Reading view

15:00 Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

Zjarri i madh në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë nuk ka ndalur ende.

Vijon të jetë aktive vatra, ashtu sikurse edhe aksioni nga toka dhe ajri, edhe pse terreni është i vështirë.

Zjarri i shfaqur dje në sipërfaqet pyjore të Tërbunit sipas autoriteteve po vijon prej 24 orësh në vendin e njohur si Fushë Lajë.

Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë vënë disa herë vatrën nën kontroll, por era e ka bërë të pamundur neutralizimin.

Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë.

Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme./kb

  •  

Zjarret në vend, Balla: Drejtësia është dorëzuar përpara piromanëve

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ashpër lidhur me zjarrvëniet e qëllimshme në vend, duke kërkuar ndëshkim më të fortë të autorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se Kodi Penal parashikon dënime deri në 20 vite burg për zjarrvënien e qëllimshme të pyjeve, por sipas tij, të dhënat për hetimet dhe dënimet tregojnë një situatë shqetësuese.

“Drejtësia shqiptare është dorëzuar përpara piromanëve”, deklaron Balla, duke iu referuar të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave gjatë pesë viteve janë hetuar 211 çështje për zjarrvënie, ndërsa vetëm 18 persona janë gjetur fajtorë.

Ai sjell në vëmendje edhe zjarrin e madh në Krujë, i cili u vu nën kontroll pas një beteje të vështirë me flakët.

Sipas Ballës, në media është raportuar se personi i dyshuar për zjarrvënien është liruar, pasi prokurori e ka konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij nga Policia e Shtetit.

Balla shprehet se mungesa e ndëshkimit efektiv mund të inkurajojë autorët e zjarrvënieve dhe të rëndojë edhe më shumë situatën për strukturat që përballen çdo ditë me zjarret.

“Nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm, ku vetëm 1 në 12 raste zjarrvënie gjendet një fajtor dhe kur as ky 1 ndër 12 nuk bëhet shembull, zjarrfikësit nuk do t’ia dalin dot më”, deklaron Taulant Balla.

/gj.m/r.e/

The post Zjarret në vend, Balla: Drejtësia është dorëzuar përpara piromanëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Partia e Lirisë, Blushi: Rama po çmonton industrinë për të betonizuar Shqipërinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzon qeverinë “Rama 4”, duke thënë se ka orientuar ekonominë shqiptare drejt ndërtimit, pasurive të paluajtshme, importeve dhe shërbimeve, në dëm të prodhimit vendas dhe industrisë. Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, Blushi deklaroi se prodhimi industrial në Shqipëri ka shënuar rënie të ndjeshme, nga 100 pikë në vitin 2021 në 84.

Source

  •  

Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike

Çdo javë, listat e blerjeve të iranianëve bëhen më të shkurtra, ndërsa inflacioni rritet dhe fuqia blerëse bie. “Ndërsa gjërat zhduken nga tryeza e ngrënies, fillimisht ikin frutat, pastaj produktet e qumështit dhe më pas çdo gjë që konsiderohet jo e domosdoshme”, tha një grua në kryeqytetin iranian, Teheran, në një mesazh zanor dërguar Radios […]

The post Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike appeared first on BoldNews.al.

  •  

Përgjaket gara çiklistike në Portugali, humb jetën 19-vjeçari britanik, u përplas nga një makinë!

Një tragjedi ka tronditur garën prestigjioze ‘Volta a Portugal’, pasi çiklisti britanik 19-vjeçar Finlay Tarling humbi jetën gjatë zhvillimit të etapës së premte në Portugali.

Rrethanat e aksidentit janë ende duke u hetuar, ndërsa mediat portugeze dhe franceze raportojnë se Tarling dyshohet se u përplas nga një automjet që po lëvizte në drejtim të kundërt në segmentin ku po zhvillohej gara.

Pas ngjarjes së rëndë, gara u ndërpre disa kilometra para përfundimit dhe ceremonia e podiumit u anulua.

Trupi i 19-vjeçarit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Viana do Castelo.

Tarling ishte pjesë e NSN Development Team dhe konsiderohej një prej çiklistëve të rinj premtues britanikë. Ai kishte fituar vendin e tretë në garën individuale me kronometër U23 në Kampionatin Kombëtar Britanik këtë verë.

  •  

Futbollisti britanik ngiste makinën me 307 km/orë dhe filmonte gjithçka në telefonin e tij: Pamjet i dhanë katër vjet burg



Futbollisti ngiste me një shpejtësi të pabesueshme prej 307 km/orë dhe regjistroi gjithçka siç duhet. Tani ai është dënuar me disa vite burg, dhe praktikisht i ka siguruar policisë të gjitha provat kundër vetes.

Burri në fjalë është futbollisti 32-vjeçar britanik Connor Charlton, i cili luan futboll gjysmëprofesional. Përveç futbollit, me sa duket ai e donte edhe drejtimin jashtëzakonisht të shpejtë të makinës.

Policia nisi një hetim serioz kundër tij pas një aksidenti rrugor në shtator 2023. BMW X3 M dhe telefoni i tij celular u konfiskuan, dhe një ekzaminim i kompjuterit të makinës dhe përmbajtjes së telefonit zbuloi një numër shkeljesh të rënda të trafikut, shkruan mediumi The Telegraph.

Connor Charlton

Pamjet treguan se shpejtësia prej 307 km/orë (190 mph) nuk ishte një incident i izoluar. Në njërën nga videot, Charlton gjarpëron mes automjeteve të tjera me shpejtësi të lartë, ndërsa në tjetrën, niset nga një semafor dhe arrin shpejtësinë 253 km/orë. Në videon e dytë, mund ta shihni duke rrëshqitur nëpër rrethrrotullim ndërsa ka përdorues të tjerë të rrugës përreth tij.

Videoja në të cilën ai lëviz me shpejtësi të lartë përpara një furgoni të bardhë, duke kaluar vetëm disa dhjetëra centimetra prej tij, është veçanërisht shqetësuese.

A semi-professional footballer has been jailed after being filmed driving at speeds up to 191mph.

Connor Charlton, who plays for Nostell Miners Welfare FC in the Northern Counties East League, was recorded on his car’s computer hitting high speeds on at least eight occasions… pic.twitter.com/ICEGFN765q
— The Telegraph (@Telegraph) August 13, 2026

Një histori e rreme aksidenti u gjet në telefon

Hetuesit gjetën gjithashtu një shënim në telefonin e tij, në të cilin Charlton përpiqej të ndërtonte një version të rremë të aksidentit me makinë. Ai pretendonte se shoferi tjetër, i cili dyshohet se iku nga vendi i ngjarjes, ishte përgjegjës për përplasjen.

Megjithatë, të dhënat nga kompjuteri i BMW-së treguan të kundërtën. Vetëm gjatë vitit të kaluar, makina u drejtua të paktën tetë herë me një shpejtësi më të madhe se 172 km/orë.

Në gjykatën e Leeds, Charlton u shpall fajtor për të gjitha akuzat. Përveç 10 rasteve të drejtimit të automjetit të papërgjegjshëm, ai u dënua edhe për katër raste të sulmit, pasi kishte bindur persona të tjerë që të merrnin përsipër pikët e tij të penalizuara.

Gjykata e dënoi atë me katër vjet burg, me një ndalim drejtimi automjeti prej katër vjetësh e shtatë muajsh. Nëse ai dëshiron të marrë përsëri patentën e drejtimit pas kësaj kohe, ai do të duhet të kalojë një provim të zgjatur drejtimi.

- YouTube www.youtube.com

BMW me më shumë se 630 kuaj fuqi

Makina me të cilën Charlton kreu shkeljet ishte një BMW X3 M, motori i fabrikës së së cilës zhvillon 510 KF. Është e zakonshme që seria të ketë një limit elektronik të shpejtësisë maksimale prej 250 km/orë.

Megjithatë, makina u modifikua më tej dhe fuqia e saj u rrit në më shumë se 630 KF, ndërsa kufizuesi i shpejtësisë së fabrikës u hoq. Kjo i lejoi atij ta drejtonte makinën shumë mbi shpejtësinë maksimale të fabrikës. /Telegrafi/

  •  

“40 minuta pritje tek Dheu i Bardhë”, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin e automjeteve dhe kohën e pritjes në pikat e kalimit kufitar të Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara, pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta.

Pritje të konsiderueshme janë raportuar edhe në Muçibabë, ku koha e pritjes për dalje nga Kosova arrin deri në 30 minuta.

Ndërkohë, në Jarinjë, pritjet për dalje nga vendi janë deri në 20 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë deri në 10 minuta.

Në Merdarë, pritjet për dalje nga Kosova janë deri në 15 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “40 minuta pritje tek Dheu i Bardhë”, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare për dalje nga Kosova appeared first on Sinjali.

  •  

“UNHERD” – Edi Rama: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

– Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit të medias britanike “UnHerd” , Aris Roussinos, se protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit në Shqipëri nuk janë më të njëjta me ato të qershorit. Sipas tij, në protestat e fundit janë përfshirë më shumë parti politike dhe grupe të opozitës, përfshirë edhe forca të ekstremit të […]
  •  

Thaçi: Nuk ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë, do ta padis Ali Ahmetin në emër të Arbën Xhaferit për këso deklaratash

Kreu i Partisë Demokratike për Integrim, Menduh Thaçi, e ka përgenjështruar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Thaçi tha se nuk ka ekzistuar dokument për ndarjen e Maqedonisë dhe se ideja për ndarjen e vendit është nxjerrë nga pseudo-akademikë të UDB-së. “Për ndarjen e Maqedonisë nuk ka pasur dokument. Kanë qenë disa pseudoakademikë në atë kohë, […]
  •  

14:45 Shembet kanali vaditës në Elbasan, bllokohet prej orësh aksi drejt Cërrikut, uji e dherat vërshojnë në rrugë!

Një ngjarje dramatike ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në afërsi të fshatit Kuqan, i cili është bllokuar prej rreth tri orësh.

Shkak u bë shembja e një gjatësie prej 20 metra linear të një kanali vaditës nga më të mëdhejtë dhe më rëndësishmit e rajonit të Shqipërisë së Mesme.

Nga dëmtimi i kanalit, uji ka dalë jashtë shtratit, duke marrë me vete edhe sasi dheu e materialesh nga kodrat përreth. Uji dhe dheu kanë përfunduar në rrugë, duke vështirësuar dhe më pas bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment.

Situata ka krijuar probleme të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në aksin Elbasan-Cërrik, ndërsa qarkullimi vijon të jetë i ndërprerë në zonën e prekur. Ende nuk dihet nëse shembja e kanalit është shkaktuar nga amortizimi i strukturës apo nga faktorë të tjerë, ndërsa prania e ujit dhe e dherave në karrexhatë paraqet rrezik edhe për sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Pritet ndërhyrja e strukturave përgjegjëse për largimin e dherave dhe ujit nga rruga, si dhe për rikthimin e kanalit në funksion, në mënyrë që aksi Elbasan–Cërrik të hapet për qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet thanë se deri në normalizimin e situatës, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë aks duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjen pranë zonës së dëmtuar./kb

  •  

Festa e “Fjetjes së Shën Mërisë” bashkon besimtarët e krishterë, urime nga krerët e shtetit dhe politika! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros

Sot kalendari i krishterë ndalet në një nga ditët më të shenjta për besimtarët, Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari.

Një ditë që kujton fjetjen, ngjalljes dhe lavdërimin e Virgjëreshës, e cila njihet ndryshe si “Pashka e verës” apo “Pashka e vogël.”

Fortlumturia e Tij, Joan, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mori pjesë në meshën e veçantë të mbajtur në Kishën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, në fshatin malor Agriadi në ishullin e Imbros. Në këtë ceremoni, ishte edhe Tërëshenjtëria e Tij, Bartholomeu, Patriarku Ekumenik, informon “Report Tv”.

Për këtë festë, nuk munguan as urimet nga politika përmes rrjeteve sociale.

“Festë të bekuar”, uroi kryeministri Rama për besimtarët dhe ngjashëm me të, edhe presidenti Begaj.

Kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari gjatë kësaj dite janë kthyer në vende lutjeje, adhurimi dhe pelegrinazhi.

Kjo ka ndodhur edhe në Manastirin e Zvërnecit ku besimtarë nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe qytetarë e pushues ndezën qirinj dhe u lutën për paqe e mbarësi.

Edhe në Apoloni, Imzot Nikolla u kujtoi të gjithëve se nuk jemi vetëm në sfidat e përditshme ndërsa u bëri thirrje edhe politikanëve për të reflektuar e bërë më të mirën.

“Ajo na mbush me gëzim dhe shpresë se në sfidat dhe vështirësitë tona nuk jemi vetëm”, tha Imzot Nikolla.

Një nga traditat e kësaj feste është edhe marrja në shtëpi e degëve të dafinës, si shenjë bekimi.

  •  

Thellohet bilanci i tërmetit 7.7 ballë në Indonezi, shkon në 38 numri i viktimave

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Indonezinë ka shkuar në 38.

Numri pritet të rritet, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur operacionet në zonat më të prekura nga tërmeti.

Lëkundja e fuqishme ka shkaktuar dëme në ndërtesa, ndërsa situata është përkeqësuar edhe nga dhjetëra lëkundje të tjera pasuese.

Tërmeti goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Sipas Agjencisë Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike të Indonezisë, tërmeti kishte një thellësi prej rreth 15 kilometrash.

Në të njëjtën zonë janë regjistruar edhe lëkundje të fuqishme pasuese, përfshirë një tërmet me magnitudë 6.1.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë përmasat e dëmeve dhe numrin e viktimave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Thellohet bilanci i tërmetit 7.7 ballë në Indonezi, shkon në 38 numri i viktimave appeared first on Sinjali.

  •  

Thaçi: Nuk ka pasur dokument për ndarjen e Maqedonisë, do ta padis Ali Ahmetin në emër të Arbën Xhaferit për këso deklaratash



Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, e ka përgënjeshtruar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Thaçi tha se nuk ka ekzistuar dokument për ndarjen e Maqedonisë dhe se ideja për ndarjen e vendit është nxjerrë nga pseudo-akademikë të UDB-së.

“Për ndarjen e Maqedonisë nuk ka pasur dokument. Kanë qenë disa pseudoakademikë në atë kohë, të instruktuar nga UDB-ja e Serbisë, të cilët e nxorën këtë ide. Ajo s’ka qenë ide e Akademisë së Shkencave dhe as Arben Xhaferi nuk ka dokument, sepse nuk ekziston. Ali Ahmetit atëherë UDB-ja i ka thënë: kjo është rruga që mund ta shkatërrosh organizimin politik të shqiptarëve. Dhe ai flet palidhje, na paska ekzistuar dokument”, deklaroi Thaçi.

Këto komente vijnë pasi në shënimin e përvjetorit të 25-të të Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas fjalës së ish-ministrit Vllado Buçkovski se ka pasur plan për ndarjen e Maqedonisë, konfirmoi se ai e ka pasur në dorë atë projekt të ndarjes.

“Po, unë e kam pasur projektin e ndarjes z.Buçkovski! Dhe e kam pasur prej autoriteteve të larta! Dhe unë nuk e kam pranuar! Sepse shqiptarët e Shkupit nuk do të ishin me mua bashkë. Unë do të isha Shqipëri, por Shkup, Kumanovë, Strugë, Kërçovë, Prilep, Veles, të gjithë do të ishin jashtë kufijve të Shqipërisë”, theksoi Ahmeti.

Kreu i PDSH-së, Thaçi, paralajmëroi se nëse Ahmeti vazhdon me këso deklaratash, do ta padisë në gjyq në emër të Arbën Xhaferit, sepse sipas Thaçit, një denoncim i tillë është i palejueshëm.

  •  

Pas Aleancës, edhe PDK refuzon takimin, Ismaili: Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar Deharit që ta thërrasë Kuvendin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka bërë të ditur se PDK nuk do të jetë në takimin e thirrur nga Albulena Haxhiu. Ismaili në një konferencë për media tha se Haxhiu do të duhej që t’i kishte shkruar kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari që ta thërrasë seancën. “E para, kjo është edhe […]
  •  

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 9 vijojnë të mbeten aktive. Vijon operacioni për shuarjen e flakëve

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë këtë të shtunë një përditësim zyrtar mbi situatën e zjarreve në të gjithë territorin e vendit. Sipas njoftimit, deri në orën 14:00 janë regjistruar gjithsej 12 vatra zjarri, nga të cilat 9 vijojnë të mbeten aktive, 2 janë nën monitorim, ndërsa vetëm njëra prej tyre është shuar plotësisht.

Për përballimin e emergjencës janë mobilizuar 285 forca operacionale në terren, të cilat po mbështeten nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, dy helikopterë si dhe dy avionë “Air Tractor” të Forcës Ajrore.

Në Dajt, Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA-së dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në zonën e Priskës, Farkës, Lundrës dhe Gurrës së Madhe është vënë nën kontroll dhe po monitorohet nga forcat operacionale.

Në Gurë-Lurë, Dibër, vijon një nga operacionet kryesore. Në terren janë angazhuar 150 forca bashkiake, 20 forca policore, 11 forca të ADZM-së Dibër, 15 efektivë të MZSH-së Dibër, 50 efektivë të FA-së dhe 2 avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve me fadroma dhe forca ka bërë të mundur ndalimin e përparimit të zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Qafë Helmes, Bulqizë–Selishtë, vijon puna me 11 efektivë të MZSH Bulqizë, 27 forca bashkiake dhe 20 efektivë të FA-së. Nga krahu i fshatit Bulqizë zjarri është shuar, ndërsa vijon aktiv nga krahu i Selishtës, pa rrezik për banesat.

Në Krujë, vatra në Abaze mbetet aktive, por me intensitet të ulët, ndërsa zjarri në Zidoll është në monitorim. Në Lufaj të Mirditës po punohet për hapjen e korridoreve ndarëse për të shmangur çdo rrezik për banesat, ndërsa zjarri pranë stacionit të trenit në Mamurras është shuar plotësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave operacionale.

Vijon puna edhe në Fushë-Lajë të Pukës, Sotirë në Dropull, Gjormë në Selenicë dhe Dardhë të Librazhdit, ku forcat operacionale janë të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrave. Në të gjitha këto zona nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

AKMC vijon ndjekjen dhe monitorimin e pandërprerë të situatës, në koordinim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile, duke mbajtur në gatishmëri kapacitetet tokësore dhe ajrore për ndërhyrje aty ku kërkohet.

The post Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 9 vijojnë të mbeten aktive. Vijon operacioni për shuarjen e flakëve appeared first on Euronews Albania.

  •  

Alimehmeti: Qeveria, tender të ri 50 milionë euro për dializën

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti, u shpreh sot se qeveria po përgatit një tender të ri për shërbimin e hemodializës, me vlerë rreth 50 milionë euro, duke ngritur dyshime se kontrata mund të përfundojë sërish te i njëjti operator privat.

Në një deklaratë për mediet, Alimehmeti iu referua njoftimit të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, se pas përfundimit të koncesionit 10-vjeçar, shërbimi i hemodializës dhe ai i check-up-it do t’i rikthehen shtetit.

Sipas tij, vetëm pak ditë më vonë është planifikuar një procedurë e re për ofrimin e shërbimit të dializës në pesë spitale publike, në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, për një periudhë katërvjeçare.

Alimehmeti theksoi se vlera e procedurës, rreth 50 milionë euro, përkthehet në afërsisht 12,5 milionë euro në vit dhe e cilësoi këtë një barrë të lartë financiare për buxhetin e shtetit.

“Ku është shtetëzimi? Nëse shërbimi, pajisjet, investimi apo riinvestimi i kalojnë shtetit, përse shteti duhet të shpenzojë 50 milionë euro të tjera për ta nënkontraktuar për këto 4 vite?”, deklaroi ai.

Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në PD kërkoi që Ministria e Shëndetësisë të bëjë publike dokumentacionin që lidhet me marrjen në dorëzim të shërbimit pas përfundimit të koncesionit, përfshirë inventarët, raportet teknike, vlerën e aseteve dhe dokumentet e riinvestimeve.

Alimehmeti iu referua edhe auditeve të mëparshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke pretenduar se janë konstatuar problematika lidhur me afatet e riinvestimit në pajisjet mjekësore gjatë zbatimit të koncesionit.

Ai ngriti gjithashtu pyetje mbi mënyrën se si u dha koncesioni i parë i hemodializës dhe kërkoi që procedura të hetohet nga SPAK.

Sipas Alimehmetit, duhet të sqarohet nëse tenderi i ri do të jetë realisht i hapur ndaj konkurrencës dhe nëse kriteret teknike, eksperienca dhe kapacitetet e kërkuara mund të favorizojnë një operator të caktuar.

“A po përgatitet përsëri një tender me fitues të paracaktuar?”, pyet Alimehmeti, duke ngritur edhe dyshime për konflikt të mundshëm interesi.

Ai kërkoi që ministrja Sala të publikojë kriteret dhe dokumentet e procedurës, ndërsa SPAK të verifikojë mënyrën e dhënies dhe zbatimit të koncesionit të parë.

“Përpara se një kontratë tjetër shumëvjeçare t’i japë privatit dhjetëra miliona euro të tjera, duhet të hetohet si u dha dhe si u zbatua koncesioni i parë”, u shpreh Alimehmeti.

/gj.m/r.e/

The post Alimehmeti: Qeveria, tender të ri 50 milionë euro për dializën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Barcelona nuk dorëzohet për Rodrin, dërgon ofertën e tretë te Manchester City

Barcelona ka dorëzuar te Manchester City oferta e tretë zyrtare për transferimin e mesfushorit spanjoll, Rodri.

Sipas raportimeve, propozimi i klubit katalanas, duke përfshirë shumën fikse dhe bonuset, arrin në 70 milionë euro.

Në kampin e Barcelonës mbizotëron optimizmi se marrëveshja me Manchester Cityn mund të arrihet brenda kësaj jave, ndërsa negociatat mes dy klubeve pritet të vazhdojnë.

Ndërkohë, Rodri është në pritje të dritës së gjelbër për transferimin, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën prej disa javësh.

Tashmë, gjithçka mbetet në duart e dy klubeve, të cilat duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të finalizuar transferimin e mesfushorit spanjoll.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barcelona nuk dorëzohet për Rodrin, dërgon ofertën e tretë te Manchester City appeared first on Sinjali.

  •  

“UNHERD” – Edi Rama: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ –  Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit të  medias britanike “UnHerd” , Aris Roussinos, se protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit në Shqipëri nuk janë më të njëjta me ato të qershorit.

Sipas tij, në protestat e fundit janë përfshirë më shumë parti politike dhe grupe të opozitës, përfshirë edhe forca të ekstremit të majtë dhe të djathtë.

Kryeministri Rama tha se, pavarësisht tensioneve, ai është “shumë krenar” që protestat kanë zhvilluar për ditë me radhë në mënyrë kryesisht paqësore.

Sipas kryeministrit, fakti që qytetarët mund të protestojnë në bulevard pa u penguar tregon se Shqipëria po sillet si një vend normal evropian, ku protestat janë pjesë e jetës demokratike.

Kryeministri Rama hodhi poshtë gjithashtu idenë se protestat përfaqësojnë të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ai argumentoi se një pjesë e rëndësishme e protestuesve të fundit janë të lidhur me partitë opozitare dhe grupime politike që kërkojnë përmbysjen e qeverisë.

Rama u shpreh se rrjetet sociale kanë luajtur një rol të madh në mobilizimin e protestuesve.

Sipas tij, një përqindje e lartë e përmbajtjeve që kanë nxitur protestat është prodhuar jashtë Shqipërisë.

Ai e lidhi këtë veçanërisht me përfshirjen e Jared Kushner, Ivanka Trump dhe debatit rreth projekteve turistike në Shqipëri.

“Algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard”, tha Rama, duke argumentuar se lidhja e protestave me Kushner dhe familjen Trump ka bërë që ato të marrin më shumë vëmendje ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo çështje ka tërhequr edhe persona që janë kundër Donald Trump dhe e kanë amplifikuar protestën në rrjetet sociale.

Në lidhje me projektet në Zvërnec dhe Sazan, Rama ka mbrojtur më herët qëndrimin se protestat nuk duhet të interpretohen si provë se projektet kanë nisur apo se janë cenuar tashmë zonat e mbrojtura.

Në artikullin e “UnHerd” Rama paraqitet si një kryeministër që e sheh situatën aktuale jo si një krizë të regjimit, por si shprehje të pakënaqësisë politike dhe sociale në një Shqipëri që, sipas tij, ka ndryshuar ndjeshëm ekonomikisht gjatë viteve të qeverisjes së tij. /Ad.Ab./

 

The post “UNHERD” – Edi Rama: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Fuel crisis in Russia, drivers clash in long lines



A prolonged fuel crisis in southern Russia has caused major tensions at gas stations, with drivers even involved in clashes to secure supplies.

The shortages have been recurring since Ukrainian drone attacks on oil refineries, which have damaged processing capacity and made fuel supplies difficult in some areas.

Due to shortages, some gas stations have imposed limits on the amount each customer can purchase. Meanwhile, vehicle lines have stretched for kilometers, causing chaos and long waits.

The situation has become particularly difficult for drivers, some of whom have spent the night in their vehicles to wait their turn and secure fuel.

Footage from gas stations shows rising tension, as clashes between drivers have become another consequence of the supply crisis.

The crisis is creating concerns for transport and economic activity in southern Russia, while attacks on energy infrastructure continue to affect fuel supplies. /Telegraph/

  •  
❌