për të mos thënë popull plotësisht injorant në politikë, pale në filozofi dhe pa asnjë traditë revolucionare. Pikërisht puna e tij, mësimet, sakrificat e tij nga më të paimagjinueshme na prunë “aty ku jemi sot” dhe që na e ka lakmi e gjithë bota. Natyrisht “leksionet” e Pilos ishin të parapërgatitura në “fabrikën” e Nexhmije Hoxhës. Kjo “fabrikë”, në gjuhën zyrtare quhej Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste.

Pilo Peristeri konsiderohej nga komunistët më të vjetër shqiptar, së bashku me Miha Lakon, kështu i kishte caktuar “Zeusi”, prandaj Pilua ishte ngarkuar në këtë rol të rëndësisë së veçantë, meqenëse e kishte edhe besimin. Përsa u takon të gjithë komunistëve shqiptarë, duke përfshirë edhe udhëheqjen më të lartë “shtatë në qese” iu shkonin nga Enveri – thoshte Esati. Ja p.sh. Mehmet Shehun, që e mbajnë për trim të madh, apo Hero të Luftës, që e quan i tërë populli shqiptar, “dh… në brek nga ai” – “shtatë n’qese i shkojnë”, ngrihet në mbledhje të Byrosë Politike një ditë dhe me servilizmin më të madh dhe të dukshëm plot neveri, për t’i bërë qejfin “komandantit”, propozoi: Shokë, për të rritur sigurinë, për mbrojtjen e jetës së mësuesit dhe komandantit tonë, shokut Enver Hoxha, aq të shtrenjtë për ne dhe për gjithë Shqipërinë e matanë nëpër botë, propozoj që edhe ne anëtarët e Byrosë Politike, duke filluar që nga unë i pari, të kontrollohemi deri në trup e “kudo”, përpara se të hyjmë për punë në zyrën e shokut Enver, sepse kështu e kërkon situata dhe interesi i atdheut. Megjithëse shokut Enver ky propozim iu duk i tepërt edhe vet, jo vetëm që nuk e pranoi, por edhe e kundërshtoi. Mehmeti iu imponua Byrosë Politike, por në saj të demokracisë së brendshme në parti dhe duke patur parasysh vlerat e jashtëzakonshme të shokut Enver, kjo masë që do të merrej për ruajtjen e jetës së tij, ishte fare e vogël, rrjedhimisht me shumicë votash u pranua propozimi i “Heroit” Mehmet Shehu.

Kështu, që nga ajo ditë njerëzit e Sulo Gradecit os pjesëtarët e sektorëve të mbrojtjes së udhëheqjes, kontrollonin me dorë në të gjithë trupin, edhe anëtarët e Byrosë Politike, së bashku me “trimin legjendar” Mehmet Shehun, kur i thërriste për ndonjë punë në zyrë apo në shtëpi, shoku Enver. Por, Mehmeti bëri edhe një propozim të dytë shumë më interesant se i pari dhe ky qe kulmi i servilizmit dhe i frikës, gjithashtu ndaj Enverit. Mesa duket si kriminel profesionist i regjur që ishte vetë, kishte filluar të mendonte se i qenë sosur ditët e jetës dhe e ndiente se ishte afër dita që do të vepronte edhe tek ai mekanizmi “auto-vrasës” tashmë i njohur.

Për ta larguar sado pak këtë siklet apo ankth dhe të investonte në Parti shenja të reja besueshmërie, ngrihet në një mbledhje të Byrosë Politike dhe thotë:

– Meqenëse shoku Enver është shumë i lodhur nga një punë shumëvjeçare dhe me intensitet të paimagjinueshëm për interesat e atdheut dhe për më tepër kanë dalluar se ai, lodhjen e tij mundohet ta fsheh kur është në krye të detyrës, apo në mes nesh, me qëllim që të mos na shqetësojë ne, lëre pastaj për ndonjë rast të jashtëzakonshëm që ai mund të mungojë në ndonjë mbledhje tonën, për arsye shërbimi jashtë Tiranës, se sa keq i vjen për mungesën, prandaj neve na bie për detyrë, që të gjejmë mënyra të reja, që me punën e përbashkët, të arrijmë të mos pengojmë për asnjë rast objektivat e punës, që shoku Enver i ka vënë vetes.

– Por, dua të theksoj edhe një gjë shumë të rëndësishme për këtë situatë të re shumë të ndërlikuar ndërkombëtare që po jetojmë. Kjo situatë e re ka lindur probleme të reja që duan zgjidhje, jo vetëm me mënyrat e zakonshme teknike, ekonomike, politike, diplomatike etj., por, kërkojnë mënyra dhe trajtime më të kualifikuara, nuk mjaftojnë më besnikëria klasike ndaj Marksizëm-Leninizmit në mënyrë shabllone, por baza e zgjidhjes duhet të jetë shumë më e gjerë, e mbështetur pa asnjë ekuivok në mendimet e reja që e pasurojnë Marksizëm-Leninizmin në mënyrë shkencore, për kushtet e sotme të hedhura nga Partia jonë me shokun Enver në krye. Dua të shtoj edhe një gjë: Ne, anëtarët e Byrosë Politike lëmë shumë për të dëshiruar, që të arrijmë këtë nivel të ri, neve na duhet të punojmë shumë që t’i asimilojmë këto direktiva të reja, prandaj propozoj që në çdo mbledhje të Byrosë Politike, të asistojë për të na ndihmuar shoqja Nexhmije Hoxha, që është natyrshëm specialistja më e mirë për ç’ka shtrova më sipër. Prezenca e saj në mbledhjet tona, si dhe ndihma e saj, jo vetëm që na ndihmon që ne të mos gabojmë kurrë në “vijë”, por njëkohësisht shokut Enver i krijon mundësira të reja, kohë të re e më të zgjatur, për të punuar në studion e tij në shtëpi për çështjen tonë. Ndërsa ne të informohemi nëpërmjet shoqes Nexhmije, për kërkesat apo udhëzimet e reja, kështu që ne i kursejmë komandantit ecejaket për ne, “kohë “është, po si!

– I lutem shoqes Nexhmije të mos keqkuptohet se çdo gjë që shtrova, e di se do t’i pëlqej shokut Enver, pavarësisht se ai do të ngarkohet me më shumë punë, por ama e dimë që ai është i etur për punë dhe ne me këto propozimet e reja, do t’i lehtësojmë lëvizjet e parëndësishme. I lutem gjithashtu edhe njëherë shoqes Nexhmije, se për këtë ndihmë që do të na japi ne dhe Partisë, do t’i jemi mirënjohës dhe për të mos shkelur rregullat administrative të Partisë, të mos e protokollojmë prezencën e saj në mbledhjet tona. Me gjithë kundërshtimin e shoqes Nexhmije, propozimi u hodh në votë dhe u miratua njëzëri. Si rrjedhim shoqja Nexhmije merrte pjesë në çdo mbledhje të Byrosë Politike, pa u shënuar kurrë në protokollin zyrtar të mbledhjes. Edhe Suloja kënaqej nga niveli i lartë i ndërgjegjes, së shokëve të “Birosë”.

Mehmeti me këto furçet apo pallavrat e tij për figurën e Enverit, mendonte se do të fitonte diçka, së paku të arrinte ta bindte sadopak Nexhmijen, se ai ushqente dashuri e respekt për të, prandaj e kishte aktualizuar këtë çështje. Enveri kishte disa kohë, që nuk vinte gjithnjë në mbledhje të Byrosë, për shkak të sëmundjeve të tij të njohura si, diabet i lartë, sëmundjen e rëndë të zemrës etj., por e keqja më e rëndësishme për të ishte, kur ai duhej të paraqitej në kontakte të ndryshme me njerëzit, sepse ai kishte pësuar një ezauriment mendor galopant në formë mjaft të rëndë, sa kishte arritur t’i pengonte dhe rrjedhshmërinë e të folurit, lëre pastaj dhe nivelin mendor.

Por, siç u duk më vonë, këto forma apo sjellje servile që Mehmet Shehu përdori, nuk i dhanë asnjë përfitim për të keqen që mendonte, se do t’i ndodhte sipas historisë dhe rregullit “auto-vrasës”, që funksiononte normalisht në Parti. Koha tregoi se edhe atij i ishte përcaktuar me saktësi dita e asgjësimit. Kjo ishte në fakt periudha më e keqe shëndetësore e Enverit dhe tashmë ishte e qartë për të gjithë, se ai nuk e merrte më veten dhe shëndeti i tij do të shkonte përditë e më keq. Kështu që komandën e shtetit shqiptar, efektivisht e kishte marrë në dorë në mënyrë absolute, “Zonja e Zezë” Nexhmije Hoxha dhe Sulo Gradeci, dora e hekurt e saj, të dy kriminelë sadistë sa s’ka. Ndërkohë llahtaria dhe frika tek Mehmeti, kishin mbërritur kulmin edhe te mua si Xhavit.

Më kujtohet një rast shumë i turpshëm për “heroin” frikacak Mehmet Shehu. Vjen një ditë gjithë madhështi dhe autoritet në Kombinatin e Auto-Traktorëve me cilësinë e kryeministrit, në një mbledhje pune në bazë (siç i thoshin atëherë), me rastin e prodhimit të traktorit të parë shqiptar. Gjatë fjalës së tij që përshkohej nga një entuziazëm i madh për “sukseset” e arritura nga klasa jonë punëtore nën udhëheqjen e Partisë me shokun Enver në krye, një shok i yni po komunist, Vesel Bano, nga “entuziazmi” i madh që e kishte pushtuar, ndërpreu fjalën e Mehmetit dhe bërtiti në sallë: Rroftë shoku Mehmet Shehu dhe natyrshëm e gjithë salla brohoriti “Urra, urra …” në mënyrë frenetike, por për çudi ngrihet Mehmeti i “nervozuar” në kulm dhe urdhëron me duar e zë të lartë: Të dalë menjëherë jashtë, ai që hodhi atë parullë krejtësisht të gabuar.

Pas pak vazhdoi duke bërtitur rishtazi: More-more, po ç’jam unë? Unë nuk jam gjë tjetër, veçse një si ju dhe asgjë më tepër. Neve duhet të thërrasim dhe të bërtasim biles, por jo, jo, jo “rroftë Mehmeti”, por “Rroftë shoku Enver Hoxha” – themeluesi i Partisë sonë, sepse ai na rriti, na edukoi dhe na bëri këta që jemi sot, ai punoi me të gjithë ne si mësuesi me nxënësin, prandaj të gjithë e kemi detyrim të thërrasim me forcë dhe biles me forcë të madhe. Të rrojë Partia jonë dhe themeluesi e mësuesi ynë shoku Enver Hoxha, urra-urra … dhe kështu ndodhi në Kombinatin tonë.

Pra, me këto që përshkrova shkurtazi për Mehmet Shehun, del dhe vërtetohet katërcipërisht se ai ishte një burracak i vërtetë dhe katil shumë ordiner, si të gjithë shokët e sërës së tij.

Por, dimë edhe historinë, edhe fundin e Mehmet Shehut, që shkoi si “cjapi te kasapi”, kur i erdhi momenti i planifikuar për t’u asgjësuar si gjithë të tjerët, biles ai ishte aq i “ndërgjegjshëm”, sa la edhe një letër përshëndetëse për Partinë që e rriti, e edukoi dhe në fund natyrshëm e asgjësoi. Enveri tek Mehmeti si person, shfrytëzoi në maksimum anën e tij kriminale, që e kishte në kufijtë shumë më të lartë se shokët e tij dhe mund të themi pa frikë, se ishte kampion i kriminelëve të tjerë, duke përjashtuar vetëm Enver Hoxhën që ia kalonte. Enveri e asgjësoi Mehmetin kur deshi, tamam si një pulë, pa asnjë problem.

Ai nuk i zuri besë atij asnjëherë, gjithmonë dyshonte për të, i dukej se ishte mosmirënjohës dhe biles, Enveri nga qëndrimi që ai mbante, çuditej se si nuk e kuptonte se i kishte kaluar shumë koha e flijimit, si të gjithë shokët paraardhës. E keqja për Mehmetin dhe që e “mori në qafë”, ishte bindja e tij se Enveri nuk bënte dot pa të dhe njëkohësisht besonte për një vdekje të papritur për të, prandaj ai mendonte se si po shkonin punët, nuk e kishte keq, sikur do t’ia hidhte. Por, njëkohësisht edhe Enveri e mendonte shumë mirë, se sa keq do të sillej Mehmeti me emrin e figurën e tij pas vdekjes, lëre pastaj me familjen e tij. Prandaj ai meritonte trajtim të veçantë.

Gradualisht i zhduku edhe gruan Fiqirete Sanxhaktarin. Edhe kjo kriminele e njohur që kishte mbajtur dhe funksione të larta partie, prandaj edhe ajo ishte në nomenklaturën që mekanizmi auto-vrasës i Partisë, duhet të vepronte edhe mbi të, rrugë të cilën ajo ja u kishte caktuar personalisht shokëve dhe shoqeve të saj. Po kështu i zhdukën edhe djalin e madh Vladimirin me (vetë)vrasje. Ky qe shpërblimi që ju jepte “nëna Parti” bijve dhe bijave të saja, për punën e tyre të “vyer” ndër vite. Enveri, bashkëpunëtorët e tij të afërt i analizonte me shumë kujdes, ai p.sh., sikur të dallonte tek ata që natyra i kishte dhuruar pak nder dhe pak trimëri, ai i refuzonte menjëherë dhe nuk i donte kurën e kurës pranë vetes.

Ai preferonte ata njerëz që veç mungesës së nderit dhe trimërisë, mundësisht të kishin edhe të kaluar të diskutueshme. Kjo gjë i interesonte atij, sepse e kishte më të lehtë të bënte me ta çfarë të donte. Këto “vegla” qorre kalonin kontroll pas kontrolli dhe në fund i shikonte edhe njëherë ai vet me shumë kujdes, këta kandidat, që ia ofronin për bashkëpunëtorë sipas shijes së tij, organet e caktuara për këto probleme, mbi të gjitha ai u kontrollonte edhe a kishin cilësi të larta natyrale për t’u përpunuar sipas dëshirës së vet dhe po të bindej ai vetë personalisht për këto cilësi, atëher ata konsideroheshin të padiskutueshëm për të.

Ai nëpërmjet informacioneve të sakta merrte vesh shkallën e kolaboracionizmit të tyre me qeveritë e kaluara, ky informacion ishte një avantazh për të, sepse e dinte që ata do të ishin më të gatshmit për t’u futur në çdo punë të pisët, apo krime të çdo lloji, vetëm për të mbuluar të kaluarën e tyre të kompromentuar. Po përmend disa nga këta elementë të ulët që punuan me shumë devocion për atë sistem dhe në fund shumë prej tyre i përpiu mekanizmi i famshëm auto-vrasës i partisë së tyre:

– Dr. Omer Nishani, ka qenë përfaqësues i lartë i Dhomës Koorporative Fashiste dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit.

– Ramiz Alia, me kombësi boshnjake, ka qenë anëtar i Rinisë Fashiste, i veshur me këmishë të zezë. Partia dispononte fotografi origjinale dhe regjistra fashiste, ku kishte prej tyre edhe me firmën e tij origjinale.

– Gjeneral Qazim Kondi, në shtator të vitit 1941 ishte oficer fashist; për merita ndaj fashizmit, në janar të 1943, emërohet nënprefekt i Kurveleshit

– Gjon Banushi, rreshter i kuesturës në Vlorë dhe punonjës i strukturave të “SIMIT” (Shërbimi i Fshehtë Britanik) deri në fillim të vitit 1943.

Pa përmendur të tjerë si: Spiro Moisiu, Shefqet Peçi, Bedri Spahiu, Et’hem Berhani etj. Përmenda vetëm disa nga këta të niveleve nga më të lartat e deri te më të ulëtat. Ai me këta tipa luante si të donte, prandaj kishte arritur rezultate të larta në krime, duke përdorur këtë lloj llumi apo elementi dhe për këta mund të flasësh sa të duash, por fatkeqësisht në agjenturat e Sigurimit të Shtetit, kishte të kompromentuar edhe nga radhët tona.

Kjo e keqe ndodhi dhe u bë fakt edhe sepse kishte nga tanët që nuk mundën tu rezistonin terrorit dhe torturave për kohë të gjatë e që u shtrinë deri te familjarët e këtyre “qyqarëve” fatkeqë. Ky ishte një fakt i papritur dhe i paimagjinueshëm, prandaj këtë fatkeqësi të turpshme duhet ta pranojmë ashtu siç ishte realiteti. Kështu që edhe “hienat” komuniste duke penetruar edhe ndërmjet nesh, shkaktuan dëme të pa llogaritura. /Memorie.al/

22:11 Nigeria mposht Egjiptin dhe siguron vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës

By: EL
17 January 2026 at 22:11

Nigeria ka siguruar vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 (AFCON), pasi mposhti Egjiptin me penallti të shtunën në stadiumin “Mohammed V” në Casablanca, pas barazimit në kohën e rregullt.

“Super Eagles” u treguan më të saktë nga pika e bardhë, duke fituar serinë e penalltive me rezultat 4–2, në një ndeshje të fortë dhe mjaft të luftuar, që u zhvillua një ditë para finales së madhe të turneut.

Nigeria arriti në ndeshjen për vendin e tretë pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Maroku, gjithashtu pas ekzekutimit të penalltive.

Nga ana tjetër, Egjipti e nisi këtë duel pas humbjes 1-0 ndaj Senegalit në gjysmëfinale, një ndeshje ku “Faraonët” ushtruan presion për barazim, por nuk arritën të thyenin mbrojtjen kundërshtare.

Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 do të zhvillohet të dielën në Rabat, ku Maroku dhe Senegali do të përballen për trofeun në stadiumin “Moulay Abdellah”, me fillim nga ora 20:00./et

22:00 Pse bashkimi i dhomës së ndenjës me tryezarinë dështon në shumicën e rasteve (Lifestyle)

By: EL
17 January 2026 at 22:00

Koncepti i hapur është trend dominues, por pa planifikim shndërrohet shpejt në kaos vizual

Koncepti i hapur është prej vitesh trend dominues në apartamentet e reja, sidomos në zonat bregdetare dhe qytetet e mëdha. Të gjithë duan dritë, ajër dhe një hapësirë që “merr frymë”, por realiteti është i ashpër: bashkimi i dhomës së ndenjës me tryezarinë duket i lehtë vetëm në letër. Nëse nuk bëhet me mend, rezultati është kaos. Nëse bëhet siç duhet, përfitoni një komoditet që duket më luksoz sesa kushton realisht.

Prandaj, në këtë tekst shkojmë drejt e në thelb: si të funksionojnë vërtet së bashku dhoma e ndenjës dhe tryezaria. Si të duket hapësira si një e tërë, por që çdo zonë të ketë identitetin e vet. Si të zgjidhni tryezën që nuk e ngufat ambientin, si ta “qetësoni” një garniturë këndore dhe pse kolltukët janë element i nënvlerësuar e hapësirave të hapura.

Përcaktimi i zonave pa barriera fizike

Gabimi më i madh është përpjekja që gjithçka të ketë një “koncept i hapur”, por në fund askush nuk orientohet në hapësirë. Zonat duhet të jenë qartë të përcaktuara, por me delikatesë, pa mure dhe pengesa artificiale që vrasin dritën. Hapësira duhet të marrë frymë si një vazhdimësi.

Një qilim nën garniturë e përcakton automatikisht zonën e ndenjës. Tryeza e ngrënies e shënon natyrshëm zonën e ushqimit. Rendi i mobileve duhet të diktojë lëvizjen, jo anasjelltas. Kur njerëzit lëvizin pa u përplasur me karrige, e dini që keni fituar.

 shutterstock

Lidhja e stileve dhe materialeve

Këtu shumëkush “bie”. Dhoma e ndenjës duket si Pinterest, tryezaria si e blerë nën stres dhe gjithçka duket sikur janë dy botë që nuk njihen. Sekreti është përsëritja. Nuk duhet të jetë gjithçka njësoj, por duhet të ketë një urë lidhëse.

Nëse zona e ndenjës ka dru me tone të ngrohta, le të shfaqet i njëjti dru qoftë edhe te këmbët e tryezës. Nëse keni një garniturë neutrale, le të kalojë e njëjta paletë te karriget. Teksturat janë çelësi: tekstile, dru, sipërfaqe mat, pak shkëlqim. Hapësira fiton thellësi dhe karakter.

Stili modern le të mbetet modern në të dy zonat; stili rustik le të mbetet rustik. Përzierja e shumë stileve në një hapësirë të hapur është rruga më e shpejtë drejt kaosit vizual.

Rendi i mobileve që e bën jetën më të lehtë

Në hapësirat e hapura, lëvizja është më e rëndësishme se estetika. Tryeza duhet të lejojë nxjerrjen e karrigeve pa “akrobaci”. Garnitura duhet të orientohet drejt qendrës së hapësirës, jo nga korridori. Njerëzit e vërejnë fillimisht logjikën, pastaj bukurinë.

Garnitura këndore si kufi natyror

Garnitura këndore në hapësira të hapura bën punë më mirë se çdo ndarëse. Ajo e përcakton qartë zonën e ndenjës, pa e thyer hapësirën. E vetmja gjë për t’u shmangur janë përmasat e tepërta që “gëlltisin” dhomën. Ngjyrat neutrale janë më falënderuese: lidhen lehtë me mobilet e tjera dhe nuk bllokojnë pamjen.

Tryezaria funksionale, por jo dominuese

Tryeza nuk duhet të luajë rolin e yllit kryesor. Ajo është aty për të shërbyer, jo për të dominuar. Modelet masive në apartamente të vogla duken sikur keni futur një anije në dhomë. Modelet shumë të lehta në hapësira të mëdha duken të humbura. Proporcioni është gjithçka.

Kolltukët si lidhës të gjithë hapësirës

Kolltukët janë ndoshta elementi më i nënvlerësuar në enterier. Dy kolltukë të zgjedhur mirë mund ta zgjidhin gjithë rendin. Ato e mbyllin zonën e ndenjës pa krijuar barriera, shtojnë teksturë, ngrohtësi dhe lidhin hapësirën. Ideale janë në tone neutrale, me një aksent të lehtë.

Ndriçimi që ndan dhe lidh njëkohësisht

Në hapësira të hapura, një llambë e vetme tavani nuk mjafton. Nuk ekziston ndriçim universal. Tryezaria kërkon llambën e vet pezull, direkt mbi tryezë. Zona e ndenjës kërkon ndriçim të shtresuar: llambe dyshemeje, tavoline dhe tavani. Drita krijon atmosferë, fokus dhe funksion.

Ngjyrat dhe detajet si vulë finale

Një bazë neutrale është zgjedhja më e mençur në hapësira të hapura: bezhë, gri, tone tokësore. Mbi to ndërtohen detajet, jastëkë, vazo, art muri. Më pak është më shumë, sepse një gabim i vetëm në ngjyrë apo motiv mund të rrëzojë gjithçka që keni bërë mirë.

Hapësirë që funksionon në jetën reale

Nuk ka kuptim një ambient perfekt për Pinterest nëse jeta juaj është ndryshe. Hapësira duhet t’u përshtatet zakoneve reale. Nëse keni shpesh mysafirë, tryeza duhet të jetë më e madhe dhe stabile. Nëse e përdorni rrallë, le të jetë më e vogël dhe praktike. Nëse punoni nga shtëpia, lini një kënd për këtë.

Një shtëpi që merr frymë si e tërë

Qëllimi nuk është që gjithçka të jetë njësoj, por që gjithçka të jetë e lidhur. Kur dhoma e ndenjës dhe tryezaria funksionojnë si një, hapësira ndihet më e madhe, më e ngrohtë dhe më logjike. Kjo nuk arrihet me shpenzime të mëdha, por me planifikim të mirë dhe zgjedhje të elementeve kyçe që punojnë së bashku, jo kundër njëra-tjetrës./et

21:50 6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

By: EL
17 January 2026 at 21:50

Kriza e viteve të fundit, ka kthyer këtë vit vëmendjen e bizneseve si kurrë më parë te punonjësit. Me paga më të larat dhe të shpërndara në profile të ndryshme, sipërmarrjet kërkojnë të punësojnë sa më shpejt këtë fillim-vit rreth 6 mijë individë.

“Nëse më përpara vendet më të shumta të lira ishin në industrinë përpunuese, tani kemi një ndryshim të trendit ku kemi shumë vende të lira puna në fushën e teknologjisë së informacionit, hoteleri-turizëm, në fushën e ndërtimit. Pra kemi një trend më ndryshe”, tha Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit në AKPA.

Vendet e lira të punës janë shpallur tashmë edhe nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, të ndara edhe sipas qyteteve.

“Është Tirana. Kjo për shkak të përqendrimit më të lartë të bizneseve. më pas vjen Durrësi, Fier, dhe Vlora që kanë numër të konsiderueshëm vendesh të lira”, tha Gertiola Çepani, përgjegjëse e Shërbimit të Punësimit në AKPA.

Për të lehtësuar sa më shumë procesin e punësimit, aplikimet dhe e gjithë procedura mund të ndiqet “online” nga punëkërkuesi.

“Tashmë punëkërkuesi mund të hapi llogarinë e vetë në portalin ‘puna.gov.al’, të ngarkojë CV e tij dhe të aplikojë për vendin e punës pa ndërveprim fare të palëve të treta”, vijoi mw tej Gertiola Çepani.

Për të zbutur sa më shumë krizën për fuqi punëtore, qeveria pritet të vërë së shpejti në zbatim edhe formulën “trajnim duke punuar, kundrejt pagesës.” Skema do të bashkë-financohet nga qeveria dhe sipërmarrjet./ET

❌
❌