Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dita e parë e 2026-ës në Korçë, qyteti mbushet me turistë dhe festime

By: melisa
1 January 2026 at 18:09

Në ditën e parë të vitit 2026, Korça është mbushur me gjallëri nga turistë, qytetarë vendas dhe vizitorë të huaj që kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar natën e ndërrimit të viteve. Korça vazhdon të mbetet destinacioni i preferuar i qindra qytetarëve për festat e fundvitit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Korça, ku duket plot me turistë të huaj dhe qytetarë të shumtë.

Source

Sherr mes disa personave në Korçë, dy të plagosur me thikë

By: Rovena
31 August 2025 at 22:07

Dy  persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti mes disa personave në qytetin e Korçës. ABC News ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në “Parkun Rinia”, në orët e mbrëmjes.

Dy  të plagosurit janë çuar me urgjencë në spital për të trajtim mjekësor. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur mes dy grupeve për një konflikt banal, në një lokal të njohur të parkut të qytetit.

“Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Emërohen administratorët e rinj të njësive në Bashkinë Korçë, ndryshime edhe në Devoll ( EMRAT)

By: V K
26 August 2025 at 13:21

Pas dorëheqjeve masive të nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, në Korçë janë emëruar administratorët e rinj.

Ndarja sipas njësive:

Në njësinë administrative Lekas është emëruar Panajot Hyseni.

Në njësinë administrative Voskopojë, Kodhel Zere.

Në njësinë administrative Drenovë është emëruar Dhimitri Postol.

Në njësinë administrative Voskop, Erion Demirasi.

Në njësinë administrative Mollaj, Like Shkëmbi.

Në njësinë administrative Bulgarec, Klajdi Shaho.

Në njësinë administrative Vithkuq, Ilia Prifti.

Edhe në bashkinë Devoll janë bërë ndryshime, ku janë emëruar dy nënkryetarët e rinj, Xhensila Pine dhe Nardi Hoxha.

Marjol Babi dhe Riku Hysi, janë rikthyer si administratorë, konkretisht Babi në Njësinë Administrative Miras dhe Hysi në Njësinë administrative Qendër.

Në Njësinë Administrative Hoçisht, emërohet Jonida Temo.

Sa u përket bashkive të tjera, ende nuk kanë nisur emërimet pritet që të ndodhin brenda këtyre ditëve.

The post Emërohen administratorët e rinj të njësive në Bashkinë Korçë, ndryshime edhe në Devoll ( EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë/ Lëndohet i zoti i shtepisë

By: Rovena
22 July 2025 at 21:21

Zjarr në një banesë në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës” në qytetin e Korçës.

Mësohet se i zoti i shtëpisë ka mbetur i lënduar lehtë ndërsa zjarri ka nisur në ambientet e brendshme të banesës.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për fikjen e zjarrit ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave. I lënduari u mor nga ambulanca për tu çuar drejt spitalit të Korçës./abcnews.al

“Nuk ka ndryshim kufijsh”, Ministri i Jashtëm grek flet nga Konsullata e re në Korçë

By: Besnik
7 July 2025 at 19:26

Në një ceremoni të mbajtur në Korçë, është inauguruar godina e re e Konsullatës së Përgjithshme Greke, një ndërtesë me rëndësi historike dhe simbolike, ku dikur ka shërbyer poeti i njohur dhe fituesi i Çmimit Nobel, Jorgo Seferis.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte Ministri i Jashtëm i Greqisë, i cili përcolli mesazhe të forta për miqësi, respekt dhe bashkëjetesë mes dy popujve.

“Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës. Sot na bashkon një histori e përbashkët, vlera të përbashkëta dhe sidomos minoriteti grek, i cili është një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Ashtu siç do të shkruante Seferis, historitë e vjetra nuk i interesojnë njeriut,” tha Giorgios Gerapetritis – Ministri i Jashtëm i Greqisë.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm shqiptar e cilësoi ndërtimin e konsullatës si një akt që mishëron marrëdhëniet e reja mes dy vendeve, të bazuara në respekt dhe miqësinë shekullore.

“Le të jemi brezi që ndërton një partneritet të vërtetë dhe të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm për Shqipërinë. Siç thoshte Seferis, urat nuk ndërtohen me gurë, por me fjalë e kujtesë,” tha Igli Hasani – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë.

Në thelb të kësaj vizite dhe ceremonie u vendosën mesazhet e qarta politike: nuk ka më vend për retorika për ndarje apo ndryshim kufijsh, ndërsa minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë ura që lidhin të dy kombet drejt një të ardhmeje europiane të përbashkët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk ka ndryshim kufijsh”, Ministri i Jashtëm grek flet nga Konsullata e re në Korçë appeared first on Euronews Albania.

Homazh për Gaqo Çakon dhe net vjeneze, “Mik Festival” rikthehet në Korçë

By: Besnik
7 July 2025 at 18:19

Nga data 10 deri më 13 korrik, qyteti i Korçës do të mirëpresë edicionin e 8-të të “Mik Festival”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës klasike dhe artistike në vend.

Për katër netë me radhë, festivali do të sjellë pesë koncerte, ku një nga më të veçantët do t’i kushtohet tenorit të madh shqiptar, Gaqo Çako.

Ky koncert-homazh do të rrëfejë jetën artistike dhe personale të Gaqo Çakos dhe do të shënojë rikthimin në skenë, pas më shumë se 30 vitesh, të artistes Tatjana Kora Elmazi.

Në skenë do të ngjiten edhe emra të njohur si Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Xhoiden Dervishi, si dhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura nën dirigjimin e Eno Koços, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Çakos.

“Në natën e dytë i bëjmë homazh lirikut më të madh të vokalit shqiptar, Gaço Çako”, – u shpreh sopranoja Inva Mula.

Një tjetër koncert me peshë do të zhvillohet në Drenovë, me titullin “Stili Vjenez”. Ylli i mbrëmjes do të jetë balerini me famë botërore Eno Peçi, që interpreton në Operën e Vjenës, së bashku me balerinën Adela Muçollari.

“Do të sjellim dy numra nga Vjena. Njëri është nga kompozitori Gustav Mahler, mjaft intim dhe delikat. Tjetri është një koreografi me stilin vjenez, krijuar nga unë”, – u shpreh Peçi.

“Pjesa që do të interpretoj me Eno Peçin është një krijim i ri, një emocion i ri. Jemi në detajet e fundit”, – shtoi balerina Adela Muçollari.

Festivali do të hapet me natën shqiptaro-kineze, një koncert që bashkon muzikën klasike dhe tradicionale të dy vendeve. Një risi këtë vit është edhe koncerti kushtuar serenatave korçare, ku do të interpretohen këngë të panjohura më parë për publikun.

Ky koncert është menduar si finalja e festivalit dhe do të zhvillohet në Parkun e Qytetit. Mbrëmja, e titulluar “Retro Passion”, do të sjellë në skenë qytetarë me pasion për muzikën, edhe pse nuk e kanë ndjekur në mënyrë profesionale.

The post Homazh për Gaqo Çakon dhe net vjeneze, “Mik Festival” rikthehet në Korçë appeared first on Euronews Albania.

Mjeshtri i fundit i kazanëve të rakisë në Korçë mban gjallë zanatin që po shuhet

By: Besnik
6 July 2025 at 16:03

Në pazarin e vjetër të Korçës, vazhdon të dëgjohet troku i çekiçit, ku Vasil Shkëmbi, një nga zanatçinjtë e rrallë, ndërton ende kazanët e rakisë me dorë, duke ruajtur një traditë që prej brezash ka qenë krenari e korçarëve.

Gjithçka nisi kur ishte student në ndërmarrjen artistike, për ta kthyer më pas në një profesion që ka zgjatur për dhjetëra vite.

“Unë kam punuar në artistike, gati 6 muaj atje, pasi mbarova dyvjeçaren e ndërtimit. Nuk rrija dot në një vend, por artistikja më ndihmoi shumë. E kam pasur pasion. Këto janë gjëra të bukura,” – thotë Vasil Shkëmbi.

Ndërtimi i kazanëve të rakisë dhe bakërpunimi janë tashmë zanate në zhdukje, ndërsa duartarti tregon se fëmijët nuk e kanë trashëguar këtë profesion.

“Ky është kazan rakie. Ka pasur kërkesa, dhe ende ka. Zanatçinjtë kanë mundësi. Kam qejf për fëmijët, por asnjë nuk vjen. Dinë, por nuk ka kërkesa. Nga viti 2000 pata shumë kërkesa, sidomos për raki. Tani ka rënë, por ne rrojmë. Kam qejf të vijë një fëmijë ta mësojë, është gjynah ta lësh. Qejf e kanë, por mërziten,” – thotë Vasil Shkëmbi.

Nisur nga mosha, ai ka dashur që këtë zanat t’ua trashëgojë edhe fëmijëve të tij, por për fat të keq ata nuk kanë pasur të njëjtin mendim me babain e tyre.

Vasil Shkëmbi është i vetmi në Korçë që prodhon kazanë rakie prej bakri. Ndërkohë, në pazarin e vjetër të qytetit punojnë edhe zanatçinj të tjerë, kryesisht këpucëtarë dhe zejtarë të veglave të punës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mjeshtri i fundit i kazanëve të rakisë në Korçë mban gjallë zanatin që po shuhet appeared first on Euronews Albania.

Devoll, përlotet fermeri: Si mi ekzekutuan 170 krerë bagëti për frenimin e murtajës

By: Besnik
16 June 2025 at 19:11

Një fermer nga Devolli, Florian Bode, të cilit i ngordhën 13 bagëti nga sëmundja e murtajes, foli për emisionin “People” në Euronews Albania, duke rrëfyer eksperiencën e dhimbshme të përballjes me këtë sëmundje dhe masat drastike që u morën për parandalimin e përhapjes.

Fermeri tregoi se shenjat e para të sëmundjes u shfaqën rreth dhjetë ditë më parë, me temperaturë të lartë, diarre dhe sekrecione nga hundët e bagëtive.

Pas konsultës me veterinerin dhe analizave nga inspektoriati, u konfirmua prania e murtajes në tufën e tij.

“Kam pasur gjithsej 185 kokë bagëti. 13 prej tyre ngordhën para se të ndërhynin autoritetet, ndërsa 170 të tjera u ekzekutuan nga shteti për të parandaluar përhapjen e sëmundjes,” tha Florian Bode.

Ai përshkroi edhe momentin e asgjësimit të bagëtive të tij, duke u shprehur me emocion dhe me lot në sy:

“Bagëtitë u ekzekutuan me pistoletë, unë isha i pranishëm gjatë procesit të ekzekutimit dhe numërimit të krerëve. Më pas, ato u dërguan për krematim në Lezhë. Ishte një eksperiencë shumë e vështirë, diçka që se kisha menduar kurrë, ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk do ta harroj”, u shpreh ai.

Fermeri apeloi për ndihmë nga shteti, duke shprehur shqetësimin për të ardhmen: “Nëse nuk marr ndihmë nga shteti, nuk di se çfarë të bëj më. Jam në kufijtë e dorëzimit dhe ndoshta do të largohem,” përfundoi ai me lot në sy.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Devoll, përlotet fermeri: Si mi ekzekutuan 170 krerë bagëti për frenimin e murtajës appeared first on Euronews Albania.

Pamjet/ BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

By: Besnik
16 June 2025 at 18:14

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës pranë fshatit Bulgarec, në afërsi të qytetit të Korçës.

Një automjet tip BMW, në të cilin udhëtonin pjestarë të një familje, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar ndërsa fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pamjet/ BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë appeared first on Euronews Albania.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, thesar unik me një nga koleksionet më të mëdha të ikonave në Ballkan


TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është një nga institucionet më të rëndësishme për artin bizantin dhe post-bizantin në rajon dhe një destinacion i rëndësishëm për studiuesit dhe dashamirësit e artit mesjetar.

Po ashtu ky muze mbetet një destinacion tërheqës për turizmin e kulturës, ndërsa në 4 muajt e parë të vitit ka pritur mbi 3900 vizitorë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga muze, të cilin e konsideroi një thesar unik me një nga koleksionet më të mëdha të ikonave në Ballkan.

Që prej vitit 1980 ky muze ruan një trashëgimi të vyer duke reflektuar një pasuri të jashtëzakonshme kulturore.

Këtu gjenden mbi 5 mijë objekte nga periudha mesjetare, përfshirë ikona, dorëshkrime dhe artefaktet të tjera që datojnë nga shekulli i XIII deri në shekullin e XIX.

Shumë ikona të krijuara nga mjeshtra të njohur si Onufri, Konstandin Shpataraku dhe Nikolla janë shpirti i këtij muzeu dhe mbajnë brenda tyre shumë histori.

Teknikat e avancuara të përdorura për krijimin e këtyre ikonave tregojnë aftësitë dhe kreativitetin e artistëve mesjetarë shqiptarë.

Ky muze është një qendër e rëndësishme për restaurimin dhe ruajtjen e ikonave duke siguruar që këto thesare të çmuara të mbeten të paprekura për brezat e ardhshëm.

Gjithashtu në këto hapësira organizohen ekspozita speciale dhe evente kulturore të cilat e  kthejnë në një platformë për artistët bashkëkohorë duke promovuar artin mesjetar në një kontekst modern si një pikë kyçe e turizmit kulturor. Ky muze në Korçë gjatë vitit 2023 u vizitua nga 30 mijë njerëz.

/m.m/a.f/

The post Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, thesar unik me një nga koleksionet më të mëdha të ikonave në Ballkan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ra nga çatia e kishës më 19 maj, humb jetën prifti korçar

By: Besnik
2 June 2025 at 08:47

Mitropolia e Shenjtë e Korçës njoftoi këtë të hënë në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale se prifti Kristaq Viso ka humbur jetën.

Kujtojmë se prifti pësoi një incident më 19 maj të këtij viti, ndërsa po kryente punime në çatinë e kishës dhe ra aksidentalisht.

Më pas, ai u transportua në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Duket se Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të marra gjatë incidentit të 19 majit në kishë, duke humbur jetën të hënën, më 2 qershor.

Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso

Njoftimi i plotë:

“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!

Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllimet e përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve e të afërmve!

I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirtin e tij me shenjtorët, në gjirin e Avrahamit në Mbretërinë e Qiejve!

Qoftë e lumtur udha në të cilën shkon ti sot, sepse të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell. Parajsë të mbarë, o vëllai ynë i lumtur dhe i përherë kujtuar”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ra nga çatia e kishës më 19 maj, humb jetën prifti korçar appeared first on Euronews Albania.

Drogë në makinë dhe parukeri, arrestohen çifti i bashkëshortëve dhe një 36-vjeçar

By: Besnik
2 June 2025 at 08:35

Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne nga Policia e Korçës.

Në njoftimin e saj policia thotë se ka arrestuar burrë dhe grua, Zini dhe J. Çiço, si dhe 36-vjeçarin Olger Shullëri.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi 55-vjeçari Zini Çiço ka qenë pasagjer në mjetin e drejtuar nga 36-vjeçari Olger Shullëri kur gjatë kontrollit në automjet dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, efektivët kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash.

Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Çiço, bashkëshortja e 55-vjeçarit Zini Çiço, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Policia thotë se 36-vjeçari Olger Shullëri, banues në Korçë, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale të operacionit antidrogë “Next” i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Policia e Korçës si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Next”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

  1. Ç., 55 vjeç dhe J. Ç., 43 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë;
  2. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin O. Sh. dhe pasagjer shtetasi Z. Ç., dhe gjatë kontrrollit fizik ndaj tyre, kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash. Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Ç., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Drogë në makinë dhe parukeri, arrestohen çifti i bashkëshortëve dhe një 36-vjeçar appeared first on Euronews Albania.

PAMJET/ Prifti bie nga çatia e kishës në Korçë, niset me helikopter drejt Tiranës

By: Besnik
19 May 2025 at 11:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një prift ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës ku shërben.

Sipas informacionit të bërë publik nga policia, prifti K. V., 63 vjeç, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Pas ndihmës së parë në Spitalin e Korçës, është vendosur që prifti të niset urgjentisht drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku ka ardhur për ta marrë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ngjarja ka ndodhur pranë kishës së ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post PAMJET/ Prifti bie nga çatia e kishës në Korçë, niset me helikopter drejt Tiranës appeared first on Euronews Albania.

Shisnin kokainë, arrestohen dy vëllezër në Korçë

By: user 5
16 May 2025 at 17:16

Dy vëllezër të cilët shisnin kokainë të ndarë në doza në lokale të ndryshme të Korçës kanë rënë në prangat e policisë. Konkretisht në pranga kanë rënë Renato dhe Albi Dishnica. Gjithashtu sipas njoftimit të policisë dy vëllezërit rezultojnë të dënuar më parë. Njëri prej tyre, për të njëjtën vepër penale. Pas kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 41.1 gramë Kokainë, 3 celularë dhe një makinë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, goditën një rast të shitjes së drogave të forta, në doza.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 14, Korçë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas të dyshuar për shitje të dozave.

Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasve R. D. dhe A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetase u gjet një tjetër sasi Kokaine.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

R. D., 30 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. D., 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 41.1 gramë Kokainë, 3 celularë dhe automjeti që këta shtetas përdornin për këtë veprimtari kriminale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Shisnin kokainë, arrestohen dy vëllezër në Korçë appeared first on Lapsi.al.

Operacion antidrogë në Korçë/ Arrestohen dy persona, sekuestrohet kokainë me doza

By: Besnik
15 May 2025 at 20:12

Një operacion antidrogë është zhvilluar në qytetin e Korçës nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka arrestuar shtetasit Renato dhe Albi Dishnica, 30 dhe 24 vjeç, banues në lagjen nr. 14 të qytetit, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni dyshohet se ka nisur prej disa javësh, ndërsa arrestimi i tyre është bërë këtë të enjte në kushte flagrance.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe mjetet e përdorura nga të arrestuarit, janë sekuestruar sasi të ndryshme lënde narkotike, përfshirë kokainë të ndarë në doza, gati për shitje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Operacion antidrogë në Korçë/ Arrestohen dy persona, sekuestrohet kokainë me doza appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Korçë/ Makina përplas nxënësin që po kalonte rrugën

By: Rovena
13 May 2025 at 13:32

Një aksident në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” është regjistruar gjatë mesditës në qytet. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një nxënës që po kalonte rrugën por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.

Ambulanca ka transportuar nxënësin drejt spitalit për ti dhënë ndihmë mjekësore ndërsa mësohet se nxënësi ka pësuar tronditje psikologjike më shumë sesa lëndime.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al

Akuzat për blerje votash në Korçë, policia: Në video nuk ka veprime të paligjshme

By: Besnik
9 May 2025 at 17:23

Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me dy video të publikuara nga kandidati i PD-së për Korçën, Edmond Spaho, ku pretendohej se një kandidat i PS-së ka ofruar shuma parash në këmbim të votave të banorëve të fshatit Podgorie-Maliq.

Sipas policisë, nga analizimi i videove nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.

Policia njofton se ka proceduar një 34-vjeçar, i cili ka kryer videon, duke e akuzuar atë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Policia thotë se, pas verifikimeve, ka proceduar penalisht nën akuzat për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” shtetasin A.P., 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe i dënuar për vepra penale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Sipas policisë, shtetasi A.P. ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë për ekspertimin e pajisjes me të cilën ka kryer këtë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.

“Nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe deklaratat e marra nga shtetasit që shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet, shtetasit A.J., nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave. Gjithashtu, nga analiza e pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, rezulton se shtetasi A.P. ka qenë personi që ka kryer regjistrimin audio-video i cili ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë për ekspertimin e pajisjes me të cilën ka kryer këtë regjistrim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Kujtojmë që këto dy video u pulbikuan nga kandidati i PD-së për Korçën, Edmond Spaho.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Akuzat për blerje votash në Korçë, policia: Në video nuk ka veprime të paligjshme appeared first on Euronews Albania.

“Më 11 maj ndahen dy epoka”, Berisha nga Korça: Rama donte të blinte Vrenozin

By: Besnik
7 May 2025 at 19:48

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot takimin elektoral përmbyllës në Korçë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD-në më 11 maj dhe të çelin, sipas tij, një kapitull të ri dhe epokë të re për Shqipërinë.

Berisha deklaroi se me votën e 11 majit “arkivohet në histori një ëndërr e keqe” që solli, sipas tij, kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi se brenda një viti çdo i ri i diplomuar do të ketë një vend pune, qoftë në sektorin publik apo privat.

Ai shtoi se në vitin e parë të qeverisjes, do të shtohen 1,000 vende pune për universitetin, të dedikuara për ekselencat dhe studentët më të mirë, si dhe do të krijohet Fondi Kombëtar i Rinisë.

Kryedemokrati u shpreh se shqiptarët, në rrugën e tyre drejt lirisë, pësuan një “aksident”, ku, sipas tij, përjetuan 12 vite të narkodiktaturës. Ai theksoi se më 11 maj “ndahen dy epoka”.

Berisha kritikoi ashpër Ramën për një rast specifik, duke thënë se “kryeministri tentoi të blinte një qytetar të thjeshtë si Ilir Vrenozi”, sepse nuk i duron dot kritikat e tij.

Sipas Berishës, “Fushata e PS-së u përqendrua te Ilir Vrenozi”, dhe kjo, sipas tij, tregon se Rama ka frikë nga zëri i qytetarëve të thjeshtë.

Në vijim të fjalës së tij, lideri i opozitës u ndal edhe te gjendja demografike e vendit. Ai deklaroi se “djepi bosh dhe klasat pa fëmijë janë mjerim për çdo shqiptar”, duke shtuar se “edhe sikur muret e një shtëpie të jenë prej floriri, pa fëmijë ajo mbetet një shtëpi pa të zot”.

Berisha u zotua se, me ardhjen e PD-së në pushtet, brenda 100 ditëve, nënat, baballarët, gjyshet dhe gjyshërit shqiptarë do të përfitojnë një pension minimal, i cili nuk do të jetë më i ulët se 200 euro.

Ai përfundoi duke theksuar se të gjitha energjitë e forcës së tij politike do të përqendrohen te rinia, duke premtuar grante për studentët që duan të nisin biznese apo projekte të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më 11 maj ndahen dy epoka”, Berisha nga Korça: Rama donte të blinte Vrenozin appeared first on Euronews Albania.

Rrugicat e Korçës, destinacion i preferuar për turistët gjermanë dhe francezë

By: Besnik
27 April 2025 at 15:21

Korça vijon të jetë një ndër qytetet më të kërkuara nga turistët e huaj, kryesisht nga Europa Perëndimore.

Në rrugët e Korçës është bërë e zakonshme prania e turistëve gjermanë dhe francezë, të cilët shprehen se Korça është pjesë e itinerarit të tyre në Shqipëri.

“Hera e parë në Shqipëri, po kënaqemi shumë. Na zuri shi, por qyteti është i zbukuruar.”

“Ishim nëpër Shqipëri, erdhëm edhe në Korçë. Natyra, njerëzit dhe çmimet janë të mrekullueshme. Rrugicat e vjetra janë mahnitëse.”

“Vijmë nga Gjermania, hera e parë në Shqipëri. Kohë e keqe, por gjithsesi u kënaqëm me lëvizjet në qytet. Pazari i vjetër qenka shumë i bukur, shqiptarët shumë mikpritës,” – thonë disa turistë gjermanë.

Kjo është familja franceze Beqchua, të cilët janë për herë të parë në Korçë. Ata po udhëtojnë nëpër botë dhe pjesë e udhëtimit të tyre është bërë edhe vendi ynë.

“Jemi një familje nga Franca, vendosëm të udhëtojmë nëpër botë. Erdhëm në Shqipëri, natyra shumë e bukur. Ishim në Liqenin e Prespës, tani jemi në Korçë – pazari, kisha, ushqimet, muze plot. Qytet turistik.”

“Më pëlqen Shqipëria. Sot do të vizitojmë fabrikën e birrës dhe jam i sigurt që do të rikthehemi përsëri,” – thonë disa turistë francezë.

Operatorët turistikë bëjnë me dije se këtë vit kanë rezervime 10% më shumë me turistë të huaj, krahasuar me një vit më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrugicat e Korçës, destinacion i preferuar për turistët gjermanë dhe francezë appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Korçë, makina përplaset me murin, plagoset një person

By: M C
26 April 2025 at 18:15

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se një automjet është përplasur me një mur pranë një karburanti. I plagosuri është dërguar në spital.

Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident në Korçë, makina përplaset me murin, plagoset një person appeared first on Albeu.com.

❌
❌