Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe rëndësinë e përmbushjes së standardëve më të larta demokratike, të cilat u vlerësuan lart nga të dyja palët. U theksua nevoja për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke respektuar plotësisht kushtetutën e vendit.
Presidentja Osmani dhe Prattipati shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në bashkëpunimin bilateral, ku Presidentja Osmani ripërsëriti përkushtimin e Kosovës për të ecur krah për krah me Shtetet e Bashkuara, në frymën e besimit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe bashkëpunimit strategjik.
Në fund të takimit, Prattipati përcolli Presidentes Osmani dhe Zotërisë së Parë urimet për Vit të Ri nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump./Telegrafi/
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar sot një takim me katër kryetarët e sapoinauguruar të komunave veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile serbe në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, gjatë takimit u theksuan pritshmëritë amerikane për qeverisje transparente dhe efektive, si dhe për ofrimin e shërbimeve të barabarta për të gjitha komunitetet.
“Anu Prattipati nënvizoi pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara për qeverisje transparente dhe efektive, si dhe për ofrimin e shërbimeve të drejta dhe të barabarta për të gjithë qytetarët”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.
Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të autoriteteve lokale me institucionet e sigurisë publike, të cilat janë të përkushtuara për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve pa dallim.
“Ajo theksoi rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike, të përkushtuara për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve”, thuhet më tej në njoftim.
Ambasada e SHBA-së ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qeverisjes demokratike, sundimit të ligjit dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, veçanërisht në komunat me ndjeshmëri politike dhe institucionale. /Telegrafi/
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka pritur sot në takim Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Gjatë vizitës, Prattipati përcolli urimet për mandatin e ri të kryetarit dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për zhvillimin e kryeqytetit.
Në postimin e tij në Facebook, Rama theksoi se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të Prishtinës.
“Ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa bashkëpunim institucional, ai është një aleancë vlerash, e ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen”, shkroi Rama.
Takimi u zhvillua në Odën e Kryeqytetit dhe u fokusua në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe bashkëpunimin për projekte të zhvillimit të gjithanshëm të Prishtinës. /Telegrafi/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot dy takime të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Në takimin e parë, Presidentja Osmani priti të ngarkuarën me punë të SHBA-ve në Kosovë, znj. Anu Prattipati, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin zgjedhor që po afrohet. Presidentja theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për organizimin e një procesi zgjedhor shembullor, duke respektuar standardet më të larta demokratike.
Të dyja palët diskutuan edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, ku u trajtuan zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe për tema të ndryshme të bashkëpunimit bilateral. Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, në një takim të veçantë, Presidentja Osmani priti kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin. Ky i fundit e informoi për ecurinë e përgatitjeve dhe detyrat organizative që po realizohen nga KQZ-ja në kuadër të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.
Presidentja nënvizoi rëndësinë e garantimit të një procesi të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve që të mbështesin çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.
PRISHTINË, 20 nëntor /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së Anu Prattipati me të cilën ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, raporton KosovaPress.
Osmani theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.
Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral.
Me këtë rast presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik, SHBA.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë edhe procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.
Osmani ka theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.
Ajo ka theksuar gjithashtu se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që procesi të zhvillohet në mënyrë të rregullt, transparente dhe në përputhje me ligjin.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me SHBA-në, duke e cilësuar atë si aleatin më të rëndësishëm strategjik të vendit.
Ndryshe, Osmani, tha se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend të mbahen më 28 dhjetor, pasi shpërbëri Kuvendin e Kosovës, i cili nuk arriti të zgjedhte një qeveri të re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Gjatë një konference për media, pas takimit që më herët gjatë ditës mbajti me përfaqësuesit e partive politike, Osmani tha se tetë parti ishin për mbajtjen e zgjedhjeve në atë datë, ndërsa pesë për 21 dhjetorin, dhe se tri parti thanë se cilado datë do të ishte në rregull për to./Telegrafi/
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, priti sot ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Hamza tha se do të vazhdojë dialogun, bashkëpunimin dhe kompromisin politik, por theksoi se vijat e kuqe të PDK-së mbeten të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Ai theksoi se çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj deputetët e PDK-së nuk morën pjesë në seancën e parë të Kuvendit.
“Sot fillova angazhimin tim të ri me partnerët strategjikë. SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës, dhe takimin e parë e zhvillova me ambasadoren Prattipati. PDK-ja është konstruktive dhe do të vazhdoj dialogun dhe bashkëpunimin. Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit. Zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza, dhe e vlerësoj shumë mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon vendi. Kosovës i duhet stabilitet, zhvillim ekonomik dhe partnerë të besueshëm”, shkroi Hamza.
Në një prononcim për media, menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryetar i PDK-së, Bedri Hamza u pyet nga gazetarët nëse ekzistojnë vija të kuqe me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai u përgjigj se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti. /Telegrafi/
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, priti sot në një takim veprimtarin dhe filantropin shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari.
Gjatë takimit të zhvilluar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Prattipati vlerësoi dekadat e shërbimit publik të Bajraktarit në Shtetet e Bashkuara, si dhe angazhimin e tij të pandërprerë në forcimin e partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.
Bajraktari, i njohur prej vitesh për rolin e tij aktiv në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mbështetjen ndaj çështjeve shqiptare, u mirëprit për kontributin e tij të vazhdueshëm në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të qëndrueshëm strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në funksionalizimin e plotë të institucioneve pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Të dyja palët ritheksuan rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe forcimit të institucioneve demokratike.
Osmani dhe Prattipati folën gjithashtu për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj proceseve demokratike në vend.
Në kuadër të bisedës, u ndanë përshtypje edhe nga takimet dhe komunikimet me Presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, e cila u mbajt së fundmi në Nju Jork. /Telegrafi/
Aleksandar Vuçiq është President i Serbisë, por 7 ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, serbëve që jetojnë këtu, iu ka premtuar se në 10 ditët e ardhshme, do t’i hapin 400 vende pune në sektorin e shëndetësisë, në territorin e Kosovës.
Ky premtim as nuk është veprim i paparë më herët e as nuk është i papritur për Nenad Rashiqin, deputetin e vetëm serb, që haptas e kundërshton Vuçiqin.
Ministri në detyrë i pushtetit lokal, për TV Dukagjini tha se në çdo palë zgjedhje regjimi në Beograd premton qindra vende pune, e më pas konkurset përmbyllen me dhjetëra punësime të njerëzve që kanë lidhje me Listën Serbe.
Premtimi i vendeve të punës është vetëm njëra pjesë e planit për ndikim në zgjedhjet në Kosovë.
“Po ju nëse i përcjellin disa media të Serbisë, Petkoviq shembull këto ditë, në javën e kaluar, dhe jam i sigurt se do të vazhdojë edhe këtë javë, ka vizituar këto qendra i ka ftuar që ta kenë takime iu kanë ofruar saktë siç thash më herët transportin, ushqimin dhe mëditje parash. Sa? Unë e di se iu kanë thënë nga 100 euro secili person që vjen këtu të votojë prandaj merreni me rezerva se nuk ka me qenë aty por sa i kam dëgju unë informacionet jo-zyrtare ashtu po i ftojnë”, ka thënë Nenad Rashiq – Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim.
Premtimi i Vuçiqit e prek fushën e shëndetësisë dhe arsimit, ndoshta dy fushat e vetme në të cilat Serbia ka ndikim dhe kontroll të plotë.
Studiuesi i konfliktit dhe medias, Abit Hoxha, thotë se ky deklarim është taktizim politik por edhe veprim që ka për synim ta prekë fushën e sigurisë.
“Vuçiqi llogarit në gabimet që i bën shteti i Kosovës, gabimet qoftë edhe këto të intervenimit, qoftë edhe këto kur nuk komunikohet mirë me BE-në, qoftë edhe këto kur institucionet e Kosovë bojnë pre, institucionet e Kosovës bijnë pre e provokimeve të tilla që të reagojnë, të shkaktojnë reagim më tepër prej institucioneve të BE-së, është çështje e njëfarë bullizmit politik por jo me potencialin që don me qenë, por me potencialin që do ta bëjë. Vuçiqi është njëfarë bulli politik i Kosovës, por Kosovë nuk duhet të bijë pre e provokimit të tillë”, ka thënë Abit Hoxha – Studiues i konfliktit dhe medias.
Në fillim të shtatorit, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, kishte deklaruar se përfundimisht, në konsultim me komunitetin serb, institucionet paralele të udhëhequra nga Serbia, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehu ka njoftuar se komuna do të investojë rreth 130 mijë euro për ndërtimin e një fushe të hapur sportive në SHFMU “Edmond Hoxha” në Junik, projekt ky që do të realizohet sipas standardeve moderne dhe profesionale.
Aleksandar Vuçiq është President i Serbisë, por 7 ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, serbëve që jetojnë këtu, iu ka premtuar se në 10 ditët e ardhshme, do t’i hapin 400 vende pune në sektorin e shëndetësisë, në territorin e Kosovës.
Ky premtim as nuk është veprim i paparë më herët e as nuk është i papritur për Nenad Rashiqin, deputetin e vetëm serb, që haptas e kundërshton Vuçiqin.
Ministri në detyrë i pushtetit lokal, për TV Dukagjini tha se në çdo palë zgjedhje regjimi në Beograd premton qindra vende pune, e më pas konkurset përmbyllen me dhjetëra punësime të njerëzve që kanë lidhje me Listën Serbe.
Premtimi i vendeve të punës është vetëm njëra pjesë e planit për ndikim në zgjedhjet në Kosovë.
“Po ju nëse i përcjellin disa media të Serbisë, Petkoviq shembull këto ditë, në javën e kaluar, dhe jam i sigurt se do të vazhdojë edhe këtë javë, ka vizituar këto qendra i ka ftuar që ta kenë takime iu kanë ofruar saktë siç thash më herët transportin, ushqimin dhe mëditje parash. Sa? Unë e di se iu kanë thënë nga 100 euro secili person që vjen këtu të votojë prandaj merreni me rezerva se nuk ka me qenë aty por sa i kam dëgju unë informacionet jo-zyrtare ashtu po i ftojnë”, ka thënë Nenad Rashiq – Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim.
Premtimi i Vuçiqit e prek fushën e shëndetësisë dhe arsimit, ndoshta dy fushat e vetme në të cilat Serbia ka ndikim dhe kontroll të plotë.
Studiuesi i konfliktit dhe medias, Abit Hoxha, thotë se ky deklarim është taktizim politik por edhe veprim që ka për synim ta prekë fushën e sigurisë.
“Vuçiqi llogarit në gabimet që i bën shteti i Kosovës, gabimet qoftë edhe këto të intervenimit, qoftë edhe këto kur nuk komunikohet mirë me BE-në, qoftë edhe këto kur institucionet e Kosovë bojnë pre, institucionet e Kosovës bijnë pre e provokimeve të tilla që të reagojnë, të shkaktojnë reagim më tepër prej institucioneve të BE-së, është çështje e njëfarë bullizmit politik por jo me potencialin që don me qenë, por me potencialin që do ta bëjë. Vuçiqi është njëfarë bulli politik i Kosovës, por Kosovë nuk duhet të bijë pre e provokimit të tillë”, ka thënë Abit Hoxha – Studiues i konfliktit dhe medias.
Në fillim të shtatorit, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, kishte deklaruar se përfundimisht, në konsultim me komunitetin serb, institucionet paralele të udhëhequra nga Serbia, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar një mesazh komunitetit serb në Kosovë, duke theksuar se ata meritojnë qasje të barabartë në të mirat e përbashkëta dhe se sistemi paralel i arsimit dhe shëndetësisë nuk është i qëndrueshëm.
Ai njoftoi se gjatë mandatit të ardhshëm Qeveria do të punojë për integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në një sistem të vetëm, duke bashkuar përvojat dhe forcat me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, vendet e QUINT-it dhe KFOR-in.
Kurti u shpreh se Kosova garanton me Kushtetutë të drejtat dhe liritë për të gjithë qytetarët dhe synon bashkëpunim sa më të mirë për realizimin e tyre. Ai theksoi se dallimet ndërmjet komuniteteve nuk duhet të jenë shkak tensionesh, por përmbajtje e diversitetit që është pasuri e përbashkët dhe përparësi për zhvillim.
Lista Serbe reagoi ndaj deklaratave të Kurtit, duke theksuar se integrimi i arsimit dhe shëndetësisë në sistemin kosovar nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje dhe duke e cilësuar si kërcënim për komunitetin serb. Sipas saj, shëndetësia dhe arsimi janë shtyllat e mbijetesës së popullit serb dhe duhet të mbeten të ndara, duke kërkuar reagim nga bashkësia ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, autoritetet e Kosovës javën e kaluar pezulluan përkohësisht punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Mitrovicën e Veriut, me arsyetimin se nuk kishin dokumentacion të vlefshëm për veprimtarinë. Ky vendim nxiti reagime nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian, të cilët kërkuan që të mos ndërmerren hapa të njëanshëm dhe të konsultohet komuniteti serb.
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, mohoi se Qeveria synon mbylljen e institucioneve shëndetësore dhe akuzoi Serbinë për manipulim të opinionit publik dhe përhapje lajmesh të rreme. Kurti gjithashtu bëri thirrje që serbët të mos bien pre e thirrjeve luftënxitëse nga Beogradi për kinse sulme apo pogrom.
Ai përmendi edhe arritjet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të udhëhequr nga Nenad Rashiq, duke njoftuar se mbi 14 milionë euro janë investuar për subvencionimin e qytetarëve nga komunitetet pakicë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit.
Autoritetet serbe, përfshirë Petar Petkoviqin dhe ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq, kanë kritikuar pezullimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, duke e cilësuar atë si akt të papranueshëm dhe pjesë të një fushate parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Institucionet e Serbisë në Kosovë, përfshirë ato arsimore dhe shëndetësore, ofrojnë shërbime jetike dhe konsiderohen jetike për komunitetin serb, por autoritetet kosovare i konsiderojnë ato paralele dhe të jashtëligjshme. Integrimi i këtyre institucioneve në sistemin e Kosovës, sipas zyrtarëve amerikanë dhe partnerëve ndërkombëtarë, duhet të bëhet vetëm në konsultim me komunitetin serb.
Adresimi i plotë
Të dashur bashkëqytetarë,Shteti ynë me Kushtetutë ua garanton të drejtat adhe lirinë të gjithëve dhe dëshiron bashkëpunimin sa më të mirë për realizimin e tyre. Kosova është republikë demokratike që vitin e ardhshëm do të festojë 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë; gjithashtu, ne jemi edhe shoqëri multietnike ku jetojnë 92% shqiptarë por edhe 8% nga komunitetet joshumicë: serbë, boshnjakë, turq, ashkalinj, romë, egjiptianë dhe të tjerë. Dallimet ndërmjet nesh nuk janë shkak tensionesh por përmbajtje e diversitetit që është pasuri e përbashkët dhe përparësi për zhvillim.
Në Kosovë nuk ekziston jotolerancë ndëretnike siç propagandojnë disa. Përkundrazi, ekziston bashkëpunimi, sidomos në ekonomi dhe në treg. Natyrisht, aty ku ka fitim ka edhe bashkëpunim, por ky bashkëpunim duhet të jetë ligjor dhe i rregullt. Megjithatë, duhet të pranojmë se ekziston një barrierë gjuhësore, pra fakti që gjithnjë e më pak shqiptarë flasin gjuhën serbe dhe anasjelltas.Qeveria jonë padyshim e ka ngritur në nivel tjetër luftën kundër korrupsionit dhe cilësinë e demokracisë. Këtë e konfirmojnë edhe raportet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Ka të pakënaqur, por duket se ata që kanë qenë të privilegjuar, kur humbin privilegjet e tyre e përjetojnë këtë si padrejtësi, duke harruar se privilegjet e tyre të deritanishme në fakt ishin padrejtësi dhe shkak i diskriminimit të të tjerëve.Njëkohësisht, rritja mesatare ekonomike në vendin tonë në katër vitet e fundit është 6%, dhe asnjëherë nuk ka rënë nën 4%.
Këtë rritje e kemi shpërndarë në shtresat shoqërore që kishin më së shumti nevojë: nënave dhe fëmijëve përmes shtesave, pensionistëve të cilëve ua kemi rritur pensionin dy herë, studentëve të cilëve u japim më shumë bursa, të rinjve dhe grave që të punësohen sa më mirë e sa më shumë, si dhe prodhuesve dhe bujqve që kanë marrë subvencionet më të mëdha ndonjëherë. Eksporti ynë dhe investimet e huaja janë dyfishuar gjatë këtyre katër viteve të fundit, qarkullimi i bizneseve është rritur për gati 80%, buxheti vjetor shtetëror për 50% ndërsa buxheti për shëndetësi për 60%, sipërfaqja e punuar bujqësore për 50%, shumica e ndërmarrjeve publike tani punojnë me fitim, borxhi publik është ulur në vetëm 17% (më i ulëti në Evropë), ndërsa pagat në administratën publike, përveç se janë rritur katër herë (buxheti i përgjithshëm për 46%), edhe raporti i dallimit ndërmjet pagës më të lartë dhe më të ulët nga 20 me 1 është ulur në 4 me 1.
Falë ministrit Rashiq (Rašić), për vetëm dy vjet e gjysmë, është bërë më shumë se kurrë më parë për komunitetet joshumicë (kryesisht serbë): janë ndërtuar 138 shtëpi të reja, janë rinovuar 12 shtëpi dhe 13 të tjera janë në proces, 364 familje kanë marrë material ndërtimor dhe i njëjti është procesuar edhe për 79 familje të tjera, 516 familje kanë marrë mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake, ndërsa 887 familje pako me ushqim dhe produkte higjienike. 2 milionë euro i kemi ndarë për 224 projekte për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, 1.7 milionë euro për 147 projekte për OJQ, gati 1.2 milionë euro për 344 projekte në arsim, kulturë, shëndetësi dhe sport, 415 projekte janë realizuar bashkë me Bashkimin Evropian për bujqësi, prodhim dhe shërbime.
Po ashtu kemi realizuar disa projekte infrastrukturore në Obiliq dhe Kamenicë, dhe kemi mundësuar verifikimin e 425 diplomave të universitetit të veriut të Mitrovicës që studentët e saj të kenë qasje në tregun e punës kudo në territorin e Kosovës. Për këto dy vjet e gjysmë nga emërimi i Nenad Rashiq (Rašić), për subvencionimin e qytetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë janë investuar gjithsej mbi 14 milionë euro.Të nderuar qytetarë,Unë jam kryeministër i të gjithëve. Nuk jam kundër asnjë komuniteti etnik. Unë u shërbej të gjithë qytetarëve të shtetit tonë të përbashkët. Pikërisht për këtë nuk mund ta pranoj që një parti politike të marrë monopolin e serbëve të Kosovës. Shtyllat e demokracisë janë ligji i shtetit dhe të drejtat e njeriut, por edhe pluralizmi politik.
Fatkeqësisht Lista Serbe në Kosovë insiston se vetëm ajo mund ta përcaktojë rëndësinë dhe kuptimin e identitetit serb, se vetëm ata kanë kompetencë të vendosin kush është serb e kush jo, kush është serb i vërtetë e kush i rremë. Identiteti kombëtar në republikë, si përkatësi dhe prejardhje, është krijim socio-historik i modernitetit e jo kali i mesjetës që hipet nga ndonjë individ narcisoid që mendon që është kalorës. Unë e kuptoj dhe e pranoj patriotizmin demokratik, por jo nacionalizmin autoritar. Partitë politike dhe politikanët e tyre askund nuk janë e njëjta gjë me popullin apo shoqërinë.Më 12 tetor të këtij viti mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë dhe populli do të votojë. Përgatitjet janë në rrjedhë, zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Me këto zgjedhje zgjidhen kryetarët dhe asamblistët e të gjitha 38 komunave tona. Në këto zgjedhje nuk votohet për çlirim siç deklaron Lista Serbe. Çlirimi ka ndodhur në muajin qershor 1999 kur u tërhoqën nga territori i Kosovës ushtria, policia dhe forcat e tjera të Serbisë.
Më 12 tetor zgjidhen kryetarët dhe përfaqësuesit e ardhshëm të komunave të Republikës së Kosovës. Vetëm kaq. Kush nuk respekton ligjin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës ose pengon zbatimin e tyre do të ketë punë me shtetin tonë ligjor. Unë i respektoj dhe do t’i mbroj me të gjitha mjetet të drejtat dhe liritë tuaja, por secili duhet të jetë qytetar i përgjegjshëm.Unë dua të bashkëpunoj me ju. Është e domosdoshme që së bashku të luftojmë për drejtësi dhe mirëqenie.
Ashtu si të gjithë qytetarëve të tjerë të Kosovës edhe juve ju takojnë shërbimet e institucioneve publike, dhe ju meritoni qasje të barabartë në të mirat e përbashkëta. Unë angazhohem për unitet dhe barazi. Sigurisht, dualizmi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk është i qëndrueshëm. Është i nevojshëm inkorporimi i tyre dhe unifikimi. Këtë nuk dua ta bëj kundër jush apo pa ju. Gjatë mandatit tonë të ardhshëm, bashkë me të gjithë, përfshirë edhe kryetarët e ardhshëm të komunave, do të punojmë për inkorporimin e shëndetësisë dhe arsimit në një sistem të vetëm. Besoj se është e mundur të kemi sistem ligjor e të drejtë dhe që funksionon shumë më mirë. Dhe e dimë sa të domosdoshme janë investimet e mëdha.
Brenda një procesi të tillë do t’i bashkojmë idetë, përvojat dhe forcat me partnerët tanë ndërkombëtarë: Bashkimin Evropian dhe përfaqësuesin e tij special për dialog, vendet e Quint-it dhe KFOR-in.Ndërkohë, ju lus mos t’u besoni britmave luftënxitëse të zyrtarëve të lartë të Beogradit për gjoja sulme apo pogrom që gjoja po përgatit qeveria e Kosovës kundër jush. Beogradi zyrtar zyrtarisht gënjen. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore do t’ju mbrojnë edhe prej tyre. Paqja dhe siguria juaj janë obligimi ynë.Ju dëshiroj shëndet dhe mirëqenie. Ju faleminderit për vëmendjen.
Pasojat për Kosovën shkaku i veprimeve të Qeverisë në detyrë kohëve të fundit veçse u paralajmëruan të premten më herët, nga e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila tha se Uashingtoni është i zhgënjyer me qëndrimet e kryeministrit në detyrë Kurti.
Ajo kishte thënë se SHBA-ja po e shqyrtonte përgjigjen e saj, duke shtuar “por më lejoni të jem e qartë, çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin tonë”.Javët e fundit, Kurti - i cili është njëkohësisht udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje - dhe zyrtarë të tjerë të partisë, përfshirë nënkryetarin Glauk Konjufca, e kanë kritikuar Gjykatën Kushtetuese për njëanshmëri, duke thënë se ajo është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë.
Gjatë mbledhjes së 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti tha se nga katër muaj e gjysmë që kur ka nisur seanca për konstituimin e Kuvendit, tre muaj janë humbur për shkak të zvarritjeve të Gjykatës Kushtetuese.
Ai theksoi se ndërhyrja e fundit, përmes një mase të përkohshme pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, u bë me kërkesë të Listës Serbe dhe është e pajustifikueshme.
“E vetmja dilemë është nëse kjo masë 25-ditore është më shumë absurde apo më shumë e dëmshme. Por që është edhe absurde edhe e dëmshme, nuk kam dyshim”, u shpreh Kurti.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime deri më 30 shtator, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.
Gjykata e vendosi këtë masë - që do të jetë në fuqi deri më 30 shtator - në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
Kushtetuesja dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar trysninë e Kurtit dhe partisë së tij ndaj gjykatës më të lartë të vendit.
Ankesa e Listës Serbe në Kushtetuese erdhi pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga komuniteti pakicë joserb dhe serb.
Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte vetëm Sllavko Simiqin edhe pasi ai dështoi t’i merrte 61 votat e nevojshme pas tri rundeve të lejuara të votimit.
Kur ajo nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, Basha vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.
Përveç të gjithë deputetëve të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili është edhe ministër në detyrë në Qeverinë e Albin Kurtit. As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme.
Basha e shpalli njëanshëm të përfunduar konstituimin e Kuvendit, pavarësisht moszgjidhjes së nënkryetarit të pestë.Po ashtu, partia e Kurtit ka bërë përpjekje të pasuksesshme për t’ia ndaluar Listës Serbe pjesëmarrjen si në zgjedhjet parlamentare të shkurtit dhe në ato lokale të 12 tetorit.
Pak para votimit në KQZ, Prattipati kishte shprehur shqetësim për çdo përpjekje për t’ua kufizuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale.
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se është e zhgënjyer me deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me Gjykatën Kushtetuese, i cili në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje e kishte quajtur ‘hije politike të opozitës’ ndaj Vetëvendosjes.
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Prattipati tutje ka thënë se këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës.
“Jemi të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti, të cilat kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. Këto veprime minojnë procesin politik, dobësojnë institucionet e Kosovës dhe përkeqësojnë tensionet ndëretnike”, ka theksuar Prattipati në një përgjigje për Telegrafin.
Ajo tutje ka thënë se çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin reciprok.
“Jemi duke e shqyrtuar me kujdes përgjigjen tonë, por më lejoni të jem e qartë, çdo veprim që dobëson stabilitetin politik dhe ekonomik është një sfidë serioze për partneritetin tonë”, ka thënë Prattipati.
Ndryshe, ditë më parë lideri i LVV-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes.
Këto akuza janë bërë pasi Kushtetuesja kishte vendosur masë të përkohshme ku u është ndaluar deputetëve të ndërmarrin veprime, gjersa ka ndaluar çfarëdo procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Lidhur me deklaratën e Kurtit kanë reaguar edhe nga Kushtetuesja.
Gjykata Kushtetuese ka shprehur shqetësim për deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve politikë, duke i cilësuar ato si të pamatura dhe të dëmshme për demokracinë.
Në reagimin e saj, Gjykata thekson se pavarësia dhe paanshmëria e saj nuk janë privilegj i gjyqtarëve, por themel i shtetit të së drejtës dhe parim bazë i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka vlerësuar vendimin e Kosovës për heqjen e tarifës 10 për qind ndaj produkteve amerikane, duke e cilësuar atë si një hap të madh drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
“Kjo është një arritje e madhe dhe një pikë kthese në partneritetin tonë. Vendimi i Kosovës për të eliminuar tarifat doganore pasqyron vizionin tonë të përbashkët për më shumë tregti, investime dhe mirëqenie mes dy kombeve tona”, tha Prattipati gjatë një diskutimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Ajo shtoi se heqja e tarifave e ka bërë më të lehtë qasjen e qytetarëve të Kosovës në produktet amerikane, ndërsa për bizneset ka hapur mundësi të reja për investime e bashkëpunim tregtar.
Në panel mori pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se ky hap duhet të shërbejë si bazë për arritjen e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Ky vendim e forcon partneritetin strategjik që kemi me SHBA-në, duke hapur rrugën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve. Përveç kësaj, është një testament i marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me partnerin tonë kryesor”, tha Murati.
Ndërkohë, drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, theksoi se masat e ngjashme në të kaluarën, si Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, kanë sjellë rritje të ndjeshme të shkëmbimeve tregtare dhe se pritet një efekt i ngjashëm edhe me këtë vendim.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, u shpreh se heqja e tarifave pritet të nxisë prodhimin dhe investimet amerikane në Kosovë, duke thelluar më tej partneritetin ekonomik mes dy vendeve.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka vazhduar me kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për seancën konstituive të Kuvendit, duke përfshirë në komentet e saj edhe të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.
Në një reagim publik, Kryeziu-Hyseni ka lënë të nënkuptohet se një takim i mundshëm mes Prattipatit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese një ditë para publikimit të njoftimit për aktgjykimin, ngrit pyetje për integritetin e procesit.
“E nderuara zonja Prattipati, nuk është mirë nëse i keni vizituar një ditë para se gjyqtarët e Kushtetueses të vetëposhtëroheshin me këtë njoftim për aktgjykimin”, ka shkruar deputetja.
Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kritike ndaj veprimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar për tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit.
PRISHTINË, 7 gusht /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Anu Prattipati u takua sot me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për të nënvizuar nevojën urgjente që liderët politikë të Kosovës të marrin përgjegjësi dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur ngërçin institucional të vazhdueshëm.
Ajo theksoi se një demokraci funksionale kërkon që të gjithë qytetarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre.
Bllokimi i partive politike legjitime, qoftë përmes taktikave politike apo pengesave procedurale, kërcënon integritetin e procesit demokratik, ka thënë ajo, thuhet në një postim të Ambasadës së SHBA-së në Facebook.
E Ngarkuara Prattipati u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve të shkojnë përtej përçarjeve dhe të përmbushin mandatin që u është besuar nga populli i Kosovës.
E Ngarkuara me Punë e Anu Prattipati ka takuar gjatë kësaj jave edhe liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Kosova ndodhet në ngërç politik tash e sa muaj për shkak të mos konstituimit të Kuvendit të ri.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 8 gusht, e cila ndalon çdo veprim të deputetëve për konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas skadimit të afatit tridhjetë ditorë më 26 korrik.
PRISHTINË, 6 gusht /ATSH/ E Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati u takua këtë javë me krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, me të cilët ka biseduar mbi ngërçin politik të krijuar si pasojë e moszgjedhjes së Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim sot të Ambasadës amerikane në Facebook thuhet se bllokimi i partive të kualifikuara përmes taktikave politike apo procedurale minon demokracinë.
Prattipati ka theksuar parimin thelbësor demokratik se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të votojnë për përfaqësuesit e tyre.
Liderët e Kosovës u zgjodhën për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre dhe Prattipati nënvizoi se ata duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin që populli i Kosovës u ka dhënë atyre, thuhet në postim.
Kosova ndodhet në ngërç politik si pasojë e mos formimit të Kuvendit të ri. Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 8 gusht, ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani më 5 gusht ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Kushtetueses. Si arsye për tërheqjen e kërkesës, Osmani përmendi emërimin e Laban si gjyqtar raportues në këtë rast, duke e cilësuar një veprim të tillë si shqetësues dhe të rrezikshëm.
Laban është i njohur për publikun në Kosovë që nga viti 2018, kur presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, refuzoi fillimisht t’ia dorëzonte dekretin për emërim derisa të verifikohej nga organet e drejtësisë. Disa muaj më vonë, megjithatë, Thaçi e dekretoi atë.
Laban është person i kërkuar në Serbi, pasi ka shmangur vuajtjen e një dënimi prej gjashtë vjetësh burgim, të shqiptuar si pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore” – një grup i përbërë nga persona të akuzuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh.
Emri i tij ndodhet në listën e të kërkuarve në Serbi që nga viti 2012 dhe në atë të Interpolit që nga viti 2014.
Osmani tha se ka informacione që Laban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Ajo nuk pranoi të jep detaje se në ç’mënyrë Laban paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare, duke theksuar se ky është një vlerësim i besuar institucioneve të sigurisë.
Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përcakton se gjyqtari raportues në një çështje caktohet nga kryetari i gjykatës dhe se ai është përgjegjës për hartimin e raportit që i paraqitet kolegjit për shqyrtim. /KosovaPress/
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, u ka dërguar një porosi të qartë partive politike në vend: Të shmangen çdo përpjekje për të bllokuar pjesëmarrjen e ndonjë partie në zgjedhje përmes taktikave politike apo procedurale.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook, u bë e ditur se gjatë kësaj jave, Prattipati ka zhvilluar takime të ndara me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua me udhëheqësit e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së për të theksuar një parim thelbësor demokratik: të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të votojnë për përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive të kualifikuara, përmes taktikave politike ose procedurale, minon demokracinë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në këto takime është diskutuar edhe për ngërçin aktual institucional dhe vonesën në konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet.
Prattipati ua ka kujtuar liderëve politikë se janë zgjedhur për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi dhe u ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe përmbushje të mandatit të dhënë nga qytetarët.
Qëndrimet e partive politike
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se në takim ka theksuar nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.
“PDK do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, në interes të qytetarëve, për stabilitet institucional dhe mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë perëndimorë”, shkroi ai në Facebook të martën.
Nga ana tjetër, LDK-ja ka deklaruar se në takim është diskutuar situata e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit dhe është theksuar rëndësia e trajtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese.
“Përfaqësuesit e LDK-së ritheksuan rëndësinë që ky institucion të marrë një vendim të drejtë, të bazuar në Kushtetutë dhe në interes të stabilitetit institucional, në mënyrë që vendi të dalë sa më parë nga kriza aktuale politike dhe institucionale”, thuhet në njoftimin e partisë.
Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se i ka përcjellë Prattipatit përkushtimin e Aleancës për të kontribuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet.
Zgjedhjet e radhës në Kosovë janë ato lokale, të planifikuara për muajin tetor.
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati thotë se Kosova po humb mundësi si pasojë e ngërçit politik në vend.
Në një intervistë për Gazetën Express ajo tha se Administrata Trump “kërkon aleatë të fortë” me të cilët mund të avancohen prioritetet e përbashkëta dhe se mundësitë për ta forcuar marrëdhënien ekonomike ndërmjet dy vendeve “mund të kalojnë pa u shfrytëzuar nëse ky ngërç vazhdon”.
Diplomatja amerikane tha se një vend pa institucione kyçe dhe me “një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre” është një partner tek i cili SHBA-ja nuk mund të mbështetet “gjithmonë plotësisht”.
Prattipati tha se “udhëheqësit e Kosovës janë zgjedhur për t’i zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre” dhe se ngërçin politik duhet ta zgjidhin po ata.
“Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë mbështetje, por nuk mund t’i bëjnë zgjedhjet për udhëheqësit apo popullin e Kosovës”.
Që partneriteti me SHBA-në “të lulëzojë”, diplomatja amerikane thotë se “Kosova duhet t’i sigurojë kushtet”, ndërsa tregoi edhe se çfarë mund të pritet nga Administrata Trump.