Sulmuesi Vedat Muriqi e ka falënderuar Barcelonën për krahasimin me Robert Lewandowskin, por është treguar modest duke thënë se nuk është në nivel me polakun.
Barcelona befasoi të gjithë para disa orëve kur publikoi një foto të Lewandowskit, ndërsa në mbishkrim shkroi “Lewy kundër Muriqit”.
Pra, thënë më thjeshtë, një krahasim mes dy qendërsulmuesve që kanë shënuar shumë gola këtë edicion në La Liga.
Tani, ka reaguar edhe Muriqi i cili ka deklaruar se nuk është në nivel të Lewas, por e ka falënderuar klubin katalunas për postimin.
“Janë pak sulmues që mund të garojnë me Lewy... dhe unë nuk jam një prej tyre, por faleminderit”, shkroi ai.
Hay pocos delanteros que compitan con Lewy...Y yo no soy uno de ellos 😅😂 pero gracias 🤝 https://t.co/USOIudL6Si — Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) February 6, 2026
Ndërkohë, edhe Mallorca e ka ripostuar postimin e Lewas duke vendosur një foto të Muriqit në stërvitje.
Kujtojmë, përballja mes Barcelonës dhe Mallorcas do të zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 16:15./Telegrafi
Trajneri Hansi Flick thotë se Barcelona duhet të ketë kujdes të veçantë për Vedat Muriqin.
Katalunasit do të përballen me Mallorcan në vikend, ndërsa në konferencë për media – tekniku gjerman e ka paralajmëruar klubin se duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj yllit të Kosovës.
Flick e përmendi faktin se Muriqi ka shënuar plot 14 gola në La Liga, prandaj mund të jetë i rrezikshëm për portën e tyre.
“Ndonjëherë është më lehtë kur shënon gola, por jam në përgjithësi i kënaqur me stilin e lojës. Duhet të fokusohemi t’i përfundojmë sulmet tona”.
“Ekipi është në nivel të mirë. Mallorca e fitoi ndeshjen e fundit me rezultat 4-1 dhe Muriqi po kalon një sezon fantastik me 14 gola në La Liga. Duhet të kemi kujdes të veçantë ndaj tij”.
Përndryshe, përballja mes Barcelonës dhe Mallorcas zhvillohet të shtunën prej orës 16:15./Telegrafi
Majorka triumfoi me rezultatin 4 me 1 ndaj Sevijas, ku protagonist në dy gola ka qenë Vedat Muriqi. Ylli nga Prizreni fillimisht shënoi nga penalltia për ta zhbllokuar epërsinë, ndërsa rrëmbeu skenën edhe te goli i tretë.
Pasi mori një pasim nga Samu Kosta, Muriqi goditi fuqishëm brenda zonës, por kjo goditje përfundoi në trupin e Darder dhe pastaj përfundoi brenda rrjetës.
Darder menjëherë iu kthye lojtarit duke i kërkuar falje për “golin e vjedhur”, ndërsa lojtari i Kosovës filloi ta qeshte dhe e goditi me “shuplakë” në formë shakaje.
TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vijon të shkëlqejë në Spanjë.
Në sfidën e luajtur të hënën në mbrëmje mes Majorkës dhe Seviljes, e vlefshme për javën e 22-të të “La Liga”-s, Muriqi u shndërrua në protagonist në fitoren 4-1 të vendasve, duke dhënë një asist dhe duke shënuar një gol.
Bomberi i Kosovës ishte ai që çeli edhe “valsin” e golave për Majorkën, duke dërguar topin në rrjetë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 26-të të lojës. Ky ishte goli i 15-të i Muriqit në këtë sezon të elitës së futbollit spanjoll, ndërsa më mirë se ai renditet vetëm Mbappé me 22 gola.
Rezultati u barazua nga mysafirët në minutat shtesë të pjesës së parë. Konkretisht, në minutën e 46-të, Neal Maupay çoi topin në rrjetë për Seviljen.
Fraksioni i dytë i lojës foli vetëm për vendasit, të cilët shënuan edhe tre gola: Samu Costa (53’), Sergi Darder, i cili devijoi në gol goditjen e Muriqit në minutën e 74-t dhe Pablo Torre në minutën e 96-të.
Pas javës së 22-të, Majorka dhe Sevilja kanë grumbulluar nga 24 pikë, por ishullorët qëndrojnë një vend më sipër (14-të) për shkak të golavarazhit. La Liga kryesohet nga Barcelona me 55 pikë, një më shumë se Reali i Madridit.
Mallorca është duke triumfuar bindshëm ndaj Sevillas me rezultat 3-1, ku protagonist në dy gola ka qenë Vedat Muriqi.
Ylli nga Prizreni fillimisht shënoi nga penalltia për ta zhbllokuar epërsinë, ndërsa ishte kryesori edhe te goli i tretë.
Pasi mori një pasim nga Samu Costa, Muriqi goditi fuqishëm brenda zonës, por kjo goditje përfundoi në trupin e Darder dhe pastaj përfundoi brenda rrjetës.
Darder menjëherë iu kthye lojtarit duke i kërkuar falje për “golin e vjedhur”, ndërsa lojtari i Kosovës filloi ta qeshte dhe e goditi me “shuplakë” në formë shakaje.
Ylli i Mallorcas Vedat Muriqi është shpallur lojtari më i mirë i muajit në La Liga.
Ky muaj ka qenë i shkëlqyer për lojtarin nga Prizreni, i cili shënoi pesë gola.
Fillimisht, shënoi gol ndaj Gironas, pastaj në barazimin e Rayo Vallacanos. Pas këtyre, Muriqi e kompletoi het-trikun në fitoren 3-2 ndaj Athletic Bilbaos.
Kësisoj, për herë të parë në histori – një lojtar i Kosovës e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i muajit” në kampionatin spanjoll.
“Pirati. Vedat Muriqi nga Mallorca është lojtari më i mirë i muajit janar në La Liga”, shkroi ndër të tjera faqja zyrtare.
Përndryshe, Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin spanjoll me 14 gola, pas vetëm Kylian Mbappes./Telegrafi
Kylian Mbappe tani e ka arritur Harry Kanen në krye të renditjes së “Këpucës së Artë” për këtë sezon. Dy golat e francezit në Estadio de La Ceramica të shtunën e kaluar e çojnë atë në 21 gola, i njëjti numër me anglezin e Bayern Munich.
Performanca e Mbappes kundër Villarrealit e ka shtyrë atë të kalojë Erling Haaland në listën e golashënuesve, me norvegjezin që nuk luajti në fitoren e Manchester Cityt kundër Ëolves këtë fundjavë.
Ndërkohë, Kane gjithashtu dështoi të shënonte në humbjen e papritur të Bayernit ndaj Augsburgut në xhiron e fundit.
Një tjetër që vjen nga La Liga dhe gjenden në dhjetëshen e parë është ylli kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, i cili ka 28 pikë falë 14 golave të tij këtë sezon.
Vlen të përmendet se golat në La Liga, Ligën Premier, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 vlejnë nga dy pikë secili, ndërsa në ligat e tjera evropiane, golat vlejnë midis 1.5 dhe një pikë për gol.
Renditja aktuale e Këpucës së Artë
Harry Kane (FC Bayern Munich) 21 gola x 2 pikë = 42 pikë
Kylian Mbappe (Real Madrid) 21 gola x 2 pikë = 42 pikë
Erling Haaland (Manchester City) 20 gola x 2 pikë = 40 pikë
Igor Thiago (Brentford FC) 16 gola x 2 pikë = 32 pikë
Darko Lemajic (FK RFS) 29 gola x 1 pikë = 29 pikë
Vangelis Pavlidis (SL Benfica) 19 gola x 1.5 pikë = 28.5 pikë
Vedat Muriqi (RCD Mallorca) 14 gola x 2 pikë = 28 pikë
Ibrahim Diabate (GAIS Goteborg) 18 gola x 1.5 pikë = 27 pikë
Daniel Karlsbakk (Sarpsborg 08) 18 gola x 1.5 pikë = 27 pikë
August Priske Flyger (Djurgardens IF) 18 gola x 1.5 pikë = 27 pikë
Ayase Ueda (Feyenoord) 18 gola x 1.7 pikë = 27 pikë
Në ndeshjen e zhvilluar dje në “Metropolitano”, Atletico Madrid dhe Mallorca u përballën në një ndeshje ku dy sulmuesit kryesorë, Julian Alvarez dhe Vedat Muriqi, shfaqën formë dhe statistika shumë të ndryshme.
Julian Alvarez vazhdon të ketë një sezon të vështirë.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar vetëm shtatë gola në 20 ndeshje zyrtare deri tani, dhe nuk kishte gjetur rrugën e rrjetës që nga 1 nëntori, duke kaluar nëntë ndeshje pa gol.
Përveç golave, ai ka dhuruar edhe tre asistime, por bilanci i përgjithshëm mbetet nën pritshmëritë për një lojtar me vlerën e tij të tregut, 100 milionë euro.
Megjithatë, trajneri dhe bashkëlojtarët e mbajnë ende në qendër të projektit të skuadrës.
Në anën tjetër, Vedat Muriqi i Mallorcas vazhdon të impresionojë, sulmuesi kosovar ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje.
Ai ka realizuar golat e tij kundër disa prej ekipeve më të forta të La Ligës, duke përfshirë një het-trik kundër Athletic Bilbaos.
Performanca e tij këtë sezon është një nga më të spikaturat në karrierën e tij.
Dje, ndeshja tregoi qartë diferencat e formës dhe rrethanat e lojtarëve: Alvarez përballet ende me një periudhë të vështirë, ndërsa Muriqi vazhdon të jetë një nga sulmuesit më të rrezikshëm të sezonit. /Telegrafi/
Drejtori i Mallorcas Alfonso Diaz ka konfirmuar se sulmuesi Vedat Muriqi nuk do të largohet.
Ditët e fundit ka pasur shumë spekulime nga mediat turke që Fenerbahce po bën çmos për ta rikthyer Muriqin si dhe e kanë bërë prioritet për këtë afat kalimtar dimëror.
Sidoqoftë, Muriqi është i paprekshëm te Mallorca, me drejtorin kryesor që ka konfirmuar se nuk do të ketë ndonjë lëvizje për lojtarin nga Prizreni.
“Afati kalimtar kuptohet gjithmonë jep spekulime. Nuk kemi oferta për Mascarell si dhe Muriqi do të qëndrojë me ne. Jemi duke punuar për ta përforcuar skuadrën”, deklaroi shkurtimisht ai.
Muriqi po kalon ndoshta sezonin më të mirë të karrierës këtë edicion, duke qenë golashënuesi i dytë në La Liga me 14 gola, ku vetëm Kylian Mbappe me 21 sosh është para tij.
Pavarësisht formës së shkëlqyer të Muriqit, Mallorca po vuan këtë sezon në kampionatin spanjoll, duke luftuar për mbijetesë pasi zënë pozitën e 16-të me 21 pikë, vetëm dy mbi Alavesin që renditet në zonën e rrezikshme./Telegrafi
Java e 20-të në La Liga ka sjellë një formacion të fortë nga Sofascore, plot emra vendimtarë, por vëmendja kryesore shkon te Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar i Mallorcës ka qenë protagonist absolut, duke u vlerësuar me notën 8.8, një nga më të lartat e javës.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Muriqi konfirmoi edhe një herë rolin e tij kyç në skuadër.
Dominues në zonë, vendimtar në duele dhe lider në sulm, duke bërë që pas het-trikut ndaj Athletic Bilbaos ta marrë një vend të merituar në formacionin e javës në La Liga.
Në repartin sulmues, Muriqi shoqërohet nga Ante Budimir me notë 9.0, ndërsa prapa tyre spikat ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, me notën më të lartë të javës, 9.2.
Mesfusha kompletohet nga Bryan Zaragoza (8.3), Pablo Fornals (8.3) dhe Aleix Febas (8.0), që garantuan balancë dhe ritëm.
Në mbrojtje, stabiliteti u sigurua nga Jose Gaya (8.2), Daley Blind (8.1), Raul Asencio (8.7) dhe Aitor Ruibal (8.3).
Në portë shkëlqeu bashkëlojtari i Muriqit, Leo Roman, i cili mori notën maksimale 10, pas një performance perfektë ndaj Bilbaos. /Telegrafi/
Vedat Muriqi është futbollisti i momentit te Mallorca dhe jo vetëm, pasi ai sigurisht që është lojtari që ka bërë më së miri këtë fundjavë në La Liga.
Ylli kosovar ka shkëlqyer në fundjavën që lamë pas me tre gola ndaj Athletic Bilbaos duke i siguruar një fitore Mallorcas 3-2.
Një nga gazetarët më të mirë italianë, Gianluca Di Marzio ka bërë një shkrim të jashtëzakonshëm për prizrenasin: Nga lufta e Kosovës te shkëlqimi në Turqi, dështimi në Serie A dhe rilindja në La Liga me fanellën e Mallorcas.
Më poshtë keni shkrimin e plotë të përkthyer nga Di Marzio për Vedat Muriqin:
Rilindja e Vedat Muriqit te Mallorca: golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit me 46 gola
Hapni renditjen e golashënuesve të La Ligës dhe përkrah emrave si Mbappe, Ferran Torres e Lewandowski, do të gjeni edhe Vedat Muriqin. “Piratin” kosovar, i cili në Spanjë ka përjetuar një rilindje të vërtetë falë Mallorcës.
Me 14 gola në kampionat, ai po vazhdon të thyejë rekord pas rekordi, përfshirë edhe atë të arritur në fitoren e fundit 3-2 ndaj Athletic Bilbaos, ku realizoi një het-trik dhe u bë kështu golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit nga Ishujt Balearikë me 46 gola, duke kaluar Juan Arangon dhe duke iu afruar Samuel Eto’os, i cili mban rekordin me 54 gola.
telegrafi.com
Në Itali shpesh etiketohej si i ngadaltë apo i rëndë në lëvizje, por në La Liga Muriqi është një tjetër lojtar: i pamëshirshëm në zonë dhe gjithnjë e më vendimtar. Bashkëpunimi me Lazion nuk arriti kurrë të lulëzonte plotësisht: skuadra kishte nevojë për një sulmues përkrah Ciro Immobiles dhe merkatoja i solli Simone Inzaghit sulmuesin kosovar për 21 milionë euro, blerja e dytë më e shtrenjtë e epokës Lotito. Rezultatet? Vetëm disa paraqitje nga viti 2020 deri në 2022 dhe vetëm dy gola të shënuar, të dy ndaj Atalantës, një në Serie A dhe një në Kupën e Italisë.
Megjithatë, aventura me Lazion përfundoi herët, pasi në janar të vitit 2022 Mallorca vendosi ta blejë për 13 milionë euro. Një rini e dytë për sulmuesin, i cili në Spanjë gjeti vazhdimësi, gola dhe entuziazmin e atij fëmije që u rrit me topin në këmbë, pavarësisht frikës nga lufta në Kosovë.
Muriqi, protagonist në La Liga me Mallorcën
Pikërisht lufta ka qenë për Muriqin përvoja më e vështirë e jetës. Vetëm gjashtë vjeç, ai u detyrua të largohej nga Prizreni.
“Na morën sendet me vlerë dhe paratë. Na thanë se do ta bombardonin shtëpinë nëse nuk largoheshim brenda dy orësh. Na mbrojti Zoti. Ishim 50 persona, flinim në bodrum dhe kishim vetëm dy litra qumësht për t’u ushqyer. Hanim bukë dhe qepë për mëngjes, drekë e darkë”, tregonte Muriqi në një intervistë të vjetër për Gazzetta dello Sport.
Konfliktet mes Serbisë dhe Kosovës do ta shënonin adoleshencën e tij, por synimi mbeti gjithmonë i njëjtë: të bëhej futbollist. Këtë e arriti në vitin 2005 me KF Liria, në vendlindje, përpara se të vazhdonte karrierën në Shqipëri te Teuta e Durrësit e Besa e Kavajës, derisa bëri hapin e madh në Turqi duke luajtur për Giresunspor, Genclerbirligi, Rizespor e Fenerbahce.
Ëndrra Botëror me Kosovën
Që nga viti 2008, asnjë lojtar i Mallorcës nuk kishte realizuar një het-trik; i fundit ishte Dani Guiza kundër Real Murcias.
Ishte pikërisht Vedat Muriqi ai që e theu këtë tabu ndaj Athletic Bilbaos, me një dedikim prekës për babain e tij: “Sikur të ishte gjallë, sot do ta festonte ditëlindjen. Djali im mban emrin e tij. Ai u nda nga jeta kur unë isha 7 vjeç”, tha Muriqi pas ndeshjes i emocionuar.
Mes objektivave të Muriqit, përveç mbijetesës me Mallorcën, është edhe ëndrra e Botërorit me Kosovën.
Kombëtarja, e drejtuar nga Franco Foda, në mars do të përballet me Sllovakinë për të luajtur më pas finalen e mundshme ndaj njërës mes Turqisë dhe Rumanisë.
Muriqi është pa dyshim njeriu simbol i Kosovës, si dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 32 gola.
Shifra lideri dhe gola vendimtarë, veçanërisht ai i shënuar në sekondat e fundit ndaj Greqisë, që i siguroi Kosovës një hap drejt kualifikimit në play-off.
Qoftë me Mallorcën apo me Kosovën, Vedat nuk ka ndërmend të ndalojë së ëndërruari. /Telegrafi/
Ndoshta nuk e kap dot majën, por gjithsesi është shumë pranë. Vedat Muriqi as nuk e kishte menduar se do të arrinte një nivel të tillë lavdie dhe suksesi në La Ligën e Spanjës, kur u largua si jo fort i pëlqyer nga Lacio e Serisë A.
Sulmuesi i Kosovës realizoi 3 gola në një ndeshje të vetme, në atë Majorka-Atletik Bilbao, duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij, e duke shtuar shpresën dhe mundësinë për mbijetesë në elitë.
I mbiquajturi “Pirati” realizoi një herë nga loja, pastaj pasi humbi penalltinë afër fundit të pjesës së parë për shifrat 2-1, dhe pas pushimit në 69’, këtë herë duke qenë i saktë nga 11 metra.
Ylli “dardan” ka 14 gola këtë sezon në kampionatin spanjoll, i dyti në garën e Këpucës së Artë në vend, 5 rrjeta prapa Kilian Mbapesë së Realit.
Në konkurrimin për Këpucën e Artë të Europës, Muriqi është I pesti me 28 pikë, pas 14 rrjetave, ndërsa Harri Kejn ka 42 pikë, Haland 40 dhe Mbape 38, me përkatësisht 21, 20 e 19 realizime.
“Marka” shkruan se arbitri Guzman Mansija i merr vëmendjen Muriqit, me dy penallti dhe dy kartonë të kuq.
“Muriqi dhe VAR-i lëshohen ndaj Etosë”, – titullon “AS”, – kosovari realizoi një hatrik për të fituar ndaj Atletikut!”
Futbollisti 31-vjeçar mori notë 8.8 për paraqitjen e shkëlqyer, por më I miri në fushë ishte një tjetër.
Pikërisht, portieri i Majorkës, Leo Roman, që mori notën 10 me yll për 7 pritje, nga të cilat pesë në zonën e rreptësisë.
Shqiptari nga Kosova po ashtu pritet të hyjë në historinë e Majorkës.
Tashmë, ai ka 48 gola në La Ligë, duke lënë pas Huan Arangon, e duke qenë vetëm 6 rrjeta prapa rekordmenit të klubit, sulmuesit të shquar kamerunas, Samuel Eto.
Në numrin total të golave, Muriqi ka 49 për Majorkën, i treti në renditjen e të gjitha kohëve në të çdo konkurrim, i lënë pas nga Eto me 70 dhe Prats me 59 rrjeta.
Vedat Muriqi është futbollisti i momentit te Mallorca, por edhe i javës padyshim në La Liga pas het-trikut ditën e shtunë ndaj Athletic Bilbao.
Futbollisti i RCD Mallorca, Vedat Muriqi, i cili shënoi një tregolësh në fitoren 3-2 kundër Athletic Club, ka konfirmuar se ndihet i lumtur në ishull dhe ka zbuluar se drejtori sportiv, Pablo Ortells, i kishte thënë se nuk do ta shiste.
“Jam i lumtur këtu, kam një kontratë dhe gjërat janë ashtu siç janë. Nëse një sulmues shënon shumë gola, natyrisht do të vijnë oferta, por unë jam i lumtur këtu dhe klubi ka vendosur për të ardhmen time", tha Muriqi pas ndeshjes, që shënoi tregolëshin e tij të parë me Mallorcën.
Reprezentuesi kosovar ka zbuluar edhe bisedën që kishte me drejtorin sportiv të Mallorcas.
“Fola me Pablo Ortells dy ditë më parë dhe i lashë vendimin në dorë të tij. I thashë se nuk mund të flisja për negociata sepse sapo kishim rinovuar kontratat tona. Nëse klubi do të shpëtohej nga paratë e shitjes sime, atëherë ai duhet ta vendoste, por ai tha jo dhe unë jam i lumtur këtu”, vazhdoi tutje Muriqi.
Prizrenasi shkëlqeu me tre gola ndaj Bilbaos dhe shprehet shumë i lumtur me golat e shënuar.
“Jam shumë i lumtur. E dija që isha në një seri të mirë, por kjo nuk mjaftonte për të fituar ndeshjet. Tregolëshi im i parë me Mallorcën dhe tre pikët e fituara janë edhe më të rëndësishme”.
“Gjatë gjithë javës kemi folur për këtë, kemi rikthyer atë që na ka munguar të gjithëve – një ekip që lufton për çdo top. Kështu fitohen ndeshjet. I dimë gabimet tona, dhe këto tre pikë do të na ndihmojnë të përmirësojmë renditjen tonë", përfundoi ylli dardan. /Telegrafi/
Vedat Muriqi shkëlqeu edhe një herë fort në La Ligën e Spanjës. Sulmuesi i Kosovës shënoi 3 gola në ndeshjen që skuadra e tij, Majorka, arriti ndaj Bilbaos. Muriqi realizoi në minutën e pestë, pastaj në minutën e 42-të dhe përfundimisht në minutën e 69-të.
Kjo, edhe pse humbi një penallti. Ylli “dardan” ishte njeriu që kaloi tri herë Majorkën në avantazh. Muriqi është kandidat për Këpucën e Artë në La Ligën e Spanjës, në vendin e dytë të renditjes me 14 gola.
Ylli dardan arriti që ta kompletojë het-trikun në pjesën e dytë, duke realizuar sërish nga pika e bardhë, kësaj radhe në minutën e 69-të për rezultatin 3-2.
Pas përfundimit të ndeshjes, bashkëlojtarët e tij e nënshkruan topin me të cilin Muriqi realizoi het-triku duke lënë edhe disa mesazhe.
Mes shumë mesazheve, bie në sy ai i Marash Kumbullës i cili i është drejtuar Muriqit në gjuhën shqipe duke i thënë “Ta hanksha zemrën”.
“Ja ku është. Të them të drejtën jam shumë i lumtur: ky është het-triku im i parë me Mallorcën. Tani synojmë edhe më shumë, por ky sukses është gjithashtu një dhuratë nga bashkëlojtarët e mi”.
“Për shumë gola të tjerë. Pa dyshim, Abdon. Hajde, pirati im! Të duam, Lato. Pirata, më i miri. Dhe pastaj Marash, në shqip: ta hanksha zemrën. Të dua Vedat dhe shumë mesazhe tjera, faleminderit”, ka thënë Muriqi pas lojës./Telegrafi/
Mallorca po avancon me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 20-të në La Liga.
Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë, ku autor i këtij goli ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi në minutën e pestë për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Sergi Darder.
Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët vetëm tre minuta më vonë ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Unai Gomez.
Në minutën e 42-të, vendasit fituan një penallti të cilën e shndërroi në gol sulmuesi kosovar për rezultatin 2-1, por kjo epërsi sërish nuk zgjati shumë pasi mysafirët edhe njëherë tjetër barazuan për 2-2 me Nico Williams.
Sulmuesi kosovar arriti që ta kompletojë het-trikun në pjesën e dytë, duke realizuar sërish nga pika e bardhë, kësaj radhe në minutën e 69-të për rezultatin 3-2.
Pas këtij tregolëshi, Muriqi shkon në kuotën e 14 golave në La Liga duke rivalizuar emra të mëdhenj në garën për Pichichi si Kylian Mbappe dhe Ferran Torres./Telegrafi/
Mallorca po luan baraz me rezultat 2-2 ndaj Athletic Bilbaos në një ndeshje që i përket javës së 20-të në La Liga.
Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë, ku autor i këtij goli ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi në minutën e pestë për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Sergi Darder.
Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët vetëm tre minuta më vonë ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Unai Gomez.
Ky gol i pësuar nuk e zmbrapsi Mallorcën, të cilët ia dolën ta rikthejnë eventualisht ta rikthejnë sërish epërsinë.
Në minutën e 42-të, vendasit fituan një penallti të cilën e shndërroi në gol sulmuesi kosovar për rezultatin 2-1, por kjo epërsi sërish nuk zgjati shumë pasi mysafirët edhe njëherë tjetër barazuan për 2-2 me Nico Williams.
Për Muriqin, ky ishte goli i tij i 13-të deri më tani në këtë edicion të garave në La Liga.
Vlen të theksohet që Muriqi tashmë ka 47 gola të realizuar me Mallorcën, duke tejkaluar kështu legjendën Juan Arango me 45 gola, ndërsa për objektiv tani ka vetëm Samuel Eto’o, i cili numëron plot 54 sosh./Telegrafi/
Ylli i Kosovës Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcas, për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë.
Sulmuesi nga Prizreni shënoi gol sërish në kampionatin spanjoll kundër Athletic Bilbaos, që ishte i 46-ti në fanellën e Mallorcas.
Kësisoj, Muriqi ka tejkaluar legjendën Juan Arango me 45 sosh, ndërsa për objektiv tani ka vetëm Samuel Eto’o, i cili numëron plot 54 sosh.
Edhe vetë faqja zyrtare e La Liga-s ka uruar “Piratin” për këtë arritje të jashtëzakonshme.
“Historike. Vedat Muriqi tejkalon Juan Arangon dhe bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Muriqi edhe vetë e ka pranuar se po synon t’ia thyejë edhe rekordin e Eto’o, kësisoj as nuk po e konsideron një largim nga Mallorca, aty ku është i padiskutueshëm në formacionin bazë./Telegrafi/
Mallorca po luan ndaj Athletic Bilbaos në një ndeshje që i përket javës së 20-të në La Liga.
Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë, ku autor i këtij goli ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi në minutën e pestë për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Sergi Darder.
Për Muriqin ky ishte goli i tij i 12-të deri më tani këtë sezon në La Liga, duke konfirmuar kështu formën spektakolare nëpër të cilën po kalon.
Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët vetëm tre minuta më vonë ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Unai Gomez.
Goal! A terrific long pass from Sergi Darder picks out an unmarked Vedat Muriqi inside the box. He has time and space to pick his spot and slams the ball into the bottom left corner. 1:0.
Mallorca po kalon në një formë jo aq të mirë pasi nuk ka asnjë fitore në tri takimet e fundit në kampionat.
Një fitore eventuale sot do të ishte një hap i madh për t’u larguar edhe më shumë nga zona e cila çon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll./Telegrafi/