Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Prokuroria hap hetim për sulm seksual dhe shantazh ndaj 16 vjeçares nga Sllupçani

10 January 2026 at 19:50


Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në territorin e komunës së Likovës.

““I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë, ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze të mitur në Likovë, dhe e ka detyruar atë në veprime seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas, viktimës i ka kërkuar para duke e kërcënuar se do të publikojë foto të saj eksplicite nëse nuk do t’i paguajë 20,000 euro. Vajza është detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazojë nga persona të tjerë, duke i dhënë shumën e parave disa herë të dyshuarit të parë. Prokurori, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës paraburgim për të dy të dyshuarit, të cilët janë të privuar nga liria. Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore. Në interes të hetimit dhe për nevojën e mbrojtjes së viktimës së mitur, prokuroria apelon për raportim të kujdesshëm dhe etik të ngjarjes, si dhe për përdorimin e burimeve zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga MPB njoftojnë se personat e dyshuar janë N.A 31 vjeçar dhe Q.M 28 vjeç nga fshati Sllupçan.

“E lidhi me litar, i mbylli gojën”/ Detajet tronditëse nga përdhu*imi i 12-vjeçares në Pogradec

By: Brisi
5 January 2026 at 17:59

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Pogradec, ku 67-vjeçari Rushan Selko, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçare duke e lënë shtatzënë. Gjyshi i të miturës, ka rrëfyer detajet tronditëse, teksa tegon se vajza e djalit të tij është lidhur nga i moshuari dhe është abuzuar në […]

The post “E lidhi me litar, i mbylli gojën”/ Detajet tronditëse nga përdhu*imi i 12-vjeçares në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

“O shteti, o unë”/ Apeli i gjyshit të 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Duam drejtësi!

By: armand
5 January 2026 at 14:07

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Piskupat të Pogradecit më 30 dhjetor, pasi u zbulua abuzimi me një vajzë 12 vjeçare. Autori i dyshuar i abuzimit seksual është 67-vjeçari Rushan Selko, i cili është pas hekurave. E mitura pas kontrollit në spital, ku prindërit e kishin dërguar pas ndryshimeve fizike të saj, rezultoi se ishte […]

The post “O shteti, o unë”/ Apeli i gjyshit të 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Duam drejtësi! appeared first on BoldNews.al.

La shtatzanë të miturën, burg përdhunuesit/ Korçë, 67 vjeçari mohon akuzën

By: Fax Web
2 January 2026 at 15:33

Gjykata e Korçës ka lënë në masën “arrest në burg” 67 vjeçarin, Rushan Selko, i cili u arrestua nën akuzën se ka përdhunuar dhe lënë shtatzënë një 12-vjeçare në Pogradec.

Selko abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat.

Gjatë kësaj periudhe, ai e kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë që rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj. Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzanë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë.

Burimet brenda seancës gjyqësore bëjnë me dije se 67 vjeçari nuk e ka pranuar që ka abuzuar seksualisht me të miturën. Ndërkohë, mësohet se vajzës i është marrë kampioni i fetusit për të kryer analizën e ADN-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës.

Pritet që pas 2-3 javësh të dalë përgjigja e analizës, e cila do hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

 

U arrestua për abuzim me të miturën/ Fqinjët të tronditur: Është baba i 4 vajzave, është bërë edhe gjysh

By: M C
30 December 2025 at 22:22

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht nga një i moshuar me emrin Rrushan Selko, i cili kishte njohje familjare me familjen e të miturës.

Të afërmit e tij thonë se 67-vjeçari është baba i katër fëmijëve, madje është bërë gjysh, por se nuk kanë dijeni për rastin.

“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai, se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Kur erdhi policia, i çova deri aty lart dhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyja familjeve është shumë e mirë. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka,” tha Adem Selko, kushëriri i autorit.

Të tjerë thonë se autori nuk njihej si njeri problematik madje se ishte familjar dhe i dashur.

“Ai personi është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, ia kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mirë është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipa, mbesa. Fëmijët i ka të martuar.”, tha Zybe Selko.

The post U arrestua për abuzim me të miturën/ Fqinjët të tronditur: Është baba i 4 vajzave, është bërë edhe gjysh appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit

By: M C
30 December 2025 at 21:55

Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12-vjeçares në Pogradec.

Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim.

Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë. Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.

I moshuari dyshohet se ka kryer mardhënie me të miturën në banesën e tij.

The post EMRI/ Përdhunoi 12-vjeçaren, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit appeared first on Albeu.com.

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, të afërmit e 70-vjeçarit: Jemi të tronditur

By: redi
30 December 2025 at 21:50

Të afërmit e 70-vjeçarit Rushan Selko i cili akuzohet se ka përdhunuar një 12-vjeçare në Pogradec, kanë folur për News24. ”Ai person është i mirë nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e…

Source

EMRI/ Akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur nën 12 vjec, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi

By: armand
10 December 2025 at 16:39

Policia greke, me urdhër të Prokurorisë së Pireut, publikoi identitetin dhe fotot e dy personave të arrestuar për abuzim të rëndë seksual ndaj fëmijëve nën 12 vjeç. Të dyshuarit janë Markos‑Kimonas Miclea, 20 vjeç nga Rumania dhe Edmond Hoxha, 40 vjeç nga Gjergjani i Elbasanit të cilët janë arrestuar më 21 dhe 24 nëntor 2025. […]

The post EMRI/ Akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur nën 12 vjec, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Shijak, 44-vjeçari përdhunon një 18-vjeçare

By: armand
26 November 2025 at 10:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak ku një vajzë 18-vjeçare, e cila sipas familjarëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, është përdhunuar nga një 44-vjeçar. Denoncimi në polici është bërë nga familjarët ndërsa si rezultat, u arrestua shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në Pjezë të Shijakut. Gjatë kontrollit të banesës së tij, […]

The post E rëndë në Shijak, 44-vjeçari përdhunon një 18-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

U punësua në një lokal për provë, por 15-vjeçari u përdhunua nga klienti! Kush është i akuzuari (Emri)

By: armand
30 October 2025 at 11:54

Fatjon Bushi është 48-vjeçari i arrestuar i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një djalë të mitur. Sipas burimeve, Fatjon Bushi ishte klient një lokal në Kamëz ku 15-vjeçari ishte në provë për t’u punësuar. Por, sipas informacioneve, 48-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturin. Ndërkohë është proceduar në gjendje […]

The post U punësua në një lokal për provë, por 15-vjeçari u përdhunua nga klienti! Kush është i akuzuari (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Skandaloze! Përdhunoi të miturën, Suedia refuzon ta dëbojë sepse “përdhunimi nuk zgjati mjatueshëm”

By: D Marku
27 October 2025 at 15:02

“E urrej, më ka shkatërruar jetën. Mendova se ishte faji im që nuk bëra më shumë rezistencë, por isha shumë e frikësuar. Mendoja se mund të më vriste.”
Këto janë fjalët e viktimës së përdhunimit, Meya Aberg, por absurditetin e ngjarjes e shton ajo që do të lexoni më pas:

Gjykata e Apelit për rajonin e Epërm të Norrland-it ka vendosur që azilanti eritrean, i dënuar për përdhunimin e 16-vjeçares, të mos dëbohet nga Suedia pasi të përfundojë dënimin me tre vjet burg. Arsyeja e dhënë në vendim: “kohëzgjatja e aktit”.
Vendimi ka shkaktuar zemërim të madh ndërkombëtar, pasi gjykata argumenton se përdhunimi “nuk zgjati mjaftueshëm” për t’u konsideruar si një “krim jashtëzakonisht i rëndë”, ndaj nuk justifikon dëbimin e autorit, Yazied Mohamed, i cili është refugjat nga Eritrea.

Sipas vendimit, “përdhunimi, ndonëse i rëndë, nuk përbën një shkelje aq të rëndë sa të warrantojë dëbim nga vendi”. Gjykata shton se, në shumë raste, përdhunimi mund të konsiderohet krim jashtëzakonisht i rëndë që sjell dëbim, por “duhet bërë një vlerësim bazuar në të gjitha rrethanat e rastit”.

Ngjarja ndodhi më 1 shtator të vitit të kaluar në qytetin Skellefteå, kur Meya Åberg, 16 vjeç, po kthehej në shtëpi pasi kishte mbaruar turnin e saj në McDonald’s. Ajo kishte humbur autobusin dhe po ecte përmes një tuneli për këmbësorë kur u sulmua dhe u përdhunua nga 18-vjeçari Yazied Mohamed. Ai i mori telefonin, e tërhoqi me forcë në tunel dhe e sulmoi, derisa vajza arriti të shpëtonte dhe të vraponte drejt qytetit.

Fillimisht Mohamed u shpall i pafajshëm për “mungesë provash”, por pas apelimit, u dënua me 3 vjet burg dhe detyrim për të paguar 240,000 krona suedeze (rreth 22,000 euro) si dëmshpërblim. Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën për dëbim, duke thënë se krimi “nuk ishte mjaftueshëm i zgjatur për t’u klasifikuar si jashtëzakonisht i rëndë”.

“Çfarë po ndodh me këtë botë? Europa është në fazën ‘ishte vetëm një përdhunim i shkurtër’, prandaj nuk do ta dëbojmë këtë copë plehre nga vendi ynë. Zgjohuni, njerëz, po vetëshkatërrohemi me moralin tonë të rremë.”
Kritika të forta erdhën edhe nga politikanë evropianë, përfshirë eurodeputetin kroat Stephen Nikola Bartulica, i cili tha se gjyqtarët që morën këtë vendim duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ndërkohë, Meya Åberg, tashmë 17 vjeç, ka folur publikisht për traumën që përjetoi atë natë. Në një intervistë për median suedeze Norran, ajo tregoi sesi është përballur me pasojat e rënda psikologjike të sulmit dhe sesi e ka parë disa herë agresorin në qytet, në shkollë dhe në vendin e saj të punës.

“Dua të them që e urrej dhe që ai më ka shkatërruar jetën,” – u shpreh ajo.
“Mendova se ishte faji im që nuk bëra më shumë rezistencë, por isha shumë e frikësuar. Mendoja se mund të më vriste.”
Ligji suedez lejon dëbimin vetëm nëse krimi konsiderohet “jashtëzakonisht i rëndë” dhe paraqet rrezik për sigurinë publike. Por ky rast ka hapur një debat të gjerë në vend dhe jashtë tij, ku shumë e shohin vendimin si një dështim moral dhe ligjor të sistemit gjyqësor suedez.

Ky nuk është një rast i izoluar. Vetëm në korrik 2025, një tjetër shtetas eritrean me 196 akuza penale, përfshirë sulme ndaj policisë dhe të burgosurve, i shpëtoi dëbimit. Po ashtu, katër burra eritreanë të akuzuar për përdhunim në grup në vitin 2022 u lejuan të qëndrojnë në Suedi, duke nxitur debate të reja për sistemin suedez të drejtësisë dhe ligjin e kufizuar për dëbimin e azilantëve që kanë kryer krime.

The post Skandaloze! Përdhunoi të miturën, Suedia refuzon ta dëbojë sepse “përdhunimi nuk zgjati mjatueshëm” appeared first on Albeu.com.

Skandaloze! Përdhunoi të miturën, Suedia refuzon ta dëbojë sepse “përdhunimi nuk zgjati mjatueshëm”

By: Iconstyle
27 October 2025 at 12:16

“E urrej, më ka shkatërruar jetën. Mendova se ishte faji im që nuk bëra më shumë rezistencë, por isha shumë e frikësuar. Mendoja se mund të më vriste.”

Këto janë fjalët e viktimës së përdhunimit, Meya Aberg, por absurditetin e ngjarjes e shton ajo që do të lexoni më pas:

Gjykata e Apelit për rajonin e Epërm të Norrland-it ka vendosur që azilanti eritrean, i dënuar për përdhunimin e 16-vjeçares, të mos dëbohet nga Suedia pasi të përfundojë dënimin me tre vjet burg. Arsyeja e dhënë në vendim: “kohëzgjatja e aktit”.

Vendimi ka shkaktuar zemërim të madh ndërkombëtar, pasi gjykata argumenton se përdhunimi “nuk zgjati mjaftueshëm” për t’u konsideruar si një “krim jashtëzakonisht i rëndë”, ndaj nuk justifikon dëbimin e autorit, Yazied Mohamed, i cili është refugjat nga Eritrea.

Sipas vendimit, “përdhunimi, ndonëse i rëndë, nuk përbën një shkelje aq të rëndë sa të warrantojë dëbim nga vendi”. Gjykata shton se, në shumë raste, përdhunimi mund të konsiderohet krim jashtëzakonisht i rëndë që sjell dëbim, por “duhet bërë një vlerësim bazuar në të gjitha rrethanat e rastit”.

Ngjarja ndodhi më 1 shtator të vitit të kaluar në qytetin Skellefteå, kur Meya Åberg, 16 vjeç, po kthehej në shtëpi pasi kishte mbaruar turnin e saj në McDonald’s. Ajo kishte humbur autobusin dhe po ecte përmes një tuneli për këmbësorë kur u sulmua dhe u përdhunua nga 18-vjeçari Yazied Mohamed. Ai i mori telefonin, e tërhoqi me forcë në tunel dhe e sulmoi, derisa vajza arriti të shpëtonte dhe të vraponte drejt qytetit.

Fillimisht Mohamed u shpall i pafajshëm për “mungesë provash”, por pas apelimit, u dënua me 3 vjet burg dhe detyrim për të paguar 240,000 krona suedeze (rreth 22,000 euro) si dëmshpërblim. Megjithatë, gjykata refuzoi kërkesën për dëbim, duke thënë se krimi “nuk ishte mjaftueshëm i zgjatur për t’u klasifikuar si jashtëzakonisht i rëndë”.

Reagimet ishin të ashpra. Donald Trump Jr., në një postim në platformën X, shkroi:

“Çfarë po ndodh me këtë botë? Europa është në fazën ‘ishte vetëm një përdhunim i shkurtër’, prandaj nuk do ta dëbojmë këtë copë plehre nga vendi ynë. Zgjohuni, njerëz, po vetëshkatërrohemi me moralin tonë të rremë.”

Kritika të forta erdhën edhe nga politikanë evropianë, përfshirë eurodeputetin kroat Stephen Nikola Bartulica, i cili tha se gjyqtarët që morën këtë vendim duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ndërkohë, Meya Åberg, tashmë 17 vjeç, ka folur publikisht për traumën që përjetoi atë natë. Në një intervistë për median suedeze Norran, ajo tregoi sesi është përballur me pasojat e rënda psikologjike të sulmit dhe sesi e ka parë disa herë agresorin në qytet, në shkollë dhe në vendin e saj të punës.

“Dua të them që e urrej dhe që ai më ka shkatërruar jetën,” – u shpreh ajo.
“Mendova se ishte faji im që nuk bëra më shumë rezistencë, por isha shumë e frikësuar. Mendoja se mund të më vriste.”

Ligji suedez lejon dëbimin vetëm nëse krimi konsiderohet “jashtëzakonisht i rëndë” dhe paraqet rrezik për sigurinë publike. Por ky rast ka hapur një debat të gjerë në vend dhe jashtë tij, ku shumë e shohin vendimin si një dështim moral dhe ligjor të sistemit gjyqësor suedez.

Ky nuk është një rast i izoluar. Vetëm në korrik 2025, një tjetër shtetas eritrean me 196 akuza penale, përfshirë sulme ndaj policisë dhe të burgosurve, i shpëtoi dëbimit. Po ashtu, katër burra eritreanë të akuzuar për përdhunim në grup në vitin 2022 u lejuan të qëndrojnë në Suedi, duke nxitur debate të reja për sistemin suedez të drejtësisë dhe ligjin e kufizuar për dëbimin e azilantëve që kanë kryer krime.

The post Skandaloze! Përdhunoi të miturën, Suedia refuzon ta dëbojë sepse “përdhunimi nuk zgjati mjatueshëm” appeared first on iconstyle.al.

Burri u arrestua pas videos virale të një përpjekjeje të dyshuar për përdhunim në trenin e Parisit

26 October 2025 at 08:51


Një i dyshuar është arrestuar pasi pamjet që duket se kapin përpjekjen e dyshuar për përdhunim të një gruaje në një tren pranë Parisit u bënë virale, thonë mediat lokale.

Jhordana Dias, një shtetase braziliane 26-vjeçare, dyshohet se u sulmua më parë këtë muaj. Ajo i tha gazetës Le Parisien se burri hipi në tren, e shtyu dhe u përpoq t'i ulte të brendshmet.

E alarmuar nga britmat e saj, një pasagjere tjetër nxori telefonin e saj për të filmuar. Pamjet filmike kapin një burrë duke ikur ndërsa treni hyn në një stacion.

Incidenti ka ringjallur diskutimet rreth sigurisë së grave në Francë, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave franceze, një burrë u arrestua të premten në mbrëmje nga policia e transportit në Mantes-la-Jolie, në veriperëndim të Parisit. Ai u gjurmua atje nga hetuesit, por nuk është e qartë se si.

Ai nuk mbante dokument identifikimi në kohën e arrestimit të tij, por i tha policisë se ishte një shtetas egjiptian 26-vjeçar, thonë raportet e medias.

Ai mbetet në paraburgim. Incidenti i dyshuar ndodhi më 15 tetor midis stacioneve të trenit Choisy-le-Roi dhe Villeneuve-le-Roi, në juglindje të Parisit.

Videoja tregon një burrë të veshur me tuta të zeza dhe një kapele në një vagon.

Ndërsa dëgjohen britmat e një gruaje, gruaja që filmon mund të dëgjohet duke thënë "ti qëndro aty", ndërsa burri duket se fillon t'i afrohet.

Treni më pas hyn në një stacion dhe burri zbret dhe ikën me vrap poshtë platformës.

Gruaja që filmoi incidentin, e identifikuar në mediat franceze vetëm si Marguerite, që atëherë është vlerësuar gjerësisht si personi që e shpëtoi Dias nga një sulm më serioz.

Dias, e cila nuk flet frëngjisht, thuhet se paraqiti një ankesë në polici në Choisy-le-Roi me ndihmën e vëllait të saj, i cili përktheu dëshminë e saj.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në media dhe rrjete sociale, duke bërë që shumë gra të ndajnë përvojat e tyre të ngacmimit në transportin publik në Francë.

Dy gra të tjera i kanë thënë gazetës Le Parisian që atëherë se kishin qenë viktima të të njëjtit burrë. /Telegrafi/

‘Më rrahu dhe më përdhunoi’, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares në Korçë!

By: armand
23 October 2025 at 16:00

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Sipas informacioneve, e mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të. Për lidhjen madje ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e […]

The post ‘Më rrahu dhe më përdhunoi’, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares në Korçë! appeared first on BoldNews.al.

Përdhunoi një vajzë të mitur, arrestohet 16-vjeçari në Korçë

By: armand
23 October 2025 at 12:07

Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur. Sipas burimeve, adoleshenti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj në të miturës. Autoritetet lokale po hetojnë këtë rast, deri në një vendim final ndaj 16-vjeçarit. Njoftimi i plotë i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë […]

The post Përdhunoi një vajzë të mitur, arrestohet 16-vjeçari në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth

18 October 2025 at 11:52

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht një shtetas izraelit, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 26-vjeçare izraelite. Më konkretisht, është proceduar penalisht shtetasi L. C., 54 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja E. Z., 26 vjeçe, të dy banuese në Izrael, teksa vajza pretendon se ngjarja ka ndodhur më 9 Tetor […]

The post Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth appeared first on BoldNews.al.

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

8 October 2025 at 14:17

Gjykata e  Selanikut ka dënuar me 17 vite burg një 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për abuzim seksual dhe fizik të gruas së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Sipas 30-vjeçares, e cila bëri denoncimin në muajin mars, kur gjeti forcën për të thyer heshtjen, i pandehuri e përdhunonte pothuajse çdo ditë. Sipas deklaratës në polici, […]

The post P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi! appeared first on BoldNews.al.

“Gënjeshtër pas gënjeshtre”, Achraf Hakimi mohon përsëri akuzat për përdhunim

25 September 2025 at 09:10


Në një intervistë me mediumin Clique, Achraf Hakimi foli për akuzat me të cilat po përballet. Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain përmendi në veçanti pasojat e këtyre akuzave të rreme për familjen e tij.

Më 1 gusht, zyra e prokurorit francez kërkoi që futbollisti maroken dhe anëtari i PSG-së, Achraf Hakimi, të nxirret para një gjykate penale me akuzën e përdhunimit, ku u raportua më vonë se rrezikon 15 vjet burg.

Ylli maroken është përkujdesur tashmë t’i mohoj akuzat, duke i cilësuar si gënjeshtra.

“Asnjëherë askush nuk më kishte shkaktuar kaq shumë dëm. Për mua, ishte e vështirë dhe është ende. Sepse kur shkruhet gënjeshtër pas gënjeshtre, dhemb, veçanërisht për familjen time”, ka thënë fillimisht Hakimi.

“Fëmijët e mi janë ende të vegjël. Ata nuk e njohin internetin dhe nuk dinë të lexojnë ende. Por një ditë, ata do të lexojnë këto lloj gjërash”.

"Tout ce dont je suis accusé est faux"

Clique x Achraf Hakimi, c’est jeudi 25 septembre sur l’app CANAL+ puis à 23H40 sur la chaîne CANAL+. pic.twitter.com/iyWO49jqKZ
— CLIQUE (@cliquetv) September 24, 2025

“Dhe për mua, të shoh që gënjeshtra të tilla janë shkruar për babanë e tyre nuk është e pakëndshme. Dhe nuk ia uroj këtë askujt”.

“Në botën e futbollit, shumë njerëz duan të përfitojnë nga ne. Nëse nuk je i rrethuar mirë, këto lloj gjërash mund të ndodhin”.

“Pas asaj që ndodhi, ndryshova shumë gjëra dhe njerëz. Tani rrethi im i të afërmve është aq i ngushtë sa nuk lejoj askënd tjetër të hyjë”, përfundoi mbrojtësi maroken. /Telegrafi/

Itali/ Tre punëtorë sezonalë nga Kosova dënohen për p*rdhunimin në grup të një vajze

By: armand
24 September 2025 at 19:04

Dy prej tyre u dënuan me gjashtë vjet burg, ndërsa i pandehuri i tretë u dënua katër vjet e tetë muaj. Ata gjithashtu duhet t’i paguajnë të resë 60,000 euro dëmshpërblim. Gjykata Rajonale e Bolzanos ka dhënë vendimin në gjyqin për përdhunimin e një turisteje finlandeze në Val Gardena dy vjet më parë. Tre punëtorë […]

The post Itali/ Tre punëtorë sezonalë nga Kosova dënohen për p*rdhunimin në grup të një vajze appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për përdh*nimin e italianes, lihet në burg 26-vjeçari: Isha i droguar, nuk mbaj mend…

By: Ela
9 September 2025 at 14:07

26-vjeçari L. P., i arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e përdhunimit të një shtetase italiane në Durrës, thotë se nuk mban mend se çfarë ndodhi atë natë. “Isha nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, citohet të ketë thënë 26-vjeçari. Megjithatë, Gjykata e Durrësit vendosi të lërë […]

The post Akuzohet për përdh*nimin e italianes, lihet në burg 26-vjeçari: Isha i droguar, nuk mbaj mend… appeared first on BoldNews.al.

❌
❌