Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si mund të përhapen sëmundjet gjatë udhëtimeve në det?



Anijet, veçanërisht anijet turistike, duket se janë pothuajse të përshtatshme që viruset të përhapen me shpejtësi: mijëra pasagjerë dhe ekuipazh ndajnë hapësira të mbyllura, përfshirë zonat e ngrënies.

Gjithashtu, ka një përzierje të vazhdueshme të njerëzve nga vende të ndryshme, dhe udhëtimet e gjata u japin viruseve kohë për t'u përhapur.

Edhe pse anijet kanë ambiente mjekësore (MV Hondius udhëton me një mjek, sipas Antarctica Cruises), kjo nuk do të thotë se ato janë spitale të pajisura plotësisht.

Disa ngjarje nga e kaluara e kanë theksuar këtë:

Raportet për "anijet e vdekjes" që transportonin sëmundje datojnë shekuj më parë.

Gjatë Murtajës së Zezë, në vitin 1347, 12 anije nga Gjenova sollën murtajën në Sicili; thuhet se ato transportonin marinarë të vdekur që po vdisnin.

Anijet gjatë Luftës së Parë Botërore siguruan gjithashtu kushte të përsosura për përhapjen e shpejtë të pandemisë së gripit spanjoll të viteve 1918-1920 .


Norovirusi

Norovirusi është shkaku më i shpeshtë (mbi 90%) i shpërthimeve të sëmundjeve diarreike në anijet turistike, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kjo është arsyeja pse sëmundja shumë ngjitëse nganjëherë quhet virusi i anijeve turistike.

Në mars, mbi 150 njerëz u sëmurën gjatë një udhëtimi në Karaibe në bordin e Star Princess;

Raste të tjera të rëndësishme përfshijnë anijen “Explorer of the Seas”: në një nga udhëtimet e saj, gati 700 pasagjerë dhe ekuipazh u infektuan me norovirus.

COVID 19

Anija “Diamond Princess” u ankorua në Japoni, me të paktën 712 nga 3,711 persona në bord të infektuar dhe të paktën 14 të vdekur, gjatë pandemisë COVID-19.

Të paktën 28 persona vdiqën dhe më shumë se 800 të tjerë u infektuan në bordin e anijes Ruby Princess kur ajo u ankorua në Sydney. /Telegrafi/

Qytetarët ankohen për gjendjen në autostradën “Ibrahim Rugova”: Korsi të bllokuara nga dheu e mbeturinat, kolona dhe rrezik në trafik



Qytetarë të ndryshëm kanë shprehur shqetësim për gjendjen në autostradën Prishtinë–Prizren, përkatësisht në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku në disa segmente raportohen korsi të bllokuara nga dheu dhe mbeturina, duke e bërë qarkullimin të vështirë dhe, sipas tyre, të rrezikshëm.

Sipas ankesës së dërguar nga qytetarët, situata është e pranishme prej javësh e muajsh, veçanërisht në hyrje dhe dalje të Suharekës, ku gjatë fundjavave thuhet se krijohen kolona të gjata dhe shtohet rreziku për aksidente.

“Prej muajsh të tërë, në disa segmente të kësaj autostrade, korsi të tëra janë të bllokuara nga dheu dhe mbeturina, duke e bërë qarkullimin të vështirë dhe të rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në ankesë nga qytetarët nga zona e Suharekës.

Qytetarët pyesin pse, sipas tyre, për një periudhë kaq të gjatë nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për pastrimin dhe funksionalizimin e korsive të bllokuara.

“Si është e mundur që për një periudhë kaq të gjatë nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për pastrimin dhe funksionalizimin e këtyre korsive?”, thuhet më tej, duke u ngritur edhe dilema nëse institucionet përgjegjëse janë duke kryer mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.

Në ankesë theksohet se si pasojë e kësaj situate po krijohen pritje të gjata në komunikacion, po rritet rreziku i aksidenteve dhe po ndikohet koha e qytetarëve.

“Po krijohen kolona të gjata që zgjasin me orë të tëra, po shtohet rreziku për aksidente, po dëmtohet siguria dhe koha e qytetarëve”, thuhet në reagim.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin dhe hapjen e plotë të korsive të bllokuara, sqarim publik për arsyet e vonesës, si dhe masa që situata të tilla të mos përsëriten.

“Kjo gjendje është e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm, si dhe inspektim se dikush këtu punën nuk po e bën ose thjesht po neglizhon”, thuhet në ankesë.

Telegrafi ka tentuar të komunikojë edhe me Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me këto ankesa, por deri në kohën e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.

Në fund të vitit të kaluar, 12/12/2025, dy gra kanë vdekur në autostradën "Ibrahim Rugova" shkaku i rrëshqitjes së dheut, derisa ende nuk kanë intervenuar nga Ministria e Infrastrukturës për rehabilitimin e disa pjesëve të autostradës ku ka rrëshqitje të dheut. /Telegrafi/


Uzuni vazhdon shkëlqimin në MLS, tjetër gol në fitoren e Austin



Myrto Uzuni po vazhdon formën e tij të shkëlqyer në MLS, duke qenë sërish vendimtar për skuadrën e tij.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e dytë radhazi, këtë herë në fitoren e Austin ndaj St. Louis City.

Në minutën e 81-të, Uzuni vulosi triumfin e ekipit të tij pas një kundërsulmi të shpejtë që nisi nga portieri.

30-vjeçari depërtoi në zonë dhe goditi saktë me të majtën, duke mposhtur portierin kundërshtar.

- YouTube www.youtube.com

Me këtë fitore, Austin ngjitet në vendin e 11-të me 13 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat.

Për Uzunin, ky ishte goli i katërt në këtë sezon në MLS, ndërsa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

8-vjeçari i lënduar në aksidentin në Durrës ndodhet jashtë rrezikut për jetë



Një lajm i mirë vjen pas tronditjes që përjetoi qyteti i Durrësit një ditë më parë, ku sipas burimeve nga bluzat e bardha, 8-vjeçari i plagosur në aksidentin e ndodhur në zonën e ish-Kënetës ka kaluar momentalisht gjendjen e rëndë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ai pritet të kalojë në pavion por do të vijojë të ndiqet nga mjekët e Spitalit të Traumës për trajtimin e dëmtimeve të marra nga aksidenti.

Kujtojmë se pasditen e së dielës, një aksident tragjik i mori jetën dy fëmijëve, Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tyre 8-vjeçar.

Ata u përplasën nga automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes./euronews/

Irani paralajmëron se 'çdo ushtri e huaj do të sulmohet, nëse përpiqet të hyjë në Ngushticën e Hormuzit'



Irani ka ripërtërirë paralajmërimin e tij pasi Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të fillojnë të lirojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit.

Një zyrtar i lartë ushtarak ka thënë se "çdo forcë ushtarake e huaj, veçanërisht ushtria pushtuese amerikane" do të sulmohet nëse përpiqet të afrohet ose të hyjë në rrugën ujore kyçe, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjeneral Major Ali Abdollahi, komandanti i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, tha se Teherani do ta mbrojë sigurinë e ngushticës "me forcë të plotë".

"Ne e ruajmë dhe e menaxhojmë fuqishëm sigurinë e Ngushticës së Hormuzit me forcë të plotë dhe njoftojmë të gjitha anijet tregtare dhe tankerët e naftës të përmbahen nga çdo tranzit pa koordinim me forcat e armatosura të stacionuara në Ngushticën e Hormuzit në mënyrë që siguria e tyre të mos rrezikohet", tha ai.

Reagimi nga Teherani vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se SHBA-të do të fillojnë të udhëzojnë anijet "në mënyrë të sigurt" jashtë Ngushticës së Hormuzit të hënën në mëngjes.

“Përsëri, këto janë anije nga zona të botës që nuk janë në asnjë mënyrë të përfshira në atë që po ndodh aktualisht në Lindjen e Mesme”, tha Trump.

"U kam thënë përfaqësuesve të mi t'i informojnë se do të bëjmë çmos që anijet dhe ekuipazhet e tyre të dalin në mënyrë të sigurt nga Ngushtica", shtoi ai.

Ndërkohë, më shumë detaje mbi “Operacionin Liria” janë njoftuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së, dega ushtarake që vepron në Lindjen e Mesme.

Grupi thotë se forcat do të fillojnë të mbështesin mallrat tregtare në Ngushticën e Hormuzit që nga sot (e hënë), përcjell Telegrafi.

Në një postim në X, CENTCOM thotë se mbështetja ushtarake për misionin do të përfshijë shkatërrues me raketa të drejtuara, mbi 100 avionë nga toka dhe deti, platforma pa pilot me shumë domene dhe 15,000 anëtarë të shërbimit. /Telegrafi/

NP "Ujësjellësi dhe kanalizimet": Uji në Shkup është i sigurt për pije



NP Ujësjellës dhe Kanalizime - Shkup njofton se pas analizave të rregullta javor për ujin e pijshëm, ai është i sigurt dhe mund të përdoret për pije nga qytetarët.

"Me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, ka pupublikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar".

Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 27.04.2026 deri më 30.04.2026 mori 147 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 147 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 pika matëse në Qytetin e Shkupit".

"Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat JANË PËRPUTHUR me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)", thonë nga NP.

Michael Carrick thyen rekordin historik pas fitores ndaj Liverpoolit



Manchester United ka regjistruar një fitore dramatike 3-2 në “Old Trafford” ndaj rivalit të përhershëm Liverpoolit, në kuadër të javës së 35-të të Ligës Premier, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe emocione deri në fund.

Kjo fitore nuk ka rëndësi vetëm për garën në tabelë, por edhe për historinë personale të trajnerit Michael Carrick.

Me këtë sukses, ai bëhet trajneri i parë anglez që arrin të fitojë të paktën 8 nga 9 ndeshjet e para në shtëpi në Ligën Premier, një statistikë që nënvizon ndikimin e tij të menjëhershëm në drejtimin e skuadrës.

Në nivel të përgjithshëm, Carrick hyn në një grup të ngushtë trajnerësh elitarë, duke u bërë vetëm i gjashti që arrin këtë shifër mbresëlënëse në ndeshjet e para si vendas.

I fundit që kishte realizuar një ecuri të tillë ishte Antonio Conte gjatë sezonit 2016/17, kur ai udhëhoqi skuadrën e tij drejt titullit kampion.

Përveç rekordit personal, kjo fitore forcon ndjeshëm pozitat e Manchester United në renditje.

“Djajtë e Kuq” tashmë mbajnë vendin e tretë me 64 pikë, duke siguruar matematikisht një vend në edicionin e ardhshëm të Ligën e Kampionëve.

Forma e mirë në ndeshjet si vendas dhe stabiliteti i treguar në fazën përfundimtare të sezonit po e konfirmojnë Manchester United si një nga skuadrat më konkurruese të këtij edicioni, ndërsa puna e Carrick po vlerësohet gjithnjë e më shumë si një nga faktorët kyç të këtij suksesi. /Telegrafi/

"Merre se ta jap për fytyre, bushtër" – Adioni kalon çdo kufi me gjuhë fyese ndaj Mimoza Ahmetit në Ferma VIP



Situata në spektaklin Ferma VIP ka marrë një kthesë të fortë, me tensione të larta mes banorëve që duket se kanë kaluar çdo kufi të mëparshëm.

Ditët e fundit, përplasjet brenda fermës janë intensifikuar, duke e çuar atmosferën në një nivel krejt tjetër.

Në qendër të debatit është bërë banori Adioni, i cili është bërë viral në rrjetet sociale për një sjellje të konsideruar nga publiku si e papranueshme dhe ofenduese ndaj Mimoza Ahmetit.

Ferma VIP

Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjet shihet momenti kur Adioni shpërndan bateri dhe i afrohet Mimozës me një qasje të ashpër dhe mungesë respekti.

Moza: Pse është ankuar për fshesën ky? Aman mos mu afro në qoftë se je ankuar për fshesën.

Adion: Gubejkë, mos më fol. Kape, ndërro baterinë. Mos më fol, merre, merre, merre.

Moza: Nuk dua.

Adion: Merre, se ta jap për fytyre, Mozë. Merre.

Moza: Ua, çfarë edukate.

Adion: Mua edukatë po më tregon? Hajde, ndërroje më shpejt.

Moza: Ai ishte mërzitur, ti ç’do me mua?

Adion: Hajde, hajde Moza Ahmeti, Ahmetoviq, hajde më shpejt.

Moza: Hajde ti, Pukoviq.

Adion: Unë nuk i kam lënë t’i marrin. Meçkë, meçkë, gubejkë.

Pas publikimit të videos, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme dhe të ashpra.

Shumica e komentuesve kanë dënuar sjelljen e Adionit, duke e cilësuar atë si të ulët dhe të papranueshme për një format televiziv që ndiqet nga një audiencë e gjerë.

Disa përdorues kanë theksuar se ai mund të mendojë se ka mbështetjen e publikut, por sipas reagimeve, realiteti duket krejt i kundërt.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e komentuesve kanë kërkuar edhe përjashtimin e tij nga gara, duke e konsideruar sjelljen si shkelje të etikës dhe respektit njerëzor.

Ngjarja ka rikthyer edhe një herë diskutimin mbi kufijtë e sjelljes në reality show dhe përgjegjësinë që mbajnë banorët për veprimet e tyre përpara publikut. /Telegrafi/

Mark Zuckerberg synon kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve me AI



Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan po ndërtojnë modele të Al të qelizave njerëzore, në një projekt që ata thonë se mund të ndihmojë “në përshpejtimin e kurimit dhe parandalimit të të gjitha sëmundjeve”.

Organizata e tyre jofitimprurëse, Biohub, javën e kaluar njoftoi një iniciativë pesëvjeçare për të krijuar teknologjitë dhe grupet e të dhënave të nevojshme për të ndërtuar modele parashikuese të qelizave njerëzore.

Organizata tha se të dhënat që gjeneron do të bëhen të hapura dhe të disponueshme falas për studiuesit në të gjithë botën.

Sipas Biohub, simulimet e qelizave njerëzore me anë të Al mund t'u lejojnë studiuesve të studiojnë sëmundjet në mënyrë digjitale në një shkallë dhe shpejtësi që nuk është e mundur në laborator sot.

Nëse janë mjaftueshëm të sakta, modele të tilla mund t'i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë se si sillen qelizat në shëndet dhe sëmundje, të zbulojnë shkaqet e sëmundjeve dhe të tregojnë trajtime të reja.

“Qëllimi afatgjatë i Biohub është të kurojë të gjitha sëmundjet njerëzore përmes kryqëzimit të Al dhe biologjisë”, tha Zuckerberg.

Ndryshe, në vitin 2016 çifti krijoi organizatën për të bashkuar shkencëtarë dhe inxhinierë për të zhvilluar teknologji që “vëzhgojnë, matin dhe programojnë biologjinë në nivel qelizor”.

Biohub tha se që atëherë ka mbledhur grupet më të mëdha të të dhënave me një qelizë të vetme në nivel global dhe ka ndërtuar infrastrukturë të specializuar kompjuterike në shkallë të gjerë të dedikuar për kërkime biologjike.

Iniciativa e re pasqyron një besim në rritje në të gjithë industrinë e shkencave të jetës se modelet e Al të trajnuara në grupe të gjera të dhënash biologjike mund të transformojnë mënyrën se si zbulohen ilaçet, trajtimet dhe terapitë.

Organizata do të shpenzojë rreth 348 milionë euro për punën e saj dhe do të vërë në dispozicion 100 rreth 87 milionë euro për studiues të jashtëm.

Partnerët e saj përfshijnë prodhuesin e çipave Nvidia dhe institucione kryesore kërkimore.

Biologjia e mundësuar nga Al është një industri në zhvillim, pasi organizatat kërkimore, kompanitë e teknologjisë dhe zhvilluesit e barnave kërkojnë mënyra për të përdorur të mësuarit automatik për të kuptuar sëmundjet dhe për të hartuar trajtime të reja më shpejt.

Kompani të tjera të teknologjisë po shtyjnë përpara gjithashtu drejt biologjisë së mundësuar nga Al. /Telegrafi/

Po udhëtoni dhe nuk keni hekur? Me këto truke të thjeshta mund të hekurosni rrobat



A po udhëtoni dhe këmishat, fustanet apo pantallonat që keni planifikuar të vishni në një ngjarje apo dalje të rëndësishme janë të rrudhura? Mos u shqetësoni, ka truke të thjeshta që mund t'ju ndihmojnë të hekurosni shpejt këmishën, pantallonat apo çdo rrobë tjetër, pa pasur nevojë për hekur.

Nëse nuk keni hekur, mund të përdorni tharëse flokësh. Vendosni rrobat e rrudhosura në një sipërfaqe të sheshtë, pastaj fryni ajër të nxehtë mbi pëlhurë. Mbajeni tharësen e flokëve disa centimetra mbi rroba dhe lëvizeni në mënyrë të barabartë.

Rrudhat do të drejtohen shumë shpejt. Nëse doni të arrini rezultate edhe më të mira, mund të vendosni disa pika uji mbi rroba para se të përdorni tharësen për ta bërë procesin më të lehtë.

Dushi mund të shërbejë edhe si një pajisje e improvizuar për hekurosje. Varni rrobat e rrudhosura në banjo, lëshoni ujin më të nxehtë të mundshëm dhe mbylleni derën për të krijuar një efekt avulli. Brenda pak minutash, rrobat do të fillojnë të relaksohen dhe të drejtohen. Mbani mend se mund të duhen deri në 20 minuta që rrobat të drejtohen plotësisht.

Ky truk është një zgjidhje e thjeshtë, por efektive. Vendosni një peshqir të lagur mbi rrobat e rrudhosura, pastaj shtypini dhe zbutini rrudhat me duar. Në varësi të trashësisë së pëlhurës, peshqiri do të ndihmojë në zvogëlimin e shpejtë të rrudhave dhe do t'i bëjë rrobat të duken më të freskëta.

Pasi të keni mbaruar, varni rrobat që të thahen në ajër të pastër. Këto truke janë të thjeshta, të shpejta dhe efektive, dhe mund t'ju ndihmojnë të dukeni gjithmonë të rregullta dhe rrobat tuaja të jenë gjithmonë të hekurosura, edhe nëse nuk keni hekur në dorë.

Kaloi ilegalisht kufirin në Han të Elezit,  i dyshiari dorëzohet te autoritetet e Maqedonisë së Veriut



Në Han të Elezit është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit.

Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2026 rreth orës 15:15, kur i dyshuari, mashkull shtetas kosovar dhe njëkohësisht shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Pas ndalimit dhe intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit, i dyshuari i është dorëzuar autoriteteve policore kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Rasti është trajtuar nga njësitë përkatëse kufitare dhe mbetet në procedurat zyrtare. /Telegrafi/

Kaos në stërvitjen e Santos, Neymar sulmon fizikisht djalin e Robinhos



Neymar dyshohet se mori pjesë në një konfrontim të ashpër fizik me Robinho Jr. gjatë stërvitjes së Santos.

Pati një “shtytje dhe përplasje” midis të dyve, me raportet që pretendojnë se Neymar e ka penguar të riun gjatë seancës stërvitore të së dielës.

Edhe pse situata është përshkallëzuar, ESPN Brazil ka raportuar se lojtarët që atëherë i kanë qetësuar marrëdhëniet përpara ndeshjeve të ardhshme.

Sipas Globo Esporte, Neymar u zemërua gjatë seancës stërvitore të së dielës në kampin "Rei Pele" pasi Robinho Jr. kishte dribluar paraprakisht. Incidenti ndodhi gjatë aktiviteteve për lojtarët që nuk luajtën në ndeshjen braziliane të Serie A kundër Palmeiras të shtunën.

🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Neymar was involved in an angry training-ground clash with 18-year-old Robinho Jr after reacting to a dribble. 🇧🇷

The forward has since apologised to both the player and his family, admitting fault — but the incident left the youngster shaken.

(Source: ESPN… pic.twitter.com/TYMYRsmO2P
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 4, 2026

Neymar thuhet se i kërkoi të riut të “ngadalësonte pak” përpara se të hakmerrej duke e rrëzuar përtokë. Kjo shkaktoi një grindje dhe përballje fizike midis të dyve.

Santos deri më tani ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, ndërsa ekipi i marrëdhënieve me publikun i Neymar i tha Globo Esporte se ata "nuk kanë dijeni për çështjen". Situata thuhet se ka shkaktuar një stuhi prapa skenave, duke çuar në ankesa nga përfaqësuesit e Robinho Jr. te presidenca e klubit.

Pavarësisht shkëmbimit të nxehtë të grushteve dhe fjalëve, Globo Esporte shton se Neymar iu afrua 18-vjeçarit (djali i ish-sulmuesit të Real Madridit, Robinhos) ndërsa ata ishin ende në qendrën stërvitore për të kërkuar falje.

Vërehet se marrëdhënia e tyre u riparua shpejt. /Telegrafi/

Aksidenti makabër me dy fëmijë të vdekur, policia: Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku dy të mitur humbën jetë dhe një i tretë u plagos rëndë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës. Policia njofton se drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frikë nga […]

The post Aksidenti makabër me dy fëmijë të vdekur, policia: Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Durrës/ Përcillen sot për në banesën e fundit dy fëmijët që u aksidentuan nga shoferi i dehur

Një aksident tragjik u regjistrua të dielën në zonën e Ish-Kënetës në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili rezultoi se ishte i dehur. Sot do përcillen për në banesën e fundit dy të miturit, 9 dhe 12 vjeç. Nga përplasja u plagos rëndë edhe […]

The post Tragjedia në Durrës/ Përcillen sot për në banesën e fundit dy fëmijët që u aksidentuan nga shoferi i dehur appeared first on BoldNews.al.

‘Më keq se droga’: Si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit

Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër moderne në zemër të Tiranës. Drita të forta neoni, rreshta të pafundmë kompjuterësh me ekrane të mëdha, karrige ergonomike dhe qindra të rinj rreth të njëzetave me kufje në vesh, që flasin rrjedhshëm në disa gjuhë të huaja, gjë që e bën mjedisin të duket […]

The post ‘Më keq se droga’: Si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 95.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë gjithë ditës moti të jetë kryesisht i kthjellët, pa reshje dhe me prani të pakët vranësirash. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindja drejt veriperëndimit, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Sa i përket […]

The post Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat appeared first on BoldNews.al.

Rishikimi i paraburgimit/ Sot shprehet Gjykata e Lartë

Sot, më 4 maj, Gjykata e Lartë do të shprehet me vendim në lidhje me ndryshimin e praktikës gjyqësore sa i takon kushteve dhe kritereve për aplikimin e masës arrest në burg.

Prej afro 1 muaj Kolegji i Bashkuar i Gjykatës së Lartë ka analizuar dhe shqyrtuar rekursin e Bektesh Zenelit, i paraburgosuri që u bë shkak për nisjen e këtij ndryshimi ligjor, nëse do të ndryshojë praktika njehsuese e vitit 2011, ku mbështetet Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për caktimin e masës shtrënguese.

Në seancën publike, gjykata do të shpallë dhe arsyetimin e zbardhur mbi këtë nismë, ku do të shikohet se si janë ndarë votat për ndryshimin e praktikës ligjore.

Për të ndryshuar këtë praktikë u angazhua dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili sipas tij u detyrua nisur edhe nga vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.

Më 9 prill Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën të thirrura nga kryetari Sadushi për të riparë vendimin unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj.

Janë të paktën tre momente që sipas kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi duhen rishikuar. E para lidhet me faktin se sipas vendimit të 2011 gjykata nuk ka detyrim që të analizojë përse llojet e tjera të masave të sigurimit nuk janë të përshtatshme. Por, GJEDNJ thotë se “argumentet e gjykatave në favor të lirimit apo kundër nuk duhet të jenë të përgjithshme, por të përmbajnë referenca për fakte specifike dhe rrethana personale që justifikojnë paraburgimin e kërkuesit”.

Elementi i dytë për të cilin kërkohet rishikimi i vendimit të vitit 2011, lidhet me faktin se ndryshe nga çndodh aktualisht, rrezikshmëria e autorit nuk mund të përcaktohet nga vetë vepra penale. Gjykata Evropiane ka përcaktuar se serioziteti i veprës ose pasojat e saj nuk përbëjnë arsye të pavarura që justifikojnë ndalimin me burgim.

Dhe e treta, sipas vendimit unifikues të tetorit 2011 nga Gjykata e Lartë thuhet se për të përcaktuar të papërshtatshëm arrestin me burg duhet të ishte i akuzuari që jep argumenti pse. Pra duhet të jetë i akuzuari që të thotë se pse nuk duhet të rrijë në burg. Pra barra e provës i vendoset të akuzuarit dhe jo gjykatës apo prokurorisë. Kjo është në kundërshtim me praktikën perëndimore, prandaj sipas kreut të Gjykatës së Lartë kjo kërkon ndryshim.

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi në gjendje të dehur përplasi tre fëmijë, dy humbin jetën

Detaje përfundimtare janë zbardhur nga aksidenti rrugor tragjik i ndodhur më 3 maj 2026 në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Sipas Policisë, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. R., 57 vjeç, i cili drejtonte një automjet tip “Mercedes-Benz ML”. Nga hetimet rezulton se ai ka humbur kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe duke përplasur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, të cilët ndodheshin në zonë.

Si pasojë e përplasjes, kanë ndërruar jetë dy të mitur, 12 dhe 10 vjeç, ndërsa fëmija 8-vjeçar, pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Durrësit, është transportuar për trajtim të specializuar në Spitali i Traumës.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve, por është ndaluar më pas nga policia.

Testet e alkoolit konfirmuan se ai ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, me nivele 0.73 mg/l dhe 0.70 mg/l, ndërsa i është marrë edhe kampion gjaku për analiza të mëtejshme toksikologjike.

Hetimet paraprake tregojnë se shkak i aksidentit ka qenë drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe humbja e kontrollit. Po ashtu, rezulton se 57-vjeçari ka precedentë të mëparshëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshirë tejkalim shpejtësie dhe parakalim të gabuar.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Policia e Shtetit ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka apeluar për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, për të parandaluar tragjedi të tilla.

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë vendin, gjatë gjithë ditës. Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

❌