Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 January 2026Main stream

Sala në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore: Shfrytëzimi i shkencës në forcimin e kujdesit ndaj kancerit

TIRANË. 27 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala gjatë vizitës në Vjenë, Austri, zhvilloi një takim në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

“Shqipëria ka një vizion të qartë, shfrytëzimin e shkencës për të forcuar kujdesin ndaj kancerit, mjekësinë bërthamore dhe sigurinë nga rrezatimi”, tha Sala në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Sala u shpreh se “po forcojmë programin kombëtar të radioterapisë si pjesë e ngritjes së Institutit të Onkologjisë dhe Rrjetit Kombëtar të Kancerit”.

“Në partneritet me Agjencinë, ne po investojmë te njerëzit dhe te inovacioni i sigurt, duke udhëhequr me përgjegjësi dhe duke vendosur standarde për përdorimin paqësor të teknologjive bërthamore”, tha Sala.

/k.s/a.f/

The post Sala në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore: Shfrytëzimi i shkencës në forcimin e kujdesit ndaj kancerit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Skema kriminale e Bankers/ Një llogari bankare në Vjenë që po tret miliardat e naftës shqiptare

By: Elva
21 January 2026 at 18:46

Nga Klodian Tomorri Në kryeqytetin austriak, në njërën nga degët e shumta të Bankës Raiffeisen atje, është hapur një llogari bankare. Zotëruesi i llogarisë është kompania Bankers Petroleum Albania. Ndonëse në pamje të parë ky duket si një veprim normal, që bizneset bëjnë në veprimtarinë e tyre të përditshme, kjo llogari është qendra e një […]

The post Skema kriminale e Bankers/ Një llogari bankare në Vjenë që po tret miliardat e naftës shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Ibrahimaj në CEE Forum, në fokus forcimi i dialogut me investitorët ndërkombëtarë

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Forcimi i dialogut me institucionet financiare dhe investitorët ndërkombëtarë, ishte në fokus të punimeve të Forumit të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), organizuar më 13-14 janar 2026 në Vjenë, Austri.

E pranishme në CEE Forum 2026 ishte edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Ajo mori pjesë në panelin ku u diskutua mbi temën: “A është sistemi financiar shqiptar gati për anëtarësimin në Bashkimin Evropian?”.

Ministrja Ibrahimaj në një postim në rrjetet sociale tha se gjatë panelit u trajtuan roli i sektorit financiar në procesin e integrimit evropian, stabiliteti dhe qëndrueshmëria e sistemit financiar shqiptar, integrimi në SEPA, si dhe reformat për digjitalizimin, inovacionin dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“CEE Forum 2026 shërbeu si një platformë e rëndësishme për forcimin e dialogut me institucionet financiare dhe investitorët ndërkombëtarë, si dhe për promovimin e prioriteteve ekonomike dhe reformuese të Shqipërisë”, tha Ibrahimaj.

Pjesë e panelit ishin edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe drejtoresha ekzekutive e Autoritetit Shqiptar të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali.

Ky forum i përvitshëm mbledh personalitete të spikatura nga akademia, ekonomia dhe sektori financiar i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, për të diskutuar zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare, me fokus të veçantë rajonin lindor dhe juglindor të Evropës.

Temat e diskutuara në forum lidheshin me kthimin te bazat e politikës monetare, normat e interesit dhe stabilitetin e çmimeve, goditjet nga ana e ofertës, financimin e gjelbër dhe rolin e politikës monetare, rreziqet klimatike, mbikëqyrjen bankare, pavarësinë e bankave qendrore, SEPA-në, përfshirjen financiare përmes bankingut digjital, si dhe perspektivat e monedhës digjitale të bankës qendrore.

/k.s/r.e/a.f/

The post Ibrahimaj në CEE Forum, në fokus forcimi i dialogut me investitorët ndërkombëtarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Shqipëria në të njëjtin nivel me tregun evropian të pagesave

13 January 2026 at 22:20

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në punimet e Forumit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), i cili po zhvillohet në Vjenë, Austri.

Në kuadër të këtij forumi, Guvernatori prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend. Ai theksoi rëndësinë e investimeve të huaja direkte si një faktor kyç në mbështetje të rritjes ekonomike dhe forcimit të qëndrueshmërisë makroekonomike.

Gjatë fjalës së tij, Sejko u ndal edhe në zhvillimet në sektorin bankar shqiptar, duke nënvizuar se treguesit financiarë konfirmojnë një sistem bankar të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj goditjeve të jashtme, i cili është i aftë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Guvernatori nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Bankës së Shqipërisë në drejtim të modernizimit të infrastrukturës financiare, përfshirë përmirësimin e sistemeve të pagesave dhe forcimin e mbikëqyrjes bankare, si dhe avancimin e agjendës së integrimit evropian.

Në këtë kontekst, Sejko vuri në dukje se aderimi i Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) përbën një hap të rëndësishëm strategjik, duke e pozicionuar vendin në të njëjtin nivel funksional me tregun evropian të pagesave dhe duke lehtësuar transaksionet financiare për qytetarët dhe bizneset.

Forumi i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore mbledh përfaqësues të lartë institucionalë, ekspertë ekonomikë dhe drejtues të institucioneve financiare, duke shërbyer si një platformë diskutimi mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik në rajon dhe më gjerë.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Sejko: Shqipëria në të njëjtin nivel me tregun evropian të pagesave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Temperaturat e ulëta paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh

By: V K
13 January 2026 at 10:47

Kushtet e ashpra të ngricave detyruan autoritetet të mbyllin sot Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës, të paktën deri në orën 11:00 të paradites, ndërsa në Aeroportin Václav Havel të Pragës u vendosën kufizime të rrepta në fluturime. Lajmi u konfirmua nga vetë dy aeroportet.

Sipas një zëdhënësi, në pistat e uljes dhe ngritjes në Vjenë u formua një shtresë e trashë akulli, e cila vazhdoi të krijohej edhe pas përpjekjeve për pastrimin e saj. Për pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Ndërkohë, shiu i akullt detyroi Aeroportin e Pragës të kalojë në “funksionim shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X.

Autoritetet paralajmëruan se vonesat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet janë kufizuar, pasi stafi po punon për pastrimin e pistës kryesore nga akulli.

Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre dhe të ndjekin udhëzimet e kompanive ajrore, për shkak të kushteve të vështira të motit.

The post Temperaturat e ulëta paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh appeared first on Albeu.com.

Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran

4 December 2025 at 14:30

 

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali iu drejtua sot me një mesazh Ministerialit të 32-të të OSBE në Vjenë.

Në fjalën e saj Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë.

Paqja, stabiliteti dhe siguria kudo në Europë, vijojnë të jenë prioritetet tona kryesore, nënvizoi ministrja Spiropali.

Ajo theksoi se, siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Vjenë, pjesë e Këshillit të 32-të Ministror të OSBE

4 December 2025 at 10:41

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ndodhet në Vjenë për Këshillin e 32-të Ministror të OSBE-së që po mbahet në Pallatin Hofburg.

Spiropali u mirëprit nga kryesuesja e OSBE dhe Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen.

Ky Këshill përkon me Kryesinë e Finlandës të OSBE dhe me 50 vjetorin e Aktit Final të Helsinkit që solli në jetë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim.

Në fokus të Këshillit do të jenë parimet që qëndrojnë në themel të sigurisë europiane: barazia dhe integriteti territorial, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve, respekti për të drejtat e njeriut.

Në këtë kontekst, në zemër të diskutimeve do të jetë shkelja flagrante e këtyre parimeve nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Një vëmendje të veçantë do të marrë përgatitja e OSBE-së për sfidat e së ardhmes, prioritet ky i Kryesisë finlandeze, ndërkohë që Ministrja e Jashtme e Shqipërisë do të theksojë angazhimin e vendit për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Në margjinat e Këshillit Ministror, Spiropali do të takohet me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane, Brendan Hanrahan, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA.

Gjatë ditës, Ministrja e Jashtme do të marrë pjesë në tryezën e Ministrave të Jashtëm të nismës “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, me ftesë të Ministres së Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger. Në takim do të marrin pjesë edhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe Kryediplomatja europiane Kaja Kallas, si dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos.

Spiropali pritet të zhvillojë disa takime bilaterale me homologët nga Rumania, Armenia dhe Gjeorgjia, si dhe me zyrtarë të lartë të OSBE-së.

/gj.m/j.p/

 

The post Spiropali në Vjenë, pjesë e Këshillit të 32-të Ministror të OSBE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

2 December 2025 at 20:00

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë “Time To Decide Europe 2025”, një forum prestigjioz që mbledh liderë politikë europianë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë, për të diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e kontinentit.

Rama ishte i ftuar nderi në këtë aktivitet, ku drejtoi një nga panelet kryesore të konferencës, si edhe kontribuoi në pjesën e konkluzioneve përfundimtare.

Në postimin e tij, Kryeministri theksoi rëndësinë e këtij forumi të nivelit të lartë që trajton çështje kyçe mbi të ardhmen e Europës, ku marrin pjesë liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë.

“Ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare”, shkroi Rama, duke ndarë pamje nga aktiviteti në Vjenë.

Konferenca “Time To Decide Europe 2025” është një prej takimeve më të rëndësishme të politikëbërësve europianë, ku adresohen tema që lidhen me zgjerimin, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin global të BE-së.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzeu i Vjenës: Skënderbeu njihet qartësisht si udhëheqës shqiptar

By: gaze tare
26 November 2025 at 11:29

Ngjarje e rëndësishme!

Në Muzeun e Historisë së Artit në Vienë (KHM), ku përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut tashmë shoqërohen me një përshkrim të plotë historik që përcakton qartësisht identitetin, origjinën dhe rolin e tij si udhëheqës shqiptar. Ky ndryshim vjen vetëm dy muaj pasi një peticion i iniciuar nga inxhinieri Azmer Duleviç dhe gazetari Ermal Peçi kërkoi korrigjimin e informacionit të munguar për figurën e heroit kombëtar.

Fotografia e datës 18 shtator 2025, e realizuar në muze, tregon se etiketa pranë përkrenares së Skënderbeut përmbante vetëm emrin e objektit:

“Skanderbeg-Helm / Helmet of Skanderbeg”, pa asnjë shpjegim mbi origjinën, rolin apo rëndësinë historike të tij.

Në kontrast, fotografia e datës 25 nëntor 2025 tregon se muzeu ka vendosur një tabelë të re të detajuar, ku Skënderbeu prezantohet me të gjitha elementët kryesorë identifikues. Kjo përbën herën e parë që Muzeu i Vienës e artikulon kaq qartë identitetin e Skënderbeut si figurë shqiptare dhe udhëheqës me tituj mbretërorë të njohur në traditën mesjetare.

Peticioni i nisur nga Duleviç dhe Peçi kërkonte që muzeu të ndreqte boshllëkun informativ dhe të vendoste një përshkrim të saktë historik. Sipas nismëtarëve, mungesa e referencës ndaj origjinës shqiptare të Skënderbeut ishte jo vetëm e padrejtë, por edhe e dëmshme për narrativën historike. Pas qindra firmave të mbledhura dhe pas vëmendjes së krijuar në media, muzeu ka reaguar duke rishikuar materialin ekspozues.

Ky lajm i rëndësishëm mund të shërbejë si precedent për edhe për shumë institucione të tjera europiane që mbajnë objekte të lidhura me historinë shqiptare, duke rritur presionin për përfaqësim korrekt dhe profesional.

The post Muzeu i Vjenës: Skënderbeu njihet qartësisht si udhëheqës shqiptar appeared first on iconstyle.al.

Peleshi takon presidentin e Landit të Vjenës: Zgjerim i bashkëpunimit

26 November 2025 at 11:47

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë vizitës që po zhvillon në Austri, zhvilloi një takim me presidentin e Landit të Vjenës, Christian Meidlinger.

Në takim u diskutua forcimi i bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe kryeqytetit austriak.

Takimi vuri në fokus historinë e gjatë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e projekteve të përbashkëta.

Peleshi dhe Meidlinger biseduan mbi nismat e ardhshme në fushën e arsimit, kulturës dhe projekteve artistike, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimeve ndërinstitucionale.

Një shembull i suksesit të këtij bashkëpunimi është partneriteti mes Universitetit BOKU të Vjenës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, model që palët shprehën vullnetin ta zgjerojnë më tej.

“Diskutuam zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës, projekteve artistike dhe shkëmbimeve mes institucioneve tona. Modele si partneriteti mes Universitetit Boku të Vjenës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës janë shembuj që duam t’i forcojmë dhe t’i zgjerojmë”, theksoi Peleshi në një reagim.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit i adresoi Presidentit Meidlinger një ftesë të përzemërt për të vizituar Shqipërinë, me synimin për të vijuar traditën e dialogut dhe miqësisë mes dy institucioneve.

/gj.m/j.p/

 

 

The post Peleshi takon presidentin e Landit të Vjenës: Zgjerim i bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin - pse Brukseli s’e normalizoi?

2 November 2025 at 15:45


Rambuje, Vjenë, Bruksel - tri qytete, tri procese, tri përpjekje për të vendosur fatin e Kosovës.

Dy të parat, për t’i dhënë fund luftës dhe për të zgjidhur statusin, sollën rezultate të prekshme, pavarësisht refuzimeve të Serbisë; e treta, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, prej vitesh mbetet në vendnumëro.

Dialogu mes tyre për këtë qëllim nisi zyrtarisht në vitin 2011. Qeveria e Kosovës e pranoi atë si obligim ndërkombëtar, pas votimit të një rezolute nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2010.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, takimi i parë u mbajt më 9 mars, 2011. Delegacionin e Kosovës e udhëhiqte Edita Tahiri, ndërsa atë të Serbisë Borisllav Stefanoviq.

Negociatat mes palëve përgjatë muajve prodhuan disa marrëveshje - nga lëvizja e lirë deri te menaxhimi i kufirit dhe çështjet kadastrale.

Ndonëse ishte paralajmëruar se do të bisedohej vetëm për çështje teknike, procesi kaloi në nivel politik në vjeshtë të vitit 2012. Takimi i parë mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, u zhvillua më 19 tetor.

Dhe, më pak se gjashtë muaj më vonë, ata arritën marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve - një moment që ndërmjetësuesja e BE-së, Catherine Ashton, e përshkroi si “hap më afër Evropës”.

“Dua t’i përgëzoj për vendosmërinë gjatë këtyre muajve dhe për guximin që kanë treguar. Është shumë e rëndësishme se ajo që po shohim tani, është një hap larg nga e kaluara dhe një hap më afër Evropës”, tha Ashton.

Nga ajo kohë kanë kaluar mbi 12 vjet. Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri të negociatave për anëtarësim që prej vitit 2021.

Gjatë këtyre viteve, palët zhvilluan dhjetëra takime - shpeshherë të gjata maratonë. Si negociatorët, ashtu edhe ndërmjetësuesit u ndërruan, por shumica e marrëveshjeve të arritura, nuk u zbatuan kurrë plotësisht ose fare.

Tensionet, akuzat dhe fajësimet nuk munguan gati në asnjë periudhë dhe kulmin e arritën në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një rreshter.

Incidenti u përshkrua si më i rëndi që nga paslufta dhe bëri që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tani në detyrë, të refuzojë edhe sot e kësaj dite çdo takim të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kusht i tij për rifillimin e dialogut ishte dhe mbetet dorëzimi i autorit të dyshuar të sulmit, Millan Radoiçiq.

“Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha ai në një mbledhje të Qeverisë, vitin e kaluar.

Qeveria e Kurtit është në detyrë prej disa muajsh. Këtë javë, ai u pyet nga mediat serbe nëse, pas formimit të Qeverisë, ekziston ndonjë plan për vazhdimin e dialogut. Ai theksoi se mbetet i përkushtuar ndaj normalizimit të marrëdhënieve, por përsëriti se çdo hap përpara është i lidhur ngushtë me dorëzimin e Radoiçiqit dhe me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve - e arritur mes tij dhe Vuçiqit në shkurt të vitit 2023.

“Duket se kjo nuk do të ndodhë shpejt, sepse Serbia, për fat të keq, po shndërrohet në një Bjellorusi të dytë në Evropë. Nëse Kremlini ka në verilindje Bjellorusinë, në juglindje të Evropës, fatkeqësisht, ka Serbinë”, tha Kurti.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, në deklarata publike shfaqet i hapur për dialog, por, njëkohësisht, përsërit qëndrimin se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Për ish-diplomatin Ylber Hysa, qëndrimi refuzues dhe konfrontues i Serbisë është i njohur që nga negociatat e Rambujesë dhe ato të Vjenës, ku ai vetë ishte pjesë e delegacionit kosovar.

Dialogun aktual, Hysa e sheh vetëm si vazhdimësi të këtyre proceseve dhe thekson se Kurti duhej të tregonte më shumë këmbëngulje, duke pasur parasysh se gjenerata e mëparshme e negociatorëve krijoi një realitet të pakthyeshëm - Kosovën e pavarur - pavarësisht kërcënimeve, madje edhe ekzistenciale, për popullin e Kosovës.

“Zoti Kurti duket se ka dashur të blejë kohë, nga frika se mund të pranonte diçka, që do ta sfidonte perceptimin e tij politik si i vetmi lider që i kundërshtonte të gjitha ato rrugëtime të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai e ka pasur konceptin e tij të Vetëvendosjes, në kuptimin që vetë vendos. Dhe, mbase kjo ka qenë një barrë politike për të, për të ecur përpara”, thotë Hysa.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në REL.

Rama në Vjenë: Po çelim kapitujt e negociatave me shpejtësi, kombinim i meritës sonë dhe qasjes së re të BE-së

23 September 2025 at 19:42

TIRANË, 23 shtator/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka përparuar shumë, ndërsa kapitujt e negociatave për anëtarësim po çelen me një shpejtësi që nuk është parë më parë.

I pranishëm në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” që po zhvillon punimet në Vjenë me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga mbi 25 vende të botës, Rama informoi të pranishmit mbi ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

“Jemi në një proces që ka përparuar shumë. Po çelen kapituj e negociata me shpejtësi që nuk është parë ndonjëherë më parë gjatë procesit të anëtarësimit”, tha Rama.

E gjitha kjo, sipas Kryeministrit, “është një kombinim i meritës sonë dhe qasjes së re të BE-së kundrejt zgjerimit, për shkak të luftës në Ukrainë, që e ka tronditur fort Europën”.

“Lufta në Ukrainë i ka përçuar BE-së mesazhin se rëndësia gjeopolitike e Europës së bashkuar është esenciale. Për shkak të asaj që ka bërë Putini jemi aktualisht në një proces tejet të intensifikuar të anëtarësimit dhe jam shpresëplotë që do të ndodhë herët, më shumë se vonë”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama u shpreh se plani me të cilin është rënë dakord me Komisionin Europian është përfundimi i pjesës teknike dhe të gjitha bisedimeve në fund të vitit 2027. /j.p/

The post Rama në Vjenë: Po çelim kapitujt e negociatave me shpejtësi, kombinim i meritës sonë dhe qasjes së re të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në Vjenë fton investitorët e huaj: Blini prona në Shqipëri, çmimet do rriten pas hyrjes në BE

23 September 2025 at 14:53

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në pasuritë e paluajtshme në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një zgjedhje strategjike për diversifikimin e fitimeve dhe një mundësi reale për rritje të kapitalit, veçanërisht në prag të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Duke marrë falën në konferencën ndërkombëtare “Shqipëria, Horizonti i Ri”, që po zhvillon punimet në Vjenë, me pjesëmarrjen e sipërmarrësve nga mbi 25 vende të botës, Rama u ndal tek përparësitë që ofron vendi.

“Sektori i turizmit po zgjerohet dhe po përjeton sezone të suksesshme. Gjatë muajve maj, qershor, korrik, gusht e shtator ka pasur rritje të ndjeshme të vizitorëve. Por sfida mbetet për më shumë në këtë drejtim dhe vetë investuesit mund të bëjnë edhe më shumë në këtë fushë, sidomos sipërmarrësit që vijnë nga Gjermania, Austria”, u shpreh Rama.

Në këtë kontekst, vijoi kryeministri, shfrytëzimi i turizmit është një mundësi për të investuar në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Rama i inkurajoi investitorët, sidomos ata nga Europa Qendrore, të shfrytëzojnë potencialin e tregut shqiptar, duke theksuar se çmimet aktuale të pronave në Shqipëri janë ende të përballueshme, por pritet të rriten ndjeshëm pas anëtarësimit të vendit në BE.

“Ata që kanë likuiditete, sidomos këtu në Austri, duhet të konsiderojnë blerjen e një prone në Shqipëri – një apartament në Tiranë apo në qytete të tjera. Kjo do të jetë një investim me kthim të lartë, sepse vlera e pronës do të rritet shumë kur Shqipëria t’i bashkohet BE-së ashtu siç ka ndodhur në të gjitha vendet që janë bërë anëtare” deklaroi Rama.

Ai shtoi se investimi në prona nuk ka vetëm qëllime financiare, por mund të shërbejë edhe për jetesë sezonale, sidomos për qytetarët në pension që kërkojnë një vend me klimë të ngrohtë dhe kosto të përballueshme jetese.

“Ejani në Shqipëri dhe blini prona. Në Tiranë, në Shkodër pse jo, sepse kemi lidhjen që ka ekzistuar me Perandorinë Austro-Hungareze”, përfundoi Kryeministri. /j.p/

The post Rama në Vjenë fton investitorët e huaj: Blini prona në Shqipëri, çmimet do rriten pas hyrjes në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama jeton në një Shqipëri që ka “lënë pas” rajonin, por qytetarët vuajnë me çmime të larta dhe paga minimale

By: Elva
23 September 2025 at 14:12

Në konferencën “Shqipëria, horizont i ri” në Vjenë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi është përpara vendeve të tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. “Vendet që kanë hyrë në anëtarësim u është dashur që të kalojnë një kalvar të tërë. […]

The post Rama jeton në një Shqipëri që ka “lënë pas” rajonin, por qytetarët vuajnë me çmime të larta dhe paga minimale appeared first on BoldNews.al.

“Kalorësi i Babunjës”, numër rekord vizitorësh në Vjenë

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Në përfundim të ekspozimit në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë, objekti muzeor arkeologjik “Kalorësi i Babunjës” ka arritur të shihet nga 219.397 vizitorë gjatë tre muajve.

Lajmin për numrin e vizitorëve e ka deklaruar drejtoresha e këtij muzeu, prof. Katrin Vohland.

Kalorësi i Babunjës, vepër arti me vlera unike, është pjesë e fondeve arkeologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ekspozimi u mundësua nga marrëveshja e nënëshkruar mes Institutit të Arkeologjisë, pjesë e ASHSH, dhe Muzeut të Historisë Natyrore të Vjenës. Krahas ekspozimit të Kalorësit të Babunjës, u organizua edhe një konferencë shkencore e përbashkët me palën austriake me fokus këtë zbulim unik 2600-vjeçar të arkeologjisë, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga mbarë bota. Shqipëria u përfaqësua nga akad. Adem Bunguri, prof. Neritan Ceka, prof. Bashkim Lahi dhe prof. asoc. Eduard Shehi.

Objekti qëndroi i ekspozuar në “Sallën e Artë” të Muzeut të Historisë Natyrore në Vjenë nga data 13 maj deri më 31 korrik 2025.

Pas suksesit të ekspozitës, “Kalorësi i Babunjës” është rikthyer në Tiranë më 4 gusht 2025 dhe do të vendoset për ekspozim të përhershëm në Muzeun Arkeologjik, pjesë e Institutit të Arkeologjisë pranë ASHSH.

Kaloresi i Babunjes ne ekspoziten e Vjenes
1 nga 8

The post “Kalorësi i Babunjës”, numër rekord vizitorësh në Vjenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Evropë, a do të kërcejmë?”/ Eurovisioni rikthehet në Vjenë, finalja mbahet më 16 maj

By: D Marku
25 August 2025 at 19:58

Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të Innsbruck, njoftoi sot transmetuesi publik austriak ORF, i cili do të presë konkursin e këngëve të vitit të ardhshëm, finalja e të cilit është planifikuar për më 16 maj.

Kryeqyteti me më shumë se dy milionë banorë kishte aplikuar me sloganin “Evropë, a do të kërcejmë?” duke u bazuar në suksesin e edicionit të vitit 2015, pas triumfit të mbretëreshës me mjekër, Conchita Wurst.

Këtë herë, ishte artisti i ri JJ, një tenor austriako-filipinas 24-vjeçar, i cili mori trofeun.

“Reputacioni i Vjenës si një nga qytetet më të rëndësishme muzikore në botë dhe vendndodhja e saj në zemër të Evropës, e bëjnë atë qytetin ideal pritës për këtë konkurs të 70-të”, komentoi Martin Green, drejtori i Eurovisionit, në një deklaratë pasi vendimi u njoftua në ORF.

 

Vjena priti gjithashtu Eurovisionin në vitin 1967, pak më shumë se 10 vjet pas krijimit të tij.

The post “Evropë, a do të kërcejmë?”/ Eurovisioni rikthehet në Vjenë, finalja mbahet më 16 maj appeared first on Albeu.com.

“Kalorësi i Babunjës”/ Ekspozita shqiptare në Vjenë thyen rekord vizitorësh

By: Elva
22 August 2025 at 20:29

Ekspozita “Kalorësja e Babunjës”, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Austri në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë, ka tërhequr 219.397 vizitorë në vetëm tre muaj. Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, njoftoi këtë shifër përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se arritja është […]

The post “Kalorësi i Babunjës”/ Ekspozita shqiptare në Vjenë thyen rekord vizitorësh appeared first on BoldNews.al.

11 vjet pas Conchita Wurst, Eurovisioni rikthehet në Vjenë

By: Kult Plus
20 August 2025 at 10:35

Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të Innsbruck, njoftoi sot transmetuesi publik austriak ORF, i cili do të presë konkursin e këngëve të vitit të ardhshëm, finalja e të cilit është planifikuar për më 16 maj.

Kryeqyteti me më shumë se dy milionë banorë kishte aplikuar me sloganin “Evropë, a do të kërcejmë?” duke u bazuar në suksesin e edicionit të vitit 2015, pas triumfit të mbretëreshës me mjekër, Conchita Wurst.

Këtë herë, ishte artisti i ri JJ, një tenor austriako-filipinas 24-vjeçar, i cili mori trofeun.

“Reputacioni i Vjenës si një nga qytetet më të rëndësishme muzikore në botë dhe vendndodhja e saj në zemër të Evropës, e bëjnë atë qytetin ideal pritës për këtë konkurs të 70-të”, komentoi Martin Green, drejtori i Eurovisionit, në një deklaratë pasi vendimi u njoftua në ORF.

Vjena priti gjithashtu Eurovisionin në vitin 1967, pak më shumë se 10 vjet pas krijimit të tij.

Por, eventi aktual nuk ka asgjë të përbashkët me ditët e tij të hershme: ai është tani më ekstravagant dhe spektakolar dhe ndiqet nga 166 milionë shikues në 37 vende dhe po tërheq brezin e ri në median sociale./ atsh/ KultPlus.com

MUZIKË – 11 vjet pas Conchita Wurst, Eurovisioni rikthehet në Vjenë

20 August 2025 at 09:41

VJENË, 20 gusht /ATSH-AFP/ – Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të Innsbruck, njoftoi sot transmetuesi publik austriak ORF, i cili do të presë konkursin e këngëve të vitit të ardhshëm, finalja e të cilit është planifikuar për më 16 maj.

Kryeqyteti me më shumë se dy milionë banorë kishte aplikuar me sloganin “Evropë, a do të kërcejmë?” duke u bazuar në suksesin e edicionit të vitit 2015, pas triumfit të mbretëreshës me mjekër, Conchita Wurst.

Këtë herë, ishte artisti i ri JJ, një tenor austriako-filipinas 24-vjeçar, i cili mori trofeun.

“Reputacioni i Vjenës si një nga qytetet më të rëndësishme muzikore në botë dhe vendndodhja e saj në zemër të Evropës, e bëjnë atë qytetin ideal pritës për këtë konkurs të 70-të”, komentoi Martin Green, drejtori i Eurovisionit, në një deklaratë pasi vendimi u njoftua në ORF.

Vjena priti gjithashtu Eurovisionin në vitin 1967, pak më shumë se 10 vjet pas krijimit të tij.

Por, eventi aktual nuk ka asgjë të përbashkët me ditët e tij të hershme: ai është tani më ekstravagant dhe spektakolar dhe ndiqet nga 166 milionë shikues në 37 vende dhe po tërheq brezin e ri në median sociale./ a.jor.

The post MUZIKË – 11 vjet pas Conchita Wurst, Eurovisioni rikthehet në Vjenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – Fansat e Taylor Swift mblidhen në Vjenë, një vit pas alarmit për terrorizëm

8 August 2025 at 21:40

VJENË, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Disa qindra fansa të Taylor Swift u mblodhën sot në Vjenë, një vit nga alarmi për terrorizëm që shoqëroi koncertet e planifikuara të yllit amerikan në kryeqytetin austriak.

Fansat kënduan së bashku, shkëmbyen byzylykë miqësie dhe zbuluan një pllakë përkujtimore që promovon miqësinë dhe dënon urrejtjen.

Tubimi u zhvillua në rrugën “Corneliusgasse”, emri i së cilës lidhet me këngën e Swift “Cornelia Street”.

Frika nga një sulm i afërt detyroi organizatorët të anulonin tre koncerte të Swift në Vjenë në gusht 2024.

Një vit më parë, “Corneliusgasse” ishte bërë pikë takimi për shumë fansa që kishin udhëtuar në qytet për koncertet dhe vazhduan të festonin pavarësisht anulimeve të eventit muzikor.

“Pllaka përkujtimore shërben si kujtesë që urrejtja nuk ka vend këtu, dhe nuk do të lejojmë që terrori dhe urrejtja të na marrin gëzimin e muzikës dhe jetës”, tha organizatori i klubit të fansave, Lex Dimitrijevic.

Swift kishte planifikuar të performonte përpara 65 000 fansa në stadiumin “Ernst Happel” më 8, 9 dhe 10 gusht si pjesë e turneut të saj “Eras”.

Pak para koncertit të parë, një i dyshuar dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan.

I dyshuari kryesor, tani 20 vjeç, po planifikonte një sulm terrorist islamik  ndaj koncertit. /Ad.Ab./

 

The post MUZIKË – Fansat e Taylor Swift mblidhen në Vjenë, një vit pas alarmit për terrorizëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌