Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Këngëtarë, modele dhe gazetarë, lista e konkurrentëve të ‘Big Brother Vip Albania 5’

By: M C
19 December 2025 at 21:44

Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania. Një rikthim i bujshëm duket ai i Stines, një prej artistëve më të pëlqyer nga publiku që prej viteve 2005, pas pjesëmarrjes së tij në Top Fest.

Sipas Vip Magazine, në këtë listë përfliten edhe emra të tjerë si: Sabina Mete, Ardit Murataj, Rovena Dilo, Kristi Lamaj, Angela Martini, Valer Kolnikaj, Kleoniki Delijorgji, Juxhin Plovishti, Robert Aliaj, Selin Bollati, Jonida Mukja dhe Dajana Gjoka, Ilir Vrenozi.

Nga produksioni është konfirmuar deri tani vetëm Angelo Haruni, moderator i një emisioni ekonomik në Top Channel. Vetë Haruni e bëri të ditur lajmin në fund të emisionit, duke i ftuar teleshikuesit për një takimi të ri në “shtëpinë më të famshme në Shqipëri”.

Ndërkohë, në rrjet po përflitet edhe Lorenc Vangjeli, analist dhe komentator, pas disa deklaratave të bëra mbrëmë në emisionin Top Story, si një tjetër kandidat i mundshëm për këtë edicion.

The post Këngëtarë, modele dhe gazetarë, lista e konkurrentëve të ‘Big Brother Vip Albania 5’ appeared first on Albeu.com.

Refuzohet ankesa e Koalicionit Vakat, lidhur me certifikimin e kandidates për deputete Ena Krasniqi

19 December 2025 at 15:27


Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, Koalicija Vakat, ndërsa e ka vërtetuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me certifikimin e kandidates Ena Krasniqi.

Koalicioni Vakat, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së, dhe kërkon që të detyrohet KQZ-ja të certifikojë kandidaten Ena Krasniqi, në listën garuese për Zgjedhjet Nacionale, të këtij subjekti politik.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, pretendimi se një kandidat për deputet mund të kandidojë për përfaqësim të një komuniteti për të cilin Kushtetuta dhe Ligji parashohin vende të garantuara, vetëm mbi bazën e origjinës etnike nga ana e nënës, nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.

Lejimi i kandidimit për vende të garantuara vetëm mbi bazën e prejardhjes familjare do të binte ndesh si me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu edhe me standardet e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare e Këshillit të Evropës, pasi do të rrezikonte keqpërdorimin e masave afirmative dhe do të cenonte përfaqësimin autentik të komuniteteve jo-shumicë.

Një praktikë e tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm, duke e shndërruar përkatësinë etnike në mjet të përkohshëm politik, në vend që ta trajtonte si kategori kushtetuese të mbrojtur dhe të lidhur me identitetin real të komuniteteve. Në rastin konkret kandidatja Ena Krasniqi në listën e subjektit politik Koalicija Vakat, nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete që do të dëshmonte lidhjen e saj reale me atë komunitet apo kontributin për të mirën e tij. Në mungesë të çdo dëshmie për angazhim të vazhdueshëm shoqëror, kulturor, politik apo institucional në mbrojtje dhe avancim të interesave të atij komuniteti, pretendimi për përfaqësim mbetet thjesht deklarativ dhe pa bazë faktike.

Moslejimi i certifikimit në rastin konkret nuk e privon kandidatin nga e drejta për t’u zgjedhur në kuptimin e përgjithshëm të nenit 45, pasi atij nuk i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje si e tillë, por vetëm i pamundësohet kandidimi në kuadër të një mekanizmi të veçantë kushtetues që është i rezervuar për një kategori të caktuar subjektesh, përkatësisht për anëtarët e komunitetit përkatës. Një dallim i tillë nuk përbën diskriminim dhe as kufizim të pajustifikuar të së drejtës zgjedhore, por është pasojë e drejtpërdrejtë e zbatimit të dispozitave kushtetuese që parashohin masa afirmative për komunitetet jo-shumicë. /Telegrafi/

Çmimet kombëtare të Letërsisë 2024, pesë nga finalistët

18 December 2025 at 13:19

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Në vazhdën e publikimit të finalistëve të Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau të tjerë emra në këtë konkurrim sa i përket botimeve të vitit 2024.

Matteo Mandala është një prej 10 studiuesve të përzgjedhur nga juria e kryesuar nga Besnik Mustafaj dhe me anëtarë: Dhurata Shehri, Elsa Skënderi Rakipllari, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli. Matteo Mandala vjen në këtë edicion të Çmimeve Kombëtare për Letërsinë me librin studimor “Në periferinë e Ismailandit” (Botimet Onufri) si finalist për Çmimin e madh të Studimeve.

Ndërsa Anila Mullahi është një tjetër studiuese e përzgjedhur me librin studimor “Krijimi letrar në proces” (Botimet Pegi) si finalist për Çmimin e madh të Studimeve. Objekt kërkimor i këtij studimi është rrugëtimi krijues i disa prej veprave në prozë të shkrimtarit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli.

Iljaz Spahiu është një prej 10 përkthyesve të përzgjedhur nga juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë me romanin “Njeriu që shet gjak” nga autori Yu Hua (Botimet Onufri) si finalist për Çmimin e madh të Përkthimit.

Fate Velaj është një prej 10 autorëve të përzgjedhur për romanin “Mossanga” (Botimet Onufri) si finalist për Çmimin e madh të Letërsisë.

Shkrimtari Alban Tufa është një prej 10 autorëve të përzgjedhur per romanin “Po sikur të mos jetë ëndërr?” (Botimet Toena) si finalist për Çmimin e madh të Letërsisë. /j.p/

The post Çmimet kombëtare të Letërsisë 2024, pesë nga finalistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Abdixhiku prezanton sot 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës

16 December 2025 at 09:29


Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku sot do të prezantojë 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës nga ora 18:00 në AMC.

Sipas Abdixhikut kjo listë është e përbërë me një ekip që di pse garon dhe për kë punon. Si dhe programi politik i tyre është vizion i bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar.

“Lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon. Në këtë mbrëmje do të shpalosi edhe Programin Politik tonin si dhe vizionin tim për Kosovën; një vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar. Ju ftoj të jeni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm. Të jemi bashkë për Kosovën që duam. Le të zgjedhim shpresën”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Telegrafi/

KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

10 December 2025 at 17:50

PRISHTINË, 10 dhjetor/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) nuk i ka certifikuar të mërkurën kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vetëm një javë pasi dështoi t’ia ndalonte pjesëmarrjen në këto zgjedhje partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Ky është tentimi më e fundit në një varg përpjekësh të dështuara të disa anëtarëve të komisionit për t’ia pamundësuar kësaj partie pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale në vend.

Me dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për, 33 kandidatët e Listës Serbe nuk u certifikuan pavarësisht se Zyra për Regjistrimin e Partive Politike kërkoi certifikimin e tyre duke thënë se emrat e tyre nuk bien ndesh me ligjin për zgjedhjet.

“Lista me kandidatë është verifikuar bazuar në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Nga të dhënat e pranuara nga institucionet e vendit, del se asnjë kandidat nuk bien ë kundërshtim me ligjin për zgjedhjet”, tha kryetari i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, Besnik Buzhala.

Anëtarët e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër.

Kurteshi nuk dha ndonjë arsye pse votoi kundër, por tha shkurtimisht se “jam kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e saj”.

Anëtarët e partive të tjera politike shqiptare në KQZ abstenuan nga votimi.

Lista Serbe mund të ankohet ndaj këtij vendimi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Votimi i së mërkurës vjen vetëm pak ditë pasi PZAP-ja e urdhëroi KQZ-së ta zhbëjë vendimin e 2 dhjetorit për moscertifikimin e Listës Serbe dhe urdhëroi pjesëmarrjen e saj në zgjedhje, duke thënë se komisioni nuk ka ofruar “asnjë arsyetim” për vendimin e marrë.

Paneli tha se Lista Serbe i kishte plotësuar kushtet e parapara me ligj për pjesëmarrje në zgjedhjet e këtij muaji.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi atë vendim të komisionit, siç ka bërë edhe në të kaluarën, pasi partia më e madhe e serbëve të Kosovës është përballur me përpjekje të vazhdueshme këtë vit për të mos ia lejuar pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale.

Kjo është hera e katërt që KQZ-ja nuk e certifikon fillimisht këtë parti apo kandidatët e saj, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në të gjitha rastet, PZAP-ja i ka rrëzuar vendimin e KQZ-së kundër saj.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.

Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme këtë muaj sepse partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti në dy përpjekje ta marrë mbështetjen e Kuvendit për një mandat të ri.

Ajo i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por 48 ulëse në Kuvend ishin të pamjaftueshme për të qeverisur e vetme dhe ajo nuk gjeti një partner për të formuar qoftë edhe një qeveri të pakicës prej 61 ulësesh në Kuvend. /rel/

The post KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhje në 5 bashki, kush janë 13 kandidatët dhe çfarë premtojnë

By: FAKTOJE
9 November 2025 at 12:00

Sebi Alla – Pesë bashki të vendit janë sot në provën e zgjedhjes së kryebashkiakëve të rinj, në zgjedhjet e pjesshme lokale, që do të kenë për një mandat të kufizuar deri në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2027.

Mbi 334 mijë qytetarë të pesë bashkive do të përzgjedhin mes 13 kandidatëve të ofruar.

Bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat zhvillojnë zgjedhjet për kryebashkiakë, pas dorëheqjes së kryetarëve të mëparshëm pasi tre u zgjodhën deputetë ish-kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo, ai i Tepelenës Tërmet Peçi dhe i Matit Agron Malaj, që të tre në radhët e PS-së, ndërsa kryetari i Bashkisë Cërrik Andis Salla u emërua ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në Vlorë ish-kryebashkiaku Ermal Dredha dha dorëheqjen pas disa kritikave nga kryeministri Rama për punën jo të mirë sipas tij të kësaj bashkie në kulmin e sezonit turistik.

Vlora

Në pesë bashkitë e vendit janë 13 kandidatë për të fituar postin e kryebashkiakut. Në Vlorë, tre kandidatët Brunilda Mersini e PS-së dhe dy të pavarurit Dionis Sota dhe Gjergj Nika.

Edhe pse fushata ka qenë jo shumë aktive, kandidatët në rrjetet sociale apo në daljet në media, kryesisht ato lokale kanë parashtruar projektin e tyre për bashkinë.

“E duam Vlorën edhe në dimër me të njëjtin intensitet. Sfida ime është të ndërtoj një qytet më të pastër, me ritëm të qëndrueshëm zhvillimi, ku të majtë e të djathtë bien dakord për nevojën e përbashkët për progres”, tha kandidatja e PS-së Brunilda Mersini.

Ajo u shpreh optimiste për rezultatin e zgjedhjeve duke deklaruar në podkastin e drejtuar nga kryeministri se: “Shpresoj të marr 80% të votave”.

Nga ana tjetër kandidati Dionis Sota doli si i pavarur, por që më vonë u mbështet nga opozita, ndërsa kandidatura tjetër po në siglën “i pavarur” është ajo e Gjergji Nikës, aktualisht anëtar në Këshillin Bashkiak të Vlorës, si përfaqësues i së djathtës.

Sota premton transparencë totale të buxhetit, ndërhyrje të menjëhershme në infrastrukturë e kanalizime, start-upe për të rinjtë dhe ndërtimin e lagjeve ekologjike.

Ndërsa Nika në një nga postimet e tij në rrjetet sociale shprehet se procesi politik në këtë qytet ka degraduar nga gara reale dhe alternativa e vërtetë.

“Nuk është e lehtë, madje është e dhimbshme të shohësh qytetin tënd të rrëshqasë nga një periudhë ku kandidaturat kishin qytetari, peshë, integritet, pasion dhe vizion, në një realitet ku gjithçka është kthyer në një lojë interesash, tallje dhe degradim moral”, shkruan ai, ndërsa shton se kandidati i opozitës duhet të kishte një peshë reale, dhe jo të jetë një eksperiment.

Tepelena

Në Bashkinë Tepelenë, Partia Socialiste kandidon me Gramoz Sakon, ish-Komandant i Gardës së Republikës, ndërsa si kandidat i pavarur Gabriel Guma, ai është 26 vjeç dhe ka mbaruar studimet në Fakultetin e Arkitekturës & Dizanj në Universitetin Polis.

Guma mbështetet nga opozita. Të dy kandidatët kanë shprehur vizione të ndryshme për drejtimin e Bashkisë, ku kandidati i PS-së kërkon vijimësinë, ndërsa Guma tregon për ndryshimin e nevojshëm sipas tij.

Berat

Në Bashkinë Berat Partia Socialiste vendosi të kandidojë nënkryetarin aktual të bashkisë Ervin Ceca, ndërsa përballë tij do të jetë kandidati i pavarur Pavlo Shkarpa, i mbështetur nga opozita.

I diplomuar në Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës në Itali Ceca u kandidua nga socialistët si vijimësi, pasi më parë ka drejtuar edhe Këshillin Bashkiak.

Nga ana tjetër Shkarpa shprehet se “synimi ynë është të ndërtojmë një bashki që i shërben qytetarëve me transparencë, ndershmëri dhe përkushtim”.

Cërrik

Në Bashkinë Çërrik janë tre kandidatë që synojnë postin e kryebashkiakut. Nga Partia Socialiste kandidon Florenc Doka, i diplomuar në Drejtësi, në vitin 1999 duke marrë titullin jurist, si dhe në vitin 2008 me titullin avokat.

I lindur në Gramsh në vitin 1986 dhe banues në Cërrik që prej vitit 1996, Eligert Hima është prind i dy fëmijëve dhe jeton në Romë, ku ka përfunduar studimet e larta për Hetuesi dhe Kriminologji pranë Universita Popolare di Milano.

Nga ana tjetër, Amarildo Hoxha (i pavarur). Hoxha është me profesion mjek dhe do të përfaqësojë gjithashtu PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëndor.

Mat

Në Bashkinë Mat janë përballë tre kandidatë me profile të ndryshme: Altin Bojni, ekonomist dhe ish-kryetar i Këshillit Bashkiak, që përfaqëson Partinë Socialiste; Eduart Brahilika, jurist dhe kandidat i mbështetur nga Partia Demokratike; si dhe Suzana Pasha, ish-drejtuesja e forumit të grave socialiste, që kandidon si e pavarur.

The post Zgjedhje në 5 bashki, kush janë 13 kandidatët dhe çfarë premtojnë appeared first on Faktoje.al.

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

1 November 2025 at 08:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletët e votimit dhe renditjen e kandidatëve për kryetar bashkie në pesë bashki ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme lokale më 9 nëntor. Bëhet fjalë për bashkitë e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës. Ky proces zgjedhor vjen si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive […]

The post Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit appeared first on BoldNews.al.

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

26 October 2025 at 14:52

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar në mbledhjen e sotme verifikimin e të gjithë kandidatëve që ishin regjistruar për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit që do të mbahen në 5 Bashki të vendit. I vetmi i cili nuk është regjistruar ka qenë Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë, i cili kërkonte […]

The post KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e pjesshme! Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve, kush është në garë për kryetar në 5 bashki të vendit, opozita mbështet të pavarurit

By: D Marku
25 October 2025 at 13:46

Afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit ka përfunduar.

Dje mbaroi edhe koha e përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për dorëzimin e dokumentacionit nga subjektet politike dhe kandidatët e pavarur që garojnë në këtë proces.

Partia Socialiste ka dalë me emrat zyrtarë të saj, ndërsa Partia Demokratike ka shprehur se do të mbështesë kandidatët e pavarur.

Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”: Një instrument i ri për transparencë, integritet dhe besim në vendimmarrjen publike

Kanë depozituar dokumetacion kandidimi:

1.Bashkia Vlorë, propozuar nga zgjedhësit z. Dionis Sota;

2.Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia Socialiste zj. Brunilda Mersini;

3.Bashkia Berat, propozuar nga zgjedhësit Pavlo Shkarpa;

4.Bashkia Berat propozuar nga Partia Socialiste z. Ervin Ceca;

5.Bashkia Cërrik, propozuar nga Partia Socialiste z. Florenc Doka;

6.Bashkia Cërrik, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” z. Eligert Hima;

7.Bashkia Cërrik, propozuar nga zgjedhësit Amarildo Hoxha;

8.Bashkia Mat, propozuar nga Partia Socialiste z. Altin Bojni;

9.Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit z. Eduart Brahilika;

10.Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit zj. Suzana Pasha;

11.Bashkia Tepelenë, propozuar nga zgjedhësit, z. Gabriel Guma;

12.Bashkia Tepelenë, propozuar nga Partia Socialiste z. Gramoz Sako;

The post Zgjedhjet e pjesshme! Përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve, kush është në garë për kryetar në 5 bashki të vendit, opozita mbështet të pavarurit appeared first on Albeu.com.

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

20 October 2025 at 18:33

Ervin Salianji, i ftuar në A2 CNN, mes të tjerash foli dhe për zgjidhjen që gjeti opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku zgjodhi që të përfaqësohet me kandidatë të pavarur. Ish-deputeti i PD, u shpreh se kjo zgjidhje uli përçarjet dhe bashkoi të gjithë faktorin opozitarë, por kandidatët ndonëse janë jo partiakë, janë të […]

The post “Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim appeared first on BoldNews.al.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miraton emrat e 4 kandidatëve për kreun e ri të SPAK

By: V K
20 October 2025 at 10:58

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miraton listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK. Ata janë; Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.

Sokol Stojani, kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, tha se të 4 kandidatët i plotësojnë kushtet për të qenë garuar.

Stojani u shpreh se ne i propozojmë këshillit miratimin e listës së kandidatëve, për të qenë në krye të SPAK.

Sipas tij, të katër kandidatët janë prokurorë të SPAK, nuk janë drejtues dhe nuk kanë masë disiplinore.

Kujtojmë se Altin Dumanit, i mbaron mandati 3-vjeçar si drejtues i SPAK në muajin dhjetor të këtij viti.

The post Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miraton emrat e 4 kandidatëve për kreun e ri të SPAK appeared first on Albeu.com.

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

10 October 2025 at 21:47

Janë zbuluar emrat e kandidatëve, që pritet të mbështeten nga Partia Demokratike në zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit për Bashkinë e Beratit dhe të Vlorës. Burime për mediat bëjnë me dije se në Brat, demokrat do të mbështesin kandidaturën e Pavlo Shkarkpas, ndërsa për Bashkinë e Vlorës do të mbështesin Dionis Sotën, i […]

The post PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Kryesia e Partisë Demokratike në Vlorë vendos listën e kandidatëve, zbulohen emrat e propozuar për Bashkinë

By: M C
4 October 2025 at 20:48

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, u zhvillua sot një mbledhje e rëndësishme e kryesisë së degës, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, me fokus përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Vlorë.

Gjatë takimit, Leskaj theksoi se dega lokale e PD-së është angazhuar plotësisht për këtë proces elektoral dhe se puna për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie ka hyrë në një fazë intensive diskutimesh. Ai bëri të ditur se konsultimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme, jo vetëm me forumet e ndryshme të PD-së, por edhe nëpërmjet takimeve me anëtarësinë dhe strukturat në rajonet e qytetit dhe të gjithë qarkut.

Sipas tij, qëllimi është që përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, të përzgjidhet kandidatura më përfaqësuese dhe më e denjë për të përfaqësuar Partinë Demokratike në garën për drejtimin e Bashkisë Vlorë.

Emrat e propozuar si kandidatë potencialë:

-Eralba Kreshpa

-Alta Azizi Haluci

-Atird Hoxha

-Genti Hamzaraj

-Rezembrik Serjani

Deri më tani, emri që përmendet më shpesh në diskutime është ai i Atird Hoxhës, aktualisht kreu i grupit të këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak të Vlorës. Hoxha ka qenë më parë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare, ku u rendit i katërti në listën e mbyllur të PD-së, por nuk arriti të siguronte një mandat për shkak të mungesës së votave të nevojshme.

Nga diskutimet e deritanishme brenda strukturave, Atird Hoxha rezulton të jetë kandidatura më e votuar, megjithatë vendimi përfundimtar pritet të formalizohet pas përfundimit të fazës së konsultimeve dhe dakordësisë së plotë mes forumeve të partisë.

Procesi pritet të vijojë gjatë ditëve në vijim, me qëllim që PD të paraqitet me një kandidat të fortë dhe të unifikuar në zgjedhjet që do të zhvillohen së shpejti.

The post Kryesia e Partisë Demokratike në Vlorë vendos listën e kandidatëve, zbulohen emrat e propozuar për Bashkinë appeared first on Albeu.com.

Gara për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, zbardhen emrat e kandidatëve

By: M C
3 September 2025 at 17:35

Pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes, zbardhen emrat e kandidatëve që garojnë për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në garë morën pjesë 13 kandidatë, por vetëm gjashtë prej tyre janë përzgjedhur për të vijuar më tej në proces.

Kandidatët që kaluan në fazën tjetër janë:
• Asim Vokshi
• Alban Toro
• Florjan Ballhysa
• Naureda Llagami
• Genta Tafa
• Alma Faskaj

Vakanca në krye të Gjykatës Kushtetuese është shpallur nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe.

Procesi i përzgjedhjes së kreut të Gjykatës Kushtetuese mbetet një nga çështjet kyçe për sistemin e drejtësisë në vend, ndërsa pritet që fazat e radhës të përfshijnë intervista dhe vlerësim të thelluar të kandidatëve.

The post Gara për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, zbardhen emrat e kandidatëve appeared first on Albeu.com.

FOTO+EMRAT/ Kush janë katër kandidatët që kërkojnë vendin e Altin Dumanit?

By: V K
29 August 2025 at 15:49

SPAK, në fund të vitit pritet të ketë një drejtues të ri, ashtu siç e përcakton ligji që mandati i kreut të institucionit është trevjeçar dhe zgjedhja e tij bëhet në KLP.

Sipas ligjit, në KLP ka votim me kandidatura alternative. Votohet pasi kandidatët paraqesin platformat e tyre dhe bëhet zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut.

Drejtuesi i parë i këtij institucioni në themelimin e tij ka qenë Arben Kraja. Më pas, tre vite më parë, më 16 dhjetor të vitit 2022 në krye të SPAK-ut, u zgjodh zoti Altin Dumani.

Dumani në tre vite shkroi epokën e tij në krye të këtij institucioni, jo vetëm si drejtues, por edhe si prokuror. Një epokë që le një standart të lartë profesional dhe integriteti.

Me aktet e forta dhe veprimet e pandalshme duke goditur krimin, kupolën e tij, por dhe politikën e korrupsionin, Dumani tregoi se me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin prokuroria mund të çojë në bankën e të akuzuarve edhe ata që quheshin “të paprekshmit”.

Përtej një vlerësimi që tashmë dihet publikisht, kjo për shkak edhe të mbështetjes së gjerë publike që ka zoti Dumani, SPAK-u do të ketë nevojë për standardin e tij, integritetin dhe profesionalizmin.

CNA ka shkruar shpesh për standardin “Dumani” në hetime, të cilin nuk e shohim te prokurorët e tjerë, pra nuk janë në lartësinë e tij profesionale apo integritetin e tij, por ashtu siç e ka deklaruar dhe vetë zoti Dumani flirtojnë me politikën apo kanë qëllime të tjera.

Gjithsesi, këto tre vite të Altin Dumanit në krye të SPAK-ut janë përtej të lavdërueshmes, ashtu siç e theksuam më sipër, janë një epokë, jo vetëm për institucionin, por edhe për Shqipërinë.

Janë një rrugë e shtruar drejt për të shkuar në BE, duke luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mjafton që me vullnet, përkushtim dhe integritet profesional gjithçka ta bësh më të thjeshtë.

Kjo nuk është e rastësishme dhe nuk është thjesht puna e një hetuesi apo prokurori që qëndron dhe udhëzon pas një tavoline. Është një betejë e fortë, e vazhdueshme deri në gjunjëzimin e krimit dhe korrupsionit.

Janë me qindra persona të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, grupet kryesore kriminale në vend janë të shpartalluara dhe nën akuzë krerët e tyre, politikanë nga zyrtarë më të lartë të shtetit, ish-Presidentë, ish-kryeministra, ministra, kryetarë bashkish, të cilët SPAK-u i ka çuar me akuza dhe u ka provuar veprat e tyre penale.

Altin Dumani, do të largohet nga kreu i SPAK-ut dhe institucioni do të ketë një drejtues të ri, por gjithsesi ai ngelet prokuror në këtë institucion.

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA nga burime të saj jozyrtare, deri në momentin e tanishëm janë katër emra që mund të garojnë për kreun e këtij institucioni.

Adnan Xholi, është emri më i përfolur deri tani në garën për kreun e SPAK-ut.

 


Adnan Xholi dhe kreu i SPAK Altin Dumani

Xholi është një nga njerëzit që qëndron dhe e kemi parë shpesh në krah të majtë të Dumanit në komisionet parlamentare apo takimet e tjera publike.

Është një prokuror me eksperiencë dhe në një tjetër shkrim CNA do të sjellë CV-në e plotë të tij profesionale dhe deklarimin e tij të pasurisë.

Emri i dytë është Vladimir Mara.


Vladimir Mara, prokuror i SPAK-ut

Një tjetër prokuror në SPAK, një emër që pretendon. Në disa dosje dhe arrestime tëbujshme qëndron firma e tij.

Emri i tretë në garë është Klodian Braho, prokurori i dosjes “5D” dhe inceneratorit të Elbasanit.

 


Klodian Braho

Një nga pretendentët për kreun e SPAK-ut.

Emri i katërt, jo i fundit dhe jo më i parëndësishmi, është Anita Jella.

 


Anita Jella

Një prokurore me integritet dhe në rast se do të zgjidhej ajo për herë të parë SPAK-u do të kishte një zonjë në krye të institucionit.

Këto janë katër emrat që CNA ka mundur të zbulojë.

Në të tjera materiale ne do të sjellim profilet e kandidatëve, si dhe pasuritë e tyre deri në momentin që kanë kaluar vetingun.

Të katërt janë emëruar në kohë të ndryshme në SPAK. Dihet që mandati i një prokurori të SPAK-ut është 9 vjet dhe ka të drejtë të garojë për kryetarë.

Në rast se zgjidhet kryetar ka një mandate trevjeçar dhe më pas vazhdon prokuror i thjeshtë në këtë institucion deri në përfundimin e mandatit për t’u emëruar më pas në një tjetër Prokurori./ Marrë nga CNA

The post FOTO+EMRAT/ Kush janë katër kandidatët që kërkojnë vendin e Altin Dumanit? appeared first on Albeu.com.

Publikohen sot kandidatët për “Topin e Artë 2025”, një emër surprizë

By: V K
7 August 2025 at 12:07

Numërimi mbrapsht për “Topin e Artë” ka filluar, procesi që çon në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris më 22 shtator fillon zyrtarisht ditën e sotme me listën e 30 kandidatëve.

Dhe Parisi, së bashku me PSG-në, është qendra rreth së cilës sillen shumica e finalistëve.

Sezoni i shkëlqyer i parisienëve i bën Donnarumma-n, Vitinha-n dhe Dembele-n tre pretendentët më të fortë për çmimin.

Krahas tyre, Lamine Yamal i Barcelonës, një kandidaturë mjaft e fortë.

Të preferuarit e zakonshëm Salah, Kane, Mbappé dhe Vinicius me siguri do të jenë të pranishëm, por nuk do të kenë ndonjë ambicie të madhe për të fituar.

Do të jetë gjithçka parisiene, me një shije të kaltër, edhe nëse Donnarumma shfaqet pas Dembele dhe Vitinha.

Lista e 30 finalistëve do të publikohet rreth orës 15:00 të ditës së sotme, dhe ka edhe një surprizë të mundshme që përfshin Serie A.

Disa thashetheme nga Anglia sugjerojnë se Scott McTominay, do të jetë midis kandidatëve.

Mesfushori ishte një lojtar kyç në fushatën e Napolit në kampionatin italian, si për performancat e tij ashtu edhe për 12 golat që shënoi gjatë triumfit.

Kjo do të ishte një arritje e merituar, por që duhet harruar se mund të fitojë trofeun.

100 gazetarët që përbëjnë jurinë votojnë sipas kritereve të mëposhtme: performanca individuale, karakter vendimtar ose spektakolar, vlera kolektive dhe trofetë e fituara. Klasi dhe loja e ndershme merren gjithashtu në konsideratë.

Çdo anëtar jurie zgjedh 10 emra, duke i dhënë vendit të parë 15 pikë, vendit të dytë 12, vendit të tretë 10, vendit të katërt 8, vendit të pestë 7, vendit të gjashtë 5, vendit të shtatë 4, vendit të tetë 3, vendit të nëntë 2 dhe vendit të dhjetë 1.

The post Publikohen sot kandidatët për “Topin e Artë 2025”, një emër surprizë appeared first on Albeu.com.

Gara për përzgjedhjen e Drejtorit të BKH-së, përfundojnë intervistat/ Shtatë kandidatët kalojnë në fazën e radhës

By: M C
28 July 2025 at 18:20

Ka përfunduar sot faza e intervistës në kuadër të procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

bkh-spak-1

Pas zhvillimit të testit të poligrafit më datat 24 dhe 25 korrik, intervistat me kandidatët u zhvilluan sot, duke nisur në orën 09:00 në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Secila intervistë zgjati rreth 45 minuta dhe u mbikëqyr nga përfaqësues ndërkombëtarë, për të garantuar standarde të larta transparence dhe integriteti.

Sipas SPAK, gjatë intervistave, kandidatët u vlerësuan mbi njohuritë e tyre profesionale, aftësitë drejtuese dhe qasjen e tyre ndaj sfidave që lidhen me drejtimin e BKH-së.

Në përfundim të kësaj faze, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi që të shtatë kandidatët të kalojnë në fazën e radhës, atë të verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë.

Kujtojmë se kandidatët në garë janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Njoftimi i SPAK

Përfundon Faza e Intervistës në Procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së

Pas zhvillimit të testit të poligrafit më datat 24 dhe 25 korrik, sot përfundoi edhe faza e intervistës për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Intervistat nisën në orën 09:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe zgjatën 45 minuta për secilin kandidat.

Kjo fazë, e monitoruar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, u fokusua në vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese dhe qasjen e kandidatëve ndaj sfidave që lidhen me pozicionin e Drejtorit të BKH-së.

Në përfundim të kësaj faze, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi që të shtatë kandidatët t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

SPAK rikonfirmon angazhimin për të garantuar një proces përzgjedhjeje transparent, të drejtë dhe të bazuar në kritere të qarta profesionale dhe ligjore.

The post Gara për përzgjedhjen e Drejtorit të BKH-së, përfundojnë intervistat/ Shtatë kandidatët kalojnë në fazën e radhës appeared first on Albeu.com.

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

By: V K
28 July 2025 at 11:55

Këtë të hënë, shtatë kandidatët e mbetur në garë për postin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), do t’i nënshtrohen sot fazës së fundit të konkursit, një intervistë para një paneli të përbërë nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe Prokurorët e Posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Kjo intervistë vjen pas përfundimit të shtatë fazave të testimit, ku kandidatët janë vlerësuar përmes një game të gjerë kriteresh, përfshirë testin logjik, testin e poligrafit, shkrimin e një eseje dhe faza të tjera vlerësimi.

Çdo kandidat paraqitet individualisht për këtë intervistë.

Pas përfundimit të kësaj faze, SPAK do të bëjë publik njoftimin përmbyllës me rezultatet e testimeve dhe renditjen e kandidatëve.

Më tej, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të figurës morale dhe të pasurisë. Në përfundim të gjithë këtij procesi, SPAK do t’i propozojë një emër Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratim.

BKH konsiderohet një nga strukturat kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka rol mbështetës në çdo hetim të ndërmarrë nga SPAK, përfshirë përgjimet, vëzhgimet dhe veprimet e tjera hetimore. Zgjedhja e drejtuesit të saj pritet me interes të lartë, për shkak të ndikimit që kjo figurë do të ketë në efikasitetin e hetimeve të ardhshme.

The post Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK appeared first on Albeu.com.

Gara për kreun e BKH/ SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

By: V K
18 July 2025 at 12:26

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të ditur se gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), vijon me një fazë të re.

Shtatë kandidatët që kanë kaluar në raundin e mëparshëm, janë thirrur të paraqiten më 22 korrik, në ora 09:00, në zyrat qëndrore të SPAK.

Në këtë fazë, kandidatët do t’i nënshtrohen provimit me ese, i cili është pjesë e procedurës përzgjedhëse të drejtuesit të ardhshëm të këtij institucioni kyç në luftën kundër krimit të organizuar.

Komisioni i Përzgjedhjes, publikoi më 26 qershor rezultatet e fazës së parë të shqyrtimit paraprak të aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në total, u shqyrtuan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazën tjetër të konkurimit.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve ligjore, kandidatët që vijonin garën janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në bazë të nenit 148/dh të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Faza e ardhshme përfshin testime të mëtejshme profesionale dhe vlerësime të integritetit.

The post Gara për kreun e BKH/ SPAK njofton 7 kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit appeared first on Albeu.com.

Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA

By: user7
10 July 2025 at 10:50

Përfundon testi fizik për 7 kandidatët për kreun e BKH në Repartin RENEA.

Testi u zhvillua me ushtrime, pompa, 300 metra sprint dhe 2.4 km vrapim.

Testimi nisi në orën 7.30 mëngjesin e kësaj të enjte dhe u ndoq nga anëtari i komisionit të posaçëm Behar Dibra. Të pranishëm ishin edhe profesorë të Fiskulturës nga Universiteti i Sporteve qe kane bere vlerësimin.

Deri të nesër, ditë e premte, pritet dalja e rezultateve se kush nga 7 kandidatet do të vijojë garën me fazën e tretë. Pritet që kandidatët t’i nënshtrohen edhe eses, testit të poligrafit dhe intervistës.

Kandidatët që vijojnë garën për kreun e BKH:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta

The post Gara për kreun e BKH-së, përfundon testi fizik për 7 kandidatët në repartin RENEA appeared first on Lapsi.al.

❌
❌