50 ndryshime, pa reformë: Kodi Penal si mjet kontrolli
Kuvendi miratoi nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s, njĂ« paketĂ« tĂ« gjerĂ« ndryshimesh nĂ« Kodin Penal. Qeveria i paraqiti ato si âharmonizim me standardet evropianeâ. Por nĂ« praktikĂ«, ndryshimet prodhuan forcim selektiv tĂ« shtetit ndĂ«shkues, pĂ«rmes njĂ« procesi tĂ« shpejtĂ« dhe politikisht tĂ« mbyllur.
Paketa u votua rreth orës 03:00 të mëngjesit, vetëm me votat e shumicës socialiste. Ajo përfshinte rreth 50 ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal, mes tyre edhe dekriminalizimin e pjesshëm të shpifjes, përmes ndryshimit të Nenit 120.
Kodi Penal, i miratuar fillimisht në vitin 1995, ka pësuar tashmë 26 ndërhyrje në 31 vite. Dhjetë prej tyre kanë ardhur pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Frekuenca e ndryshimeve tregon për mungesën e stabilitetit dhe vizionit afatgjatë.
Ndryshimet e fundit qenë propozuar në tetor 2025. Ato pasuan draftin e një Kodi të ri Penal, prezantuar në korrik nga Ministria e Drejtësisë. Drafti i Kodit të ri u përball me kritika të forta nga juristë, akademikë, media dhe shoqëria civile dhe për rrjedhojë qeveria e tërhoqi pa e çuar në Kuvend.
Kështu, në vend të një reforme të plotë, shumica zgjodhi rrugën e arnimeve. Ndryshime të pjesshme, të shpërndara dhe pa një debat të gjerë publik. Pyetja mbetet: A përmbush kjo qasje pritshmëritë e integrimit evropian? Sipas qeverisë, po, por rruga e ndjekur nuk bind.
Edhe pse në mandatin e katërt, shumica socialiste shmang ende kostot politike të një Kodi të ri Penal. Një reformë e tillë kërkon debat, konsensus dhe balancë mes sigurisë publike dhe të drejtave themelore. Elemente që munguan në procesin e fundit të përmbyllur mëngjesin e së mërkurës.
ĂfarĂ« pĂ«rfshijnĂ« ndryshimet?
Paketa zgjeroi juridiksionin penal pĂ«r shtetasit e huaj rezidentĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, edhe pĂ«r vepra pjesĂ«risht tĂ« kryera jashtĂ« territorit. U pĂ«rjashtuan nga parimi i âdĂ«nueshmĂ«risĂ« sĂ« dyfishtĂ«â disa krime tĂ« rĂ«nda, pĂ«rfshirĂ« trafikun e qenieve njerĂ«zore dhe abuzimin seksual me tĂ« mitur.
Pati rishikime dhe nene specifike për të luftuar terrorizmin. Ndërkohë, u shtuan dënime plotësuese në rastet e refuzimit të ekstradimit dhe ndalimin e ushtrimit të profesioneve që përfshijnë kontakt me fëmijët për persona të dënuar për vepra penale. U forcuan ndëshkimet për pornografinë, shfrytëzimin dhe krimet seksuale ndaj të miturve, me dënime që shkojnë deri në 20 vjet burg.
Një ndryshim domethënës ishte heqja e (pikës 7 të Nenit 28) mundësisë për ulje ose përjashtim nga dënimi për anëtarët e grupeve kriminale, edhe kur bashkëpunimi i tyre mund të jetë vendimtar për zbardhjen e veprimtarisë kriminale. Ky hap ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e hetimeve komplekse dhe vetë luftën ndaj krimit të organizuar.
NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n paketĂ«, u pĂ«rfshi edhe njĂ« nen i posaçëm (Neni 143/a/8) pĂ«r âMashtrimet qĂ« prekin interesat financiare tĂ« Bashkimit Evropianâ. KeqpĂ«rdorimi i fondeve tĂ« BE-sĂ« tashmĂ« dĂ«nohet me burgim deri nĂ« 5 vjet, ose deri nĂ« 10 vjet kur shuma e keqpĂ«rdorur kalon 50 mijĂ« eurot.
Por pa zbardhjen dhe ndëshkimin e rasteve konkrete, veçanërisht atyre që lidhen me fondet IPARD, ky nen rrezikon të mbetet deklarativ. Një sinjal formal drejt BE-së, më shumë sesa një mjet real llogaridhënieje.
Neni në fjalë do të mbetet si njollë e turpshme e abuzimeve.
Shpifja, gazetarët dhe parkimi dysh
Paketa dekriminalizoi pjesĂ«risht (Nenin 120) shpifjen, por vetĂ«m pĂ«r njĂ« kategori tĂ« paqartĂ« âgazetarĂ«sh tĂ« regjistruar dhe tĂ« njohurâ. Fyerja do tĂ« vijojĂ« tĂ« mbetet vepĂ«r penale. KĂ«shtu qeveria duket se po synon tĂ« krijojĂ« njĂ« regjim tĂ« dyfishtĂ« mbrojtjeje duke hapur rrugĂ« pĂ«r interpretime selektive.
CilĂ«simi âi njohurâ dhe me âregjistĂ«râ pĂ«r gazetarĂ«t lĂ« vend pĂ«r njĂ« zhvillim paralel nĂ« kuptimin e kĂ«rkesĂ«s sĂ« mundshme pĂ«r licencim apo tĂ« njĂ« lloji âUrdhri tĂ« gazetaritâ apo âpunonjĂ«sve tĂ« mediasâ.
Kjo shihet si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r ta kufizuar lirinĂ« e shprehjes, pasi gazetarĂ«t e lirĂ«, ose qytetarĂ«t e angazhuar, apo sinjalizuesit qĂ« do tĂ« shprehen pĂ«r çështje tĂ« caktuara, do tĂ« vijojnĂ« tĂ« pĂ«rballen me format penale tĂ« âshpifjesâ.
Paralelisht, dhuna ndaj gazetarĂ«ve tashmĂ« do tĂ« trajtohet si âgoditje pĂ«r shkak tĂ« detyrĂ«sâ (Neni 237), me dĂ«nime nga njĂ« deri nĂ« pesĂ« vjet burg. Sigurisht, njĂ« masĂ« pozitive, por e shoqĂ«ruar me njĂ« mekanizĂ«m problematik tĂ« pĂ«rkufizimit tĂ« gazetarit lĂ« vend pĂ«r interpretime.
Kështu, në praktikë, shteti shmang dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe mban sërish në dorë instrumentet e presionit ligjor.
Por problemi i paketës nuk qëndroi vetëm te çfarë nuk dekriminalizoi, por edhe te çfarë zgjodhi të kriminalizojë.
Mes ndryshimeve u përcollën dispozita që e shtrijnë dorën e Kodit Penal në sjellje të përditshme, të cilat deri dje trajtoheshin administrativisht, pra me gjoba.
(Neni 293/1) âPushimi i mjetit nĂ« karrexhatĂ« nĂ« rresht tĂ« dytĂ«â tashmĂ« do tĂ« trajtohet me masa mĂ« tĂ« ashpra penale.
Në një vend ku ka mungesë të theksuar infrastrukture parkimi, rregullimi penal i këtij fenomeni u shfaq si zëvendësim i politikës edukuese dhe planeve afatgjata urbane me një politikë ndëshkuese.
Ky është thelbi i problemit: Qeveria po përdor Kodin Penal për të kompensuar dështimet e saj në administrimin publik.
NĂ« vend tĂ« zgjidhjeve strukturore, ajo zgjedh tĂ« tutelojĂ« qytetarĂ«t pĂ«rmes frikĂ«s sĂ« ndĂ«shkimit âme gjobĂ« ose njĂ« vit burgâ.
Amendamenti që nuk kaloi
Në fund të seancës u diskutua propozimi i bërë një ditë më parë nga deputeti socialist Erion Braçe për ashpërsimin e (Nenit 288) ndëshkimeve ndaj shitjes së duhanit dhe cigareve elektronike për të miturit.
Amendamenti parashikonte gjoba deri në 500,000 lekë dhe burgim deri në 16 vjet në rastet kur tregtia sillte si pasojë vdekjen.
Propozimi nuk u mbështet nga shumica socialiste, e cila abstenoi. Në një paketë që nuk heziton të kriminalizojë parkimin në rresht të dytë, mbrojtja penale e shëndetit të të miturve u la jashtë.
Ky kontrast ekspozon natyrën selektive të reformës, ose mungesës së diskutimeve të gjera për ndërhyrje.
Kodi Penal nuk forcohet aty ku interesi publik është i pakontestueshëm, por aty ku shteti kërkon kontroll dhe veprim të shpejtë.
NĂ« kĂ«tĂ« panoramĂ«, ndryshimet e fundit nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« reformĂ« penale. Ato janĂ« njĂ« seri masash ndĂ«shkuese, tĂ« mbledhura nĂ«n flamurin e âharmonizimit evropian,â por tĂ« udhĂ«hequra nga logjika e menaxhimit politik tĂ« rrezikut.
Kodi Penal po shndërrohet gradualisht në një instrument për të mbuluar dështimet e politikave publike. Sa më pak funksionon shteti, aq më shumë zgjerohet qasja ndëshkuese me shtojca nenesh.
NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, votimi i mĂ«ngjesit tĂ« hershĂ«m tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s nuk Ă«shtĂ« fundi i kĂ«tij debati. Kodi i ri Penal do tĂ« vijĂ« sĂ«rish pĂ«r tâu diskutuar, por arnat janĂ« sinjali se ShqipĂ«ria po vijon fazĂ«n ku ligji penal pĂ«rdoret si zĂ«vendĂ«sim i qeverisjes dhe jo si mjeti fundit i aplikimit tĂ« drejtĂ«sisĂ«.
Lexoni gjithashtu:
- Propozimi i qeverisĂ«: âGazetarĂ« me regjistĂ«r dhe dekriminalizim i pjesshĂ«m i shpifjesâ
- 18 organizata kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes
- Dekriminalizimi i shpifjes, si fund i dialogut media-qeveri
The post 50 ndryshime, pa reformë: Kodi Penal si mjet kontrolli appeared first on Citizens.al.






































