Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

“Do fitosh 50 mijë €!”/ Detaje nga goditja e “Call Centera-ve” në Tiranë, si funksiononte rrjeti

By: Brisi
17 January 2026 at 13:02

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i përbashkët i SPAK, autoriteteteve italiane, dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në disa ambiente të marra me qira në Tiranë, lidhur me mashtrimet përmes call center-ave. Mësohet se deri tani janë arrestuar 10 persona, mes të cilëve një shtetas italian, ndërsa dy të tjerë, pronarët, janë […]

The post “Do fitosh 50 mijë €!”/ Detaje nga goditja e “Call Centera-ve” në Tiranë, si funksiononte rrjeti appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 16 January 2026Main stream

MINSK – Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave”

16 January 2026 at 16:01

MINSK, 16 janar /ATSH-AA/ – Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nënshkroi një dekret për të miratuar krijimin dhe funksionimin e bankave të kriptomonedhave në vend.

Vendimi synon të forcojë reputacionin e vendit në fushën e teknologjisë së informacionit.

Në Bjellorusi “bankat e kriptomonedhave” do të duhet të kombinojnë aktivitetet tradicionale bankare me transaksionet kriptomonedha, sipas dekretit.

Bankat e kriptomonedhave do të duhet të regjistrohen në Parkun e Teknologjisë së Lartë të Bjellorusisë (HTP) dhe të përmbushin rregulloren e dyfishtë të Bankës Kombëtare të vendit dhe HTP.

Mes sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, ka pasur një kërkesë në rritje për transaksione kriptomonedhash në rajon.   /os/

The post MINSK – Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Monedha digjitale/ Sejko në Vjenë: BSH po ndjek qasje të kujdesshme

By: xhir jeta
14 January 2026 at 15:01

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në punimet e Forumit të Vendeve të Evropës Qendrore   në Vjenë të Astrisë. Në fjalën e tij, Guvernatori u ndal në tre çështje kryesore: kthimin te bazat e politikës monetare dhe menaxhimin e goditjeve nga ana e ofertës; rolin e politikës monetare në mbështetjen e financimit të gjelbër; si dhe perspektivat e monedhës digjitale të bankës qendrore. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë arriti të përballojë me sukses goditjet inflacioniste të viteve 2022–2023, duke siguruar një kosto të ulët për rritjen ekonomike .

Sa i përket monedhës digjitale, ai theksoi se Banka e Shqipërisë po ndjek një qasje të kujdesshme dhe të mirëanalizuar, duke vlerësuar kostot, përfitimet dhe parakushtet e nevojshme për një zbatim të suksesshëm, në një mjedis me zhvillime teknologjike.

Gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve, Guvernatori theksoi rëndësinë e faktorëve vendas në përcaktimin e politikës monetare, si dhe nevojën për mbrojtjen e pavarësisë së bankave qendrore. Ai nënvizoi se procesi i integrimit evropian forcon kornizën institucionale dhe besueshmërinë e Bankës së Shqipërisë, duke garantuar stabilitetin afatgjatë ekonomik të vendit./abcnews.al

Siria prezanton kartëmonedha të reja, heqin imazhet e al-Assadit

30 December 2025 at 18:45


Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zbuloi kartëmonedhat e reja të vendit në një ceremoni në Damask të hënën, duke hequr imazhet e udhëheqësit të rrëzuar Bashar al-Assad dhe babait të tij Hafez al-Assad, në një ndarje simbolike me të kaluarën.

Monedha e re, e cila hyn në qarkullim më 1 janar, përmban prerje 10, 25, 50, 100, 200 dhe 500 funte siriane pas heqjes së dy zerove nga kartëmonedhat ekzistuese, transmeton Telegrafi.

Kartmonedhat e ridizajnuara shfaqin simbole bujqësore, duke përfshirë trëndafila, grurë, ullinj, portokallë dhe manash për të cilat njihet Siria, duke zëvendësuar imazhet politike.

Al-Shara tha se monedha e re shënon "fundin e një faze të mëparshme, dhe fillimin e një faze të re që populli sirian aspiron", sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë, SANA.

"Dizajni i ri i monedhës është një shprehje e identitetit të ri kombëtar dhe një largim nga nderimi i individëve", shtoi ai.

- YouTube www.youtube.com

Guvernatori i Bankës Qendrore, Abdul Qader Hosriya njoftoi se procesi i këmbimit valutor do të përfundojë brenda 90 ditëve, me një zgjatje të mundshme.

Një dekret presidencial i vitit 2025 i jep bankës qendrore autoritetin për të përcaktuar afatet dhe vendet për këmbimin e kartëmonedhave të vjetra.

Al-Sharaa theksoi se heqja e zeros nga kartëmonedhat do të lehtësojë transaksionet ditore, por në vetvete nuk do të thotë rimëkëmbje ekonomike.

"Ndryshimi i zeros dhe heqja e dy zeros nga monedha e vjetër në monedhën e re nuk do të thotë përmirësim i ekonomisë, por përkundrazi është më e lehtë të merresh me monedhën", tha ai.

"Përmirësimi i ekonomisë varet nga rritja e shkallës së prodhimit dhe ulja e shkallës së papunësisë në Siri, dhe një nga bazat e arritjes së rritjes ekonomike është përmirësimi i situatës bankare sepse bankat janë si arterie për ekonominë", shtoi ai.

Ai theksoi se faza e tranzicionit është "e ndjeshme" dhe "delikate", duke i kërkuar publikut të qëndrojë i qetë dhe të shmangë nxitimin për të shkëmbyer kartëmonedha të vjetra. /Telegrafi/


New Syrian banknotes issued by their Central Bank for the first time in over 5 decades do not feature any of the Asad’s family members on them and have a nice colored design with various plants native to Syria pic.twitter.com/v7RYR3w9ok
— Michael Elgort (@just_whatever) December 30, 2025

SHBA – Sipërmarrësi korean i kriptomonedhave dënohet me 15 vjet burg

13 December 2025 at 12:29

LONDËR, 13 dhjetor /ATSH/- Do Kwon, sipërmarrësi korean i kriptomonedhave dhe bashkëthemelues i “Terraform Labs”, është dënuar me 15 vite burg nga një gjykatë federale në Manhatan, pas akuzave për mashtrim të shkallës së lartë – që çuan në një humbje prej rreth 40 miliardë dollarësh, sipas “The Guardian”.

Gjatë seancës, gjyqtari Paul A. Engelmayer e quajti rastin “një mashtrim epik”, duke theksuar se Kwon kishte mashtruar investitorët që i kishin besuar kursimet e jetës.

Kwon, 34 vjeç, ka pranuar fajësinë për komplot dhe mashtrim me telekomunikacion, si dhe për deklarata të rreme mbi stablecoin-in “TerraUSD”, i cili duhej të mbante vlerën e 1 dollarit, por dështoi duke shkaktuar kolapsin e tregut.

Ai kërkoi ndjesë në gjykatë, duke iu referuar personave që kishin humbur shuma të mëdha, përfshirë një investitor që humbi deri në 500 mijë dollarë.

Prokuroria paraqiti prova të planeve të Kwon për të manipuluar vlerën e kriptomonedhave, duke kërkuar një dënim të rëndë – për shkak të dëmit të jashtëzakonshëm ekonomik.

Avokati i tij kërkoi një dënim 5-vjeçar, në mënyrë që ai të mund të ekstradohej në Korenë e Jugut, ku e prisnin akuza të tjera. Pas vuajtjes së gjysmës së dënimit në SHBA, ai mund të aplikonte për transferim.

“Në një proces të veçantë civil, Kwon ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 80 milionë dollarësh dhe t’i ndalohet çdo aktivitet në tregun e kriptomonedhave”, sipas marrëveshjes me Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë (SEC).

Rasti i tij shihet si një nga skandalet më të mëdha financiare në botën e kriptomonedhave. //a.i/

The post SHBA – Sipërmarrësi korean i kriptomonedhave dënohet me 15 vjet burg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mashtrim me kriptomonedha/ Tiranë, i morën një shqiptari 10 mijë euro, arrestohen dy kinezët

By: Rovena
21 November 2025 at 12:32

I morën një shtetasi shqiptar, nëpërmjet mashtrimit, kriptomonedhat nga llogaria kriptofinanciare, dhe nuk i dhanë vlerën e tyre (10 000 €), vihen në pranga 2 shtetas kinezë.

Si rezultat i hetimeve është identifikuar bashkëpunëtori i 2 shtetasve kinezë, posedues i llogarisë kriptofinanciare në Hong Kong, ku u transferuan kriptomonedhat e shtetasit shqiptar.

Vihen në hetim shtetasi që u mashtrua, si dhe 2 shtetas të tjerë, për përfshirje në mënyrë të kundërligjshme, në këtë aktivitet financiar.

Sekuestrohen 10 000 euro që kishin siguruar 2 të arrestuarit, për të mashtruar shtetasin shqiptar, që të bënte transaksionin, si dhe 5 celularë.

Si rezultat i punës hetimore dhe operative të kryer me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kibernetike dhe rasteve të mashtrimit të qytetarëve në këtë fushë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Scam platform”, gjatë të cilit: -u arrestuan shtetasit kinezë, X. Zh., 20 vjeç dhe X. Zh., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë; -u proceduan penalisht shtetasit A. S., 30 vjeç, J. Sh., 30 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tregu i kriptomonedhave në krizë, bie Bitcoin, 1 trilion dollarë të humbur

By: Ela
20 November 2025 at 09:50

Kriza e madhe e kriptomonedhave e vitit 2025 hyri në një fazë të re të mërkurën, ndërsa Bitcoin ra në nivelin e tij më të ulët në shtatë muaj, duke zgjeruar humbjet prej më shumë se 1 trilion dollarësh në të gjithë botën e aseteve dixhitale. Kriptomonedha më e madhe ra në 88,522 dollarë, me […]

The post Tregu i kriptomonedhave në krizë, bie Bitcoin, 1 trilion dollarë të humbur appeared first on BoldNews.al.

BSH nxjerr në shitje 500 copë të monedhës përkujtimore të 100-vjetorit të saj

17 November 2025 at 21:28

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në shitje për publikun 500 copë të monedhës përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të saj.

Monedha, e prodhuar në një seri të limituar prej vetëm 500 copësh, është e disponueshme për shitje pranë Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Erinda Çaushi, përgjegjëse e sektorit të Komunikimit në Bankën e Shqipërisë, theksoi për Geek Room Media se qëllimi i këtij emetimi ka qenë të bashkojë artin me historinë monetare, duke ofruar një simbol të prekshëm për këtë jubile të rëndësishëm.

Monedha prej argjendi është dizenjuar nga Brikena Berdo, dhe procesi nga ideimi deri te stampimi ka zgjatur tre vite pune intensive.

Ajo pasqyron historinë 100-vjeçare të Bankës së Shqipërisë duke përfshirë në njërën anë tre institucionet kryesore që përfaqësojnë periudhat e ndryshme të BSH. Ndërsa në anën tjetër gjendet portreti i një djali me veshje popullore të Shqipërisë së Mesme, si në kartëmonedhën e parë të vitit 1926 dhe portreti i atdhetarit dhe poetit Asdreni, i konfiguruar nga kartëmonedha 10 000 lekëshe, emetimi më i fundit i BSH.

Në pjesën anësore të monedhës është gdhendur saktësisht shifra 100 vjet BSH, duke e bërë atë një thesar të vërtetë për koleksionistët dhe dashamirësit e dizajnit.

Çaushi nënvizoi se emetimi i kësaj monedhe përkujtimore është pjesë e një programi të gjerë të Bankës së Shqipërisë për të festuar një shekull veprimtarie dhe për të ndërthurur dimensionin artistik me vlerat historike të institucionit.

Monedha përkujtuese e 100-vjetorit tashmë është e disponueshme për publikun dhe përfaqëson një vepër arti dhe histori monetare unike.

/r.e/a.f/

The post BSH nxjerr në shitje 500 copë të monedhës përkujtimore të 100-vjetorit të saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Analistët presin rënie të çmimit të Bitcoin në afatshkurtër dhe rritje rekord në afatgjatë

By: admin
8 November 2025 at 16:16

Bitcoin ka rënë me 20 përqind nga niveli i tij maksimal në tetor prej 126,000 dollarësh, duke rënë nën 100,000 dollarë dhe po tregtohet me 102,569.6 dollarë. Analistët paralajmërojnë për një rënie afatshkurtër të Bitcoin, por ata gjithashtu paralajmërojnë se ai do të vazhdojë të thyejë rekorde rritjeje në afat të gjatë, transmeton Albeu.com.

Sot Bitcoin, kriptomonedha më e tregtuar në treg, po tregtohet me 102,569.6 dollarë, një rritje prej 2.14 përqind krahasuar me dje.

Bitcoin ka fituar 2,148.3 dollarë në një ditë.

Pavarësisht kësaj rritjeje, analistët paralajmëruan se “Tregu është ende në një fazë korrigjimi dhe rënia mund të zgjasë për disa javë të tjera.”

Sipas analistëve të Wall Street, arsyeja kryesore për rënien janë vëllimet e mëdha të shitura nga investitorët e hershëm.

Analistët tregojnë se investitorët afatgjatë kanë shitur mbi 1 milion Bitcoin që nga fundi i qershorit.

RREZIKU AFATSHKURTËR I RRËNIES: MUND TË BIE NË 70,000 DOLLARË

CEO i 10X Research, Markus Thielen, theksoi rrezikun e një rënieje të mëtejshme afatshkurtër të Bitcoin, duke thënë: “Tregu është ende i dobët. Mund të kemi edhe disa javë kohë para se të gjejmë një mundësi blerjeje. Ekziston një hendek i konsiderueshëm nën 93,000 dollarë; nëse shitja intensifikohet, çmimi mund të bjerë në 70,000 dollarë”.

RËNIA KA PËRFUNDUAR: MUND TË SHKOJË 170,000 DOLLARË

Sipas analizës së JPMorgan, rënia e ndjeshme e përjetuar në tetor ka mbaruar kryesisht.

Nikolas Panigirtzoglou, një nga drejtuesit e bankës, deklaroi se rritja e paqëndrueshmërisë në tregun e arit i ka shtyrë investitorët të kthehen te Bitcoin, duke shtuar, “Kjo do të thotë që Bitcoin mund të rritet në 170,000 dollarë në 6-12 muajt e ardhshëm.”

Ndërsa ekspertët besojnë se Bitcoin është ende në një fazë korrigjimi, pritjet e tregut tregojnë potencialin për rimëkëmbje në periudhën e ardhshme.

Albeu.com ju sugjeron tre platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance, gate.com dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /albeu.com/

The post Analistët presin rënie të çmimit të Bitcoin në afatshkurtër dhe rritje rekord në afatgjatë appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

1 November 2025 at 13:39

“Mbreti” i kriptomonedhave të falimentuar “Thodex”, Faruk Fatih Özer është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë. Lajmi u konfirmua nga transmetuesi shtetëror TRT, sipas të cilit po zhvillohet një hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Ozer […]

The post U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli appeared first on BoldNews.al.

Amerika në kërkim të sistemit të ri financiar global: Nga Bretton Woods te Epoka e Kriptomonedhave

By: admin
29 October 2025 at 00:26

Nga Enri Çeno

Historia financiare e Shteteve të Bashkuara tregon se ky shtet din gjithmonë të reagojë me kreativitet kur përballet me kriza strukturore. Në vitin 1971, administrata e presidentit Richard Nixon shpalli fundin e sistemit të Bretton Woods – marrëveshjes globale pas Luftës së Dytë Botërore që e lidhte dollarin me arin.

Me këtë lëvizje, SHBA krijoi një rend të ri financiar botëror, të bazuar në bonot shtetërore amerikane.

Për gati pesë dekada, ekonomia globale u mbështet mbi këtë arkitekturë: bankat qendrore blinin borxhin e Shteteve të Bashkuara dhe kështu dollarit iu garantua roli suprem si valutë rezervë ndërkombëtare.

Mirëpo pas vitit 2020, besimi në këtë mekanizëm filloi të lëkundet. Shumë banka qendrore, sidomos nga vendet në zhvillim, nisën gradualisht të ulin ekspozimin ndaj bonove amerikane dhe të rrisin rezervat në ar.

Kjo tregon një dyshim në rritje ndaj qëndrueshmërisë së borxhit të SHBA-së si bazë e sigurt për sistemin financiar global.

Simbolikisht, në vitin 2025 ari ka tejkaluar bonot e Thesarit Amerikan si aktivi kryesor rezervë në nivel botëror – duke përmbysur një prirje mbi 40-vjeçare.

Në këto kushte, sistemi pas-1971 po bëhet gjithnjë e më pak efektiv. SHBA, për të ruajtur rolin e saj udhëheqës, duhet të ndërtojë një arkitekturë të re financiare. Dhe tashmë duket qartë se ky projekt i ri po ngrihet mbi teknologjinë e kriptomonedhave dhe stablecoin-eve.

Ndryshe nga vitet ’70 kur financat globale u ngritën mbi borxhin shtetëror, në dekadën e ardhshme sistemi financiar amerikan synon të mbështetet te monedhat dixhitale të garantuara nga borxhi i qeverive të G7-s dhe të funksionalizuara përmes bllokçein-it.

Bankat më të mëdha amerikane, si JPMorgan Chase, janë tashmë në proces të pranimit të kriptomonedhave si kolateral për kreditim, përfshirë atë hipotekor.

Sekretari aktual i Thesarit, Scott Bessent, ka paralajmëruar një transformim monumental: stablecoin-et pritet të kthehen në një klasë aktivi prej 3 trilionë dollarësh deri në vitin 2030.

Po ashtu, planifikohet zëvendësimi i tregut eurodollar – aktualisht me vlerë 13 trilionë dollarë – me stablecoin-e të garantuara 100% nga borxhi i SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Përveç bankave, edhe gjigantët teknologjikë globalë me miliarda përdorues do të adoptojnë stablecoin-et amerikane në transaksionet ndërkombëtare. Kjo do të bëjë që këto monedha dixhitale të qarkullojnë globalisht si dollarë të rinj virtualë.

Me rritjen e pranimit të tyre si mjet pagese, kompanitë e mëdha do t’i mbajnë stablecoin-et si asete në bilancet e tyre dhe do t’i përdorin si garanci për huamarrje – duke zgjeruar edhe më tej likuiditetin global në USD dixhitale.

Në këtë sistem, stablecoin-i nuk është gjë tjetër veçse borxh shtetëror i tokenizuar në bllokçein. Rritja e volumit të kësaj teknologjie financiare pritet të ndikojë drejtpërdrejt pozitivisht mbi Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera të decentralizuara – të cilat mund të përfitojnë në mënyrë eksponenciale.

Aktualisht, tregu i kriptove arrin rreth 4 trilionë dollarë, por pritet të kalojë 40 trilionë brenda dekadës së ardhshme dhe të kapërcejë 100 trilionë dollarë në fazat vijuese.

Ndërkohë, aktorët tradicionalë që dikur financonin borxhin amerikan janë larguar nga skena: vendet eksportuese të naftës të Gjirit, fuqitë industriale si Japonia dhe Gjermania, si dhe Kina që dikur mbante triliona dollarë në bono. Por SHBA vazhdon të ketë deficite buxhetore mbi 2 trilionë dollarë në vit – ekuivalente me nevojën për dy “Kina” të reja në çdo vit.

Në këtë kontekst, Amerika po kërkon një mekanizëm të ri për të ricikluar deficitin e saj përmes dixhitalizimit të dollarit dhe eksportit të tij si infrastrukturë financiare globale. Epoka e re nuk do të jetë thjesht një luftë mes valutave, por një garë për dominimin e protokolleve financiare të së ardhmes.

Në fund, transformimi që po ndodh nuk është vetëm ekonomik, por gjeopolitik: kush kontrollon sistemin e ri financiar, kontrollon edhe rendin e ri botëror.

Tre platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance, gate.com dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /hashtag.al

The post Amerika në kërkim të sistemit të ri financiar global: Nga Bretton Woods te Epoka e Kriptomonedhave appeared first on Albeu.com.

PARIS – Një tjetër grabitje në një muze francez, vidhen 2 000 monedha ari dhe argjendi

23 October 2025 at 20:14

PARIS, 23 tetor /ATSH/ – Të paktën 2 000 monedha ari dhe argjendi me vlerë rreth 90 000 euro u vodhën gjatë një bastisjeje në një muze tjetër francez – vetëm disa orë pas vjedhjes së guximshme të disa prej xhevahireve të kurorës franceze në Luvër në Paris, shkruan BBC.

Incidenti ndodhi në një muze kushtuar filozofit francez Denis Diderot në Landres, Francën verilindore, të dielën në mbrëmje.

Kur Maison des Lumières (Shtëpia e Iluminizmit) u hap të martën, punëtorët vunë re një vitrinë të thyer dhe ngritën alarmin.

Kjo është e fundit në një seri grabitjesh të kohëve të fundit në institucione kulturore në të gjithë Francën.

Monedhat e vjedhura datojnë nga viti 1790 deri në vitin 1840 dhe janë pjesë e koleksionit privat të qytetit, pasi u zbuluan në vitin 2011 gjatë punimeve të rinovimit në ndërtesën që tani strehon muzeun, sipas mediave lokale.

Muajin e kaluar, kriminelët hynë me forcë në Muzeun e Historisë Natyrore të Parisit, duke vjedhur gjashtë copëza ari me vlerë rreth 1.5 milion euro. /os/

The post PARIS – Një tjetër grabitje në një muze francez, vidhen 2 000 monedha ari dhe argjendi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Steve Jobs do të ketë figurën e tij në monedhën e tij prej një dollari në vitin 2026

17 October 2025 at 09:40


Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Steve Jobs, bashkëthemeluesi vizionar i Apple Inc., do të përjetësohet në një monedhë përkujtimore prej 1 dollari amerikan si pjesë e Programit Amerikan të Inovacionit 2026.

Nderi, i cili njeh ndikimin teknologjik të shtetit të tij të lindjes, Kalifornisë, çimenton trashëgiminë e Jobs si një figurë që riformësoi thellësisht teknologjinë dhe kulturën globale, transmeton Telegrafi.

Dizajni i monedhës është një nderim i menduar për filozofinë e Jobs. Ajo paraqet një imazh të Jobsit të ri të ulur këmbëkryq përpara kodrave të mbuluara me lisa të Kalifornisë Veriore.

"Qëndrimi dhe shprehja e tij, ndërsa ai kapet në një moment reflektimi, tregojnë se si ky mjedis frymëzoi vizionin e tij për të transformuar teknologjinë komplekse në diçka aq intuitive dhe organike sa vetë natyra", u tha nga organet kompetente.

Kjo skenë e qetë, pa asnjë markë korporative, simbolizon dëshirën e tij për ta bërë teknologjinë të ndihet aq intuitive dhe organike sa vetë natyra. Monedha është e gdhendur me citatin e tij të famshëm, "Bëj diçka të mrekullueshme", dhe e identifikon atë si inovatorin që përfaqëson Kaliforninë.

Jobs, karriera e të cilit përfshinte revolucionin e informatikës personale (Macintosh, Apple II) dhe industrinë e muzikës (iPod, iPhone), i bashkohet një grupi të nderuarish të vlerësuar.

Monedhat e Inovacionit 2026 do të nxjerrin në pah gjithashtu përparime si Superkompjuteri Cray-1 dhe zhvillimi i Ftohjes Mobile.

Monedhat me edicion të kufizuar, të cilat nuk janë të destinuara për qarkullim të përgjithshëm, do të jenë në dispozicion për blerje me 13.25 dollarë amerikanë secila në faqen e internetit të U.S. Mint, duke i bërë ato një koleksion shumë të kërkuar për entuziastët e teknologjisë dhe numizmatët. /Telegrafi/

Nga “cash” në “crypto”, trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët

By: Ela
16 October 2025 at 08:57

Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha ndërkohë që paralelisht po përdorin rrjetin Dark Web për aktivitetin e tyre në një tentativë për të humbur gjurmët. Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 nënvizohet se avancimi teknologjik sëbashku me të mirat që sjell kur përdoret për aspektet pozitive […]

The post Nga “cash” në “crypto”, trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët appeared first on BoldNews.al.

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

30 September 2025 at 18:50

Banka italiane UniCredit dhe ajo austriake Raiffeisen Bank International kanë njoftuar se, së bashku me shtatë banka të tjera europiane, do të themelojnë një kompani që do të emetojë një kriptovalutë “të denominuar në euro” dhe të mbuluar me asete tradicionale financiare. Përveç UniCredit dhe Raiffeisen Bank International, grupi përfshin edhe bankën belge KBC, bankën […]

The post Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: D Marku
26 September 2025 at 08:38

Sot, më 26 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.6 lekë.

Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.9 lekë.

Miratohet ndërtimi i dy centraleve fotovoltaike në Ersekë dhe Fier

Paundi britanik blihet me 110 lekë dhe shitet me 111.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 58.9 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Disa monedha të rralla britanike “mund t'ju bëjnë të pasur”, njëra prej tyre shitet për 2,000 funte

25 September 2025 at 21:36


Disa monedha të zakonshme mund të jenë më të vlefshme sesa duket.

Për shembull, sipas mediave britanike, versionet e rralla të monedhave 50p mund të arrijnë çmime të konsiderueshme tek koleksionistët.

Për shembull, disa monedha të lojërave olimpike ose të serive speciale mund të shiten për qindra ose edhe mijëra funte.

Monedha 50p “Aquatics” nga koleksioni i famshëm i Lojërave Olimpike të Londrës 2012 është gjithashtu shumë e kërkuar.

Disa kopje të versionit origjinal, që përmbajnë një gabim unik, besohet se kanë hyrë në qarkullim.

Nëse e keni këtë monedhë, vlera e saj mund të arrijë deri në £2,000 (rreth 2,300 euro).

Vlera e monedhës zakonisht varet nga rrallësia dhe gjendja e saj.

Ekspertët këshillojnë të mos pastroni monedhat dhe të kontrolloni autenticitetin e tyre përpara se t’i shisni.

Shitja mund të bëhet përmes tregtarëve të monedhave, ankandeve ose platformave online për të marrë një çmim të drejtë. /Telegrafi/

Çifti britanik bën një zbulim të habitshëm me vlerë 230 mijë funte ndërsa pastronte barërat e këqija në kopshtin e tyre

25 September 2025 at 13:16


Një çift është i lumtur që vendosi të heqë barërat e këqija, pasi gjeti monedha ari me vlerë 230,000 funte në kopshtin e tyre.

Burri dhe gruaja zbuluan grumbullin prej 70 monedhash Tudor në grumbuj dheu argjilor në kopshtin e shtëpisë së tyre në periferi të Hampshire të Anglisë.

Pasi fshinë baltën dhe i vendosën monedhat në tarracë, ata kuptuan se monedhat e arit ishin në një gjendje të jashtëzakonshme ruajtjeje. Ato tani do të shiten në ankand në Zvicër.

Monedhat më të hershme datojnë që nga mbretërimi i Mbretit Henry VI në vitet 1420, megjithëse një numër i madh janë nga vitet 1530 dhe mbretërimi i Henry VIII.

Disa përmbajnë inicialet e dy grave të Henry-t, Catherine of Aragon dhe Jane Seymour. Vendi i gjetjes është Milford-on-Sea, Hants, i cili është afër Manastirit historik Christchurch.

Mendohet se thesari është varrosur për ruajtje nga një klerik kishtar tepër i pasur, gjatë kohës së shpërbërjes së manastireve dhe prioriteve katolike nga Henri VIII.

Çifti, i cili ka kërkuar të mos identifikohet nga frika se gjuetarët e thesareve mund të vijnë në rrugën e tyre të qetë, i njoftuan autoritetet për gjetjen e tyre në vitin 2020.

Edhe pse thesari u shpall thesar në atë kohë, më vonë u mohua dhe iu kthye çiftit pasi asnjë muze apo institucion nuk ishte në gjendje ta blinte atë për shkak të Covid.

Monedhat tani do të dalin në ankandin e David Guest Numismatics në Cyrih. Ato po shiten individualisht, por vlerësimi i përgjithshëm për to është 230,000 funte.

Zakonisht me thesaret e monedhave, gjetësit duhet të ndajnë të ardhurat me pronarin e tokës, por në këtë rast gjetësit janë pronarët e tokës.

Shitësit thuhet se janë 'të ngazëllyer' për shitjen, e cila do të jetë si një fitore në lotari për ta. /Telegrafi/

Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave – por me çfarë çmimi?

By: Ela
19 September 2025 at 10:39

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe famlija e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda me sipërmarrje kripto duke përfituar nga influenca e Trumpit në tregun me më pak rregulla. Meqënëse djemtë e Trumpit drejtojnë sipërmarrjen, kritikët vërejnë një përzierje shqetësuese të pushtetit presidencial dhe përpjekjeve personale për përfitim. Nga […]

The post Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave – por me çfarë çmimi? appeared first on BoldNews.al.

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

19 September 2025 at 09:22
red and blue light streaks

La Bontà është një restorant me stil italian, i vendosur buzë bulevardit të palmave në Lushnjë, një pikë takimi për familjet që kalojnë të dielat bashkë dhe për të rinjtë që ndalen gjatë javës për një kafe ‘espresso’. Përveç picave dhe pjatave me makarona dhe salcë domateje, në fund të muajit gusht, restoranti filloi të […]

The post Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha appeared first on Reporter.al.

❌
❌