Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shpërthejnë protesta të mëdha antiqeveritare në Teheran dhe qytete të tjera iraniane

9 January 2026 at 07:29

Turma të mëdha protestuesish kanë marshuar nëpër kryeqytetin e Iranit dhe qytete të tjera, në atë që thuhet të jetë shfaqja më e madhe e forcës nga kundërshtarët e establishmentit klerikal në vite, raporton BBC.

Demonstratat paqësore në Teheran dhe qytetin e dytë më të madh, Mashhad, të enjten në mbrëmje, të cilat nuk u shpërndanë nga forcat e sigurisë, mund të shihen në pamjet filmike të verifikuara nga BBC Persian.

Më vonë, një grup monitorimi raportoi një ndërprerje të internetit në të gjithë vendin.

Protestuesit mund të dëgjohen në pamjet filmike duke bërë thirrje për rrëzimin e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe kthimin e Reza Pahlavi, djalit të ish-shahut të ndjerë, i cili i kishte nxitur mbështetësit e tij të dilnin në rrugë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthejnë protesta të mëdha antiqeveritare në Teheran dhe qytete të tjera iraniane appeared first on Sinjali.

Irani hyn në ditën e shtatë të protestave, 12 të vdekur nga përleshjet

By: Elva
4 January 2026 at 14:44

Irani po përjeton ditën e shtatë të protestave, ndërsa bilanci i përleshjeve është rënduar. Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 12 persona, përfshirë edhe anëtarë të forcave të sigurisë, kanë humbur jetën që nga 30 dhjetori. Tubime të reja u mbajtën mbrëmjen e së shtunës në Teheran, ndërsa dhuna është përhapur në disa provinca të […]

The post Irani hyn në ditën e shtatë të protestave, 12 të vdekur nga përleshjet appeared first on BoldNews.al.

Protesta në Teheran për krizën ekonomike

By: Re Nato
30 December 2025 at 07:51

Iranianët shprehën zemërim në rritje ndaj regjimit në pushtet të vendit, ndërsa shitësit në Teheran mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste kundër krizës ekonomike të vendit, me raportime për përleshje dhe gaz lotsjellës që u përdor për të shpërndarë demonstruesit.

Pati përçarje të gjera në tregun e madh historik të kryeqytetit, me tregtarët që mbyllën bizneset e tyre për shkak të çmimeve në rritje dhe një valute në rënie.

Turma të nervozuara u mblodhën për të demonstruar për rënien e rialit dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike.

Imazhet treguan tregtarë që dilnin në rrugët përreth tregut në atë që u përshkrua si një protestë kundër ‘presioneve ekonomike dhe të jetesës’.

Një turmë demonstruesish mund të shihej duke pushtuar një rrugë kryesore në qendër të Teheranit, i njohur për dyqanet e shumta.

Valuta e Iranit ka vazhduar rënien e saj dramatike, duke arritur nivele të reja të ulëta në tregun jozyrtar.

TEHERAN – Irani: Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së nuk ka të drejtë të inspektojë centralet tona bërthamore

16 December 2025 at 11:35

TEHERAN, 16 dhjetor /ATSH-AA/ – Shefi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (IAEO) të hënën hodhi poshtë kërkesat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të inspektuar vendet bërthamore të sulmuara nga SHBA-ja dhe Izraeli në qershor.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Mohammad Eslami tha se Teherani kishte lejuar inspektime në vendet bërthamore që nuk u sulmuan.

“Duhet të ketë një protokoll në vend për inspektimet e vendeve bërthamore që janë sulmuar përpara se të jepet leja”, thuhet në lajm.

Ai gjithashtu kritikoi IAEA-n për dështimin në dënimin e sulmeve ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

“Një agjenci që nuk lëshon një dënim dhe nuk ka udhëzime, nuk ka të drejtë të pretendojë se do të inspektojë”, tha ai.

Irani e ka fajësuar vazhdimisht IAEA-n për mosdenoncimin e sulmeve ndaj objekteve të saj kryesore bërthamore dhe e ka akuzuar agjencinë për dhënien e informacionit të ndjeshëm në lidhje me ato vende Izraelit.

Ai shtoi se presioni nga tre vende evropiane, SHBA-ja dhe Izraeli “nuk është i rëndësishëm për ne dhe nuk ka ndikim”.

Eslami tha se Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, duhet të mbahet përgjegjës, duke shtuar se objektet bërthamore iraniane kishin qenë nën mbikëqyrjen e IAEA-së para sulmeve.

“Është agjencia që duhet të jetë përgjegjëse dhe t’i përgjigjet botës”, theksoi ai, duke shtuar se sulmet ndaj objekteve bërthamore mund të ndodhin në çdo vend dhe se agjencia duhet të shpjegojë se çfarë procedurash kishte në vend për ngjarje të tilla.

Tensionet u përshkallëzuan në mënyrë dramatike midis Teheranit dhe Washingtonit që nga lufta e qershorit, me negociatat bërthamore që u lanë gjithashtu në plan të dytë. Irani këmbëngul se bisedimet mund të rifillojnë vetëm pasi SHBA-ja të garantojnë se procesi nuk do të prishet përsëri.

The post TEHERAN – Irani: Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së nuk ka të drejtë të inspektojë centralet tona bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Thatësira e madhe në Teheran, vendi përballet me krizë uji

10 November 2025 at 12:25

Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar për ndërprerje të ujit të pijshëm në disa pjesë të Teheranit, pasi shteti po përballet me krizë të madhe të ujit, të shkaktuar nga thatësirat.

Paralajmërimet kanë ardhur pasi presidenti iranian, Masud Pezeshkian ka thënë se kryeqyteti iranian ka mundësi që të evakuohet tërësisht, nëse situata vazhdon të përkeqësohet.

“Shfrytëzimi racional i ujit do të duhej të kishte nisur më herët”, ka thënë Reza Hajikarim, udhëheqës i Industrisë së Ujit Iranian, në disa deklarata për televizionin shtetëror.

“Aktualisht, 62 për qind e ujit të Teheranit sigurohet nga burimet nëntokësore dhe nivelet në to kanë rënë shumë”.

Ministri iranian i Energjisë, Abbas Ali Abadi, ka bërë të ditur se do të nisë racionalizimi i furnizimit me ujë në disa rajone të Teheranit.

“Kjo do të ndihmojë në shmangien e humbjeve, edhe pse situata mund të jetë më e vështirë”, Abadi për një televizion shtetëror.

Issa Bozorgzadeh, zëdhënës i industrisë së ujit, ka thënë se situata e ka arritur pikën ku autoritetet po detyrohen të vendosin kufizime në sasitë e ujit që mund të konsumohet.

“Nëse konsumi nuk zvogëlohet për 10 për qind, ndërprerja e furnizimit të qëndrueshëm me ujë është diçka e sigurt”, ka thënë ai.

Kriza e ujit në Iran është pasojë e mungesës së reshjeve, dhe thatësisë së madhe për pesë vjet rresht.

Mirëpo disa ekspertë besojnë se për situatën duhet fajësuar edhe keqmeanxhimin ndër vite, sidomos në sektorin e bujqësisë.

Iran/ Teherani mund të humbë statusin e kryeqytetit të vendit, ja arsyeja

By: Ardit
3 October 2025 at 17:10

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi nuk ka më asnjë alternative tjetër përveçse ta zhvendosë kryeqytetin nga Teherani drejt jugut të vendit, në Makran për shkak të krizës së rëndë të ujit, rritjes së pakontrolluar urbane dhe kërcënimit gjithnjë e më të madh nga fundosja e tokës. Përgjatë një vizite në provincën […]

The post Iran/ Teherani mund të humbë statusin e kryeqytetit të vendit, ja arsyeja appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Irani dhe evropianët kërkojnë vazhdimin e bisedimeve për programin bërthamor

22 August 2025 at 17:13

TEHERAN, 22 gusht /ATSH-DPA/- Qeveria në Teheran kërkon të vazhdojë bisedimet me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe javën e ardhshme – në mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit.

Një takim në nivelin e zëvendësministrave të Jashtëm është planifikuar për të martën, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme iraniane.

Para kësaj, ministrat e Jashtëm të të ashtuquajturave vende E3 dhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas biseduan me homologun e tyre iranian në telefon.

Pak më shumë se një muaj më parë, përfaqësuesit e qeverisë nga E3 dhe Irani u takuan në Stamboll për të diskutuar mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit.

Qëllimi ishte të rritej presioni diplomatik mbi Republikën Islamike.

Ky ishte raundi i parë i negociatave që nga lufta 12-ditore që Izraeli zhvilloi kundër Iranit në qershor.

Në mënyrë specifike, evropianët e kërcënuan Iranin me rivendosjen e sanksioneve të vjetra dhe të ashpra të OKB-së nëse nuk gjendej zgjidhje për mosmarrëveshjen bërthamore deri në fund të gushtit.

Si bashkënënshkrues të marrëveshjes bërthamore të Vjenës të vitit 2015, E3 mund të aktivizojë të ashtuquajturin mekanizëm rikthimi, i cili parashikon rivendosjen e sanksioneve të ashpra të OKB-së.

Para luftës në qershor, Uashingtoni dhe Teherani kishin negociuar për gati dy muaj mbi programin bërthamor – pa një përparim.

Raundi i gjashtë i bisedimeve nuk u zhvillua pasi Izraeli filloi luftën dy ditë më parë.

Së bashku me SHBA-në, Izraeli bombardoi objektet kryesore bërthamore.

Si rezultat, mosbesimi i udhëheqjes iraniane ndaj Perëndimit arriti një kulm të ri.

Izraeli, SHBA-ja dhe vendet evropiane kanë frikë se Republika Islamike po kërkon të ndërtojë armë bërthamore.

Teherani e ka hedhur poshtë këtë pretendim. //a.i/

The post FOKUS – Irani dhe evropianët kërkojnë vazhdimin e bisedimeve për programin bërthamor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Ish-presidenti Rouhani kritikon strategjinë iraniane në LM

14 August 2025 at 22:33

TEHERAN, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti iranian, Hassan Rouhani kritikoi strategjinë e qeverisë së tij në Lindjen e Mesme, në komentet e publikuara nga faqja e internetit e lajmeve Entekhab.

“Nëse simpatia për myslimanët dhe rajonin përkthehet në katastrofë për popullin iranian, atëherë është e gabuar dhe jo e drejtë”, theksoi ai.

76-vjeçari po i referohej qëndrimit politik dhe ushtarak të Republikës Islamike në Lindjen e Mesme.

Rouhani shërbeu si president i Iranit nga viti 2013 deri në vitin 2021.

Ish-presidenti konsiderohet pjesë e kampit reformist dhe është një nga zërat më të moderuar në Iran.

Kampi i tij gjithashtu mbështet negociatat me Perëndimin, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, mbi mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit.

Nën qeverinë e Rouhanit, Marrëveshja Bërthamore e Vjenës u nënshkrua në vitin 2015, e cila synonte të kufizonte programin bërthamor të Iranit.

Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018.

“Politikisht, ne duhet të ecim përpara dhe ne duhet të ecim përpara edhe në politikën e jashtme”, tha kleriku, sipas raportit. /os/

The post TEHERAN – Ish-presidenti Rouhani kritikon strategjinë iraniane në LM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

STAMBOLL – Iran-BE sërish në bisedime mbi programin bërthamor

TEHERAN, 25 korrik /ATSH-AA/ – Përfaqësues të Iranit dhe vendeve evropiane po mblidhen sërish në Stamboll për të zhvilluar një raund të ri bisedimesh mbi aktivitetet bërthamore të Teheranit.

Këto bisedime zhvillohen në Konsullatën e Përgjithshme të Iranit në Stamboll dhe përfaqësojnë takimin e dytë në këtë format.

Iranin në këto bisedime e përfaqësojnë zëvendësministrat e Jashtëm Majid Takht-Ravanchi dhe Kazım Kazem Gharibabadi. Ndërkaq, pala evropiane përbëhet nga i ashtuquajtura grupi E3, i cili përfshin Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Irani ka pranuar të marrë pjesë në këto bisedime të reja me kërkesë të vendeve evropiane, të cilat janë nënshkruese të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Marrëveshja, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), synon të kufizojë kapacitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimeve të sanksioneve ndërkombëtare.

Edhe pse legalisht ende ekzistuese, marrëveshja bërthamore mbetet në masë të madhe jofunksionale që kur SHBA-ja vendosi të tërhiqet në mënyrë të njëanshme në vitin 2018 gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump.

Takimi i mëparshëm mes palëve u mbajt më 16 maj, po ashtu në Stamboll, në nivel zëvendësministrash të jashtëm. Rifillimi i dialogut shihet si një përpjekje për të ruajtur dhe rivendosur zbatimin e marrëveshjes bërthamore në një kohë kur tensionet ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit vazhdojnë.   /os/

The post STAMBOLL – Iran-BE sërish në bisedime mbi programin bërthamor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani shtrëngon përsëri kufizimet e hapësirës ajrore

TEHERAN, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Irani ka hequr papritur lehtësimin e kufizimeve të trafikut ajror mbi territorin e tij.

”Pas kontrolleve të sigurisë në situatën aktuale, hapësira ajrore mbi pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit është mbyllur përsëri për fluturime ndërkombëtare”, raportoi transmetuesi SNN duke cituar një zëdhënës të ministrisë.

Autoriteti i aviacionit civil kishte dhënë lehtësim fillestar dhe disa leje fluturimi në ditët e fundit.

”Aeroporti i Teheranit, destinacioni kryesor për fluturime ndërkombëtare, mbetet i mbyllur. Mbyllja do të mbetet në fuqi deri të paktën në orën 14:00 sipas orës lokale të së enjtes”, theksoi ai.

Portali i ndjekjes Flightradar regjistroi disa fluturime të izoluara në Iranin lindor.

Irani e mbylli hapësirën e tij ajrore më 13 qershor, kur filluan sulmet izraelite.

Një armëpushim ka qenë në fuqi prej një jave./  /os/

The post TEHERAN – Irani shtrëngon përsëri kufizimet e hapësirës ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – 71 të vrarë në sulmin izraelit në burgun Evin

TEHERAN, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Një sulm izraelit ndaj burgut famëkeq Evin të Teheranit në fillim të kësaj jave vrau të paktën 71 persona, deklaroi një zëdhënës iranian.

Burgu Evin është njohur për dekada si një vend i abuzimeve serioze të të drejtave të njeriut kundër disidentëve politikë.

Forcat ajrore izraelite bombarduan Evin të hënën, në atë që e quajtën një goditje simbolike ndaj qeverisë iraniane.

Aktivistët iranianë e dënuan sulmin, duke thënë se ai rrezikoi jetën e të burgosurve politikë.

Ndërtesat në pjesën administrative të ndërtesës thuhet se u shkatërruan.

Të paraburgosurit thuhet se u transferuan në qendra të tjera paraburgimi pas sulmit, ku kushtet u thanë se ishin edhe më të këqija. /os/

The post TEHERAN – 71 të vrarë në sulmin izraelit në burgun Evin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani kryen një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh pas konfliktit me Izraelin

TEHERAN, 27 qershor /ATSH/ – Autoritetet iraniane kanë kryer një valë arrestimesh dhe disa ekzekutimesh të personave të dyshuar për lidhje me shërbimet e inteligjencës izraelite, pas luftës së fundit midis dy vendeve, shkruan BBC.

Kjo vjen pas asaj që zyrtarët e përshkruajnë si një infiltrim të paprecedentë të inteligjencës iraniane nga agjentë izraelitë.

Autoritetet dyshojnë se informacioni i dhënë Izraelit kontribuoi në një seri vrasjesh të profilit të lartë gjatë konfliktit. Këto përfshijnë vrasjet e synuara të komandantëve të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe shkencëtarëve bërthamorë, për të cilat Irani fajëson agjentët e Mossadit, agjencisë së inteligjencës së Izraelit, që vepron brenda vendit.

Të tronditur nga shkalla dhe saktësia e këtyre vrasjeve, autoritetet kanë synuar këdo që dyshohet se bashkëpunon me shërbimet e huaja të inteligjencës, duke pretenduar se kjo është për arsye sigurie kombëtare.

Por, shumë njerëz kanë frikë se kjo është gjithashtu një mënyrë për të heshtur mospajtimin dhe për të forcuar kontrollin mbi popullsinë.

Gjatë konfliktit 12-ditor, autoritetet iraniane ekzekutuan tre persona të akuzuar për spiunazh për Izraelin. Të mërkurën, vetëm një ditë pas armëpushimit, tre persona të tjerë u ekzekutuan me akuza të ngjashme.

Që atëherë, autoritetet kanë njoftuar arrestimin e qindra të dyshuarve në të gjithë vendin me akuza spiunazhi. Televizioni shtetëror ka transmetuar rrëfime të dyshuara nga disa të burgosur, të cilët dyshohet se kanë pranuar bashkëpunimin me inteligjencën izraelite.

Grupet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë shprehur frikë për zhvillimet e fundit, duke përmendur praktikën e gjatë të Iranit për nxjerrjen e rrëfimeve të detyruara dhe kryerjen e gjyqeve të padrejta. Ekzistojnë frikëra se mund të pasojnë më shumë ekzekutime.

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se është e angazhuar në një “betejë të pamëshirshme” kundër asaj që ajo i quan rrjete të inteligjencës perëndimore dhe izraelite, duke përfshirë CIA-n, Mossad-in dhe MI6.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, që nga fillimi i sulmit të Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, “rrjeti i spiunazhit të Izraelit është bërë shumë aktiv brenda vendit”.

Fars raportoi se gjatë 12 ditëve, forcat iraniane të inteligjencës dhe sigurisë arrestuan “më shumë se 700 individë të lidhur me këtë rrjet”.

Iranianët i thanë BBC Persian se kishin marrë mesazhe paralajmëruese nga Ministria e Inteligjencës e Iranit, duke i informuar ata se numrat e tyre të telefonit ishin shfaqur në faqet e mediave sociale që lidhen me Izraelin.

Atyre iu tha të largoheshin nga këto faqe ose të përballeshin me akuza penale.

Qeveria iraniane ka shtuar gjithashtu presionin mbi gazetarët që punojnë për mediat në gjuhën persiane jashtë vendit, duke përfshirë BBC Persian dhe transmetuesit me seli në Londër, Iran International dhe Manoto TV./   /os/

The post TEHERAN – Irani kryen një valë arrestimesh dhe ekzekutimesh pas konfliktit me Izraelin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani ekzekuton tre spiunë që i shërbenin Izraelit

TEHERAN,25 qershor /ATSH-DPA/ – Irani njoftoi se kishte ekzekutuar tre burra që besohet se ishin spiunë që punonin për Izraelin, një ditë pasi hyri në fuqi një armëpushim i brishtë midis Republikës Islamike dhe shtetit hebre.

“Idris Ali, Azad Shojai dhe Rasoul Ahmad Rasoul, të cilët u përpoqën të importonin pajisje vrasjeje në vend, u arrestuan dhe u gjykuan për bashkëpunim me regjimin sionist. Dënimet u ekzekutuan këtë mëngjes dhe ata u varën”, sipas gjyqësorit iranian.

”Ekzekutimet u kryen në Urmia, një qytet në veriperëndim pranë Turqisë”, theksuan autoritetet iraniane, duke publikuar foto të tre burrave të veshur me uniforma blu burgu.

Një burrë tjetër, që besohet gjithashtu se është i lidhur me Mossadin, shërbimin e inteligjencës së jashtme të Izraelit, u var nga Teherani të hënën.

Irani njofton rregullisht arrestimin dhe ekzekutimin e agjentëve që besohet se punojnë për shërbimet sekrete të vendeve të huaja, përfshirë armikun e tij të betuar, Izraelin./  /os/

The post TEHERAN – Irani ekzekuton tre spiunë që i shërbenin Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marshim i madh në Teheran në mbështetje të forcave të ushtrisë

By: user 5
24 June 2025 at 20:33

Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur në qendër të Teheranit për të shprehur solidaritet me forcat e armatosura të Iranit, sipas mediave shtetërore.

Agjencitë iraniane të lajmeve IRNA, Fars dhe Mehr raportojnë për një pjesëmarrje të gjerë qytetarësh në Sheshin e Revolucionit, ku janë shfaqur shenja të mbështetjes publike ndaj ushtrisë iraniane.

Sipas këtyre burimeve, pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për “përgjigjen shkatërruese” të forcave iraniane ndaj veprimeve të fundit të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Demonstruesit, thuhet se janë zotuar të qëndrojnë “krah për krah me ushtrinë deri në fund”.

Pamjet e transmetuara nga televizionet iraniane tregojnë qytetarë që valëvitin flamuj kombëtarë dhe mbajnë postera të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa brohorasin në mbështetje të autoriteteve.

Aktualisht nuk ka informacion të konfirmuar nëse tubimi është organizuar drejtpërdrejt nga autoritetet iraniane apo është zhvilluar në mënyrë spontane.

The post Marshim i madh në Teheran në mbështetje të forcave të ushtrisë appeared first on Lapsi.al.

Teheran, tubim masiv në mbështetje të forcave të armatosura iraniane

By: Besnik
24 June 2025 at 19:08

Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur në qendër të Teheranit për të shprehur solidaritet me forcat e armatosura të Iranit, sipas mediave shtetërore.

Agjencitë iraniane të lajmeve IRNA, Fars dhe Mehr raportojnë për një pjesëmarrje të gjerë qytetarësh në Sheshin e Revolucionit, ku janë shfaqur shenja të mbështetjes publike ndaj ushtrisë iraniane.

Sipas këtyre burimeve, pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për “përgjigjen shkatërruese” të forcave iraniane ndaj veprimeve të fundit të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Demonstruesit, thuhet se janë zotuar të qëndrojnë “krah për krah me ushtrinë deri në fund”.

Pamjet e transmetuara nga televizionet iraniane tregojnë qytetarë që valëvitin flamuj kombëtarë dhe mbajnë postera të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa brohorasin në mbështetje të autoriteteve.

Aktualisht nuk ka informacion të konfirmuar nëse tubimi është organizuar drejtpërdrejt nga autoritetet iraniane apo është zhvilluar në mënyrë spontane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Teheran, tubim masiv në mbështetje të forcave të armatosura iraniane appeared first on Euronews Albania.

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

23 June 2025 at 22:42

“Izraeli synon të përfundojë operacionin e tij ushtarak kundër Iranit deri në fund të javës”, raportoi transmetuesi publik izraelit Kan, duke cituar burime izraelite të sigurisë.

Sipas raportimeve, Izraeli ka arritur shumicën e qëllimeve të tij të luftës në Iran. Megjithatë, Kan tha se mbetet për t’u parë se cilat qëllime po ndjek ende udhëheqja iraniane pas sulmeve ndaj objektivave amerikane në Katar.

Sipas medias, Izraeli është duke pritur një vendim nga Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike Ali Khamenei pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Nëse SHBA-të vazhdojnë të shkojnë në luftë pas kundërsulmeve iraniane, Izraeli do të vazhdojë gjithashtu sulmet e tij “për të thelluar më tej sukseset”, citoi Kan një zyrtar anonim të sigurisë të thoshte: “Ditët e ardhshme do të jenë më intensive, me qëllim vendosjen e tonit dhe bindjen e iranianëve të ndalen. Nëse kjo nuk funksionon, ne do të vazhdojmë me të gjitha forcat tona”.

The post Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në… appeared first on Sot News | Lajme.

Universiteti i Teheranit goditet nga sulmet ajrore izraelite, studentët raportojnë për dëme në godinë

23 June 2025 at 13:57

Një universitet në Teheran është goditur sot gjatë valës më të fundit të sulmeve ajrore izraelite mbi Iranin.

Lajmi bëhet me dije nga mediat lokale, ndërsa studentë dhe kërkues shkencorë kanë raportuar në rrjetet sociale se godina ka pësuar dëme. Ende nuk është e qartë nëse ka viktima.

Bëhet fjalë për Universitetin “Shahid Beheshti”, që ndodhet në pjesën veriore të kryeqytetit iranian, i cili sot ka qenë në qendër të bombardimeve, duke përfshirë edhe infrastrukturën energjetike dhe duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona. Nuk është hera e parë që një universitet bëhet objektiv i sulmeve izraelite që nga nisja e operacioneve.

The post Universiteti i Teheranit goditet nga sulmet ajrore izraelite, studentët raportojnë për dëme në godinë appeared first on Sot News | Lajme.

Izraeli sulmon burgun famëkeq në Teheran

By: fra nc
23 June 2025 at 12:29

Izraeli ka goditur një nga objektivat më të ndjeshëm dhe simbolikë brenda territorit iranian, burgun famëkeq Evin në Teheran. Sipas raportimeve fillestare, sulmi ajror është kryer nga forcat izraelite në orët e para të mëngjesit dhe, ndonëse ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për viktima apo nivelin e dëmeve, vetë fakti që burgu Evin është vënë në shënjestër përbën një hap dramatik dhe të pashembullt në natyrën e konfliktit.

Burgu Evin është i njohur ndërkombëtarisht si qendra ku regjimi iranian mban të burgosur politikë, disidentë, aktivistë dhe të akuzuar për spiunazh. Sulmi ndaj tij nuk është vetëm ushtarak, por bart një mesazh të fortë politik, duke goditur zemrën e aparatit të sigurisë dhe represionit të brendshëm të regjimit iranian.

Në një deklaratë të shkurtër, Ministria e Mbrojtjes së Izraelit tha: “Diktatori iranian do të ndëshkohet me forcë të plotë për sulmin ndaj frontit të brendshëm izraelit,” duke lënë të kuptohet se ky ishte vetëm fillimi i një fushate më të gjerë kundër infrastrukturës ushtarake dhe politike të Iranit.

Goditja e burgut famëkeq vjen menjëherë pas një serie sulmesh me raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit izraelit, si kundërpërgjigje ndaj goditjeve amerikane mbi centralet bërthamore iraniane.

Përveç burgut Evin, Izraeli ka shënjestruar gjithashtu selinë e sigurisë së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Sheshin e Palestinës dhe bazat e forcave paraushtarake Basij, përgjegjëse për kontrollin e brendshëm dhe shtypjen e protestave. Goditja e këtyre objektivave tregon se Tel Avivi po përpiqet të çmontojë jo vetëm kapacitetin ushtarak të Iranit, por edhe infrastrukturën që mban të palëkundur pushtetin e regjimit në Teheran.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli sulmon burgun famëkeq në Teheran appeared first on Euronews Albania.

Jeta po kthehet në normalitet në Teheran, por kryeqyteti iranian mbetet një objektiv

By: Besnik
21 June 2025 at 08:07

Sipas një vëzhgimi të korrespondentit të CNN në Teheran, jeta duket se po kthehet ngadalë në normalitet në kryeqytetin iranian, pasi shumë banorë u larguan pas fushatës së bombardimeve të Izraelit dhe paralajmërimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’u larguar.

Sulmet e fundit duket se kanë qenë të kufizuara, por sistemi i mbrojtjes ajrore i Iranit është ende në veprim mbi qytet, veçanërisht gjatë natës.

Ndërsa rrugët janë ende shumë më të zbrazëta se zakonisht, më shumë dyqane dhe madje edhe disa restorante po rihapen. Trafiku po rritet përsëri në rrugë dhe ne u përballëm me bllokimin e parë të trafikut të premten, pasi mbërritëm këtu në mesjavë.

Gjithashtu, duket se nuk ka mungesë ushqimesh apo karburanti. Supermarketet janë të hapura dhe të furnizuara mirë, dhe kaluam me makinë pranë disa stacioneve të benzinës, të cilat kishin karburant dhe nuk kishte kohë pritjeje për të shkuar te pompa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Jeta po kthehet në normalitet në Teheran, por kryeqyteti iranian mbetet një objektiv appeared first on Euronews Albania.

Mbretëria e Bashkuar do ta tërheqë stafin e ambasadës nga Irani

20 June 2025 at 21:58

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se po e tërheq stafin nga ambasada e saj në Teheran, duke përmendur situatën aktuale të sigurisë.

“Ne kemi marrë masa paraprake për të tërhequr përkohësisht stafin tonë të Mbretërisë së Bashkuar nga Irani”, ka thënë në një deklaratë Zyra e Jashtme e Commonwealthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ambasada jonë vazhdon të veprojë nga distanca”, thuhet më tej në deklaratë.

Më herët gjatë javës, Mbretëria e Bashkuar pati njoftuar se po tërhiqte përkohësisht anëtarët e familjeve të stafit në ambasadën dhe konsullatën e saj në Izrael për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

❌
❌