Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Rritet niveli i ujit në kaskadën e Drinit/ KESH: Shkarkim i kontrolluar në Koman e Vaun e Dejës. Rritet prodhimi i energjisë

By: xhir jeta
7 January 2026 at 12:04

Niveli  ujit në Kaskadën e Drinit ka vijuar të rritet me shpejtësi  për shkak të reshjeve të dendura të shiut .Për të mbajtur nën kontroll prurjet aktualisht  shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani  kanë arritur në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet një sasi prej 1600  m³/sekondë.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare  theskon se prurjet kanë arritur në 3850 metër kub në sekondë ndërsa reshjet e shiut parashikohen  të jenë prezente  për disa ditë, gjë që nënkupton se sasia e prurjeve të ujit në kaskadë  do të jetë maksimale.

Por përtej permbytjeve reshjet e shiut kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjitike në vend .Në liqenin e fierzës niveli i ujit është rritur me gati 5 metra vetëm në 24 orë duke arritur në 285 metra. Ndërsa në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit është 174 .13 metra dhe në atë të VAut të Dejës 75 metra.Aktualisht prodhimi ditor i energjisë elektrike  rezulton se ka arritur në 12,130 Mwh.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

Njoftimi: 

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧

Sot dhe ditët në vazhdim situata sinoptikale pritet të mos ketë përmirësim. Reshjet e shiut do të jenë prezente disa ditë, gjë që nënkupton se sasia e prurjeve të ujit në kaskadë të jenë maksimale.

👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth:

– HEC Fierzë 2300 m3/s
– HEC Koman 1150 m3/s
– HEC Vau i Dejës 400 m3/s

Totali 3850 m3/sek

👉 Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Fierza: 285 m
Koman: 174.13 m
Vau i Dejës: 75 m

👉 Shkarkime:

•Hec Fierzë 0m3/s
•Hec Koman 1200 m3/s
•Hec Vau Dejës 1600 m3/s

👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth: 3850 m3/sek
👉 Shkarkimet fundore në Vaun e Dejës: 1600 m3/sek
👉 Akumulim i volumit total në kaskadë: 2250 m3/sek (Në liqenin e Fierzës).

👉 Prodhimi ditor: 12,130MWh

🟢Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

KESH: Shkarkim i kontrolluar në Koman e Vaun e Dejës. Rritet prodhimi i energjisë

By: lindita
7 January 2026 at 12:46

Niveli ujit në Kaskadën e Drinit ka vijuar të rritet me shpejtësi për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Për të mbajtur nën kontroll prurjet aktualisht shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani kanë arritur në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës po shkarkohet një sasi prej 1600 m³/sekondë. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare theskon se prurjet…

Source

Before yesterdayMain stream

Kapet me drogë dhe municion luftarak, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

By: Brisi
28 December 2025 at 10:35

Një 42-vjeçar, është arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, shtetasi A.P, është kapur në fshatin Hajmel me lëndë narkotike në makinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe një sasi municioni luftarak. “Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, […]

The post Kapet me drogë dhe municion luftarak, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës appeared first on BoldNews.al.

Përshtati lokalin për përdorim droge dhe lojëra fati/ Vau i Dejës, në pranga 39-vjeçari

By: Re Nato
6 December 2025 at 10:00

Një 39-vjeçar u arrestua në Vaun e Dejës, në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”.

Alfred Palushi u vu në pranga pasi përshtati lokalin e tij për përdorim droge dhe lojëra fati.

Gjatë kontrollit në lokalin në fshatin Stajkë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, një valixhe me çipsa pokeri dhe letra bixhozi, të cilat përdoren për lojëra fati.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së Palushit, shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis dhe një mjet prerës (thikë).

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”./abcnews.al

Ceremonia mortore e Ipeshkvit të Vaut të Dejës mbahet më 2 dhjetor

By: armand
29 November 2025 at 16:01

Ceremonia mortore për Ipeshkvin e Sapës do të zhvillohet më 2 dhjetor. Trupi i tij do të prehet në kriptën e Katedrales “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës, ku shërbeu për vite me radhë si Famullitar. Ipeshkvi Simon Kulli ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare. Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës u bëri thirrje të gjithë besimtarëve katolikë për […]

The post Ceremonia mortore e Ipeshkvit të Vaut të Dejës mbahet më 2 dhjetor appeared first on BoldNews.al.

Dy të arrestuar në Shkodër, njëri kapet me pistoletë, tjetri me kanabis

By: armand
28 November 2025 at 10:13

Dy persona janë arrestuar në Shkodër për armëmbajtje pa leje dhe drogë. Njëri prej tyre, D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion. Ndërkohë shtetasi J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, u kap duke poseduar një sasi lënde narkotike kanabis. Arma e zjarrit, municioni […]

The post Dy të arrestuar në Shkodër, njëri kapet me pistoletë, tjetri me kanabis appeared first on BoldNews.al.

Kriza e arsimit rural: shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive

22 November 2025 at 08:30

Shkolla 9-vjeçare “Mark Pal Kola” në Vig qëndron e hapur, por e heshtur. Prej tre vitesh nuk dëgjohet më as gumëzhima e fëmijëve, as zërat e mësuesve dhe as zilja e orës. Bankat mbeten të mbushura me libra e fletore të lëna pas, regjistrat e klasave qëndrojnë ende mbi tavolinë – sikur mësimi të ketë […]

The post Kriza e arsimit rural: shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive appeared first on Reporter.al.

I akuzuar për korrupsion në zgjedhje/ Shtyhet seanca paraprake për kryebashkiakun e Vaut të Dejës

11 November 2025 at 11:02

Shtyhet seanca e parë paraprake për kryebashkiakun e Vaut të Dejës Kristjan Shkreli. Shkak u bë kërkesa e avokatit të tij, i cili kërkoi kohë të njihej me aktet e Prokurorisë së Posaçme.

Seanca e radhës u caktua në datë 21 nëntor orë 09.30, teksa këtë të marte u legjitimuan palët nga gjykata.

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

26 October 2025 at 14:23

Banori i Vaut të Dejës, Gjon Dodani ka rrëfyer në një prononcim për mediat sesi iu përmbyt gjithçka për gjysmë ore. Ai thotë se bagëtitë, kosheret e bletëve e një hotel iu shkatërrua si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes nga shtrati të përroit të Glinës. Sipas tij dëmi i shkaktuar i […]

The post “M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

26 October 2025 at 13:01

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur një pjese të Vaut të Dejës në Qarkun e Shkodrës. Lumi Glinë ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa fshatra, ku mësohet se rreth 100 banesa janë nën “pushtetin” e ujit, ndërsa janë përmbytur dhe me dhjetra hektatë tokë bujqësore. Pamjet e mëposhtme i përkasin fshatit Guri i […]

The post VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës appeared first on BoldNews.al.

Përmbytje në Vaun e Dejës, 100 shtëpi nën ujë - kryebashkiaku: Situata është shumë e rëndë

26 October 2025 at 13:57


Situata në Vaun e Dejës është shumë e rëndë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në të gjitha njësitë administrative., në një deklaratë për mediat kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli tha se 100 shtëpi kanë prezencë uji, ndërsa dëmet më të mëdha janë në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve.

“Situata është mjaft e rëndë. Përmbytjet kanë filluar në të gjithë njësitë administrative. Përroi i glinës ka dalë nga shtrati dhe po bën përmbytje në të gjithë qytetin e Vaut të Dejës. 100 shtëpi kanë prezencë uji. dëmet janë shumë të mëdha në bagëti, shpendë dhe kosheret e bletëve, por shpresojmë mos të rrezikojmë jetën e njerëzve se situata është shumë e rëndë”.


Problemi më i madh sipas tij paraqitet nga përroi i Glinës, ndërkohë që apeloi se nevojiten kosha me gurë, prita malore dhe asfaltim të rrugëve.

“I gjithë stafi i bashkisë së Vaut të Dejës është në terren e përkrah njerëzve dhe besoj që çdo gjë do shkojë mirë në evakuim, por shpresoj të mos kemi evakuim.

Përroi i glinës ka 5 vite që aplikojmë dhe nuk e kemi fituar. Nuk di arsyen përse, por shumë problem i madh se me fondet e bashkisë është i pamundur realizimi i këtij projekti.

Kemi nevojë për kosha me gurë, prita malore e asfaltim të rrugëve për të forcuar si tip dige për të mos e lëmë që të thyhet se po ta shohim ka thyer rrugën dhe ka hyrë në banesa uji”. /a2cnn/

E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat

18 October 2025 at 10:10

Një konflikt mes dy personash është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në qendër të Bushatit në Vaun e Dejës, ku një person është plagosur me kosore. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Besnik Shkambi, 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit ka goditur me mjet prerës (kosore) shtetasin Paulin Vela, 39 […]

The post E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat appeared first on BoldNews.al.

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

8 October 2025 at 22:02

Në Njësinë Administrative Bushat të Vaut të Dejës, Nik Jaha përballet me një problem të pazakontë, që nis pas një aksidenti në korrik 2024. Dy muaj më vonë, banesa e personit,  me të cilin u aksidentua, u sulmua me lëndë plasëse, dhe Nik Jaha u bë i dyshuar nga policia. Ai u shoqërua dhe iu sekuestrua […]

The post Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në aksin “Kosmaç –Vau i Dejës”/ Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të një banese, ja si paraqitet gjendja e 17-vjeçarit

By: V K
5 October 2025 at 09:08

Policia e Shkodrës, ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, ku një 17-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Bëhet me dije se 17-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, ndërkohë që vëllai i tij 23-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

The post Aksidenti në aksin “Kosmaç –Vau i Dejës”/ Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të një banese, ja si paraqitet gjendja e 17-vjeçarit appeared first on Albeu.com.

E ndiqte me mjet prerës në dorë dhe tentoi ta godiste, Policia  parandalon një ngjarje kriminale

26 September 2025 at 12:41


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, ndërsa ka arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar që dhunoi fizikisht një shtetas dhe tentoi ta godiste me thikë.

Në njoftim bëhet e ditur se një 53-vjeçar dyshohet se më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kosmaç, një 53-vjeçar kishte dhunuar fizikisht një shtetas dhe e kishte ndjekur me mjet prerës në dorë, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale, është kapur dhe arrestuar shtetasi A. G., 53 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të enjten ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta.

“Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur 4 mjete prerëse (3 thika dhe 1 sëpatë), të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /Telegrafi/


Tentoi të godiste me thikë një person, Vau i Dejës, arrestohet 53-vjeçari

By: Rovena
26 September 2025 at 11:47

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve te policisë, 53-vjeçari dhunoi fizikisht një person dhe tentoi që ta godiste me thikë.

Më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë.

Gjatë kontrollit në banesë, 53-vjeit në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone.

Sipas informacioneve të policisë, 53-vjeçari është një person problematik, pasi ka pasur denoncime të ndryshme dhe nga qytetarë të tjerë.

“Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta.  Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

Dhunuan me sende të forta 37-vjeçarin, një i arrestuar, në kërkim bashkëpunëtori

16 September 2025 at 11:04

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim. I riu në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin 37 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në 19.8.2025.

Ndërkohë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar për këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

VIDEO-EMRI/ I maskuar me kapuç, punonjësi i pyjores kapet “mat” duke u kujdesur për kanabisin

5 September 2025 at 12:46

Një punonjës i pyjores është arrestuar në Vaund e Dejës në kuadër të operacionit  të koduar “Koordinata”, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga është vënë shtetasin Zef Lazri, 62 vjeç, banues në fshatin Vig “Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se Lazri, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 […]

The post VIDEO-EMRI/ I maskuar me kapuç, punonjësi i pyjores kapet “mat” duke u kujdesur për kanabisin appeared first on BoldNews.al.

Rama ndan pamje nga liqeni i Vaut të Dejës

By: Kult Plus
31 August 2025 at 13:09

Liqeni i Vaut të Dejës po vizitohet gjithnjë e më shumë nga ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë që ofron.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Vaut të Dejës, i cili po bëhet çdo ditë e më tërheqës dhe ku numri i turistëve është shtuar shumë vitet e fundit.

I formuar në vitin 1971 nga ujëmbledhësi i Drinit, liqeni zgjatet nëpër gryka malesh, duke e bërë mjaft tërheqës peizazhin. Sipërfaqja e liqenit është 24,7 km dhe ka një thellësi prej 52 metrash dhe në të është ngritur hidrocentrali i Vaut të Dejës.

Vizitorët në këtë liqen mund të shijojnë që nga peshkimi, deri te shëtitjet me varka, apo  produktet lokale në restorantet e zonës.

Një ndër zonat më të vizituara janë rrënojat e qytetit mesjetar, që dikur njihej me emrin e Sardës, sot si Ishulli i Shurdhahut (apo edhe kalaja e Shurdhahut). Aty bashkohen kulturat e ndryshme të Malësisë, Mirditës apo Zadrimës dhe është një vend eksplorimi mjaft interesant për antropologët.

Një tjetër zonë pranë liqenit të Vaut të Dejës që po kthehet në një pikë interesante për t’u vizituar falë bukurive dhe historisë së saj është edhe fshati Mazrek./atsh/KultPlus.com

Rama ndan pamje nga liqeni i Vaut të Dejës

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Liqeni i Vaut të Dejës po vizitohet gjithnjë e më shumë nga ata që adhurojnë natyrën dhe duan të eksplorojnë bukuritë që ofron.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga liqeni i Vaut të Dejës, i cili po bëhet çdo ditë e më tërheqës dhe ku numri i turistëve është shtuar shumë vitet e fundit.

I formuar në vitin 1971 nga ujëmbledhësi i Drinit, liqeni zgjatet nëpër gryka malesh, duke e bërë mjaft tërheqës peizazhin. Sipërfaqja e liqenit është 24,7 km dhe ka një thellësi prej 52 metrash dhe në të është ngritur hidrocentrali i Vaut të Dejës.

Vizitorët në këtë liqen mund të shijojnë që nga peshkimi, deri te shëtitjet me varka, apo  produktet lokale në restorantet e zonës.

Një ndër zonat më të vizituara janë rrënojat e qytetit mesjetar, që dikur njihej me emrin e Sardës, sot si Ishulli i Shurdhahut (apo edhe kalaja e Shurdhahut). Aty bashkohen kulturat e ndryshme të Malësisë, Mirditës apo Zadrimës dhe është një vend eksplorimi mjaft interesant për antropologët.

Një tjetër zonë pranë liqenit të Vaut të Dejës që po kthehet në një pikë interesante për t’u vizituar falë bukurive dhe historisë së saj është edhe fshati Mazrek.

/k.s/r.e/

The post Rama ndan pamje nga liqeni i Vaut të Dejës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌