Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

SHBA miraton shitjen e mundshme të mbështetjes dhe pajisjeve për F-15 në Arabinë Saudite

4 February 2026 at 11:44


SHBA-të kanë miratuar një tjetër shitje potenciale armësh në Arabinë Saudite, këtë herë për pjesë mbështetjeje për aeroplanët luftarakë F-15 në një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh.

Një numër i vogël kontraktorësh civilë ose personeli ushtarak amerikan afatgjatë mund të kërkohet në Mbretëri, tha Pentagoni në një deklaratë.

"Mbretëria e Arabisë Saudite ka kërkuar të blejë artikujt e mëposhtëm jo të mëdhenj të pajisjeve mbrojtëse: pjesë këmbimi dhe riparimi, materiale konsumi dhe aksesorë, dhe mbështetje riparimi dhe kthimi; pajisje tokësore dhe të personelit; softuer dhe mbështetje softuerike të klasifikuar dhe të paklasifikuar; botime dhe dokumentacion teknik të klasifikuar dhe të paklasifikuar; pajisje trajnimi dhe trajnimi të personelit; shërbime mbështetjeje inxhinierike, teknike dhe logjistike të Qeverisë së SHBA-së dhe kontraktorëve; dhe elementë të tjerë të lidhur me logjistikën dhe mbështetjen e programit", sipas njoftimit.

Kjo shitje thuhet se do të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një aleati të madh jo-NATO "që është një forcë për stabilitet politik dhe përparim ekonomik në rajonin e Gjirit".

Siç theksohet më tej, F-15-at gjithashtu rrisin aftësinë e Mbretërisë për të penguar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme.

Ndërkohë, vënë në pah mediat, në fund të javës së kaluar, administrata Trump miratoi shitjen e mundshme prej 9 miliardë dollarësh të 730 raketave PATRIOT Advanced Capability-3 Raketa të Përmirësuara të Segmentit të Raketave (PAC-3 MSE) Arabisë Saudite.

"Këto kapacitete të përmirësuara do të mbrojnë forcat tokësore të Arabisë Saudite, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve vendas dhe do të përmirësojë ndjeshëm kontributin e Arabisë Saudite në IAMD (mbrojtjen e integruar ajrore dhe raketore) në rajonin CENTCOM", tha Pentagoni.

PAC-3 MSE është prodhuar nga Lockheed Martin dhe është një nga interceptorët më të përparuar, i aftë të zbulojë dhe rrëzojë raketa dhe dronë të avancuar. /Telegrafi/

Yesterday — 3 February 2026Main stream

India, Filipinet dhe Egjipti/ Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025

By: V K
3 February 2026 at 07:49

Në vitin 2025, rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Deri në fund të vitit 2025, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 27,514 banorë sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER) dhënë për Monitor nga Policia e Shtetit, duke shënuar një nivel rekord.

Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65% janë për arsye pune dhe rreth 15% për bashkim familjar.

Në raport me 2024, numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi u rrit rreth 4,800 banorë apo 22%.

Nga totali prej 27,514 lejesh qëndrimi aktive deri në fund të vitit 2025, shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia.

Numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 32%.

Ndryshe nga shtetasit e tjera, banorët nga Kosova pajisen me leje qëndrimi me afat 5- vjeçar.

Pas Kosovës numrit më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi, është nga Italia me 3,776 persona që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 75%.

Krahas Italisë e Greqisë, që tradicionalisht kanë kryesuar për leje qëndrimi, një rritje e ndjeshme në 2025-n është shënuar nga shtetasit nga India dhe Filipinet e Egjipti, që janë ngjitur përkatësisht në vend të tretë, të katërt e të pestë.

Numri i shtetasve nga India në 2025 arriti në 2,399 apo 47%. Shtetasit nga India përbënë 14% të totalit të huajve të pajisur me leje qëndrimi. Këta punojnë kryesisht në shërbime dhe teknologji informacioni.

Shtetasit nga Filipinet të pajisur me leje qëndrimi në 2025 janë 2,213 persona apo 130% më tepër sesa 2024. Këta shtetas punojnë kryesisht në shërbimet shtëpiake dhe në hotele e restorante e më pak në fason.

Për 2025 numri i shtetasve të huaj nga Egjipti ishte 2,007 persona apo rreth 2 herë më shumë sesa në 2024 dhe punojnë në sektorë të ndryshëm, deri në bujqësi. Ata përbënë 7% të totalit të të huajve në 2025.

Numri i shtetasve nga Turqia ishte 1,862 persona apo përbënë 7% të totalit në 2025. Në raport me 2024 numri i tyre u rrit rreth 47%.

Nga i shtetasve të huaj nga SHBA arriti në 1,128 banorë apo 164% më shumë sesa në 2024.

Nga ana tjetër Miamare ka 445 persona (2% të totalit) apo 77% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve nga Kina arriti 362 persona apo 42% më shumë sesa në 2024.

Numri i shtetasve të huaj nga Nigeria arriti 184 persona për vitin 2025.

Aplikime të reja për 2025, kryesohen nga shtetasit indianë dhe filipinas

Gjatë vitit 2025, sipas Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, që tregon një rritje të dukshme krahasuar me 13,176 aplikime që u përpunuan gjatë vitit 2024. Krahasuar me vitin 2024 numri i tyre me 6,145 aplikime me apo 47% më shumë.

Gjatë vitit 2025, shtetësitë kryesore që kanë aplikuar për herë të parë për leje qëndrimi është India me 2,691 aplikime, që përbën 14% të totalit, Filipinet me 2,415 aplikime (13%), Italia me 2,239 aplikime (12%), Egjipti me 2,198 aplikime (11%), Kosova me 1,813 aplikime (9%), Turqia me 1,441 aplikime (7%), SHBA me 606 aplikime (3%), Mianmar me 506 aplikime (3%), Rusia me 442 aplikime (2%) dhe Ukraina me 312 aplikime (2%).

65% e aplikimeve të reja për punësim.

Megjithatë, motivi kryesor për pajisjen me leje qëndrimi në Shqipëri vijon të mbetet për çështje punësimi dhe bashkimi familjar.

Për vitin 2025, nga totali i aplikimeve të reja 65% e tyre ishin për leje unike punësimi, e ndjekur nga aplikimet për bashkim familjar që përbënë 13% apo rreth 5% e tyre ishin për qëllime studimi. Ndërsa numri i shtetasve të huaj që aplikuan për leje të përhershme qëndrimi ishte 40 apo duke përbërë 0.2% të totalit të numrit të aplikimeve për 2025.

Nga totali i aplikimeve për 2025, sipas të dhënave 7,049 apo 36.4% prej tyre janë aplikime nga femra dhe 12,272 apo 63.6% nga meshkuj./ Monitor

The post India, Filipinet dhe Egjipti/ Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025 appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Termocentralet gjysmëshekullore në Kosovë, strategjitë u premtuan - investimet munguan

2 February 2026 at 21:36


Javëve të fundit nuk janë të rralla njoftimet për rënien nga prodhimi të ndonjërit prej blloqeve në dy termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Derisa për vitin që shkoi ende nuk është publikuar raporti, sipas atij paraprak, më 2024 pesë njësitë prodhuese të “A”-së dhe “B”-së, ishin ndalur gjithsej 45 herë, prej tyre 32 herë ishin të paplanifikuar apo rënie nga prodhimi.

Ndërkaq, më 2023 këto njësi ishin ndalur gjithsej 47 herë, prej të cilave 38 ishin rënie nga prodhimi ose ndalesa të paplanifikuara.

Tri njësitë e termocentralit “Kosova A” tashmë kanë tejkaluar gjysmë shekulli prej kur janë funksionalizuar.

Blloku A5, që është më i riu në këtë termocentral, tashmë ka hyrë në vitin e 51-të të punës – pasi ishte vënë në funksion më 1975. Ndërsa edhe më të vjetra janë dy njësitë tjera, A3-shi që mbush 56 vjet dhe A4-shi 55 sish.

Vetë Strategjia Kombëtare e Energjisë përmend si shqetësim vjetërsinë e njësive të “A”-së duke saktësuar se ato “janë në fund të jetëgjatësisë së tyre teknike”.

Ndërkaq, edhe “Kosova B” që kishte nisur punën në dekadën pasuese, është në afërsi të mesatares së jetëgjatësisë së termocentraleve me thëngjill – që varësisht modeleve dhe teknologjisë sillet deri rreth 40 vjet, me raste deri në 50.

Njësia B1, e funksionalizuar 1983, tashmë ka hyrë në vitin 43 të punës, ndërsa B2 është një vit më e re.

Përkundër vjetërsisë dhe problemeve me besueshmërinë, dy termocentralet përbëjnë “boshtin kurrizor” të prodhimit vendor të rrymës.

Besnik Boletini nga organizata “Çohu”, e cila ndër vite ka kryer hulumtime lidhur me KEK-un, theksoi se situata aktuale është pasojë e mungesës së guximit për investime në kapacitete të reja.

“Janë si pasojë e mungesës së vendimeve strategjike për politikat e energjisë. Nëse ju kujtohet në vitin 2006-07 ka filluar studimi i fizibilitetit Kosovën e Re, janë ndryshuar kapacitetet, u bë pa studim, nuk është ndërtua asgjë. Pastaj kanë filluar opsionet tjera, ka qenë ideja e gazit, nuk është bë asgjë. Do të thotë ka munguar një vendim i madh strategjik, i cili e zgjidhë çështjen e energjisë elektrike”, ka thënë – Besnik Boletini, Organizata “Çohu”.

Përkundër që institucionet përgjegjëse ishin dhe janë në dijeni të vjetërsisë dhe pasojave, Boletini tha se ato nuk morën vendime dhe veprime për zgjidhje.

“Ajo që është diskutuar në vazhdimësi është se përveç që nuk kanë qëndrueshmëri operative, kanë edhe ndotje shumë të madhe të mjedisit, prandaj është e domosdoshme që krijohet një alternativë e re”, ka thënë – Besnik Boletini, Organizata “Çohu”.

Qysh dekadën e kaluar, qeveri të ndryshme kishin diskutuar për dekomisionimin e një pjesë të termocentralit Kosova A, por në mungesë kapacitetesh të reja ishin tërhequr nga kjo ide./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Deputeti i PS ”fans” i Brikenës dhe Mateos, por ka një kritikë për ta

By: redi
2 February 2026 at 18:16

”Big Brother Albania Vip 5”, po komentohet kudo dhe nga çdokush. Valës së Brikenës dhe Mateos nuk i ka shpëtuar as deputeti i PS, Erion Braçe. Por ai ka një kritikë, dhe kjo ka të bëjë me përdorimin e cigareve elektrike. ”Këta që përdorin këto produkte janë të rritur dhe të përgjegjshëm për shëndetin e tyre, por është ekstremisht e ndaluar me ligj që kjo të paraqitet si modë për fëmijët”…

Source

Kristi ishte shkaku që doli nga shtëpia e BBV5? Keijsi përgjigjet shkurt: Mua më nxori vetja ime

By: M C
29 January 2026 at 23:18

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e së martës u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Moderatorja Elona Duro e pyeti Keijsi se çfarë mendimi ka për Kristin, i cili pas leximit të Zarfit të Zi u shpreh se nuk e kishte pritur që ai të largohej në këtë mënyrë nga shtëpia. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” tha:

Ndoshta e ka kuptuar edhe vetë që e ka tepruar me mënyrën e reagimit të tepërt që e bën gjithmonë. Çështjen e viktimizimit dhe e ka kuptuar që ka kaluar masën me veten e tij.

A e pranon Keijsi që nga Big Brother VIP e nxori Kristi? Ja si përgjigjet ai:

Jo, mua nuk më nxori Kristi. Mua më nxori vetja ime.

Shkaku ishte mbrojtja e një femre. Nuk kam bërë diçka për t’u penduar, nëse do të isha unë agresori atëherë po, patjetër që do kërkoja ndjesë edhe pse nuk para e bëj.

The post Kristi ishte shkaku që doli nga shtëpia e BBV5? Keijsi përgjigjet shkurt: Mua më nxori vetja ime appeared first on Albeu.com.

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në fitoren ndaj Montreal

29 January 2026 at 17:56


Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja ka gjetur rrugën drejtë rrjetës në fitoren e Metalist 1925 ndaj Montreal.

Ylli i Kosovës përfitoi nga një gabim në mbrojtje duke e finalizuar për mrekulli, kësisoj i dha epërsinë Metalistit.

Me një goditje të saktë, Zabërgja e la të shtangur portierin mysafir për të zhbllokuar epërsinë.

Ndërkohë, Metalist 1925 triumfoi me rezultat 2-1, ku në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi shqiptar Ermir Rashica./Telegrafi/

Lore zbulon banorët që sheh në finalen e “Big Brother VIP 5”

By: M C
29 January 2026 at 18:04

Këngëtarja e njohur, Lore, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli edhe në lidhje me projektet e saj më të reja muzikore.

Në një moment gjatë intervistës, Lore është pyetur për banorët që ajo mendon se janë më shumë në avantazh deri në këtë pikë të lojës për të qenë në finale.

Sipas ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nga lojtarët më të fortë dhe më inteligjent është Kristi. Lore shtoi se sheh në finale edhe Mirin me Selin.

“Kam shumë konsideratë për lojën e Kristit. Është një nga lojtarët më inteligjentë dhe të ftohtë. Miri dhe Selin janë një dyshe që i shoh në finale. Këta janë ata që mendoj unë më të avantzhuar. Mendoj se fitorja do ndahet mes këtyre të treve. Unë do doja shumë Brikenën në finale, por pse jo dhe Mateon. Kam vënë re që Mateo po pëlqehet shumë në rrjet”, tha këngëtarja e njohur.

The post Lore zbulon banorët që sheh në finalen e “Big Brother VIP 5” appeared first on Albeu.com.

PARIS – Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

27 January 2026 at 08:32

PARIS, 27 janar /ATSH-ANSA – Dhoma e ulët e parlamentit francez miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm një projektligj që ndalon aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç për të mbrojtur shëndetin e tyre.

I mbështetur nga qeveria dhe i miratuar nga Asambleja Kombëtare me 130 vota pro dhe 21 kundër, projektligji tani do t’i shkojë Senatit për shqyrtim.

Nëse miratohet përfundimisht, Franca do të jetë vendi i parë evropian që do të vendosë një kufizim të tillë moshe për aksesin në mediat sociale.

Kjo masë është një përparësi për presidentin Emmanuel Macron, i cili e quajti votimin e sonte një “hap të rëndësishëm”.   /os/

The post PARIS – Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshime për manipulim të zgjedhjeve lokale në Ferizaj, 33 ish-kandidatë për asamble kërkojnë rinumërim

26 January 2026 at 12:57


Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesa në Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar zgjerim të hetimeve dhe masa të jashtëzakonshme verifikuese lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë edhe rinumërimin e votave.

Fazliu deklaroi se në Prokurori janë dorëzuar emrat e 33 ish-kandidatëve për asamble komunale nga Ferizaj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndërsa paralajmëroi se së shpejti pritet të dorëzohen edhe emra nga komuna të tjera.

Ai tha se kërkesa në Prokurori ka të bëjë me zgjerimin e hetimeve që tashmë janë duke u zhvilluar për 28 dhjetorin, duke theksuar se bëhet fjalë për të njëjtët komisionerë zgjedhorë dhe për shkelje të natyrës së njëjtë.

Sipas tij, ekziston dyshim i bazuar se komisionerët që dyshohet se kanë kryer shkelje më 28 dhjetor, mund të kenë keqpërdorur vullnetin e qytetarëve edhe në zgjedhjet e 12 tetorit.

Paralelisht, Fazliu njoftoi se i është drejtuar edhe KQZ-së me kërkesë për ndërmarrjen e masave të jashtëzakonshme verifikuese, pas, siç tha ai, daljes në pah të provave të reja për keqpërdorime dhe manipulime. Ai theksoi se njëra nga kërkesat kryesore është rinumërimi i votave.

“Në zgjedhje lokale edhe një votë e bën diferencën. Nëse pas rinumërimit rezultati mbetet i njëjtë, atëherë mirë, por nëse ndryshon, do të kërkojmë anulimin e procesit”, deklaroi Fazliu.

Ai ngriti gjithashtu dyshime lidhur me asgjësimin e fletëvotimeve, duke thënë se nuk ka hasur në asnjë njoftim zyrtar nga KQZ për këtë çështje.

“Kam hulumtuar faqen e KQZ-së dhe nuk kam gjetur asnjë njoftim zyrtar për asgjësimin e fletëvotimeve. Kam dëgjuar se janë asgjësuar, por mungon një konfirmim zyrtar”, tha Fazliu. /Telegrafi/

Lajka, baza dhe avionë F-35: Si Rutte bindi Trump të tërhiqej nga Groenlanda

By: armand
22 January 2026 at 18:03

Mark Rutte, ka nisur menjëherë veprimet pas takimit të dështuar më 14 janar në Washington, ku nënkryetari amerikan, JD Vance, u takua me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, dhe ministren e Jashtme të Groenlandës, Vivian Motzfeldt. Sekretari i Aleancës Atlantike zhvilloi një seri konsultimesh të gjerë, duke përfshirë jo vetëm danezët dhe […]

The post Lajka, baza dhe avionë F-35: Si Rutte bindi Trump të tërhiqej nga Groenlanda appeared first on BoldNews.al.

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve

21 January 2026 at 07:43

Gjatë gjithë pranverës, ndërsa kandidatët për deputetë bënin fushatë duke kërkuar votën e qytetarëve, Policia Bashkiake u bë gati e padukshme nëpër rrugët e kryeqytetit. Pas zgjedhjeve, pa paralajmërim, gjithçka ndryshoi dhe gjobat nisën të grumbulloheshin menjëherë sa u mbyllën kutitë e votimit. “Nuk më luajti njeri deri në maj,” thotë Alma, një grua 43-vjeçare, […]

The post ‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve appeared first on Reporter.al.

Eliminim i dyfishtë dhe hyrje të reja, rikthehet për herë të parë zinxhiri i shpëtimit

By: redi
20 January 2026 at 20:40

Shtëpia është “ndezur” pas nominimit të papritur të Brikenës, për të zëvendësuar Stelinën me Mateon. Erik, Ina, Keijsi apo Mateo, kush do të largohet mes tyre? Për herë të parë, rikthehet zinxhiri i shpëtimit. Me një eliminim të dyfishtë dhe hyrje të reja.

Source

“Mund të jetë dikush që s’ka hyrë ende…”/ Erjola Doçi tregon se kush mund të arrijë në finalen e BBV5

By: D Marku
20 January 2026 at 15:27

Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka komentuar ngjarjet e ndodhura ditët e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Teksa po komentonte trekëndëshin Stelina-Keijsi-Ina, ajo tha se puthja e këtyre dy të fundit do të vijë pas Prime-t të mbrëmjes së sotme.

Ndërsa për Mateon dhe Brikenën, Erjola tha se një familjar i banores duhet të hyjë në shtëpinë e BBVip që t’i japë asaj një mesazh që të ndjekë zemrën e saj.

Por jo vetëm kaq, pasi kur u pyet për finalistët e këtij edicioni të pestë të reality show-t, deri në këtë pikë të lojës, Doçi tha se mund të jetë edhe dikush që nuk ka hyrë ende në shtëpi.

“Babi me vajzën, mund të futen si një konkurrent i vetëm në finale (qesh). Kam respekt për të si vajzë, por duhet shumë shumë punë që mua si individ të më ndryshojë mendimi. Nuk jam dakord me çfarë ka bërë. Kështu që në finale mendoj Mirin dhe Selin, Brikena, Kristi dhe në pikëpyetje jam me dikë që ende nuk ka hyrë, mbase dhe Mateo nëse ka këtë lidhjen e dashurisë”, tha ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

The post “Mund të jetë dikush që s’ka hyrë ende…”/ Erjola Doçi tregon se kush mund të arrijë në finalen e BBV5 appeared first on Albeu.com.

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali i Zi befason, Serbia në rënie

19 January 2026 at 16:21


Kosova është renditur në vendin e 13-të në botë për nivelin më të ulët të kërcënimeve ndaj paqes dhe demokracisë, sipas Normandy Index 2025, raport i përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS).

Ky vlerësim e pozicionon Kosovën në mesin e 10 për qind të shteteve më reziliente globalisht dhe në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për siguri strategjike, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit.

Normandy Index nuk mat perceptimin e qetësisë së një shteti, por shkallën e ekspozimit ndaj rreziqeve reale si destabilizimi politik, dezinformimi, presioni i jashtëm, krizat ekonomike, pasiguria energjetike dhe kërcënimet hibride.

Ky instrument përdoret nga Bashkimi Evropian për të identifikuar dobësitë dhe kapacitetet reale të shteteve për t’u përballur me këto sfida.

Sipas raportit, Kosova dallon për reziliencë të lartë institucionale dhe shoqërore, ndërsa sfida kryesore mbetet përballja me dezinformimin, kryesisht atë që vjen nga jashtë.

Në krahasim rajonal, Shqipëria renditet në vendin e 20-të, me një performancë solide dhe rreziqe të menaxhueshme.

Mali i Zi, në vendin e 21-të, konsiderohet një nga surprizat pozitive të indeksit, duke shënuar përmirësim të dukshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Maqedonia e Veriut renditet e 26-ta, me një rënie të lehtë të ndikuar nga tensionet politike të brendshme dhe dobësitë institucionale.

Serbia renditet në vendin e 41-të, dukshëm më poshtë se vendet e tjera të rajonit. Raporti evidenton probleme serioze në proceset demokratike dhe në reziliencën ndaj dezinformimit, duke theksuar gjithashtu lidhjet e ngushta strategjike të Beogradit me Rusinë dhe Kinën, faktorë që rrisin ekspozimin ndaj presioneve gjeopolitike dhe kërcënimeve hibride. Bosnja dhe Hercegovina, në vendin e 54-të, mbetet ndër shtetet më të brishta në rajon, me institucione të dobëta dhe rrezik të vazhdueshëm destabilizimi.

Në nivel global, vendet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të shfaqen më pak të rrezikuara se mesatarja botërore. Raporti vëren se Rusia dhe Kina kanë pësuar rënien më të madhe në profilin e sigurisë strategjike, ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë një nga përmirësimet më të mëdha.

Mesatarja globale e Normandy Index për vitin 2025 është 5.79 nga 10, duke reflektuar një mjedis ndërkombëtar më të pasigurt krahasuar me vitet e mëparshme, por ende jo jashtë kontrollit.

Të dhënat janë publikuar nga hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus për Studime të Luftës Hibride, Gurakuç Kuçi.




Forma fantastike te Rubin Kazani, Mirlind Daku opsion konkret për tri skuadrat e Bundesligës

18 January 2026 at 16:21


Agjentët e Mirlind Dakut e kanë ofruar sulmuesin shqiptar te disa klube gjermane, duke hapur skenarin e një transferimi të mundshëm, megjithëse një lëvizje në dimër nuk shihet si opsion real në këtë moment.

Sipas informacionit të publikuar nga “Championat”, përfaqësuesit e 28-vjeçarit të Rubin Kazan e kanë prezantuar profilin e tij te disa skuadra të Bundesligës dhe Bundesligës 2.

Augsburg, Mainz dhe Hamburg janë ndër klubet që kanë shfaqur interes konkret për blerjen e sulmuesit shqiptar.

Megjithatë, agjencia që menaxhon Dakun ka bërë të qartë për gazetaren Maria Kutsubeeva se pavarësisht interesimit të madh, merkatoja e janarit nuk konsiderohet periudha e duhur për një transferim.

“Ka shumë interes për Dakun nga Gjermania, por ne mendojmë se dritarja e dimrit nuk është momenti i përshtatshëm për një lëvizje të tillë”, ka deklaruar agjencia e lojtarit.

Daku është pjesë e Rubin Kazan që nga korriku i vitit 2023 dhe ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2029. Me Kombëtaren shqiptare ai numëron 15 paraqitje.

Në edicionin aktual të Superligës Ruse, sulmuesi ka realizuar një gol dhe ka dhënë pesë asistime në nëntë ndeshje, duke qenë një nga pikat më të rëndësishme të skuadrës së tij në repartin ofensiv.

Vlera e tij aktuale në treg vlerësohet në 10 milionë euro sipas Transfermarkt, çka e bën një profil tërheqës për klubet gjermane në prag të verës./Telegrafi

Virozat e stinës, Tomini: Kujdes i shtuar ndaj personave me sëmundje kronike

18 January 2026 at 15:00

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini vizitoi sot Qendrën Shëndetësore Nr. 5 në Tiranë, ku bisedoi me mjekët mbi situatën e krijuar nga virozat e stinës.

Tomini bëri thirrje për kujdes të shtuar ndaj personave me sëmundje kronike dhe konsultim të rregullt me mjekun e familjes.

Sipas mjekëve të kësaj qendre, kryesisht pacientët vijnë me viroza respiratore të stinës, por nuk mungojnë edhe rastet me kovid.

Pacientët testohen pranë kësaj qendre për testet e kovidit, ndërsa për analiza të mëtejshme mostrat dërgohen për analizim edhe pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Tomini theksoi rëndësinë e vaksinimit, ndërsa theksoi se certifikatat e vaksinimit gjenerohen edhe përmes platformës qeveritare “e-Albania”.

/m.m/r.e/

The post Virozat e stinës, Tomini: Kujdes i shtuar ndaj personave me sëmundje kronike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Mbi 12,4 milionë vizitorë të huaj në 2025-ën

18 January 2026 at 12:20

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ndau sot statistikat e zhvillimit të turizmit dhe kulturës për vitin 2025, që dëshmojnë rritjen e interesit për Shqipërinë.

Gonxhja u shpreh se këto statistika reflektojnë ndikimin e politikave të ndjekura, investimeve të realizuara dhe bashkëpunimit mes institucioneve qendrore e vendore.

Konkretisht në vitin 2025 Shqipërinë e vizituan mbi 12,4 milionë vizitorë të huaj, ose rreth 770 mijë më shumë krahasuar me vitin 2024.

Vetëm nga Kosova, numri i vizitorëve shënoi rritje me 5,3% krahasuar me vitin 2024.

Të ardhurat nga turizmi për 9-mujorin 2025 arritën në 4,4 miliardë euro, ose një rritje prej 14,5%.

Po ashtu, sitet e trashëgimisë kulturore u vizituan nga mbi 1,5 milionë vizitorë, duke shënuar rritje të të ardhurave me 30,63% krahasuar me vitin 2024.

“Këto të dhëna dëshmojnë jo vetëm rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion, por edhe përmirësimin gradual të standardeve, shërbimeve dhe ofertës kulturore në të gjithë territorin”, u shpreh Gonxhja.

Njëkohësisht, Ministri theksoi se “ato na vendosin përpara nevojës për planifikim më të kujdesshëm, menaxhim të qëndrueshëm dhe orientim strategjik, në mënyrë që ky zhvillim të përkthehet në përfitime afatgjata për komunitetet, ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të vendit”.

/m.m/r.e/

The post Gonxhja: Mbi 12,4 milionë vizitorë të huaj në 2025-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌