Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 January 2026Main stream

Shfuqizimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë, avokati Ibrahimi paralajmëron pasoja

12 January 2026 at 17:44


Avokati Adrianit Ibrahimi ka folur lidhur me shfuqizimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nga ana e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ai ka deklaruar se shfuqizimi i këtij ligji ka qenë i pritshëm për të.

“Për mua ka qenë e pritshme, besoj se edhe për komunitetin e juristëve ka qenë e pritshme. Fakti që Gjykata nuk është lëshuar në shqyrtimin e meritave të ligjit apo të dispozitave përmbajtësore, besoj që do të shkaktojë pasoja në të ardhmen”, ka thënë Ibrahimi në RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se, sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka lënë procesin përgjysmë, pavarësisht se vendimi për shfuqizimin e projektligjit është marrë me të drejtë për shkak të shkeljeve procedurale.

“Pra, konsideroj që Gjykata Kushtetuese e ka lënë punën në gjysmë, pavarësisht se me të drejtë e ka shfuqizuar projektligjin për shkak të gabimeve procedurale”, ka deklaruar ai.

- YouTube youtu.be

Before yesterdayMain stream

Si do t’i ndihmojë shteti qytetarët e prekur nga përmbytjet?

9 January 2026 at 19:50


Shtëpi, lokale, oborre dhe vetura të përmbytura nga uji janë disa nga pamjet që ditëve të fundit janë shënuar në shumë komuna të Kosovës.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat nisën më 5 janar, janë shkaktuar vërshime që kanë sjellë dëme në prona private, infrastrukturë publike, evakuime të qytetarëve si dhe bllokim të rrugëve.

Fushë-Kosova, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Drenasi, Skenderaj dhe Gjakova, sipas Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), janë komunat më të prekura nga këto vërshime.

Të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme në të mira materiale si pasojë e këtyre vërshimeve, duhet t’u drejtohen komunave përkatëse për kompensim, tha për Radion Evropa e Lirë (REL), drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

Sipas rregullores për metodologjinë e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, në të mira materiale përfshihen: objekte banimi, objekte tjera përcjellëse, pajisje, mjete të punës, kafshë, prodhimtaria aktuale bujqësore, mallra, mjete të transportit të te gjitha llojeve, orenditë, gjësendet shtëpiake dhe të gjitha mjetet dhe pajisjet që përdoren për jetën dhe punën e qytetarëve dhe bizneseve.

Disa komuna kanë njoftuar tashmë qytetarët për fillimin e aplikimeve për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, ndërsa disa të tjera ende s’e kanë bërë.

Komunat e Skenderajt, Pejës, Drenasit, Rahovecit dhe Klinës, përmes njoftimeve të publikuara në faqet e tyre zyrtare në Facebook, kanë ftuar qytetarët të paraqesin kërkesa për vlerësim të dëmeve.

Në njoftime janë të publikuara edhe dokumentacionet e nevojshme për aplikim, si: të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues), kopja e letërnjoftimit, llogaria bankare dhe fotografi që dëshmojnë gjendje reale të dëmeve, të realizuara nga vendi i dëmtuar.

Afati për aplikim është nga tetë deri në dhjetë ditë, varësisht nga komuna.Në Komunën e Skenderajt, deri në mesditën e së premtes, janë paraqitur dhjetë kërkesa për vlerësim të dëmeve, ka bërë të ditur Amir Lushtaku, zëdhënës i kësaj komune.

Ndërkohë, komunat e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit kanë formuar të premten komisionet për vlerësimin e dëmeve, konfirmuan kryetarët e këtyre komunave, Valon Prebreza, dhe Halil Thaqi, përkatësisht.

REL-i, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka pranuar përgjigje lidhur me nisjen e procesit të aplikimit për vlerësimin e dëmeve materiale nga komunat e Malishevës, Mitrovicës së Jugut, Gjakovës dhe Vushtrrisë.

Sipas Sazan Ibrahimit, komisionet komunale përpilojnë raportet e dëmeve, ato miratohen në Kuvendet Komunale dhe më pas dorëzohen në institucionet qendrore.

“Niveli lokal është përgjegjës për analizimin e situatës dhe vlerësimin e dëmeve në ekonomitë familjare, bizneset dhe infrastrukturë. Komisioni komunal harton raportin bazuar në dëmet e argumentuara nga qytetarët, i cili miratohet në Kuvendin Komunal dhe më pas i dërgohet AME-së”, tha ai.

Më pas kjo agjenci bën verifikimin e vërtetësisë së dëmeve të vlerësuara, përgatitë raportin përmbledhës për dëmet e vlerësuara dhe ia dorëzon Qeverisë së Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Ibrahimi tha se deri në kompensimin e dëmeve nga Qeveria, qytetarët janë të detyruar të gjejnë zgjidhje vetanake.

“Komunat kanë vullnet për t’i ndihmuar të prekurit, por nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, ndërsa përgjegjësia për kompensimin e dëmeve është obligim ligjor i Qeverisë", tha ai.

Disa qytetarë në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës janë detyruar të evakuohen për shkak të përmbytjeve. Disa prej tyre madje janë detyruar të gjejnë një vendbanim tjetër me qira.

Ndryshe, edhe gjatë vitit 2023 disa komuna të Kosovës u përballën me vërshime, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Ndër komunat e prekura ishin Skenderaj, Istogu, Klina dhe Mitrovica e Jugut.

Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me vlerën totale të këtyre dëmeve dhe nëse ato janë kompensuar.

Megjithatë, sipas të dhënave të komunave në atë kohë, vlera e përgjithshme e dëmeve vlerësohej rreth 26 milionë euro.

Sazan Ibrahimi tha se komunat vazhdojnë të ankohen se bizneset që pësuan dëme nga vërshimet e atij viti ende nuk janë rimbursuar.

Vetëm në komunën e Skenderajt, dëmet e shkaktuara nga vërshimet e janarit 2023 arritën vlerën 12.2 milionë euro, duke përfshirë dëmet në ekonomitë familjare, bizneset, kulturat bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.

Zëdhënësi i kësaj komune, Amir Lushtaku, tha se deri më tani janë kompensuar rreth 1.5 milion euro, kryesisht për dëmet në ekonomitë familjare, ndërsa nuk ka pasur asnjë kompensim për dëmet në biznese, infrastrukturë publike dhe sektorin e bujqësisë.

Qeveria e Kosovës, në tetor të vitit 2023, ka ndarë nëntë milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomive familjare të prekura nga fatkeqësitë natyrore në komunat e goditura./Radio Evropa e Lirë/

Vërshimet kërcënojnë komunat e Kosovës, AKK kërkon Fond Emergjent

7 January 2026 at 14:39


Situata në disa komuna të Kosovës është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve, duke shkaktuar dëme serioze në ekonomi, infrastruktura publike dhe bujqësi.

Komunat kanë njoftuar se situata është alarmante në lumin Mirusha në Malishevë, ku diga është në gjendje të rrezikshme dhe kërcënon jetën dhe pronat e qytetarëve.

Në një prononcim për Telegrafin, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka theksuar se komunat nuk kanë kapacitetet financiare për të përballuar dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe ka kërkuar krijimin urgjent të një Fondi Emergjent për Komuna.

“Gjatë ditës së sotme isha në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarët e komunave të Gjakovës, Drenasit, Malishevës, Deçanit, Suharekës, Rahovecit, Klinës, Junikut dhe komunave të tjera të prekura nga vërshimet. Nga informacionet e pranuara dhe vlerësimet në terren, dëmet janë serioze, si për ekonomitë familjare dhe bizneset, ashtu edhe në mënyrë shumë më shqetësuese për infrastrukturën publike. Si AKK kemi kërkuar dhe kërkojmë themelimin e menjëhershëm të Fondit Emergjent për Komuna, si mekanizëm i përhershëm që u mundëson komunave reagim të shpejtë në raste fatkeqësish natyrore”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai ka shtuar se komunat janë institucionet e para në terren që reagojnë gjatë fatkeqësive natyrore.

“Pa fond emergjent, reagimi vonohet, rrezikohen jetët e qytetarëve, rriten dëmet materiale,” tha Ibrahimi, duke nënvizuar nevojën për një mekanizëm të përhershëm që mundëson reagim të shpejtë dhe profesional në raste emergjencash.

Ibrahimi ka rikujtuar se komunat nuk kanë buxhet për t’i mbuluar dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe fatkeqësitë tjera, duke shtuar se për këtë arsye niveli qendror duhet të lejojë rishikimin e buxheteve komunale dhe të sigurojë fonde të menjëhershme.

“Është e rëndësishme të theksohet se komunat kanë intervenuar me mjete vetanake për parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente. Megjithatë, ekonomitë familjare dhe bizneset nuk janë kompensuar plotësisht, madje as për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë në vitet e kaluara. Një shembull konkret është komuna e Drenasit, ku nga reshjet e para disa viteve janë dëmtuar shtatë (7) ura, dhe deri më sot nuk ka pasur ndërhyrje për sanimin e tyre. Kjo gjendje është e papranueshme dhe tregon qartë dështimin e mekanizmave aktualë të kompensimit”, tha ai.

Ibrahimi shtoi se nëse kuvendet komunale, mbi bazën e vlerësimeve profesionale të komisioneve komunale, miratojnë vendime për dëmet dhe kompensimin, atëherë niveli qendror duhet t’i ekzekutojë këto vendime.

“Në rast se niveli qendror nuk u beson këtyre vlerësimeve, atëherë le të formojë komisione vlerësuese nga niveli qendror, por vlerësimet e tyre duhet të ekzekutohen, e jo të mbesin peng i procedurave burokratike që zgjasin me vite. Nuk mund të vazhdojmë të kemi situata ku dëmet mbesin të pakompensuara për vite të tëra, ndërsa qytetarët dhe komunat mbajnë barrën financiare të fatkeqësive natyrore. Kjo gjendje duhet dhe duhet të ndryshojë”, u shpreh Ibrahimi. /Telegrafi/

Drejtori i AKK-së, Ibrahimi: Komunave iu morën mbi 125 milionë euro nga vendimet gjyqësore

6 January 2026 at 09:49


Komunat e Kosovës gjatë vitit 2025 janë përballur me probleme financiare shkaku i kontratave kolektive, që më pas kanë përfunduar tek përmbaruesit.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Telegrafin ka sqaruar situatën me të cilën janë përballur kryetarët, duke thënë se mbi 125 milionë euro u janë marrë komunave nga vendimet gjyqësore.

“Gjatë vitit 2025, komunat e Republikës së Kosovës janë përballur me një barrë tejet të rëndë financiare si rezultat i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të zbatuara përmes proceseve përmbarimore, përmes të cilave nga buxhetet komunale janë ekzekutuar mbi 126 milionë euro”, tha ai.

“Nga kjo shumë Mbi 88.5 milionë euro janë marrë drejtpërdrejt nga shpenzimet kapitale. Në këtë barrë financiare ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme edhe zbatimi i Kontratës Kolektive për Arsimin, e cila, ndonëse e nënshkruar në nivel qendror, po zbatohet financiarisht nga komunat”.

Ibrahimi shtoi më tej se situatë e rënduar gjatë vitit që lamë pas, po reflektohet edhe në këtë fillim vit: “Pasojat e këtyre proceseve përmbarimore dhe të kontratës kolektive do të vazhdojnë të reflektohen edhe këtë vit”.

“Për këtë arsye, kërkohet urgjentisht një zgjidhje institucionale nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfshirë: adresimin e pasojave financiare të proceseve përmbarimore; gjetjen e një mekanizmi të qëndrueshëm për financimin e kontratave kolektive; mbrojtjen e buxheteve kapitale të komunave nga ekzekutimet e mëtejme”.

“Pa një ndërhyrje të shpejtë dhe të koordinuar, komunat do të vazhdojnë të humbasin kapacitetin për të investuar në zhvillim lokal, me pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët”, përfundoi Drejtori i AKK-së. /Telegrafi/

Viti 2025, sfidues për komunat e Kosovës - problemet financiare dhe kontratat kolektive sfidë për kryetarët

2 January 2026 at 12:03


Viti 2025 ka qenë i mbushur me sfida për komunat e Kosovës, pasi përveç problemeve të përditshme, ato janë përballur edhe me përmbaruesit privat për shkak të kontratave kolektive.

Ky vit ka qenë sfidues edhe nga aspekti zgjedhor, pasi pas Zgjedhjeve Parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, u zhvilluan edhe Zgjedhjet Lokale më 12 tetor, për të vazhduar më pas me balotazhin në 18 komuna, i mbajtur më 9 nëntor.

Në një intervistë për Telegrafin, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se menaxhimi i komunave ishte i mirë, por me probleme të shumta financiare.

"Menaxhimi i komunave gjatë vitit 2025 ka qenë i qëndrueshëm, profesional dhe me përgjegjësi të lartë, pavarësisht sfidave të shumta financiare dhe institucionale. Komunat kanë arritur të ruajnë funksionimin normal të shërbimeve publike dhe të zbatojnë obligimet ligjore edhe në rrethana të vështira. Kjo dëshmon se komunat mbeten niveli më efikas i qeverisjes publike në Kosovë", tha ai.

Ibrahimi foli edhe për sfidat që komunat kanë përballuar gjatë vitit 2025.

"Një nga sfidat më të mëdha gjatë vitit 2025 ka qenë marrja e dhjetëra milionave euro për zbatimin e kontratave kolektive. Kjo ka krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi buxhetet komunale dhe ka kufizuar hapësirën për investime dhe shërbime tjera", potencoi Drejtori i AKK-së.

Ai shtoi se: "Përveç kësaj, sfida të tjera kanë qenë: Mosfunksionimi i plotë i institucioneve qendrore që ka shkaktuar shumë probleme në aspektin financiar, por edhe legjislativ, ngarkesat e paplanifikuara financiare, vendimet e njëanshme pa konsultim me komunat, rritja e kostove operative për shkak të inflacionit".

Ibrahimi tregoi se sa i përhapur ka qenë problemi i mungesës së buxheteve dhe si është menaxhuar ai.

"Problemi i mungesës së buxheteve ka prekur pothuajse të gjitha komunat. Kjo situatë është përkeqësuar edhe nga nevoja për të mbuluar obligime shtesë, përfshirë zbatimin e kontratave kolektive. Komunat e kanë menaxhuar situatën përmes prioritizimit të shërbimeve esenciale, menaxhimit strikt financiar, në disa raste përmes shtyrjes së projekteve jo-urgjente, duke ruajtur stabilitetin institucional", deklaroi ai.

Drejtori i AKK-së u ndal edhe tek investimet kapitale më të rëndësishme të vitit 2025: "Pavarësisht kufizimeve buxhetore, komunat kanë realizuar investime të rëndësishme kapitale në fusha kyçe si: infrastruktura rrugore lokale, ujësjellësi dhe kanalizimi, arsimi dhe shëndetësia, menaxhimi i mbeturinave dhe mjedisi, efikasiteti energjetik dhe hapësirat publike".

"Është e rëndësishme të theksohet se komunat kanë një përqindje dukshëm më të lartë të buxhetit të shpenzuar për investime kapitale krahasuar me nivelin qendror, çka dëshmon orientimin e tyre drejt zhvillimit konkret dhe përmirësimit të drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve".

Ai shtoi po ashtu: "Proceset e zbatimit të ligjit kanë pasur ndikim të ndjeshëm, veçanërisht kur detyrimet ligjore nuk janë shoqëruar me burime financiare adekuate. Zbatimi i kontratave kolektive është shembulli më konkret i kësaj situate, ku komunat janë përballur me barrë financiare të madhe pa mbështetje shtesë. Megjithatë, komunat kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe kanë kërkuar vazhdimisht që zbatimi i ligjit të shoqërohet me parimin e bartjes së kompetencave me mjete financiare, në mënyrë që të mos rrezikohet ofrimi i shërbimeve publike."

Ekonomisti i njohur dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha për Telegrafin se komunat gjatë vitit 2025 janë përballur me mungesë të dialogut mes pushtetit lokal dhe atij qendror.

"Po, është e vërtetë që viti 2025, po ashtu vitet e fundit, në Kosovë është karakterizuar me një mungesë të dialogut mirëfilltë jo vetëm në relacion publiko-privat, po edhe nga niveli qendror dhe lokal, dhe në veçanti në nivelin e akterëve social. Ndëshkimi më i madh nga kjo mungesë e komunikimit ka gjeneruar efekte negative, por më të goditurat definitivisht kanë qenë komunat e Kosovës, të cilat, në vend që të jenë të orientuara në implementim të projekteve kapitale në interes të qytetarëve, janë ballafaquar me probleme të shumta, veçanërisht me përmbarues dhe në gjykata për datën kolektive, e cila kontratë vërtet ka ndikuar në rënien e performancës së kryetarëve të komunave në shumë komuna të Kosovës", tha ai.

"E tëra kjo ka ndikuar në Zgjedhjet Lokale dhe mbi të gjitha në mungesë të këtij komunikimi dhe dialogu të mirëfilltë nga niveli qendror-lokal, është demonstru politizim i skajshëm ku prioritet janë vetëm komunat që i përkasin partisë politike në pushtet, dhe ky është një diskriminim politik që ka dëmtuar të qenurit kryetarë komunash", shtoi Gërxhaliu.

Ai vlerësoi gjendjen aktuale të komunave: "Mbi të gjitha vlerat e kësaj që ekziston, shqyrtimi i performancës së kontributit në shumë komuna nuk arrihet, dhe definitivisht falë këtyre vendimeve dhe kësaj procedure të politizuar, sot niveli komunal është në gjendje të mjerueshme," bëri të ditur ekonomisti.

"Po e them, në qoftë se dikush ka fituar vite të fundit nga mungesa e komunikimit, ka fituar vetëm avokatët dhe përmbaruesit, por ka humbur qytetari dhe mbi të gjitha perspektiva që ofron standard dhe cilësi jetësore në nivel komunal".

Gërxhaliu bëri të ditur se më shumë se 210 milionë euro u janë shkëputur komunave nga buxheti i tyre për shkak të kontratave kolektive: "Fakti që, sipas disa vendeve zyrtare, janë shkëputur nga projektet kapitale nëpër komuna më shumë se 210 milionë euro, është shqetësim i madh. Paramendo sa ka pasur nevojë për alokim, sa ka pasur nevojë për shkurtim, dhe sa ka pasur nevojë që projektet e parapara të devijohen nga implementimi, dhe tëra kjo ka ndikuar edhe në zgjedhjet e fundit lokale".

"Prandaj, vërtet dialogu nga niveli lokal dhe qendror nuk ka alternativë. Duhet të bëhet për komunat, sepse në fund të fundit edhe stabiliteti ekonomik edhe social gjeneron nga poshtë-lartë dhe jo nga lartë-poshtë, dhe si mund të ketë efekte pozitive nëse nuk ka komunikim të mirëfilltë nga niveli qendror në atë lokal, dhe ky raport politizohet deri në atë masë që shumë komuna penalizohen vetëm pse janë të udhëhequra nga një parti tjetër politike, një dëm që vërtet do të gjurmohet në të ardhmen", përfundoi Gërxhaliu. /Telegrafi/

Kandidati për deputet Lahi Brahimaj merr mbështetje nga aktori Kreshnik Ibrahimi

27 December 2025 at 13:29


Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka marr mbështetje nga aktori Kreshnik Ibrahimi.

Në një video në Facebook, aktori Ibrahimi thekson se Lahi Brahimaj ka dhënë shumë për të dhe për Kosovën.

“...E kam udhërrëfyes të jetës sime...”, tha aktori.

Aktori Ibrahimi tha tutje se ata që votojnë AAK—në, të mbështesin edhe Lahi Brahimaj.

Ibrahimaj: Paqja fiskale mundëson norma tatimore më të favorshme për biznesin

By: Fax Web
23 December 2025 at 13:27

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në takimin e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave, Petrit Malaj, me komunitetin e biznesit, mbi Paketën Fiskale dhe politikën e Paqes Fiskale.

Ministrja Ibrahimaj sqaroi se Paqja Fiskale mbështetet në dy shtylla kryesore: kontratën fiskale me biznesin, e cila synon planifikim më të mirë të detyrimeve tatimore, nxitje të deklarimit dhe rritje të sigurisë juridike; si dhe mundësinë e rishikimit të bilanceve të së kaluarës, me norma tatimore më të favorshme, për të mbyllur paqartësitë e së shkuarës dhe për të hyrë në vitet e ardhshme me stabilitet dhe besim të ndërsjellë.

“Synimi ynë është të hyjmë në vitin 2026 me biznese të formalizuara, konkurruese dhe me marrëdhënie të besueshme me administratën tatimore e doganore. Vetëm kështu mund të kalojmë nga një ekonomi e mbështetur te konsumi në një ekonomi të mbështetur te prodhimi dhe eksportet”, theksoi ministrja.

Ministrja Ibrahimaj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë për politika fiskale të qëndrueshme dhe afatgjata, pa rritje taksash, që nxisin investimet, formalizimin dhe konkurrencën e ndershme, duke e konsideruar Paqen Fiskale si një instrument kyç për forcimin e ekonomisë dhe për afrimin e saj me standardet europiane.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se duke iu referuar të dhënave ekonomike të viteve të fundit, ministrja nënvizoi se ekonomia shqiptare ka shënuar përmirësime të qëndrueshme falë politikave të ndërmarra dhe bashkëpunimit me sektorin privat.

Ministrja nënvizoi se, numri i bizneseve është rritur me më shumë se 25% në 10-vjeçarin e fundit, ndërsa numri i të punësuarve është rritur me mbi 300 mijë persona. Po ashtu, theksoi ajo, janë shënuar rritje të ndjeshme të eksporteve, ulje të papunësisë, si dhe dyfishim të të ardhurave dhe fitimeve të bizneseve.

“Këto nuk janë shifra për narrativë politike, por tregues konkretë se klima ekonomike është përmirësuar vit pas viti. Qëllimi ynë është që ky trend pozitiv të vijojë përmes një mjedisi ekonomik stabël, të parashikueshëm dhe me rregulla të qarta për biznesin”, u shpreh Ibrahimaj.

Tërheqja e komunave me shumicë serbe nga Asociacioni i Komunave, Ibrahimi: Presim që ky vendim të ndryshohet

18 December 2025 at 15:16


Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – kanë vendosur të tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Sipas njoftimeve zyrtare, këto komuna synojnë t’i bashkohen një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.

Ky vendim vjen pas rikthimit të pushtetit në katër komunat nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Serbia, pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

Në seancën e parë të rregullt të kuvendeve komunale më 18 dhjetor, u zgjodhën kryetarët e rinj të kuvendeve: në Mitrovicë të Veriut – Nemanja Bisevac, në Zveçan – Sërxhan Millosavljeviq, në Leposaviq – Marko Rakiq, dhe në Zubin Potok – Nemanja Jakshiq.

Kryetarët e rinj të këtyre komunave kishin paralajmëruar që në fillim të dhjetorit se do të rishikonin vendimet e marra nga kryetarët e deriatëhershëm shqiptarë.

Në lidhje me këtë vendim, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Telegrafin tha se shpreson që kjo tërheqje të rishikohet, pasi Asociacioni ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të komunave.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës është një mekanizëm vullnetar, i cili punon dhe mbron interesat e autoriteteve lokale në Republikën e Kosovës. Me vetë faktin që sot këto katër kuvende komunale nuk po hyjnë në Asociacion, nga aspekti procedural, mirëpo kuvendet komunale janë organet më të larta vendimmarrëse në nivel lokal", tha Ibrahimi.

"Asociacioni ka dyert e hapura për të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që lobimi, avokimi dhe ngritja e kapaciteteve tona të jenë më efikase dhe më efektive".

Ai shtoi se: "Besojmë që ky vendim shumë shpejt do të ndryshohet, në mënyrë që të gjitha komunat e Republikës së Kosovës të jenë anëtare të Asociacionit dhe të përfitojnë nga përfitimet që ofron. Asociacioni jonë punon për autoritetet lokale, pa marrë parasysh kush i udhëheq ato”.

Nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë, këto komuna iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës verën e vitit 2023.

Telegrafi ka kontaktuar gjithashtu edhe ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, por deri në kohën e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/

AKK dhe GIZ fuqizojnë komunat për reforma urbane dhe zhvillim të gjelbër

12 December 2025 at 12:25


Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka nënshkruar një marrëveshje financiare me GIZ Gjermani për zbatimin e projektit “Circular Urban Development – Kosovo4Green”, i cili synon të përmirësojë zhvillimin urban të qëndrueshëm në komunat e Republikës së Kosovës.

Projekti ka një rëndësi të veçantë për avancimin e reformave urbane dhe forcimin e kapaciteteve komunale në planifikimin hapësinor.

Ky projekt synon të mbështesë komunat në disa fusha kyçe, përfshirë reformat ligjore në planifikimin hapësinor dhe ndërtim, integrimin e parimeve të zhvillimit të gjelbër dhe rezilient ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësimin e koordinimit ndërmjet nivelit lokal dhe qendror, si dhe rritjen e cilësisë së planifikimit urban dhe shërbimeve për qytetarët.

Në kuadër të projektit, AKK ka rol kyç si zbatuese dhe koordinuese, duke menaxhuar fondet dhe duke siguruar përfshirjen aktive të komunave përmes kolegjiumeve profesionale, takimeve politike dhe mekanizmave të shkëmbimit të njohurive.

Projekti Kosovo4Green përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen urbane të Kosovës, duke fuqizuar komunat për të planifikuar dhe menaxhuar zhvillimin urban në përputhje me standardet evropiane dhe Agjendën e Gjelbër. /Telegrafi/


AKK pjesë e projektit 8 milionë euro për energji të pastër në Kosovë

9 December 2025 at 11:54


Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) do të jetë partner në projektin “Kosovo Energy Project”, një investim mbi 8 milionë euro nga Gjermania dhe Danimarka, që do të implementohet deri në vitin 2028.

Projekti synon të mbështesë komunat në tranzicionin drejt energjisë së pastër dhe sjell përfitime të drejtpërdrejta për infrastrukturën lokale dhe efikasitetin e energjisë.

Nga ky projekt, komunat e Kosovës do të përfitojnë:

  • Hartimin dhe zbatimin e planeve moderne të energjisë dhe klimës (MECAP) me asistencë teknike dhe softuer profesional.
  • Ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal në standardet e eficiencës energjetike.
  • Mekanizma të rinj financiarë për investime në ndërtesa publike dhe objekte kolektive, në bashkëpunim me KEEF.
  • Integrim të teknologjive solare dhe masave të eficiencës në infrastrukturën komunale.
  • Promovimin e përfshirjes së grave në sektorin e energjisë përmes trajnimeve dhe programeve praktike.

Roli i AKK-së në këtë projekt do të përfshijë koordinimin, mbështetjen teknike dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet komunave.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt energjisë së pastër, kostove më të ulëta dhe komunave më të qëndrueshme në të gjithë Kosovën. /Telegrafi/


Afati ligjor për betimin e kryetarëve të komunave, bllokada buxhetore dhe nevoja për ndryshime ligjore - flet drejtori i AKK-së​

26 November 2025 at 11:45


Zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor në Kosovë përcaktuan disa kryetarë që në raundin e parë, ndërsa 18 komuna u detyruan të shkonin në balotazh për të zgjedhur liderin komunal që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme. Në raundin e dytë, më 9 nëntor, u përcaktuan emrat e kryetarëve tjerë, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në një intervistë për Telegrafin, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, sqaroi kur pritet që kryetarët e sapozgjedhur të marrin zyrtarisht detyrën.

“Kryetarët e rinj marrin detyrën brenda 15 ditësh nga certifikimi i rezultateve nga KQZ. Procesi nuk lidhet me datën e zgjedhjes, por me datën e certifikimit, sepse vetëm pas certifikimit fillon afati ligjor për konstituimin e institucioneve komunale", tha ai.

“Hapi final është mbledhja e parë (mbledhja konstituive) e Kuvendit Komunal, ku kryetari i ri e jep betimin dhe fillon mandatin”, shtoi Ibrahimi.

Ai theksoi: “Ligji për Vetëqeverisjen Lokale (03/L-040) i ka të përcaktuara rregullat për thirrjen e takimit të parë konstituiv, pra kush e thërret dhe procedurat tjera deri në dhënien e betimit. Mbledhja e parë e thirret brenda 15 ditësh nga certifikimi. Hapi i fundit para marrjes së detyrës është betimi i kryetarit të ri në mbledhjen konstituive”.

Sipas drejtorit të AKK-së, ky afat mund të zgjatet vetëm në dy situata.

“Po, afati mund të zgjatet në dy situata: Nëse certifikimi i KQZ vonohet për shkak të ankesave dhe rinumërimeve; Nëse mbledhja konstituive nuk ka kuorum dhe duhet thirrur e dyta. Jashtë këtyre rasteve, afatet janë fikse dhe nuk mund të ndryshohen", bëri të ditur Ibrahimi.

Ai foli edhe për situatën në Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, të cilat nuk kanë arritur të miratojnë buxhetin në kohë dhe përballen me krizë financiare.

“Në këto raste Komunat shpenzojnë vetëm për pagat dhe shërbimet më bazike, pa mundësi për investime të reja. Asnjë projekt kapital i ri nuk mund të nisë, duke shkaktuar vonesa në infrastrukturë, arsim, mjedis dhe shërbime të qytetit. Furnizimet e reja, kontraktimet dhe shërbimet teknike vonohen ose pezullohen. Komunat operojnë në një gjendje të ‘bllokadës buxhetore’”, potencoi drejtori i AKK-së.

Ibrahimi shtoi më tej se ka një zgjidhje të përkohshme për këto komuna: “Ekziston mekanizmi i 1/12 së buxhetit të vitit paraprak, që lejon komunat të funksionojnë minimalisht deri në miratimin e buxhetit të ri. Por ky mekanizëm: nuk lejon projekte kapitale të reja, nuk lejon kontrata shumëvjeçare, dhe është vetëm një zgjidhje provizore, jo zhvillimore”.

I pyetur për rrezikun që ndërmarrjet komunale apo shërbimet bazike të preken nëse situata zgjat, Ibrahimi deklaroi se ndërmarrjet mund të hyjnë në mungesë likuiditeti.

“Rreziku është shumë i madh: Ndërmarrjet publike që varen nga subvencionet komunale mund të hyjnë në mungesë likuiditeti. Shërbimet si pastrimi, ndriçimi publik, transporti, çerdhet dhe mirëmbajtja e qytetit mund të pësojnë ndërprerje. Projektet e nisura mund të mbeten pa pagesa dhe kontraktorët mund të ndalin punimet”.

“Nëse situata zgjatet deri në mars 2026, pra nëse Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk miraton buxhetin për 2026, vendi përballet me një krizë të plotë financiare, pra edhe komunat do përballen me të njëjtën situatë", tha Ibrahimi.

I pyetur se si po ndikon situata tek komunat ku përmbaruesit kanë tërhequr mjetet e konsiderueshme nga buxheti i tyre shkaku i Kontratave Kolektive (siç është rasti i fundit me Komunën e Vushtrrisë, ku i është ndërprerë ndriçimi publik), drejtori i AKK-së tha se komunat janë dëmtuar shumë.



“Sipas vlerësimeve tona, komunat janë dëmtuar: me qindra miliona euro përgjatë viteve, me bllokime të llogarive bankare, me pagesa të detyruara që rrjedhin nga kontrata për të cilat komunat nuk kanë qenë fare palë nënshkruese", bëri të ditur Ibrahimi.

Nga kjo situatë e krijuar, sipas tij, komunat po përballen edhe me vonesa në projekte kapitale, furnizime, paga apo kontrata të tjera. “Bazuar në raportimet që komunat i kanë dërguar te AKK: projekte kapitale janë shtyrë ose pezulluar, furnizimet dhe kontratat e reja janë në pritje, pagesat ndaj kontraktorëve po vonohen, komunat me përmbarime po funksionojnë me shumë vështirësi. Për pagat nuk ka rrezik të menjëhershëm, por nëse procesi zgjatet përtej marsit 2026, edhe kjo linjë mund të preket", deklaroi ai.

Në fund, Ibrahimi tha se duhet ndryshuar Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, në mënyrë që komunat të mos përballen me bllokada buxhetore.

“Po, ne kemi theksuar qartë se: Ligji për Financat e Pushtetit Lokal dhe Ligji për Menaxhimin e financave Publike duhet të ndryshohen për të shmangur bllokadat buxhetore. Afatet duhet të jenë më fleksibël dhe të lidhura drejtpërdrejt me certifikimin, në mënyrë që komunat të mos mbesin për muaj të tërë pa buxhet. Sistemi aktual i ndëshkon komunat pa fajin e tyre dhe pengon zhvillimin lokal”, përfundoi drejtori i AKK-së. /Telegrafi/

“Kënga e mjellmës” nga Franc Shubert, në TKOB nga Etrita Ibrahimi dhe Artur Vera

26 November 2025 at 09:39

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Pas ciklit “Rrugë dimërore” dhe “Mullixhesha e bukur”, e cila ishte premierë absolute, TKOB vendosi të sjellë për publikun kryeqytetas, ciklin e fundit të kompozitorit Franc Shubert, “Kënga e mjellmës” (Schwanengesang).

Pjesë e ciklit “Kënga e Mjellmës” është edhe Serenata e njohur e Franc Shubert, një nga krijimet më poetike dhe më të dashura të repertorit, e cila erdhi për herë të parë në Shqipëri nën interpretimin e baritonit, Artur Vera dhe pianistes Etrita Ibrahimi.

Një nga ciklet më prekëse të Franc Shubert, “Schwanengesang” është një mozaik i ndjerë këngësh që shënjojnë kulmin e krijimtarisë së tij, si drita e fundit që kompozitori i madh i la botës.

Tingujt e fundit që Shuberti shkroi përpara se të largohej nga jeta, e përcollën publikun  në një tjetër udhëtim liedesh në skenën e TKOBAP-së.

Liedet jane këngë në gjuhën gjermane për solo dhe piano, kryesisht nga epoka romantike e shekullit të 19-të. Ky zhanër karakterizohet nga lidhja e ngushtë midis poetit dhe kompozitorit, shpesh me pjesën e pianos që është po aq ekspresive sa melodia vokale, për të përcjellë tema mbi natyrën, dashurinë dhe legjendën. Disa nga kompozitorët e famshëm të liedeve janë Franc Shubert, Robert Shuman dhe Johan Brahms.

1 nga 4

The post “Kënga e mjellmës” nga Franc Shubert, në TKOB nga Etrita Ibrahimi dhe Artur Vera appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Kushtetuese vendos përfundimin e mandatit të Sonila Bejtjes

24 October 2025 at 17:41

Sipas vendimit, mandati i Bejtjes ka mbaruar që më datë 25 prill 2025 bazuar në një arsyetim të mëparshëm të kësaj gjykate, që gjatësia e mandatit nuk do të llogaritej nga data e betimit të gjyqtarit, por nga data e mbarimit të mandatit të gjyqtarit që e ka zëvendësuar. Në këtë rast, Bejtja e ka […]

The post Gjykata Kushtetuese vendos përfundimin e mandatit të Sonila Bejtjes appeared first on Reporter.al.

Ibrahimi nga AKK: Komunat kanë realizuar rreth 70 për qind të buxhetit për investime kapitale

22 October 2025 at 15:26


Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës kanë arritur të realizojnë rreth 70 për qind të buxhetit të tyre për investime kapitale, duke treguar efikasitet dhe përkushtim në menaxhimin e financave publike.

Sipas Ibrahimit, ky nivel i lartë i realizimit tregon se qeverisja lokale po dëshmon rezultate të prekshme në terren përmes ndërtimit të shkollave, çerdheve, rrugëve dhe hapësirave publike që përmirësojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Ai theksoi se, përkundër sfidave buxhetore dhe burokracisë, komunat po dëshmojnë përgjegjësi dhe vizion zhvillimor.

Në të njëjtën kohë, Ibrahimi ngriti shqetësimin se niveli qendror i qeverisjes – përfshirë ministritë dhe Zyrën e Kryeministrit – nuk ka arritur të shpenzojë as 40 për qind të buxhetit të paraparë për investime kapitale, duke krijuar një kontrast të dukshëm me performancën e komunave.

“Ky kontrast tregon qartë një të vërtetë: qytetari fiton më shumë kur vendimmarrja dhe mjetet financiare janë më afër tij”, theksoi ai, duke shtuar se komunat po e përdorin buxhetin në mënyrë të drejtpërdrejtë për të mirën e qytetarëve.

Ibrahimi kërkoi që mjetet e pashpenzuara të nivelit qendror të ri-destinohen për mbulimin e pasojave financiare të kontratave kolektive në komunat e vendit, të cilat kanë krijuar një barrë të madhe buxhetore për pushtetin lokal. Sipas tij, pa këtë mbështetje, ekziston rreziku që disa komuna të përballen me vështirësi në ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët.

Sipas AKK-së, rezultatet e deritanishme dëshmojnë se komunat po japin shembull pozitiv në menaxhimin e fondeve publike dhe se decentralizimi financiar mbetet një nga rrugët më efektive për zhvillimin lokal dhe mirëqenien qytetare. /Telegrafi/

Ibrahimi: 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal

18 October 2025 at 10:47


Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se 11 komuna ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal.

Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin tha se kjo situatë ka ndikuar negativisht në funksionimin e kuvendeve komunale.

"Aktualisht, 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal: Viti, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe Suharekë. Kjo situatë është reflektim i rrethanave të jashtëzakonshme, pasi vendi është në proces zgjedhor, ndërsa më 09 nëntor mbahet edhe balotazhi në disa komuna, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e kuvendeve komunale dhe procesin e miratimit të buxheteve", theksoi Ibrahimi.

Ai tha se për këtë arsye, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave shtyerjen e afatit për vendimmarrje lidhur me buxhetet komunale, në mënyrë që komunat të kenë hapësirën e nevojshme ligjore për të përfunduar procedurat pas përfundimit të procesit zgjedhor.

"Është me rëndësi të theksohet se, edhe pse këto komuna nuk e kanë miratuar ende buxhetin, nëse ato i miratojnë buxhetet e tyre përpara se Kuvendi i Kosovës të mbajë seancën për miratimin e buxhetit të shtetit, ekziston mundësia që këto buxhete të përfshihen dhe të miratohen bashkërisht me buxhetin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës", deklaroi ai.

Ibrahimi po ashtu pohoi se "ky hap është thelbësor për të shmangur pasojat e financimit me 1/12, për të siguruar vazhdimësinë e projekteve kapitale dhe për të garantuar ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët"./Telegrafi/

Ibrahimi: BDI, partner financiar i Mijallkovit dhe Vuçiqit

28 September 2025 at 15:50


Nga koalicioni VLEN sot kanë bërë të ditur se aksionet të cilat sipas tyre, familjari i Ali Ahmetit ia ka shitur Alta Bankës nga Serbia, një vit më parë i ka blerë nga ish drejtori i ASK-së, Sasho Mijallkov.

Zeqirija Ibrahimi, deklaroi se kjo shitje ka ndodhur më 17.09.2025.

“Blerja e aksioneve të AS “Senjak” nga Sasho Mijallkovi ose nga kompania e lidhur me të, “Best Vej Investment”, është bërë më 24.10.2024. Ja dëshmia e këtij transaksioni. Pra, kemi një linjë të qartë: Sasho Mijallkovi, ish shefi i DSK-së, njeriu i të gjitha skemave kriminale të regjimit në Maqedoni të Veriut, i shet aksione familjes së Ali Ahmetit, ndërsa familja e tij ndërmjetëson midis Sasho Mijallkovit dhe bankës serbe. Në fund është “Alta Banka”, një bankë e regjimit të Aleksandar Vuçiqit, si blerës i fundit. Ka qenë indikative ajo fotografia në manastirin e Shën Naumit, por tashmë gjithçka është e qartë. Tash kemi edhe dëshmi financiare të kësaj lidhjeje. Maskat kanë rënë. BDI-ja fshihet dhe turpërohet, sepse e di se pas retorikës patriotike fshihet një e vërtetë e ashpër – para, kriminalitet, interes personal dhe lidhje me strukturat antishqiptare në rajon.Sot është e qartë. Familja e Ali Ahmetit, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa BDI tërthorazi është bërë partner i drejtpërdrejtë financiar i Mijallkovit dhe Vuçiqit. Me këtë lidhje, BDI-ja po e sjell botën serbe në Maqedoni të Veriut edhe përmes sistemit bankar. Me këtë lidhje, Ali Ahmeti dhe familja e tij po e vënë shtetin dhe shqiptarët në varësi financiare dhe politike nga Beogradi, ndërsa pse e bëjnë këtë, ata duhet ta shpjegojnë. Sidoqoftë, shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta dinë të vërtetën", tha Ibrahimi.

Ai shtoi e BDI nuk është më parti që i mbron interesat e shqiptarëve, por është kompani private e Ali Ahmetit për krim dhe pasurim personal.

Ibrahimi: VLEN nuk u bë një parti sepse kemi dallime

24 September 2025 at 22:44


Ndonëse u promovua se koalicioni VLEN do të shndërrohet në një parti të vetme politike, kjo nuk u arrit, që sipas Zeqirija Ibrahimit, arsyet janë juridike por ka të bëjë edhe me dallimet mes partive të koalicionit.

Ibrahimi tha se në rast se VLEN bëhet një parti e vetme, do të humben financat që merren nga shteti që siç thotë, për këtë nuk është gjetur një zgjidhje juridike. Nga ana tjetër, ai tha se i kanë unifikuar vetëm pikat e përbashkëta, ndërsa duhet të debatohet për dallimet që kanë partitë e koalicionit.


“Arsyet janë juridike. Që të bëhet VLEN subjekt politik dhe ne që jemi eksponent të partive dhe të shkojmë në VLEN, nuk kemi të drejtë që në të njëjtën kohë të jemi anëtarë të dy partive politike. Po t’i shuajmë partitë aktuale politike, e shuajmë edhe financimin që vjen nga shteti për numrin e këshilltarëve e të deputetëve. Nuk kemi gjetur një zgjidhje juridike që mos ta humbim këtë mbështetjen financiare që e jep shteti për partitë politike se pastaj bëhet e rëndë edhe ekzistenca e vet partive politike. Pjesa tjetër është çështje politike. Ne i kemi unifikuar ato pikat që i kemi të përbashkëta por nuk është që i kemi rrafshuar edhe pikat çfarë mund të na dallojnë neve”, tha Zeqirija Ibrahimi. /Tv21

​Kontrata kolektive “zbraz” buxhetet komunale, qindra milionë euro të humbura

20 September 2025 at 11:04


Komunat e Kosovës po përballen me një barrë të rëndë financiare si pasojë e shkëputjes së Kontratës Kolektive nga Ministria e Arsimit në nëntor të vitit 2022, duke ndikuar kështu të humbin mbi 236 milionë euro përmes proceseve përmbarimore si rrjedhojë e disa vendimeve gjyqësore gjatë tri viteve të fundit.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, vetëm gjatë këtij viti deri në gusht, komunave u janë marrë mbi 73.5 milionë euro, ku më shumë se 40 milionë euro janë marrë nga buxheti për investime kapitale.

Përkundër kritikave nga komunat dhe Asociacioni, Ministria e Financave nuk ka dhënë ndonjë përgjigje zyrtare lidhur me kërkesën për krijimin e një linje të veçantë buxhetore apo për trajtimin e kësaj çështjeje.

Ibrahimi në emisionin e fundit “Shtylla”, prodhim i KosovaPress, nënvizon se si pasojë e këtij presioni financiar, kryetarët e komunave nuk kanë arritur të realizojnë premtimet e tyre nga fushata e vitit 2021.

“Prej vitit 2022 deri në gusht të këtij viti për shkak vendimeve gjyqësore, kur shumica e vendimeve ka të bëjë me kontratën kolektive, komunave janë marrë mbi 236 milionë euro. Në vitin 2022 ju janë marrë mbi 36 milionë euro, në vitin 2023 rreth 40 milionë euro, në vitin 2024 mbi 86 milionë euro dhe deri në gushtin e këtij viti ju kanë marrë mbi 73 milionë e gjysmë. Tani për nga këto 73 milionë e gjysmë për këtë vit, komunave ju kanë marrë mbi 40 milionë euro për investime kapitale. Më shumë se 50 për qind të këtyre mjeteve janë marrë nga kategoria e shpenzimeve për investime kapitale. Pastaj kemi mallra dhe shërbime mbi 24 milionë euro, subvencione dhe transfere mbi 5 milionë e gjysmë edhe kemi edhe shpenzime komunale mbi 3 milionë euro vetëm këtë vit. Për këtë arsye për shkak që ju janë marr mjete jashtëzakonshme financiare nga komunat, edhe kryetarët e komunave nuk kanë pasur kurrfarë mundësie që t'i përmbushin të gjitha zotimet të cilat i kanë dhënë gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2021”, thotë Ibrahimi.

Ibrahimi kritikon qasjen e nivelit qendror, i cili thekson mungesën e gatishmërisë për të zgjidhur krizën. Sipas tij, zgjidhja do të ishte krijimi i një vije buxhetore të veçantë që do të mbulonte kostot që dalin nga Kontrata Kolektive.

Ai thekson gjithashtu se mungesa e transparencës financiare që po shkakton ky problem, po i penalizon komunat edhe në garimin për grante të performancës, pasi një nga kriteret është raporti i pastër i auditorit.

“Niveli qendror nuk ka treguar asnjë gatishmëri për zgjidhjen e këtij problemi. Janë marrë për këto 3 vite e gjysmë mbi 236 milionë euro, ku nga kjo shumë në bazë të analizave që i kemi del se rreth 27 për qind e këtyre mjeteve financiare është marrë për shkak të proceseve ë procedurave përmbarimore dhe gjyqësore. Kemi kërkuar nga niveli qendror që ta bëjnë një zgjidhje, ta vendos vetëm një vijë buxhetore për mbulimin e kostos financiare që buron nga kontrata kolektive dhe pastaj problemi do të ishte i zgjidhur.

Dëmi tjetër është se këto komuna nuk mund të garojnë për skemën e grantit të performancës, ku janë me miliona euro në pyetje, sepse si kriter hyrëse për të garuar në këtë skenë të grantit të performancës është që raporti i auditorit të jetë i pastër, mos të ketë keqklasifikim.... Nëse bëjmë krahasime, në vitin e kaluar janë marrë mbi 86 milionë, në vitin 2023 rreth 40 milionë, vitin 2022, 36 milionë, pra lakorja është duke u ngritur. Vetëm në tetë mujorin e parë u janë marrë mbi 73 milionë e gjysmë. Për këtë arsye është mirë që edhe në hartimin e buxhetit komunal neve kemi bë një shkresë te ministri Murati që me ligjin në fuqi, komunat janë të obliguara që deri më 30 shtator ta dorëzojnë buxhetin komunal të aprovuar në kuvendet komunale tek Ministria e Financave, mirëpo kemi kërkuar që të shtyhet ky afat”, thotë ai.

Se kjo barrë financiare po i rëndon komunat, e thotë edhe drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim nga Komuna e Istogut, Genc Ademaj
Ademaj: Si institucion dhe komunë jemi godit sikur komunat tjera, ka dëmtuar në masë të madhe shërbimin në raport me qytetarët

"Si institucion dhe komunë jemi godit sikur komunat tjera, që e ka dëmtuar në masë të madhe shërbimin në raport me qytetarët. Si komunë deri më tani bazuar në programin që kemi për pjesën e menaxhimit të financave publike që është free balanci që është një program i jashtëzakonshëm tek pjesa e shpenzimit të parasë publike. Kemi rreth 6 milionë e 300 mijë euro të paguara, dhe një listë të pritjes tjetër që ka ardhë javën e kaluar, që na obligon neve për pjesën e pagesës shtesë të kontratës kolektive, një kontratë që është legjitime dhe ju ka takuar me të drejtë të plotë mësimdhënësve përkundër që nuk ka gjet përkrahje nga institucionet përgjegjëse qysh është, Ministria e Arsimit dhe e Financave të cilët nuk e kanë krijuar një linjë buxhetore për pagesën e këtyre obligimeve", thotë ai.


Në nëntorin e vitit 2022, Ministria e Arsimit mori vendim për shkëputjen e kontratës kolektive të nënshkruar mes Ministrisë dhe SBAShK-ut e cila mësimdhënësve u mundësonte mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, kompensimin e shujtës ushqimore, shpërblimin jubilar dhe përfitime të tjera për punëtorët e arsimit.

Kur jemi tek humbjet financiare që i janë shkaktuar disa komunave në vend, sipas të dhënave të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Komunës së Prishtinës për tetë muajt e parë të këtij viti, përmbaruesi ia mori mbi 11 milionë euro e gjysmë. Derisa, në vitin 2024, kjo komunë humbi mbi 10 milionë euro e gjysmë. Në vitin 2023 të njëjtës komune i janë marrë mbi 4 milionë e 700 mijë, në vitin 2022 mbi 6 milionë e 200 mijë euro.

Keq nga vendimet gjyqësore pësoi edhe Komuna e Prizrenit, ku deri në fund të gushtit 2025, i janë marrë mbi 9 milionë euro, për dallim nga viti i kaluar kur kjo vlerë ishte mbi 5 milionë euro e gjysmë. Pastaj komuna e Ferizajt, deri në gusht të këtij viti i ka humbur rreth 7 milionë e 750 mijë euro.

Komunës së Prishtinës për tetë muajt e parë të këtij viti, përmbaruesi ia mori mbi 11.5milionë euro. Derisa, në vitin 2024, kjo komunë humbi mbi 10.5 milionë euro . Në vitin 2023 të njëjtës komune i janë marrë mbi 4 milionë e 700 mijë euro, në vitin 2022 mbi 6 milionë e 200 mijë euro.

Nga vendimet gjyqësore pësoi edhe Komuna e Prizrenit, ku deri në fund të gushtit 2025, i janë marrë mbi 9 milionë euro, për dallim nga viti i kaluar kur kjo vlerë ishte mbi 5.5 milionë euro. Pastaj komuna e Ferizajt, deri në gusht të këtij viti i ka humbur rreth 7 milionë e 750 mijë euro. Obiliqit për këtë vit i janë marrë 1.5 milionë euro. Derisa Komunës së Rahovecit i janë marrë mbi 2 milionë euro. Me humbje pësoi edhe Komuna e Gjakovës, të cilës përmbaruesi ia mori mbi 2 milionë euro këtë vit, ndërsa 3 milionë e 200 mijë euro vitin e kaluar. Po kështu, Komunës së Pejës përmbaruesi ia mori mbi 2 milionë euro këtë vit, derisa për vitin e kaluar mbi 7 milionë euro.

Po ashtu Komunës së Gjilanit vetëm për tetë muajt e parë të këtij viti përmbaruesi ia mori rreth 6 milionë euro, derisa në vitin 2024 ia mori rreth 7 milionë euro.

Dy anëtarë të BIK-ut po hetohen për “Keqpërdorim besimi”, dyshohen për keqpërdorim të donacioneve

17 September 2025 at 15:21


Imami i fshatit Serbicë të Prizrenit, Sebahudin Ibrahimi, si dhe ish-imami i fshatit Nashec të Prizrenit, aktualisht anëtar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Qendrim Ibrahimi, janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i besimit”.

Imami Ibrahimi ka thënë për “Betimin për Drejtësi” se bëhet fjalë për dyshimet për keqpërdorimin e donacioneve të një organizate.

Mirëpo, nuk ka dhënë më shumë detaje, duke thënë se ky është një keqkuptim.

“Ajo është një keqkuptim, ajo ka qenë organizata e ka pas aktivitetin e saj që e ka ba, është përdor emri im dhe disa njerëzve te tjerë për pako ushqimore e nuk e di për çka saktësisht u marrë organizata. Unë deklaratën e kam dhanë në Prokurori, rasti është procedurë e sipër. Është keqkuptim ka ndodh, e ka në dorë prokuroria”, ka thënë Ibrahimi.

I pyetur nëse është suspenduar nga detyra si imam nga Bashkësia Islame e Kosovës, nuk është përgjigjur duke e ndal telefonin.

Suspendimin e ka konfirmuar eprori i tij, kryeimami BIK-ut për Prizrenit, Orhan Bislimaj.

“Sebahudini ka qenë i suspenduar, dhe është i suspenduar. Kam qenë në pushim por ka ardhë një rekomandim për shkak që janë hap hetimet kundër tij”, ka thënë Bislimaj.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga ish-imami tash anëtar i BIK-ut, Qendrim Ibrahimi, mirëpo nuk ka arritur.

Për të, kryeimami i Prizrenit, ka thënë se nuk ka informacione nëse është suspenduar pasi është nën ombrellën e selisë qendrore. Mirëpo, sipas përgjigjes së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ish-imami Ibrahimi është mbajtur në paraburgim për një muaj.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë përgjigje për këtë dhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, mirëpo nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të lajmit.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka konfirmuar se hetimet janë duke u zhvilluar ndaj katër personave: Q.I., S.I., M.M., dhe M.G.

Tutje, prokuroria ka sqaruar se të njëjtit janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Më pas, me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan, ish-imamit Qendrim Ibrahimi i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa të tjerëve u është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

“Prokuroria Themelore në Gjilan i ka ndaluar për 48 orë dhe ndaj të dyshuarit me inicialet Q.I, ka paraqitur Kërkesë për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe ndaj të njëjtit Gjykata i ka caktuar Paraburgimin në kohëzgjatje prej një (1) muaj, e ndaj të dyshuarve tjerë me inicialet S.I, M.M, M.G Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për masën e arrestit shtëpiak, kurse Gjykata u ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin policor”.

“Betimi për Drejtësi” më 22 mars të këtij viti ka transmetuar emisionin “Ku u zhduken 166 mijë euro në Këshillin e BIK në Prishtinë”.

Për këtë, nga puna ishte larguar arkëtari i BIK në Prishtinë, Bahri Rexha.

Por, për afër dy vjet, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur të fshehtë për institucionet e drejtësisë këtë vjedhje të pretenduar.

Madje, të njëjtit kishin tentuar ta mbyllnin këtë rast brenda organeve të BIK, duke mos e raportuar në institucionet e drejtësisë. Këtë e argumentonte edhe avokati i Këshillit, i cili kishte deklaruar se nga Rexha kishin kërkuar kthimin e mjeteve në mënyrë që rasti të mos raportohej në organet ndjekëse. Raportimi ishte bërë vetëm pas zhvillimit të hulumtimit nga “Betimi për Drejtësi”.

AKK: Kosova humbi miliona euro nga Japonia për shkak të neglizhencës së Qeverisë

10 September 2025 at 10:27


Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka shprehur indinjatën e thellë për faktin se Republika e Kosovës ka humbur një mundësi të jashtëzakonshme për mbështetje financiare dhe teknike nga Japonia në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se kjo humbje ka ardhur vetëm si pasojë e neglizhencës së pafalshme të Qeverisë dhe Ministrisë kompetente, të cilat nuk kanë marrë as mundimin të dorëzojnë një projekt-propozim të gatshëm nga ekspertët japonezë.

“Ky është një dështim i rëndë institucional. Përmes projekteve të mëparshme, Japonia i ka dhënë Kosovës mbi 60 kamion për grumbullimin e mbeturinave, duke ndihmuar drejtpërdrejt komunat dhe qytetarët. Ndërsa këtë herë, për shkak të mosveprimit të Ministrisë, Kosova ka humbur miliona euro që do të investoheshin në modernizimin e sistemit të mbeturinave, duke përfshirë një program serioz me 1 vit përgatitje dhe 4-5 vite zbatim praktik”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka theksuar se është e papranueshme që ndërkohë Presidentja e Kosovës, gjatë vizitës së saj në Japoni, ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes nga JICA, ndërsa Ministria kompetente ka hezituar qëllimisht ose me paaftësi të dorëzojë aplikimin.

“Ky kontrast tregon mungesë serioziteti dhe koordinimi në nivel shtetëror, duke e vendosur Kosovën në pozitë të palakmueshme para një partneri strategjik si Japonia. AKK ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me koordinatorin e projektit të JICA dhe e ka përkrahur një program të tillë dhe është dakorduar për përfshirje në këtë iniciativë, por për shkak të papërgjegjësisë së Ministrisë, kjo mundësi tashmë është e humbur”, u shpreh Ibrahimi.

Kryetari i AKK-së shtoi se ky nuk është thjeshtë një projekt i dështuar por është një goditje e rëndë për komunat dhe qytetarët e Kosovës, të cilët mbesin pa investime jetike për mjedisin dhe shëndetin publik.

“Para një kohe të shkurtë MAPL për shkak të neglizhencës së saj ka humbur rreth 12 milion euro nga Komisioni Evropian të dedikuara për komunat e Republikës së Kosovës të cilat ishin për skemën e grantit të performancës.

AKK kërkon llogaridhënie nga Qeveria dhe bën thirrje që në të ardhmen të mos përsëriten këto gabime skandaloze, sepse Kosova nuk mund të lejojë që për shkak të papërgjegjësisë institucionale të humbasë miliona euro ndihmë ndërkombëtare, të cilat janë jetike për zhvillimin e vendit”, theksoi Ibrahimi. /Telegrafi/

❌
❌