PĂ«rplasja pĂ«r bregdetin e Rrjollit nĂ« VelipojĂ«, nga zonĂ« e mbrojtur nĂ« resort âŹ280 milionĂ«sh
Harmonia e peizazhit natyror tĂ« Rrjollit nĂ« VelipojĂ« u thye nga zhurmat e makinerive tĂ« rĂ«nda qĂ« mĂ«synĂ« zonĂ«n javĂ«n e parĂ« tĂ« muajit shkurt. KamionĂ«, ekskavatorĂ« dhe dhjetĂ«ra punonjĂ«s nisĂ«n tĂ« hapnin trasenĂ« e njĂ« rruge tĂ« re qĂ« i bashkohej rrugĂ«s kryesore me synim kantierin e resortit turistik âBlue Borgoâ.
Rrjolli nuk është një fshat tipik turistik bregdetar. Nuk ka bulevard me palma, resorte dhe ndërtesa elitare. Në fakt në shumicën e horizontit të tij është i paprekur.
Ai shtrihet mes Lagunës së Vilunit në veri dhe Ranës së Hedhun në jug. Një brez toke me shkurre dhe pisha të ulëta, duna rëre dhe parcela toke e banesash të shpërndara që për dekada mbijetuan mes bujqësisë sezonale dhe emigracionit.
Të paktë kanë qenë turistët që thyenin vështirësitë e rrugës për ta frekuentuar këtë zonë. Por këto vështirësi janë tejkaluar së fundmi me rrugën e re Shëngjin-Velipojë, e cila të tregon që nga lart për lagunën e cekët, ku ende shihen gjurmë të gjallesave dhe shpendëve ujorë.
Pikërisht kjo ishte arsyeja pse për vite me radhë zona konsiderohej praktikisht e paprekshme nga ndërtimet masive. Ajo ishte pjesë e një brezi ekologjik që lidhte deltën e Bunës me sistemin e dunave të Shëngjinit, një korridor natyror që mbante në këmbë ekosistemin bregdetar të veriut.
Por ky korridor duket se do të thyhet shumë shpejt. Resorti Blue Borgo, një investim prej rreth 280 milionë eurosh nga kompania Gener 2, premton të ngrejë mbi 30 vila dhe 3 hotele deri në 10 kate me shtrirje deri në 146 hektarë.
Projekti i konceptuar nga Stefano Boeri mori dritën jeshile nga qeveria në vitin 2024, por buzë rrugës në Rrjoll tabela informuese u vu vetëm në shkurt të këtij viti. Tabela nuk shoqërohej me një dokument zyrtar lejeje nga Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit, pavarësisht se leja në fakt u zbardh nga Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Territorit vetëm në janar.
Një seri vendimmarrjesh të paqarta kanë lënë vend për përplasje dhe kontestime me banorët e zonës. Gener 2 provoi ta hapte kantierin edhe në fillim të vitit 2025, por u tërhoq pas protestave.
Nga tabela e vendosur këtë vit kuptohet se asokohe Gener 2 nuk kishte licencë zbatimi, teksa AZHT-ja nuk e kishte zbardhur ende lejen duke shtuar më shumë kontradiktat për këtë çështje.
Por, konflikti nĂ« Rrjoll nuk Ă«shtĂ« thjesht pĂ«r njĂ« resort. ĂshtĂ« njĂ« konflikt mbi politikat e zhvillimit, statusin e territorit dhe pronĂ«sinĂ«.
Zona ku po ndĂ«rtohet ishte pjesĂ« e njĂ« brezi tĂ« mbrojtur bregdetar. PĂ«rfshihej nĂ« nĂ«nzonĂ«n 1b tĂ« âPeizazhit tĂ« mbrojtur Lumi i BunĂ«s-VelipojĂ«â.
Në këtë nënzonë zbatohej shkalla e dytë e mbrojtjes mjedisore, e cila synonte ruajtjen e biodiversitetit, duke lejuar aktivitete tradicionale, ekonomike dhe turistike, për sa kohë nuk cenonin objektivat e mbrojtjes.
Por, me ndryshimet e Ligjit pĂ«r Zonat e Mbrojtura, nĂ« vitin 2024, u pĂ«rfshi edhe koncepti i âturizmit tĂ« ekselencĂ«sâ,i cili parashikon struktura akomoduese me standarde tĂ« larta arkitektonike dhe mjedisore.

Kështu, sipas nenit 33 të ligjit të rishikuar, tashmë lejohet zhvillimi i strukturave turistike 5-yje dhe infrastrukturës mbështetëse, edhe brenda zonave të mbrojtura.
Por kjo seri ndryshimesh tregon qartë se teksa qeveria punonte për të tjetërsuar këtë kuadër rregullator, paralelisht sipërmarrësit e tregut imobiliar po hartonin planet për ndërtim, të sigurt se do të kishin rrugë të lirë për ta zbatuar projektin.
Kjo ndodhi në të njëjtën kohë me një tjetër faktor: Rruga e re Shëngjin-Velipojë, e cila nuk është thjesht infrastrukturë, por një sinjal për transformim. Në fakt, aktualisht në zonë po punohet edhe për dy resorte të tjera.
NĂ« terma urbanistikĂ«, kjo Ă«shtĂ« hapja e njĂ« fronti tĂ« ri ndĂ«rtimi: njĂ« âRiviere tĂ« dytĂ«â ose âRiviera e Veriutâ. Por, vlen tĂ« thuhet se nĂ« letra, zyrtarisht, investimi i vetĂ«m strategjik nĂ« zonĂ« Ă«shtĂ« âDukagjini Resortâ. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tĂ« Investimeve ka konfirmuar pĂ«r Citizens.al se âBlue Borgoâ nuk ka njĂ« status investimi strategjik aktiv.
Paralelisht, banorĂ«t e Rrjollit nuk protestojnĂ« vetĂ«m pĂ«r mjedisin. Ata protestojnĂ« pĂ«r pronĂ«sinĂ«. Sipas tyre, parcela kryesore ku po ndĂ«rtohet âBlue Borgoâ pĂ«rfshin toka qĂ« i takojnĂ« rreth 60 familjeve tĂ« zonĂ«s. Ata thonĂ« se toka Ă«shtĂ« kaluar tek investitori pĂ«rmes dokumenteve tĂ« falsifikuara dhe se pĂ«r kĂ«tĂ« ka procese gjyqĂ«sore qĂ« vijojnĂ«.
NĂ« vitin 2025 ata iu drejtuan ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme, ku kĂ«rkuan hetim pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si toka pĂ«rfundoi tek projekti i âGener 2â. Por pas kĂ«saj, vetĂ«m heshtje.

Një vit më vonë, ata detyrohen sërish të përplasen me kompaninë për të ndaluar fizikisht punimet. Konflikti ka kaluar dukshëm nga një çështje administrative dhe ligjore në një konflikt social: shteti po garanton investimin qindra milionësh teksa banorët kërkojnë veçse njohjen e pronës.
Rasti Blue Borgo ekspozon një problem tipik të zhvillimit bregdetar në Shqipëri: procedurat administrative nuk ecin paralel me realitetin në terren, kantieri hapet para zbardhjes së lejeve, konsultimi publik formalizohet më pas dhe lejet publikohen kur ndërtimi praktikisht ka nisur.
Raste të ngjashme kemi hasur edhe në Tiranë, sidomos kur në lojë janë kompani të mëdha me ndikime të forta ekonomike dhe politike.
Sipas dokumenteve mjedisore, konsultimi publik pĂ«r âBlue Borgoâ ishte zhvilluar nĂ« shtator 2024 dhe statusi i investitorit strategjik u dha nĂ« dhjetor 2024. MegjithatĂ« banorĂ«t thonĂ« se nuk kanĂ« qenĂ« realisht pjesĂ« e procesit dhe e kanĂ« mĂ«suar projektin vetĂ«m kur mbĂ«rritĂ«n ekskavatorĂ«t.
Rrjolli është një rast model për një proces më të madh. Shqipëria nuk po zhvillon vetëm turizëm. Po ndryshon strukturën e pronës dhe përdorimit të bregdetit.
NĂ«se projekti vazhdon, Rrjolli do tĂ« ndryshojĂ« pĂ«rgjithmonĂ« â nga zonĂ« ekologjike dhe gjysmĂ«-bujqĂ«sore nĂ« zonĂ« resortesh. NĂ«se ndalet, do tĂ« krijojĂ« precedent pĂ«r tĂ« gjitha investimet strategjike nĂ« bregdet. Dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse beteja pĂ«r njĂ« fshat tĂ« vogĂ«l nĂ« VelipojĂ« Ă«shtĂ«, nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, njĂ« debat mbi tĂ« ardhmen e gjithĂ« vijĂ«s bregdetare shqiptare.
Lexoni gjithashtu:
- BanorĂ«t e Rrjollit: âKĂ«rkojmĂ« pronat tonaâ
- Resorti âBlue Borgoâ: BanorĂ«t pĂ«rplasen me policinĂ«, punimet vijojnĂ«
- Banorët e Rrjollit, në SPAK për të drejtën e pronës
The post PĂ«rplasja pĂ«r bregdetin e Rrjollit nĂ« VelipojĂ«, nga zonĂ« e mbrojtur nĂ« resort âŹ280 milionĂ«sh appeared first on Citizens.al.
































