Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Debutimi i Lindon Emërllahut si 17-vjeçar te Ballkani – Ismet Munishi e mori te ekipi i parë, Blendi Shkëmbi ia dha debutimin

24 January 2026 at 19:40


I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur kosovar, Lindon Emërllahu. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Emërllahu ka folur për fillimet e tij në futboll dhe për momentin kur u ftua për herë të parë në stërvitje me ekipin e parë të Ballkanit, pas vëzhgimeve të vazhdueshme nga trajneri Ismet Munishi në ndeshjet e grupmoshave të reja.

“Trajneri Ismet Munishi vinte na shikonte ndeshjet e U17, U19. Edhe si çdo klub që ka shumë të rinj në ekip, ishte dëshira e tij që erdhi e shikoi ndeshjen, pas ndeshjes, këta e këta lojtarë në stërvitje”.

Ai e ka cilësuar ftesën për t’u stërvitur me ekipin e parë si një privilegj të madh, duke theksuar entuziazmin që ekzistonte në klub në atë periudhë.

“Na ftoi në stërvitje. Ishte privilegj, pasi që ka pasur shumë lojtarë të fortë edhe në atë kohë Ballkani vetëm sa kishte nisur në Superligë edhe entuziazmi ishte shumë i lartë dhe për ne, për mua dhe disa shokë të tjerë të cilët na ka ftuar trajneri Ismet Munishi, ishte diçka e jashtëzakonshme, pasi të qëndrosh me ata lojtarë, të marrësh eksperiencë prej mesfushorëve që ka pasur Ballkani e kështu me radhë”.

Emërllahu u ndal edhe te debutimi i tij zyrtar në Superligë, i cili erdhi nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi.

“Debutimin e kam arritur me Bledi Shkëmbin. Mosha ka qenë nëse nuk gaboj 18 vjet aty, ose 17, me Besën e Pejës në Pejë ka qenë borë. Përndryshe, Bledi Shkëmbi prej se kishte ardhur në Ballkan, e ka pasur njëfarë përshtypje shumë të mirë për mua”.

Ai shtoi se gradualisht filloi të përfshihej edhe më shumë në ekipin e parë.

“Më aktivizonte në stërvitje, e ndërronte dikë në formacion, më fuste në ekip të parë dhe me Besën kam debutuar e kështu me radhë”, ka rrëfyer Emërllahu.

Episodin e plotë me futbollistin Lindon Emërllahu mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

Kanë bashkëpunuar në vrasjen e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis dhe Gjon Shkëmbit

By: Ela
17 January 2026 at 18:54

A ka pasur apo jo bashkëpunim mes Elvis Shkëmbi dhe xhaxhaxhit të tij për të vrarë gjyqtarin e apelit Astrit Kalaja? Për të vërtetuar këtë dyshim ndaj dy të arrestuarve nën hetim për vrasje të funksionarit të drejtësisë në bashkëpunim, prokuroria ka dërguar dy aparate telefoni që ishin në përdorim të Elvis dhe Gjon Shkëmbit […]

The post Kanë bashkëpunuar në vrasjen e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis dhe Gjon Shkëmbit appeared first on BoldNews.al.

Emrat/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK dërgon për gjykim dy prej të akuzuarve

By: armand
13 January 2026 at 11:42

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorit Adnan Xholi dhe vendosi kalimin për gjykim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës, të dyshuar për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në mbikalimin e Shkozetit. Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca, ndërsa në ditët në vijim do të hidhet shorti për të përcaktuar treshet e […]

The post Emrat/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK dërgon për gjykim dy prej të akuzuarve appeared first on BoldNews.al.

La Amerikën për Shqipërinë, John Shkëmbi kontribuon në sigurinë kibernetike të Forcave të Armatosura

8 January 2026 at 18:56


John Shkëmbi është një shembull për të rinjt që studiojnë jashtë vendit dhe dëshirojnë të kontribuojnë në atdheun e tyre. Pas përfundimit të studimeve në SHBA, ai vendosi të kthehej në Shqipëri për t’u bërë pjesë e Qendrës Operacionale Kibernetike pranë Komandës Kibernetike dhe Ndërlidhjes.

Rruga drejt karrierës në Kibernetikë

“Që në vitin e fundit të gjimnazit, ndërkohë që po përgatitesha për testimet e maturës, fillova të aplikoj në universitete të ndryshme, si në Amerikë dhe Evropë. Por dëshira ime më e madhe ishte të aplikoj në West Point, një akademi e njohur në SHBA. Në 2020 fillova studimet dhe në 2024 u diplomova. Kisha qejf pjesën e teknologjisë dhe mora inxhinierinë kompjuterike si degë kryesore,” rrëfen John.

“Ishte një kulturë krejt tjetër nga ajo shqiptare. Shkolla përfshinte njerëz nga çdo shtet i Amerikës dhe duhej të mësoje edhe me theksin e secilit. Për rreth katër vite kam qenë vetëm; nuk kam pasur familjarë aty, vetëm kur u diplomova erdhën. Në tetor 2024 fillova detyrën si inxhinier i sigurisë kibernetike në Shqipëri”, thotë ai.

Çfarë bën si inxhinier i sigurisë kibernetike?

“Ne përqendrohemi te mbrojtja e sistemeve kritike të Forcave të Armatosura. Përpiqemi të parandalojmë dhe të monitorojmë rreziqet sa më herët që të mundemi dhe t’i menaxhojmë sa më sigurt. Ka aktivitete të shumta; disa janë më të lehta, disa më të vështira, por çdo sulm studiohet dhe trajtohet. Pajisjet nga Amerika, si Fly-Away Kits, na mundësojnë të jemi të dislokueshëm dhe të marrim pajisjet kudo ku ndodh incidenti. Jemi aktiv 24/7 dhe siguria është në nivel të lartë.”

Bashkëpunimi me NATO-n dhe aleatët

“Bashkëpunojmë shumë me aleatë ndërkombëtarë dhe brenda vendit. Partneri ynë kryesor është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë kontribuar në krijimin e këtyre zyrave dhe strukturave.”

Një ditë e zakonshme për John-in

“Është një balancë e vështirë, pasi gjatë gjithë kohës jemi në gatishmëri. Puna fillon në orën 8 dhe mbaron në fund të ditës, por mundohem të jem aktiv dhe të jap maksimumin. Pas punës, lexoj diçka, edhe në rastin kur jam në gatishmëri.”

Mesazh për të rinjt shqiptarë

“Unë jam 23 vjeç. Shpresoj që rrugëtimi im të shërbejë si motivim për të rinjt shqiptarë. Përkushtimi dhe dëshira për të mësuar janë kyç për të arritur ëndrrat dhe për të qenë të lumtur. Shërbimi ndaj atdheut është kryesor.”

A do të kthehet përsëri në Amerikë?

“E dija që një moment do vija këtu dhe të kontribuoja në atdheun tim. Qëllimi im tani është të jap maksimumin këtu.”/Euronews Albania

- YouTube youtu.be


Shkëmbi shkëputet nga mali, pezullohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të Klosit (VIDEO)

By: V K
8 January 2026 at 12:17

Ditën e sotme, një gur shkëmbor ka rrëshqitur nga shpati i malit në hyrje të Klosit dhe pritet që nga momenti në moment të përfundojë në rrugën nacionale, e cila lidhet me Rrugën e Arbrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e Bashkisë Klos dhe Policia Rrugore, të cilët kanë vendosur tabelat e sinjalistikës për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve.

Sipas autoriteteve, punonjësit e bashkisë dhe policia nuk do të largohen nga zona deri në momentin që guri të përfundojë në rrugë, pasi masa shkëmbore është shumë e madhe dhe përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

 

The post Shkëmbi shkëputet nga mali, pezullohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të Klosit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Albanity, surrogat i kulturës

By: Elsa Demo
28 December 2025 at 07:43

Pyetjes “çfarë ke parë apo lexuar gjë të mirë këto kohë?”, i përgjigjem sipas interesave të personit, nëse është më afër librit apo arteve. Kur nuk ka lidhje dhe pyet për aperitiv apo për respekt të ndërsjelltë profesional, i përshkruaj diçka jo larg përditshmërisë për të nënkuptuar se e bukura megjithatë ekziston dhe një nga […]

The post Albanity, surrogat i kulturës appeared first on Reporter.al.

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj

By: Ela
23 December 2025 at 13:37

Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK ditën e sotme përbën një surprizë për komunitetin e futbollit, megjithëse e njëjta gjë nuk mund të thuhet për botën e biznesit. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, korçari vijoi karrierën si trajner, rol që aktualisht e ushtron te Struga në Maqedoninë e Veriut. Paralelisht me angazhimin sportiv, Shkëmbi prej vitesh […]

The post Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK, kulla 35-katëshe në Tiranë dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj appeared first on BoldNews.al.

Paraqitet në SPAK ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi: Më kanë bllokuar makinën

By: Ela
23 December 2025 at 11:39

Ish-lojtari i Skënderbeut dhe ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u paraqit këtë të martë në SPAK. Shkëmbi deklaroi për mediat para Prokurorisë së Posacme: “Kërkova një makinë në emrin tim, e ka bllokuar SPAK.” Detajet për arsyet e paraqitjes së tij dhe hetimet e mundshme nuk janë bërë të ditura, ndërsa Shkëmbi u shpreh i […]

The post Paraqitet në SPAK ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi: Më kanë bllokuar makinën appeared first on BoldNews.al.

PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet, pasojë e dështimit të institucioneve

By: armand
19 November 2025 at 17:09

Kryetari i PD, dega Kurbin, Edmond Shkëmbi, ka reaguar ashpër ndaj pushtetit vendor pas situatës së rënduar nga reshjet e dendura të shiut, që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme tek qindra banorë të zonës. Në një deklaratë publike, Shkëmbi akuzoi Bashkinë e Kurbinit për mungesë përgatitjeje dhe mosveprim, duke theksuar se përmbytjet nuk […]

The post PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet, pasojë e dështimit të institucioneve appeared first on BoldNews.al.

Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja

By: Ela
28 October 2025 at 14:38

Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së Gjykatës së Apelit Tiranë, më 6 tetor. 30-vjeçari Elvis Shkambi ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, teksa se aktin e rëndë e ka ndërmarrë pasi ka menduar se i është bërë padrejtësi nga ana e gjyqtarit, pas […]

The post Dosja/ “Na fike, merr çelësat dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja appeared first on BoldNews.al.

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin

By: Ela
15 October 2025 at 13:32

GJKKO ka vendosur vijimim e masës së sigurimit “arrest në burg” për Amar Shkëmbin, i cili u ekstradua nga Dubai të martën. Shkëmbi akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja […]

The post I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin appeared first on BoldNews.al.

U ekstradua një ditë parë nga Dubai/ GJKKO lë në burg Dritan Shkëmbin

15 October 2025 at 13:04

GJKKO lë në burg Amar alias Dritan Shkëmbi.

Ky i fundit u ekstradua dje nga Dubai. Amar alias Dritan Shkembi dyshohet nga SPAK se ka qene pjese e grupit që qëlluan ndaj makinës së ish-prokruroit Arjan Ndoj në vitin 2019.

 

I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi/ PAMJET

By: Ela
14 October 2025 at 08:46

Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i cili akuzohet se është i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, është ekstraduar nga Dubai. Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi është arrestuar në Dubai në 23 shkurt të vitit 2023. Ndaj Shkëmbit, GJKKO në vitin 2022 ka caktuar masën e sigurisë […]

The post I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi/ PAMJET appeared first on BoldNews.al.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji/ Ekstradohet nga Dubai Amar Shkëmbi, momentet kur mbërrin në Rinas

By: V K
14 October 2025 at 08:44

Është ekstraduar nga Dubai, Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku, ngjarje e ndodhur më 1 Nëntor 2019.

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, në vitin 2022 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë”, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe armëmbajtje pa leje dhe grup të strukturuar Kriminal. Amar Shkëmbi dyshohet si anëtar i bandës së Plarent Dervishaj që sipas SPAK në vitin 2019 organizoi atentatin tek mbikalimi I Shkozetit.

Në atentat mbetën të plagosur Arjan Ndoji, ish-prokuror dhe Aleksandër Laho i njohur me nofkën “Rrumi”, ndërkohë mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i Ndojit.

Përplasja midis dy grupeve ndodhi për shkak të konfliktit për pronat në bregdet. Në shkurt 2023 Amar (Dritan) Shkëmbi u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dubai është kthyer në një “parajsë” ku shqiptarët me rekorde kriminale fshihen.

Njoftimi:

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

“Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. N.;

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit A. M., si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit A. L. (P. M.);

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e dyshuar e kryer në bashkëpunim me shtetasit P. D., E. S., B. P., J. M. dhe R. R., në dëm të shtetasve A. N. dhe A. L. (P. M.), vepra penale këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

“Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. Sh. alias D. Sh. është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku disa shtetas që lëviznin me automjet, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. M., A. N. dhe A. L.. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. M., si dhe u plagosën shtetasit A. N. dhe A. L..

 

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji/ Ekstradohet nga Dubai Amar Shkëmbi, momentet kur mbërrin në Rinas appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi

14 October 2025 at 09:09


Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për krime të rënda kundër disa personave.

Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar Amar alias Dritan Shkëmbi.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Dritan Shkëmbi është i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja./abcnews/

I dyshuar për pjesëmarrje në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet sot nga Dubai Amar Shkëmbi

By: V K
13 October 2025 at 12:40

Ditën e sotme, pritet ekstradimi nga Dubai i Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, i cili dyshohet si pjesëmarrës në atentatin te mbikalimi i Shkozetit ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja.

Amar Shkëmbi, akuzohet si anëtar i grupit të Plarent Dervishajt.

Kujtojmë se në atentat u plagos Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur edhe si Rrumi. Ndërkohë humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi A. Sh. alias D. Sh..

Gjykara e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post I dyshuar për pjesëmarrje në atentatin ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet sot nga Dubai Amar Shkëmbi appeared first on Albeu.com.

FOTO/ I arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, pritet të hënën ekstradimi nga Dubai i Dritan Shkëmbit

13 October 2025 at 11:53

Këtë të hënë pritet të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, shtetasi Amar alias Dritan Shkëmbi!

Shkëmbi rezulton i arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

/abcnews.al/

Elvis Shkëmbi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Ai që do dënojë nipin tim do përballet me plumba

By: Ela
7 October 2025 at 11:40

Xhaxhai tjetër i Elvis Shkëmbit, Gjovalin Shkëmbi, ka paralajmëruar hakmarrje për dënimin e nipit të tij. Në një intervistë për ‘Shkodra blog’, Shkëmbi deklaruar se gjyqtari që do të dënojë nipin e tij do të përballet me plumbat. “Kemi 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na jepni pronën, se e kemi ble. […]

The post Elvis Shkëmbi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Ai që do dënojë nipin tim do përballet me plumba appeared first on BoldNews.al.

💾

Me duar në xhepa, momenti kur vrasësi i gjyqtarit pret policinë para Gjykatës

7 October 2025 at 11:22


Një ngjarje e rëndë ndodhi të hënën në Shqipëri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

E ky është momenti kur Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtari Astrit Kalaja qëndron i qetë me duar në xhepa brenda rrethimit të Gjykatës së Apelit duke pritur forcat e policisë pasi kreu krimin e rëndë, raporton euronews.al.

Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.

31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.

“U qëllua sapo dha vendimin”, zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Kalaja, 3 në pranga

By: Ela
7 October 2025 at 09:31

Policia e Tiranës ka përmbyllur veprimet hetimore për vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Policia sqaron se gjyqtari Astrit Kalaja u vra rreth orës 15:35, nga Elvis Shkëmbi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Si bashkëpunëtor i autorit është arrestuar xhaxhai i autorit, Gjon Shkëmbi, i cili ka […]

The post “U qëllua sapo dha vendimin”, zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Kalaja, 3 në pranga appeared first on BoldNews.al.

❌
❌