Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Luzha: Kosova ka nevojë urgjente për bashkëpunim politik e jo për gara “kush bërtet më fort”

21 November 2025 at 13:36


Analistja politike, Besa Luzha në "Përballje podcast" paralajmëroi se zgjedhjet e ardhshme nuk do të sjellin zgjidhje automatike, nëse partitë politike nuk ndryshojnë qasjen dhe nuk heqin dorë nga polarizimi dhe konflikti verbal.

Ajo tha se ky vit në aspektin politik ka qenë “gati i humbur”, ndërsa tensionet, akuzat dhe barrikadimet politike kanë dëmtuar jo vetëm funksionimin e institucioneve, por edhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Luzha kërkoi që fushata zgjedhore të mos shndërrohet në arenë përbaltjesh, por një garë programesh.



Ajo theksoi se votuesit kanë nevojë të shohin ide dhe zgjidhje, jo urrejtje e përçarje.

“Kultura jonë politike e ka ngatërruar kokëfortësinë me vlerë. Vlerat e vërteta janë bashkëpunimi, komunikimi dhe mirësjellja e jo bërtitma dhe urrejtja”, ka thënë ajo në “Përballje Podcast”.

Luzha paralajmëroi se pas zgjedhjeve, secila parti do të ketë nevojë për tjetrën. Prandaj, sipas saj, është momenti që të hiqen vijat e kuqe dhe të ndërtohet një qasje e re.

“Duhet të kthehemi tek çfarë na bashkon, jo tek çfarë na ndan, për hir të Kosovës dhe brezave që vijnë, partitë duhet të ulen, të flasin dhe të bashkëpunojnë. Urrejtja nuk ndërton as institucione, as ekonomi vetëm e lodh shoqërinë”, ka përcjellë si mesazh Luzha.

Ajo nënvizoi se Kosova ka hyrë në një pikë delikate dhe se koha për kompromis është tani, jo pas krizave të reja. /Telegrafi/


“Kundër të gjithëve”: Pse Kurti dështoi të krijonte qeverinë?

29 October 2025 at 18:53


“Lëvizja Vetëvendosje është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen...” – kështu nis kjo parti politike përshkrimin e historikut të veprimtarisë së vet në Kosovë.

E themeluar në vitin 2005, fillimisht si një lëvizje e pavarur antiestablishment, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me në krye Albin Kurtin, hyri në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010.

Nëntë vjet më vonë, nga zgjedhjet parlamentare doli si partia e parë, dhe siguroi 29 vende në Kuvend.

Lideri i LVV-së, Kurti, bashkëqeverisi me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për 51 ditë.

Qeveria e tij ra në marsin e 2020-tës, pas një mocioni mosbesimi nga partnerja qeverisëse.

Një vit më vonë, LVV-ja siguroi 58 vende në Kuvend, pasi fitoi mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kurti qeverisi i vetëm për katër vjet.

“Ai ka ndërtuar një narrativ politik të tipit ‘ne kundër të gjithëve’”, thotë Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshilldhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (REL).

Por, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të 2025-tës, Kurti, partia e të cilit fitoi 48 vende në Kuvend, mbeti i vetëm në qëllimin për të formuar qeverinë e re.

Ai refuzoi mundësinë e bashkëqeverisjes me partinë e dytë, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Qëndrim të njëjtë pati edhe PDK-ja.

Ndërkaq, LDK-ja, si partia e tretë për nga fuqia në Kuvend, refuzoi bashkëqeverisjen me Kurtin, përkundër ofertës së tij. Kurtin e refuzoi edhe Nisma Socialdemokrate, e cila ka 3 deputetë në Kuvend.

Të gjitha partitë kanë bërë me dije se tashmë janë në pritje të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga presidentja e Kosovës.

Si mbeti Kurti i vetëm?

Gjatë fushatës së zgjedhjeve të këtij fillimviti, Kurti synonte rezultatin e zgjedhjeve të 2021-tës, duke kërkuar 500 mijë vota nga qytetarët.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, thotë për REL-in se LVV-ja e konsideroi si të mirëqenë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.

Por, sipas tij, sistemi elektoral në Kosovë, dhe sistemi i qeverisjes proporcionale, rrallëherë e mundësojnë rezultatin e tillë.

“Në njëfarë forme, rezultati i zgjedhjeve të vitit 2021 ka qenë një aksident. Vështirë se do të kemi ndonjë subjekt politik që do t’i fitojë 50 për qind të zgjedhjeve”, shprehet Rashiti.

Ai shton se synimi i këtij rezultati e shpërfaqi edhe një herë narrativin polarizues të LVV-së ndaj partive të tjera, të cilin e kishte aplikuar edhe përgjatë katër vjetësh qeverisje.

Rashiti kujton se një narrativ i tillë ishte karakteristik në përplasjet ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në dekadën e parë të këtij shekulli.

Ndërsa këto dy parti kanë lëvizur drejt normalizimit të narrativit, LVV-ja e bëri të kundërtën, thotë ai.

“Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur vonë në pushtet dhe ka ardhur me një narrativ të vonuar, i cili i ka shkaktuar telashe. Ky narrativ është zhvilluar brenda, por edhe në raport me politikën e jashtme”, pohon Rashiti.

Në të njëjtën linjë mendimi është edhe Emini. Sipas saj, LVV-ja, tash e katër vjet, ka përjashtuar bashkëpunimin me partitë tjera, “duke synuar të nxisë polarizimin dhe izolimin, në vend që të ndërtojë kompromis”.

Ky polarizim, sipas Eminit, synonte ndarjen në dy blloqe – LVV-ja në njërën anë, dhe partitë tjera në tjetrën.

“Ai [Kurti] kundër të gjithëve, ku vetëm ai ka të drejtë, dhe të tjerët e kanë gabim, si alternativa të dëmshme për Kosovën. Krijimi i dy taborëve e bën më të lehtë rreshtimin, dhe synonte të qeveriste i vetëm dhe me duar të lira”, thotë Emini.

Jo rrallë, Kurti, duke iu referuar dy partive tjera të mëdha, LDK-së dhe PDK-së, ka përdorur gjuhë nënçmuese, duke i emëruar si “lydykyhi e pydykyhi”. Në disa raste, ai e ka quajtur opozitën si “hibride”.

Emini thotë se Kurti, me fjalor të tillë, ofendoi jo vetëm partitë opozitare, por edhe elektoratin e tyre.

“Në natën e zgjedhjeve [9 shkurt], ende pa qartësi për rezultatin final, Kurti i quajti opozitën ‘hajvanë” dhe “hajvanati”, duke nxitur polarizim dhe duke penguar çdo bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen”, thekson Emini.

Ajo shton se partitë ish-opozitare u gjetën përballë dy zgjedhjeve: të bashkoheshin me Kurtin për bashkëqeverisje, që do t’u shkaktonte humbje të dinjitetit dhe elektoratit, ose të barrikadoheshin kundër bashkëpunimit, dhe për këtë të fajësoheshin nga Kurti.

Sipas Eminit, Kurti e kupton se kjo strategji nuk është optimale politikisht, por ajo duket e qëllimshme, si përllogaritje për mbajtje afër të elektoratit për zgjedhjet e ardhshme.

Kurti, pas dështimit për t’i marrë votat për një mandat të ri qeverisës, tha se i kishte bërë dy herë ofertë LDK-së për të qeverisur bashkë, në mënyrë që ajo “të shkëputej nga PDK-ja”. Ofertë i kishte bërë, po ashtu, edhe Nismës Socialdemokrate.

“LDK-ja refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë. Kurse Nisma, përfundimisht, nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë”, tha Kurti, duke paralajmëruar dy palë zgjedhje të parakohshme parlamentare, në dimër dhe në pranverë.

Zyrtarë të PDK-së dhe të LDK-së theksuan se Kurti nuk po kërkonte partner koalicioni, por nënshtrimin e tyre.

Efektet e “izolimit ndërkombëtar”

Narrativi polarizues ndaj partive ish-opozitare nuk është shkaku i vetëm pse ato nuk duan bashkëqeverisje me LVV-në.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mundë të gjejë një partner për të qeverisur në të ardhmen, me një narrativ që e mban Kosovën nën masa të Bashkimit Evropian dhe me një narrativ i cili sulmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo faktorët tjerë ndërkombëtarë”, vlerëson Rashiti.

Raportet e ndërlikuara me SHBA-në nisën qysh në kohën e administratës së parë të presidentit Donald Trump, kur qeveria “Kurti 1” u rrëzua me mocion mosbesimi nga partnerja në bashkëqeverisje, LDK-ja.

Kurti pretendoi se në rrëzimin e qeverisë së tij pati ndikim asokohe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Qeveria ime nuk u përmbys për asgjë tjetër, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”, pati deklaruar Kurti.

Përgjatë administratës së presidentit Joe Biden, zyrtarët amerikanë kritikuan Kurtin për veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe.

Vendosja e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale në katër komuna veriore dhe mbyllja e disa institucioneve serbe që Kosova i konsideron ilegale u quajtën veprime “të pakoordinuara” me partnerët perëndimorë, dhe ndër shkaktarët e tensioneve në veri të vendit, të cilat, në disa raste, gjatë vitit 2023, rezultuan me përplasje të grupeve serbe me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) - KFOR, por edhe me Policinë e Kosovës.

Kritika të ngjashme, Kurtit i erdhën edhe nga BE-ja, e cila, që nga qershori i vitit 2023, ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Së voni, në shtatorin e 2025-tës, SHBA-ja pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të, siç u tha, veprimeve të Qeverisë në detyrë, duke përmendur rritje të tensioneve dhe paqëndrueshmërisë.

Partitë ish-opozitare kanë mbështetur sigurimin e sundimit të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, por kanë kritikuar Kurtin se veprimet në këtë drejtim ishin të pakoordinuara me partnerët e huaj.

Emini konsideron se izolimi i Kurtit, në planin ndërkombëtar, nuk ishte i pritshëm në fillim të qeverisjes së tij, por u thellua me kalimin e kohës.

Sipas saj, situata me masat ndëshkuese të BE-së, si dhe pezullimi i Dialogut me SHBA-në kanë ndikuar në pozitën e Kurtit, jo vetëm ndaj partive politike në Kuvend, por potencialisht edhe ndaj elektoratit.

“Ky ndikim është veçanërisht i dukshëm te votuesit e pavendosur, dhe te ata që nuk janë tradicionalisht të lidhur me ndonjë parti politike, por që vendosin sipas nevojave dhe narrativëve në terren. Si pasojë, masa kritike që e mbështeste Kurtin më parë është dobësuar, duke ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit”, thekson Emini.

Ajo shton se partitë ish-opozitare vazhdojnë të ndjekin partneritet strategjik me SHBA-në, me BE-në ose me partnerë të tjerë bilateralë, dhe se ato “tentojnë të tregohen të kujdesshme në raport me Kurtin në këtë aspekt”.

Megjithatë, Rashiti dhe Emini vlerësojnë se izolimi i Kurtit nga jashtë nuk i atribuohet vetëm veprimeve të tij. Sipas tyre, në këtë situatë përfshihet edhe qasja jo e qëndrueshme e BE-së dhe SHBA-së ndaj Kosovës.

Këto i kanë shërbyer LVV-së në narrativin e vet elektoral, si argumente për mosnënshtrim ndaj kërkesave ndërkombëtare, si dhe i kanë ndihmuar që të sigurojë një mbështetje elektorale.

Por, LVV-ja e Kurtit, pësoi rënie të elektoratit prej 8 për qind brenda katër vjetësh.

A do të ndryshojë LVV-ja?

Pavarësisht rënies së numrit të votuesve të LVV-së ndërmjet dy cikleve zgjedhore, një rezultat i zgjedhjeve të parakohshme eventuale në Kosovë është vështirë i parashikueshëm.

Rezultati i zgjedhjeve eventuale do të përcaktojë edhe fatin e presidentit të ardhshëm të vendit, i cili duhet të vendoset me shumicë parlamentare prej 80 votash në dy runde, ndërkaq në rundin e tretë kërkohet vetëm shumica e thjeshtë prej 61 votash.

Në prill të vitit 2026, Vjosa Osmanit i përfundon mandati si presidente e Kosovës.

Rashiti vlerëson se LVV-ja ka gjasa që sërish të mbetet subjekti i parë politik. Por, zgjedhja e presidentit të vendit kërkon konsensus politik, dhe, rrjedhimisht, edhe koalicione të mundshme.

Në këtë kontekst, ai thotë se LVV-ja, por edhe partitë tjera, gjatë fushatës së ardhshme elektorale duhet të kenë narrativ më të moderuar në raport me konkurrentët, por edhe lidhur me politikat vendëse dhe ndërkombëtare.

Nisur nga praktikat e deritashme, mbetet i pasigurt ndryshimi i narrativit nga Kurti dhe partia e tij.

“Nuk e di a do të ndryshojë në vazhdim. Por, në të kaluarën, kemi pasur subjekte politike që, në fillim, mandatin e kanë marrë me hov, dhe pastaj gradualisht janë pjekur në kuadër të funksionimit të sistemit”, thotë Rashiti.

Ai shton se kompromisi politik mbetet i domosdoshëm për shmangien e situatave, ku një lider dhe një parti mbeten të vetmuar në përpjekjen për formimin e qeverisë.

Emini nuk mendon se LVV-ja e ka nënvlerësuar rëndësinë e kompromisit politik në sistemin parlamentar të Kosovës.

Madje, ajo beson se kjo parti ka një përvojë dhe njohuri të thella për sistemin politik në Kosovë, duke qenë forca më aktive e opozitës për vite me radhë, duke shqyrtuar me kujdes çdo ligj dhe proces politik.

“Ata e kuptojnë se sistemi i Kosovës kërkon kompromis politik për të funksionuar. Megjithatë, Vetëvendosje ka vepruar qëllimisht, në një mënyrë që ushqen narrativin ‘ne kundër të tjerëve’.Strategjia e tyre ka qenë të dobësojnë opozitën sa më shumë të jetë e mundur dhe, paralelisht, të diskreditojnë zërat kritikë në shoqërinë civile dhe në media, edhe kur kritikat janë konstruktive”, thekson Emini.

Ajo nuk e sheh këtë si gabim strategjik të LVV-së, por si strategji të qëllimshme, përmes së cilës synon margjinalizimin e elitës së vjetër politike, ose të përfshijë brenda vetes iniciativat më të vogla opozitare që janë të gatshme për bashkëpunim.

Kjo strategji, sipas saj, i siguron LVV-së opozitë simbolike. Qasja e tillë e partisë së Kurtit, shton ajo, është e llogaritur mirë dhe e qëllimshme, për të konsoliduar pushtetin dhe për të kufizuar kompromisin politik real.

Presidentja Osmani ka paralajmëruar se do t’i takojë liderët e forcave politike, për të parë mundësinë eventuale për formimin e një qeverie të re kosovare.

Gjasat reale janë jashtë horizontit, dhe partitë politike tashmë po përgatiten të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme të reja./REL

21 organizata të shoqërisë civile letër publike presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani – japin rekomandime për tejkalimin e situatës aktuale

28 October 2025 at 14:24


Organizatat e shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër publike presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas situatës së krijuar me mosvotimin e Qeverisë së Kosovës në seancën e së dielës në Kuvend.

Këto organizata theksojnë tutje se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa kanë dhënë disa propozime konkrete për tejkalimin e situatës në mënyrë të përgjegjshme dhe ligjore.

Lexoni të plotë letrën:

Në mungesë të një marrëveshjeje politike për formimin e Qeverisë së re, dhe pas deklarimeve publike të udhëheqësve të partive më të mëdha parlamentare se nuk kanë interesim apo mundësi për ta krijuar Qeverinë edhe nëse një mundësi e tillë j’u ofrohet, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në këto rrethana të ndjeshme për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit, duke u mbështetur në gatishmërinë tuaj të mëhershme për të konsultuar shoqërinë civile dhe në ftesën tuaj që të ndajmë me ju shqetësimet dhe propozimet tona sa herë që i konsiderojmë të rëndësishme për vendin, ne, si organizata të shoqërisë civile dhe profesionistë të angazhuar në fushën e qeverisjes, financave publike, dhe demokracisë ndjejmë detyrimin qytetar e profesional që t’ju drejtohemi me shqetësimet tona mbi situatën aktuale dhe me disa propozime konkrete për tejkalimin e saj në mënyrë të përgjegjshme dhe ligjore.

Jemi të vetëdijshëm se ka shumë çështje që kërkojnë vëmendje urgjente nga Kuvendi i Kosovës në këtë periudhë të ndjeshme politike. Megjithatë, vlerësojmë se dy ndër to janë veçanërisht të domosdoshme dhe për të cilat mund të arrihet pajtim i gjerë ndërmjet të gjitha forcave politike. Miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe miratimi i Marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes para shpërbërjes së Kuvendit.

Sipas nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, në rastet kur Ligji i buxhetit nuk miratohet para fillimit të vitit fiskal dhe kemi zgjedhje nacionale në pjesën e fundit të vitit, atëherë mund të ndodhin zgjatje të përkohshme të buxhetit të vitit paraprak (2025) vetëm deri në fund të muajit shkurt të vitit vijues. Pas skadimit të kësaj periudhe, nëse Kuvendi aktual nuk autorizon një zgjatje deri në muajin mars të vitit vijues, siç lejon ligji më lartë, atëherë asnjë organizatë buxhetore nuk mund të autorizojë shpenzime, përveç pagesave për borxhin publik. Një situatë e tillë do të paralizonte pagesat për pagat e mësimdhënësve, mjekëve, administratës publike, për transferet sociale të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës, realizimin e punëve publike, dhe më shumë.

Po ashtu, si rrjedhojë e bllokadës institucionale shumë-mujore Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk i ka ratifikuar Marrëveshjet me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes. Kjo po e pamundëson arkëtimin e parapagesës dhe disbursimin e këstit të parë për masat e zbatuara sipas kësaj marrëveshjeje dhe humbjen e një mundësie të rëndësishme për të rikthyer besimin e Bashkimit Evropian dhe qytetarëve në përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj procesit të integrimit evropian.

Duke pasur parasysh rolin tuaj kushtetues dhe konsensual, ju bëjmë thirrje që të ndërmerrni iniciativë për ndërmjetësim politik, duke ftuar partitë parlamentare që të gjejnë një zgjidhje të përkohshme e funksionale për çështjen e buxhetit dhe marrëveshjeve në fjalë, para se të shpërbëhet Kuvendi aktual dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Ne propozojmë këto rrugë të mundshme ligjore dhe të zbatueshme:

Qeveria në detyrë të dorëzojë në Kuvend Projektligjin e buxhetit për vitin 2026, në përputhje me kompetencat që i jep Ligji për Qeverinë si dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që Kuvendi aktual ta miratojë një buxhet të rregullt për vitin e ardhshëm me procedurë të përshpejtuar. Ky është edhe opsioni më i mirë dhe më i sigurt, marrë parasysh se themelimi i institucioneve të reja mund të zvarritet për muaj të tërë, siç ndodhi gjatë këtij viti. Theksojmë se Qeveria e re, pas konstituimit, mund ta plotësojë dhe ndryshojë buxhetin dhe përshtatë disa nga linjat sipas programit të saj.

Nëse opsioni më lartë nuk realizohet, atëherë Kuvendi aktual të paktën të votojë një zgjatje të buxhetit aktual deri në fund të muajit mars 2026, duke u bazuar në dispozitat e nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, në mënyrë që të garantohet funksionimi bazik i shtetit dhe stabiliteti financiar deri në formimin e institucioneve të reja.

Një hap i tillë, përveçse do të shmangte rrezikun e një krize buxhetore të paprecedentë, do të sillte edhe qetësi e siguri më të madhe për qytetarët, sidomos për ata dhe ato që varen nga pagat dhe transferet publike, duke i shpëtuar nga ndjenja e ankthit dhe pasigurisë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore. Një stabilitet i tillë financiar dhe institucional do të ishte thelbësor edhe për mbarëvajtjen e procesit demokratik, duke u mundësuar qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të lirë, dhe pa ndjenja presioni ekonomik apo pasigurie për të ardhmen.

Të ratifikohet Marrëveshja e Facilitetit, tashmë e negociuar dhe nënshkruar nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës. Po ashtu, të nënshkruhet Marrëveshja e Huas nga Zëvendësministri përgjegjës në detyrë në MFPT, duke qenë se nuk ka mandat deputeti. Duam të theksojmë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nuk e shkel Ligjin për Qeverinë meqenëse inicimi i saj ka ndodhur më 4 dhjetor 2024, në kohën kur Qeveria kishte mandat të plotë. Vetëm kur të ratifikohen këto dy marrëveshje, Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes.

Ne rekomandojmë që në shërbim të përshpejtimit të procedurave, të përdoret Neni 123 i Rregullores së Kuvendit për anashkalimin e afateve dhe veprimeve tjera procedurale në mënyrë miratimi i buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve të bëhet me shpejtësinë që e kërkon urgjenca e situatës.

E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si Presidente e Republikës mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë, si dhe për të forcuar besimin në institucione dhe partneritetin me Bashkimin Evropian në këtë moment vendimtar për vendin. /Telegrafi/

Organizata nënshkruese: Instituti GAP, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), SHL-Kosova, Balkan Green Foundation (BGF), Community Building Mitrovica (CBM), Community Development Fund (CDF), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Activism Roots, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqerore (CSGD), Kosova – Women 4 Women (K-W4W), EC Ma Ndryshe, YMCA Kosova, TOKA, Organization for Partnership, Engagement and Development (OPED), Advocacy Training and Resource Center (ATRC), Prishtina Institute for Political Studies (PIPS)

“Zgjedhjet e reja, të domosdoshme”, Kusari-Lila do marrëveshje politike për formimin e një qeverie të përkohshme

4 October 2025 at 14:31


Zgjedhjet e reja parlamentare janë të domosdoshme, ka deklaruar kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila në një intervistë për KosovaPress thekson se paraprakisht duhet të arrihet një marrëveshje politike në Kuvend për formimin e një qeverie të përkohshme me agjendë vetëm legjislative, në mënyrë që të miratohet projektbuxheti për vitin 2026, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që ndërlidhen me fondet e Bashkimit Evropian për Kosovën.

Kusari-Lila, e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e pranon që nuk i kanë numrat për formimin e qeverisë së re, edhe në rast se rifillojnë negociatat me Nismën Socialdemokrate.

“Edhe nëse ne i rikthejmë ose ka ndonjë shans të ri, hipotetikisht, në negociata me Nismën, prapë nuk janë 61 vota. Do të thotë, prapë ne do të kemi në njëfarë forme ndjeshmëri të lartë karshi funksionimit të mirëfilltë, për shkak se me gjashtëdhjetë e një, pastaj secili deputet do të bëhet, ose deputete do të jetë, të themi, çelësi i suksesit ose dështimit të secilës seancë...

Eventualisht mund të ketë marrëveshje politike për të kaluar disa projektligje ose, të them, projektbuxhetin në këtë rast që të mos ballafaqohemi me situatë të krizës së shtetit që mund të përcillet në vitin 2026, apo edhe ndonjë projektligj apo marrëveshje ndërkombëtare e cila lidhet me fondet e Bashkimit Evropian.

Që i bie që mund të ketë një qeveri, po e them prapë hipotetikisht, po e flas pa ndonjë argumentim real të shanseve tashmë të formohet, por nëse vendoset interesi i shtetit përpara, mund të jetë një marrëveshje e përgjithshme... Jo në frymën si i ka prezantuar LDK-ja, por të ketë një grupim parlamentar, se nuk ka nevojë të gjitha partitë të jenë bashkë. Nuk po flas me atë idenë e qeverisë së tranzicionit, gjithsesi është qeveria në detyrë tash. Ne po flasim për dakordim politik me agjendë specifike legjislative, jo ekzekutive”, shton Kusari-Lila.

Ajo thotë se në situatën aktuale politike s’ka zgjidhje tjetër më të favorshme përveç mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në nivel nacional. Sipas saj, kjo formë do të ofronte një qartësi më të madhe në mundësinë e koalicioneve të reja.

Kusari-Lila ka folur edhe për çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e serbëve.

Sipas Kusari-Lilës, Kushtetuta nuk e cek që vetëm një subjekt, ose subjekti më i madh nga komuniteti serb, e ka të drejtën e nominimit të kandidatit për nënkryetar të Kuvendit.

Andaj, ajo shpreson se në aktgjykimin e plotë do të konstatohet se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar nëse nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb, por pa specifikuar grupimin politik dhe të drejtën ekskluzive të tyre për të propozuar.

Megjithatë, deputetja nga Grupi Parlamentar i LVV-së, thotë se nuk do ta votojë për nënkryetar të Kuvendit asnjë prej deputetëve të Listës Serbe.

Ambasadori suedez: Kosovës i duhet një qeveri legjitime, të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses

3 October 2025 at 12:13


Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, kërkon nga partitë parlamentare të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Sipas tij, Kushtetuesja ishte shumë e qartë se legjislatura e nëntë nuk është konstituuar pa u zgjedhur edhe nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.

Duke folur për KosovaPress, ai bën thirrje për formim të shpejtë të institucioneve të reja pasi, siç thotë ai, Kosovës i duhet një qeveri legjitime për të shtyrë përpara proceset euroatlantike.

Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka publikuar aktgjykimin e plotë, mirëpo në njoftimin e 30 shtatorit ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, që ka nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët e Kuvendit të konstituojnë legjislaturën e nëntë brenda afatit 12-ditor prej publikimit të aktgjykimit të plotë, por pa specifikuar pasojat juridike në rast që nuk kompletohen trupat e legjislativit.

Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Diplomati suedez thotë për KosovaPress se Gjykata Kushtetuese është themeli i çdo shoqërie demokratike, andaj duhet të respektohen vendimet e saj.

“Gjykata Kushtetuese ka dhënë një deklaratë shumë të qartë për këtë. Parlamenti nuk është konstituuar, por në vend të kësaj, duhet të procedohet me emërimin e një nënkryetari nga një prej komuniteteve jo-shumicë. Nuk kam ndonjë mendim për vetë përmbajtjen, por jam shumë i kënaqur që kjo është një deklaratë mjaft e qartë nga Gjykata Kushtetuese. Tani, mos harroni që Gjykata Kushtetuese është themeli i çdo shoqërie demokratike, dhe duhet t’i përmbahemi asaj dhe të respektohen të gjitha vendimet”, thekson ai.

Westerlund thotë tutje se Kosovës i duhet një qeveri legjitime në mënyrë që vendi të përqendrohet në anëtarësimin në Bashkim Evropian, Këshill të Evropës dhe NATO.

Duke e konsideruar të domosdoshme formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ambasadori përmend Shqipërinë dhe Malin e Zi, që sipas tij po ecin përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. “Ne po shohim tani që Shqipëria dhe Mali i Zi po ecin përpara ndoshta për t’u bërë anëtarë të BE-së pas disa vitesh. Kosova duhet të nisë të njëjtin proces, të përqendrohet në këtë, të përqendrohet në anëtarësimin në BE, të përqendrohet në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, të përqendrohet në anëtarësimin në NATO. Ata kanë mbështetjen tonë për këto aspirata, por me të vërtetë u duhet një qeveri dhe të përqendrohen në anëtarësimin në BE”, shton diplomati suedez.

Krahas kësaj, ambasadori i Suedisë në Kosovë flet edhe për fillimin e largimit të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Bashkimi Evropian, që nga muaji qershor i vitit 2025, ka nisur heqjen graduale të masave, ku kanë filluar takimet në kuadër të MSA-së dhe lirimin e disa fondeve në projekte si energjia dhe digjitalizimi.

Westerlund thotë se heqja e masave në formë graduale do të vazhdojë, por duhet të shohin të ardhmen se çfarë do të ndodhë në heqjen totale të masave.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, si pasojë e tensioneve në veri të vendit.

“Ne tashmë kemi vendosur për një heqje graduale të masave, dhe ajo heqje graduale do të vazhdojë. Por do ta shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë”, potencon ai.

Në anën tjetër, ambasadori Westerlund, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, deklaron se posa të formohet qeveria në Kosovë duhet të ketë diskutime serioze në Bruksel për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Ai shton se është shumë i kënaqur me emërimin e diplomatit danez, Peter Sorensen, si emisar i BE-së për dialogun, duke thënë se i njëjti po ndërmerr hapa përpara në procesin e normalizimit.

“Jam shumë i kënaqur që kemi një zë të ri të BE-së, që nga fillimi i këtij viti, Peter Sorensen. Ai po ndërmerr hapa përpara për procesin e normalizimit. Shpresoj që të mund ta përshpejtojmë procesin. Nuk kemi parë shumë progres këtë vit ende, ndaj shpresoj që të mund të kemi një qeveri në Kosovë dhe që të kemi diskutime më serioze në Bruksel mbi dialogun e normalizimit”, thekson ai.

Pavarësisht që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, në Bruksel janë mbajtur dy takime në nivel të kryenegociatorëve mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo që nuk kanë prodhuar rezultate konkrete, në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit të dakorduar në vitin 2023.

Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

By: Elva
30 September 2025 at 09:39

Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komunitetet pakicë u bë shkas që më 5 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendoste një masë të përkohshme, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të […]

The post Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin? appeared first on BoldNews.al.

Sot përfundon masa e përkohshme, çfarë aktgjykimi të ri do të kemi nga Gjykata Kushtetuese?

30 September 2025 at 07:43


Sot përfundon masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese në lëndën e parashtruar nga deputetët e Listës Serbe rreth veprimeve të mëtejme të Kuvendit të Kosovës, ku u ndalua çdo veprim për formimin e Qeverisë së re deri në një vendim tjetër.

Hedhja ndaras në votim e kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komunitetet pakicë u bë shkas që më 5 shtator Gjykata Kushtetuese e Kosovës të vendoste një masë të përkohshme, duke ua ndaluar deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese.

Lista Serbe ishte ankuar në Kushtetuese për veprimin e kreut të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili, më vonë, do ta shpallte organin ligjvënës të konstituuar, pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit nga minoriteti serb.

Kushtetuesja tha se masën që do të jetë në fuqi deri sa ajo të nxjerrë një aktgjykim, e vendosi në mënyrë ex officio, dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, duke e arsyetuar me “evitimin e rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme”.

Por, çfarë ka paralajmëruar ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu?

Ai ka thënë se të martën e 30 shtatorit pritet një vendim historik i kësaj gjykate lidhur me mënyrën e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë.

Në një reagim të tij, Kryeziu ka theksuar se debati publik është përqendruar tek mënyrat e zgjedhjes së nënkryetarëve, por sipas tij thelbi i çështjes është vetë konstituimi i Kuvendit

“Nëse Gjykata thotë se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa zgjedhur të gjithë nënkryetarët – pra se Kuvendi nuk mund të ushtrojë asnjë kompetencë – atëherë një komuniteti i jepet çelësi i shtetit. Kjo nuk është interpretim kushtetues, kjo është vetëvrasje shtetërore”, ka deklaruar ai.

Kryeziu tutje ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji ekspertë kanë punuar për të ofruar analiza dhe materiale juridike në mbështetje të gjyqtarëve, duke nënvizuar se vetoja nuk ka asnjë bazë në Kushtetutë.

Ai ka paralajmëruar se çdo vendim i kundërt do të ishte i rrezikshëm dhe me pasoja të rënda.

“Historia e ka parë këtë skenar më 28 mars 1989, kur na thoshin se ‘asgjë e keqe nuk do të ndodhte’ nga amendamentet kushtetuese. Por çdo e keqe ndodhi. Sot rreziku është edhe më i madh.”

Në fund, ai ka theksuar se përgjegjësia e gjyqtarëve është e madhe, pasi vendimi i tyre nuk do të mbetet vetëm çështje juridike, por edhe gjykim i historisë.

“Petku i gjykatësit kushtetues nuk të mbron dot nga gjykimi i historisë”. /Telegrafi/


Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

By: V K
27 September 2025 at 10:17

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik po i kushton vendit që të ketë “zë të plotë e të besueshëm” në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon prioritetet jetike – nga buxheti deri te reformat.

Ai u kërkon të gjitha palëve ta lejojnë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj, të respektojnë pa mëdyshje vendimet e saj dhe të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit në fillim të pranverës.

Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhje është e përbashkët ligjore dhe politike, duke shtuar se nëse kjo nuk arrihet, atëherë zgjedhjet e reja mbeten opsion, por me kusht që fillimisht zgjedhjet lokale të zhvillohen mirë dhe rezultatet të respektohen.

Deri më 30 shtator, Gjykata Kushtetuese, pritet të dalë me vendim të ri lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pas ankesës së Listës Serbe për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve.

Hargreaves po ashtu, thotë se është “zhgënjyese dhe shqetësuese” që dialogu me Serbinë po ecën ngadalë për shkak të mungesës së institucioneve në Kosovë dhe zhvillimeve politike në Serbi.

Duke komentuar kushtin e vendosur nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e dialogut – ekstradimin e Millan Radoiçiqit – Hargreaves, thotë se është thelbësore që Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi pandëshkueshmëria për këtë sulm “nuk mund të vazhdojë”.

Diplomati britanik foli edhe për çështjen e integrimit të institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë, duke thënë se integrimi i tyre është “jashtëzakonisht e ndjeshme, duke theksuar zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit ligjor të Kosovës, përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Evropa e Lirë: Çdo ditë tani presim një vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese, në lidhje me konstituimin e Kuvendit dhe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve që vijnë nga komunitetet. Cilat janë pritshmëritë tuaja?

Jonathan Hargreaves: Faleminderit shumë për ftesën! Para se të kaloj në këtë temë, dua të theksoj se kjo javë shënon përvjetorin e dytë të sulmit të tmerrshëm në Banjskë. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen [e policit të vrarë, Afrim] Bunjaku dhe të siguroj, gjithashtu, se ne vazhdojmë të insistojmë që autorët e këtij sulmi të gjurmohen dhe të sillen para drejtësisë.

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, po, të gjithë po presim me padurim vendimin javën e ardhshme, dhe shpresoj që Gjykata të jetë në gjendje ta japë në kohë.

Natyrisht, nuk e di se çfarë do të jetë, dhe nuk mendoj se ndonjëri prej nesh e di me siguri.

Mendoj se më e rëndësishmja është që të gjitha palët e përfshira ta marrin shumë seriozisht, të deklarojnë publikisht se do të zbatojnë çdo gjë që sugjeron ose urdhëron Gjykata dhe, mbi të gjitha, të veprojnë për ta zbatuar.

Kemi qenë në këtë situatë – pa Kuvend dhe pa qeveri të plotë – për një kohë shumë të gjatë për interesin e Kosovës. Dhe, mendoj se tani është me të vërtetë urgjente. Ka qenë urgjente për një kohë të gjatë që Kuvendi të formohej siç duhej dhe të kishte një qeveri funksionale.

Mendoj se Kosova po humb gjatë kësaj periudhe, duke mos pasur një zë të plotë dhe të besueshëm ndërkombëtar.

Mësa kuptoj, pothuajse një miliard euro grante dhe hua janë të bllokuara në Kuvend. Janë, gjithashtu, shumë ligje që duhet të kalojnë. Pra, populli i Kosovës po humb nga mungesa e një kuvendi dhe qeverie të plotë.

Shqetësim për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese

Radio Evropa e Lirë:Por, pse Mbretëria e Bashkuar ndjen nevojën të theksojë respektimin e vendimeve të Gjykatës? A ka ndonjë shqetësim se një pjesë nuk do t’i respektojë?

Jonathan Hargreaves: Natyrisht, ajo është një pjesë thelbësore e Kushtetutës së Kosovës dhe një pjesë thelbësore e zbatimit të sundimit të ligjit, ku Kosova ka bërë shumë përparim gjatë periudhës së fundit. Dhe, është diçka për të cilën Kosova duhet të jetë shumë krenare. Që nga pavarësia, është bërë një përparim i madh në zbatimin e fortë të sundimit të ligjit.

Jemi shqetësuar, sikurse të tjerët, për disa fjalë që janë thënë rreth Gjykatës Kushtetuese dhe për pasojat që mund t’i kishin, nëse Gjykata do të mund ta bënte punën e saj siç duhet dhe nëse vendimet e saj do të respektoheshin plotësisht.

Ndaj, shpresoj shumë dhe pres që të gjitha partitë politike dhe gjithë shoqëria ta lejojnë Gjykatën të punojë dhe, më e rëndësishmja, t’i zbatojnë vendimet që ajo merr.

Radio Evropa e Lirë: A po i referoheni gjuhës së përdorur nga partia fituese e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjitha palët ta bëjnë të qartë se, pavarësisht bindjeve politike, janë në të njëjtën linjë, kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese – ta lënë ta bëjë punën e saj dhe t’i respektojnë vendimet e saj.

Mundësia e zgjedhjeve të reja për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë

Radio Evropa e Lirë: Çfarë rreziqesh shihni nëse ky ngërç zgjatet?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se ka shumë rreziqe. Një ka të bëjë me kohën. Ne kemi vërtet nevojë që Kuvendi të jetë funksional dhe në gjendje të zgjedhë një president të ri në fillim të pranverës.

Kosovës i duhet patjetër një buxhet i miratuar. I duhet të jetë aktive në skenën ndërkombëtare. Ne kemi punuar me Kosovën për shumë vite, jo vetëm këtu, por edhe në plan ndërkombëtar.

Duam ta shohim Kosovën pjesë të më shumë organizatave ndërkombëtare. Duam ta shohim si partnere në sigurinë evropiane. Duam të shohim që Qeveria e Kosovës bën gjëra që kanë vërtet rëndësi për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Dhe, të gjitha këto janë bllokuar tani. Unë nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Por, kemi dëgjuar edhe opsionin e mbajtjes së një cikli tjetër zgjedhjesh. A mund ta përballojë Kosova këtë?

Jonathan Hargreaves: Nëse duhen dhe nëse partitë arrijnë në përfundimin se janë të nevojshme për ta lëvizur situatën përpara, atëherë le të mbahen. Para së gjithash, mendoj se është shumë e rëndësishme që zgjedhjet lokale të kalojnë mirë. Po punojmë shumë me Komisionin [Qendror] të Zgjedhjeve dhe të tjerët, për t’u siguruar që zgjedhjet lokale të organizohen siç duhet. Dhe shpresoj që do të jenë të tilla. Shpresoj vërtet që shumë qytetarë në mbarë vendin do të marrin pjesë. Shpresoj shumë që rezultatet të respektohen dhe të zbatohen. Mendoj se ky është hapi i parë.

Nëse më pas ka nevojë për zgjedhje të reja nacionale, sepse janë mënyra e vetme që Kosova të dalë nga ngërçi aktual, atëherë le të mbahen.

Kam besim se të gjitha partitë dhe institucionet do t’i organizonin ato të paktën po aq mirë sa zgjedhjet e shkurtit të kaluar.

Radio Evropa e Lirë: Ku e shihni përgjegjësinë kryesore kur bëhet fjalë për zgjidhjen e këtij ngërçi?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se është e të gjitha partive politike. Sigurisht që ka çështje ligjore dhe institucionale, dhe kjo është puna e Gjykatës Kushtetuese. Por, nevojitet të ketë një kombinim të qasjeve ligjore dhe atyre politike.

Unë nuk mendoj se do të shkojmë përtej kësaj, nëse partitë nuk bëjnë atë për të cilën është ndërtuar sistemi kozmopolitik – që njerëzit dhe partitë të punojnë së bashku, të gjejnë zgjidhje politike në interes të vendit, duke respektuar dhe zbatuar Kushtetutën.

Prandaj, po u bëj thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë së bashku çfarëdo zgjidhjeje që munden.

Nuk e di se cili është kombinimi më i mirë, por besoj se, përveç ndjekjes së procedurave ligjore, nevojitet shumë punë, shumë guxim politik nga udhëheqësit e këtij vendi.

E di se nuk është e lehtë dhe se situata është e vështirë për secilin prej tyre, por pikërisht ky guxim politik për të bërë kompromise dhe për të punuar bashkë për interesin e vendit, është ajo që na duhet.

“Shqetësime për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese”

Radio Evropa e Lirë: Përmendët më herët gjuhën që po përdoret. Kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese janë pikërisht ato që nxitën Shtetet e Bashkuara ta pezullonin Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën. Masat e BE-së ndaj Kosovës, të vëna dy vjet më parë, janë ende në fuqi. Cili është partneriteti aktual apo marrëdhëniet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës?

Jonathan Hargreaves: Unë ndodhem në këtë vend që 18 muaj. Jam tejet i privilegjuar që ndodhem këtu, në këtë rol, si ambasador britanik. Gjëja e parë që më ka lënë përshtypje, në pothuajse çdo takim që kam zhvilluar gjatë kohës time këtu, është thellësia dhe ngrohtësia e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila, siç e dini, daton nga viti 1999, kur trupat britanike ishin ndër të parat që erdhën si pjesë e operacionit të NATO-s. Më 2008, Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës. Kemi bashkëpunuar gjatë dhe thellësisht për sigurinë, dhe ne besojmë se Kosova duhet të jetë dhe është vend i pavarur dhe sovran. Prandaj, mendoj se marrëdhënia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës i ka rrënjët shumë të forta, dhe ne jemi shumë krenarë për këtë e vazhdojmë të jemi, dhe do të vazhdojmë kësisoj.

I kemi disa shqetësime, që i ndajmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë. I përmenda disa prej këtyre shqetësimeve për gjuhën ndaj Gjykatës Kushtetuese. I kemi thënë publikisht. E kam thënë publikisht se jam i shqetësuar për disa prej veprimeve që janë ndërmarrë, veçanërisht në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit, të cilat nuk janë bërë në konsultim të mirëfilltë me komunitetet e prekura, dhe të cilat kanë nxitur frikë dhe paqëndrueshmëri në këto komunitete.

Brengosem kur dëgjoj njerëzit duke vënë në pikëpyetje themelin e këtij shteti, i cili, nga këndvështrimi ynë, mbështetet në Planin e Ahtisaarit, siç pasqyrohet në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë; i cili formon lidhjen themelore ndërmjet vendeve tona, sepse pikërisht mbi këtë themel ne e mbështetëm ndihmën tonë thelbësore që Kosova të fitonte njohje nga mbi 100 vende.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se Kosova nuk po mbështetet sa duhet mbi të?

Jonathan Hargreaves: Brengosem kur i dëgjoj njerëzit duke e hapur atë diskutim, sepse unë mendoj që është shumë e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të mbështetet mbi atë themel që i solli njohjet shtetit. Në veçanti, është tejet e rëndësishme mbrojtja e komuniteteve joshumicë, që ishte në thelb të të tri dokumenteve që i përmenda. I kemi disa… Do të donim të shihnim një zbatim më aktiv të atyre parimeve, të mbrojtjes së njëmendtë të të drejtave të komuniteteve joshumicë, një gjuhë dhe veprime vërtet aktive, që garanton se të gjitha komunitetet joshumicë që jetojnë në këtë vend ndihen vërtet të mbrojtura, ndihen se kanë të ardhme këtu, ndihen se janë pjesë e këtij vendi.

Radio Evropa e Lirë: Besoj se ia keni përcjellë këto mesazhe kryeministrit në detyrë, Kurti, gjatë takimeve tuaja. A shihni gatishmëri?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se njerëzit më kanë dëgjuar duke i thënë këto gjëra shpesh në publik dhe, sigurisht, i them të njëjtat edhe privatisht. U inkurajova nga ajo që tha kryeministri në videomesazhin e tij për komunitetin serb, para rreth një jave, ku ai foli për angazhimin e tij për komunitetin serb të Kosovës, në veçanti për angazhimin e tij për bashkëpunim me kryetarët e rinj serbë të komunave të Kosovës, nëse dhe kur ata të zgjidhen, veçanërisht në katër komunat veriore.

Ai foli për diskutime të mirëfillta me ta për disa prej vendimeve që mund të prekin jetën e tyre. Prandaj, ajo që dëgjova ishte vërtet inkurajuese. Ajo që ne do të donim të shihnim tani dhe gjatë muajve dhe viteve të ardhshme janë veprat, përtej fjalëve, të cilat demonstrojnë vërtet se ai dhe qeveria e kanë përnjëmend. Dhe, që serbët e Kosovës dhe komunitetet e tjera joshumicë të ndihen se ky është një vend në të cilin ata kanë të ardhme, i kanë të njëjtat të drejta për shërbime dhe mbrojtje, si çdokush tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Besoni se ky duhet të jetë ndër prioritetet e qeverisë së ardhshme? Dhe, çfarë prioritetesh tjera mendoni se duhet të ketë qeveria e ardhshme?

Jonathan Hargreaves: Sigurisht se mendoj që kjo është ndër gjërat vërtet të rëndësishme, dhe një gjë ku ne, si komunitet ndërkombëtar, përqendrohemi shumë, për arsyen që e përmenda, se ishte aq thelbësore për themelin e marrëdhënies sonë. Por, natyrisht, tani, jam i lumtur ta them, kam vizituar gati çdo komunë në Kosovë. Më kanë mbetur vetëm edhe disa të cilat më duhet t’i vizitoj. Në vizitat në këto komuna kam biseduar me kryetarët dhe me banorët. Sigurisht, dëgjoj shumë gjëra të tjera që i preokupojnë ata. Dëgjoj hallet e njerëzve për ujin dhe menaxhimin e mbeturinave.

Radio Evropa e Lirë: Këto i dëgjojmë edhe gjatë fushatës zgjedhore…

Jonathan Hargreaves: Pikërisht. I dëgjoj njerëzit që flasin për cilësinë e arsimit. Dhe, i dëgjoj të rinjtë, sikurse javën e kaluar, në një nga ngjarjet e Procesit të Berlinit këtu, që flasin për ato që i shtyjnë të rrinë dhe të punojnë dhe të jenë produktivë në këtë vend, në vend se të ndihen se mund të kenë një jetë më të mirë diku tjetër. Bisedoj shpesh me grupet e grave, të cilat i shqetëson dhuna mbi bazë gjinore. Janë shumë gjëra në këtë vend, me të cilat cilado qeveri e re duhet të merret, krahas disa prej gjërave themelore që, siç them unë, formojnë themelin e këtij shteti.

Dialogu me Serbinë

Radio Evropa e Lirë: Po dialogu me Serbinë? Rrethanat, si në Serbi, ashtu edhe në Kosovë, nuk duken të favorshme për vazhdimin e këtij procesi. Si mund të ecë përpara ky proces, nga pikëpamja juaj?

Jonathan Hargreaves: S’është sekret që ai aktualisht nuk po lëviz aq shpejt. Dhe, nuk është për t’u habitur, duke marrë parasysh mungesën e një Kuvendi dhe të një qeverie me kompetenca të plota këtu. Ne, po ashtu, e kuptojmë se ka shumë zhvillime në Serbi aktualisht, të cilat po marrin shumë vëmendje politike.

Prandaj, është zhgënjyese dhe shqetësuese që dialogu nuk po lëviz shpejt aktualisht. Por, BE-ja ka një përfaqësues të posaçëm të shkëlqyeshëm, dhe një ekip të shkëlqyeshëm, që unë e di se po punojnë fort për të përgatitur terrenin për momentin kur të paraqitet një mundësi më e mirë për të lëvizur përpara. Mbretëria e Bashkuar është sigurisht e vendosur për ta mbështetur BE-në në atë proces. Dhe, në ndërkohë, po siguron që kushtet në Kosovë të jenë më të mirat e mundshme, për të mundësuar një mjedis të mirë për këtë. Kjo është diçka që Kosova mund ta bëjë, pavarësisht bisedimeve dypalëshe apo trepalëshe. Por, baza e dialogut do të ndikohet shumë nga kushtet në terren. Dhe, kjo është diçka që unë mendoj se është në kontrollin e Kosovës dhe të qeverisë së saj.

A duhet të jetë ekstradimi i Milan Radoiçiqit kusht për vazhdimin e dialogut?

Radio Evropa e Lirë: Por, ka edhe një kusht tjetër, që kryeministri Kurti e ka vënë për vazhdimin e dialogut, dhe ai është ekstradimi i Millan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë. A e konsideroni këtë kërkesë legjitime?

Jonathan Hargreaves: Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Millan Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Radio Evropa e Lirë: Ku?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se fillimisht është çështje për autoritetet serbe, dhe ne, në mënyrë të qëndrueshme dhe të rregullt, flasim me autoritetet serbe për këtë. Nuk dua të hyj në atë se çfarë ndodh më pas, sepse mendoj, para së gjithash, se është çështje e sistemit gjyqësor serb për t’u marrë me këtë. Por, është vërtet e rëndësishme që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të vazhdojmë me pandëshkueshmërinë për atë sulm të tmerrshëm, dhe duhet të ketë veprime kundërzotërisë Radoiçiq dhe kolegëve të tij.

Radio Evropa e Lirë: Pra, po thoni se kryeministri duhet t’i përmbahet atij kushti?

Jonathan Hargreaves: Unë nuk po i referohesha asaj se a duhet të jetë kusht apo jo për dialog. Mendoj se është një proces që duhet të ndodhë. Gjithashtu, mendoj se sa më shpejt që Kosova dhe Serbia të kthehen në rrugën e duhur, me një dialog konstruktiv mes tyre, aq më mirë do të jetë për popullin e Kosovës.

“Shëndetësia dhe arsimi, vetëm në përputhje me themelimin e Asociacionit”

Radio Evropa e Lirë: Ka, gjithashtu, një diskutim të vazhdueshëm tani, dhe ju përmendët mesazhin e kryeministrit për komunitetin serb, javën e kaluar, rreth integrimit të sistemit shëndetësor dhe atij arsimor. Lideri i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se kjo është, në njëfarë mënyre, vijë e kuqe për ta. Si e shihni këtë proces? A jeni të përfshirë në diskutimet me Qeverinë e Kosovës për këtë?

Jonathan Hargreaves: Është një temë shumë e ndjeshme dhe, sigurisht, çdo familje do të mendojë shumë seriozisht për cilësinë e arsimit dhe kujdesit shëndetësor, nga do të vijë ajo, si do të vazhdojë, si do të financohet, si fëmijët e tyre do të vazhdojnë të kenë qasje në to. Pra, është jashtëzakonisht… Ato dy çështje janë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe, ndërkohë, janë çështje të mëdha për njerëzit anembanë Kosovës dhe kanë rëndësi për familjet në gjithë vendin.

Ato [shërbime] aktualisht ofrohen nga strukturat serbe. Dhe, ne gjithmonë kemi mbajtur qëndrimin se mënyra kryesore në të cilën ato duhet të qeverisen dhe rregullohen, sipas kuadrit ligjor të Kosovës, do të ishte përmes mekanizmit të dakorduar të një asociacioni të komunave me shumicë serbe. Dhe, ne ende besojmë se ky është qëllimi përfundimtar, të arrihet dakordim, të formohet dhe të zbatohet një asociacion, i cili mbikëqyr ato shërbime.

Radio Evropa e Lirë: A pajtoheni që këto shërbime duhet të zgjidhen brenda Asociacionit, ashtu siç është paraparë në draft-statutin që iu paraqit kryeministrit Kurti?

Jonathan Hargreaves: Unë mendoj se Asociacioni duhet të jetë pika përfundimtare, dhe çdo punë mbi shëndetësinë dhe arsimin duhet të jetë në përputhje me themelimin e një asociacioni. Mendoj se pika tjetër vërtet e rëndësishme është, dhe ndoshta një pikë edhe më e rëndësishme është, siç thashë, këto janë shërbime që prekin drejtpërdrejt familjet dhe individët. Dhe, çdo politikëbërës, kudo në botë, mendoj se do të pajtohej se të kesh një konsultim të vërtetë, një përfshirje reale të komuniteteve që do të preken nga ndryshimet, në mënyrën si u komunikohen atyre çështje kaq të rëndësishme, kjo duhet të jetë një bisedë e vërtetë.

Siç thashë, isha shumë i kënaqur të dëgjoja kryeministrin duke thënë se ai do të ishte i gatshëm të diskutonte çështje të tilla me kryetarët e rinj të komunave. Por, gjithashtu, mendoj se ka kanale të ndryshme, përmes të cilave është vërtet e nevojshme që autoritetet e Kosovës të kenë komunikim real, personal dhe të drejtpërdrejtë me komunitetet që preken, dhe të gjejnë një mënyrë që, çfarëdo që do të ndodhë me ato shërbime, ato të mbeten të qasshme, me cilësi të lartë dhe të përballueshme.

Dhe, siç thashë, kjo duhet të ndodhë brenda kuadrit të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, sepse ky është një zotim afatgjatë i Kosovës. Por, gjithashtu, dhe më e rëndësishmja, mendoj, [në konsultim] me komunitetet që do të preken nga ato.

Radio Evropa e Lirë: Por, pas asaj që ka ndodhur gjatë dy vjetëve të fundit në veri, duket sikur dialogu, komunikimi, kurrë nuk ka qenë më i largët mes serbëve lokalë dhe autoriteteve zyrtare në Prishtinë. Siç e thashë, kreu i Listës Serbe tashmë ka deklaruar se ato janë vijat e kuqe. Cila do të ishte mënyra që Qeveria e Kosovës t’u qaset këtyre njerëzve, të rikthejë ndoshta besimin e tyre, dhe të hapë diskutim për këtë çështje?

Jonathan Hargreaves: Sigurisht nuk pretendoj se është e lehtë, dhe ne, në Mbretërinë e Bashkuar, kemi njëfarë përvoje me komunitete që, për një kohë të gjatë, nuk i kanë besuar njëri-tjetrit. Po i referohem, natyrisht, situatës në Irlandën e Veriut. Me kalimin e kohës janë gjetur mënyra që këto komunitete të krijonin forma më të mira dialogu.

Mendoj se një pjesë e rëndësishme është përdorimi i mekanizmave të ndryshëm për biseda të sinqerta – qoftë përmes përfaqësuesve politikë, por edhe përmes shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të tjerë autentikë të komuniteteve. Por, ndoshta edhe më e rëndësishme është se Kosova, siç më thuhet shpesh dhe me të cilën pajtohem, ka një kornizë shumë të mirë ligjore për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Korniza ekziston, por ajo që nuk ndodh gjithmonë është zbatimi i saj në mënyra të qarta, të arritshme dhe të qëndrueshme.

Ekzistojnë institucione dhe mekanizma shumë të dobishëm që mund të ndihmojnë në këtë drejtim – për shembull, Inspektorati i Policisë, një organizatë e mirë, por që duhet të jetë edhe më e qasshme dhe të tregojë reagim ndaj ankesave që i drejtohen. Roli i Avokatit të Popullit është, po ashtu, jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ekziston edhe Zyra për Çështje të Komuniteteve, pranë Zyrës së Kryeministrit, e cila duhet të merret me çështjet e gjuhës, Zyra e Komisionarit për Gjuhët, dhe shumë të tjera.

Këto struktura ekzistojnë, por, shpeshherë, ka vende të paplotësuara, mungesë fondesh ose pengesa që komunitetet të kenë qasje në to, apo të dinë saktësisht si funksionojnë. Prandaj, mendoj se ka shumë hapa praktikë që mund të ndërmerren, përtej fjalëve dhe deklaratave të mira për qëllime, dhe që realisht do të tregonin se autoritetet e Kosovës duan t’ua bëjnë më të lehtë serbëve të Kosovës të ndihen pjesë e këtij shoqërimi.

Radio Evropa e Lirë: Do të ndalem edhe pak te dialogu. Duket sikur dialogu me Serbinë po e pengon përparimin e Kosovës drejt njohjeve të reja dhe anëtarësimeve në organizata të ndryshme, si Këshilli i Evropës, apo edhe NATO. Nëse Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë – është pak hipotetike kjo – por nëse Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë, a ka një pikë kur bashkësia ndërkombëtare do të thotë “mjaft me vonesa për Kosovën, le ta ndihmojmë të ecë përpara”?

Jonathan Hargreaves: Serbia dhe Kosova kanë bërë zotime në pika të ndryshme gjatë këtij procesi të dialogut, siç mund ta quaj, ndër vite, dhe ne do të donim të shihnim që të dyja palët – Serbia dhe Kosova – t’i zbatojnë plotësisht këto zotime. Kjo do të thotë që, sigurisht, Serbia ka përgjegjësi për gjërat për të cilat është zotuar, por edhe Kosova duhet të ecë përpara me gjërat për të cilat është zotuar vetë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë që Kosova të bëjë më shumë përparim drejt institucioneve ku ne, në fakt, duam ta shohim.

Ne duam që Kosova të jetë pjesë e NATO-s. Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne duam që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës. Shpesh, ne e mbrojmë rastin e Kosovës. Por, është më e vështirë kur ka vende që shohin çfarë po ndodh, dhe shohin disa zotime që ende nuk janë përmbushur. Është më e vështirë për ne t’i bindim të tjerët që Kosova duhet të bëhet pjesë e klubeve ku ata janë anëtarë, nëse nuk i përmbush zotimet që vetë i ka marrë përsipër.

Ajo që më duket se shqetëson shumë njerëz në këtë vend – dhe që, siç e përmenda në fillim të këtij diskutimi, është thelbësore për marrëdhëniet tona – është siguria e njerëzve të Kosovës. Dhe, sipas meje, mënyra më e mirë që njerëzit e këtij vendi të ndihen të sigurt është që Kosova të jetë anëtare e atyre organizatave ndërkombëtare që garantojnë këtë siguri.

Do të doja, siç thashë, ta shihja Kosovën duke bërë më shumë përparim drejt NATO-s. Do të doja ta shihja Kosovën duke luajtur rol edhe më të madh në atë që nganjëherë e quajmë eksportim të sigurisë. Kosova ka kapacitet dhe aftësi të jashtëzakonshme, për të cilat ne punojmë së bashku, për shembull në operacionin Interflex, ku Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë ndihmuar në stërvitjen e ukrainasve.

Prandaj, mendoj se është në interesin e Kosovës të bëjë gjëra që na mundësojnë të ndihmojmë Kosovën të bëhet pjesë e këtyre organizatave ndërkombëtare. Por, Kosova, gjithashtu, duhet të jetë në gjendje t’i bindë anëtarët ekzistues të këtyre organizatave se mund të jetë pjesë e tyre.

Gjendja e sigurisë në Kosovë: E qetë, por e brishtë

Radio Evropa e Lirë: Meqë përmendët sigurinë, Mbretëria e Bashkuar, në njëfarë mënyre, kishte shprehur shqetësime para ngjarjes në Banjskë. E di që ambasadori i mëparshëm, në një intervistë, pati thënë se ishte i shqetësuar për atë që mund të ndodhte në javët në vijim – dhe më pas ndodhi Banjska. Si do ta përshkruanit gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë?

Jonathan Hargreaves: Mendoj se, për momentin, në pamje të jashtme është e qetë, dhe shpresoj që kështu të vazhdojë. Por, mendoj se ekziston një brishtësi për të cilën duhet të jemi shumë të vetëdijshëm. Banjska dhe incidente të tjera treguan se gjithmonë ekziston një cenueshmëri ndaj ngjarjeve të tilla – sidomos kur ka arsye që komunitetet të mos i besojnë njëri-tjetrit, ose kur ndodhin situata që tregojnë përpjekje për të minuar institucionet.

Pra, në përgjithësi është e qetë, por e brishtë. Dhe, le të punojmë së bashku që kjo brishtësi të jetë e menaxhueshme, dhe ta zhvendosim drejt një drejtimi tjetër – drejt më shumë stabiliteti për të gjithë, sepse mendoj se kjo është në interesin e të gjithëve.

Ne, sigurisht, kemi trupa këtu, si pjesë e KFOR-it. Aktualisht, kemi 350 trupa që janë pjesë e rezervës strategjike. Kjo situatë, pra, prek jo vetëm Kosovën, por edhe Mbretërinë e Bashkuar. Prandaj, ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës të sigurojë që situata të mbetet jo vetëm e qetë, por edhe të fitojë qëndrueshmëri më të thellë.

Radio Evropa e Lirë: Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se janë regjistruar fluturime dronësh, që dyshohet se po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, dhe se Policia është në kontakt me KFOR-in dhe me partnerët. A dini diçka për këtë?

Jonathan Hargreaves: Jo, nuk i di hollësitë për këtë çështje. Jam shumë i bindur se drejtori Hoxha dhe KFOR-i do të vazhdojnë komunikimin shumë të mirë që e di se e kanë mes vete, për të kuptuar saktësisht çfarë po ndodh dhe çfarë duhet bërë në këtë drejtim.

Procesi i Berlinit

Radio Evropa e Lirë: Situata e sigurisë më çon edhe te Procesi i Berlinit. Migracioni, siguria dhe rritja ekonomike janë prioritetet e këtij samiti, i cili do të mbahet në tetor në Mbretërinë e Bashkuar, në Londër. Përtej deklaratave, çfarë rezultate konkrete mund të presin Kosova dhe rajoni nga ky samit?

Jonathan Hargreaves: Jemi të kënaqur që këtë vit jemi mikpritës të Procesit të Berlinit. Siç përmendët, do të ketë një takim të liderëve më 22 tetor, në Londër. Para këtij takimi, ministrat e Jashtëm do të mblidhen në Irlandën e Veriut, ndërsa ministrat e Brendshëm dhe ata të Ekonomisë do të takohen, po ashtu, në Londër.

Ka një arsye pse quhet Procesi i Berlinit – sepse është një përpjekje e vazhdueshme, të cilën miqtë tanë shumë të mirë në Gjermani e kanë udhëhequr përgjatë dekadës së fundit, për të gjetur mënyra të shumta që qeveritë, shoqëria civile dhe bizneset nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të komunikojnë për çështje me të vërtetë të rëndësishme.

Këtë herë, besoj se kemi rreth 16 takime të ndryshme në rajon. Ne kemi dashur të sigurohemi që një pjesë e këtyre takimeve të zhvillohen brenda rajonit, dhe të udhëhiqen nga vendet e rajonit, për të mbajtur hapur kanalet e komunikimit dhe për të forcuar bashkëpunimin praktik mes pjesëve të ndryshme të shoqërisë në Ballkanin Perëndimor.

Ka, sigurisht, disa gjëra konkrete që shpresojmë të dalin prej këtij procesi. Jemi shumë të kënaqur që vitet e fundit kemi punuar me Kosovën dhe Shqipërinë, dhe së fundi edhe me Maqedoninë e Veriut, për një grup të përbashkët pune për migracionin, i cili na ndihmon të bashkëpunojmë në këtë fushë. Shpresojmë që Procesi i Berlinit të krijojë hapësirë për ta shtrirë këtë bashkëpunim edhe me vende të tjera të rajonit.

Po ashtu, ky proces do të përdoret për të shtyrë përpara zbatimin e disa aspekteve të CEFTA-s, si dhe për çështje praktike që lidhen me teknologjinë, roaming-un dhe shumë tema të tjera, duke përfshirë edhe njohjet.

Radio Evropa e Lirë: Për shembull, për dokumentet mes Kosovës dhe Bosnjës.

Jonathan Hargreaves: Ky është një nga elementet për të cilat po punojmë shumë – njohja e letërnjoftimeve dhe, po ashtu, njohja e ndërsjellë e diplomave universitare – gjë që shpresojmë të jetë pjesë e zgjidhjes. Jemi shumë të lumtur që këtë vit jemi mikpritës të procesit. Kryeministri ynë ishte jashtëzakonisht i interesuar që ta bënim këtë, sepse kjo përfaqëson rëndësinë që Mbretëria e Bashkuar i kushton këtij rajoni, dhe rolit të tij në stabilitetin në të gjithë Evropën – gjë që, në një kuptim shumë më të gjerë, është në mendjen e të gjithë liderëve evropianë sot.

Pra, kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e mozaikut të sigurisë dhe stabilitetit më të gjerë evropian. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një rol vërtet të rëndësishëm në këtë drejtim, dhe kjo është arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar është e interesuar ta lehtësojë këtë proces, përmes mënyrave praktike gjatë këtij viti.

Radio Evropa e Lirë: Si do t’u përgjigjeshit disa ekspertëve që na kanë thënë se Ballkani është në “vitet e 90-ta të reja”? Jeni të shqetësuar? E shihni edhe ju kështu, apo…

Jonathan Hargreaves: Mendoj se lloji i bashkëpunimit që po shohim gjatë këtij procesi tregon se nuk është gjithmonë e lehtë. Tregon se kujtimet është vështirë të tejkalohen, dhe tregon se ka gjëra për të cilat vendet nuk pajtohen plotësisht.

Por, rëndësia e këtij procesi qëndron pikërisht te fakti se ai është një hapësirë për kaq shumë çështje të ndryshme, që mundëson komunikim më të mirë, bashkëpunim më të mirë dhe, mbi të gjitha, përfitime praktike nga ky bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe, mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar që të ecim përpara, e jo prapa./REL

The post Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet appeared first on Albeu.com.

“Bllokimi i shtetit për një nënkryetar”, Osmani: Kushtetuesja të mos lejojë që cilado parti politike ose komunitetet të ketë të drejtën e vetos në procese jetike për shtetin

9 September 2025 at 13:14

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese pas vendosjes së masës së përkohshme nga Kushtetuesja lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Lidhur me këtë e para e shtetit ka mbajtur një konferencë për media, gjersa ka theksuar se po synohet të bllokohet shteti për një nënkryetar.

Presidentja në përfundim të komenteve të saj ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të mos lejojë që cilado parti politike apo komunitet të ketë të drejtën e vetos në procese jetike për shtetin, siç është konstituimi i organit më të lartë përfaqësues të tij.

“Në bazë të asaj që u argumentua si dhe duke pasur parasysh natyrën përfundimtare të interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata ka para saj mundësinë për ta përcaktuar një standard tejet të rëndësishëm për rastin në fjalë dhe secilin proces të ardhshëm të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Prandaj, me respekt kërkoj nga Gjykata Kushtetuese që të mos lejojë që cilado parti politike apo komunitet të ketë të drejtën e vetos në procese jetike për shtetin, siç është konstituimi i organit më të lartë përfaqësues të tij. Çdo përcaktim ndryshe, rrezikon që të legjitimojë bllokime procedurale të themelimit të institucioneve kyçe, në nivel të normës kushtetuese, juridikisht të detyrueshme”, thuhet në përfundim të komenteve.

Tutje në përfundim të komenteve thuhet se vetoja mbi Republikën nuk ka qenë kurrë as qëllimi i themeluesve të shtetit, e as i hartuesve të Kushtetutës.

“Duke ia dhënë një partie politike që përfaqëson një komunitet veton mbi funksionalizimin e Kuvendit, e rrjedhimisht edhe të Qeverisë, Presidencës, e gati çdo institucioni tjetër shtetëror që zgjedhet në Kuvend, Republika do të zhvleftësohej duke u shndërruar në një parim në letër, në vend se të jetë veprim i çdoditshëm në mbrojtje të sovranitetit e të interesave të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet tutje.

Sipas saj, është në duar të kësaj Gjykate, që ta mbrojë shtetin nga rreziku që po i kanoset.

“Vendimi në rastin konkret nuk ka të bëjë thjesht me një pozitë të një nënkryetari nga komuniteti serb, por lidhet me funksionalitetin e shtetit tonë si tërësi. Në marrjen e këtij vendimi, shpresoj se do të udhëhiqeni nga mbrojtja e interesit më të mirë të Republikës së Kosovës, në përputhje me Kushtetutën dhe siç ju ngarkon betimi që keni dhënë ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet në komente.

Komentet e presidentes Osmani mund t’i lexoni më poshtë. /Telegrafi/

The post “Bllokimi i shtetit për një nënkryetar”, Osmani: Kushtetuesja të mos lejojë që cilado parti politike ose komunitetet të ketë të drejtën e vetos në procese jetike për shtetin appeared first on Telegrafi.

Ngërçi politik, Krasniqi: Mandatet duhet t’i kthehen popullit, para se vendi të shkojë në zgjedhje partitë duhet të bien dakord për disa çështje

23 August 2025 at 09:56

Edhe gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi është pa institucione të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

Procesi i konstitutimit të Kuvendit të Kosovës ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje për disa javë radhazi ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, dhe më pas edhe Donika Gërvallën dhe së fundi edhe Hekuran Murati, nga PDK, LDK dhe AAK thonë se janë emra të papranueshëm dhe nuk janë unifikues.

Së fundit nga PDK theksuan se janë mbi 35 emra nga LVV që do t’i votonin për kryetar të Kuvendit, por jo ata që kanë qenë pjesë e kabinetit qeveritar të Kurtit si dhe Mimoza Kusarin.

Edhe nga AAK kanë deklaruar se disa emra të LVV do t’i votonin për kryetar të Kuvendit, gjersa nga LDK kanë deklaruar se nuk do të votojnë asnjë emër nga LVV për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike.

E lidhur me ngërçin politik që ka zgjatuar që disa muaj ka shkruar Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se pasi askush nuk ka arritur të krijojë një shumicë parlamentare edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve, mandatet duhet t’i kthehen popullit.

Por, sipas tij, para se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, partitë politike duhet të bien dakord mbi disa çështje themelore që do të shmangin bllokadat e së ardhmes dhe do të garantojnë funksionalitetin institucional.

Këto janë disa nga çështjet që sipas Krasniqit duhet të bien dakord parakusht partitë politike:

Konstituimi i Kuvendit – të zgjidhet një kandidat konsensual për Kryetar të Kuvendit, i cili nuk vjen nga partitë kryesore politike;

Ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – të mundësohet një garë me më shumë kandidatë dhe sistem dy raundesh, duke ndjekur modelet e Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, për të shmangur bllokadat e ngjashme në të ardhmen;

Zgjedhja e Presidentit nga populli – megjithëse shpesh shihet si një ushtrim i panevojshëm demokratik, votimi i drejtpërdrejtë rrit stabilitetin institucional dhe e lehtëson procesin e formimit të koalicioneve paszgjedhore;

Ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme – të reduktohet numri i votave preferenciale nga 10 në 3, të rikthehet numërimi i votave në vendvotime dhe të adresohen problemet e krijuara nga ndryshimet e fundit;

Opsionalisht, reformim i zgjedhjeve lokale – të shqyrtohet mundësia që zgjedhjet për kryetarë komunash të zhvillohen në vetëm një raund (fiton kandidati i renditur i pari) dhe të ulet numri i nënshkrimeve të nevojshme për shkarkimin e tyre. /Telegrafi/

The post Ngërçi politik, Krasniqi: Mandatet duhet t’i kthehen popullit, para se vendi të shkojë në zgjedhje partitë duhet të bien dakord për disa çështje appeared first on Telegrafi.

Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së, i njofton për zhvillimet e fundit në vend

8 August 2025 at 13:59

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në njoftimin për media të Kryeministrisë bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, u përmendën e diskutuan shumë nga çështjet aktuale: nga raportet me Bashkimin Evropian dhe rruga për integrim, pastaj moskonstituimi i deritanishëm i Kuvendit dhe gjendja e sigurisë, si dhe vështirësitë e rreziqet nga dezinformimi e lajmet e rrejshme, e deri te çështja e arrestimeve nga autoritetet serbe të qytetarëve të Republikës së Kosovë gjatë kalimit të tyre tranzit në Serbi, si dhe arrestimit në Kosovë të zyrtarit të qeverisë serbe.

“Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi i njoftuan ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë për performancën ekonomike të vendit dhe rezultatet e politikave të qeverisë përgjatë pjesës së parë të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit ka arritur vlerën prej 10.7 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 10.3% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe njëherësh vlerë rekord.

“Gjithashtu, shpenzimet kapitale të qeverisë gjatë këtyre gjashtë muajve të parë janë për 24% më të larta sesa në gjysmën e parë të vitit 2024. Në çerekun e parë të vitit, ekonomia e vendit është rritur për 3.61% të Bruto Produktit Vendor. Më tej, bazuar në trendin aktual, numri i bizneseve të reja të regjistruara këtë vit pritet që të tejkalojë rekordin e shënuar vitin e kaluar prej 12,051 biznese të reja.

U veçuan edhe të dhënat e fundit që tregojnë se nga skema e punësimit ‘Qeveria për Familjet’ deri më tani janë mbështetur 5,163 familje që më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar, prej tyre 809 përfitues janë nga katër komunat në veri të vendit, si dhe lajmet e mira në fushën e arsimit, përkatësisht anëtarësimi i Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR) dhe tash së fundmi në Aleancën Evropiane për Praktikën Profesionale (EAfA)”, thuhet tutje. /Telegrafi/

 

 

 

The post Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së, i njofton për zhvillimet e fundit në vend appeared first on Telegrafi.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Fetahu nga PDK: Kosova ka Kushtetutë, rregull dhe rend

8 August 2025 at 13:42

Avokati dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu ka reaguar sot pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe brenda 30 ditëve.

Fetahu në një postim në Facebook shkruan se zgjidhjen kushtetuese siç e ka paralajmëruar sot u bë realitet!

“Sot, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës aprovoi kërkesën KO193/25, të parashtruar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, të cilën pata nderin ta hartoj dhe ta dorëzoj në cilësinë e përfaqësuesit të tyre të autorizuar. Ky vendim përfaqëson një kthesë vendimtare në zgjidhjen e njërës prej krizave më të thella kushtetuese dhe parlamentare në historinë e Republikës sonë”, shkruan ai.

Fetahu tutje shkruan ato që sipas tij, i vendosi Gjykata Kushtetuese:

Ta shpallë të pavlefshëm “Komisionin për Votim të Fshehtë”, të propozuar nga shumica parlamentare në seancën e 29 qershorit 2025, me arsyetimin se cenon rendin e ditës të seancës konstituive – i cili është i mbyllur, solemn dhe i pandryshueshëm;

Të konstatojë se ndërprerja e njëanshme e seancës nga Kryesuesi Avni Dehari përbën shkelje të Kushtetutës dhe të aktgjykimit KO124/25, dhe se veprimet e tij janë në papajtueshmëri me nenin 116 të Kushtetutës;

Të shpallë të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, për shkak të moszbatimit të aktgjykimit të mëhershëm dhe shkeljeve të rënda procedurale dhe kushtetuese;

Të urdhërojë Kryesuesin që të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës të seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, duke i dhënë grupit më të madh parlamentar të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar Kuvendi – e drejtë kjo që mund të realizohet vetëm deri në tre herë për të njëjtin kandidat;

Të urdhërojë të gjithë deputetët e zgjedhur që të jenë të pranishëm dhe të votojnë, duke garantuar kështu integritetin dhe përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese;

Të caktojë një afat 30-ditor për zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.

“Kam qenë thellësisht i bindur në këtë epilog që në fillim. Që në muajin shkurt 2025, në një analizë të shkruar, kam paralajmëruar rrezikun institucional që po formësohej dhe kam ofruar një zgjidhje kushtetuese të bazuar në jurisprudencën e Gjykatës (rasti KO103/14), në Rregulloren e Kuvendit dhe në frymën e Kushtetutës.

Sot, ajo zgjidhje u konfirmua dhe afirmua nga vetë Gjykata si rruga e vetme legjitime dhe kushtetuese”, shkruan tutje Fetahu.

Sipas tij, ky vendim është më shumë sesa një fitore juridike, është një rikthim në kushtetutshmëri, një mbrojtje e rendit parlamentar, dhe një dëshmi se besimi në Kushtetutë dhe drejtësinë kushtetuese është themeli i stabilitetit shtetëror.

“Me përulësi, e konsideroj këtë rast si një nga kontributet më të rëndësishme profesionale që kam dhënë në jetën institucionale të vendit, duke ndihmuar në zhbllokimin e Kuvendit dhe në rivendosjen e legjitimitetit demokratik në funksionimin e tij.

Kosova ka Kushtetutë. Ka rregull. Ka rend. Dhe ka rrugëdalje kur i mbesim besnikë frymës dhe vlerave të rendit kushtetues”, shkruan Fetahu. /Telegrafi/

The post Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, Fetahu nga PDK: Kosova ka Kushtetutë, rregull dhe rend appeared first on Telegrafi.

Ambasada amerikane në Prishtinë: Bllokimi përmes taktikave politike apo procedurale minon demokracinë

PRISHTINË, 6 gusht /ATSH/ E Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati u takua këtë javë me krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, me të cilët ka biseduar mbi ngërçin politik të krijuar si pasojë e moszgjedhjes së Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim sot të Ambasadës amerikane në Facebook thuhet se bllokimi i partive të kualifikuara përmes taktikave politike apo procedurale minon demokracinë.

Prattipati ka theksuar parimin thelbësor demokratik se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të votojnë për përfaqësuesit e tyre.

Liderët e Kosovës u zgjodhën për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre dhe Prattipati nënvizoi se ata duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin që populli i Kosovës u ka dhënë atyre, thuhet në postim.

Kosova ndodhet në ngërç politik si pasojë e mos formimit të Kuvendit të ri. Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 8 gusht, ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani më 5 gusht ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Kushtetueses. Si arsye për tërheqjen e kërkesës, Osmani përmendi emërimin e Laban si gjyqtar raportues në këtë rast, duke e cilësuar një veprim të tillë si shqetësues dhe të rrezikshëm.

Laban është i njohur për publikun në Kosovë që nga viti 2018, kur presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, refuzoi fillimisht t’ia dorëzonte dekretin për emërim derisa të verifikohej nga organet e drejtësisë. Disa muaj më vonë, megjithatë, Thaçi e dekretoi atë.

Laban është person i kërkuar në Serbi, pasi ka shmangur vuajtjen e një dënimi prej gjashtë vjetësh burgim, të shqiptuar si pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore” – një grup i përbërë nga persona të akuzuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh.

Emri i tij ndodhet në listën e të kërkuarve në Serbi që nga viti 2012 dhe në atë të Interpolit që nga viti 2014.

Osmani tha se ka informacione që Laban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Ajo nuk pranoi të jep detaje se në ç’mënyrë Laban paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare, duke theksuar se ky është një vlerësim i besuar institucioneve të sigurisë.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përcakton se gjyqtari raportues në një çështje caktohet nga kryetari i gjykatës dhe se ai është përgjegjës për hartimin e raportit që i paraqitet kolegjit për shqyrtim. /KosovaPress/

The post Ambasada amerikane në Prishtinë: Bllokimi përmes taktikave politike apo procedurale minon demokracinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadori i Suedisë: S’mund t’i drejtoni çdo pyetje Kushtetueses, udhëheqësit politikë të marrin vendime

6 August 2025 at 09:33

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Ekonomia Online, lidhur me vendimin që pritet të dalë nga Gjykata Kushtetuese deri të premten e 8 gushtit, tha se ndonëse ekziston si prirje që këto çështje t’u drejtohen gjykatës, udhëheqësit politikë do duhej të ishin më të guximshëm dhe të merrnin vendime pa i referuar të gjitha pyetjet gjykatës.

Ai shtoi se ani pse të gjithë duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ata që janë në pozita për të mbrojtur Kushtetutën do të duhej të mbanin përgjegjësitë dhe të luanin rolin e tyre në drejtimin e mbrojtjes së saj dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.

“Dua të them, ka një sërë pyetjesh që Gjykata Kushtetuese do të duhej t’i trajtonte. Njëra prej tyre do të ishte: çfarë ndodh nëse Parlamenti nuk arrin të konstituohet dhe a do të duhej kjo të trajtohej si çështje për të ardhmen? Që të mos ndodhë më? A ka nevojë për një sqarim në Kushtetutë? Kjo është një pyetje tjetër. Po mendoj për të ardhmen. Pra, pyetje të tilla do të duhej t’i trajtonte Gjykata Kushtetuese.

Por, ekziston edhe një fenomen tjetër në botën perëndimore, ku pyetje i dërgohen vazhdimisht gjykatës. Besoj se kjo është një prirje që vjen nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik. Udhëheqësit politikë në mbarë botën do të duhej të jenë më të guximshëm dhe të marrin vendime. Nuk mund t’i referoni të gjitha pyetjet gjykatave. Për të qenë i sinqertë, ky afat përfundon të premten, më 8 gusht, dhe të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ata që janë aty për të mbrojtur Kushtetutën do të duhet të merrnin rolin dhe përgjegjësitë e tyre. Aktualisht, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mbrojtur Kushtetutën dhe funksionimin demokratik të shtetit”, tha ambasadori Westerlund.

The post Ambasadori i Suedisë: S’mund t’i drejtoni çdo pyetje Kushtetueses, udhëheqësit politikë të marrin vendime appeared first on Telegrafi.

Ngërçi politik, tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja për seancën konstituive dhe deklaratat e presidentes Osmani

6 August 2025 at 07:46

Që nga 9 shkurti kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, vendi është ende pa institucione të reja të dala nga këto zgjedhje, rrjedhimisht ende nuk kemi kuvend të konstituuar dhe qeveri të re.

Këto ditë pritej që Kushtetuesja të dalë me një sqarim lidhur me situatën pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme, pasi Kuvendi nuk u konstituua edhe pas 30 ditëve afat sa kishte dhënë fillimisht Kushtetuesja.

Por, një ditë më parë, e para e shtetit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Osmani tha se vendimi për tërheqjen e kërkesës është marrë si reagim ndaj caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si raportues i kësaj lënde, të cilin ajo e cilëson si figurë problematike për sigurinë e shtetit.

“Sot, në përputhje me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren përkatëse, kam tërhequr kërkesën e paraqitur më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës, tashmë të konfirmuar, se si gjyqtar raportues në këtë rast është caktuar Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se, sipas të dhënave të sigurisë, gjyqtari Laban përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe ka qenë i përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues të vendit.

“Caktimi i tij në një çështje të një rëndësie të tillë kushtetuese është thellësisht shqetësues dhe mund të krijojë pasoja serioze për institucionet tona,” theksoi presidentja.

Presidentja ka kërkuar vëmendje të shtuar ndaj integritetit të institucioneve kushtetuese dhe sigurisë së shtetit, duke nënvizuar se nuk mund të lejohet që çështje të ndjeshme të trajtohen nga individë për të cilët ekzistojnë dyshime të thella për rrezikshmëri ndaj rendit kushtetues të Kosovës.

Tutje theksoi se gjyqtari Llaban nuk është emëruar nga ajo. Procedura për shkarkimin e një gjyqtari të Kushtetueses kërkon një vendim të marrë nga dy të tretat e anëtarëve të kësaj gjykate, çka e bën të pamundur çdo veprim të Presidencës pa një propozim zyrtar nga vetë gjykata.

Osmani u rekomandon deputetëve t’i drejtohen Kushtetueses, pas tërheqjes së kërkesës për seancën konstituive

Presidentja Osmani, tutje, në këtë konferencë për media ka rekomanduar deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, pas tërheqjes së kërkesës së saj lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Osmani theksoi se deputetët kanë mandat të plotë për të kërkuar sqarime për çështjet që mbeten të paqarta, posa të publikohen vendimet në rastet e iniciuara nga PDK dhe LDK.

Ajo u shpreh se kjo duhet bërë me shpresën se në rastin e ri nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues.

“Unë dua t’i inkurajojë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mandat të plotë që t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese, që pasi të publikohen vendimet në dy rastet e iniciuara nga partitë PDK dhe LDK, për çështjet që mbesin të pasqaruara dhe pas atij aktgjykimi që t’i adresohen drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese, nën shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues”, deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se për një çështje kaq sensitive, nuk do të inkurajonte askënd ta linte lëndën në Kushtetuese nëse gjyqtar raportues mbetet i njëjti.

“Unë nuk do ta inkurajoja asnjë institucion që ta linte lëndën në Gjykatën Kushtetuese, në qoftë se gjyqtar raportues, për temë kaq sensitive është fjala, vendoset ky gjyqtar, së paku derisa të sqarohet përfundimisht nga institucionet tona të drejtësisë”, tha ajo.

Por, kush është Radomir Laban?

Radomir Laban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.

Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Labanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Laban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Mandati i gjyqtarit Laban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.

Si shihet veprimi i Osmanit nga juristët?

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka cilësuar si shkelje flagrante të Kushtetutës tërheqjen e kërkesës nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë për KosovaPress, Hasani ka thënë se ky veprim është “djallëzor fund e krye” dhe ka për synim bllokimin e punës së Gjykatës Kushtetuese në prag të vendimit që pritet të merret deri më 8 gusht, kur edhe skadon masa e përkohshme e kësaj gjykate për çështjen e moskonstituimit të Kuvendit.

“Kjo tërheqje është djallëzore dhe ka për synim bllokadën dhe paralizimin e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese. Si veprim, është krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përbën shkelje flagrante të saj,” deklaroi Hasani.

Ndërkaq, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka ngritur katër pyetje publike ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të saj për të tërhequr kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 22 korrik 2025.

Në këtë kontekst, Kryeziu kërkon përgjigje për sa vijon:

A keni komunikuar me Kryetaren e kaluar dhe Kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me këto gjetje të organeve të sigurisë?

A janë këto gjetje të organeve të sigurisë të faktuara mirë, përtej çdo dyshimi të bazuar?

A keni biseduar me anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje?

A keni sugjeruar që, në dritën e këtyre gjetjeve, Gjykata Kushtetuese të nisë procedurën për të rekomanduar shkarkimin e gjyqtarit?

 

The post Ngërçi politik, tërheqja e kërkesës nga Kushtetuesja për seancën konstituive dhe deklaratat e presidentes Osmani appeared first on Telegrafi.

Prattipati: Administrata Trump kërkon aleatë të fortë, s’mund të mbështetemi te një vend pa institucione – ngërçin ta zgjidhin liderët

5 August 2025 at 13:58

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati thotë se Kosova po humb mundësi si pasojë e ngërçit politik në vend.

Në një intervistë për Gazetën Express ajo tha se Administrata Trump “kërkon aleatë të fortë” me të cilët mund të avancohen prioritetet e përbashkëta dhe se mundësitë për ta forcuar marrëdhënien ekonomike ndërmjet dy vendeve “mund të kalojnë pa u shfrytëzuar nëse ky ngërç vazhdon”.

Diplomatja amerikane tha se një vend pa institucione kyçe dhe me “një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre” është një partner tek i cili SHBA-ja nuk mund të mbështetet “gjithmonë plotësisht”.

Prattipati tha se “udhëheqësit e Kosovës janë zgjedhur për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre” dhe se ngërçin politik duhet ta zgjidhin po ata.

“Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje, por nuk mund t’i bëjnë zgjedhjet për udhëheqësit apo popullin e Kosovës”.

Që partneriteti me SHBA-në “të lulëzojë”, diplomatja amerikane thotë se “Kosova duhet t’i sigurojë kushtet”, ndërsa tregoi edhe se çfarë mund të pritet nga Administrata Trump.

The post Prattipati: Administrata Trump kërkon aleatë të fortë, s’mund të mbështetemi te një vend pa institucione – ngërçin ta zgjidhin liderët appeared first on Telegrafi.

Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

PRISHTINË, 29 korrik/ATSH/- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet t’i shfrytëzojnë javët në vijim për të gjetur një zgjidhje që siguron udhëheqje të qëndrueshme dhe në përputhje me Kushtetutën.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës Ambasadës shtoi se, përveç tjerash, ngërçi politik që ka përfshirë vendin po vonon progresin drejt aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të saj.

“Ky bllokim i vazhdueshëm po vonon progresin në aspiratat e ardhshme të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve për të cilat populli i Kosovës luftoi aq fortë për t’i krijuar. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe të punojnë së bashku për të arritur një marrëveshje për konstituim të Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e një kryetari dhe zëvendëskryetarëve. Ata duhet t’i përdorin javët e ardhshme për të gjetur një rrugë përpara që siguron një udhëheqje të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Udhëheqësit politikë nuk duhet të mbështeten te Gjykata Kushtetuese për ta rregulluar një bllokim politik që vetëm ata mund ta zgjidhin. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre ta përmbushin angazhimin e tyre për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për Klankosova.tv.

Ndërkohë, as pas 55 seancave nuk është arritur formimi i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese ka ndaluar çdo veprim të deputetëve, për shkak të moszgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit./Klankosova.tv

The post Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hyland për ngërçin politik: Është koha për kompromis

25 July 2025 at 11:35

Pak para nisjes së seancës së 52-të konstituive në Kuvendin e Kosovës, Christopher Hyland, një prej mbështetësve të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) tha se është koha që të arrihet kompromis dhe të krijohet qeveria.

Në një adresim për media, Hyland potencoi se kriza aktuale në Kosovë do të zgjidhet.

Sipas tij, do të ketë një të ardhme të mirë për Kosovën.

“Kjo krizë që është tani në Kosovë do të zgjidhet. Do të ketë një të ardhme të fortë dhe të mirë për Kosovën, dhe në fund Kushtetuta do të respektohet dhe një qeveri do të formohet.

Është e rrezikshme, në fakt, që figura të ndryshme politike nuk po përmbushin detyrimet për të formuar një qeveri, veçanërisht duke pasur parasysh faktin që Albin Kurti fitoi zgjedhjet…

Partia e kryeministrit fitoi më shumë vota sesa partitë e opozitës, partitë e mëdha të opozitës së bashku. Pra, njerëzit kanë folur. Është koha që të arrijmë kompromis, që të zgjatemi përtej tavolinës, dhe të krijojmë një qeveri dhe të lejojmë kryeministrin Kurti të vazhdojë të qeverisë për një mandat tjetër”, tha Hyland.

Kuvendi i Kosovës dështoi sot për të 52-tën herë të konstituohet. /KP/

 

The post Hyland për ngërçin politik: Është koha për kompromis appeared first on Telegrafi.

Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën

17 July 2025 at 12:37

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka theksuar se partia e saj është e hapur për bashkëpunim me Nismën Socialdemokrate, në përpjekje për të tejkaluar ngërçin institucional që po zgjat tashmë prej më shumë se katër muajsh.

Megjithatë, ajo ka qenë e qartë në qëndrimin se propozimi për kryetarin e Kuvendit i takon LVV-së si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Sa i përket takimeve me Nismën, ne kemi thënë që kemi vullnet për bashkëpunim. Ato do të ndodhin, do të ketë takim të kryetarit Kurti me kryetarin Limajn dhe pas përmbylljes së takimeve do të ketë njoftim për opinionin publik nëse do të ketë apo jo marrëveshje”, ka deklaruar Haxhiu pas përfundimit të seancës së 48-të të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Duke iu referuar bllokadës për zgjedhjen e kryekuvendarit, Haxhiu theksoi se kandidimi i saj për këtë pozitë është i bazuar në legjitimitetin që i është dhënë partisë së saj nga zgjedhjet, por mungesa e votave ka pamundësuar përmbylljen e procesit.

“Së pari, unë nuk e kam karrigen e kryekuvendarit. Jam e propozuar nga LVV për këtë pozitë, por kjo nuk ka ndodhur për faktin se duhen 61 vota. Situata është e tillë që deputetët e opozitës vijnë në seancë, por nuk marrin pjesë fare në votim”, tha ajo.

Në seancën e sotme, të 48-tën me radhë, në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, por vetëm 51 prej tyre morën pjesë në votim, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim duke bërë që Kuvendi të mos konstituohet sërish. /Telegrafi/

The post Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën appeared first on Telegrafi.

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 July 2025 at 08:45

Deputetët do të mblidhen sot për të 42 herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë.

Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.
PDK dhe AAK i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit me arsyetimin se ka punuar në dëm të interesave të shtetit. Kurse, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojë asnjë kandidatë.

Këto parti kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë as votat për formimin e Qeverisë, për çka kanë thënë se nevojitet marrëveshje politike. Megjithatë, në LVV kanë thënë se kjo duhet provuar duke votuar fillimisht konstituimin e Kuvendit.

Ndërkohë, PDK dhe LDK iu ka drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese që të sqarojë nëse seancat e fundit kanë shkelur Kushtetutën. Gjithashtu, edhe presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do t’i dërgohet Kushtetuese se cilat janë masat që duhet të merren nëse nuk konstituohet Kuvendi deri më afatin e paraparë prej një muajsh.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

The post Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌