Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Gjendet e pajetë në banesë e moshuara në Korçë

By: armand
30 December 2025 at 13:56

Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 12 të qytetit. Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kanë marrë përgjigje nga e moshuara. 84-vjeçarja u gjet pa shenja jete pasi shërbimi zjarrfikës bëri hapjen e derës së banesës. Sipas informacioneve, e moshuara jetonte e vetme. Ky nuk […]

The post Gjendet e pajetë në banesë e moshuara në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Gjendet një trup i pajetë në Dimal, dyshimet

By: Brisi
19 December 2025 at 10:03

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e kësaj të premte në Dimal, pranë lumit Osum. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 93-vjeçar i cili është gjetur pa shenja jete nga kalimtarët e rastit. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ai është  mbytur në lumë. Grupi hetimor është […]

The post Gjendet një trup i pajetë në Dimal, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Korçë/ E moshuara gjendet e pajetë brenda banesës së saj, dyshimet

By: armand
16 December 2025 at 10:42

Një 89 vjeçare nga Dardha në Korçë është gjetur e pajetë në banesën e saj. E moshuara është konstatuar nga banorët të cilët kanë lajmëruar policinë. Sipas informacioneve paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ky është rast i përsëritur në juglindje ku të moshuarit e vetmuar […]

The post Korçë/ E moshuara gjendet e pajetë brenda banesës së saj, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Gjendet një trup i pajetë në Lungomare/ EMRI

By: Ela
16 December 2025 at 08:18

Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e Lungomares, Vlorë. Sipas uniformave blu viktima është identifikuar si Shezai Hoxha rreth 87 vjeç dhe paraprakisht bëhet me dije se vuante nga skleroza. Viktima është parë nga disa qytetarë teksa ishte futur në det ku edhe ka ndërruar jetë. Policia ka nxjerrë trupin […]

The post Gjendet një trup i pajetë në Lungomare/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër, dyshimet

By: Brisi
11 December 2025 at 08:42

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj  të enjte pranë urës së Telit, në Postribë të Shkodrës. Raportohet se viktima, ende i paidentifikuar, është gjetur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar Policinë të alarmuar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka […]

The post Gjendet një trup i pajetë në Shkodër, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Durrës

By: armand
9 December 2025 at 16:45

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë në banesën e tij në lagjen nr. 12 të Durrësit. Ngjarja është raportuar rreth orës 15:45. Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. “Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 15:45, është gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. […]

The post Gjendet i vdekur 65-vjeçari në Durrës appeared first on BoldNews.al.

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

By: V K
9 December 2025 at 08:35

Është gjetur trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës, i cili u vetëhodh mbrëmjen e së hënës (8 Dhjetor) nga ura e fshatit Fshat në bashkinë Klos.

Raportohet se 39-vjeçari Klodian Kulla, u hodh nga ura rreth orës 23:40 dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina u bë pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve.

Uniformat Blu, bëjnë me dije se u gjet trupi i pajetë në greminë ndërsa u hodh nga ura e fshatit “Fshat”, rreth 160 metra e lartë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina“, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

The post U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë

By: armand
7 December 2025 at 18:00

Grupi i kërkimit në fshatin Grabanicë të Klinës ka gjetur këtë të dielë, më 7 dhjetor, trupin e pajetë të një gruaje, e cila mbrëmjen e kaluar ishte raportuar nga familjarët si e zhdukur. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për mediat se trupi u gjet rreth orës 13:15 në lumin […]

The post Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet një person i pajetë në Shijak, dyshimet e policisë

By: Ela
5 December 2025 at 10:11

Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Shijak në fshatin Çizmeli. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T. B. Paraprakisht dyshohet se 61-vjeçari ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. “U gjet trupi i pajetë i shtetasit T. B., 61 vjeç, në banesën e […]

The post Gjendet një person i pajetë në Shijak, dyshimet e policisë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Fushë-Arrëz, gjendet në rrugë një trup i pajetë

By: Ela
9 November 2025 at 10:32

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Arrëz, pasi është gjetur një trup i pajetë në rrugë. Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale P.M., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin […]

The post E rëndë në Fushë-Arrëz, gjendet në rrugë një trup i pajetë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i pajetë një person pranë hekurudhës në Peqin

8 November 2025 at 13:51


Një person është gjetur i pajetë këtë të shtunë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit.

Personi i pajetë është rreth 60 vjeç, ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes.

Viktima nuk është identifikuar ende. /Tch/

U gjet pajetë pranë hidrovorit në Talë, policia konfirmon: 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri! Në trup ka dhe shenja dhune

By: D Marku
3 October 2025 at 20:41

Policia konfirmon se 65-vjeçari, i gjetur i vdekur në Talë të Lezhës, është vrarë me armë zjarri.

Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat. Nga këqyrja paraprake, viktima kishte shenja dhune dhe një plagë në trup që dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri.

Siç bën me dije policia, rreth orës 14:40, një qytetare ka telefonuar për të raportuar humbjen e kontakteve me babain e saj, shtetasin Gjergj Tusha, 65 vjeç, banues në fshatin Pllanë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Më pas u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të 65-vjeçarit pranë hidrovorit në Talë.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin apo autorët e dyshuar. Ndërkohë, Forcat e Policisë dhe Njësia Speciale e Forcës Kombëtare të Sigurisë po kryejnë kontrolle intensive në zonë për kapjen e të dyshuarve.

Mbetën të bllokuar në Bjeshkën e Javorrit si pasojë e dëborës, pritet ndërhyrja e bashkisë për hapjen e rrugës
Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.

Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.

The post U gjet pajetë pranë hidrovorit në Talë, policia konfirmon: 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri! Në trup ka dhe shenja dhune appeared first on Albeu.com.

U raportua nga e bija si i humbur/ Gjendet pa shenja jete 65-vjeçari në Lezhë, ka plagë në trup

By: Rovena
3 October 2025 at 19:25

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në breg të lumit Mat, në Pllanë të Lezhës. Sipas informacioneve të policisë, trupi i 65-vjeçarit Gjergj Tusha ka shenja dhune, përfshirë edhe një plagë në trup, dyshohet nga një armë zjarri.

65-vjeçari, Gjergj Tusha fillimisht u raportua i humbur nga vajza e tij rreth orës 14:40, të kësaj të premteje. Pas disa orësh kërkimet policia gjeti trupin e pajetë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve./abcnews.al

Një tjetër ngjarje e rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa muajsh

By: V K
29 August 2025 at 13:27

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin e Korçës, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e tij, në lagjen nr. 4.

Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë disa muaj më parë, ndërsa trupi është zbuluar vetëm sot në një gjendje të avancuar dekompozimi.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet, pasi kishin vënë re mungesën e gjatë të banorit dhe erën e rëndë që vinte nga banesa.

Trupi i pajetë është gjetur brenda ambientit të banesës së tij, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht.

Ai jetonte i vetëm dhe nuk kishte familjarë të afërt, ç`ka besohet të ketë shtyrë më tej zbulimin e ngjarjes.

Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa trupi është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e shkakut dhe kohës së saktë të ndarjes nga jeta.

The post Një tjetër ngjarje e rëndë/ Gjendet i pajetë në banesë një person në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa muajsh appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në Librazhd, dyshimet e para (EMRI)

By: V K
29 August 2025 at 08:44

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruarvnë fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku është gjetur nga kalimtarët një trup i pajetë.

Sipas burimeve paraprake, viktima është një shtetas i gjinisë mashkull. Dyshimet e para nga grupi hetimor, tregojnë se ai mund të ketë pësuar një infarkt.

Informacionet paraprake sugjerojnë se viktima, i identifikuar si Nazmi Cani (63-vjeç), nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që po drejtonte automjetin, dhe pasi e ka ndaluar makinën e ka zbritur prej saj, dyshohet se ka pësuar infarktin fatal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave.

The post E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në Librazhd, dyshimet e para (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, Policia: Personi ende të paidentifikuar

By: M C
28 July 2025 at 19:14

Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00 në Kukës pranë “Urës së Drinit të Zi”. Policia bën me dije se personi i pajetë është ende të paidentifikuar, por i përket i gjinisë mashkullore. Gjithashtu në njoftim thuhet se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi:

Kukës / Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

The post Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, Policia: Personi ende të paidentifikuar appeared first on Albeu.com.

Gjendet një person i pajetë pranë Urës së Drinit të Zi

By: Ela
28 July 2025 at 19:09

Një person është gjetur i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, pasditen e sotme, rreth orës 16:00. Policia bën të ditur se trupi i pajetës është i gjinisë mashkullore. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia po vijon hetimet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Rreth orës 16:00, Salla Operative […]

The post Gjendet një person i pajetë pranë Urës së Drinit të Zi appeared first on BoldNews.al.

U fut për t’u larë në Sarandë, por humbi kontaktet me miqtë/ Gjendet trupi i pajetë i turistit portugez

28 July 2025 at 16:03

SARANDË- Gjendet trupi i pajetë i turistit 57- vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të portugezit, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

By: Oldi
17 July 2025 at 12:57

Një javë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Matin, ku Renis Dobra u vra e më pas u trupi i tij i pajetë u hodh së bashku me automjetin në ujërat e liqenit e Ulzës. Babai i Renisit ka treguar bisedën e fundit me të birin ku ka zbuluar se ai i kishte thënë […]

The post Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Rrezikoi për të shpëtuar dy turistët/ Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

10 July 2025 at 08:37

Pas rreth 48 orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, i cili u mbyt pasi arriti që të shpëtonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por s’mund të dilte vetë.

Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit së të enjtes.

Mësohet se trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur rreth një kilometër matanë Shirokës, në vendin ku u mbyt.

The post Rrezikoi për të shpëtuar dy turistët/ Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌