Në një kohë kur marokenët dhe e gjithë bota e futbollit ende diskutojnë për “panenkën” dhe penalltinë e humbur nga Brahim Diaz në momentet vendimtare për titullin afrikan, nga Amerika e Jugut ka ardhur një tjetër episod edhe më i pabesueshëm i të njëjtit stil goditjeje.
Në Montevideo, mbrëmjen e kaluar u zhvillua një tjetër ndeshje e Serie Rio de la Plata, turneu jozyrtar që prej pesë vitesh shërben si hyrje e sezonit të futbollit në Amerikën e Jugut dhe që mbledh skuadra e lojtarë të njohur të kontinentit.
Skuadra uruguaiane Penarol dhe ajo kiliane Colo Colo barazuan 1:1 në kohën e rregullt, përpara se fituesi të përcaktohej përmes gjuajtjeve të penalltive. Pikërisht aty ndodhi momenti që po bën xhiron e botës.
Futbollisti i Colo Colos, Cristian Zavala, tentoi të mashtronte portierin me një goditje “panenka”, por ekzekutimi i tij rezultoi katastrofik. Topi mezi arriti në vijën e portës dhe u kap pa asnjë vështirësi nga portieri i Penarolit, duke shkaktuar reagime të forta në stadium dhe në rrjetet sociale.
Situata u bë edhe më e çuditshme kur Zavala, pas dështimit, u ul në fushë dhe u përpoq të justifikohej duke simuluar një dëmtim në gju. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi, ndërsa shumë tifozë dhe analistë e cilësuan këtë si një nga penalltitë më të këqija në historinë e futbollit.
Ky episod shërben si një tjetër dëshmi se goditja “panenka” nuk është për të gjithë dhe kërkon jo vetëm teknikë, por edhe qetësi dhe vetëbesim maksimal. Krahasimi me Brahim Diaz erdhi natyrshëm, edhe pse rëndësia e dy penalltive nuk është e njëjtë.
Megjithatë, Cristian Zavala tashmë është futur fuqishëm në garë për penalltinë më të dobët që kemi parë vitet e fundit, një moment që me gjasë do ta ndjekë gjatë në karrierën e tij. /Telegrafi/
UASHINGTON, 21 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kritikoi sërish Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke deklaruar se ajo nuk ka arritur të përmbushë potencialin e saj.
“OKB-ja thjesht nuk ka qenë shumë e dobishme”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë jam një mbështetës i madh i potencialit të OKB-së, por ajo kurrë nuk e ka përmbushur atë”, theksoi ai.
I pyetur nëse synon ta zëvendësojë OKB-në me Bordin e Paqes, i krijuar si pjesë e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja mes Izraelit dhe organizatës militante palestineze Hamas, Trump u shpreh se OKB-ja duhet të vazhdojë të ekzistojë për shkak të potencialit të madh që ka.
“Besoj se duhet ta lini OKB-në të vazhdojë, sepse potenciali është shumë i madh”, tha ai.
Trump pretendoi gjithashtu se OKB-ja “duhej t’i kishte zgjidhur të gjitha luftërat që unë kam zgjidhur”.
“Unë nuk iu drejtova kurrë atyre. As nuk mendova të shkoja. Ata duhet të jenë në gjendje t’i zgjidhin këto luftëra. Nuk e bëjnë”, shtoi ai.
Presidenti republikan ka deklaruar vazhdimisht se administrata e tij ka përfunduar tetë luftëra në vitin e parë të mandatit të dytë presidencial dhe se për këtë meritonte çmimin Nobel për Paqen.
Bordi i Paqes u krijua fillimisht si pjesë e planit amerikan për Gazën, me synimin për të mbikëqyrur një qeveri tranzitore.
Diplomatë që kanë parë statutin e këtij organi i kanë thënë dpa-së se ai përbën një sfidë të hapur ndaj OKB-së, të cilën Trump e ka cilësuar vazhdimisht si jofunksionale.
Sipas këtyre burimeve, SHBA-ja po shqyrton zgjerimin e ndjeshëm të mandatit të bordit, nga Gaza drejt promovimit të stabilitetit dhe zgjidhjes së konflikteve në mbarë botën.
Draftstatuti parashikon që Trump të kryesojë këshillin e bordit dhe që vetëm krerët e shteteve dhe kryeministrat e ftuar prej tij të mund të jenë anëtarë./ /Ad.Ab./ a.jor.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të verifikimit të zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga auditimet e mëparshme të vitit 2023, ka audituar 10 subjekte publike, duke konstatuar një nivel shumë të lartë formal të pranimit të rekomandimeve (98%), por një nivel dukshëm më të ulët të zbatimit real të tyre. Nga 465 masa […]
HIB Petrol është vlerësuar me çmimet Tatimpaguesi i Vitit 2025 dhe Punëdhënësi i Vitit 2025,të ndara nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Ky vlerësim konfirmon rolin e HIB Petrol si një nga kompanitë më të qëndrueshme në vend, me kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik përmes pagesës së rregullt të tatimeve dhe krijimit të vendeve të punës.
Çmimi si Punëdhënësi i Vitit pasqyron stabilitetin e kompanisë dhe rolin e saj në tregun e punës, ndërsa vlerësimi si Tatimpaguesi i Vitit 2025 reflekton korrektësinë dhe transparencën e HIB Petrol ndaj institucioneve shtetërore.
Dy çmimet e vitit 2025 e pozicionojnë HIB Petrol si një model të biznesit përgjegjës dhe partner të besueshëm të ekonomisë vendore.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, duke çuar në pezullimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës në vendburimin Patos-Marinzë, një nga më të mëdhatë në vend. Vendimi lidhet me një mosmarrëveshje për pagesën e akcizës ndaj një produkti të përdorur në procesin e prodhimit, të cilin Doganat e […]
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka bllokuar aktivitetin e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, duke çuar në pezullimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës në vendburimin Patos-Marinzë, një nga më të mëdhatë në vend.
Vendimi lidhet me një mosmarrëveshje për pagesën e akcizës ndaj një produkti të përdorur në procesin e prodhimit, të cilin Doganat e konsiderojnë të detyrueshëm për akcizë, ndërsa kompania e kundërshton, duke e cilësuar veprimin arbitrar dhe jashtë kuadrit ligjor.
“Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së. Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës”, thuhet në reagimin e kompanisë.
Reagimi i plotë:
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanisë në impiantin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz është bllokuar në mënyrë arbitrare dhe në tejkalim të procedurave ligjore, në kundërshtim me:
Vendimin e Përkohshëm Nr. 3869/2, datë 17.07.2019, ende në fuqi
Afatin 5-vjeçar të parashkrimit, neni 102 i Ligjit për Akcizat
Nenit 11 dhe 51 të Ligjit për Akcizat
Dogana ka bllokuar infrastrukturën nxjerrëse të vendburimit të Patos-Marinzës, duke e çuar aktivitetin operativ të Kompanisë në kolaps të plotë. Preteksti i bllokimit është mos-pagesa e pretenduar e akcizës për holluesin e naftës, një produkt për të cilin, në fakt, nuk duhet paguar akcizë, pasi nuk ka konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përdoret për prodhimin e nxehtësisë apo energjisë, sipas kushteve të parashikuara në legjislacionin shqiptar që prej vitit 2012, në përputhje me Direktivat e BE-së.
Ky bllokim ka sjellë ndalimin e operacioneve të nxjerrjes së naftës, duke krijuar rrezik shumë të lartë për mbarëvajtjen e fushës naftëmbajtëse, si dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e banorëve të zonës.
Institucionet teknike shtetërore përgjegjëse për hidrokarburet në Republikën e Shqipërisë (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore – AKBN), përmes një letre drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Ministrisë së Financave, kanë sqaruar se:
“Procesi i nxjerrjes së naftës në vendburim duhet të zhvillohet me rrjedhje të vazhdueshme dhe të pandërprerë 24/7, pasi në të kundërt, nafta bruto e prodhuar nga ky vendburim, duke qenë shumë viskoze dhe e rëndë, nëse ftohet, ngurtësohet në tubacione dhe depozita, duke u bërë e papërdorshme. Për informacion: nafta bruto lëviz vetëm në gjendje të ngrohtë; nëse ftohet, ngrin dhe nuk lëviz më. Për më tepër, mungesa e kapaciteteve depozituese për një kohë të gjatë do të sjellë domosdoshmërisht ndërprerjen dhe ndaljen e vendburimit, së bashku me të gjitha pasojat e padëshiruara që lidhen me to”.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, AKBN ka kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Financave për të shmangur bllokimin e operacioneve të Kompanisë.
Ky bllokim i menjëhershëm i operacioneve sjell pasoja të pariparueshme për vazhdimësinë e menaxhimit të fushës naftëmbajtëse, pasi (përveç depozitave dhe tubacioneve) nëse ndalohet prodhimi i puseve të naftës, pjesa më e madhe e tyre nuk mund të rivihen më në punë, duke e dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme këtë pasuri të popullit shqiptar. Theksojmë se dëmi ekonomik i shkaktohet shumë më tepër shtetit shqiptar sesa BPAL-së, i cili është vetëm operator i këtij vendburimi dhe jo pronar i tij, ndërkohë që impakti i përgjithshëm është edhe më i madh.
420 punonjësit e BPAL-së dhe rreth 5.000 punonjës të kompanive nënkontraktore, ofruesve të shërbimeve dhe partnerëve të biznesit, përfshirë edhe rreth 1.300 punonjës të kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol sh.a. (e cila varet tërësisht nga prodhimi para-ekzistues që i dorëzon BPAL), rrezikojnë të mbeten pa punë. Po ashtu, rreth 12 kilometra tubacione nafte, depozita naftëmbajtëse, mbi 1.000 puse nafte, impiante përpunimi, etj. (investime të BPAL-së që janë në pronësi të shtetit shqiptar), të cilat duhet të mirëmbahen 24 orë në ditë, rrezikojnë të dëmtohen në mënyrë të pakthyeshme.
Këto veprime nuk prekin vetëm BPAL-në, por edhe një zinxhir të gjerë kompanish nënkontraktore që punojnë çdo ditë me BPAL-në dhe rrezikojnë të mbeten pa punë; pushtetin vendor, i cili përfiton taksa nga operacionet e BPAL-së; banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, jetët dhe pronat e të cilëve rrezikohen në rast incidentesh në fushën e naftës, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë nëse operacionet bllokohen; financat e shtetit shqiptar; si dhe shumë të tjera. Gjithashtu, ekzistojnë rreziqe të larta mjedisore (HSE), përfshirë dëme dhe humbje në fushën naftëmbajtëse.
Shkaku i bllokimit të veprimtarisë së Kompanisë është taksimi me akcizë i holluesit, një çështje e diskutuar prej vitesh nga shteti shqiptar nëse Kompania duhet apo jo të paguajë akcizë për këtë produkt. Sqarojmë se holluesi është një lëndë e parë që përzihet me naftën e rëndë të Patos-Marinzës për të mundësuar nxjerrjen më të lehtë nga nëntoka dhe transportimin drejt rafinerive. Ky produkt injektohet në puse dhe nxirret i trupëzuar bashkë me naftën bruto nga nëntoka. Nëse kjo naftë do të konsumohej brenda vendit, do të ishte logjike të paguhej akciza për holluesin; por kjo naftë nuk konsumohet në vend, por eksportohet. Ky fakt certifikohet nga certifikime ndërkombëtare për çdo ngarkesë, të monitoruara 24 orë në ditë nga autoritetet shqiptare si Dogana Fier, AKBN, Albpetrol dhe ISHTI.
Për më tepër, Qeveria Shqiptare, me Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 726, datë 12.11.2014 (VKM që miraton marrëveshjen e dytë ndryshuese me BPAL), ka përcaktuar se nëse BPAL paguan akcizë për holluesin, ajo konsiderohet kosto e rikuperueshme në masën 100%. Pra, në të dyja rastet, efekti ekonomik për shtetin shqiptar dhe BPAL-në është zero.
Ndërkohë, Dogana, përveçse e përcakton si detyrim, i ka vendosur BPAL-së, për vlerën e pretenduar të papaguar të akcizës (rreth 3 miliardë lekë), si detyrimin ashtu edhe një gjobë në masën trefish të detyrimit të pretenduar të akcizës.
E gjithë çështja është aktualisht në proces gjyqësor dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë, ndërkohë që organet shtetërore, pa pritur vendimin e gjykatës, po ndërmarrin veprime arbitrare.
Ky nuk është rasti i parë që BPAL përballet me akte të tilla abuzive. Në këto raste, ne kemi fituar çdo proces gjyqësor. Megjithatë, bllokimi i aktivitetit të Kompanisë pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor është një akt dashakeq që dëmton më shumë shtetin shqiptar, punonjësit e industrisë, kompanitë nënkontraktore, komunitetin lokal, pushtetin vendor dhe shumë të tjera.
Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore për të arritur një zgjidhje të përshtatshme të kësaj situate, por deri më tani nuk është arritur asnjë rezultat pozitiv.
Nëpërmjet këtij komunikimi me median, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ta administrojnë me maturi këtë situatë delikate. Pas 6 vitesh pezullimi të rezultateve të kontrollit, të cilat janë konsideruar të paligjshme nga vetë Administrata Shtetërore, nuk ka arsye për nxitim në ndjekjen e një çështjeje që do të sjellë dëme të pakthyeshme për Kompaninë.
Ky zhvillim ka aktivizuar klauzolën e Forcës Madhore për shkak të “veprimeve qeveritare”, sipas pikës 17.1 të Marrëveshjes së Hidrokarbureve të vitit 2004, të nënshkruar me shtetin shqiptar.
Ju informojmë se kemi depozituar një kallëzim penal pranë SPAK kundër funksionarëve përgjegjës dhe ftojmë të gjitha palët të presin rezultatet e hetimit dhe vendimet e gjykatave përpara se të ndërmarrin veprime arbitrare.
“Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është renditur në vendin e tretë në botë, në garën “Cambrian Patrol” në Uells, e konsideruar si më e vështira në botë”.
Nëntoger Serxhio Salliu sapo është kthyer me ekipin që drejtoi në garën ndërkombëtare të mbrojtjes, ku Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut u shpërblye me medalje të bronztë. Sfida finale në Uells zgjati 48 orë në terren të ashpër, ndërsa sipas efektivit të FA, më të vështirë e bënte fakti që secili prej tyre duhet të mbante një peshë të rëndë në trup.
“Pesha nga 45 deri në 50 kilogramë që e kishim për të patrulluar në distancë të gjatë, në kushte të vështira atmosferike. Momenti më i vështirë, kalimi i pengesës ujore dhe rënia në kontakt, skenar të improvizuar nga ushtria britanike”, Nëntoger Serxhio Salliu, Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut, FA.
Përpara garës me 122 trupa ndërkombëtare, trupa shqiptare është stërvitur në disa zona të vendit për skenarë të ndryshëm ushtarakë: navigimi në terren, ndërhyrje e shpejtë, dhënia e ndihmës së parë e deri te situatat e improvizuara luftarake.
“Ne jemi stërvitur në disa vende të ndryshme në zonën e Beratit, Bizë dhe Kosovë dhe përfundimtarja në Angli me palën angleze. Jemi stërvitur për skenarë të ndryshëm që pritej t’i kishim gjatë garës“.
Mungesa e njohjes së terrenit, siç thotë nëntoger Salliu, ishte disavantazh për trupat e huaj që garojnë krah britanikëve vendas. Mes vështirësive, momentin më të bukur ai veçon ngritjen e flamurit kombëtar krah kombeve me ushtritë më elitare në botë.
“Ishte një ndjenjë krenarie për të gjithë ekipin, ia dolëm që të merrnim medaljen e bronztë”.
Nëntoger Serxhio Salliu është prej 5 vitesh pjesë e Forcave të Armatosura.
“Më ka tërhequr disiplina, puna, bashkëpunimi në grup“.
Ndërsa objektivi i FA mbetet rekrutimi i të rinjve dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore./Tv Klan
Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike në fshatin “Oficinë e Vjetër” në Patos, si pasojë e një ndërhyrjeje në rrjetin elektrik nga kompania e naftës “Albpetrol” kanë shkaktuar djegie të pajisjeve elektro-shtëpiake në banesa e biznese. 30 familje dhe 11 biznese furnizohen me energji nga linjat elektrike të kompanisë, ndërsa qytetarët pohojnë se shqetësimi i […]
Prej më shumë se dy vitesh në Bashkimin Europian po zhvillohet një debat i madh, por shumë pak i kuptuar nga publiku i gjerë. Ai lidhet me një propozim ligjor që njihet si ChatControl, një rregullore që synon të luftojë abuzimin seksual ndaj fëmijëve online. Qëllimi është i drejtë, por mjeti që propozohet rrezikon të çojë Europën në një epokë të re kontrolli, ku privatësia e komunikimeve mund të zbehet deri në zhdukje.
Gjithçka nisi në vitin 2021, kur Komisioni Europian propozoi që platformat digjitale të kenë detyrim të skanojnë mesazhet e përdoruesve për të zbuluar përmbajtje të paligjshme. Ishte hera e parë që u kërkua publikisht ndërtimi i një mekanizmi që, në praktikë, hap derën për survejim të gjerë të komunikimeve private.
Debati shpërtheu menjëherë. Ekspertë të teknologjisë, organizata të të drejtave të njeriut dhe madje edhe figura brenda institucioneve europiane paralajmëruan se një mjet i tillë është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Sepse nëse mesazhet tona, të çdokujt, mund të skanohen nga një algoritëm, atëherë bie parimi bazë i komunikimit privat dhe i enkriptimit. Dhe kur bie ky parim, hapet një precedent që vështirë se ndalet.
Ditët e fundit, shtetet anëtare të BE kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit të rregullores. Pika më e diskutuar, skanimi i detyrueshëm i mesazheve private, është hequr. Por rreziku nuk është zhdukur. Kompanive u lejohet ende të kryejnë skanim masiv vullnetar dhe përjashtimi që u jep këtë të drejtë do të zgjatet përtej vitit 2026. Në praktikë, kjo do të thotë se teknologjia e mbikëqyrjes mbetet aty, funksionale dhe mund të zgjerohet me vendim politik në çdo moment.
Kritikët paralajmërojnë se kjo është faza më e rrezikshme: kur një mekanizëm vendoset në sistem, ai rrallë kthehet mbrapsht. Fillon si mjet për të luftuar një krim të rëndë, por më pas mund të përdoret për arsye të tjera, duke prekur gazetarë, aktivistë, opozita politike, apo thjesht qytetarë të zakonshëm që kërkojnë privatësi.
Ky debat na shqetëson edhe ne, sepse teknologjitë e komunikimit nuk njohin kufij. Rregullat e BE-së prekin edhe platformat globale që përdorim çdo ditë. Sepse një Europë me standarde të dobësuara të privatësisë përfundon duke krijuar modele kontrolli që mund të përhapen më tej. Dhe sepse liria digjitale është sot një pjesë thelbësore e lirisë individuale.
ChatControl është një pikë kthese për të ardhmen e komunikimit. Është pyetja nëse pranojmë që mesazhet tona, fotot, bisedat, mendimet më intime, të mund të kalojnë në filtrat e një sistemi skanimi, sado i sofistikuar apo qëllim-mirë të jetë.
Në emër të një qëllimi të drejtë nuk duhet të normalizohet një mjet që cenon lirinë themelore të njeriut: privatësinë.
Kjo është arsyeja pse debati po rritet, pse kritikat po shtohen dhe pse shumë qytetarë europianë thonë se BE po largohet nga parimi i të qenit “e popullit, nga populli, për popullin”.
Sepse kur kontrolli mbi komunikimet bëhet i mundur, gjithçka tjetër mund të ndryshojë pa zhurmë.
Në Tetorin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, IP Petrol ka përmbyllur me sukses fushatën humanitare “Mbushe dhe Ndihmo”, një iniciativë që synon mbështetjen e grave dhe vetëdijesimit rreth kësaj sëmundjeje.
Gjatë gjithë muajit tetor, IP Petrol ndau nga çdo furnizim të realizuar në rrjetin e saj të pikave, dukegjeneruar fonde të dedikuara për programet mbështetëse të shoqatës “Jeta Vita”, përmes “Fondacionit Jahjaga”. Kontributi final do të dedikohet në programe që ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtëpër gratë që përballen me kancerin e gjirit.
Kampanja ‘Mbushe dhe Ndihmo’ ka qenë një prej nismave më domethënëse të këtij viti, nga IP Petrol, duke theksuar se fuqizimi i gruas dhe shëndeti i komunitetit mbeten prioritet strategjik për kompaninë.“Jemi mirënjohës për çdo klient që u bë pjesë e kësaj kauze. Çdo litër i furnizuar ka kontribuar në një qëllim më të madh.”
Kjo fushatë u prit jashtëzakonisht mirë nga klientët, duke shënuar pjesëmarrje të gjerë dhe mbi pritjet, ndërsa transparenca e procesit u garantua në bashkëpunim me organizatat përfituese. IP Petrol rikthen përkushtimin për të vijuar mbështetjen e kauzave sociale edhe në të ardhmen, duke ndërtuar ura solidariteti dhe ndikim real në komunitet.
Të mërkurën, bordi i Turkish Airlines njoftoi investitorët nëpërmjet një shpalljeje të shkurtër se do t’i shiste aksionet e tij në kompaninë ajrore shqiptare, Air Albania. “Bordi ynë i drejtorëve ka vendosur të shesë të gjitha aksionet në Air Albania SHPK, ku kompania jonë zotëron një përqindje prej 49%,” tha kompania Turkish Airlines në një […]
U konsiderua si ‘ilaç’ për Abletrol, një ndërmarrje që ka gjeneruar gjithnjë afera të frikshme korruptive, por doktori Eltar Deda një ditë duket se do të japë llogari para SPAK për abuzimet dhe shpërdorimet me vlerë qindra milionë euro në krye të komapanisë së vetme naftënxjerrëse në vend dhe që administron vendburimet e naftës. Studio […]
TIRANË, 25 tetor /ATSH/- Studimet e fundit sugjerojnë se ndërsa kolesteroli i lartë është një rrezik i njohur për sëmundjet kardiovaskulare, një diagnozë e kolesterolit të lartë mund të shoqërohet me një shkallë më të ulët të vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive, gjirit, prostatës dhe zorrëve, sipas “Science Daily”.
Studiuesit kanë hedhur hipoteza se kjo mund të jetë për shkak të përdorimit të gjerë të barnave që ulin kolesterolin – të cilat mund të kenë efekte mbrojtëse kundër kancereve të caktuara.
Sipas studiuesve, efekti mbrojtës mendohet të jetë i lidhur me trajtime si statinat, të cilat u jepen personave të diagnostikuar me kolesterol të lartë.
Këto ilaçe mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit ose përmirësimin e shkallës së mbijetesës.
Hulumtimet mbi rolin e kolesterolit në zhvillimin e kancerit kanë zbuluar gjithashtu se manipulimi i niveleve të kolesterolit mund të ndikojë në rritjen e qelizave kancerogjene, megjithëse kjo ende, nuk është kuptuar plotësisht.
Lidhja midis kolesterolit të lartë dhe shkallës së ulët të vdekshmërisë nga kanceri nuk është një provë përfundimtare se vetë kolesteroli i lartë është një mbrojtës.
Efekti mbrojtës mund të jetë për shkak të trajtimit që pacientët marrin pasi diagnostikohen.
Kolesteroli i lartë është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe ende konsiderohet një shqetësim serioz shëndetësor – që duhet të menaxhohet me ilaçe dhe ndryshime në stilin e jetesës – për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru.
Ndërsa gjetjet janë premtuese, nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht marrëdhënien midis kolesterolit të lartë, përdorimit të statinave dhe kancerit. //a.i/
Aventura e qeverisë me Becchettin vazhdon të hajë para papushim nga taksat e qytetarëve. Qeveria shqiptare ka disbursuar 3 miliardë ose rreth 31 milionë euro nga paratë e buxhetit të shtetit, të cilat do të shkojnë si injektim kapitali për Albcontrol. Paratë, të cilat jepen për të lehtësuar situatën e vështirë financiare të Albcontrol për […]
Kompanitë publike janë shoqëri pronësia e të cilave zotërohet nga shteti. Këto ndërmarrje themelohen me një qëllim kryesor: të kenë aktivitet të mirëfilltë tregtar dhe synojnë fitimin, një pjesë e të cilit më pas transferohet në buxhetin e shtetit ose të bashkive që i kanë në pronësi. Shqipëria ka me qindra ndërmarrje publike, një pjesë […]
Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore të Shqipërisë u renditën në vendin e tretë në botë, teksa morën pjesë në garën “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë zhvilluan 48 orë stërvitje në terren të ashpër.
Po ashtu Vëngu shkruan se bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate, për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave të Armatosura mbetet prioritet për objektivat e FA.
Postimi i Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu:
Bashkëpunimi në të gjitha nivelet me forcat aleate, për të forcuar kapacitetet njerëzore të Forcave rë Armatosura mbetet prioritet për objektivat e programit tonë #MBROJTJA2030.
Regjimenti i Jugut i Forcës Tokësore mori pjesë në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol”, zhvilluar në Uells nga Brigada e 160-të e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
48 orë sfidë në terren të ashpër, në një garë me traditë mbi 60-vjeçare, ku trupat tona ???????? u renditën me meritë në vendin e tretë.
PADOVA, 9 tetor /ATSH/ – Le t’i kushtojmë vëmendje zakoneve të mira për të mbrojtur zemrat dhe arteriet tona dhe për të zvogëluar rrezikun e atakut në zemër dhe goditjeve në tru, shkruan salute.eu.
Dhe le të mos harrojmë të flasim me mjekun tonë për kolesterolin “e keq”, të njohur si LDL.
Nivelet e larta të këtyre lipoproteinave janë një kontribues i madh në isheminë kardiake.
Nivelet e tepërta lehtësojnë zbërthimin e pllakave që grumbullohen në arterie.
Kjo shkakton një sërë reaksionesh që çojnë në bllokimin e arteries koronare, duke e privuar zemrën nga gjaku dhe oksigjeni.
Prandaj, duke marrë parasysh trigliceridet, të cilat, nëse rriten, mund të rrisin rrezikun, le të planifikojmë planin tonë të parandalimit me mjekun tonë, duke u përqendruar në ushqyerjen dhe stilin e jetesës së shëndetshme./ /os/
Muaji Rozë Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe këtë vit IP Petrol i bashkohetkësaj kauze me një fushatë speciale: “Furnizohu dhe Ndihmo”.
Që nga 1 Tetori deri më 31 Tetor, çdo klient i IP Petrol bëhet pjesë e kësaj nisme thjesht duke furnizuar makinën e tyre.
Për çdo litër karburant që furnizoheni gjatë muajit Tetor, IP Petrol do të dhurojë gjysmë cent në çdo litër për ndihmë në kauzën e kancerit të gjirit. Sa më shumë të furnizoheni, aq më shumë ndihmë arrijmë të ofrojmë së bashku për komunitetin tonë!
Si Mund të Ndihmoni?
Furnizohuni në çdo pikë të IP Petrolgjatë muajit Tetor!
Çdo litër i furnizuar = më shumë ndihmë për persona të prekur nga kjo sëmundje!
Bashkohuni me ne për të ndihmuar!
Kush përfiton?
Gratë dhe komuniteti përmes fondeve të mbledhura, të cilat do të përdoren për:
Mbështetje të programeve për vetëdijesim mbi kancerin e gjirit,
Mbështetje për kontrolle parandaluese dhe aktivitete sensibilizuese,
Mundësisht, ndihmë direkte për organizata që punojnë me gratë e prekura.
Periudha e kampanjës nga data 01.10.2025 – 31.10.2025.
Me çdo litër të furnizuar, ju bëheni pjesë e kësaj iniciative humanitare!
IP Petrol – Karburanti që ndez motorin tuaj, bamirësia që ngroh zemrat e të tjerëve.
Ndërsa kompanitë e naftës grumbullojnë fitime të majme nga zona naftëmbajtëse e Patos-Marinëzës – madje duke shmangur edhe taksat – banorët vuajnë ndotjen, sëmundjet, papunësinë dhe braktisjen nga shteti.
Në Zharrëz, përroi ku dikur laheshin fëmijët, është kthyer në grykëderdhje mbetjesh hidrokarbure. Banorët, me sytë nga mërgimi, shprehen me dëshpërim nga fakti se industria e naftës u kthye në damkë për ta.
Ata thonë se trojet, shtëpitë dhe produktet bujqësore nuk ua blen njeri nga frika se janë të kontaminuara dhe se jeta pranë puseve është një “minë me sahat” për shëndetin.
Nafta “derdhet lumë“
Zona Patos-Marinëz nuk është zonë gjeografike, por një shprehje e ardhur nga industria e naftës që identifikon zonën më të madhe naftëmbajtëse në Shqipëri.
Ajo shtrihet nga qyteti Patosit deri në fshatin Marinëz në verilindje dhe përfshin fshatra të tjerë si Kuqar, Dukas, Sheqishte, Verbas, Zharrëz etj.
Kjo zonë ka rreth një shekull që shfrytëzohet për naftë, teksa gërmimet e para datojnë vitin 1918.
Gjatë diktaturës, fusha naftëmbajtëse u vu në përdorim intensiv nga ndërmarrjet shtetërore. Ndërsa pas viteve ’90, zona tërhoqi interesin e kompanive të huaja.
Sot atje operojnë dy kompani kryesore: Albpetrol, një shoqëri aksionare në pronësi të shtetit shqiptar, dhe Bankers Petroleum, në pronësi të korporatës kineze Geo-Jade Petroleum.
Por pavarësisht se kanë një nëntokë të pasur, banorët e zonës në Patos-Marinëz nuk ia kanë ndjerë ndonjëherë vlerën, përkundrazi.
Më 11 shtator, ekipi i Citizens.al, ishte në fshatin e Zharrëzës ku vizitoi disa prej banorëve dhe konstatoi gjendjen e degraduar të mjedisit.
Në përroin e fshatit kishte derdhje nafte, e cila kishte rrjedhur nga kanalet kulluese për dhjetëra metra duke shqetësuar ndjeshëm banorët aty pranë. Por, sikurse u shprehën ata, ai nuk ishte një rast i izoluar.
“Ai uji është përdorur për të larë enët, për përdorim të përditshëm. Unë vetë aty jam larë, bashkë me bashkëmoshatarët deri nga mosha 12-13 vjeç,” tregoi aktivisti lokal, Saimir Dine.
Përfaqësues të Albpetrolit mbërritën gjithashtu në terren për të inspektuar gjendjen. Citizens.al i pyeti nëse derdhjet vinin nga stacioni i tyre i naftës, rreth 400 metra larg. Por ata mohuan lidhjet dhe refuzuan të jepnin koment zyrtar.
Ndotja e përroit në Zharrëz/Citizens.al
Vizita jonë vijoi tutje. Rreth 700 metra në juglindje nga ura e përroit të Zharrëzës hasëm një pamje aspak të denjë për industrinë e naftës: një pus me cisterna dhe tuba të ndryshkura që të jepte idenë e një rrënoje të vjetër aspak funksionale. Krah tyre nga një godinë e vogël, një roje i përgjumur nga detyra pyeti se për çfarë interesoheshim.
Anë këtij pusi, në një rreze 35 metra, numëruam tetë shtëpi. Dashnor Xhepaj, banor i njërës prej tyre, tregoi i revoltuar se po mendon seriozisht të braktisë gjithçka që ka ngritur si mund i një jete dhe të emigrojë.
“E kam menduar, do të iki jashtë shtetit dhe nuk do të vij më këtu,” tha ai teksa theksoi se as fëmijët e tij, të cilët i ka në emigrim, nuk duan të vijnë në Zharrëz.
Banorët e zonës vuajnë stigmën e produkteve bujqësore, të cilat nevoja i bën që jo vetëm t’i konsumojnë për vete, por t’i kenë burim të ardhurash kryesore. Njëri prej tyre tregoi se në treg u duhet të fshehin prejardhjen e produkteve, pasi ndryshe nuk shiten.
“Kur shesin fruta e perime, fshatarët nuk thonë që janë nga Zharrëza. Askush nuk i blen nëse e mëson që janë nga këtu,” theksoi ai.
Zhvendosja e heshtur
Në një anketë të hapur nga Citizens.al, e plotësuar fizikisht dhe online nga dhjetëra banorë të Zharrëzës, rreth 91% e të intervistuarve pranuan se kanë menduar të largohen nga zona, por zhvendosja duket e pamundur financiarisht.
“Po s’i blen njeri shtëpitë, tokat, unë iki që nesër, por kush i merr ato, kush vjen këtu?!” pyet Hajdar Baha, banor i zonës pranë përroit të Zharrëzës.
Ndërkohë, Dallandyshe Muço rrëfen se mezi e rindërtoi shtëpinë pas shpërthimeve të vitit 2015. Tani, pas shpenzimeve të mëdha, zhvendosja për të është thuajse e pamundur.
“Me këto shpërthime të kanadezit (ish-zotëruesit e Bankers) s’na dhanë lekë për të bërë shtëpitë. Më ranë përdhe muret, me djersën time i kam ribërë,” tregoi ajo.
Rasti që përmendi Muço, i referohej ngjarjes së datës 1 prill 2015, kur dy puse të “Bankers” shpërthyen, duke rrezikuar jetën e shumë banorëve. Aktiviteti i kompanisë u pezullua përkohësisht.
Qeveria deklaroi se kompania ishte “100% përgjegjëse” dhe duhej të dëmshpërblinte banorët, si dhe të paraqiste plane rehabilitimi. Por si duket, ato mbetën deklarata.
Ilustrim, cisterna nafte në Patos-Marinëz/Citizens.al
Shëndeti: Kostoja e padukshme e industrisë së naftës
Në anketën e Citizens.al, 40% e të intervistuarve renditën problemet shëndetësore si sfidën më të madhe të jetesës në zonën e Zharrëzës. Rreth 60% zgjodhën opsionin “probleme të kombinuara”: ndotje akustike, ndotje mjedisore dhe pasoja shëndetësore.
“Një banor i komunitetit, sapo shkon për vizitë në klinikën e Fierit, kur thotë që është nga Zharrëza, mjekët ngrenë duart lart,” rrëfen Qani Rredhi nga “Qendra e Nismave Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit”.
Rredhi tregon se në vitin 2023 komuniteti i zonës vuajti një moment tragjik ku në harkun kohor të vetëm në dy muajve u regjistruan 12 humbje jete me sëmundje kanceri. Ai thotë se shkaktari kryesor i këtyre sëmundjeve është ndotja dhe “fenolët në gjak”.
“Kam shpenzuar më shumë se 10 mijë euro për shëndetin,” pohoi një nga të intervistuarit në sondazhin online të Citizens.al.
Pothuajse çdo familje në Patos-Marinëz është prekur: ose vetë nga problemet shëndetësore, ose nga kostoja financiare për të ndihmuar të afërmit. Saimir Dine përmend të vëllain, të sëmurë me astmë bronkiale.
“Ndotja ka lënë gjurmë te shëndeti i vëllait. Ai është larguar që këtu, nuk kthehet më. Sa herë vjen, e kapin sulmet,” tregon Dine.
Raftet e ilaçeve janë bërë pjesë e arredimit në çdo shtëpi të Zharrëzës dhe fshatrave të zonës Patos-Marinëz.
“Në orën pesë të mëngjesit, ndjehet era më e rëndë. Po të hapësh dyert, nuk durohet. Vetëm dhimbje koke, me paracetamol!” përshkruan gjendjen e mjedisit pranë shtëpisë së tij Hajdar Baha.
Në vitin 2023, Citizens.al raportoi rastin e Dallandryshe Poshnjarit, e cila pretendon tre aborte të ardhura si shkak i ndotjes së lartë në zonë.
Autoritetet publike nuk kryejnë monitorime për gjendjen mjedisore për shkak të mangësive dhe kufizimeve ligjore. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i konfirmoi për Citizens.al se të dhënat e përgjithshme për gjendjen merren nga raportet vetë-monitoruese që dorëzojnë çdo tre muaj kompanitë.
Banesat pranë pusit të naftës së Albpetrol në Zharrëz/Citizens.al
Protestat dhe prapavija e dyshimtë
Më 5 shtator 2025, punonjësit e “Bankers Petroleum” dolën në protestë, duke kërkuar paga më të mira dhe kushte dinjitoze pune. Kompania është aktualisht nën hetim për evazion fiskal.
Teksa ekipi i Citizens ndodhej në terren, naftëtarët konfirmuan se kishin hyrë në bisedime për një marrëveshje, por deri në momentin e botimit të këtij shkrimi asgjë nuk ishte zyrtarizuar.
Ekspertët mjedisorë ngrenë shqetësime edhe për lidhjet mes kompanive të zonës dhe pushtetit vendor.
“Buxhetet për komunitetin ua kalojnë bashkive. Edhe ashtu ato buxhete keqpërdoren. Ne jemi këtu, i kemi parë. Në muajin e fundit të fushatës elektorale, ‘Bankers Petroleum’ asfaltuan rrugë,” thekson Qani Rredhi.
Nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, Bankers ka deklaruar çdo vit humbje në bilancet e paraqitura ndaj autoriteteve shqiptare. Por një hetim i Prokurorisë së Fierit ka nxjerrë në pah se kompania ka realizuar shitje dhe eksporte në vlerën mbi 532 miliardë lekë – rreth 5.3 miliardë euro.
Sipas Rredhit, banorët gjithmonë dyshonin për abuzime nga Bankers, por nuk e kishin imagjinuar përmasën e dëmit të pretenduar nga hetimet të cilat sugjerojnë se kompania shmangu tatimin mbi fitimin dhe përfitoi rimbursime të pajustifikuara të TVSH-së.
Deri tani janë lëshuar 14 masa sigurie, prej të cilave 9 janë ekzekutuar, ndërsa 5 persona – kryesisht të huaj – janë shpallur në kërkim.
Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, kompanitë Albpetrol dhe Bankers Petroleum nuk iu përgjigjën pyetjeve zyrtare të drejtuara nga redaksia e Citizens.al.
Pas një sezoni të gjatë plot emocion dhe shpërblime, IP Petrol po e përmbyll lojën më atraktive në vend – “Mbushe dhe Fito”.
Më 3 Tetor 2025 LIVE, do të shpallet fituesi i premisë së madhe - një veturë Skoda Kamiq, si dhe dhurata të tjera të vlefshme për klientët besnikë siç janë:
- Udhëtim romantik në çift në Antalya,
- Motoçiklet VESPA Primavera,
- 4x Vouchera karburanti nga 50 Euro.
Gjatë muajve të verës, qindra mijëra klientë të IP Petrol kanë marrë pjesë në lojën shpërblyese “Mbushe dhe Fito”, duke fituar shumë shpërblime:
- 5x Udhëtime romantike jashtë vendit,
- 1x Motoçikletë VESPA Primavera,
- 16x Vouchera karburanti 50 Euro, dhe
- 20x Abonime vjetore për asistencë rrugore.
Të gjitha këto janë ndarë me shumë transparencë përmes transmetimeve LIVE në Facebook të IP Petrol, duke sjellë emocion dhe besim të shtuar tek konsumatorët.
Ja si mund të ndiqni ceremoninë:
Finalja e madhe do të mbahet më 3 Tetor (e premte), ora 18:30, LIVE në TV Dukagjin dhe në faqen zyrtare të Facebook të IP Petrol, ku tërheqja e shpërblimeve do të transmetohet për publikun.
A do jeni një nga fituesit me fat?
Nëse keni merrë pjesë në fushatën e shpërblimeve tëIP Petrol, ky është momenti juaj për të zbuluarnëse jeni fitues i çmimeve të mëdha! Mbani telefonat tuaj gati dhe qëndroni të lidhur me ceremoninë për të parë rezultatet e shpallura.
Fituesit do të kontaktohen përmes të dhënave që keni regjistruar dhe do të kenë mundësinë të tërheqin shpërblimet e tyre sipas njoftimit.
Mos e humbisni emocionin e finales – më 3 Tetor do të shpallet fituesi i madh!
Për më shumë informacione dhe për të ndjekur përditësimet në kohë reale, vizitoni rrjetet tona sociale Facebook, Instagram dhe Tiktok.
Shumë fat për të gjithë, dhe faleminderit që jeni klientë besnik të IP Petrol.