Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Irena Gjokën e “spiunojnë” në KLD/ KLGJ nuk e shkarkoi, por një anëtar nuk “dorëzohet”

Pak ditë pasi u rrëzua  kërkesa, për verifikimi ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka lidhur me mosdeklarimin e një dënimi të dhënë nga Greqia në vitin 2005, një prej anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Klodian Kurushi, ka bërë dorëzuar, në Inspektoratin e Lartë të Drejtësië, një ankesë me objekt fillimin e hetimit për shkelje ndaj magjistrates.

Deri në këtë fazë, mësohet se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ka nisur verifikimet e kësaj ankese, ligjshmëria e saj dhe nëse meriton apo jo të merret në shqyrtim. Më 30 janar, 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, votuan kundër një projektvendimi që e çonte çështjen në Komisionin e Karrierës, me argumentin se vendimmarrja i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Vetë magjistratja Gjoka në një letër që i ka dërguar Këshillit të Lartë gjyqësor, shprehet e bindur se nuk ka bërë asnjë shkelje kur nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit vendimin e Gjykatës së Janinës së korrikut 2005. Ajo shpjegon se vetëm i është refuzuar pa shpjegime hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka patur dijeni as për procesin dhe as vendimin gjyqësor, i cili sipas vetë ligjeve greke është arkivuar dhe asnjëherë nuk mori vendim të formës së prerë. Po për këto arsye ajo deklaron se nuk është në kushtet ligjore ku funksioni i saj si gjyqtare, mund të vihet në dyshim.

Ndërkohë për sa i përket anëtarët të KLGJ, Klodian Kurushi, ai ishte një prej 6 anëtarëve që votuan kundër verifikimi ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, dhe pro mendimit që çështjen duhet ta verifikonte Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Klodian Kurushi, i është bashkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor në fund të vitit 2021, ndërsa më herët ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa fillimet I ka pasur në Gjykatën e Sarandës.

Për sa i përket kontributit që Klodian Kurushi ka në sistemin në drejtësi, ndër çështjet që ai ka gjykuar, është ajo e Suel Celës, gjatë kohës kur ishte tek Krimet e Rënda.  Klodian Kurushi ishte kryesuesi i trupës gjyqësores, tek Krimet e Rënda, që shpalli të pafajshëm Suel Çelën për goditjen me një makinë të blinduar të punonjësve të policisë në shtator 2017 në Elbasan. Ndërkohë në një tjetër gjyq të bujshëm që ai ka marrë pjesë si trupë Gjykuese, është ajo e vitit 2015.

Klodian Kurushi dhe 4 gjyqtarë të tjerë, firmosën pafajësi për  Arben Frrokut i cili ishte personi  i akuzuar për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj. Pavarësisht se Shkalla e Parë e shpalli të pafajshëm, me të njëjtat prova, Gjykata e Shkallës së Dytë ajo e Apelit vendosi burg të përjetshëm për Arben Frrokun. Po ashtu Klodian Kurushi tek krimet e Renda ka qenë pjesë edhe e trupës gjykues të Izet Haxhise.

Mbërrin në ILD ankesa për gjyqtaren Irena Gjoka, kërkohet hetim disiplinor

Pasi gjashtë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, rrëzuan një javë më parë kërkesën e katër kolegëve për fillimin e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares Irena Gjoka, një prej anëtarëve të këtij këshilli ka depozituar të martën, më 3 shkurt, ankesë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD. Nëpërmjet një përgjigjeje me […]

The post Mbërrin në ILD ankesa për gjyqtaren Irena Gjoka, kërkohet hetim disiplinor appeared first on Reporter.al.

Berisha paraqitet në SPAK: KLGJ duhej t’i ndërpriste mandatin gjyqtares Gjoka

TIRANA, 2 shkurt /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, gjatë një prononcimi për mediet u ndal tek vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, për gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, çështjen e së cilës e kaloi për shqyrtim në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas Berishës, Irena Gjokës, e cila është edhe gjyqtarja paraprake e dosjes “Partizani”, duhet t’i ishte ndërprerë mandati.

“Me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelien Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij, Ilir Rusi, me 6 vota, refuzuan apo vendosën mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka.

“Këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, dokumente të cilat i ndërpresin automatikisht mandatin Irena Gjokës, këta janë më kriminelë se vetë Irena. Të votosh, të shkelmosh të gjithë këto dokumente, do të thotë të mos kesh as edhe minimumin e ndërgjegjes profesionale, ndërgjegjes ligjore, do të thotë të mos kesh dinjitet njerëzor”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “të poshtërosh veten duke mohuar vulat apostolike, duke mohuar formularët zyrtarë të këtij shteti, do të thotë je bashkautor në këto krime”.

“Nuk mund të imagjinohej të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë”, theksoi ai.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

/m.q/a.f/

The post Berisha paraqitet në SPAK: KLGJ duhej t’i ndërpriste mandatin gjyqtares Gjoka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në SPAK/ Lexon mesazhin për Dumanin: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor!

Kryedemokrati Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij për dosjen Partizani. Jashtë SPAK, për mediat, Berisha lexoi dhe mesazhin që la brenda prokurorisë, për prokurorin Altin Dumani, teksa e ka akuzuar për mbrojtje të krimit zgjedhor. Sipas Berishës, […]

The post Berisha në SPAK/ Lexon mesazhin për Dumanin: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor! appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Rasti i Irena Gjokës, njolla më e turpshme e drejtësisë së re

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se çështja e gjyqtares Irena Gjoka përfaqëson një nga episodet më të errëta dhe më të turpshme të drejtësisë së re në Shqipëri. Në një intervistë për SYRI TV, Bushati tha se është faktuar se Gjoka ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit dhe se procesi i vetingut të saj është […]

The post Bushati: Rasti i Irena Gjokës, njolla më e turpshme e drejtësisë së re appeared first on BoldNews.al.

KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e statusit të gjyqtares Irena Gjoka

TIRANË, 30 janar /ATSh/ Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGj), vendosi sot mos të nisë procedurën e verifikimit të statusit të gjyqtares Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO).

Më gjashtë vota kundër, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor rrëzuan relacionin e përgatitur nga katër anëtarë të KLGj-së, pas materialit të dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje dënimin e Gjokës në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranoi ta merrte në shqyrtim çështjen me argumentin se dosja duhet t’i kalojë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Media raportoi se Ridvan Hado, anëtar i KLGj-së, teksa po shpjegonte votën kundër u shpreh se këshilli ka rol aktiv vetëm në rastin kur shkaku i pazgjidhshmërisë, i papajtueshmërisë, ka lindur para fitimit të statutit.

“Në raste e tjera kur pazgjidhshmëria ka lindur pas fitimit të statusit, duhet t’i dërgohet ILD. Kështu kemi vepruar edhe në raste të tjera. Nuk kemi kushtet që ta marrim ne direkt, duhet t’ia dërgojmë ILD-së. Prandaj jam kundër relacionit”, tha Hado.

Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimin për gjyqtaren Irena Gjoka pas një shkrimi të publikuar në mediet greke se është dënuar në vendin fqinj për falsifikim dokumentesh.

Irena Gjoka ështe edhe gjyqtarja paraprake e dosjes “Partizani”, në të cilën është marrë i pandehur ish-kryeministri Sali Berisha.

/m.q/j.p/

The post KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e statusit të gjyqtares Irena Gjoka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLGJ rrëzon verifikimin e Irena Gjokës dhe ia ‘pason topin’ ILD-së

Me shumicën e votave të anëtarëve, Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi të premten një kërkesë për verifikimin e statusit të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka lidhur me mosdeklarimin prej saj të një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke në vitin 2005. Çështja e Gjokës u fut në rendin e ditës me propozimin […]

The post KLGJ rrëzon verifikimin e Irena Gjokës dhe ia ‘pason topin’ ILD-së appeared first on Reporter.al.

Dënimi i Irena Gjokës/ KLGJ me shumicë votash s’pranon ngritjen e komisionit, ia kalon çështjen e gjyqtares ILD-së

KLGJ vendosi të mos marrë në shqyrtim relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka. Me shumicë votash anëtarët e KLGJ vlerësuan se shqyrtimi duhet të bëhet nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, për shkak se diskutimi mbi papërshtatshmërinë e gjyqtares ka lindur pasi ajo e ka marrë statusin e magjistrates.

Si fillim relacioni do të shqyrtohet nga ILD e më pas do vlerësojnë këta nëse duhet shkuar në KLGJ për të kërkuar ndërprerje të statusit.

Prokuroria e Përgjithshme ia përcolli materialet qeverisë së gjyqësorit, që duhet të vendosë nëse Irena Gjoka është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtare, për shkak se rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim të drejtësisë greke të vitit 2005 për përdorim vize të falsifikuar.
Anëtarja e gjykatës së Posaçme u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha për fshehjen e dënimit penal në Greqi dhe më vonë ai publikoi edhe dokumentin e gjykatës greke për Irena Gjokën. Denoncimet dhe akuzat në adresë të saj nisën pasi firmosi masat e sigurisë për kreun e PD-së për dosjen Partizani, ku Berisha është i pandehur për akuzën e korrupsionit kryer në bashkëpunim.

Sipas vendimit të gjykatës së Janinës, Gjoka ishte dënuar me muaj burg dhe 1500 euro gjobë, pasi kishte përdorur vizë të falsifikuar. SPAK ka çelur një hetim lidhur me rastin për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Rasti i Irena Gjokës në KLGJ, a ndikon në integritetin e Reformës Gjyqësore? Ja si përgjigjet ministri i Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se nuk i takon ministrisë së Drejtësisë të komentojë raste kur ILD kryen hetim disiplinor apo në rastin e Irena Gjokës, çështja e të cilës po diskutohet në KLGJ.

I pyetur nga gazetarët nëse rasti i saj ndikon në integritetin e reformës në drejtësi ministri u shpreh se “pavarësia në drejtësi nuk ka kuptim pa llogaridhënie”.

“Unë respektoj detyrën e tyre dhe nuk është  detyra e ministrisë së drejtësisë të komentojë mbi raste konkrete që kanë të bëjnë qoftë me hetime disiplinore që bëhen nga ILD, apo nga KLGJ në rastin që ju përmendet”, tha ministri.

Pyetje: Në KLGJ po mbahet një seancë për Irena Gjokën, ku sipas Prokurorisë së Përgjithshme kjo e fundit ka gënjyer dhe ka një dënim në Greqi, a mendoni se ky rast ndikon në integritetin e reformës në drejtësi?

Besfort Lamallari: Ne do flasim për nevojën e pavarësisë së drejtësisë, por pavarësia nuk ka kuptim pa llogaridhënien. Institucionet nder veprojnë me njëri tjetrit, duke respektuar pushtetin e gjithsecilit, edhe duke qenë të kujdesshëm në komentimin e çështjeve konkrete që adresohen, në rastin konkret nga KLGJ. Unë respektoj detyrën e tyre dhe nuk është  detyra e ministrisë së drejtësisë të komentojë mbi raste konkrete që kanë të bëjnë qoftë me hetime disiplinore që bëhen nga ILD, apo nga KLGJ në rastin që ju përmendet. Sa i takon garantimit të kryerjes së detyrës sipas përcaktimeve ligjore dhe duke marrë në konsideratë ankesat e qytetarëve për pretendime që lidhen me zgjatje të afateve deri në pafundësi, që kjo eshtë e paarsyeshme.

KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, ja kalon çështjen ILD-së

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) nuk ka pranuar nisjen e procedurave të verifikimit për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila është vënë nën hetim për një dënim të saj të padeklaruar në Greqi. Gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të premte, KLGJ ka vendosur me shumicë votash t’ja kalojë çështjen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë […]

The post KLGJ nuk pranon nisjen e verifikimit për Irena Gjokën, ja kalon çështjen ILD-së appeared first on BoldNews.al.

Irena Gjoka i kalon ILD-së, Çupi: Përrallë e Berishës me organizata ekstremiste greke

Analisti Frrok Çupi komentoi në studion e News Line, vendimin e KLGJ për mos nisur verifik ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke ia kaluar cështjes ILD-së. Çupi e konsideroi cështjen një shpifje të sajuar nga disa organizata ekstremiste të ndaluara në Greqi që në bashëkpunim me Berishën.

“Është një veprim procedurë, normal realisht duket i thjeshtë. KLGj nuk është organ hetimor, mendoni cfarë absurdi ka. Është një mish mash, një konfuzion që dëshmon se këto organe duhet të përparojnë ose të shpallim që nuk ka drejtësi.

Është një punë e sajuar një shpifje e ndërtuar me mjete gjasme ligjore, nga disa organizata ekstremiste të ndaluara në Greqi që në bashëkpunim me Berishën kanë ndërtuar një përrallë të rrezikshme ligjore. Nuk ka patur asgjë që konsiderohet ligjore në raport me këtë gjë. Dëshmon se këtu ka hyrë ai që ka hyrë me molotov, ai që po nxit Shqipërinë në Strasburg”,-u shpreh Çupi./abcnews.al 

KLGJ fut në rend dite verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend dite për mbledhjen e sotme, diskutimin mbi gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka. Diskutimi për verifikimin e statusit të gjyqtares Gjoka nuk ishte parashikuar për mbledhjen e sotme, por është shtuar si pikë në rendin e ditës pak para nisjes së mbledhjes. “Pika e 7-të në […]

The post KLGJ fut në rend dite verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka appeared first on BoldNews.al.

KLGJ fut në rend dite verifikimin e Irena Gjokës

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend dite për mbledhjen e të premtes diskutimin mbi gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka. Diskutimi për verifikimin e statusit të gjyqtares Gjoka nuk ishte parashikuar për mbledhjen e sotme, por është shtuar si pikë në rendin e ditës pak para nisjes së mbledhjes. Një javë më parë, Gjoka, në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor parashtronte…

Source

Rezultoi e dënuar në Greqi, zbardhet shkresa e Irena Gjokës për KLGJ-në: Nuk e dija!

“Nuk e dija.” Ky është thelbi i mbrojtjes së gjyqtares Irena Gjoka, e cila po përballet me procedura disiplinore, pasi rezulton e dënuar në Greqi, Gjoka ka kundërshtuar procedurat e nisura ndaj saj në Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke u justifikuar se një vendim dënimi i dhënë nga një gjykatë e huaj nuk mund të […]

The post Rezultoi e dënuar në Greqi, zbardhet shkresa e Irena Gjokës për KLGJ-në: Nuk e dija! appeared first on BoldNews.al.

Irena Gjoka: Asnjë shkelje/ Gjyqtarja e GJKKO dëshmoi në KLGJ për dënimin në Greqi

Në një letër shpjeguese drejtuar këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja Irena Gjoka sqaron arsyen se përse në formularin e dekriminalizimit, nuk ka deklaruar se është dënuar me vendim gjykate në Greqi, për falsifikim vize.

Letra e plotë:

Çmoj të theksoj se, në të gjithë përmbajtjen e vendimit të Gjykatës së Janinës të dhënë ndaj meje, nuk përmendet në asnjë moment përcaktimi i shkeljes së pretenduar si të kryer nga unë, e natyrës “penale”, por ajo cilësohet në të gjitha rastet si një “vepër”, “shkelje” e cila parashikohet nga paragrafi 7 i nenit 54 të Ligjit nr. 2910/2001 me titull “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek” dhe jo nga Kodi Penal.

Si konkluzion, në mungesë të dijenisë, nuk mund t’i përgjigjesha me “po” pyetjeve në formular që kanë të bëjnë me hetimin, gjykimin apo dënimin nga Gjykata e Janinës.

Në rastin konkret vendimi i dënimit nuk është i formës së prerë dhe si rrjedhojë ai nuk ka asnjë vlerë juridike në Territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam asnjë ndalesë që të ushtroj funksione publike në bazë të ligjit për dekriminalizimin dhe kam plotësuar saktë formularin e dekriminalizimit bazuar në njohuritë që kisha në momentin e plotësimit të këtij formulari.

Vendimi i dënimit i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë, nuk më është njoftuar asnjëherë dhe nuk ka marrë formë të prerë, jo vetëm për shkak të mosnjoftimit por edhe për shkak të miratimit në vitin 2005 të Ligjit nr.3346, datë 17.6.2005, i cili shfuqizonte vendimet jo të formës së prerë dhe linte pa fuqi të gjitha vendimet e dënimit me më pak se gjashtë muaj burgim. Autoritetet greke të drejtësisë, nëpërmjet letërporosisë, siç u theksua më sipër kanë dërguar shkresën me nr.363 Prot, datë 13.06.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, Zyra e Hetuesit, nga përmbajtja e së cilës rezulton se: Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Pare me Tre Anëtarë për kundravajtjet, Janinë, nuk u ekzekutua sipas aktit të prokurorit me nr.492/2005 dhe vendimi u depozitua në arkivë në përputhje me nenin 32, parg.1 dhe 2 të Ligjit nr.3346/2005. Për këtë arsye, ky vendim nuk është regjistruar asnjëherë në regjistrin e gjendjes gjyqësore për shkak se ai nuk mori formë të prerë dhe u arkivua nga prokurori.

Si konkluzion, vendimi i dënimit jo i formës së prerë i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë nuk mund të përbëjë shkak për mbarimin e mandatit tim si gjyqtare, sepse ky vendim nuk cenon kushtet e zgjedhshmërisë. Në kushtet e analizuara më sipër, ky vendim konsiderohet si i paqenë.

Nga analiza e sipërcituar, rezulton qartë se ILD nuk mund të fillojë procedim disiplinor ndaj meje, në funksionin e gjyqtares, sepse nuk provohet se kam kryer një vepër penale, vendimi i dënimit nuk sjell asnjë pasojë juridike. Përtej diskutimit të sipërcituar, ILD-se nuk i lejohet të fillojë një procedim disiplinor pas 5 vjetëve nga koha kur ka ndodhur shkelja e pretenduar.

“Nuk u njoftova për procesin”/ Zbardhet shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Vendimi i 2005-s nuk mori formë të prerë

✇Albeu
By: M C

Shkresa e Irena Gjokës drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor është zbardhur. Në shkresë, Gjyqtarja e GJKKO tregon përplasjen me autoritetet greke, fundvitin e 2002-shit, kur po udhëtonte drejt shtetit fqinj me vizë të marrë pranë konsullatës greke në Shqipëri, por që policia kufitare i kishte ndaluar hyrjen. Sipas shkresës, Gjoka është paraqitur sërish në kufi në datën 13 shkurt 2003, por i është ndaluar hyrja.

Ndërsa lidhur me dënimin nga ana e drejtësisë greke, me burgim tre muaj, gjobë 1500 euro, si dhe me shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro, teksa dënimi me burg është konvertuar me pagesë financiare 4.4 euro për çdo dite burg, vendimi i cili nuk u zbatua asnjëherë, Gjoka deklaron se nuk është njoftuar për zhvillimin e proceseve gjyqësore dhe nuk ka patur informacion. Në shkresën drejtuar KLGJ, Gjoka pretendon se dënimi nuk është regjistruar kurrë në regjistrin penal dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet sikur të mos ketë ekzistuar kurrë.

Dëshmia e Irena Gjokës, drejtuar KLGJ-së:

Më datë 24 dhjetor 2002, unë Irena Gjoka jam paraqitur në pikën e kalimit kufitar Greqi, Kakavijë, ku policia kufitare më ka ndaluar hyrjen në shtetin grek (pas një debati që kam bërë me punonjësin e policisë së kufirit). Kam vlerësuar se autoritetet greke nuk kanë pasur asnjë arsye të ndalojnë hyrjen time në Greqi dhe për këtë arsye jam pajisur me një vize tjetër, pranë konsullatës greke në Shqipëri. Në vijim, më datë 13 shkurt 2003, jam paraqitur sërish në kufi, ku përsëri më është ndaluar hyrja, në mënyrë të padrejtë.

Meqenëse kam qenë e bindur në paligjshmërinë e masës administrative të ndërmarrë ndaj meje, refuzimin e hyrjes në shtetin grek, në kushtet kur nuk kisha të drejtë hyrje në këtë shtet, në datën 31.03.2003, kam autorizuar shtetasin Andon Konomi/Ikonomou (ky shtetas nuk ka pasur cilësinë e avokatit) për të kundërshtuar për llogari timen, masën administrative të marrë në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare nga autoritetet greke, pranë Ministrisë së Rendit Publik Athinë apo çdo institucioni tjetër, për të kryer çdo lloj veprimi që nuk është i ndaluar me ligj, lidhur specifikisht me masën e ndalimit të hyrjes të dhënë ndaj meje.

Pavarësisht këtij fakti, personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat Greke. Pasi në media janë publikuar vendime administrative apo të natyrave të tjera në emrin tim, duke mos qenë në dijeni të asnjë vendimi, kam autorizuar përfaqësues me prokurë të posaçme për të marrë informacion, për çka publikohej.

Nga aktet që më janë dorëzuar nga përfaqësuesi im si dhe aktet e përcjella nga autoritetet greke me anë të letërporosisë, nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, jam informuar për herë të parë për vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë me nr.1447/2005, datë 07.06.2005, sipas së cilit rezultoj e dënuar në mungesë nga kjo gjykatë në datë 07.06.2005, pa praninë e një mbrojtësi, pa u njoftuar për procesin ndaj meje, si gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes, për veprën e parashikuar në paragrafin 7 të nenit 54 të ligjit 2910/2001 me titull “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, me tre muaj burgim dhe 1500 Euro Gjobë. Dënimi me burgim është konvertuar me gjobë në masën 4,4 Euro në ditë.

Vendimi i datës 07.06.2005, i Gjykatës së shkallës së parë me tre anëtare për kundravajtje të Janinës nuk më është njoftuar asnjëherë dhe ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. Sipas nenit 473 të Kodit të Procedurës Penale Greke afati për paraqitjen e apelit për të pandehurit me vendbanim të panjohur është 30 ditë nga dita e njoftimit të vendimit (vendimi i cili nuk është njoftuar asnjëherë). Përpara se të përfundonte afati i apelimit, më datë 17.06.2005 është miratuar ligji nr.3346/2005 “Përshpejtimi i procedurës para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita të tjera”. Sipas edhe interpretimit të kryer nga GJEDNJ , në çështjen Panou kundër Greqisë (nr. 44058/05, 8 janar 2009), vendimi i dënimit i arkivuar sipas këtij ligji konsiderohet i paqenë, me kusht që, për një periudhë 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), të mos kryhet një vepër tjetër vepër penale me dashje, për të cilën do të dënohej përfundimisht me burgim më të gjatë se gjashtë muaj. Sipas edhe interpretimit të GJEDNJ-së edhe pse humbiste e drejta për të ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfajësim. Ky ishte edhe qëllimi i ligjit, i cili synonte përshpejtimin e drejtësisë penale, ndër të tjera, përmes uljes së numrit të apelimeve për çështje të vogla. Kështu në zbatim të këtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit të marrë ndaj meje më datë 07.06.2005.

Çfarë shkruhej në mediat greke?

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, trupa e 23-të, tre anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004, gjykoi kërkesën e Irena Manekut, kërkesë për revokim mase të non gratës, kundër shtetit grek, për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë.

Kjo gjyqtare quhet Irena Shpata si mbiemër i vajzërisë, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Gjoka. Ndërsa në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij falsifikimi rmri i ssj u fut në listën e personave të padëshëruar të sistemit Shengen. Iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike. Dhe të dhënat e saj së bsshku me shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja për arsye të sigurisë publike ngaqë figuronte në listën e të padëshiruarve të zonës Shengen dhe iu dha asaj shkresa përkatëse.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Me vendim të cilin ne e botojmë, kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë gjykatë ka kritere ndaluese për këdo ndaj të cilit ka pezull një proces gjyqësor, ka një dëbim, ndalim hyrjeje në një vend të tretë si dhe regjistrim të emrit në bazën e të dhënave Shengen për probleme ligjore.

The post “Nuk u njoftova për procesin”/ Zbardhet shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Vendimi i 2005-s nuk mori formë të prerë appeared first on Albeu.com.

Irena Gjoka e dënuar me burg/ Berisha kërkesë KLGJ-së: T’i ndërpritet mandati! Shqyrtoni relacionin e PP-së

Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) me një kërkesë zyrtare, përmes së cilës kërkon vendosjen në dispozicion të akteve të dosjes administrative dhe deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa lidhet me procesin e verifikimit të integritetit të magjistrates në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe statusit […]

The post Irena Gjoka e dënuar me burg/ Berisha kërkesë KLGJ-së: T’i ndërpritet mandati! Shqyrtoni relacionin e PP-së appeared first on BoldNews.al.

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK […]

The post SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on Reporter.al.

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka/ BIRN: Aktet e Prokurorisë së Përgjithshme, do t’i vendosen në dispozicion KLGJ-së

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme, deklaroi se kishte regjistruar një procedim pas kallëzimit të depozituar nga PD, ndërkohë që Këshilli i Lartë Gjyqësor administroi informacionin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe nis procedurën për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme.

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.

Kallëzimi ishte depozituar në SPAK nga Adriana Kalaja.

Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme, njoftoi të martën se i kishte dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë KLGj-së, që është organi kompetent që duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ administroi të mërkurën vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të thelluar të deklarimeve të kryera në formularin e vetëdeklarimit për pastërinë e figurës nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Burime zyrtare të KLGJ-së i bënë me dije BIRN se aktet e mbërritura nga Prokuroria e Përgjithshme, do t’i vendosen në dispozicion Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, që do të hartojë raportin.

Ky raport do t’i kalohet më pas seancës plenare publike. KLGJ nuk bëri me dije ndonjë afat të përafërt se kur do të përfundojë kjo procedurë.

Edhe pse Prokuroria e Përgjithshme e mbajti të fshehtë rezultatin e verifikimit, një burim pranë saj i tha BIRN në kushtet e anonimatit se vendimi i gjykatës greke ndaj Gjokës ishte autentik.

Tashmë, KLGj do të duhet të shqyrtojë nëse gjetjet e prokurorisë përbëjnë kusht ndalimi për ushtrimin e funksionit publik, bazuar në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”.

Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi.

KLGJ e cila shqyrton ankesat, kërkoi verifikim të rastit nga Prokuroria e Përgjithshme.

Akuzat publike sugjeronin se ajo ishte dëbuar nga Greqia për përdorim të dokumenteve të falsifikuara ose shkelje të rregullave të qëndrimit, një fakt që pretendohet se nuk është pasqyruar në formularin e dekriminalizimit nga gjyqtarja.

Gjyqtarja Gjoka e ka kaluar më herët procesin e vetingut, pasi KPK nuk gjeti probleme që do të çonin në shkarkimin e saj.

Komisioneri Publik fillimisht e ankoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por gjatë procesit ish-komisionerja Publike Irena Nino, u tërhoq nga ankimi duke bërë që vendimi i konfirmimit në detyrë të mbetej në fuqi./BIRN

The post SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka/ BIRN: Aktet e Prokurorisë së Përgjithshme, do t’i vendosen në dispozicion KLGJ-së appeared first on Albeu.com.

Mbërrin në KLGJ shkresa për Irena Gjokën, Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi i gjykatës greke është autentik

Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për hetimet dhe verifikimet e kryera ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, për fshehjen e një dënimi të marrë në Greqi për veprën e falsifikimit shumë vite më parë. Prokuroria e Përgjithshme në raportin e saj thekson se vendimi i Gjykatës së Greqisë […]

The post Mbërrin në KLGJ shkresa për Irena Gjokën, Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi i gjykatës greke është autentik appeared first on BoldNews.al.

❌