❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bizneset paguanin energjinë si familjarë, FSHU: Do të përballen me penalitete

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ DhjetĂ«ra biznese nĂ« kryeqytet vazhdonin tĂ« paguanin energjinĂ« elektrike si familjarĂ«, pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar tarifa mĂ« tĂ« ulĂ«ta, pavarĂ«sisht se ushtronin aktivitet ekonomik.

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE-së, ka intensifikuar kontrollet në terren për verifikimin e kontratave të energjisë elektrike dhe për përditësimin e tarifimit sipas sistemit të ri.

Administratori i FSHU, Algert Luzi, gjatë një interviste në medie, deklaroi se më së shumti janë konstatuar shkelje në godinat e reja të banimit, ku apartamentet e përdorura për banim janë shndërruar në zyra dhe biznese.

“JanĂ« konstatuar zyra noterie, kontabiliteti, klinika dentare dhe biznese estetike”, tha Luzi.

Sipas FSHU, ky fenomen lidhet me regjistrime të vjetra dhe mungesën e përditësimit të kontratave, ndërkohë që objektet përdoren realisht për qëllime ekonomike.

Për këtë arsye, kompania ka nisur një proces të gjerë verifikimi dhe u bën thirrje bizneseve, organizatave jofitimprurëse dhe personave fizikë që ushtrojnë aktivitet tregtar, të kontrollojnë kategorinë e kontratës dhe të kryejnë përditësimin e nevojshëm.

Luzi shtoi se bizneset që do të gjenden përsëri në shkelje do të përballen me penalitete.

“AbonentĂ«t familjar qĂ« konsumojnĂ« mbi 700 kWh tarifohen me 9.5 lekĂ«/kWh, ndĂ«rsa subjektet tarifohen me 14 lekĂ«/kWh. Pas verifikimit, tarifimi ndryshon direkt dhe nĂ«se konstatohet pĂ«rsĂ«ri shkelje, do tĂ« ndĂ«rmerren masa penale”, theksoi ai.

FSHU bën thirrje për bashkëpunim të ngushtë me grupet e kontrollit, me qëllim shmangien e penaliteteve dhe garantimin e një sistemi tarifimi të drejtë për të gjithë konsumatorët. /a.gj/ /a.g/

The post Bizneset paguanin energjinë si familjarë, FSHU: Do të përballen me penalitete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Të marrim në dorë fatet e Shqipërisë më 10 shkurt

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha u bĂ«ri sot thirrje qytetarĂ«ve qĂ« t’i bashkohen protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s mĂ« datĂ« 10 shkurt, nĂ« TiranĂ«.

NĂ« njĂ« videomesazh pĂ«rmes rrjeteve sociale, Berisha tha se qytetarĂ«t duhet “tĂ« marrim fatet nĂ« dorĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«, t’i qĂ«ndrojmĂ« ligjeve dhe kushtetutĂ«s sĂ« vendit, si rruga e vetme e integrimit nĂ« BE si dhe pĂ«r rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit dhe KushtetutĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri”.

“DitĂ«n e martĂ«, secili prej jush proteston, shpreh revoltĂ«n nĂ« kryengritjen paqĂ«sore tĂ« opozitĂ«s, jo vetĂ«m pĂ«r vete, por pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tij, pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, dhe si asnjĂ«herĂ« tjetĂ«r, pĂ«r tĂ« ardhmen evropiane tĂ« kĂ«tij vendi”, u shpreh ai.

Kreu i PD-së reagoi edhe ndaj deklaratë së kryeministrit Rama lidhur me vendimin e Kushtetueses për zëvendëskryeministren Balluku.

Sipas tij, Rama po injoron vendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese dhe po cenon shtetin ligjor dhe se “nĂ« rajon, nĂ« EuropĂ« dhe nĂ« botĂ«, gjykatat kanĂ« pezulluar jo vetĂ«m ministra, por edhe kryeministra”.

“Ky vendim, do tĂ« jetĂ« mesa duket vendimi mĂ« i paprecedentĂ« qĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« BE, sepse Ă«shtĂ« absolutisht i paprecedentĂ« qĂ«ndrimi dhe vendimi i Edi RamĂ«s, pĂ«r tĂ« asgjĂ«suar shtetin ligjor me njĂ« grusht shteti, brenda shtetit”, u shpreh Berisha.

/r.e/

The post Berisha: Të marrim në dorë fatet e Shqipërisë më 10 shkurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Çdo vonesĂ« e mbledhjes sĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve pĂ«r Ballukun, pengim i drejtĂ«sisĂ«

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi sot se drejtĂ«sia duhet tĂ« funksionojĂ« e pavarur dhe sipas parimeve tĂ« shtetit ligjor, pa ndikime politike.

Bardhi reagoi pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi si mosvendimmarrje qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e pezullimit të një anëtari të qeverisë, duke e vlerësuar situatën si problem serioz për balancën mes pushteteve, teksa theksoi se qeveria do të vijojë përpjekjet për ta kundërshtuar këtë praktikë në rrugë institucionale.

Bardhi vuri në dukje se çdo ndërhyrje politike në vendimet e drejtësisë rrezikon parimet e ndarjes së pushteteve dhe barazisë para ligjit.

“Sa herĂ« qĂ« drejtĂ«sia i afrohet pushtetit tĂ« tij tĂ« kriminalizuar dhe tĂ« korruptuar, Edi Rama zgjedh sulmin kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«â€, tha Bardhi.

Ai theksoi se drejtësia nuk është pronë e askujt dhe nuk ka nevojë për mbikëqyrje politike, por për respektimin e ligjit nga të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

“Kur njĂ« KryeministĂ«r del publikisht pĂ«r tĂ« delegjitimuar njĂ« vendim gjykate, ai nuk po mbron vetĂ«m njĂ« ministre. Po mbron pushtetin e vet pĂ«r ta vendosur atĂ« mbi ligjin. Dhe çdo fjali e RamĂ«s tregon njĂ« gjĂ«: ai nuk e pranon kufirin e ligjit, duke shpallur veten “garant tĂ« vetĂ«m” tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Por nĂ« njĂ« shtet ligjor drejtĂ«sinĂ« nuk e garanton as njĂ« njeri, as njĂ« parti. E garanton Kushtetuta. E garanton ndarja e pushteteve. E garanton barazia para ligjit”, deklaroi Bardhi.

Ai bëri thirrje që Këshilli i Mandateve të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut, duke nënvizuar se çdo vonesë e mëtejshme mund të perceptohet si pengim ndaj drejtësisë.

“Ligji nuk negociohet, ai zbatohet”, theksoi Bardhi.

/r.e/

The post Bardhi: Çdo vonesĂ« e mbledhjes sĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve pĂ«r Ballukun, pengim i drejtĂ«sisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PesĂ« qytete shqiptare mes destinacioneve tĂ« rekomanduara pĂ«r t’u vizituar nga platforma tĂ« huaja

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ ShqipĂ«ria vijon tĂ« tĂ«rheqĂ« vĂ«mendjen e platformave ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« udhĂ«timeve, me qytetet e saj qĂ« kombinojnĂ« trashĂ«giminĂ« historike, natyrĂ«n dhe jetĂ«n moderne.

Sipas Europexplores dhe Dreaming Travel, pesĂ« qytete shqiptare renditen ndĂ«r destinacionet mĂ« tĂ« rekomanduara pĂ«r t’u vizituar.

NĂ« krye tĂ« listĂ«s Ă«shtĂ« Tirana, kryeqyteti i vendit, e pĂ«rshkruar si njĂ« qytet me atmosferĂ« tĂ« gjallĂ« dhe njĂ« pĂ«rzierje tĂ« harmonizuar tĂ« historisĂ«, kulturĂ«s dhe zhvillimit modern. Monumente si sheshi “SkĂ«nderbej” dhe Muzeu Historik KombĂ«tar cilĂ«sohen si pika kyçe qĂ« pasqyrojnĂ« identitetin e qytetit.

Shkodra vlerësohet për rëndësinë e saj historike dhe pozicionin pranë liqenit të Shkodrës, ndërsa kalaja e Rozafës përmendet si një nga atraksionet kryesore, që ofron pamje panoramike mbi qytetin dhe zonën përreth.

Në jug, Vlora renditet si një destinacion i rëndësishëm bregdetar, e njohur për plazhet përgjatë Jonit dhe për vlerën historike si qyteti ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Manastiri i Zvërnecit dhe atraksionet natyrore përreth përmenden si elementë që e pasurojnë ofertën turistike.

Saranda përshkruhet si një destinacion ideal për pushime bregdetare, me akses të afërt në Parkun Kombëtar të Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, duke ofruar mundësi për turizëm natyror dhe kulturor.

Lista plotësohet nga Gjirokastra, e njohur për arkitekturën osmane dhe shtëpitë karakteristike prej guri. Kalaja e Gjirokastrës vlerësohet për pamjen panoramike që ofron mbi qytetin dhe rrethinat, duke e bërë qytetin një ndalesë të rëndësishme për vizitorët e interesuar në histori dhe trashëgimi kulturore.

Sipas vlerësimeve të platformave ndërkombëtare, këto qytete përfaqësojnë potencialin e Shqipërisë si një destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar në rajon.

/r.e/

The post PesĂ« qytete shqiptare mes destinacioneve tĂ« rekomanduara pĂ«r t’u vizituar nga platforma tĂ« huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ceremoni përkujtimore në nderim të dy punonjësve të Policisë, rënë në krye të detyrës

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ NĂ« RrĂ«shen dhe LezhĂ« u zhvilluan sot ceremoni pĂ«rkujtimore nĂ« nderim tĂ« dy punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«, tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s, duke lĂ«nĂ« njĂ« shembull sakrifice dhe pĂ«rkushtimi pĂ«r jetĂ«n e qytetarĂ«ve.

NĂ« 20-vjetorin e rĂ«nies nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s tĂ« ish-punonjĂ«sit tĂ« PolicisĂ«, Fran Kaçorri, i shpallur “DĂ«shmor i Atdheut”, u zhvillua njĂ« ceremoni nĂ« RrĂ«shen, ku morĂ«n pjesĂ« familjarĂ«t e dĂ«shmorit, drejtues tĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« LezhĂ« dhe tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« MirditĂ«, kolegĂ« dhe punonjĂ«s policie, si dhe tĂ« afĂ«rm tĂ« Kaçorrit.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e tij, u vendosën kurora me lule. Fran Kaçorri ra në krye të detyrës më 8 shkurt 2006, duke dhënë jetën në shërbim të rendit, sigurisë dhe qytetarëve.

Po gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, nĂ« LezhĂ«, u zhvillua ceremonia pĂ«rkujtimore me rastin e 28-vjetorit tĂ« rĂ«nies nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s tĂ« ish-punonjĂ«sit tĂ« PolicisĂ«, Bardhok Marku, gjithashtu i shpallur “DĂ«shmor i Atdheut”.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë morën pjesë familjarët, kolegë dhe punonjës policie të Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Bardhok Marku ra në krye të detyrës më 8 shkurt 1998, duke dhënë jetën në shërbim të rendit, sigurisë dhe qytetarëve.

1 nga 5

/r.e/

The post Ceremoni përkujtimore në nderim të dy punonjësve të Policisë, rënë në krye të detyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalaja, muzetë dhe gastronomia, atraksionet që e bëjnë Gjirokastrën qytet turistik

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Gjirokastra njihet si perla e jugut tĂ« ShqipĂ«risĂ«, ku tradita dhe bukuria natyrore bashkohen nĂ«n hijen e kalasĂ« madhĂ«shtore.

Pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Gjirokastra tërheq vizitorë nga e gjithë bota për arkitekturën e saj të veçantë, rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë tipike me çati guri.

Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot foto tĂ« qytetit tĂ« “pushtuar” nga turistĂ«t edhe kĂ«to ditĂ« shkurti.

Një nga atraksionet kryesore është Kalaja e Gjirokastrës, e ndërtuar në shekullin e 12-të, që dominon qytetin dhe ofron pamje panoramike mbi luginën e Drinos. Brenda kalasë ndodhet Muzeu i Armëve, ku ruhen eksponate historike që pasqyrojnë ngjarjet dhe luftërat që kanë shënjuar historinë e rajonit.

Gjirokastra njihet gjithashtu për kulturën dhe traditat e saj folklorike. Festimet dhe aktivitetet kulturore, tërheqin artistë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe bota, duke promovuar muzikën dhe vallëzimin tradicional.

Qyteti është vendlindja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare dhe ruan atmosferën e vjetër osmane, duke e bërë një destinacion të veçantë për ata që kërkojnë jo vetëm bukuri natyrore, por edhe histori dhe kulturë.

Vizitorët mund të eksplorojnë edhe shtëpitë muze të qytetit, si Shtëpia e Kadaresë, që ofron një pasqyrë të jetës dhe veprës së shkrimtarit.

Gastronomia lokale, e bazuar në produkte vendase dhe receta tradicionale, plotëson përvojën e vizitorëve, duke e bërë Gjirokastrën një destinacion të plotë turistik dhe kulturor.

/r.e/

The post Kalaja, muzetë dhe gastronomia, atraksionet që e bëjnë Gjirokastrën qytet turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Normalizohet qarkullimi në rrugën Qukës-Qafë Plloçë pas rrëshqitjes së dherave

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Rruga QukĂ«s-QafĂ« Plloçë Ă«shtĂ« e hapur dhe aktualisht nuk ka bllokim tĂ« qarkullimit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se qarkullimi i automjeteve kryhet normalisht në të dyja drejtimet.

Ky aks rrugor ishte bllokuar më parë si pasojë e reshjeve të dendura që përfshinë zonën ditët e fundit, duke shkaktuar rrëshqitje dhe rënie të masave të gurëve në trupin e rrugës.

Segmenti Qukës-Qafë Plloçë mundëson një akses më të lehtë drejt Korçës duke shmangur kthesat dhe trafikun.

/r.e/

The post Normalizohet qarkullimi në rrugën Qukës-Qafë Plloçë pas rrëshqitjes së dherave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kledis Rexho, Besart Papa dhe Erisa Kuçuku prezantohen nĂ« podkastin “Flasim”

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« sezonit tĂ« gjashtĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, prezantoi tre shqiptarĂ« tĂ« suksesshĂ«m nĂ« fushat e tyre, tĂ« cilĂ«t kanĂ« ndjekur rrugĂ« tĂ« ndryshme jetĂ«sore dhe profesionale.

NdĂ«r tĂ« ftuarit ishte Erisa Kuçuku, psikologe dhe psikoterapeute, e cila ofron shĂ«rbime psikoterapie pĂ«r tĂ« ndihmuar njerĂ«zit tĂ« pĂ«rballen me sfidat e jetĂ«s nĂ« mĂ«nyra mĂ« tĂ« shĂ«ndetshme dhe produktive. Ajo ka vendosur dijen e saj nĂ« dispozicion tĂ« disa nismave solidariteti shoqĂ«ror pĂ«r ata qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje, sidomos nĂ« ndihmĂ« tĂ« fĂ«mijĂ«ve me aftĂ«si tĂ« kufizuara. Rama theksoi se “njerĂ«zit mĂ« tĂ« fortĂ« nuk janĂ« ata qĂ« tregojnĂ« forcĂ« para botĂ«s, por ata qĂ« luftojnĂ« dhe fitojnĂ« beteja pĂ«r tĂ« cilat tĂ« tjerĂ«t nuk dinĂ« asgjĂ«â€.

Një tjetër i ftuar ishte Besart Papa, skulptor, i cili ngriti një muze arti në Tiranë kushtuar veprave të të atit, artistit Thanas Papa. Muzeu është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe ruan rreth 250 punë të artistit, duke e kthyer hapësirën e dikurshme të atelierit të vitit 1958 në një institucion muzeal.

Kledis Rexho, violinist që jeton dhe punon në Francë, është i treti nga të ftuarit. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas ka vijuar studimet në Francë, ku sot punon në Orchestre Philharmonique de Monte Carlo. Rexho ka shoqëruar solistë ndërkombëtarë si Frank Peter Zimmerman, Nathalie Dessay dhe Renaud Capuçon dhe ka performuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si Paavo Jarvi dhe Neeme Jarvi.

Ai ka publikuar projektin muzikor me soprano franko-amerikane Emilie Rose Bry, ku interpretuan sĂ« bashku “MargjelonĂ«â€ e kompozitorit shqiptar Prenk Jakova, pranĂ« KullĂ«s Eiffel nĂ« Paris.

/r.e/

The post Kledis Rexho, Besart Papa dhe Erisa Kuçuku prezantohen nĂ« podkastin “Flasim” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vlerësimi i Diellës është një arritje e rëndësishme për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Platforma shqiptare “Diella” u vlerĂ«sua me çmimin Future Fit Seal nĂ« edicionin e kĂ«tij viti tĂ« çmimeve tĂ« Samitit BotĂ«ror tĂ« Qeverisjes nĂ« Dubai.

Kryeministri Edi Rama, nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« sezonit tĂ« gjashtĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, theksoi se ky vlerĂ«sim Ă«shtĂ« njĂ« arsye pĂ«r krenari pĂ«r arritjet e ShqipĂ«risĂ« nĂ« fushĂ«n e teknologjisĂ« dhe pĂ«rdorimin e inteligjencĂ«s artificiale nĂ« shĂ«rbim tĂ« interesit publik.

“VlerĂ«simi i DiellĂ«s me çmimin Future Fit Seal Ă«shtĂ« njĂ« inkurajim shumĂ« i madh dhe shumĂ« domethĂ«nĂ«s, duke pasur parasysh faktin se ShqipĂ«ria vendoset nĂ« piedestalin e vendeve qĂ« marrin çmime nga ky samit prestigjioz”, tha Rama.

Ai shtoi se Samiti Botëror i Qeverisjes është një nga platformat globale për të ardhmen e qeverisjes, ku diskutohet sesi teknologjia po riformëson marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarëve.

“ShqipĂ«ria vendoset edhe njĂ« herĂ« nĂ« fokus, kĂ«tĂ« herĂ« pĂ«r njĂ« produkt pĂ«r tĂ« cilin ne po vazhdojmĂ« punĂ«n dhe mbi tĂ« cilin, jo vetĂ«m shqiptarĂ«t, por edhe bota do tĂ« dĂ«gjojĂ« tĂ« reja mĂ« shpejt sesa vonĂ«â€, theksoi Kryeministri.

/r.e/

The post Rama: Vlerësimi i Diellës është një arritje e rëndësishme për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Amnistia penale, Rama: Ligji nuk përfshin krime të rënda

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi kĂ«tĂ« javĂ« projektligjin pĂ«r amnistinĂ« penale, qĂ« parashikon lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« 447 personave dhe ulje dĂ«nimesh pĂ«r qindra tĂ« tjerĂ«.

Kryeministri Edi Rama, nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« sezonit tĂ« gjashtĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, theksoi se ligji ka ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« funksionimin e sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« penale dhe nĂ« frymĂ«n e saj.

“Ky projekt pĂ«rfshin lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« 447 personave nga institucionet e vuajtjes sĂ« dĂ«nimit, ulje dĂ«nimi pĂ«r qindra persona tĂ« tjerĂ«, aministimin nga masat alternative tĂ« shĂ«rbimit tĂ« proves, si dhe pushimin e ndjekjes penale pĂ«r vepra penale tĂ« lehta”, tha Rama.

Ai shtoi se ligji është një zgjedhje politike e qartë dhe synon orientimin e drejtësisë drejt veprave që paraqesin rrezik real për shoqërinë, duke shmangur përdorimin disproporcional të ndëshkimit penal për raste që nuk e justifikojnë.

“Kjo natyrisht do tĂ« sjellĂ« efekt tĂ« vetin anĂ«sor, por shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m edhe uljen e mbipopullimit nĂ« burgje, uljen e kostove, por edhe rritjen e investimeve pĂ«r tĂ« rritur cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s nĂ« institucionet tona penitenciare”, shtoi ai.

Rama sqaroi se ligji nuk përfshin asnjë vepër të rëndë penale.

“Krime kundĂ«r jetĂ«s, dhunĂ«s, korrupsioni dhe krimi i organizuar janĂ« tĂ« pĂ«rjashtuara nga amnistia”, tha ai.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për të adresuar problemin e paraburgimit.

“Paraburgimi Ă«shtĂ« njĂ« plagĂ« e evidentuar mĂ« sĂ« miri dhe mĂ« sĂ« qarti nga Komiteti pĂ«r parandalimin e torturĂ«s i KĂ«shillit tĂ« EuropĂ«s. Ne jemi tĂ« vendosur qĂ« do tĂ« ndĂ«rhyjmĂ« pĂ«r ta shĂ«ruar kĂ«tĂ« plagĂ« me masa tĂ« tjera, pĂ«r tĂ« cilat po punojmĂ« me njĂ« sĂ«rĂ« partnerĂ«sh europianĂ«â€, tha Kryeministri.

/r.e/

The post Amnistia penale, Rama: Ligji nuk përfshin krime të rënda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mekanizma të rinj sigurie në TikTok

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave vendosi kĂ«tĂ« javĂ« heqjen e masĂ«s sĂ« pĂ«rkohshme tĂ« bllokimit tĂ« aplikacionit TikTok.

Kryeministri Edi Rama, nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« sezonit tĂ« gjashtĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, sqaroi se vendimi nuk Ă«shtĂ« tĂ«rheqje apo dorĂ«zim, por rezultat i njĂ« procesi serioz rishikimi dhe i punĂ«s pĂ«r adresimin e shqetĂ«simeve lidhur me sigurinĂ« dhe filtrat e pĂ«rmbajtjes.

“ËshtĂ« njĂ« vendim qĂ« e pata lajmĂ«ruar kur pata shpjeguar nĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« rast, jo vetĂ«m kĂ«tu, por edhe nĂ« mediat ndĂ«rkombĂ«tare, qĂ« pĂ«r befasinĂ« tonĂ« tĂ« kĂ«ndshme, pozitive, TikTok ishte shumĂ« i hapur, ishte shumĂ« aktiv nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« dialogu me ne, pasi ne bĂ«mĂ« bllokimin. Dhe nuk Ă«shtĂ« TikTok qĂ« na ka çuar nĂ« gjyq, por Ă«shtĂ« ç’tĂ« tĂ« them Ă§â€˜Ă«shtĂ«, kush Ă«shtĂ«, dihet kush Ă«shtĂ«, qĂ« na ka çuar nĂ« gjyq edhe pĂ«r TikTok. Por çfarĂ« t’i thuash! KĂ«shtu qĂ«, ajo qĂ« pata paralajmĂ«ruar ka ndodhur, sepse me TikTok kemi vendosur jo vetĂ«m njĂ« komunikim, por kemi vendosur dhe njĂ« bazĂ« tĂ« re, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye Vendimi i KĂ«shillit tĂ« Ministrave nuk Ă«shtĂ« tĂ«rheqje, nuk Ă«shtĂ« dorĂ«zim dhe aq mĂ« pak pastaj nuk Ă«shtĂ« mbyllje sysh, siç Ă«shtĂ« komentuar me sa mĂ« thonĂ«, por Ă«shtĂ« rezultat i njĂ« procesi serioz, rishikimi dhe i njĂ« pune konkrete adresimi real tĂ« shqetĂ«simeve pĂ«r sigurinĂ« dhe pĂ«r filtrat e nevojshĂ«m qĂ« tĂ« ketĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r kontroll nĂ« kuptimin e mirĂ« tĂ« fjalĂ«s, jo censure, por kontroll mbi gjithĂ« aktivitetin dhe mbrojtje tĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe mĂ« tĂ« rinjve, nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«â€, u shpreh Kryeministri.

Ai theksoi se qëllimi i bllokimit ka qenë mbrojtja e interesit publik dhe e fëmijëve, duke siguruar një përdorim të kontrolluar dhe të sigurt të platformës.

“Ky ishte dhe qĂ«llimi i bllokimit, interesi publik mbrojtja e fĂ«mijĂ«ve. Dhe kjo ishte dhe vija e dialogut dhe sot TikTok Ă«shtĂ« sĂ«rish i aksesueshĂ«m, sepse janĂ« vendosur mekanizma tĂ« rinj sigurie. Ka filtra tĂ« rinj mbi pĂ«rmbajtjen, ka kontrolle efektive dhe mĂ«nyra raportimi dhe trajtimi tĂ« shkeljeve qĂ« nuk ishin mĂ« pare”, tha Rama.

/r.e/

The post Rama: Mekanizma të rinj sigurie në TikTok appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Do vazhdojmë betejën

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u ndal te mosvendimmarrja e GjykatĂ«s Kushtetuese lidhur me pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« situatĂ« si njĂ« precedent tĂ« paprecedentĂ« nĂ« njĂ« vend demokratik.

NĂ« episodin e pestĂ« tĂ« sezonit tĂ« gjashtĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, Rama deklaroi se Gjykata Kushtetuese “nuk e ka gjetur dot forcĂ«n pĂ«r tĂ« mos e lejuar rimarrjen peng tĂ« qeverisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, pĂ«rmes asaj qĂ« ai e cilĂ«soi si njĂ« mjet tĂ« paparĂ« dhe tĂ« padĂ«gjuar nĂ« botĂ«n demokratike, pezullimin e njĂ« anĂ«tari tĂ« qeverisĂ« nga njĂ« prokuror dhe njĂ« gjyqtar, nĂ« njĂ« seancĂ« paraprake, pa nisur ende gjykimi.

Sipas tij, mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e bën Shqipërinë, për herë të dytë brenda dy muajve, një rast unik negativ.

Ai u shpreh se “Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugĂ«n e ujit tĂ« turbullt tĂ« asaj qĂ« Servantes, nĂ« “Don Kishotin e Mançës”, i quan arsyet e mosarsyes”.

Rama theksoi se mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese rikthen në fuqi pezullimin e ministres, duke sqaruar se ajo nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që ka kërkuar pezullimin.

“Ky pezullim Ă«shtĂ« shpikur me vendim tĂ« njĂ« seance tĂ« mbyllur, pa filluar ende gjyqi”, u shpreh ai.

Kryeministri e cilĂ«soi kĂ«tĂ« praktikĂ« si “njĂ« shpikje 100% Made in Albania tĂ« drejtĂ«sisĂ« sĂ« re ende tĂ« papjekur”, duke theksuar se çështja nuk lidhet me rastin konkret, por me njĂ« parim tĂ« panegociueshĂ«m tĂ« demokracisĂ«, garantimin e pavarĂ«sisĂ« sĂ« pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ nga pushteti gjyqĂ«sor.

“Por fakti Ă«shtĂ« qĂ« mosvendimmarrja e GjykatĂ«s Kushtetuese e kthen nĂ« fuqi pezullimin e ministres,  e cila, qĂ« tĂ« jemi shumĂ« tĂ« qartĂ«, pavarĂ«sisht se qartĂ«sia Ă«shtĂ« njĂ« luks dhe njĂ« luks i rrallĂ« qĂ« mund ta kĂ«rkosh, por vĂ«shtirĂ« ta gjesh nĂ« turbullirĂ«n e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet pĂ«r korrupsion, as nga vetĂ« prokurori qĂ« shpiku pezullimin e anĂ«tarit tĂ« qeverisĂ« me vendim tĂ« njĂ« seance tĂ« mbyllur tĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« njĂ« gjyqi. SidoqoftĂ«, zhbĂ«rja e kĂ«saj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtĂ«sisĂ« sĂ« re dhe e drejtĂ«sisĂ« ende tĂ« papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me njĂ« parim tĂ« panegociueshĂ«m tĂ« demokracisĂ« mbetet njĂ« domosdoshmĂ«ri pĂ«r tĂ« rigarantuar pavarĂ«sinĂ« ekzekutive tĂ« parlamentit nga pushteti gjyqĂ«sor. KĂ«shtu qĂ«, ne do ta vazhdojmĂ« kĂ«tĂ« betejĂ«, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit tĂ« njĂ« anĂ«tari qeverie dhe ku fatkeqĂ«sisht na mban akoma sot pafuqia e GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r tĂ« marrĂ« njĂ« vendim sa tĂ« thjeshtĂ«, Ă«shtĂ« vendim shumĂ« i thjeshtĂ« se mjafton tĂ« marrĂ«sh shembull çdo vend tĂ« botĂ«s qĂ« do apo tĂ« gjithĂ« vendet e botĂ«s bashkĂ« dhe nuk do tĂ« gjesh dot njĂ« gjĂ« tĂ« ngjashme, por njĂ« vendim po aq dhe tĂ« nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« mos e lĂ«nĂ« ShqipĂ«rinĂ« vendin e vetĂ«m nĂ« planet, ku sot aktualisht me kĂ«tĂ« brutalitet tĂ« rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetĂ« Presidenti i RepublikĂ«s mund tĂ« pezullohet nga i pari prokuror qĂ« gdhihet me kĂ«tĂ« ide nĂ« kokĂ«â€, deklaroi Rama.

Kryeministri deklaroi se qeveria do ta vijojĂ« kĂ«tĂ« betejĂ«, duke theksuar se mosvendimmarrja e GjykatĂ«s Kushtetuese e lĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ« rrezik qĂ« tĂ« mbetet “vendi i vetĂ«m nĂ« planet”, ku me kĂ«tĂ« precedent, edhe Presidenti i RepublikĂ«s mund tĂ« pezullohet nga njĂ« prokuror.

Në vijim, Kryeministri reagoi edhe ndaj, siç i cilësoi ai, praktikave të reja të arresteve pa gjyq, duke iu referuar një rasti në Durrës, ku sipas tij janë lëshuar mbi 30 fletëarresti nga një prokuror për një çështje që, sipas Ramës, nuk përmbush asnjë nga kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike për arrestin.

Rama theksoi se përpjekja për ndërtimin e shtetit ligjor demokratik dhe për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian nuk do të prodhojë kosto politike për shumicën qeverisëse.

“Lufta pĂ«r drejtĂ«si, pĂ«r shtet ligjor demokratik dhe pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« europiane ka vetĂ«m njĂ« garant, ende sot pĂ«r sot, mua dhe kĂ«tĂ« shumicĂ« qeverisĂ«se”, u shpreh ai.

/r.e/ /a.g/

The post Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Do vazhdojmë betejën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Rritja e pagave të gjyqtarëve nuk mund të jetë mbi të gjithë të tjerët

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u rikthye sot te çështja e pagave tĂ« gjyqtarĂ«ve dhe debatit publik tĂ« lidhur me kĂ«rkesat pĂ«r rritjen e tyre.

NĂ« episodin e pestĂ« tĂ« sezonit tĂ« gjashtĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, Rama reagoi ndaj deklaratave tĂ« shoqatave tĂ« gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve, duke theksuar se kĂ«to kĂ«rkesa kanĂ« nxitur pakĂ«naqĂ«si tĂ« gjerĂ« nĂ« opinionin publik.

Ai tha se kjo pakĂ«naqĂ«si reflektohet edhe nĂ« anketime, sipas tĂ« cilave “90% e shqiptarĂ«ve refuzojnĂ« idenĂ« qĂ« gjyqtarĂ«ve t’u rriten pagat”, ndĂ«rsa njĂ« pĂ«rqindje tjetĂ«r kĂ«rkon edhe uljen e tyre.

Duke hedhur poshtë pretendimet se qeveria synon uljen e pagave të gjyqtarëve, Rama theksoi se reforma në drejtësi ka qenë e shoqëruar me rritjen e tyre.

“Ju kemi dhĂ«nĂ« mesazhin qĂ« taksapaguesit shqiptarĂ« do tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« sakrificĂ« dhe do tĂ« paguajnĂ« ekstra pĂ«r gjyqtarĂ«t qĂ« kalojnĂ« procesin e vetingut dhe pĂ«rballen me sfidĂ«n e madhe tĂ« pavarĂ«sisĂ« sĂ« pushtetit gjyqĂ«sor”, u shpreh ai.

Kryeministri deklaroi se qeveria ka thyer praktikisht piramidën tradicionale të pagave.

“Tek ne, si nĂ« çdo vend tĂ« botĂ«s, ka njĂ« piramidĂ« pagash qĂ« fillon me Presidentin e RepublikĂ«s dhe zbret. Ne, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vetĂ«dijshme, i kemi rritur pagat e gjyqtarĂ«ve mbi tĂ« gjithĂ«â€, tha Rama.

Ai theksoi se kjo rritje nuk është bërë me idenë që pagat e gjyqtarëve të rriten automatikisht dhe në mënyrë disproporcionale.

“ShqipĂ«ria nuk mund tĂ« bĂ«het njĂ« vend ku mbi tĂ« gjithĂ« dhe mbi gjithçka Ă«shtĂ« kasta e gjyqtarĂ«ve. Kjo nuk ka pĂ«r tĂ« ndodhur”, deklaroi Kryeministri.

Rama shtoi se qëndrimi i tij nuk përbën një sfidë ndaj pushtetit gjyqësor.

“Nuk Ă«shtĂ« sfidĂ« ndaj pushtetit gjyqĂ«sor, por njĂ« domosdoshmĂ«ri e brendshme e shtetit, qĂ« tĂ« gjitha kategoritĂ« e shĂ«rbĂ«torĂ«ve tĂ« tij, pĂ«rfshirĂ« edhe gjyqtarĂ«t, tĂ« kenĂ« sensin e sĂ« drejtĂ«s dhe sensin e shtetit”, u shpreh ai.

Ai deklaroi se nuk ka hyrĂ« nĂ« polemika personale dhe se reagimi i tij erdhi pas deklaratave tĂ« njĂ« shoqate gjyqtarĂ«sh, pĂ«r tĂ« cilat tha se “nuk pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« tĂ« gjithĂ« komunitetin”.

Kryeministri theksoi se “gjyqtarĂ«t nuk mund tĂ« kenĂ« rritje pagash disproporcionale mbi tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t” dhe se “nuk mund t’i rrisin pagat e tyre me 2 apo 3 mijĂ« euro nĂ« muaj”.

Rama shprehu besimin se Gjykata Kushtetuese “t’i vĂ«rĂ« njĂ« herĂ« e mirĂ« vulĂ«n kĂ«tij debati absurd”, i cili, sipas tij, “dĂ«mton padrejtĂ«sisht besueshmĂ«rinĂ« e gjyqĂ«sorit nĂ« sytĂ« e opinionit publik”.

/r.e/

The post Rama: Rritja e pagave të gjyqtarëve nuk mund të jetë mbi të gjithë të tjerët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Bazilika “Zoja e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«â€, njĂ« vlerĂ« e trashĂ«gimisĂ« shpirtĂ«rore shqiptare

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ NĂ« episodin e pestĂ« tĂ« sezonit tĂ« gjashtĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te njĂ« nga momentet mĂ« tĂ« veçanta tĂ« kĂ«saj jave, vizita nĂ« Vatikan.

Ndryshe nga vizitat e mĂ«parshme, Rama theksoi se kjo vizitĂ« kishte njĂ« domethĂ«nie tĂ« veçantĂ«, pasi pĂ«rfshiu edhe njĂ« ndalesĂ« tĂ« paharrueshme nĂ« BazilikĂ«n “Zoja e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«â€, vend ku ruhet shĂ«mbĂ«lltyra e ShĂ«n MarisĂ«, e shkĂ«putur nga muri i KishĂ«s sĂ« VjetĂ«r tĂ« ShkodrĂ«s nĂ« vitin 1467.

Kryeministri informoi se kishte ftuar PapĂ«n nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« festĂ«n e madhe tĂ« komunitetit katolik, pikĂ«risht pĂ«r 130 vjetorin e shpalljes sĂ« “ZojĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« MirĂ«â€ nga Papa Leone XIII, mbrojtĂ«sja e ShqipĂ«risĂ«, “Regina Di Albania”.

Kryeministri u shpreh se asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur më parë pragun e kësaj bazilike, duke shtuar se rëndësinë e kësaj ndalese e kishte kuptuar plotësisht vetëm së fundmi.

Bazilika “Zoja e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«â€ pĂ«rbĂ«n njĂ« nga monumentet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« trashĂ«gimisĂ« shpirtĂ«rore shqiptare jashtĂ« vendit, me vlera tĂ« veçanta historike dhe fetare.

Një tjetër veçanti e kësaj bazilike është fakti se ajo ndodhet nën kujdesin e Urdhrit Augustinian, një urdhër me peshë të veçantë në historinë e Kishës Katolike, të cilit i përket edhe papa Leone XIV.

Papa Leone i XIV, ndalesën e parë, pasi u zgjodh dhe pasi doli tymi i bardhë mbi Selinë e Shenjtë ishte pikërisht vizita në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë. Dhe lutja përpara pikërisht atij imazhi të ardhur nga Shkodra.

Kryeministri vlerësoi se një tjetër moment emocionues ishte edhe qëndrimi në sallën e pritjes përpara audiencës me Papa Luanin XIV ku u ktheva mbrapa në kohë.

“NĂ« po atĂ« sallĂ«, nĂ« pritje tĂ« takimit tĂ« paharrueshĂ«m me Papa Françeskun, pasi ai ishte zgjedhur PapĂ« dhe pasi unĂ« isha zgjedhur kryeministĂ«r, dhe prej ku, u krijua baza e njĂ« miqĂ«sie tĂ« jashtĂ«zakonshme, e njĂ« miqĂ«sie, e cila Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r gjĂ«rat mĂ« tĂ« bukura tĂ« jetĂ«s time. E pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, edhe homazhi nĂ« varrin e thjeshtĂ«, po shumĂ« tĂ« bukur, tĂ« Papa Françeskut, i cili u bĂ« dhe njĂ« mik i madh i ShqipĂ«risĂ«, i cili e mbajti gjithmonĂ« vendin tonĂ« nĂ« lutjet e tij, duke pĂ«rcjellĂ« mesazhe tĂ« vazhdueshme dashurie, afĂ«rsie, respekti, mirĂ«sie pĂ«r popullin shqiptar, ishte absolutisht prekĂ«s”, tha ai.

Nga ana tjetër, vijoi Rama, patjetër që ishte me një peshë të veçantë, siç mund të kuptohet edhe prezantimi me Papa Leone XIV.

“NjĂ« karakter, njĂ« natyrĂ« krejt e ndryshme nga e Papa Françeskut, por njĂ« njeri me njĂ« dritĂ«, me njĂ« mirĂ«si tĂ« thellĂ«, me tĂ« cilin sigurisht qĂ« folĂ«m pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, folĂ«m pĂ«r rajonin, folĂ«m pĂ«r botĂ«n dhe tĂ« cilin e ftova qĂ« tĂ« jetĂ« i pranishĂ«m nĂ« festĂ«n e madhe tĂ« komunitetit katolik, pikĂ«risht pĂ«r 130 vjetorin e shpalljes sĂ« “ZojĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« MirĂ«â€ nga Papa Leone XIII, mbrojtĂ«sja e ShqipĂ«risĂ«, “Regina Di Albania”. Nuk e di a do tĂ« jetĂ« e mundur, por gjithsesi ftesa u bĂ« dhe Papa u shpreh shumĂ« i interesuar”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, kryeminsitri u shpreh se edhe takimi me Sekretarin e Shtetit kardinalin Parolin ishte pjesë e vizitës. Ai e vlerësoi si një njeri të rrallë, një personalitet i madh, një njohës i jashtëzakonshëm i punëve të botës dhe po ashtu një dashamirës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë.

/r.e/

The post Rama: Bazilika “Zoja e KĂ«shillit tĂ« MirĂ«â€, njĂ« vlerĂ« e trashĂ«gimisĂ« shpirtĂ«rore shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mali i Tomorit nën petkun e bardhë të dëborës

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Reshjet e dĂ«borĂ«s kanĂ« mbuluar malin e Tomorit, duke i dhuruar kĂ«saj zone njĂ« pamje mbresĂ«lĂ«nĂ«se.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mali i Tomorit nën petkun e bardhë të dëborës, si një ftesë për alpinistët dhe dashamirësit e natyrës për të përjetuar një ditë ndryshe mes peizazheve dimërore.

Në malin e Tomorit, në lartësinë 2417 metra mbi nivelin e detit, ndodhet edhe Tyrbja e Abaz Aliut, një nga vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit bektashian, e cila vizitohet çdo vit nga mijëra besimtarë, por edhe nga turistë të interesuar për aventurë, vëzhgim dhe trashëgimi shpirtërore.

Menaxhimi i kujdesshëm i mjediseve turistike nga Administrata e Parkut Kombëtar të Tomorit, si dhe shoqërimi i vizitorëve me guida turistike të specializuara që njohin shtigjet dhe zonat e sigurta, ka bërë që ky park të vizitohet gjatë gjithë stinëve të vitit.

Mali i Tomorit shtrihet nĂ« lindje tĂ« qytetit tĂ« Beratit dhe nĂ« verilindje tĂ« ÇorovodĂ«s dhe gĂ«zon statusin e Parkut KombĂ«tar. Zona ofron mundĂ«si tĂ« shumta pĂ«r aktivitete sportive, si ngjitje alpine nĂ« shpatet e mbuluara me borĂ« gjatĂ« dimrit, por edhe aventura rafting nĂ« kanionet e Osumit gjatĂ« stinĂ«s sĂ« verĂ«s.

Në rrëzë të Tomorit rrjedh lumi Osum, i cili ka krijuar kanionet e famshme, një nga atraksionet natyrore më të vizituara në vend, veçanërisht gjatë muajve të ngrohtë.

Përveç pasurive natyrore, itinerari turistik i Tomorit përfshin edhe objekte kulti të feve kristiane dhe bektashiane, si dhe monumente të natyrës dhe të kulturës, duke e bërë këtë zonë një destinacion të rëndësishëm për turizmin natyror, kulturor dhe fetar.

/r.e/

The post Mali i Tomorit nën petkun e bardhë të dëborës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Rivlerësimi i pronave me 5% pritet të sjellë 150 milionë euro në buxhet

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ RivlerĂ«simi i pronave nĂ« ShqipĂ«ri me njĂ« normĂ« 5% pritet tĂ« nisĂ« brenda kĂ«tij muaji, duke u dhĂ«nĂ« qytetarĂ«ve mundĂ«sinĂ« tĂ« paguajnĂ« njĂ« taksĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r pronat e tyre dhe duke rritur arkĂ«timin fiskal pĂ«r shtetin. QytetarĂ«t qĂ« kryejnĂ« rivlerĂ«simin e pronĂ«s shmangin pagesĂ«n e tatimit tĂ« plotĂ« prej 15% nĂ« momentin e shitblerjes.

Ky proces synon të harmonizojë vlerën e pronave të regjistruara me çmimin real të tregut, duke eliminuar diferencat midis çmimit të regjistruar dhe vlerës aktuale të pronës.

Eksperti për çështjet e pronave, Gjergji Begaj, shpjegon në një intervistë për ATSH çdo hap të këtij procesi dhe përfitimet që sjell.

“Sistemi i rivlerĂ«simit bazohet nĂ« dy elemente kryesore. SĂ« pari, ekziston çmimi fiskal, i vendosur nga Ministria e Financave pĂ«r secilĂ«n zonĂ« katastrale. Ky çmim Ă«shtĂ« rezultat i analizave tĂ« AZHK-sĂ«, zyrave imobiliare dhe ekspertĂ«ve tĂ« fushĂ«s, dhe pĂ«rfaqĂ«son njĂ« mesatare tĂ« pĂ«rafĂ«rt tĂ« vlerĂ«s sĂ« pronave nĂ« çdo zonĂ«. SĂ« dyti, qytetarĂ«t mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« vlerĂ«n e pronĂ«s sĂ« tyre pĂ«r tĂ« reflektuar çmimet aktuale tĂ« tregut, duke pĂ«rdorur njĂ« raport tĂ« hartuar nga ekspertĂ« privatĂ« tĂ« licencuar,” shpjegon Begaj.
Sipas tij, në këtë proces përfituesit më të mëdhenj janë pronarët që planifikojnë të shesin, të dhurojnë ose të trashëgojnë pronën, si dhe bizneset që mbajnë pasuri të paluajtshme me vlerë më të ulët se ajo e tregut në pasqyrat financiare.

Begaj sqaron se rivlerësimi nuk është i detyrueshëm për çdo qytetar.

“NĂ«se çmimi i regjistruar i pronĂ«s pĂ«rputhet me çmimin fiskal, qytetari nuk ka asnjĂ« pagesĂ« shtesĂ«. Por kur prona Ă«shtĂ« regjistruar me njĂ« çmim mĂ« tĂ« ulĂ«t se vlera reale e tregut, qytetari mund tĂ« bĂ«jĂ« rivlerĂ«simin dhe tĂ« paguajĂ« vetĂ«m 5% tĂ« diferencĂ«s gjatĂ« njĂ« periudhe 12-mujore, duke shmangur pagesĂ«n e tatimit tĂ« plotĂ« prej 15% nĂ« momentin e shitblerjes”, u shpreh ai.

Për të përcaktuar vlerën reale të tregut, qytetarët duhet të drejtohen tek ekspertë privatë të licencuar, të cilët hartojnë raportin e rivlerësimit. Ky raport regjistrohet në AZHK dhe përdoret për aplikimin e taksës së reduktuar. Ky hap është veçanërisht i rëndësishëm në qytete si Tirana, ku çmimet për apartamentet mund të ndryshojnë nga 800 deri në 5.000 euro për metër katror, në varësi të zonës.

Procesi i rivlerësimit aplikohet vetëm për pronat me kartela të sakta dhe certifikatë pronësie të përfunduar. Pronat që janë në proces legalizimi ose regjistrimi nuk mund të rivlerësohen. Dokumentacioni i nevojshëm përfshin certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, hartën treguese, kartën e identitetit dhe kontratën e transaksionit të mëparshëm, kur ekziston. Për pronat e privatizuara para vitit 1990, mjaftojnë certifikata dhe kartela, pasi të dhënat ruhen nga Hipoteka.

Begaj thekson se për ndërtesat e para viteve 1990 që kanë kaluar në pronësi me privatizim aplikohet amortizim deri në 30% të vlerës së pronës.
Ai shton se rivlerësimi ka përfitime për të gjithë aktorët e tregut: qytetarët përfitojnë nga tatimi i reduktuar, shteti rrit arkëtimin, ndërsa ekspertët dhe agjencitë imobiliare përfitojnë nga aktiviteti i shtuar në treg.

“RivlerĂ«simi i pronĂ«s nuk Ă«shtĂ« detyrim ligjor. Ata qĂ« nuk dĂ«shirojnĂ« tĂ« rivlerĂ«sojnĂ«, do tĂ« paguajnĂ« tatimin e plotĂ« prej 15% nĂ« momentin e shitblerjes. Por pĂ«r ata qĂ« duan tĂ« pĂ«rfitojnĂ«, rivlerĂ«simi Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« harmonizuar vlerĂ«n e pronĂ«s me tregun dhe pĂ«r tĂ« paguar taksa mĂ« tĂ« ulĂ«ta”, shprehet Begaj.

Begaj thotĂ« se sipas parashikimeve, buxheti pritet tĂ« pĂ«rfitojĂ« rreth 150 milionĂ« euro nga ky proces. Procesi i fundit i rivlerĂ«simit, me tatim 3% gjatĂ« viteve 2020–2022, pĂ«rfshiu 168.000 prona dhe buxheti i shtetit arkĂ«toi 12.7 miliardĂ« lekĂ«.
Aplikimet për rivlerësim do të pranohen deri më 31 dhjetor 2026. Kërkesat e paraqitura brenda kësaj periudhe, për të cilat është kryer pagesa e tatimit, por nuk janë përpunuar ende nga ASHK, mund të finalizohen administrativisht deri më 31 mars 2027.

Kjo është hera e katërt që prej vitit 2009 që qeveria harton nisma për lehtësimin e qytetarëve në kryerjen e rivlerësimit të pasurive, duke adresuar diferencat e mëdha mes vlerës së regjistruar dhe çmimit aktual të tregut. /j.p/

 

The post Begaj: Rivlerësimi i pronave me 5% pritet të sjellë 150 milionë euro në buxhet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Shqipëria duhet të forcojë luftën ndaj krimit të organizuar

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ DeputetĂ« tĂ« PartisĂ« Demokratike, qĂ« po zhvillojnĂ« njĂ« vizitĂ« nĂ« Kongresin Amerikan, kanĂ« zhvilluar njĂ« sĂ«rĂ« takimesh me kongresmenĂ« amerikanĂ«.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bëri të ditur se gjatë takimit me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal, u diskutua situata e luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Bardhi nënvizoi se Shqipëria ka dështuar në mënyrë të përsëritur për të luftuar këtë fenomen, duke krijuar hapësira për bashkëpunim mes institucioneve dhe krimit të organizuar.

“Sistemi i drejtĂ«sisĂ« dhe agjencitĂ« ligjzbatuese duhet tĂ« sigurojnĂ« pavarĂ«sinĂ« dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« ngushtĂ« me partnerĂ«t me qĂ«llim luftĂ«n me efikasitet ndaj krimit tĂ« organizuar dhe korrupsionit”, theksoi Bardhi.

The post Bardhi: Shqipëria duhet të forcojë luftën ndaj krimit të organizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik 128 MW në Fier

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ ShoqĂ«ria “SOLEN ENERGY” ka marrĂ« miratimin pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« centralit gjenerues tĂ« energjisĂ« elektrike fotovoltaike me kapacitet 128 MW, me vendndodhje nĂ« Sheq-Marinas, bashkia Fier.

Projekti i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse shtetërore.

Shoqëria ka afat 36 muaj për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në punë. të centralit. Ai pritet të funksionojë për një periudhë 49 vjet.

Për realizimin e tij, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje periodike, duke siguruar që ndërtimi dhe operimi të jenë në përputhje me standardet dhe dokumentacionin teknik.

ShoqĂ«ria “SOLEN ENERGY” do tĂ« raportojĂ« çdo tre muaj mbi ecurinĂ« e punimeve dhe do tĂ« respektojĂ« tĂ« gjitha kushtet e lejeve, licencave dhe autorizimeve mjedisore.

Projekti parashikon gjithashtu që 2% e energjisë së prodhuar të jepet falas ministrisë përgjegjëse për energjinë, ose të konvertohet në vlerë monetare për buxhetin e shtetit, dhe pjesa tjetër mund të shitet furnizuesit publik sipas legjislacionit në fuqi. /j.p/

 

The post Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik 128 MW në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve, shpallen zonat me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Krujë, Maliq e Vorë

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave shpalli disa zona me pĂ«rparĂ«si pĂ«r zhvillimin e ekonomisĂ« malore nĂ« bashkitĂ« KrujĂ«, Maliq dhe VorĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« ligjit pĂ«r paketĂ«n e maleve.

Në bashkinë Krujë, zonat e shpallura përfshijnë Barkaneshin, Dane-Fushë Madhe, Bojë, pjesë të njësive administrative Krujë, Cudhi, Picërragë, Brret, Gjyre, Abaze, Krastë, Mali i Krujës, Halil, Virjon, Nikël, Zezë, Kurcaj, Buran, Mukaj dhe Budull, Bubq, Mazhë-Madhe, Mallkuç.

Sipërfaqet e tyre variojnë nga rreth 1,258 deri në 7,712 hektarë dhe kufijtë e tyre janë përcaktuar në hartat treguese të sistemit KRGJSH. Në këto zona do të zhvillohen aktivitete ekonomike, industriale dhe turistike.

Në bashkinë Maliq, zonat përfshijnë njësitë administrative Maliq, Libonik, Pirg, Vreshtas, Pojan, Moglicë dhe Gorë, duke mbuluar një sipërfaqe totale që shkon deri në 1,775 hektarë në zonat kryesore. Këtu gjithashtu do të promovohen zhvillimi ekonomik, industrial dhe turistik.

Në bashkinë Vorë, zonat e shpallura përfshijnë fshatrat Gërdec, Marikaj, Kuç dhe Prezë, me sipërfaqe nga 3.27 deri në 34.04 hektarë.

Aktivitetet e lejuara në këto zona do të përqendrohen gjithashtu në zhvillim ekonomik, industrial dhe turistik. /j.p/

The post Paketa e Maleve, shpallen zonat me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Krujë, Maliq e Vorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje pagash dhe shtesë për vjetërsi për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave ka miratuar ndryshime nĂ« strukturĂ«n e pagave pĂ«r punonjĂ«sit e sistemit shĂ«ndetĂ«sor, si dhe pĂ«r ata qĂ« punojnĂ« nĂ« strukturat shĂ«ndetĂ«sore tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve dhe PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Sipas vendimit tĂ« ri, shtesa pĂ«r vjetĂ«rsi nĂ« punĂ« ndryshohet duke u rritur gradualisht sipas viteve tĂ« shĂ«rbimit: 0.6% pĂ«r 10 vitet e para, 0.8% pĂ«r vitet 11–20 dhe 1% pĂ«r vitet 21–30, duke u llogaritur mbi pagĂ«n e pozicionit.

Po ashtu, shtesat për mjekët në shërbimet e urgjencës, reanimacionit, hemodinamikës, njësinë e aksidenteve cerebrale dhe neonatologji arrijnë 18,000 lekë në muaj, ndërsa infermierët dhe teknikët e laboratorit apo imazherisë që punojnë në këto shërbime do të përfitojnë 12,000 lekë në muaj.

Vendimi parashikon gjithashtu shtesa për shërbimin e urgjencës që ndryshojnë sipas ditëve dhe orarit të punës.

Për shërbimin e urgjencës në spitale dhe qendrat shëndetësore që ofrojnë shërbim të pandërprerë, shtesat ndryshojnë sipas kohëzgjatjes së turnit dhe ditës: për sistemin 24-orësh ato shkojnë nga 2,700 lekë në ditët e zakonshme deri në 3,200 lekë në ditët e festave, ndërsa për sistemin 16-orësh dhe 12-orësh shtesat janë proporcionalisht më të ulëta.

Po ashtu, punonjësit teknikë të laboratorëve që kryejnë shërbim 24-orësh marrin shtesa nga 2,000 lekë në ditët e zakonshme deri në 3,000 lekë në ditët e festave.

Po ashtu parashikohen kompensime për punonjësit që punojnë larg vendbanimit, si dhe mundësinë për titullarët e institucioneve shëndetësore të kenë deri në tre këshilltarë të jashtëm me pagesë deri në 112,750 lekë në muaj.

Zbatimi i këtij vendimi do të nisë nga 1 janari 2026 dhe do të përballohet nga buxheti i miratuar për institucionet përkatëse për vitin 2026. /j.p/

The post Rritje pagash dhe shtesë për vjetërsi për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌