Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar

25 December 2025 at 08:02

Në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, mbrëmjen e së hënës në prag të Krishtlindjes, pak besimtarë katolikë mblidhen për meshën e pasdites. Pranë hyrjes, një instalacion i thjeshtë me dru dhe kashtë rikrijon në miniaturë skenën e lindjes së Krishtit, një kujtesë e qetë e një historie të përsëritur brez pas brezi. […]

The post Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar appeared first on Reporter.al.

Letra e mbesës së Hasan Prishtinës, për Enver Hoxhën: Këtu nuk mund të jetoj

11 December 2025 at 11:19


Një dokument i rrallë i vitit 1949, rikthen në vëmendje historinë tronditëse të Elma Prishtinës, mbesës së personalitetit të njohur, ish-kryeministrit të Shqipërisë, patriotit të njohur, Hasan Prishtina. E bllokuar në Shqipëri pa familje, pa pasuri dhe pa të drejtë largimi, Elma i shkroi personalisht kryeministrit Enver Hoxha, një letër të gjatë dhe të dhimbshme, duke kërkuar vetëm një gjë: të largohej nga vendi ku nuk kishte asnjë njeri dhe ku nuk mund të mbijetonte.

Historia e Elma Prishtinës nis më 1939, kur babai, Ymer Prishtina - vëllai i Hasan Prishtinës - e solli në Shqipëri pak para shpërthimit të luftës italo-greke. Me origjinë nga Selaniku dhe me shtetësi greke, ai u detyrua të merrte shtetësinë shqiptare gjatë luftës. Por, vdiq në fund të vitit 1942, duke e lënë Elmën vetëm, të pambrojtur dhe pa asnjë të afërm në vend.

Pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, Elma mbeti në Shqipëri si shtetase e huaj me dokumente të rregullta. Ndërsa familjarët e thërrisnin nga Turqia, ajo mori një leje-kalimi, shiti gjithçka që kishte dhe u përgatit të largohej. Por, rruga iu mbyll në minutën e fundit: konsullata jugosllave nuk ia dha vizën e transitit.

E bllokuar dhe pa asnjë mjet jetese, ajo iu drejtua vetë Enver Hoxhës në shtator të vitit 1949, duke i lutur që t’i shtynte afatin e lejes dhe t’i mundësonte ikjen përmes Italisë. Kërkesa nuk u aprovua kurrë. Fati i Elma Prishtinës u bashkua me qindra të tjerë të cilët regjimi komunist, në fuqi, nuk i lejoi të largoheshin nga vendi.

Më poshtë është letra e saj origjinale, një prej dëshmive më të rralla të asaj kohe - një zë i brishtë i mbetur në duart e një regjimi të pamëshirshëm.

***

Gjeneralkolonel Enver Hoxhës
Tiranë

E nënshkruara Elma Prishtina, shtëpiake dhe banuese në “Lagjen ‘Misto Mame’”, “Rruga ‘Bajram Curri’” Nr. 419, marr nderin me ju parashtrua sa më poshtë:

Baba jem i ndjeri Ymer Prishtina, vëllai i të ndjerit Hasan Prishtina, mbas ikjes së Zogut nga Shqipnija në muajin gusht të vitit 1939, më mori dhe mua vajzën e tij të vetme dhe ardhëm këtu për një vizitë, mbas shumë vjet mërgimi; dhe, mbasi filloi lufta kundër Greqisë, baba i jem, i cili kishte shtetësi greke, mbase jetonim në Selanik ku kemi edhe pasurinë tonë, u shtrëngua të marrë shtetësinë shqiptare, porse në fund të vitit 1942 vdiq, e kështu unë mbeta vetëm dhe nuk pata mundësi që të shkonj, mbasi ra Greqia, sepse isha një vajzë e re pa njeri të afërm t’imin.

Kur hyri Partia këtu unë vazhdova që të qëndroj si shtetase e huaj, siç rezulton edhe nga leje-qëndrimi për të huaj që kam në dorë.

Mbasi pra në këto kohët e fundit njerëzit e minj që kam në Turqi më kanë kërkuar që të shkonj atje, kërkova rregullisht një leje-kalimi, e cila dhe m’u dha porse nuk munda që të shkonj, sepse Konsullata Jugosllave nuk më mbante vizën që të kaloja nëpër Jugosllavi.

Në këtë ndërkohë unë, tue shpresue se do të shkonja shita të gjitha plaçkat e mia dhe sot kam mbet pa asnjë gjë. Me qenë pra se jam një copë vajzë, që nuk di as gjuhën shqipe, mbasi kam le në Selanik. Dhe, meqenëse tash kam mundësi që të shkonj në Turqi më anë të Italisë.

Prandaj, marr nderin t’ju lutem të kini mirësinë të merrni masat e duhuna që të më shtohet leja e lejekalimit dhe të më vizitohet e kështu të mundem të shkonj sa pa zënë dimni e të vetë pranë njerëzve të minj e të shpëtonj jetën, mbasi këtu nuk kam kurrsesi mundësi që të jetoj.

Tiranë, më 5.XI.1949
Me nderime
Elma Prishtina

/ Memorie.al/

Mes satirës dhe glorifikimit, videot AI mbi komunizmin ngrenë shqetësime etike

26 November 2025 at 07:41

Për ata që e kanë jetuar periudhën e regjimit komunist, imazhet simbolike që mund t’u vijnë ndërmend lidhen me radhët e gjata në të gdhirë për qumësht apo vajguri, grumbullimet e njerëzve në furrat e bukës apo dyqanet thuajse bosh në fund të viteve ’80. Bashkë me postulatet propagandistike apo vetë figurën e diktatorit Enver […]

The post Mes satirës dhe glorifikimit, videot AI mbi komunizmin ngrenë shqetësime etike appeared first on Reporter.al.

“Si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”, Rama nervozohet me komentuesin: Je idiot

By: Ela
14 November 2025 at 18:35

Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorët e Njësisë nr. 2 në Tiranë, ku foli për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë, por një qytetar e ka konsideruar mbledhjen “si mbledhjet e xhaxhi Enverit, poshtë komunizmi”. Teksa po lexonte komentet nga qytetarët në Facebook, Rama u irritua kur pa qytetari kishte shprehur mendimin […]

The post “Si mbledhjet e Enverit, poshtë komunizmi”, Rama nervozohet me komentuesin: Je idiot appeared first on BoldNews.al.

“Hiqni dorë nga mbrojtja e krimit”, Kasmi-Kaprit: E gjykojmë Enverin për çdo gjë, por jo në marrëdhënie me Kosovën

By: Rovena
10 November 2025 at 21:13

Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmjen e kësaj të hëne në emisionin “Real Story” në ABC News mes deputetit dhe studiuesit Erald Kapri dhe historianit Marenglen Kasmi, lidhur me rolin e Enver Hoxhës dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën gjatë periudhës komuniste.

Kapri akuzoi Kasmin për “mbrojtje të krimit”, ndërsa ky i fundit e cilësoi këtë si një keqinterpretim të historisë. “Hiqni dorë nga mbrojtja e krimit”, deklaroi Kapri, ndërsa Kasmi iu përgjigj se “krimi nuk mbrohet”, por se “nuk duhet të përsëriten teza të historiografisë jugosllave që synonin përçarjen e shqiptarëve”.

Ai shtoi se Enver Hoxha mund të gjykohet për shumë krime dhe vrasje brenda vendit, por jo për marrëdhëniet me Kosovën, të cilat sipas tij “kanë qenë ndër më të mirat në historinë moderne shqiptare”.

Marenglen Kasmi: Jo vetëm Nexhmija, por ishte detyrim për pjesën e madhe të administratës anëtarësimi, po kjo është çështje tjetër. Çështja është këtu, mua e di për çfarë s’më vjen mirë, qoftë edhe diskutimi që po bëhet këtu sot, sepse po risjellim në mënyrë të përsosur teza të historografisë jugosllave që synimin kryesor e kanë armiqësimin e shqiptarëve me njëri tjetrin, teza të cilat kanë gjetur një amplifikim të çuditshëm pas viteve 1990 dhe mendojnë se duke e implikuar dhe goditur Enver Hoxhën, me këtë gjë mendojnë se do e bëjnë Enver Hoxhën më të keq në sytë e shqiptarëve. O Erald…

Erald Kapri: Hiqni dorë nga mbrojtja e krimit.

Marenglen Kasmi: Krimi nuk mbrohet more, nuk mbrohet krimi, por mos i bjer tavolinës kot. Dëgjo këtu, se ke boshllëqe në histori.

Erald Kapri: Unë kam boshllëqe ëë, deri në 1948 ishin çuna të mirë jugosllavët pastaj u bënë armiqtë e Shqipërisë.

Marenglen Kasmi: Dëgjo mor dëgjo këtu se ke nevojë të dëgjosh po ta them përsëri dhe jam duke thënë që teza e historografisë jugosllave për të përçarë shqiptarët është e dhimbshme që të aplifikohen me të pavërteta historie kështu si sot. Këto nuk e bëjnë Enver Hoxhën më të mirë, sikurse nuk e bëjnë as më të keq sepse është historia. Hajde ta gjykojmë Enver Hoxhën për të gjitha krimet vrasjet që kanë ndodhur këtu, por jo në marrëdhënie me Kosovën, e përsëris me bindje shkencore, sa është bërë për Kosovën gjatë periudhës së socializmit nuk është bërë as sot. Kanë një dallim vitet 45-48, por ka një dallim se histori flitet me periudha, dhe pas vitit 1980, sidomos 81 e mbrapa hapi dokumentet dhe shikoje pak se cilat janë qëndrimet. Kjo përsëri nuk e bën sistemin e diktaturës në Shqipëri më të mirë a më të keq, se nuk gjykohet kështu në histori, merremi tani me ky ishte këtu ky ishte atje. O zotëri, do bëjmë analizë historike apo jo? Nëse ke ardhur si historian fol si i tillë mos hidh shashka parlamenti.

Erald Kapri: Nëse do heqim ne përgjegjësinë e shtetit shqiptar në masakrën e Tivarit, atëherë në rregull.

Marenglen Kasmi: Jo mor jo është pasojë e vrasjes së Miladin Popoviçit drejtpërdrejtë.

Kapri: E kemi studiuar shumë pak Enver Hoxhën. Kasmi: Duhet analizë e gjithë sistemit, të mos manipulohen gjërat

By: Rovena
10 November 2025 at 20:58

Në emisionin “Real Story” në ABC News u zhvillua një debat mbi figurën historike të diktatorit Enver Hoxha dhe mënyrën se si ai është trajtuar nga historiografia shqiptare. Gazetari dhe studiuesi Erald Kapri theksoi se periudha e diktaturës dhe vetë roli i Enver Hoxhës në mekanizmin e dhunës shtetërore nuk janë studiuar mjaftueshëm.

Nga ana tjetër, historiani Marenglen Kasmi nënvizoi se, ndonëse është e nevojshme të vazhdojë studimi i periudhës komuniste, debati nuk duhet të fokusohet nëse Enver Hoxha ishte apo jo diktator, pasi kjo tashmë dihet. Sipas tij, rëndësi ka të bëhet një analizë e thellë dhe e paanshme e gjithë sistemit, përfshirë dimensionet politike, shoqërore dhe ekonomike. “Nëse nuk i rrijmë të vërtetës historike dhe e manipulojmë atë, rrezikojmë që shumë gjëra të përsëriten,” theksoi Kasmi.

Debati në “Real Story” solli në vëmendje nevojën për një qasje më të balancuar dhe shkencore ndaj studimit të periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri, duke shmangur politizimin dhe ekstremizmin në interpretimin e së kaluarës.

Erald Kapri: I kthehemi thelbit. Unë besoj që Enver Hoxha, është studiuar shumë pak. Unë mendoj që ne duhet të merremi shumë me Enver Hoxhën. Jemi marrë 50 vite, 30 vite, nuk mjafton. Ka shumë gjëra, dritëhije që duhen studiuar nga Enver Hoxha. Për mua që jam marrë, sa jam marrë, ende nuk është zbardhur gjithë mekanizmi i krimit gjatë diktaturës. Ka ende shumë përgjigje. Përshembull, ju ngritët pyetjen firmoste apo nuk firmoste Enveri se ka qenë Stalini, Stalini nuk firmoste përshembull vepronin të tjerët, ky çfarë bënte? Si e drejtonte? Si e kishte mekanizmin e dhunës? Si funksiononte Sigurimi i Shtetit? Ku ishtë roli i tij? Pra të gjitha këto elemente janë ende të pazbardhura.

Marenglen Kasmi: Biem dakord që ka shumë për të studiuar jo vetëm për të, por edhe për sistemin në tërësi dhe kjo nuk është ndonjë veçori edhe është cikël historik. Shkenca historie kështu funksionon. Por po ashtu duhet theksuar që këtu nuk shtrohet çështja e sistemit dhe nëse ishte apo jo Enver Hoxha diktator, ndërkohë që ai diktaturën e proletariatit e mbajnë mend të gjithë në çdo mur të shkruar. Dhe po ashtu nuk shtrohet çështja që ne duhet ta përmendim apo jo. Çështja shtrohet që duhet të bëjmë një analizë të plotë sa i përket të gjithë sistemit. Dimensioni politik ku brenda këtij dimensioni politik, dhuna, vrasja, përndjekja sigurisht që është dimensioni më i rëndësishëm dhe që për hir të të vërtetës jo është studiuar këto 35 vjet por kam përshtypjen se edhe është tejkaluar ndonjëherë në pikëpamje të të vërtetës historike çka do të kthehet në një boomerang shumë të keq kur të vijë puna që të ftohen gjëra ende më shumë. Sepse nëse nuk i rrijmë të vërtetës, nëse e shtojmë e manipulojmë të vërtetën sikurse ndodh rëndomë rreziku është shumë i madh që të përsëriten përsëri shumë gjëra, sepse do jenë të pabesueshme. Por ama, është dimensioni më i rëndësishëm dhe këtu me të drejtë profesori përmendi në sa aksione ka marrë pjesë? Ka histori sociale, ka histori ushtarak, ekonomike e me radhë. Pra, ne nuk shtrojmë pyetjen sot ishte mirë a ishte keq në diktaturë. Kjo besoj nuk ka vend fare. Dihet që ishte një sistem ku po munguan të drejtat e njeriut, po qenë të kufizuara, nuk bëhet fjalë. Je njëri që jeton në diktaturë, kjo nuk diskutohet. Por ama nga ana tjetër…

Rezolutat, motiv falsifikimi? Ndoji: Enver Hoxha ka firmosur për stalinizmin, në kuadrin e luftës Ukrainë – Rusi

By: Rovena
10 November 2025 at 20:40

Në emisionin “Real Story” në ABC News, studiuesi Lek Ndoji ngriti pyetjen nëse Enver Hoxha mund të konsiderohet simbol i komunizmit, duke theksuar se debati për figurën e tij duhet të lidhet me rezolutat ndërkombëtare që dënojnë regjimet totalitare.

Ndoji përmendi një sërë dokumentesh të miratuara nga Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Europës, përfshirë Rezolutën 1481 të vitit 2006 dhe atë të 23 janarit 2025, që ndalon përdorimin e simboleve naziste dhe komuniste në hapësirat publike të vendeve anëtare të BE-së.

Ai shtoi se deputetët shqiptarë duhet të përqendrohen te respektimi i këtyre qëndrimeve ndërkombëtare dhe jo te “historizmat”, ndërsa nënvizoi se motivi i rezolutës së fundit ishte lufta ndaj dezinformimit dhe falsifikimit të historisë.

“Patjetër, natyrisht që nuk e njohin. Unë kam ardhur me një pikëpyetje, a ishte Enver Hoxha simbol i komunizmit? Edhe ta sqaroj. Nëse ishte simbol i komunizmit, të vazhdojmë me rezolutat që kanë bërë Kombet e Bashkuara, duke nisur nga deklaratat Universale të të Drejtave të Njeriut që Shqipëria nuk ka marrë pjesë. Duke nisur nga rezoluta 240 mbi genocidin e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e 9 dhjetorit 1948. Duke nisur nga rezoluta 1481 e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në 25 janar 2006, lidhur me nevojën e dënimit ndërkombëtar të krimeve dhe regjimeve totalitare në përgjithësi dhe komuniste në veçanti.

Nisur nga rezoluta e 23 shtatorit 2008 mbi shpalljen e 23 gushtit Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dhe në 23 janar 2025 është miratuar rezoluta. Me këtë duhet të merren deputetët, jo me historizma. Me historizma merremi ne. Është sesioni parlamentar i Europës. Ka firmosur për stalinizmin, në kuadrin e luftës Ukrainë – Rusi. Dhe çfarë të themi ne këtu? Themi se dënon përdorimin e hapësirave publike të simboleve të regjimeve totalitare dhe ndalon brenda BE, atje ku duam të shkojmë, për përdorimin e simboleve naziste dhe komuniste si me të drejtë do t’i përmendim.

Edhe nuk ishte nazist Zogu as Mehdi Frashëri. Rezoluta u miratua me 480 vota pro dhe 50 abstenim. Dhe do ta mbyll me këtë, motivi i rezolutës ishte falsifikimi dhe dezinformacioni, që Ukraina është e jona. Dhe unë kam sjellë dy dokumente për dezinformimin dhe falsifikimit. Tani, këtu po flitet vetëm për simbolet e komunizmit. Gjithë këto rezoluta që thash, tani parashtrohet a ishte simbol i komunizmit?”, Lek Ndoji.

Themeluesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë

10 November 2025 at 15:23


Nga: Kastriot Dervishi

Gjatë ditëve kur zhvilloheshin bisedime për formimin e partisë, Dushani [Mugosha] e Miladini [Popoviqi] sugjeruan demonstratën e 28 tetorit 1941. Ata propozuan që të fillohej puna nga “sabotimet, diversionet dhe likuidimi i policëve e spiunëve” etj. Terrori u pa si mjet i lidhur me thelbin e ekzistencës së Partisë Komuniste.

Në gjysmën e dytë të tetorit 1941, dy jugosllavët zhvilluan takime intensive me komunistët e Shqipërisë, me tri grupet e njohura dhe partinë e Andrea Zisit. Kjo u fundit u la jashtë procesit sepse thoshte se ishin parti e të tjerët duhej të vinin tek ata. Mbledhja e grupeve u vendos që të bëhej më 8 nëntor 1941. I zoti i shtëpisë (marrë me qira) ku do bëhej mbledhja, Xhemal Haxhicani, nëpunës, i takonte grupit të Shkodrës (djalin ia dënuan komunistët pas lufte dhe i vdiq në burgun e Burrelit).

Mbledhja e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, u zhvillua më 8-14 nëntor 1941.

Rezolutën që ishte platforma politike dhe thirrjen drejtuar popullit i shkroi Miladin Popoviqi.

Ishte rënë dakord që pjesëmarrës në mbledhje do të ishin nga gjashtë anëtarë të grupeve. Por, dy grupe nuk u paraqitën të plotë ditën e parë. Kësisoj, i vetmi grup me anëtarësi të plotë ishte ai i Korçës. Pra, 15 veta themeluan PKSh-në. Përbërja (referuar shënimeve nga procesverbali i mbledhjes) e delegatëve ishte kjo:

Grupi Komunist i Korçës:

1. Koço Tashko
2. Enver Hoxha
3. Pilo Peristeri
4. Koçi Xoxe
5. Sotir Vullkani
6. Sotir Lubonja

Grupi Komunist i të Rinjve:

1. Ramadan Çitaku
2. Anastas Lula
3. Sadik Premte
4. Elhami Nimani
5. Perlat Rexhepi
6. (Sadik Stavileci, ishte i sëmurë e nuk mori pjesë)

Grupi Komunist i Shkodrës:

1. Qemal Stafa
2. Vasil Shanto
3. Kristo Themelko
4. Tuk Jakova
5. (Sadik Bekteshi, nuk ka qenë ditën e parë)
6. (Fadil Hoxha, nuk ka qenë ditën e parë)

Nga 15 veta, 9 patën probleme, u cilësuan armiq: Koço Tashko, Koçi Xoxe, Anastas Lula, Sadik Premte dhe Tuk Jakova. U dënuan me vdekje: Koçi Xoxe dhe Anastas Lula. Patën dënime në parti: Sotir Vullkani, Ramadan Çitaku, Kristo Themelko. Nuk u vlerësua Elhami Nimani. Pra, në shumicë, themeluesit nuk dolën burra të mirë.

Mbledhja nuk zgjodhi kryetar partie, por një komitet të përkohshëm me shtatë veta, ku Enver Hoxha pati në dorë financat. Partia u shtri fillimisht në 8 nga 10 qarqe gjithsej. Miladini organizoi partinë, ndërsa Dushani anën ushtarake të saj.

Dosjet britanike të vitit 1945, për krerët komunistë të Shqipërisë

16 October 2025 at 12:31


Një listë prej 11 emrash të komunistëve që udhëhoqën diktaturën, është nxjerrë nga arkivat sekrete britanike. Gjithçka lidhet me të shkuarën e tyre kriminale, derisa morën pushtetin më 1945. Dokumentet e arkivit britanik befasojnë me biografinë e detajuar mbi studimet, veprimtarinë, karrierën e udhëheqësve shqiptarë të pasluftës. Në krye të kësaj liste janë emrat: Enver Hoxha, Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Kosta Boshnjaku, Omer Nishani, Mehmet Shehu, Sejfulla Malëshova dhe Manol Konomi. Dokumentet britanike nuk kursejnë asgjë nga biografia e tyre, ndërsa faktet e panjohura për publikun shqiptar rrëfejnë arsyet pse diktatura u shndërrua në një model të krimeve.

Për Enver Hoxhën dokumenti shkruan se “ai u përpoq të mbaronte studimet e larta në Belgjikë, por ndërsa nuk dha provimet për tre vjet me radhë, Ministria e Arsimit i preu bursën e, si rrjedhojë, ai filloi të merrej me propagandën komuniste, veçanërisht në vitin 1939 dhe 1940”. Hoxha, sipas tyre, u përfshi në bllokun anti-italian vetëm pasi Rusia u përfshi në luftë. “Kjo sjellje nga ana e tij ndaj demokracive perëndimore ishte identike me qëndrimin e eksponentëve të tjerë komunistë, si Koço Tashko, Kostandin Boshnjaku etj. Propaganda antibritanike dhe antiamerikane ndër qarqet komuniste nuk e shfaqnin hapur armiqësinë e tyre ndaj demokracive perëndimore, ndërsa të rinjtë e shfaqnin hapur qëndrimin e tyre të palëkundur ndaj Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Nuk donte shumë mend të shihje se Enver Hoxha ishte një komunist i klasit të parë, i ushqyer siç duhet me teorinë marksiste-leniniste”.

Këto dëshmi janë shkruar në kohë reale me ngjarjet e fundluftës për ata që ishin në pushtet atë moment në Shqipëri. Në këtë duhet marrë parasysh që shpesh përdoret termi “sot”. Në atë kohë, sipas vëzhgimit të treguar në dokumente, thuhet se në Shqipëri ekzistonin grupe të ndryshme komuniste te cilat ishin në kontradiktë me njëra-tjetrën dhe si rrjedhojë ishin të shpërqendruara, ndërsa Enveri këmbëngulte në bashkimin e tyre, për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare.

Një tjetër eksponent me rëndësi, të arkivuar nga britanikët ishte dhe Baba Faja Martaneshi, I lindur në vitin 1900 në fshatin Luz të Kavajës, ka qenë shërbëtor në Teqenë e Elbasanit, ku u bë bektashi dhe më vonë u bë dervish. Për këtë profil komentohet se ishte mjaft me fat që u bë Baba i Teqes së Martaneshit, ku u rekrutua në komunizëm nga Mustafa Gjinishi pas pushtimit italian të Shqipërisë. Në dokumente shënohet se ndonëse Baba Faja Martaneshi nuk ishte përgjegjës për ndonjë krim të veçantë, është përgjegjës për të gjitha vrasjet dhe veprimet kriminale të kryera në rajonin e tij nga ndjekësit e tij dhe në emër të tij. Dëshmohet një rast nga britanikët se djegia e Teqesë së Martaneshit dhe fshatit nuk i bëri përshtypje Baba Fajës, megjithëse ishte shkaku i drejtpërdrejtë i atij shkatërrimi. Më tej këto dokumente flasin për karakterin dhe bëmat e tjera të tij.

Një tjetër emër, mjaft popullor dhe një njeri i rëndësishëm në partisë komuniste, shënohet Bedri Spahiu, i cili u lind në Gjirokastër në vitin 1909 dhe i cili i përfundoi studimet e tij në Shkollën Ushtarake të Tiranës. Ka shërbyer në Ushtrinë shqiptare si toger i dytë.

“Në vitin 1936 u përjashtua nga shkolla si komunist. Në vitin 1939 u bë fashist i orëve të para, duke qenë nga të parët që veshi këmishën e zezë dhe emblemën fashiste”. Italianët i dhanë një punë si punëtor në Agjencinë e Transportit Automobilistik të Gjirokastrës. Më vonë u bë oficer në Milici, që ishte një lloj xhandarmërie që i ishte bashkangjitur Partisë Fashiste, ku ai ishte shumë aktiv në rekrutimin e anëtarëve për atë strukturë. Në vitin 1943, duke parë se fashizmit po i vinte fundi, ai u bë sërish komunist dhe doli në mal. Në fakt, edhe të tjerët që më vonë u rreshtuan në Qeverinë e Hoxhës e urdhëruan krimet, kanë pasur të njëjtën taktikë sjellje politike, duke ndryshuar sipas interesave frontet. Britanikët thonë se Spahiu u bë i njohur për krimet që kreu ndaj kundërshtarëve të tij.

Pak i njohur, por që letrat britanike e rendisin në emrat që ka një histori të gjatë me përqafimin e komunizmit, është Kosta Boshnjaku, “një nga eksponentët e partisë komuniste dhe për momentin drejtori i Bankës së Shtetit”. Kuptojmë për “momentin” pasi këto dëshmi janë shkruar më 1945 sapo u vendos pushteti. Thuhet se Boshnjaku e ka vizituar Rusinë përpara vitit 1914. Pas revolucionit komunist në Rusi ai u kthye atje për t’u bërë anëtar i regjistruar i Partisë Komuniste. Në vitin 1921 kthehet në Shqipëri, por një vit më vonë së bashku me Omer Nishanin shkon në Moskë për një mision misterioz. Ende konsiderohet mister nga arkivat sekrete britanike se si Boshnjaku ia doli të caktohet ambasador fuqiplotë në Sofje, ku shkoi së bashku me agjentin rus. “Gjithsesi, lëvizjet e tij vëzhgoheshin nga afër nga agjentët e Shërbimit britanik të inteligjencës”, thuhet në letra.

“Omer Nishani, i lindur në Gjirokastër në vitin 1885, nuk pati kohë të përfundonte studimet e tij për mjekësi në Kostandinopojë, për shkak të luftërave ballkanike”, shkruajnë dokumentet për këtë personazh. Në biografinë e tij shënohet se në vitin 1922 shkoi në Moskë i udhëhequr nga shoku i tij, Kosta Boshnjaku. Atje kërkuan nga Komiterni para dhe ndihma të tjera për të krijuar një organizatë komuniste në Shqipëri. U kthyen në Shqipëri të shoqëruar nga një agjent i Komiternit, i cili ishte përgjegjës për lëvizjen komuniste në Ballkan.

Sigurisht që më mizori në këtë listë dhe me një të shkuar kriminale, arkivat britanike e paraqesin Mehmet Shehu. I lindur në fshatin Corush të Mallakastrës, ai është i biri i Ismail Shehut dhe i nipi i Sheh Aliut, që njihen si dy eksponentë të rëndësishëm të rebelimit të viteve 1914-1915, të udhëhequr nga Haxhi Qamili kundër qeverisë shqiptare të asaj kohe. Sheh Aliu, që në vetvete ishte një krijesë e egër dhe e paskrupullt, ka vrarë Hajredin Fratarin dhe Ismail Klosin, që ishin nacionalistët e njohur të provincës së Mallakastrës. Mehmet Shehu la përgjysmë shkollën e tij ushtarake dhe shkoi në Spanjë së bashku me shokun e tij Hulusi Spahiun. Atje u bënë pjesë e ushtrinë komuniste spanjolle. Dokumentet britanike shkruajnë se u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve.

Emër që nuk arriti të potenconte pushtetin në diktaturë pavarësisht një komunist idealist, Sejfulla Malëshova, renditet në listën e zezë të britanikëve. I lindur në Malëshovë të Përmetit në vitin 1889, ka ndjekur leksionet e universitetit në Romë me bursë italiane, por nuk i përfundoi studimet e tij. Kur Imzot Fan Noli u bë president i Qeverisë revolucionare në vitin 1924, Sejfulla Malëshova u caktua sekretar i përgjithshëm i kryeministrit. Së bashku me Omer Niashanin dhe Kosta Boshnjakun ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Fan Nolit. Kjo Qeveri revolucionare ishte një nga të parat që pati lidhje diplomatike me Rusinë Sovjetike, madje më parë se Britania e Madhe, Franca dhe shtetet ballkanike.

Emri më popullor, Myslym Peza, u lindur në Pezë, zonë në Shqipërinë e mesme, është një fshatar i thjeshtë dhe analfabet, aq sa edhe sot ai në vend të firmës vendos gishtin. Kur ka qenë i ri ka kryer disa krime ordinere në fshatin e tij. Dokumentet britanikë shkruajnë se më vonë, në vitin 1927, Peza ka vrarë Osman Balin dhe si rrjedhojë u detyrua të largohej nga Shqipëria. Ai u dënua me vdekje nga Gjykata e Tiranës, kur ishte në Jugosllavi e ku strehohej nga familja e njohur Lleshi. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, kthehet dhe në vitin 1940 vret në Pogradec ish prefektin e Dibrës, Neki Starovën. Siç shihet, krimet e këtij “udhëheqësi” komunist vazhdojnë dhe më tej.

Kjo është hera e parë që nga arkivat britanike historia lexohet në dëshmi dhe të shkuarën, për të perceptuar ndoshta edhe sot situatën politike.

Kujtim ish ky, a s’ish kujtim?

16 October 2025 at 06:49

Të hënën e 6 tetorit 2025 qarkulloi në gazeta dhe rrjete sociale lajmi se Instituti Parlamentar, organ i Kuvendit të Shqipërisë, kishte shpërndarë mes deputetëve të Kuvendit listën me personalitetet e shquara të muajit tetor. Mes tyre përkujtohej edhe Enver Hoxha, ish-diktatori i Shqipërisë që prej fundit të Luftës II Botërore, deri në vdekjen e […]

The post Kujtim ish ky, a s’ish kujtim? appeared first on Reporter.al.

Nderimi i ish-diktatorit Enver Hoxha/ Niko Peleshi kërkoi ndjesë, Berisha: Apologji hipokrite, u fut në axhendë me urdhër të Edi Ramës

By: V K
9 October 2025 at 10:46

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi ndjesë për debatin e shkaktuar lidhur me nderimin e ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Berisha e quajti një apologji hipokrite, duke shtuar se; “Enver Hoxhën e fute ti në axhendë me urdhër të Edi Ramës”.

Kryedemokrati theksoi se nuk ishte një libër i librarisë, duke shtuar se Parlamenti ka një ligj që dënon propagandën e Enver Hoxhës.

Sali Berisha: Hape Parlamentin me një apologji hipokrite. Enver Hoxhën e fute ti në axhendë me urdhër të Edi Ramës. Nuk është gabimi librarisë, Ka një ligj ky Parlament që dënon propagandë për Enver Hoxhën, e ndalon atë.

Ka rezolutë Parlamenti, nuk është punë biblioteke kjo. Imagjinoni të futet Hitleri në Bundestag, ju do thoni nuk ishte Enver Hoxha në përmasat e Hitlerit.

The post Nderimi i ish-diktatorit Enver Hoxha/ Niko Peleshi kërkoi ndjesë, Berisha: Apologji hipokrite, u fut në axhendë me urdhër të Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Instituti parlamentar propozoi të nderohej Enver Hoxha, Niko Peleshi kërkon ndjesë

9 October 2025 at 11:02


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në hapje të seancës plenare, ka kërkuar ndjesë në emër të institucionit që përfaqëson, për përfshirjen e diktatorit Enver Hoxha në listën e figurave historike të muajit tetor.

Peleshi theksoi se emri i Enver Hoxhës është përfshirë jo në një kontekst vlerësues, por thjesht për shkak të datës së lindjes.

“Kam vlerësuar më shumë seriozitetin dhe kërkesat për qëndrim. Në emër të Kuvendit, dua të shpreh keqardhjen dhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar, pavarësisht qëllimit të thjeshtë informativ të materialit, pa pasur synimin të mbroj apo vlerësoj ndonjë figurë të veçantë – aq më tepër Enver Hoxhën, që është përmendur vetëm për shkak të datës së lindjes.

Teksti është marrë pa interpretim nga Fjalori Enciklopedik. Prezantimi i këtij materiali ka krijuar perceptim të gabuar dhe ka nxitur shqetësim, veçanërisht te familjet e viktimave.

I kam kërkuar Institutit Parlamentar një rishikim të plotë të procedurave të brendshme të Bibliotekës së Kuvendit, për t’u siguruar që materialet e ardhshme të shoqërohen me kontekst të qartë historik”, tha Peleshi, raporton euronews.al

Reagimi i Sali Berishës nuk ka munguar. Ai akuzoi maxhorancën se përfshirja e emrit të Enver Hoxhës nuk ishte gabim teknik, por një veprim i qëllimshëm:

“Enver Hoxhën e futët ju në agjendë. Nuk është thjesht një gabim, e futët ju me qëllim. Ka një ligj të vitit 1992 që ndalon dhe dënon propagandën komuniste për Enver Hoxhën. Nuk është punë bibliotekash dhe bibliotekarësh kjo! Imagjinoni ju çfarë do të ndodhte po të futej Hitleri në Bundestag në prill të vitit 1991! Samiti i EDU e ka vlerësuar Enver Hoxhën si Hitleri i pasluftës. Si mund të përfshihet ai në agjendë?”, tha Berisha.

Kujtojmë se përfshirja e emrit të Enver Hoxhës në një listë figurash historike të muajit tetor, të përgatitur nga Instituti Parlamentar – që funksionon në varësi të Kuvendit – ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në politikë.

Dokumenti përmban një përmbledhje të datave të lindjes dhe vdekjes të disa figurave historike shqiptare. Ndër ta është renditur edhe ish-diktatori Enver Hoxha, i cilësuar në material si: “Udhëheqës i Partisë Komuniste”, “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”.

Shkaktoi mijëra viktima! Parlamenti i Ramës ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

By: Ela
7 October 2025 at 09:53

Në një dokument të cilësuar ‘informativ’ për deputetët me titullin “figurat kombëtare (tetor) dërguar nga zyra e Institutit Parlamentar në emailin e 140 deputetëve të Kuvendit, Hoxha përshkruhet si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa në biografi përmendet si udhëheqës i shtetit shqiptar, i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së […]

The post Shkaktoi mijëra viktima! Parlamenti i Ramës ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

7 October 2025 at 09:14

Në një dokument të cilësuar ‘informativ’ për deputetët me titullin “figurat kombëtare (tetor) dërguar nga zyra e Institutit Parlamentar në emailin e 140 deputetëve të Kuvendit, Hoxha përshkruhet si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa në biografi përmendet si udhëheqës i shtetit shqiptar, i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së […]

The post Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha appeared first on Reporter.al.

“Mëkati” i vetëm reformatorit të arsimit shqiptar: Ia ndau bursën Enver Hoxhës!

22 September 2025 at 13:03


Shkrim homazh për reformatorin e madh të arsimit shqiptar: Mirash Ivanaj (12 mars 1891 - 22 shtator 1953)

Nga: Saimir Kadiu

- A e more vesh, mor ti?

- Jo mor zotni, ç’ka me marr vesh?

- Je i dënuar me shtatë vjet burg!

- Po për ç’ka jam dënue mor zotni?

- Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.

- Po unë sa kam ardhë prej Turqie, s’kam fole me njeri, përveç punës arsimore.

- Po me atë mendim ke ardhur prej andej që të bësh propagandë.

- Po pse a ka ligje në botë zotni, që të dënojë mendimin?

- Mbylle gojën se je i dënuar!

Me këto dialogje, pjesë e farsës bolshevike, regjimi dënoi me shtatë vjet heqje lirie kryereformatorin e arsimit kombëtar, Mirash Ivanajn.

Jeta e mjeruar dhe puna shumë e rëndë në burg si përkthyes sollën degradimin e shpejtë të shëndetit të Mirash Ivanajt.

Një ditë, në shtëpinë e vuajtjeve, sipas kujtimeve të Jakov Miles, erdhi Mehmet Shehu me Bedri Spahiun. Në dhomën e përkthimeve takuan edhe Mirash Ivanajn. Plaku me respekt u ngrit në këmbë:

- Besoj se gjatë kohës së burgut do t’i kesh rishikuar pikëpamjet e tua - i tha Bedri Spahiu, asokohe ministër i Arsimit.

- Jo pikëpamjet, por bindjet e mia - e korrigjoi Mirashi. - T’ju them të drejtën: asnjë nuk kam ndryshuar.

- Atëherë nuk qenke tjetër veçse një plak matuf - iu shfry Mehmet Shehu.

- Jam nji mendimtar dhe nji demokrat që edhe sikur të kthehesha mbrapa në jetë, do të ndiqja të njëjtën rrugë.

Disa javë para ditës së lirimit nga burgu ai i ka dërguar drejtorit një letër ku i kërkonte atij ta mbante në burg se nuk kishte ku të shkonte për të banuar dhe nuk kishte asnjë të ardhur për të jetuar.

Por, i dërrmuar nga puna e rëndë dhe kushtet e tmerrshme të burgut, më 22 shtator të vitit 1953, 12 ditë para mbarimit të afatit të dënimit të tij, mbylli sytë përjetë.

U shua ne spitalin e Tiranës, pas një ndërhyrjeje të thjeshtë kirurgjikale, në moshën 62-vjeçare.

Bashkëvuajtësi Ibrahim Hasnai, si dhe ish-laboranti i spitalit, Enis Boletini, tregojnë se në spital u muar vesh që trupi i Mirash Ivanajt gjendej në auditorët e Anatomisë të Fakultetit të Mjekësisë, për eksperiment e demonstrim mësimor. Për ironinë tragjike të fatit, ai i shërbeu arsimit shqiptar edhe i vdekur.

Dhjetë vjet më pas, më 1963-in, kur të afërmit e Nikolla Ivanajt e nxorën nga vendi ku e kishin hedhur - për ta varrosur njerëzisht në varrezat e Sharrës - e gjetën të hedhur në gropë pa emër, pa arkivol, përmbys me fytyrë përdhe si një të burgosur të cilin e dënojnë përsëri pas vdekjes.

Kush ishte Mirash Ivanaj?

I lindur në Podgoricë, rridhte nga një familje patriotike prej viseve shqiptare të Malit të Zi.

Intelektual klasi dhe patriot i vendit te tij. Shkrimtar, eseist, m[sues, publicist, humanist ...

I lauruar në Rome për Filozofi dhe Jurisprudencë, Ivanaj ishte edhe një poliglot me plot shtatë gjuhë të "gjalla" dhe tri "vdekura".

Megjithëse ishte admirues i Zogut, ai ishte kritik i gjendjes mjerane të arsimit shqiptar.

E pranoi me dëshirë ofertë e Mbretit Zog për të reformuar arsimin shqiptar.

Mori portofolin e ministrit të Arsimit në vitin 1933 (pas vdekjes se Hilë Mosit), në Qeverinë e Pandeli Evangjelit.

Madhështia intelektuale, patriotizmi i nivelit me të lartë dhe gjendja mjerane e arsimit shqiptar ne vitet 30’ ishin “nxitësit” e Ligjit Ivanaj.

Në shtator të vitit 1934, paraqiti Ligjin e ri për Arsimin, duke e bërë pesëvjeçaren fillore arsim të detyruar. Krijoi gjithashtu institute edukuese dytësore të ndryshme. "Ligji i Arsimit", ose siç u bë i njohur si "Ligji Ivanaj" ishte ligji më i rëndësishëm e më i plotë i periudhës se qeverise Evangjeli.

Qëllimi i reformës së ministrit Ivanaj ishte që shkolla shqipe të kishte karakteristikat dhe fizionominë e saj, të ishte laike, shtetërore, kombëtare e demokratike, me tekste bashkëkohore të ngjashme me shkollat e Perëndimit dhe të edukonte e orientonte në atë drejtim brezin e ri. Këto ide kërkoi të sanksionoheshin me ligj dhe, në shumë raste, ia arriti qëllimit edhe për shtetëzimin e shkollave private, veçanërisht ato italiane dhe greke.

“Shkolla jonë, duhet të japë edukatë qytetare e laike, sepse qëllimi i shkollës është të formojë qytetarë të lirë, me edukatë dhe formim shkencor e teknik bashkëkohor” (ky fragment i shkurtër është shkëputur nga fjala e mbajtur prej Mirash Ivanajt, si ministër i Arsimit Kombëtar, në Parlamentin shqiptar, më 10 prill 1933).

Më 30 gusht 1935, ai dha dorëheqjen në shenjë proteste pasi Gjykata e Hagës detyroi qeverinë shqiptare që të moderonte politikat e saj ndaj shkollave minoritare. Emërohet kryetar i Këshillit të Shtetit dhe këshilltar i Mbretit Zog deri më 7 prill 1939.

Ishte absolutisht kundër pushtimit fashist të Shqipërisë dhe bashkë me miqtë e tij, Safet Butka dhe Qemal Butka, mobilizoi studentët shqiptarë në protestat kundër pushtimit.

U largua nga Shqipëria drejt Turqisë në vitin 1939, duke refuzuar pushtimin fashist te vendit. Ai u largua nga atdheu bashkë me vëllain Martin Ivanaj, jurist i shquar, kryetar i Gjykatës së Diktimit si dhe miqtë e tij, arkitektin Qemal Butka dhe filozofin Branko Merxhani, si një refuzim ndaj pushtimit italian të Shqipërisë dhe si një shpëtim për jetën e tyre.

E ka shpjeguar vetë këtë mërgim në ditarin e jashtëzakonshëm: “Na, që shpëtimin e gjetëm në t’ikun”! Kthehet në Shqipëri në tetor 1945 i kërkuar edhe nga Gjergj Kokoshi dhe i bindur që nuk kishte asnjë mëkat mbi shpine.

Autoritetet e larta i luten që të shpallë kandidaturë për deputet nga ana e Frontit Demokratik, gjë për të cilën refuzoi. Punoi në Shkollën Pedagogjike të Tiranës nga nëntori i 1945 deri më 15 maj 1946, kohë kur u arrestua si "agjent i anglezëve".

Cili ishte mëkati i Mirash Ivanajt?

"Mëkati" i vetëm ... i preu bursën më 6 shkurt 1934, në kohën që ishte ministër i Arsimit "ngelsit" Enver Hoxha.

Thuhet që kur Mirash Ivanaj u kthye në Shqipëri, u prit nga vetë Enver Hoxha, i cili me stilin e tij thumbues i thotë: "Shiko si po të presim ... jo si ty që më hoqe bursën".

Mund të qëndronte në Turqi. Por, erdhi për të bërë Shqipërinë dhe u dënua nga gjykata e teneqexhinjve dhe harbuteve provincialë.

Në këtë mënyrë Shqipëria humbi “ministrin e hekurt” te Arsimit shqiptar, siç e ka quajtur studiuesi i shquar Lazër Radi. Padyshim, me i madhi ministër i Arsimit në historinë 112-vjeçare të shtetit shqiptar.

Për ironi te fatit, asokohe, ministër i Arsimit ishte një nga katilët e gjyqeve të pasluftës: Bedri Spahiu. Vdiste i vrarë Mirash Ivanaj dhe arsimin e "reformonte" Bedri Spahiu dhe populli "liridashës" dhe "arsimdashës" për këtë kriminel kishte "kënduar": “Dridhen armiqtë / Porsi miu / I gjykon Bedri Spahiu"!

Një nga këta "armiq" ishte edhe Mirash Ivanaj dhe "krimi" i tij ishte sepse e donte Shqipërinë.

Enver Hoxha, biri i llastuar i një tregtari të mirë

20 August 2025 at 09:47

Time, 22 dhjetor 1961

E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj në Tiranë, të ngarkonte valixhet e të nisej në shtëpi. Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë u urdhërua gjithashtu të linte Moskën, ndërsa të dyja vendet këmbyen akuza të ndërsjella se kishin spiunuar e përgjuar ambasadat respektive.

Ishte hera e parë që dy kombe të kuqe, ndërprisnin marrëdhëniet diplomatike (madje as në vitin 1948, kur Stalini pati atë prishje spektakolare me Jugosllavinë e Marshall Titos, nuk u ndërprenë lidhjet diplomatike). Qëkurse në Kongresin e 22-të të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, kur Hrushovi në mënyrë publike denoncoi Shqipërinë për shpërfilljen që ajo i kishte bërë direktivave anti-staliniste, vendi i vogël u bë kështu “surrogat” ku Moska e Pekini shtrydhën konfliktet e tyre.

Duke u ndarë zyrtarisht me Shqipërinë, Hrushovi tashmë po përpiqet të pajtohet me Pekinin, duke mos e detyruar Kinën e Kuqe as të afrohet e as të thellojë ndarjen që ekziston mes tyre. Ndërkohë, Shqipëria me tone të larta vazhdon të sfidojë Moskën si enklava e fundit e stilit të komunizmit Stalinist në Evropë.

Gjetkë në Evropën komuniste, bustet e portretet, dikur të kudondodhura, janë zhdukur, por vizitorët që e kanë shkelur Shqipërinë kohët e fundit, ku bie në sy sidomos një grup gazetarësh gjermanë, akoma gjejnë portrete dhe metodat e vjetra të Stalinit – në karakatinën e harruar të Ballkanit. Në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në sheshin e gjerë “Skënderbej”, shihen tre policë trafiku në detyrë, të veshur me uniforma të bardha, por për ta nuk ka fare trafik për të drejtuar.

Ushtarë e policë të armatosur rëndë rrinë para ministrive e ambasadave, në cepat e rrugëve, në parqe, përballë dhe pas hoteleve. Të tjerë roje mbajnë në duar automatikë dhe ecin para rezidencave të zyrtarëve kryesorë të Kuq, për t‘i mbrojtur ata nga “admiruesit tepër entuziastë”.

Përveç njerëzve me uniformë, Tirana mbytet nga njerëzit me kostume civile të Sigurimit, policia sekrete e Shqipërisë, metodat e hetimit të të cilës variojnë nga përdorimi i gjarpërinjve të helmatisur, deri tek elektroshoku që e tund mirë të burgosurin kur ai përpiqet të ngrihet apo të ulet. Sipas një raporti të OKB-së, 80 000 nga 1 700 000 banorë që ka Shqipëria, janë depërtuar në kampe përqendrimi që nga viti 1945 deri në 1956-ën dhe 16 000 prej tyre kanë vdekur atje.

Vjeshtën e shkuar, një grup prej dhjetëra oficerësh të Ushtrisë së Marinës Shqiptare, dolën para një gjyqi të improvizuar, në një nga mjediset e përshtatura si gjykatë te kinema “Partizani”, duke u akuzuar si spiunë pro-sovjetikë. U gjendën fajtorë e u dërguan menjëherë drejt një vendi të braktisur aty pranë dhe u ekzekutuan nga një skuadër pushkatimi.

Për një turist të rastësishëm, Sigurimi duket më shumë komik, se i efektshëm e vdekjeprurës. Toga të tëra të përbëra nga dy persona u bëjnë hije, ndërsa u ecin pas vizitorëve të huaj. Çdo përpjekje për të folur me një shqiptar të zakonshëm, dështon, pasi këtyre të fundit nuk u vjen zëri ngaqë marrin ndonjë paralajmërim me një shtytje të vogël në shpatull, nga agjentët sekrete të veshur civilë.

Një turist në plazhin e Durrësit ia doli t‘u shmangej përndjekjes së tyre, duke notuar larg për të takuar një vajzë shqiptare me bikini. Vajza, duke ecur në ujë, tha: “Unë do të doja të flisja gjatë me ju, por ju duhet të dini se në këtë vend, kjo është e pamundur”.

Vizitorët rrallë dallojnë ndonjë tendencë nga ana e shqiptarëve për të kritikuar qeverinë apo, të denoncojnë prapambetjen e vendit dhe Sigurimi i Shtetit nuk është e vetmja arsye për këtë. Tradicionalisht krenarë, dyshues për të huajt, të mbushur me një mentalitet klanor, shqiptarët refuzojnë të ankohen për vendin e tyre me këmbëngulje. “Kjo është dhe përseja e kësaj pune”, pra që shumica e shqiptarëve do të belbëzonin e ulnin kokën, kur të binte fjala për kësi gjërash, duke të thënë: “Ju duhet të na kuptoni“!

I njëjti mentalitet kombëtar është shfaqur vazhdimisht edhe te lideri i kuq, Enver Hoxha, dhe përfaqëson kështu shumë nga karakteri e tij. Shqiptarët kanë një prirje mesdhetare për fjalime të zjarrta e plot ton denoncues dhe Hoxha është i njohur mirë, madje edhe ndër armiqtë e tij, si një mjeshtër i kësaj lloj oratorie. I gjatë, i pashëm, me flokë të shtrira e të shkëlqyeshme, që tashmë po i thinjen, Hoxha korr duartrokitje të forta, për sharjet e tij ndaj Hrushovit.

Portreti i Hoxhës është varur thuajse në çdo mur në vend. Profili i tij shihet edhe te monedha kombëtare e Shqipërisë, Leku, dhe në mbledhjet e Komitetit Qendror të PPSh-së (ku shumica e anëtarëve të tij, janë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe me udhëheqësin në lidhje gjaku apo martesore). Hoxha flet nga një podium i zbukuruar me një bust allçie të tijin.

Ashtu sikurse dhe vendi i tij, Enver Hoxha fsheh plot surpriza. Në vend që të ishte një shef me prejardhje malësore e të ashpër, ai në fakt është një ish-mësues shkolle dhe ka qenë i biri i llastuar i një tregtari të mirë mysliman. Megjithëse ai kishte mentalitetin e një “garipi”, mënyrat e tij janë ato të një borgjezi të edukuar dhe reflektojnë arsimimin e tij në universitetet e Francës e të Belgjikës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hoxha bashkoi lidershipin e grupeve guerile komuniste dhe jo vetëm që çliroi Shqipërinë nga pushtuesit italianë, por edhe eliminoi grupet rivale guerile në vend. Ai po ashtu eliminoi zërat kundër brenda radhëve të partisë së tij e, si rrjedhojë, sot, nga 14 anëtarë që përbënin dikur Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, Hoxha është i vetmi që ka mbijetuar.

Regjimi i tij i mbyllur stalinist, ka bërë pak për të ngritur ekonominë e dobët shqiptare. Ato pak rrugë të shtruara dhe disa ndërtesa të mëdha që janë ndërtuar, janë relike të pushtimit italian. Gjithashtu, aty nuk ka as makina e autobusë privatë; shqiptarët udhëtojnë nga fshati në fshat me gomar, ose në kamionë të hapur. Hekurudha e vetme e shtruar është vetëm 70 milje e gjatë dhe porti i vetëm detar në vend, Durrësi, mund të përpunojë një anije në ditë.

Kontrasti më i madh është ai mes varfërisë së masave e luksit grotesk të elitës komuniste. Nuk ka shtresë të mesme mes fshatarit me karrocë me gomar dhe shoferit që nget “Mercedes” nga ofiçina shtetërore. Toka bujqësore thuajse është totalisht e kolektivizuar dhe shumë fshatarë paguhen praktikisht me lekë e me premtime.

Tirana ka një stacion televiziv, që transmeton për një total prej 200 televizorësh në vend, të cilët zotërohen nga zyrtarët e partisë. Punëtorët shqiptarë arnojnë vrimat në pantallonat e tyre me copa leckash të gomuara, por në “jet class”-in e ri, “djemtë mbajnë veshur kostume me prerje italiane dhe vajzat mbajnë fustane mbrëmjeje, që të lenë mbresa”.

Teknikët sovjetikë e ato të vendeve të tjera satelite, janë zëvendësuar nga ata kinezë që nga prishja me Moskën. Kinezët marrin të njëjtat rroga si kolegët e tyre shqiptarë dhe e kalojnë kohën e lirë në mënyrë të devotshme, duke studiuar gjuhën e vështirë të vendasve, por shumica e shqiptarëve ksenofobë, i shohin ata si të sapodalë nga kopshti zoologjik.

Filmat kinezë shfaqen në kinema të panumërta të hapura (një vizitor komentonte se Shqipëria ka “kinema të lëvizshme për kalimtarët”) dhe në errësirë studentët e fishkëllejnë shpesh propagandën e verbër zyrtare.

Shqipëria, në mënyrë të vazhdueshme, është përballur me fqinjë fuqishëm, duke ia nisur qysh nga Roma, te Perandoria Bizantine e deri te turqit. Madje, edhe nën komunizëm duket se s‘ka humbur asgjë nga talenti i saj, për të pasur komplekse ndaj pavëmendshmërisë.

Por, nëse Enver Hoxha do të vazhdojë apo jo me këtë mënyrë, kjo varet tashmë jo prej tij, por prej Kinës së Kuqe, që ndodhet larg. Për sa i përket kësaj çështje, kjo nuk përbën nënshtrim të Shqipërisë ndaj Hrushovit, por ndaj Pekinit.

Për kohën në të cilën po flasim, Hoxha ka vazhduar ta denoncojë Hrushovin si tradhtar i Marksizmit, ndërsa Peking Review e Kinës së Kuqe, proklamonte me të madhe se: “Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë si një shkëmb graniti, duke mbetur kështjella e vetme në Evropën Juglindore e kampit socialist”. /Memorie.al/

 

The post Enver Hoxha, biri i llastuar i një tregtari të mirë appeared first on Telegrafi.

Hrushovi për Shqipërinë: Hoxha, Shehu dhe Balluku përdornin metodat e Stalinit për asgjësimin e njerëzve të ndershëm

4 August 2025 at 11:29

Të shkruara në kohën e reflektimit dhe të distancimit të tij nga Stalini, në kujtimet e Hrushovit [Nikita Khrushchev], zë një vend të rëndësishëm edhe kapitulli për Shqipërinë. Në Kujtimet botuar në gjuhën shqipe, përkthyera nga Nikolla Sudar, nuk ka asnjë informacion për kohën dhe rrethanat kur Nikita Hrushov i mbajti këto kujtime.

Përgatiti: Belina Budini

Kur Enver Hoxha mbahej në fije të perit!

Në kujtimet e tij Nikita Hrushov flet jo pak për procesin e demokratizimit, nismëtar i të cilit në fakt ka qenë edhe vetë në Bashkimin Sovjetik, edhe pse brenda idesë komuniste për botën. Për sa i përket Shqipërisë, ai shkruan se në këtë vend kjo çështje mori një kthesë të veçantë.

“Bashkëpunëtorë të ambasadës sonë atëherë, më kanë treguar se aktivi i partisë për Tiranën u zhvillua nën një tension shumë të madh. Kjo mbledhje zgjati disa ditë dhe Enver Hoxha mbahej në fije të perit. Atë e kritikuan rëndë, madje u hodh ideja që të zëvendësoheshin Hoxha, Shehu dhe Beqir Balluku, e tërë kjo trojkë. Nuk më kujtohet se kush tjetër nga drejtuesit partiakë iu nënshtrua kritikës në aktivin e partisë për Tiranën. Por, unë po i kushtoj vëmendje këtij fakti, sepse, me sa u duk, ai do të kishte rëndësi vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. Megjithatë, Hoxha e kaloi lumin. Edhe ai, edhe Shehu, edhe Beqir Balluku mbetën në udhëheqje, ndonëse kjo ngjarje i trembi për vdekje”.

Përveç kësaj, Hrushovi shkruan se ata ishin të tronditur në të gjitha drejtimet, sepse e quanin veten autoritete dhe udhëheqës të pakritikueshëm, që irritoheshin me ata njerëz që kishin guxuar të ngrinin zërin në aktiv dhe të tronditnin autoritetin e tyre dhe që madje jo vetëm e kishin tronditur, por siç shprehet Hrushovi, “gati sa nuk i kishin rrëzuar nga postet e tyre drejtuese”.

Si do të “gllabërohej” Shqipëria?!

Për sa i përket çështjes së përfshirjes së Shqipërisë në Jugosllavi, Hrushovi kujton se “kur akoma ekzistonin marrëdhëniet shumë të mira midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë dhe Tito gëzonte besim absolut te Stalini, më kujtohet se në prezencën time Stalini diktoi një telegram për Titon, ku flitej se marrëdhëniet e mëtejshme reciproke me Shqipërinë, duhet të synonin që ajo të futej në përbërjen e Federatës Ballkanike. Ky telegram u dërgua. Sigurisht që në Shqipëri për këtë çështje askush nuk dinte gjë. Stalini e kishte bërë të vetën idenë e krijimit të Federatës Ballkanike dhe shpesh e shfaqte këtë mendim në rrethin tonë”.

Më tej, në kujtimet për këtë çështje, Hrushovi shkruan se ajo kishte filluar të konkretizohej aq shumë, saqë për selinë e qeverisë së re të Federatës Ballkanike, ku do të bënte pjesë edhe Shqipëria e vogël, që ende nuk dinte gjë, kishte nisur të ndërtohej një pallat afër Beogradit.

“Kur unë isha në Beograd, e pashë atë vend. Atje ishin ndërtuar shumë konstruksione betonarmeje, por më pas gjithçka u braktis. Përfshirja e Shqipërisë në përbërje të Jugosllavisë, nuk ishte në kundërshtim me idenë e Stalinit për krijimin e Federatës së Shteteve Ballkanike. Kur u ndërprenë marrëdhëniet miqësore me Jugosllavinë dhe Stalini filloi ta urrejë Titon, ideja e Federatës Ballkanike u varros”.

Kur flet për marrëdhëniet e mëtejshme me Jugosllavinë, Hrushovi megjithatë përmend si rastin më ekstrem të politikës antijugosllave, pikërisht Shqipërinë. Një gjë e tillë sigurisht që i kishte pëlqyer për një farë kohe Bashkimit Sovjetik, i cili madje e kishte inkurajuar këtë politikë të palës shqiptare. Por, Hrushovi mendonte se ky pozicionin i Shqipërisë u bë dëmtues, kur Bashkimi Sovjetik dhe ai vetë, vendosi të ndërmerrte hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve sovjetiko-jugosllave. Shqipëria ishte i vetmi vend që, siç kujton Hrushovi, u bë pengesë për normalizimin e këtyre marrëdhënieve.

“Udhëheqësit e shtetit shqiptar dhe të Partisë së Punës, i pritën shumë keq propozimet tona dhe u përpoqën të vërtetojnë se jugosllavët janë njerëz të pandreqshëm, se ata nuk janë komunistë. E tëra kjo shprehej me një duf keqdashës. Veçanërisht u zemërua Enver Hoxha. Ai ka karakter të ashpër dhe kur flet për atë që nuk i pëlqen, fytyrën sikur ia kap ngërçi dhe gati sa nuk kërcet dhëmbët”.

Megjithatë, Shqipëria në fund e pranoi propozimin e BRSS-së dhe Hrushovi thotë se kjo ndodhi, ngaqë Bashkimi Sovjetik i bindi ata, por se e panë që nuk kishte rrugëdalje tjetër. Kur flet më tej për marrëdhëniet mes BRSS-së dhe Jugosllavisë, në politikë dhe në ekonomi, Hrushovi kujton se një gjë e tillë shkaktoi një neveri edhe më të madhe në Shqipëri.

“Në ato kohëra ne mbanim qëndrimin e shokut më të madh në moshë: po ç’të bësh, kur ata nuk e kuptojnë? Por, do të rriten dhe do ta kuptojnë se në të vërtetë, këtu nuk ka asgjë shqetësuese. Dhe ne e sqaruam pozicionin tonë, në mënyrë që shqiptarët të na kuptonin sa më mirë”.

Sipas tij, marrëdhëniet e BRSS-së me Shqipërinë, nuk ishin thjesht vëllazërore, por marrëdhënie të barabarta. Raportet e të madhit me të voglin, sipas tij, lindin kur vjen puna te dhënia e ndihmës. Dhe në këtë rast ishte Bashkimi Sovjetik, shoku i madh që “kishte harxhuar mjete të shumta për të ndihmuar Shqipërinë”.

Meritat për ushtrinë!

Ndërsa vendeve të tjera BRSS-ja u jepte ndihmë me kushte favorizuese, ndaj Shqipërisë Hrushovi shkruan se ndihma është realizuar kryesisht nëpërmjet rrugës së dhurimit. Ai shkruan se ishte Bashkimi Sovjetik, ai që mori përsipër mbajtjen e ushtrisë shqiptare me uniforma, me ushqime, me armatime, me municione dhe të gjitha këto gratis. Sigurisht, një arsye për këtë kishte dhe është pikërisht ajo që imagjinohet. Pakti i Atlantikut Verior ishte krijuar dhe Shqipëria kishte një pozicion të favorshëm strategjik në Detin Mesdhe, të cilin, siç shkruan Hrushovi, Bashkimi Sovjetik e konsideronte si bazë të vendeve socialiste në këtë det.

“Shtrohej pyetja: A ishte e nevojshme që ne të mbanim atje ushtrinë tonë apo, të krijonim një ushtri të fortë shqiptare? Realisht Shqipëria mund të mbante një ushtri të vogël në numër, e cila nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ndonjë përshtypje kundërshtarit. Vetë ajo praktikisht nuk prodhonte armatim. Prandaj vendosëm ta ndihmojmë materialisht për krijimin, brenda mundësive, të një ushtrie shqiptare të madhe në numër … Kur filluan të ashpërsoheshin marrëdhëniet e BRSS-së me Perëndimin, pas luftës, një konflikt ushtarak nuk ishte mundësi e përjashtuar”.

Falë pozicionit të vet Shqipëria përbënte një kërcënim serioz për veprimtarinë e bllokut ushtarak të NATO-s në Detin Mesdhe.

“Prandaj, në atë kohë ne u morëm vesh me shqiptarët për të ngritur tek ata një bazë nëndetësesh. Kështu u miratua vendosja atje e 12 nëndetëseve. Merreni me mend, ky ishte një përqendrim ushtarak mjaft i fuqishëm- 12 nëndetëse në detin Mesdhe. Me një përqendrim të tillë, duhet të përballeshin kundërshtarët tanë. Këto nëndetëse ne donim t’ia jepnim Shqipërisë. Marinarët tanë arritën atje me të gjitha pajisjet zhytëse dhe riparuese, për t’i trajnuar ushtarakët vendës dhe, sapo të krijohej njësia shqiptare e nëndetëseve, t’u dorëzoheshin atyre këto mjete. Një hap i tillë dëshmon besimin e madh, por unë do të thoja, edhe dashurinë e madhe që tregonim ne për miqtë shqiptarë. Delegacionet shqiptare vinin te ne, të kryesuara në disa raste nga Enver Hoxha dhe Mehemet Shehu. Midis nesh u krijuan marrëdhëniet më të mira, pa folur tashmë për popullin e thjeshtë shqiptar”.

Shqipëria, një ekonomi mizerabël

Hrushovi shkruan në kujtimet e tij se Shqipëria ishte një vend aq i varfër, sa nuk kishte asgjë në kuptimin e rezervave që mund të ngjallte interesin e Bashkimit Sovjetik. Prandaj, marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, ishin kryesisht në interes të Shqipërisë.

“Madje edhe ajo sasi mizerabël nafte, të cilën Shqipëria filloi ta nxjerrë me ndihmën tonë, po vetë ne ia blinim … Kjo ishte naftë e një cilësie aq të ulët, saqë ishte e pamundur ta nxirrje në tregun perëndimor dhe BRSS-ja e bleu atë sasi nafte për të shlyer furnizimet e tyre”.

Madje, ai shton se një gjë të tillë e bënin sepse po të mos e merrte Bashkimi Sovjetik, askush tjetër nuk do ta blinte këtë naftë, gjë që do të thoshte se duhej të hiqej dorë nga nxjerrja e naftës.

“Pastaj, ne u kemi dhënë shqiptarëve edhe traktorë. Territori i tyre është i vogël dhe ka pak tokë të punueshme. Por, ne donim që të ndihmonim për ta ngritur ekonominë shqiptare në nivelin bashkëkohor, për ta bërë Shqipërinë një xhevahir, i cili të joshte botën myslimane, veçanërisht Lindjen e Afërme dhe Afrikën, drejt komunizmit. Ja cilat ishin në thelb synimet tona dhe politika që ndiqnim atje”.

Mandej, ai nuk lë pa përmendur radiostacionin, të cilin propozuan ta ndërtonin në Shqipëri dhe portin e madh që arriti të ndërtohej.

Kujtimet e Nikita Hrushovit, për vizitën e tij në Shqipëri

“Disa herë shqiptarët na ishin lutur për të dërguar nga ana jonë një delegacion partiak dhe shtetëror të nivelit më të lartë. U vendos që një delegacion të tillë ta kryesoja unë dhe ne u nisëm për në Shqipëri. Para se të niseshim, i informuam miqtë shqiptarë, se nuk dëshironim që publikisht, në praninë tonë, të adresohej ndonjë kritikë ndaj Jugosllavisë dhe udhëheqjes së saj. Në atë periudhë, Shqipëria mbante marrëdhënie shumë të acaruara me Jugosllavinë dhe zhvillonte kundër saj një duel të hapur edhe në shtyp. Unë isha i mendimit se kjo gjë po sillte dëm. Prandaj, e shqyrtuam mes nesh dhe njoftuam Enver Hoxhën se nuk dëshironim që gjatë kohës së qëndrimit të delegacionit tonë në Shqipëri, të vazhdohej konflikti në shtyp midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Ne i paralajmëruam që edhe nëpër mitingje, të mos na përfshinin në diskutime të tilla! Gjatë kohës së vizitës sonë, nëpër mitingje dhe nëpër mbledhje të tjera, shqiptarët iu shmangën kritikës ndaj Jugosllavisë. Por, dukej qartë se e përballonin me vështirësi. Në biseda me dyer të mbyllura shqiptarët përpiqeshin të na bindnin se me jugosllavët nuk mund të kishte pajtim, se ata nuk janë komunistë e plot gjëra të tilla. Ne nuk u mirëkuptuam dot me ta, ndonëse edhe nuk i përkrahnim të gjitha gjërat që ndodhnin në Jugosllavi … Gjatë kohës së qëndrimit tonë në Shqipëri, shqiptarët u sollën si miq dhe midis nesh, nuk lindi asnjë fërkim …! Atje kaluam disa ditë, pamë kryeqytetin e tyre, vizituam edhe qytete të tjera, fshatra dhe porte. Kudo vumë re një qëndrim jashtëzakonisht entuziast ndaj Bashkimit Sovjetik, ndaj popullit tonë, ndaj partisë sonë, si nga ana e punonjësve shqiptarë, ashtu edhe nga ana e Hoxhës dhe e Shehut. Unë nuk konstatova ndonjë re të zezë që të mund të errësonte diellin e miqësisë, nën të cilin ne dëshironim t’i gëzoheshim jetës dhe të ndërtonim marrëdhënie vëllazërore midis BRSS-së dhe Shqipërisë. Midis nesh nuk lindën mosmarrëveshje …! Gjithçka e re, e ndërtuar atje, ishte realizuar me ndihmën tonë, me kredinë tonë, nga specialistët dhe punëtorët tanë …! Shqipëria është një vendi vogël. Por, populli i saj, i kufizuar numerikisht, jeton në një vend interesant gjeografik, ku ndërthuren kontradikta të ndryshme të Evropës, prandaj të shumtë janë edhe kundërshtarët e saj”.

Nëndetëset

Nikita Hrushov tregon edhe një episod nga konflikti i fundit i Bashkimit Sovjetik me Shqipërinë.

“Ne i dhamë asaj 12 nëndetëse, siç kam thënë dhe kur marrëdhëniet tona u acaruan. Ne vendosëm t’i merrnim të tëra nëndetëset, si edhe pajisjet që i shoqëronin ato. Shqiptarët e kundërshtuan këtë gjë. Më duket se në tri nëndetëse ekuipazhi ishte tërësisht shqiptar, në një apo dy ishte i përzier. Ne mundëm të heqim tetë apo nëntë nëndetëse dhe tri apo katër mbetën në Shqipëri. Madje, prisnim edhe veprime agresive nga ana e shqiptarëve, prandaj kur i tërhoqëm nëndetëset, anijet tona luftarake, nuk më kujtohet se sa, ndodheshin afër brigjeve të Shqipërisë për të ndërhyrë po ta lypte nevoja. Në rast se autoritetet shqiptare do të përpiqeshin t’i mbanin nëndetëset tona me forcë, atëherë anijet tona luftarake, do t’i kërcënonin ata”.

Ai i mbyll kujtimet për Shqipërinë, duke shtuar se ky episod shënoi edhe prishjen e plotë me Shqipërinë.

Hrushovi për Enver Hoxhën: “Karakter i ashpër”!

Duke folur për refuzimin që i bënë udhëheqësit e shtetit shqiptar dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë, propozimeve të Bashkimit Sovjetik për normalizimin e marrëdhënieve sovjetiko-jugosllave, Nikita Hrushov shkruan në kujtimet e tij se pala shqiptare, shprehu një duf keqdashës.

“Veçanërisht u zemërua Enver Hoxha. Ai ka karakter të ashpër dhe kur flet për atë që nuk i pëlqen, fytyrën sikur ia kap ngërçi dhe gati sa s’kërcet dhëmbët”.

Në kujtimet e tij për Shqipërinë, Nikita Hrushov flet edhe për atë që ai e quan trojka e udhëheqësve shqiptarë dhe që përbëhej nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Beqir Balluku. Hrushovi shkruan se Tito i kishte treguar se drejtuesi kryesor i Partisë Komuniste të Shqipërisë, kishte qenë një shok shumë i mirë, të cilin e njihnin dhe e mbështesnin jugosllavët dhe që vinte nga radhët e klasës punëtore dhe ishte ky organizatori i vërtetë i Partisë Komuniste të Shqipërisë.

“Por, Hoxha, Shehu dhe Balluku organizuan një komplot kundër tij, madje flitej se personalisht Shehu e kishte mbytur këtë njeri. Pa kaluar shumë kohë, ne u informuam edhe për raste të tjera të llahtarshme: dikë e mbytën dhe dikë tjetër e vranë fshehurazi. Atje zbatohej një sistem i tillë: nëse dikush gabonte dhe këtë e konstatonin Hoxha, Shehu dhe Balluku, atëherë të tre bashkë jepnin ndëshkimin. Mjaftonte që të tre të ishin të një mendje se ky njeri ishte i dëmshëm dhe ata e gjenin mënyrën sesi ta zhduknin fshehurazi, prandaj ky njeri zhdukej pa vonesë. E tëra kjo i ngjante shumë mënyrës që zbatonte Stalini. Nëpërmjet Berias dhe personave të tjerë të tillë, ai arriti të asgjësonte shumë njerëz të ndershëm”.

The post Hrushovi për Shqipërinë: Hoxha, Shehu dhe Balluku përdornin metodat e Stalinit për asgjësimin e njerëzve të ndershëm appeared first on Telegrafi.

Vargjet dhe Partia: Përplasja letrare e 1961 në Shqipërinë Komuniste

By: Kult Plus
18 July 2025 at 14:15

Korriku, ndër të tjera, mban në kujtesë edhe datën e përplasjes më të madhe letrare në Shqipëri, gjatë pushtetit diktatorial komunist. Në korrik të vitit 1961, në një mbledhje të rëndësishme në Tiranë, u përplasën dy kahje të rëndësishme në letërsinë shqipe: “poetët e rinj” dhe “poetët e vjetër”.

Takimi, që në fillim u lajmërua si diskutim për “Vendimin e Komitetit Qendror të PPSH-së mbi Letërsinë dhe Artet” (7 qershor 1961), u kthye në një debat të ashpër mbi drejtimet që po merrte poezia shqipe dhe kufirin midis “traditës” dhe “novatorizmit”.

Në këtë mbledhje, që nisi me referatin e Ramiz Alisë, theksi binte mbi kritikat ndaj poetëve të rinj, të cilët po eksperimentonin me forma të reja shprehjeje si vargu i lirë, tema ndërkombëtare, figura të reja letrare e stilistike, e largime nga temat klasike të partisë dhe jetës shqiptare.

Diskutimet e para i morën poetët e brezit të vjetër, si Andrea Varfi, Llazar Siliqi dhe Luan Qafëzezi, të cilët folën ashpër kundër prirjeve të reja.

Andrea Varfi tha:
“Të jesh artist i realizmit socialist dhe të ndjekësh në të njëjtën kohë novatorizmin për hir të novatorizmit, është krejt pa kuptim dhe punë e dështuar që në fillim…
Cilësia dhe vetëm cilësia artistike të bën novator dhe origjinal dhe aspak akrobacitë dhe majmunizimet e të huajve. Futuristët, me shokë, deshën të varrosnin çdo gjë të trashëgimit kultural dhe artistik të së kaluarës. Edhe sot izmat e ndryshme që pjell borgjezia imperialiste në kalbëzim, nuk lë gur pa luajtur në kët drejtim…”

Llazar Siliqi theksoi:
“Unë jam i mendimit se ne e kemi një letërsi dhe art novator dhe nuk ka mbet puna që atë ta fillojmë me e krijua sot, pa mohu përpjekjet e ma tejshme që ne të gjithë duhet të bëjmë për ta çue edhe ma përpara letërsinë dhe artin tonë novator…!
Karakteri novator kuptohet disa herë, nga njena anë si ndryshim, ose ma saktë si thyemje e formës dhe, nga ana tjetër, novatorizmi dhe fryma e kohës kontestohet atje ku ka fjalë të reja si asfalt, najlon dhe tematikë ndërkombëtare…”

Më i ashpër ishte Luan Qafëzezi, i cili deklaroi:
“Në vitet 1960-‘61, vargjet e lira filluan të duken përsëri në shtypin tonë të përditshëm dhe periodik, por këtë herë me një formë të re, më me pretendime, duke dashur të thyejnë të gjitha normat tradicionale të metrikës sonë nën pretekstin e një farë “novatorizmi”…!
Përdorimi i vargjeve të lira nga disa poetë, nuk duhet shikuar si një çështje thjeshtësisht formale… Ne prapa këtij “modernizimi” shikojmë një një goditje që i bëhet esencës kombëtare të poezisë sonë…”

Kjo klimë kritikash të drejtpërdrejta në një sallë ku ndodhej edhe Enver Hoxha, krijoi një atmosferë tensioni për “poetët e rinj”, përfaqësuar nga Ismail Kadare, Fatos Arapi dhe Dhori Qiriazi. Dritëro Agolli mungonte, por do të reagonte më vonë përmes një artikulli në gazetën “Drita”.

Pasdite, në seancën e dytë të mbledhjes, morën fjalën Kadareja dhe Arapi. Ata u mbrojtën, por edhe kundërsulmuan, duke argumentuar qartë drejtimin që duhet të merrte poezia shqiptar, përcjellë KultPlus.

Në mbrojtje të poetëve “të kryqëzuar” doli Ismail Kadare, me fjalimin e shkruar gjatë kohës së pauzës në mbledhje, ku i drejtohet me guxim Enver Hoxhës se “Asgjë tragjike nuk ka ndodhur”.
“Problemi i ngritur kohët e fundit në diskutime dhe në faqet e gazetës “Drita”, në esencë të tij është problem fiktiv, i fryrë me qëllim nga disa njerëz. Bile, me sa duket, këta njerëz nuk e kanë hallin te vargjet e lira, por te poezia e disa poetëve të rinj…
Unë mendoj se, në kohën tonë nuk është bërë te ne asnjë shpikje forme. Te ne përmbajtja e re ka sjellë gjetjen e disa mënyrave të reja shprehjeje, disa herë me sukses e disa herë pas sukses…
Në qoftë se arti është i vërtetë, ai do të ketë patjetër të renë, novatoren…” – shprehet Kadareja.

Ndërsa Fatos Arapi u shpreh:
“Shpesh herë, – tha ai,- na qortojnë se gjoja jemi mosmirënjohës, nënçmojmë gjithçka që është krijuar te ne… Në qoftë se dikush ka bërë traditë të tij ‘personale’ të shkruajë vjersha të dobëta, dhe këtë traditë kërkon të na e shesë si traditë kombëtare, këtë ne nuk e pranojmë kurrë…
Nuk e ka fajin vargu. Dhe në qoftë se dikush, duke bërë poezi të këqija ka diskretituar veten e tij, ai nuk ka diskredituar tetërrokëshin tonë të mrekullueshëm…
Shyqyr që na doli vargu i lirë, sepse disa kështu kanë rreth kujt të bëjnë zhurmë dhe të tregojnë se ekzistojnë, janë gjallë…”

Pasi u duk se takimi po mbyllej me një përplasje të hapur mes brezave, ndërhyri papritur vetë Enver Hoxha, i cili kishte ndjekur gjithçka në heshtje. Ai nuk e mohoi që e kishte lexuar dhe miratuar referatin e Ramiz Alisë, por vendosi të ndërhyjë si “gjyqtar”, për të ulur tensionet.

Ai tha:
“Nuk është problem çështja ‘të rinj’ dhe ‘të vjetër’!
Të rinjtë, me dinamizmin dhe gjallërinë e tyre, bëjnë mirë që na shkundin ne, të vjetërve…
Por unë jam i bindur se ju, shokë të rinj … nuk do të ecni kurrë në rrugë të gabuar…!
Unë kam lexuar disa vjersha të Ismail Kadaresë. Kam lexuar, p.sh., atë që ai i ka kushtuar kalasë së Gjirokastrës, (‘Princeshës Argjiro’), dhe mua më ka pëlqyer…
Mendimi im personal është se gjersa vjershat tuaja të kenë përmbajtje marksiste, me të vërtetë patriotike, mobilizuese, edukative dhe formë të bukur, tërheqëse, të qartë, ato s’kanë sepse të mos pëlqehen…!
Afirmohuni me vargun tuaj dhe në rast se ju do populli, ai varg është i mirë.”

Kështu, Hoxha zgjodhi një rrugë të mesme, duke këshilluar të vjetrit të mos ishin përjashtues dhe të rinjtë të ruanin përmbajtjen ideologjike “të saktë”.

“Në këtë mënyrë ai “kërkonte unitet”, – vë në dukje Fatos Arapi në librin e tij “Kur kujtohem që jam”.

Në thelb, ky takim përfaqësonte një nga përplasjet më të rëndësishme kulturore të epokës komuniste në Shqipëri, ku për herë të parë poetët e rinj guxuan të mbronin artin si formë të re shprehjeje përtej klisheve ideologjike, duke i dhënë një tjetër ritëm zhvillimit të letërsisë moderne shqiptare./KultPlus.com

❌
❌