Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

“Mëkati zikaltër” i Gjimshitit/ Kapiteni i kombëtares shkakton gabim të madh në Atalanta-Inter

By: Rovena
29 December 2025 at 12:51

Nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Këtë e kishte të qartë Berat Gjimshiti, por edhe trajneri i Atalantës, Paladino, ndonëse e hodhi titullar në një betejë shumë të ashpër në Serinë A.

Në Bergamo mbërriti Interi, ekipi që bashkë me Napolin dhe Milanin, janë pretendentët kryesorë për titull, dhe kapiteni i kombëtares shqiptare pati një mbrëmje për t’u harruar.

Gabimet e tij erdhën radhazi, dhe një herë u shpëtua nga pozicioni jashtë loje dhe nga ndërhyrja e VAR-it, një herë tjetër nga gabimi I sulmuesit zikaltër Markus Turam, ndërsa herën e tretë ishte gjithçka fatale.

Pasimi i tij i pakujdesshëm krijoi golin e vetëm të ndeshjes. Interi fitoi falë rrjetës së kapitenit Lautaro Martinez, dhe e mbajti vendin e parë në Serinë A me 36 pikë në 16 ndeshje, një më shumë se Milani e dy mbi Napolin.

Sa për Gjimshitin, vlerësimet nga mediat sportive italiane dhe kontinentale ishin negative. “La Gazeta delo Sport” i dha notën 4.5, duke e cilësuar më të keqin tek Atalanta.

“Eurosport” e veçon që në titull në faqen e portalit të tij, ndërsa i vendos notën 4 për gabimin e pafalshëm. Natyrisht, në paraqitjen e tij të dobët ndikoi fakti se erdhi direkt nga dëmtimi dhe nuk mund të kishte formën e duhur fizike dhe për të përballuar një ritëm kaq të lartë.

Mëkat, sepse kapiteni i Shqipërisë ka qenë vazhdimisht ndër më të mirët e Atalantës, madje dikur i shënoi Interit një gol të bukur, në fitoren e madhe bergamaske 4-1./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Berat Gjimshiti mbyll vitin për shkak dëmtimi

17 December 2025 at 19:27

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka mbyllur sezonin për këtë vit pas një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Shqiptari u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit të kampionatit Seria A kundër Cagliarit, ku ndjeu shqetësime fizike.

Testet mjekësore kanë konfirmuar një lëndim muskulor të shkallës së parë, që nuk paraqitet serioz, por do ta mbajë Gjimshitin jashtë fushave për disa javë.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi shqiptar do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Genoas më 21 dhjetor dhe ndaj Interit më 28 dhjetor.

Në dyshim mbetet pjesëmarrja e tij në sfidën ndaj Romës, që është planifikuar për më 3 janar.

Dy ditë më parë, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”, për të dytin vit radhazi.

Çmimin e veçantë ia dorëzoi Kryeministri Edi Rama.

Berat Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës, ku Shqipëria, për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026 do të tentojë të sigurojë një vend në Botëror.

Përzgjedhja e tij si “Lojtari i Vitit i Kombëtares” u bë përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

/gj.m/a.f/

The post Berat Gjimshiti mbyll vitin për shkak dëmtimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berat Gjimshiti: Kemi shanse për në Kupën e Botës, të gjithë çunat të jenë gati në mars

By: V K
17 December 2025 at 09:54

Mbrëmjen e së hënës, u zhvillua ceremonia e “Topit të Artë 2025”, aty ku kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti u zgjodh “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.

Kapiteni u ngjit në skenë për të marrë çmimin dhe falenderoi të gjithë protagonistët që e kanë ndihmuar që të arrijë atë çmim, ndërkohë që pas ceremonisë foli para mediave ku u ndal edhe te Kombëtarja dhe ndeshjet e “Play Off” në mars.

Gjimshiti e mori këtë çmim nga votat e bashkëlojtarëve të tij, të cilët zgjodhën pikërisht kapitenin si më të mirin e vitit.

ÇMIMI- “Së pari ju përgëzoj për organizmin dhe faleminderit. Besoj se vitin e kaluar, mami im bëri një figurë më të mirë se imja. Falënderoj çunat e Kombëtares sepse pa ata nuk vlen asgjë. Futbolli është kolektiv dhe i falënderoj ata, stafin dhe presidentin Duka. Falënderoj edhe kryeministrin dhe më të rëndësishmit, familjen time për sakrificat që kanë bërë. Jam shumë i lumtur që jam sot këtu dhe që e fitoj këtë çmim. Është krenari, por sërish e them që futbolli është një lojë kolektive dhe e ndaj me të gjithë bashkë lojtarët e mi. Sigurisht që është edhe fitore e atyre”.

PLAY OFF- “Rivalët sigurisht që kanë më shumë eksperiencë, kanë shkuar shumë shpesh në Botëror, por prapë besoj se shanset tona janë 50 me 50. Pse jo, të ëndërrojmë. Të jenë të gjithë çunat gati në mars dhe të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar”.

PREMTIM- “Si të gjithë, do të japim maksimumin dhe shpirtin në fushë. Të gjithë së bashku do ta arrijmë qëllimin që kemi”.

DËMTIMI- Aktualisht, Gjimshiti ndodhet jashtë fushave për shkak të një problemi fizik. Në ndeshjen e fundit kundër Kaljarit, kapiteni i Kombëtares u detyrua të largohej në minutën e 55-të pas një tendosjeje muskulore në fleksorin e djathtë.

Gjendja e tij do të monitorohet në ditët në vijim, por kjo ndalesë e përkohshme nuk e zbeh aspak një sezon ku ai ka qenë protagonist absolut. Me shumë gjasa, Gjimshiti do të mungojë për skuadrën e tij në ndeshjen e radhës, por pritet që të rikthehet në fushë menjëherë pas kësaj jave dhe mund të kontribuojë me fanellën e Atalantës, që po kalon një moment shumë të mirë.

 

The post Berat Gjimshiti: Kemi shanse për në Kupën e Botës, të gjithë çunat të jenë gati në mars appeared first on Albeu.com.

FSHF zgjedh më të mirët, nderohen edhe lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë

15 December 2025 at 23:47


Në një mbrëmje gala të zhvilluar në Teatrin e Operës dhe Baletit u ndanë çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar.

Trofeu kryesor, ai i “Topit të Artë”, iu akordua sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili u shpërblye gjithashtu edhe me “Këpucën e Artë” për meshkuj, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Çmimi “Topi i Artë” për femra shkoi për yllin e Vllaznisë, Megi Doci, e cila konfirmoi edhe një herë dominimin e saj në futbollin e femrave në Shqipëri.

Sa i përket pankinës, titulli i trajnerit më të mirë të vitit u fitua nga tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, pas rezultateve të shkëlqyera me skuadrën rrogozhinase.

Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares shqiptare votuan për më të mirin e ekipit kuqezi, duke përzgjedhur kapitenin Berat Gjimshiti.

Një nga trofetë më të rëndësishëm të akorduar mbrëmjen e sotmen ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen e këtij objektivi madhor dhe historik. “Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.

Në fund, analistët dhe gazetarët sportivë përzgjodhën edhe 11-shen më të mirë të Kategorisë Superiore, duke kompletuar kështu mbrëmjen festive të futbollit shqiptar. /Telegrafi/

Berat Gjimshiti në stilin e 'bomberit', gjen golin në Kupën e Italisë ndaj Genoas

3 December 2025 at 15:49


Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimishiti ka gjetur golin e parë në këtë sezon me skuadrën e Atalantas.

Atalanta është nikoqir i Genoas në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-tës të Kupës së Italisë, e cila ka filluar nga ora 15:00, e ditës së sotme (e mërkurë).

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me epërsinë e vendasve me rezultat 1-0.

𝐃𝐉𝐈𝐌𝐌𝐈 💪🖤💙#CoppaItaliaFrecciarossa #AtalantaGenoa #GoAtalantaGo pic.twitter.com/tk5WzrDEFP
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) December 3, 2025

Goli i vetëm në 45 minutat e parë është shënuar pikërisht nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Gjimshiti.

Gjimshiti (19’) shënoi një gol të bukur me kokë për epërsinë 1-0, falë asistimit të të Nicola Zalewskit. /Telegrafi/

Gol Berat DJimsiti. Atalanta 1-0 Genoa#CoppaItalia
Live ANTVpic.twitter.com/OzfFn2E4Bz
— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLive) December 3, 2025




Gazetari Lavdim Pireva analizon rezultatet e Shqipërisë dhe veçon tre lojtarë nga cikli kualifikues

23 November 2025 at 12:37


Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për rezultatet e Kosovës dhe Shqipërisë në ciklin kualifikues të Botërorit 2026. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Gazetari Lavdim Pireva analizon tre lojtarët që sipas tij kanë bartur barrën kryesore te Shqipëria në këtë cikël kualifikues.

Ai përmend Berat Gjimshitin si një lider të pakontestueshëm të ‘Kuqezinjve’, por vlerëson lart edhe dyshen Juljan Shehu dhe Kristjan Asllani.

“Besoj që Berat Gjimshiti mbetet lojtari më i mirë i kombëtares. Lider i pakontestueshëm, mbrojtës modern, shumë i mirë, edhe po them Juljan Shehu për mënyrën se si i ka zhvillu sidomos dy ndeshjet me Serbinë, ka qenë i jashtëzakonshëm, si në rikuperim të topit, si në shpërndarje të topit”.



“Edhe Asllani veç e ka fitu, Asllani si bonus po them e ka fitu pjekurinë. Ndoshta Interi ka qenë për moshën që ka, shumë barrë e rëndë”.

“Është hap i madh sepse shumë i ri. Në Torino luan rregullisht, edhe pse ndoshta në jaëvt e fundit nuk ka pasur shumë minuta, por luan çdo ndeshje”.

“Kjo është shumë e rëndësishme për një lojtar në moshën e tij. Edhe shoh Torino për dallim, se ne e përcjellim se Torino për dallim nga vitet e kaluara kur i përfundonte ndeshjet 0-0, 1-0, këtë vit është duke luajtur futboll shumë më të hapur”, ka thënë Pireva mes tjerash.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Shqipëria në “play off”, sfida e fundit me Anglinë/ Gjimshiti: Kemi vetëbesim, do bëjmë më të mirën

15 November 2025 at 17:09

TIRANË– Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur në konferencë për mediat një ditë para sfidës së radhës me Anglinë, duke theksuar rëndësinë e takimit dhe gjendjen e mirë psikologjike të ekipit.

“Do të japim gjithçka. Janë tre pikë dhe është një ndeshje e rëndësishme. E kemi siguruar play off-in; përballemi me një kundërshtar të fortë dhe do të tentojmë t’i vëmë në vështirësi,” u shpreh mbrojtësi kuqezi.

Gjimshiti theksoi se skuadra ka vetëbesim të lartë, pavarësisht se përballë ka një ekip që lufton për të fituar edhe Botërorin 2026.
“Kemi një kundërshtar që luan për të fituar Botërorin, por ne kemi vetëbesim dhe do të bëjmë gjithçka për t’i vënë në vështirësi. Besoj se nesër do të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë,” shtoi kapiteni.

Kombëtarja jonë vijon përgatitjet, ndërsa atmosfera në kampin kuqezi raportohet pozitive./abcnews.al

 

 

Notat e lojtarëve, Serbi 0-1 Shqipëri: Kuqezinjtë “pushtojnë” Leskovcin

11 October 2025 at 22:50


Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Lojtari më i mirë në fushë sipas Sofascore ishte portieri Thomas Strakosha i cili për gjashtë pritjet që bëri në këtë ndeshje, u vlerësua me notën 8.4

Me nota pozitive u vlerësuan gjithashtu edhe Rey Manaj (7.9), Berat Gjimshiti (7.5) dhe Mario Mitaj (7.3).

Dështimi i ndeshjes doli të jetë sulmuesi serb Dusan Vlahovic (6.2) i cili për 93 minuta qëndroi në “xhepin” e mbrojtjes kuqezi.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

Gjimshiti, rekord në Serie A/ Kapiteni, shqiptari i dytë me më shumë ndeshje në Itali

28 September 2025 at 14:35

Nuk ishte një ndeshje e lehtë për të. Berat Gjimshiti kaloi një provë tepër kërkuese përballë Juventusit, në barazimin 1-1 të Atalantës së tij, ndërsa kaloi një emër të madh të futbollit shqiptar.

Kapiteni I kombëtares, që ishte titullar në stadiumin “Alianc” të Torinos, luajti ndeshjen numër 254 në Serinë A, duke lënë pas Erion Bogdanin që ka luajtur 253.

Gjimshiti është tashmë në vendin e dytë në renditjen e lojtarëve shqiptarë me më shumë ndeshje në elitën e futbollit italian, I lënë pas vetëm nga Elseid Hysaj me 311.

Pas barazimit ndaj Juventusit, mbrojtësi foli për kamerën e klubit.

“Nga një anë është një mëkat, por nga ana tjetër është rezultat I drejtë. Duhet thënë që 20-30 minutat e para nuk ishin të mira nga ana jonë, sepse ata e nisëm shumë fort ndeshjen. Më pas, arritëm të reagonim dhe shënuam një gol të madh, që na dha më shumë besim dhe ne luajtëm shumë më mirë. Ishim pa fat në golin e tyre dhe me kartonin e kuq, kur vuajtëm shumë dhe duhej që të mbroheshim fort e të mos pësonim golin e dytë. Gjithsesi, barazimi qendron”.

Atalanta po e merr veten pas një nisjeje të vështirë të sezonit.

“Po, padyshim. Sa më shumë ndeshje që luan, aq më shumë rritesh si skuadër. Nuk ishte e lehtë në fillim, por meritonim ndonjë pikë më shumë në ndeshjet ndaj Pizës dhe Parmës, por le të na ndihmojnë këto ndeshje për t’u përmirësuar. Po ashtu, edhe ajo ndaj PSG-së. Janë ndeshje tepër të dobishme për ta rritur skuadrën. Kur merr shuplaka, mëson shumë nga këto skuadra tepër të forta. Ne mësojmë që të luajmë më mirë, të përmirësohemi. Duhet të shohim përpara”.

Në 254 ndeshje në Serinë A, Berat Gjimshiti ka 5 gola e 11 asistë, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Atalantës që nga viti 2015 e deri sot.

Serbi – Shqipëri nuk zhvillohet në Beograd, zyrtari serb: Duam të luajmë në Leskovc

11 September 2025 at 20:19


Federata e Futbollit të Serbisë po e shqyrton mundësinë e zhvendosjes së ndeshjes Serbi – Shqipëri nga Beogradi në Leskovc.

Përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë padyshim do ta vendosë fatin se cila kombëtare avancon në play-off, ndërsa zhvillohet më 11 tetor.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe Branko Radujko konfirmoi se po e shqyrtojnë ta ndryshojnë destinacionin.

Berat Gjimshiti

“Për tri javë kemi grumbullimin për ndeshjen më të rëndësishme në këto kualifikime, përballjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë se kush do të shkojë në play-off. Kjo është prioriteti ynë absolut. Kemi lojtarë që aktivizohen në klube e liga të forta, lojtarë që dinë të kënaqin kombin dhe besoj se do ta bëjnë edhe kësaj radhe”.

“Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Besoj se në periudhën e ardhshme do të luajmë në Leskovc”, deklaroi ai për “Tanjug”.

Shqipëria aktualisht renditet e dyta me tetë pikë në grupin K, një më shumë se Serbia prandaj përballja direkte do të ketë rolin kyç për play-off./Telegrafi/

Sfida me Letoninë/ Kapiteni Gjimshiti: Jemi gati për nesër dhe do bëjmë maksimumin për tri pikët

8 September 2025 at 16:44

TIRANË- Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, foli para mediave në konferencën e zakonshme para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Letonisë.

Përballja për kuqezinjtë është e rëndësishme pasi vetëm tri pikë na mbajnë në garë për të siguruar një vend në finalet e Kupës së Botës 2026, e cila zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Fillimisht pyetjeve të gazetarëve iu përgjigj kapiteni Berat Gjimshiti.

Ai pohoi se sfida është e vështirë dhe fokusi duhet të jetë në çdo moment, pasi përballë kanë një ekip me vlera.

“Ekipi është përgatitur mirë, nuk është e thjeshtë por jemi pozitivë. Kemi presion, kështu që përqendrimi është më i lartë. Nesër na duhen tri pikë për të pasur më shumë mundësi për kualifikimin.

Çfarë duhet bërë më shumë nga ndeshja në Riga?

I kemi parë ndeshjet e Letonisë, edhe atë me Serbinë tre ditë më parë. Në Riga kemi gabuar, nuk luajtëm mirë. Sot nuk është si disa vite më parë, nuk ka ekip që mund ta mposhtësh lehtë, e pamë edhe dje Holandën që mezi fitoi në Lituani. Gjëja më e mirë është që ende e kemi fatin në dorën tonë.

Mesazhi për tifozët?

Do japim më të mirën që kemi në dorë. Do jetë historike nëse do jemi në Kupën e Botës. Jemi gati për nesër dhe do bëjmë maksimumin për tri pikët, që ta shijojnë edhe tifozët.

Gjendja e lojtarëve dhe motivimi pas ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit?

Nesër do jetë në ndeshje ndryshe. Kemi pasur emra të rinj në ekip dhe kanë pasur presion. Trajneri ka parë emrat e rinj për të ardhmen. Nesër përqëndrimi do jetë më i lartë. Për kalimin në Kupën e Botës të vijnë 1 ose 2 mundësi në jetë, kjo është më e mira që kemi.

Jeni të vetëdijshëm se ky është shansi ynë i fundit?

E dimë që është rasti i fundit, vetëm nëse gabojnë të tjerët, që nuk besoj se do e bëjnë. Ne jemi mirë, të vetëdijshëm që ndeshja nesër do ndryshojë grupin dhe mund të fusim të tjerët në presion. Kjo ndeshje vlen edhe për takimet e tjera që kemi.

Më mirë kundër ekipeve të mëdha. Kemi vështirësi kundër ekipeve më të vogla?

Mund të jetë. Ekipet më të ‘vogla’ luajnë më pas. Me Serbinë kishte hapësira se kërkonin të na shënonin. Sot në futboll ka një lojë fizike, ka vështirësi dhe na duhen emra teknik më shumë se kundërshtari, kjo vlen në këto ndeshje”, tha Gjimshiti./abcnews.al

 

Igli Tare nuk ndalet me transferime të shqiptarëve te Milani, pas Jasharit – një mbrojtës në San Siro

6 August 2025 at 16:13

Milani po ndërton një projekt të ri ambicioz dhe nuk ndalet në merkato. Me një valë ndryshimesh në të gjitha hallkat, klubi kuqezi po krijon një identitet të ri – dhe shqiptarët po luajnë një rol kyç në këtë transformim.

Pas emërimit të Igli Tares si drejtor sportiv dhe zgjedhjes së Massimiliano Allegrit në bankinë, Milani bëri edhe një goditje me aromë shqiptare në fushë – transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge. Një mesfushor premtues, që shihet si investim për të ardhmen.

Por, prania shqiptare në “San Siro” nuk pritet të ndalet këtu.

Mediat italiane raportojnë se Berat Gjimshiti, lideri i mbrojtjes së Kombëtares shqiptare dhe një element kyç te Atalanta, është futur në orbitën e Milanit si një opsion serioz për prapavijën.

E gjithë kjo vjen në një moment kur Malick Thiaw mund të largohet, me interesime konkrete nga Liga Premier dhe Serie A.

Nëse ndodh shitja, Milani do të ketë nevojë urgjente për të gjetur një zëvendësues të denjë.

La Gazzetta dello Sport” përmend disa alternativa të brendshme si Comuzzo dhe Leoni, por emri i Gjimshitit qëndron lart në listë për shkak të eksperiencës, lidershipit dhe njohjes së Serie A.

Ai shihet si një profil i gatshëm për të marrë përgjegjësi menjëherë.

Nëse kjo lëvizje realizohet, Milani do të kishte tre shqiptarë në organikë, një fakt që do të krijonte entuziazëm te tifozët shqiptarë dhe do të konfirmonte ndikimin në rritje të lojtarëve kuqezi në skenën e madhe të futbollit evropian. /Telegrafi/

The post Igli Tare nuk ndalet me transferime të shqiptarëve te Milani, pas Jasharit – një mbrojtës në San Siro appeared first on Telegrafi.

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta – ylli shqiptar ka një ofertë të madhe nga Katari

28 July 2025 at 19:33

Mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti mund të largohet së shpejti nga Atalanta, ka raportuar uebsajti italian TuttoAtalanta.

32-vjeçari i cili ka një kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm me Atalantan dhe që fiton afërsisht 800 mijë euro në sezon, ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e tyre për vite me radhë.

Megjithatë, ekziston mundësia që ai të largohet në rast se në zyrat e klubit nga Bergamo arrin një ofertë e rëndësishme.

Siç bëhet me dije tutje në raportin e publikuar, interes për shërbimet e Gjimshitit më parë ka shprehur klubi nga Katari, Al Rayyan.

Duke marrë parasysh moshën e Gjimshitit, kjo mund të jetë kontrata e fundit e madhe e karrierës së tij dhe për këtë arsye, Atalanta nuk do t’i qëndrojë përpara nëse dëshiron largimin.

Klubi italian pret që në rast shitjeje të mbrojtësit shqiptar, të arkëtojnë të paktën 11 milionë euro.

Deri në këto momente nuk ka pasur bisedime të avancuara me ndonjë klub, por dera mbetet e hapur dhe javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të.

The post Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta – ylli shqiptar ka një ofertë të madhe nga Katari appeared first on Telegrafi.

E ardhmja në dyshim, Gjimshiti mbyll pushimet dhe kryen testet mjekësore te Atalanta

By: armand
14 July 2025 at 19:16

Pushimet për Berat Gjimshitin kanë marrë fund dhe për të ka ardhur koha e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen. Vendime që kanë çuar karrierën e tij në kryqëzimin tundues mes një tjetër eksperience në Ligën e Kampioneve dhe milionave që i ofrohen nga Katari. Dhe gjesti i fundit i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, duket […]

The post E ardhmja në dyshim, Gjimshiti mbyll pushimet dhe kryen testet mjekësore te Atalanta appeared first on BoldNews.al.

“Milan kompletohet me Gjimshitin”/ Gazetari: Mund ta plotësojë mbrojtjen me përvojën e tij

28 June 2025 at 13:41

Nuk është një zë zyrtar, por është tepër kuqezi. Për Berat Gjimshitin nga Italia ka folur edhe gazetari I lidhur fort me Milanin, Karlo Pelegati, njeriu që ka komentuar ndeshjet e ekipit nga Lombardia në kanalin e klubit dhe në Mediaset Premium.

Për analistin e sotëm të kanalit të Milanit, mbrojtësi i Shqipërisë dhe i Atalantës mund të jetë një objektiv, dhe është padyshim që pasurim i skuadrës.

Pelegati komentoi kështu në kanalin e tij në Jutjub, duke vlerësuar veteranin kuqezi.

Sinkron Pelegati

“Kujdes me Gjimshitin, më duket se është kapiten i Shqipërisë. Një lojtar ekspert. Padyshim që duke qenë shqiptar si Tare mund të jetë nën vëzhgim me një vëmendje të veçantë, me një përkujdesje të veçantë. Pra, Gjimshiti mund të kompletojë në nivel të eksperiencës mbrojtjen e Milanit”.

Vetë Gjimshiti është në një situatë ku duhet të zgjedhë.

Ka ofertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me një rrogë shumë më të mirë sesa merr tek Atalanta.

Gjithsesi, klubi I Serisë A dëshiron që ai të vazhdojë, dhe kështu mendon edhe kapiteni I kombëtares shqiptare.

Të shohim nëse Tare do ta kthejë Gjimshitin në objektiv të Milanit, kur ka deklaruar se I duhet të paktën një qendërmbrojtës.

Ndërkaq, drejtori sportiv milanist ka udhëtuar për në Belgjikë për t’u marrë vesh me Bryzhin për Ardon Jasharin.

Mesfushori me klas të lartë, me origjinë nga Kosova, u shpall lojtari më I mirë I kampionatit belg sezonin e kaluar, dhe cilësohet si pasardhësi i duhur I holandezit Reijnders që u largua për tek Mançester Siti.

Tare ofron 30 milionë euro, plus shpërblimet sipas klauzolave të kontratës, ndërsa Bryzhi kërkon 35 milionë euro kesh, plus 3 milionë më pas.

Berat Gjimshiti refuzon tundimin nga Katari – por Al Rayyan pritet të dorëzojë ofertë të madhe

22 June 2025 at 23:29

Berat Gjimshiti mbetet një nga pikat më të forta të Atalantës në mbrojtje dhe një nga shqiptarët më të suksesshëm në futbollin evropian.

Forma e tij e qëndrueshme dhe kontributi kyç në sukseset e skuadrës nga Bergamo nuk kanë kaluar pa u vënë re – këtë herë nga Lindja e Mesme.

Sipas burimeve pranë klubit, Al Rayyan nga Katari ka shfaqur interes konkret për 31-vjeçarin, duke kërkuar informacione të detajuara rreth kontratës dhe gjendjes së tij aktuale, teksa ka lënë të kuptohet se është gati të paraqesë një ofertë shumë të majme për ta transferuar.

Por Gjimshiti, i lindur në vitin 1993 dhe pjesë e pandashme e mbrojtjes së Atalantës që nga viti 2016, nuk është i tunduar nga aventura jashtë Evropës.

Ai ndihet mirë në Bergamo dhe është emocionalisht i lidhur me klubin, tifozët dhe ambientin. Suksesi në Serie A dhe pjesëmarrja në garat evropiane mbeten prioritetet e tij.

Gjithashtu, Atalanta nuk ka asnjë qëllim për ta lëshuar – pasi klubi e konsideron Gjimshitin si një lider të vërtetë në prapavijë, sidomos në periudhën e ristrukturimit dhe ndërtimit të një skuadre më të re për sezonin e ri.

Al Rayyan, që po ndërton një skuadër ambicioze me ish-yje evropianë, mund të orientohet drejt alternativave të tjera nëse kupton se Gjimshiti nuk e sheh të ardhmen e tij larg Bergamos. /Telegrafi/ 

The post Berat Gjimshiti refuzon tundimin nga Katari – por Al Rayyan pritet të dorëzojë ofertë të madhe appeared first on Telegrafi.

ZYRTARE/ Do të luajë sërish përkrah Gjimshitit sezonin e ardhshëm, Atalanta blen përfundimisht mbrojtësin

By: S SH
13 June 2025 at 20:58

Atalanta është bindur plotësisht nga paraqitjet e Odilon Kossounou në sezonin që lamë pas dhe e ka shpërblyer mbrojtësin. Klubi bergamask ka blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Atalanta përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. Odilon Kossounou transferohet përfundimisht tek zikaltrit duke i ëuar Bayer Leverkusenit në arkat e klubit 20 milionë euro.

Berat Gjimshiti do të ketë përkrah mbrojtësin 24-vjeëar sërish sezonin e ardhshëm. Ndërsa në sezonin që lamë pas, Kossounou regjistroi 18 paraqitje me Atalantën në Serie A.

The post ZYRTARE/ Do të luajë sërish përkrah Gjimshitit sezonin e ardhshëm, Atalanta blen përfundimisht mbrojtësin appeared first on Albeu.com.

Kapiteni Gjimshiti lë kombëtaren/ Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin

8 June 2025 at 17:24

Sipas rregullave, kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Lajm i keq për kombëtaren.

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e djeshme me Serbinë (0-0) në “Air Albania”, kështu që në vend të tij duhet të luajë një qendërmbrojtës tjetër.

Për zëvendësimin e tij, Sylvinho ka lënë të kuptohet se alternativat nuk mungojnë dhe se nuk është i shqetësuar. “Kemi pesë qendërmbrojtës, përfshirë edhe Adrian Bajramin, që po luan shumë mirë”, tha Sylvinho për mediat.

The post Kapiteni Gjimshiti lë kombëtaren/ Sylvinho nis të mendojë direkt për zëvendësuesin appeared first on Sot News | Lajme.

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

By: armand
7 June 2025 at 23:19

Kombëtarja shqiptare u ndal ndaj Serbisë mbrëmjen e sotme me një barazim pa gola në “Air Albania”. Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti doli në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit. “Barazimi është keqardhje një rezultat i keq duke parë ndeshjen që kemi bërë sot. Humbëm një penallti, por mund të fitonim 2-0 ose […]

The post “Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi! appeared first on BoldNews.al.

Gjimshiti: Marrim këtë pikë dhe ecim para

7 June 2025 at 23:35

Kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, nuk fshehu krenarinë për ekipin pas ndeshjes së vështirë ndaj Serbisë, që u mbyll me rezultat të bardhë 0-0 në stadiumin “Air Albania”.

Në një përballje të mbushur me ndjesi, kujtime historike dhe një ngarkesë të madhe psikologjike, Gjimshiti vlerësoi karakterin dhe angazhimin e shokëve të skuadrës.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, e marrim këtë pikë dhe ecim para”, u shpreh ai pas përfundimit të sfidës.

“Mund të rrezikoje pak më shumë në sulm, por në ndeshje si këto, ku presioni dhe emocionet janë të mëdha, nuk dëshiron të gabosh”.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe balancës në fushë, duke shtuar: “Jam shumë i lumtur për ekipin dhe për mënyrën si luajtëm sot”.

Përballja e së shtunës nuk solli golat që shqiptarët prisnin, por solli një paraqitje solide, me një Shqipëri të disiplinuar, të angazhuar dhe të vendosur për të mos u lëkundur ndaj një kundërshtari historikisht të tensionuar. /Telegrafi/

The post Gjimshiti: Marrim këtë pikë dhe ecim para appeared first on Telegrafi.

❌
❌