Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 January 2026Main stream

"Bordi i Paqes", pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Hoxha ‘skanon’ planin

19 January 2026 at 23:22


Bordi i Paqes i Trump, ku Shqipëria ka marrë ftesën si vend anëtar, është kthyer në një nga temat ‘e nxehta’ në politikën ndërkombëtare që përpiqet të zbërthejë lëvizjen e presidentit.

Nën lupën e analistit Artan Hoxha, është një lëvizje për efikasitet dhe jo globalitet.

Sipas analizës së tij në Tv Klan, qëllimi i Trump është një organizatë që vepron shpejt, pa procedura të zgjatura.

Artan Hoxha: Nga të dhënat e këtyre tri ditëve, unë konkludoj në këtë gjë që qëllimi i presidentit Trump është efikasiteti, jo globaliteti i organizatës.

Blendi Fevziu: Ç’do të thotë efikasiteti?

Artan Hoxha: Ai do të ndërtojë një organizatë që merr vendime shpejt dhe i zbaton ato me efektivitet. Ky është qëllimi i tij parësor.

Përzgjedhja e shteteve është një tjetër nga pikat që ka tërhequr vëmendje. Në rastin e Shqipërisë, Hoxha rendit disa faktorë që e favorizojnë në marrjen e kësaj ftese. Nga ana tjetër, Trump ka luajtur disa karta për numrin e vendeve që i duhen në këtë bord dhe afatin e 22 janarit për të kthyer përgjigje.

Artan Hoxha: Nuk ka ftuar gjithë shtetet e botës, ka bërë një shortlist. 60, 70, 50 nuk janë gjithë anëtarët e OKB-së, është një pjesë, gjysma e tyre. Janë hequr një mori shtetesh anëtare të OKB-së që s’do t’i bënin kujt punë në çështjen e konfliktit të Gazës. E dyta, vendet që kanë marrë ftesën ka pasur një mendim, një arsye pse e kanë marrë. Ne mund të analizojmë Shqipërinë, pse e ka marrë Shqipëria ftesën mes 60-70 vendeve?

Blendi Fevziu: Pse, sipas teje?

Artan Hoxha: Vend multifetar, me shumicë myslimane, me harmoni, që shkojmë shumë mirë me Palestinën, që shkojmë shumë mirë me Izraelin, që kemi një histori të mbështetjes së çifutëve, përveç atyre që jemi në NATO etj. Ka shumë vende në NATO, por kaq multifetarë e me harmoni fetare si Shqipëria. Jo vetëm që nuk janë gjithë shtetet e botës, por statuti thotë kjo organizatë mund të formohet edhe me tre shtete anëtare. Pra u ka thënë të gjithëve atyre që u ka çuar letrën, hajdeni, erdhët, s’erdhët mua tre më duhen për ta formuar. Ky është faktor nxitës që të vijnë më tepër se tre. E treta, afati. Ai thotë nuk do ju pres ju për një organizatë efektive, të shpejtë, të zhdërvjellët që të nderni lëveret dhe të miratoni në procedura të stërzgjatura dhe ta çoni pas një viti firmosjen. Kush e ndan mendjen shpejt e shpejt, vjen më datë 22 në Davos dhe firmos.

Një tjetër nga lëvizjet e Trump është ruajtja e ekuilibrit me disa shtete, duke e dërguar ftesën pa qëllimin e drejtpërdrejtë për të marrë mbrapsht një “po”, thotë Hoxha.

Artan Hoxha: Disa shtete në listën e atyre që kanë marrë ftesën janë edhe për kortezi duke e paragjykuar që s’ka për të thënë po. Ka thënë unë ftesën ta çova, mundësinë ta dhashë, ti nuk erdhe, unë eci përpara.


Bordi i Paqes për Gazën / Macron refuzon ftesën e Trump: Franca nuk do të marrë pjesë

By: Elva
19 January 2026 at 22:14

Franca pritet të refuzojë ftesën për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit Bord i Paqes për Rripin e Gazës, të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i presidencës franceze. Sipas tij, Parisi ka qenë mes vendeve të ftuara për t’iu bashkuar këtij këshilli, por pas shqyrtimit të kuadrit ligjor […]

The post Bordi i Paqes për Gazën / Macron refuzon ftesën e Trump: Franca nuk do të marrë pjesë appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi i ABC News/ 21 Janari, mbi 60 përqind e shqiptarëve fajësojnë drejtësinë

By: Rovena
19 January 2026 at 22:58

E mërkura shënon 21 janarin e 15-të me 4 viktima, por pa drejtësi. Po faji pse mbetet jetim nga drejtësia?

Kësaj pyetje, pas një dekadë e gjysmë, shumica dërrmuese e shqiptarëve, 63.2% i përgjigjen me mungesën e vullnetit nga drejtësia për të zbardhur ngjarjen plotësisht dhe vendosur autoret para përgjegjësisë.

19.3% e cilësojnë drejtësinë të paaftë, kurse vetëm 17.5%, kryesisht demokratë, mendojnë se s’ka prova.

Por cila ishte përgjegjësia e qeverisë së atëhershme të Sali Berishës dhe opozitës së Edi Ramës?

26.7%, apo Demokratët, fajësojnë Ramën se i çoi protestuesit drejt një masakre të paralajmëruar.

25.4% mendojnë se Rama ishte po aq fajtor sa Berisha.

Por 47.9%, apo Socialistët kanë një peng nga ajo ditë: faktin që Edi Rama dhe PS nuk e çuan protestën deri në fund.

Sa për përgjegjësinë e qeverise se PD ne 21 janar, gati 63% e shqiptarëve shprehen të sigurt se Sali Berisha kreu krim shtetëror duke vrarë qytetarët e vet. Vetëm Demokratë, 17,9% mendojnë se mbrojti shtetin.

Pavarësisht se kanë kaluar 15 vite, shqiptarët mendojnë se 21 janari duhet të jetë dosja prioritete e SPAK dhe drejtësisë së re.

40.1% e cilësojnë çështje kryesore për tu hetuar, 25.7% mendojnë se duhet hetuar korrupsioni aktuale i qeverisë, ndërsa 34.2% korrupsionin e të gjitha qeverive.

2026 nuk është një vit elektoral, por ka nisur thuajse si i tillë. PS nga njëra anë ecën drejt reformave dhe integrimit europian, nga ana tjetër Edi Rama ka marrë ftesën zyrtare nga Presidenti i SHBA, Donald Tramp për Bordin e Paqes. Në fillim të këtij viti të gjatë, partia e cila qeveris vendin ka shtuar mbështetje, 3.2%, për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit, nga 43.9% në 47.1%.

Partia Demokratike, e cila e nisi vitin aty ku e la, me foltore, protesta dhe revolucione, mbetet aty ku e la, në 25%. Po ashtu dhe partitë e vogla, ato mes revolucioneve imagjinare kundër Ramës dhe refuzimit të ftesave të Berishës, po treten të vetmuar. Shenje e kësaj, ishte dhe protesta e Qorit, e cila nuk ishte me pak, por as më shumë se foltorja e Sali Berishës pak minuta më herët, poshtë dritares së kryeministrit.

 

Sondazhi: PS rritet me 3 pikë brenda një jave, PD mbetet në vend

By: Rovena
19 January 2026 at 22:55

2026 nuk është një vit elektoral, por ka nisur thuajse si i tillë. PS nga njëra anë ecën drejt reformave dhe integrimit europian, nga ana tjetër Edi Rama ka marrë ftesën zyrtare nga Presidenti i SHBA, Donald Tramp për Bordin e Paqes.

Në fillim të këtij viti të gjatë, partia e cila qeveris vendin ka fituar brenda 1 jave mbështetje 3.2%, për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit, nga 43.9% në 47.1%.

Partia Demokratike, e cila e nisi vitin aty ku e la, me Foltore, protesta dhe revolucione, mbetet në vend, nga 25.6% në 25.3%.

Po ashtu dhe partitë e vogla, ato mes revolucioneve imagjinare kundër Ramës dhe refuzimit të ftesave të Berishës, po treten të vetmuar.

Yesterday — 19 January 2026Main stream

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

By: gi ada
19 January 2026 at 21:18
Para se rrugëtimi i tyre të merrte drejtimin e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Alba dhe Limi duket se ndodheshin në një moment kyç të lidhjes së tyre. Çifti kishte ndarë më herët sinjale të qarta se marrëdhënia po evoluonte drejt një etape më serioze. Në një intervistë të realizuar kohë më parë, ata […]

BRUKSEL – Kallas: Nuk kërkojmë një përplasje me SHBA-në, por do të mbrohemi!

19 January 2026 at 22:01

BRUKSEL, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Danimarka dhe Groenlanda nuk janë vetëm, deklaroi përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas pas takimit me kolegët e saj nga Danimarka dhe Groenlanda.

‘’Është mirë të shoh kolegët e mi Troels Lund Poulsen dhe Vivian Motzfeldt. Siguria e Arktikut është një interes i përbashkët transatlantik, të cilin mund ta diskutojmë me aleatët tanë amerikanë. Por kërcënimet me tarifa nuk janë rruga e duhur’’, shtoi ajo.

‘’Sovraniteti i Danimarkës është i panegociueshëm. Ne nuk kemi interes të kërkojmë konfrontim, por do ta mbrojmë qëndrimin tonë. Evropa ka një gamë mjetesh për të mbrojtur interesat e saj’’, theksoi Kallas.  /os/

The post BRUKSEL – Kallas: Nuk kërkojmë një përplasje me SHBA-në, por do të mbrohemi! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Marokenët nisin procedura ligjore, kërkojnë t’i hiqet Senegali titulli: Ja çfarë thotë praktika deri më tani

19 January 2026 at 22:27


Federata Mbretërore e Futbollit e Marokut ka lëshuar një njoftim zyrtar për shtyp, përmes të cilit ka bërë të ditur se ka nisur procedura ligjore pas finales së Kupës së Kombeve të Afrikës ndaj Senegalit.

Marokenët kërkojnë “drejtësi”, pavarësisht se gjatë finales, sipas shumë vlerësimeve, ishte Senegali ai që u ndje i dëmtuar nga vendimet e gjyqtarit.

Kontestimi lidhet me një moment kyç të ndeshjes, kur Kombëtarja e Senegalit vendosi të largohej nga fusha pas akordimit të një penalltie. Megjithatë, jo të gjithë lojtarët senegalezë e braktisën ndeshjen dhe, pas rreth dhjetë minutash pritjeje, ata u rikthyen në fushë për të vazhduar lojën. Në fund, Senegali arriti të fitonte dhe të festonte titullin e kampionit të Afrikës.

Federata Marokene e Futbollit ka njoftuar se do të nisë procedura ligjore ndaj Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) dhe FIFA-s, duke kërkuar anulimin e rezultatit dhe mundësinë për të riluajtur finalen.

“Federata Mbretërore Marokene e Futbollit njofton se do të fillojë procedura ligjore kundër CAF-it dhe FIFA-s në lidhje me tërheqjen e ekipit kombëtar senegalez nga finalja kundër Marokut dhe ngjarjet që pasuan vendimin e gjyqtarit për të akorduar një penallti, një vendim që të gjithë ekspertët e konsideruan të saktë. Kjo situatë ndikoi ndjeshëm në rrjedhën normale të ndeshjes dhe në performancën e lojtarëve”, thuhet në deklaratë.

Federata marokene ka shfrytëzuar rastin edhe për të falënderuar tifozët e saj për mbështetjen e vazhdueshme gjatë turneut dhe për kontributin në suksesin e organizimit të kampionatit kontinental.

Megjithatë, praktika deri më tani tregon se Maroku ka shumë pak gjasa për të arritur objektivin e tij. Një anulim i finales apo heqje e titullit nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Kupës së Kombeve të Afrikës. Në rast se do të ketë ndonjë sanksion, ai pritet të jetë vetëm i natyrës financiare për Kombëtaren e Senegalit. /Telegrafi/

Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhytomyr

19 January 2026 at 21:52


Dy futbollistët e Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi, kanë debutuar me klubin ukrainas Polissya Zhytomyr, pas transferimeve të realizuara gjatë këtij afati kalimtar.

Polissya ka udhëtuar drejt Marbellës në Spanjë, ku po zhvillon fazën përgatitore, ndërsa aty e ka luajtur edhe ndeshjen e parë miqësore ndaj Legias.

Emërllahu ishte titullar në këtë përballje, ndërsa Ilir Krasniqi u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë.

Në anën tjetër, te Legia ka luajtur edhe Ermal Krasniqi, i cili vazhdon të jetë pjesë e këtij klubi.

Emërllahu e ka kompletuar transferimin te Polissya nga Cluj, ndërsa Krasniqi është transferuar nga Kolos.

Polissya Zhytomyr këtë sezon po lufton për pozitat e larta në elitën e futbollit ukrainas. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Kosova ekstradon për në Maqedoninë e Veriut një të kërkuar me urdhër ndërkombëtar

19 January 2026 at 21:50


Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me njësitet dhe institucionet relevante, ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut drejt vendit të tij.

Personi i ekstraduar ishte arrestuar më herët nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi i njëjti kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. I dyshuari ishte i arratisur nga burgu, ku po vuante dënimin për veprën penale “Grabitje”.

Procesi i ekstradimit është kryer në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në zbatimin e ligjit dhe forcimin e sigurisë, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar./Telegrafi/


Ish-ministri: Rama po përdor ftesën e Trump për të larguar vëmendjen nga përmbytjet

By: Elva
19 January 2026 at 21:08

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka komentuar ftesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për pjesëmarrje në “Bordin e Paqes” për administrimin e Gazës, duke theksuar se kjo nuk është një nismë personale, por një ftesë shtetërore që u është dërguar mbi 100 vendeve. I ftuar në emisionin “Off the Record” në […]

The post Ish-ministri: Rama po përdor ftesën e Trump për të larguar vëmendjen nga përmbytjet appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi/ Çfarë duhet të hetojë më parë Drejtësia e Re? Ja si përgjigjen shqiptarët

By: Rovena
19 January 2026 at 22:37

21 janari 2011, për shumicën e shqiptarëve është ndër cështjet që duhet të hetojë më parë drejtësia e re.

Pyetjes së drejtuar nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, se Çfarë duhet të hetojë më parë Drejtësia e Re? 40.1% janë shprehur për 21 janarin, 34.2% korrupsionin e të gjitha qeverive deri më sot, dhe 25.7% korrupsionin e qeverisë aktuale.

Kampioni në këtë sondazh është 1425 banorë të rritur të vendit, me një marzh gabimi prej +/- 2.6%. Si çdo herë linku   i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit./abcnews.al

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

By: gi ada
19 January 2026 at 19:48
Për vite me radhë, ndryshimet fizike të Vesa Lumës u komentuan pa fund në rrjete sociale, shpesh me ironi dhe supozime sipërfaqësore. Tani, këngëtarja ka vendosur të flasë hapur dhe të tregojë se pas atyre komenteve fshihej një sfidë serioze shëndetësore, jo thjesht një “trend estetik”. “Rreth tre vite më parë, fillova të ndihesha çuditshëm […]

Mickoski së bashku me një delegacion qeveritar në Forumin Ekonomik në Davos

19 January 2026 at 20:48


Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se së bashku me një delegacion qeveritar do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës.

"Të shoqëruar nga një delegacion qeveritar i rangut të lartë, do të marrim pjesë në takimin e 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës.

Në ditët në vijim, do të kemi takime të shumta që presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e situatës ekonomike dhe të tërheqin një numër të madh investimesh.

Do të marr pjesë në tre panele ku do të prezantoj mundësitë e investimit në Maqedoni, dhe njëkohësisht, do të kemi takime të shumta dypalëshe me shumë kompani nga e gjithë bota", thuhet në njoftimin e Mickoskit./Telegrafi/


Sllovakët të bindur: E mposhtim Kosovën, shikojeni dallimin në renditje

19 January 2026 at 20:08


Kombëtarja e Sllovenisë është favorite dhe lehtë mund ta mposhtë Kosovën, kështu kanë raportuar mediat sllovake duke u bazuar në renditjen e shtëpisë së futbollit, FIFA.

FIFA të hënën ka publikuar renditjen e re, ku Kosova është ngjitur një pozitë (79) pavarësisht që nuk ka luajtur asnjë ndeshje për muajit nëntor.

Mediat sllovake menjëherë kanë raportuar për renditjen e FIFA-s, duke e bërë si bazë se pse Sllovakia do ta mposhtë Kosovën në play-offin e Kupës së Botës 2026.

“Renditja flet vetë. Ne duhet ta mposhtim Kosovën”, raporton mediumi “sport.sk”.

Faktikisht në bazë të renditjes, Sllovakia qëndron shumë herë më mirë se Kosova, sepse zë pozitën e 44-të në botë, thuajse dyfish para nesh.

Kujtojmë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet në muajin mars, më saktësisht më 26 mars. Në rast që eliminojmë sllovakët, atëherë finalen e zhvillojmë në “Fadil Vokrri”, kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër Turqi – Rumani./Telegrafi/

Luis Enrique e përshkruan më së bukuri me një fjali situatën e Brahim Diaz

19 January 2026 at 19:43


Trajneri i PSG-së, Luís Enrique, ka dalë në mbrojtje të Brahim Diaz pas gabimit të tij me penallti 'panenka' në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON) kundër Senegalit të dielën.

Penalltia, e cila u ekzekutua në minutën e fundit të ndeshjes, mund të kishte sjellë fitoren historike për Marokun, që do të ishte titulli i parë i tyre pas më shumë se 50 vitesh.

Enrique foli për situatën gjatë një konference për shtyp, duke kujtuar momente ikonike të futbollit.

“Folëm për këtë në autobus sot. Më kujtohet Zidane, një Zot i futbollit, i cili e bëri këtë gjatë një Botërori. Kur funksionon, të gjithë duartrokasin; kur gabon, ka shumë kritika”.

“E njoh Brahimin, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Ajo që po ndodh tani është shumë e padrejtë. Është thjesht sport, ai nuk është vrasës apo njeri i keq”, deklaroi Enrique.

Gabimi i Diaz me penallti shkaktoi menjëherë kritika në rrjetet sociale dhe tek tifozët, por Enrique kërkoi kuptim dhe perspektivë.

Komentet e Luis Enrique konsiderohen si një mbështetje e fortë për sulmuesin e Real Madridit./Telegrafi/

FFK i kundërpërgjigjet MKRS-së, thotë se ka miratuar ndryshimet statutore

19 January 2026 at 19:21


Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të hënën ka publikuar një video, duke i dërguar mesazh MKRS-së lidhur me ndryshimet statutore.

MKRS-ja e informoi FFK-në para disa ditëve se duhen kompletuar disa statute para se ta zhvillojnë Kuvendin Zgjedhor, i cili është paraparë të mbahet në muajin shkurt.

Sidoqoftë, FFK-ja përmes një video pesëminutëshe thotë se ka miratuar të gjitha ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me Ligjin e ri të Sportit, si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s.

“FFK ka miratuar ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me Ligjin e ri të Sportit, si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s në punimet e Kuvendit të kaluar.

Faktet flasin vetë, prandaj e risjellim momentin e këtyre ndryshimeve”, shkroi ndër të tjera FFK-ja.

Së fundmi reagoi edhe presidenti i FFK-së Agim Ademi, i cili publikoi një foto me Gianni Infantinon e FIFA-s dhe Aleksander Ceferin të UEFA-s.

“TË harmonizuar. UEFA, FIFA, FFK. Në 125-vjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Hungarisë”, shkroi ai.

Përndryshe, Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është paraparë të zhvillohet më 5 shkurt 2026./Telegrafi

NPK "Sharri": 70% e tetovarëve rregullisht e paguajnë ujin e pijshëm

19 January 2026 at 19:17


70% e qytetarëve të Tetovës i paguajnë faturat e ujit, ndërsa pjesa tjetër ka borxh në ndërmarrjen publike komunale “Sharri”. Nga ndërmarrja pohojnë se qyteti është duke u furnizuar rregullisht me ujë të pijshëm dhe kohëve të fundit nuk ka ndërprerje. Apelojnë që faturat të paguhen.

“Në krahasim me vitet e kaluara kemi një gjendje më stabile rreth 70% kemi dhe apeloj tek ato 30% që nuk paguajnë të paguajnë obligimet që i kanë ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit, pasi dukshëm është përmirësuar edhe gjendja e ujit në qytet nuk ka problem të mëparshme që i kishim. Tani kemi ujë të pijshëm çdo ditë dhe çdo lagje është furnizuar me ujë të pijshëm”, u shpreh Valon Zeqiri – drejtor i NPK “Sharri”.

Por nëse shumica paguajnë për ujë, kështu nuk bëjnë për pagesat e mbeturinave, të cilat tash me koncesion publik i menaxhon kompania Saubermacher. Nga NPK “Tetova” na thanë se vetëm 35% e tetovarëve kanë paguar rregullisht faturat, por pas marrjes së masave juridike nga kompania private, pagesa në vitin 2025 ka shkuar në 55%.

“Realizimi mujor është nënë 35% kurse vjetor në vitin 2024 dhe 2025 në faturimit total ka arritur 55%, këtu e dimë se janë marrë dhe masa juridike për qytetarët që nuk paguajnë dhe për atë kemi një rritje gjatë vitit 2025. Gjendja me rrogat është zero-zero dhe jemi duke punuar që gjatë javës që vjen të mbyllim edhe muajin e 12”, deklaroi Samet Bislimi – drejtor i NPK “Tetova”.

NPK “Sharri” menaxhon vetëm ujësjellësin në qytet, pasi që shumica e fshatrave të Tetovës, ujin e pijshëm e menaxhojnë vetë./TV21/

BE-ja paralajmëron Trumpin se 'Evropa ka mjete për të mbrojtur interesat e saj'

19 January 2026 at 19:15


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se blloku do të "mbajë qëndrimin" ndaj kërcënimeve tarifore të Donald Trump, dhe se ka një "grup mjetesh" për të mbrojtur interesat e tij.

Kaja Kallas u takua sot në Bruksel me ministrin e Mbrojtjes të Danimarkës dhe ministrin e Jashtëm të Grenlandës, transmeton Telegrafi.

"Siguria e Arktikut është një interes i përbashkët transatlantik dhe një që mund ta diskutojmë me aleatët tanë amerikanë", thotë ajo në X pas takimit.

"Por kërcënimet tarifore nuk janë mënyra për ta bërë këtë. Sovraniteti nuk është për tregti. Ne nuk kemi interes të fillojmë një luftë, por do të mbajmë qëndrimin tonë. Evropa ka një gamë mjetesh për të mbrojtur interesat e saj", shtoi ajo.

Kallas ka të ngjarë t'i referohet instrumentit anti-shtrëngim të BE-së, i cili do t'i lejonte bllokut të vendoste tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së, të kufizonte investimet dhe tregtinë amerikane me Evropën dhe të kufizonte qasje në tregun e vetëm.

Është arma më e fuqishme tregtare e bllokut dhe nuk është përdorur kurrë më parë. /Telegrafi/

Kosova nuk luajti, por ngjitet për një pozitë në renditjen e FIFA-s, mësohet arsyeja

19 January 2026 at 19:05


Kosova është ngritur për një pozitë në ranglistën e FIFA-s, nga pozita e 80-të, Dardanët është ngritur në pozitën e 79-të.

Ranglista e re e FIFA-s u publikua të hënën pasdite, ndërsa tani Kosova zë vendin e 79-të, që është renditja më e mirë pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Kosova ka pasur ngritje, pasi në këtë ka ndikuar rënia e Gabonit, që u paraqit në Kupën e Afrikës, që ka rënë për tetë pozita.

Kosova tani zë vendin e 79-të

Ndërkohë, Shqipëria mbetet në pozitën e 63-të, sikurse që ishte edhe në renditjen e janarit.

Shtatë pozita e para nuk kanë ndryshuar, me Spanjën, Argjentinën, Francën, Anglinë, Brazilin, Portugalinë dhe Holandën, ndërsa ngritje të madhe ka bërë Maroku, që është i teti, duke u ngjitur për tri pozita.

Vendet e para në renditjen e FIFA-s

Edhe Senegali si kampion është ngjitur për shtatë pozita, tani I 12-të në renditje, para Italisë si e 13-ta. /Telegrafi/

Pagat e prapambetura, Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit

By: armand
19 January 2026 at 20:16

Gjykata e punës në Torino ka vendosur në favor të Cristiano Ronaldos në procesin ligjor kundër Juventusit për çështjen e pagave të prapambetura. Gjyqtari Gian Luca Robaldo rrëzoi apelin e klubit bardhezi, duke lënë në fuqi detyrimin për pagesën e 9.8 milionë eurove ndaj sulmuesit portugez. Kjo shumë përfaqëson gjysmën e vlerës prej 19.6 milionë […]

The post Pagat e prapambetura, Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌