Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 December 2025Main stream

E rëndë në Tiranë/ Ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, 27-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

By: V K
25 December 2025 at 12:16

Këtë të enjte, një 27 vjeçar në Tiranë, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi:

“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia.

The post E rëndë në Tiranë/ Ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, 27-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

By: V K
25 December 2025 at 10:45

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje dhe disa vepra të tjera penale.

Gjithashtu, në pranga ra S.C., 25-vjeç, ndërsa shtetasi B. B., 39-vjeç, është në kërkim.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit”, tha policia.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

The post Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari

By: V K
21 December 2025 at 13:22

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat ku po kryente punime ndërtimi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit.

Njoftimi:

“Një 57-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Sipas policisë, 57-vjeçari ka rënë nga pallati ndërsa po punonte. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

By: V K
20 December 2025 at 10:22

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin e tij me vegla pune.

Policia njofton se shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, ka vdekur dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Por, nëna e tij, kur ka mësuar lajmin e rëndë,në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se ka varur veten. Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42-vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72-vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

The post Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten appeared first on Albeu.com.

Tragjike! Ra nga ballkoni, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

By: D Marku
19 December 2025 at 09:47

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një apartamenti në katin e katërt.

Sipas të dhënave paraprake, incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. I riu ndodhej në një apartament të marrë me qira afatshkurtër, kur, për arsye që mbeten ende të paqarta, ra në boshllëk nga ballkoni.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë autoambulanca e shërbimit emergjent, por mjekët konstatuan se 19-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Çështja po hetohet nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”, ndërsa priten më shumë detaje në vijim.

The post Tragjike! Ra nga ballkoni, humb jetën 19-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Shkollat nuk gjejnë qetësi/ Tjetër sherr masiv mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari në sarandë

By: V K
17 December 2025 at 13:14

Një tjetër ngjarje e rëndë në një shkollë në vend. Rasti në fjalë, është regjistruar në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

The post Shkollat nuk gjejnë qetësi/ Tjetër sherr masiv mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari në sarandë appeared first on Albeu.com.

Vdekja e punëtorit në Paskuqan/ Si e fshehu policia kompaninë e djalit të Çim Beshirit?

By: Brisi
16 December 2025 at 17:10

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar paraditen e së dielës në Paskuqan, ku 65-vjeçari Halil Picari, me profesion hidraulik ra nga një pallat në ndërtim dhe për pasojë humbi jetën. Lidhur me rastin, Policia reagoi vetëm pasi ngjarja u raportua në media dhe bëri me dije se ka vënë në […]

The post Vdekja e punëtorit në Paskuqan/ Si e fshehu policia kompaninë e djalit të Çim Beshirit? appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda, arrestohet në Morinë shqiptari nga Kosova

By: V K
8 December 2025 at 09:54

Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës arrestuan një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë i arrestuari është 40-vjeç, me banim në Kosovë.

Nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

I arrestuari u ndalua me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana po vijon procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze.

The post Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda, arrestohet në Morinë shqiptari nga Kosova appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë, 25-vjeçari plagos të miturin

By: V K
5 December 2025 at 14:26

Një 25-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të mitur.

Raportohet se dy personat janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku 16-vjeçar ka goditur fillimisht me mjete të forta të riun.

Më pas ky i fundit ka goditur të miturin me thikë duke e lënë të plagosur.

I mituri është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve.

Ndaj të miturit ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. P., 25 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i mituri ka goditur me send të fortë, 25-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Tiranë, 25-vjeçari plagos të miturin appeared first on Albeu.com.

Kamëz: Gruaja grabitet, autori 36-vjeçar arrestohet menjëherë

By: melisa
5 December 2025 at 12:45

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kamzës pasi dyshohet se ka vjedhur me dhunë një varëse floriri nga një grua në rrugë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një zonë të banuar të Kamzës, ku viktima po ecte kur është sulmuar papritur nga i dyshuari. Shtetasi me inicialet K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua menjëherë nga patrullat e policisë. Gjatë kontrollit…

Source

Ndërron jetë 15-vjeçari, u godit pak ditë më parë me thikë

By: redi
4 December 2025 at 20:11

Ka ndërruar jetë këtë të enjte në QSUT 15-vjeçari i plagosur pak ditë më parë me thikë në Durrës. Pavarësisht ndërhyrjeve të bëra si në Durrës ashtu dhe në kryeqytet, nga familjarët konfirmohet se 15-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetojë dëmtimeve të marra. Njoftimi i Policisë Plagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari…

Source

Veza e “artë” Fabergé/ Shitet për shifrën rekord 30 milionë dollarë

By: xhir jeta
3 December 2025 at 15:27

Një vezë kristali e zbukuruar me diamante e argjendarisë ruse Fabergé, (Faberzhe) është shitur për një çmim rekord në një ankand në Londër.

Sendi i çmuar që dikur i përkiste familjes perandorake të Rusisë u ble për një 30.2 milionë dollarë, nga dikush që preferoi të mbetej anonim.

“Veza e Dimrit” e konsideruar si një nga krijimet më të bukura të argjendarit legjendar Faberge ishte e dekoruar me 4500 diamante dhe ishte porositur nga Cari Nikolla II në vitin 1913 si dhuratë për nënën e tij.

Rekordi i mëparshëm për një vezë Fabergé ishte më shumë se 11 milionë dollarë të paguara në një  ankand në vitin 2007.

Veza me lartësi 8.2 cm u krijua nga Carl Fabergé, bazuar në dizajnin e Alma Theresia Pihl, një nga vetëm dy mjeshtret femra në kompaninë e bizhuterive në Shën Petersburg.

Ajo ishte gdhendur nga kristali shkëmbor dhe e dekoruar me diamante të prera në formë trëndafili, si dhe motive flokësh dëbore platini.

Veza hapet për të zbuluar një shportë të vogël me lule kuarci të bardha brenda. Argjendaria prodhoi vetëm 50 vezë të tillë për familjen perandorake Romanov të Rusisë.

“Veza e Dimrit” është ndër të paktat që mbetet në duar private, ndërsa të tjera mungojnë ose janë nëpër muze.

Vezët u prodhuan nga viti 1885 deri në vitin 1917, kur Cari Nikolla II u detyrua të abdikonte./abcnews.al

Kanosi me armë zjarri kushëririn/ Kurbin, arrestohet pas disa orësh kërkimesh 21-vjeçari

By: Rovena
1 December 2025 at 14:31

Kanosi për motive të dobëta, me armë zjarri, kushëririn e tij; pas disa orësh kërkimesh, lokalizohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, pistoletë, dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacionit të marrë se në fshatin Malbardhë, Kurbin, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin A. Ç., 18 vjeç, menjëherë organizuan punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Motivi”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. Ç. ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A. Ç, 18 vjeç.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin/ Has, arrestohet 62-vjeçari

By: Rovena
1 December 2025 at 14:06

Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta policia arreston autorin.

Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Transportoi me varkë drejt Tropojës lëndë narkotike, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim trafikimi drejt Kosovës, vihet në pranga 29-vjeçari

By: V K
30 November 2025 at 11:12

Në kuadër të operacionit të koduar “Varkëtari”, një 29-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim trafikimi drejt Kosovës.

Policia thotë se sekuestroi 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë”, thotë policia.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Varkëtari”

Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës; vihet në pranga 29-vjeçari nga Puka.

Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29-vjeç, banues në Pukë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Transportoi me varkë drejt Tropojës lëndë narkotike, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim trafikimi drejt Kosovës, vihet në pranga 29-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë e municione luftarake, arrestohet 29-vjeçari

By: Rovena
30 November 2025 at 10:41

Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës; vihet në pranga 29-vjeçari nga Puka.

Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

E rëndë në Gjirokastër, 21-vjeçari ndërron jetë në shtëpinë e dajës, për çfarë dyshohet

By: V K
29 November 2025 at 11:51

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës Mëngjesin e sotëm, një 21-vjeçar dyshohet se ka vetëvrarë veten në banesën e familjes së dajës në lagjen Granicë.

I riu dyshohet të ketë përdorur një kabllo elektrike, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Forcat e policisë dhe ekipet hetimore, kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet njoftojnë se do të ofrojnë më shumë informacion sapo përfundojnë hetimet.

The post E rëndë në Gjirokastër, 21-vjeçari ndërron jetë në shtëpinë e dajës, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 28 vjeçari nga Tropoja

By: M C
27 November 2025 at 16:46

Akil Gjeci, një 28 vjeçar nga Tropoja, ka ndërruar jetë këtë të enjte si pasojë e një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës. Ai ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 00:30, dhe Akil Gjeci është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.

“Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës.

Akil Gjeci ishte djalë i vetëm i familjes Gjeci dhe sipas raportimeve, ishte një person i qetë dhe shumë i respektueshëm në komunitetin ku jetonte. Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e shkakut.

The post Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë 28 vjeçari nga Tropoja appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan (EMRI)

By: V K
27 November 2025 at 08:26

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka tndodhur në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Gjinar, Elbasan, ku rreth 40-vjeçari Florian Tahiri ka humbur jetën tragjikisht, pasi u rrëmbye nga rrjedha e përroit që kalon pranë fshatit.

Tahiri dyshohet se po kalonte urën në momentin kur u mor nga prurjet e shtuar të ujit. Pasi ai nuk u kthye në shtëpi në drekë, familjarët dhanë alarmin dhe nisën kërkimet përgjatë shtratit të përroit.

Pamjet e kamerave të disa bizneseve pranë zonës, kanë fiksuar momentet kur 40-vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit, duke ndihmuar grupet e kërkimit në përcaktimin e drejtimit të lëvizjes së trupit.

Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës nga ekipet e zjarrfikësve dhe strukturat e emergjencave civile të Elbasanit.

Trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth 1 kilometër larg urës ku dyshohet se ndodhi aksidenti.

Dyshohet se Florian Tahiri, ka qenë duke kaluar mbi urë në momentin e fatkeqësisë, ndërsa prurjet e mëdha të ujit, të shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit, e kanë rrëmbyer në mënyrë të menjëhershme.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa komuniteti i zonës është tronditur nga humbja e rëndë.

The post E rëndë/ E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌
❌