Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Shembet një tjetër rrugë në Luz të Fushë-Krujës, rrezik për banorët

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, ka denoncuar këtë të mërkurë, një tjetër gjendje të rënduar të rrugëve, në Luz të Fushë-Krujës. Në një reagim në rrjete sociale, Kalaja shprehet se rruga te “Kodra e Gjinve” është shembur thuajse totalisht, duke rrezikur banorët e zonës. Sipas tij, në këtë rrugë kalojnë çdo ditë […]

The post VIDEO/ Shembet një tjetër rrugë në Luz të Fushë-Krujës, rrezik për banorët appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Luzit protestojnë për unazën e Fushë-Krujës, Kalaja: Rruga në gjendje lufte!

Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë kanë dalë sot në protestë për gjendjen e rënduar të rrugës që kalon në zonën e tyre. Rruga është shndërruar në një problem serioz për komunitetin ku trotuaret janë të mbuluara me baltë, duke rrezikuar kalimtarët, ndërsa fasadat e shtëpive janë dëmtuar nga ndotja masive. Sipas banorëve, mjetet e […]

The post Banorët e Luzit protestojnë për unazën e Fushë-Krujës, Kalaja: Rruga në gjendje lufte! appeared first on BoldNews.al.

Aulon Kalaja: Aferat e Ballukut duhen çmontuar në themel, ku kanë shkuar paratë?

Analisti Aulon Kalaja komentoi sesionin e ri Parlamentar, për të cilën tha se nuk u pa asgjë e re. Sipas tij të dyja palët vazhduan me të njëjtën qasje të vjetër, kaos e rrëmujë. Gjatë intervistës në News24, Kalaja komentoi edhe situatën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku duke thënë mazhoranca duhet ta ‘lëshonte’ Ballukut për t’u […]

The post Aulon Kalaja: Aferat e Ballukut duhen çmontuar në themel, ku kanë shkuar paratë? appeared first on BoldNews.al.

Seanca e gjyqit dështon për herë të gjashtë, Kalaja-Veliajt: Po i bën bisht drejtësisë

Aulon Kalaja ka reaguar për padinë që kreu u bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë ndaj tij. Seanca e kësaj të martë ka dështuar sërish, ndërsa Kalaja nënvizon se Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit në këtë seancë, por sipas tij ka dhënë edhe urdhër që edhe avokati i tij mbrojtës të mos […]

The post Seanca e gjyqit dështon për herë të gjashtë, Kalaja-Veliajt: Po i bën bisht drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Kalaja tregon pasojat e përmbytjeve në fshatin Miliska të Thumanës/ VIDEO

Drejtuesi i Departamentit për Mbrotjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja ka folur lidhur me situatën aktuale nga përmbytjet në fshatin Miliska, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë. Kalaja ka vijuar me denoncimet e tij nga terreni, duke u shprehur se ai pasojë e reshjeve është përmbytur Fushë-Kruja dhe zonat përreth ditët e fundit. Në […]

The post Kalaja tregon pasojat e përmbytjeve në fshatin Miliska të Thumanës/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, aktivisti Aulon Kalaja, ka treguar me anë të një video fytyrën e vërtetë të premtimeve boshe për pashaportë europiane të kryeministrit Rama. Kalaja ka ndarë pamje nga një rrugë tejet e amortizuar në Fushë Krujë, konkretisht rruga “Kodra e Çelëve”, ku […]

The post Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

GJKKO i rrëzoi kërkesën për faljen e gjobave, Kalaja rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja, ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin në lidhje me kallëzimin e tij të bërë në SPAK për faljen e gjobave para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Rekursi vjen pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm e cila rrëzoi kërkesën e tij për të detyruar […]

The post GJKKO i rrëzoi kërkesën për faljen e gjobave, Kalaja rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on BoldNews.al.

Aulon Kalaja: Po zbatohet axhenda e Sorosit për të shpopulluar Shqipërinë dhe për ligjin e gjinive!

Prej tre dekadash në Shqipëri janë të njëjtët aktorë politikë dhe nuk ka ndryshuar fusha politike, ndërsa Sorosi ka axhendë për të shpopulluar vendin dhe për të shkatërruar familjen me ligjin për barazinë gjinore. Kështu u shpreh ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja. Ai nënvizoi […]

The post Aulon Kalaja: Po zbatohet axhenda e Sorosit për të shpopulluar Shqipërinë dhe për ligjin e gjinive! appeared first on BoldNews.al.

“Jam kundër krijimit të një force të re politike”/ Aulon Kalaja: Takimet me Salianjin? Nëse kthehen në pazar, i braktis!

Ish-kandidati për deputeti i PD, Aulon Kalaja në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se është kundër krijimit të në force të re politike. Ndërsa komentoi takimet e Salianji, u cilësoi si një mundësi për t’u shprehur, duke theksuar se do t’i braktiste takimet, në rast do të ktheheshin në pazar.

Gjithashtu ai shtoi se lëvizja e Salianjit duhet të qartësojë patjetër qëllimin, ndërsa nënvizoi se nuk e sheh si normale që Këshilli Kombëtar i PD nuk mblidhet.

“I gjithë ky debat ka ardhur edhe nga mos thirrja e strukturave. Unë mendoj që asnjëherë nuk do mbarojë historia. Nesër mendoj unë një anëtar tjetër do arrestohet, por kjo nuk na bën ne të mos mblidhemi. Ne jemi ul me PS për të bërë Kodin Zgjedhor. Dhe nuk dimë asgjë se si do të jetë. Mendoj që Kodi Zgjedhor duhet të diskutohet edhe në bazë. Duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar…”, u shpreh ai.

Gjithashtu theksoi se Kruja me 100 mijë banorë nuk ka asnjë deputet, dhe theksoi se duhet të ketë një sqarim dhe të krijohet mundësia për të diskutuar për Kodin Zgjedhor.

“Ky kod zgjedhor ti nuk e kupton fiton apo humb. Unë gjykojnë që këtu bëhet gjithçka që ti sigurohet jeta disa pensioniste…Unë jam kundër ndryshime në 2008 dhe PD i ka një borxh qytetarëve shqiptarë për t’i kërkuar të falur. Në rast se politika nuk moral, minimalisht duhet të ketë njëlloj serioziteti. Jam kundër krijimit të në force të re politike. Nuk kemi krijuar një lëvizje, unë nuk jam pjesë e asnjë fraksioni sepse jam munduar gjatë gjithë karrierës time politike, dhe PD jam munduar ta cojë më djathtas. Unë besoj te parimet konservatore. Unë e ka quajtur si një forum debati. Ne jemi mbledhur për të diskutuar dhe dhënë mendimet tona. Nëse kjo gjë kthehet në Pazar un jam i parë që iki nga tryeza e bisedime. Unë gjykoj që e djathta qeveris më mirë se e majta”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Jo vetëm Artan Hoxha/ Edhe Aulon Kalaja i padëshiruar për Greqinë: Si më shpallën “non grata”

Pak ditë pas shpalljes “non grata”, të gazetarit Artan Hoxha, aktivisti Aulon Kalaja ka treguar se si është shpallur edhe ai “non grata” nga Greqia vite më parë. Kalaja ka treguar, se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimmarrjen në kufi i është […]

The post Jo vetëm Artan Hoxha/ Edhe Aulon Kalaja i padëshiruar për Greqinë: Si më shpallën “non grata” appeared first on BoldNews.al.

Masat e sigurisë së GJKKO/ Kalaja: SPAK me dy standarde, Veliaj në burg… Meçe: Ka 13 akuza penale

GJKKO caktoi këtë të enjte dy masa sigurie, për kreun 2 të qeverisë Belinda Balluku. Kanidati i PD Aulon Kalaja i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News tha se SPAK është duke hetuar me dy standarde. Ai krahasoi veprimet e organit të drejtësisë me dosjen e Erion Veliajt dhe atë të Belinda Ballukut.

Aulon Kalaja: Po të shikosh standardin që SPAK ka përdorur ndaj Veliajt dhe Ballukun, për Veliajn ka zgjedhur burg dhe për Belinda Ballukun pezullim nga detyra. Ligji në këtë rast e pezullon për një mënyrë të shkurtër, 2-3 muaj si zëvendëskryeministre. Ka dy standarde. Unë gjykoj që masa e sigurisë ishte domosdoshmëri, pasi ka pushtet dhe në çdo moment mund të ketë aftësi të prishë provat. Natyrës së zëvendëskryeministres ka dy rreziqe, ka për të prishur provat, një rrezik për kryer një vepër penale adekuate ose më të madhe.

Nga ana tjetër analistët Skënder Minxhozi dhe Arben Meçen thanë se Veliaj mbahet në burg, pasi mbi të rëndojnë 13 akuza penale, dhe akuzohet për korrupsion me vlerë 90 mijë euro.

Skënder Minxhozi: Veliajt i janë mbyllur të gjitha tapat e hetimit dhe nuk e ushtron dot detyrën as për të ardhur në Këshillin Bashkiak. Çfarë standardi është ky?!

Arben Meçe: Veliaj ka 13 akuza. Ne e kemi penalizuar Erion Veliaj, 90 mijë euro që akuzohet Veliaj.

“Ka bërë betejë të jashtëzakonshme”/ Avokati Petraj: Rasti i Aulon Kalasë do bëhet precedent, sa i përket krimit zgjedhor

Avokati Edmond Petraj u shpreh se rasti i Aulon Kalasë do të bëhet precedent përsa i përket krimit zgjedhor. Gjithashtu ai shtoi se SPAK i duhet më e pakta një vit që të hetojë krimin zgjedhor.

“Rasti i Aulonit do bëhet precedent sa i përket krimit zgjedhor. Dhe e kap SPAK. Në marrëdhëniet e parë, është fakti se pjesa e kapaciteteve tek ata është e mangët. Duhet të dimë që po përballemi me situata të reja dhe struktura e posaçme është e papërgatitur për këto fenomene që po i ndodhin. Sa i përket rastit të Aulonit, në mendimin tim strukturës së Posaçme i duhet më e pakta një vit që të arrijë të kanalizojë problemin. Rasti i Aulonit është tjetër, Auloni ka bërë betejë të jashtëzakonshme. Kur ka mosfillim e lejon procedura që persona që ka bërë kallëzimin të bëjë ankimin dhe është gjykata e trajton kemi vend për ta rikthyer…Por sa do arrijnë deri në atë pikë që Auloni e ka panoramën e qartë, mbetet për t’u parë. Unë për vete kam rezerva”, tha Petraj.

A duhet të ndërhyjë drejtësia?

Petraj: SPAK ka qenë pjesë Task Forcës, por nuk kishte autoritet të vendoste sepse gjithçka ishte nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Pa u vënë në lëvizje struktura e posaçme nga një individ, nuk lëviz drejtësia; Personi i dëmtuar duhet të bëjë kërkesën pranë institucionit. Është trajtuar si pjesë e mangësisë së kapaciteteve. Por nuk do të thotë që kjo çështje të mos vihet në lëvizje. Për mendimin tim kjo do bëhet precedent. Mënyra se si ka vepruar Auloni është shumë e drejtë. Nëse nuk forcohet Gjykata struktura e Posaçme do të bëjë gjëmën.

/abcnews.al/

“Votat e mia u vodhën”/ Kalaja për hetimin e KAS: SPAK nuk donte të hetonte, GJKKO i caktoi 7 detyra

GJKKO vendosi këtë të enjte, 20 nëntor, hapjen e hetimeve ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), pas kallëzimit të kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i cili akuzon institucionin për shpërdorim detyre.

Kalaja pretendon se gjatë procesit të zgjedhjeve të 11 majit votat e tij janë manipuluar dhe se rinumërimi i pjesshëm ka zbuluar parregullsi që ndikuan deri në lëvizjen e mandateve.

Në një intervistë për “Real Story” në ABC News, ai deklaroi se vendimi i GJKKO-së konfirmon se nuk bëhet fjalë për “gabim njerëzor”, por për dyshime për “krim zgjedhor”, ndërsa tashmë SPAK është i detyruar të zhvillojë hetime të thelluara, përfshirë edhe marrjen e pamjeve audio e video të procesit të numërimit.

“Për  këtë proces unë kam vënë në lëvizje Gjykata Kushtetuese sepse vë në dukje pa rregullsi në procesin ligjor. Kam nisur një betejë administrative për KAS, e cila nuk më kërkoi mua për të numëruar votat e mira. Për këtë kam bërë kallëzimin, për arsye se ata kanë shkelur ligjin në disa momente dhe këtë e thotë edhe GJKKO.

Në rinumërimin e pjesshëm mua më kishin vjedhur disa vota. Nga procesi i rinumërimit lëvizi mandat në qarkun e Fierit. E gjithë retorika, narrativa e KAS ishte se ishte gabim njerëzor dhe jo krim zgjedhor. SPAK refuzoi dy herë që të hetonte zgjedhjet. Gjykata e vendosi që nuk ishte gabim njerëzor, por krim zgjedhor.

SPAK nuk e hetoi çështje, nuk kishte vullnet për të hetuar çështjet zgjedhore. Hera e parë që do të hetohet për krim zgjedhor. Gjykata e ka detyruar SPAK të hetojë për dy vepra, krim i organizuar dhe krim zgjedhor. Gjykata tha se këtu ka krim me zgjedhjet, dhe i ka caktuar prokurorisë 7 detyra për hetim për zgjedhjet. Kërkohet të hapen kamerat me audio dhe video, gjatë numërimit të votave”, tha Aulon Kalaja.

Kallëzimi i Aulon Kalasë për zgjedhjet, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre

GJKKO ka vendosur të hetohet për shpërdorim detyre, Komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve mbi kallëzimin e kandidatit demokrat Aulon Kalaja lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 1 1majit. Gjyqtarja, Etleva Deda, rrëzoi vendimin e prokurorit të SPAK, Sotir Kllapi, për mos fillimin e hetimeve. Në vendim, Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK regjistrimin e procedimit penal […]

The post Kallëzimi i Aulon Kalasë për zgjedhjet, GJKKO: KAS të hetohet për shpërdorim detyre appeared first on BoldNews.al.

“Balluku duhet arrestuar një orë e më parë”/ Kalaja: Rrezik potencial për të prishur provat

Ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja ka komentuar mbrëmjen e sotme dosjen penale ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga ana e SPAK. Kalaja thekson se Balluku duhet ta arrestohet një moment e më parë nga ana e Prokurorisë së Posaçme pasi sipas tij, zv.kryeministre është rrezik potencial për prishjen e provave. […]

The post “Balluku duhet arrestuar një orë e më parë”/ Kalaja: Rrezik potencial për të prishur provat appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca! Veliaj e paditi për shpifje, Aulon Kalaja: E prita në gjykatë, por s’erdhi!

Gjykata e Tiranës,  ka shtyrë seancën për padinë për shpifje që Erion Veliaj, ka ngritur ndaj Aulon Kalasë. Seanca e radhës është caktuar për më 12 nëntor, ora 12:00, dhe Veliaj duhet të paraqitet personalisht. Aulon Kalaja është shprehur se ishte i përgatitur dhe e ka pritur Veliajn në gjykatë, por ky i fundit nuk […]

The post Shtyhet seanca! Veliaj e paditi për shpifje, Aulon Kalaja: E prita në gjykatë, por s’erdhi! appeared first on BoldNews.al.

Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë

Ish-kandidati i koalicionit ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërisë Madhështore’, për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar numrin e saktë të votave të marra nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kalaja kundërshton vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të mos rinumëruar kutitë e votimit të Durrës. Kalaja ka pretenduar se […]

The post Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë appeared first on BoldNews.al.

“Veliaj vishej si femër dhe u ofronte s*ks ambasadave”/ Kalaja: Mbaj përgjegjësi për deklaratat

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ikryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në A2 CNN, Kalaja u shpreh se Veliaj nuk ka pasur asnjë kontribut në politikë, por u katapultua aty me beteja dhe aksione fake. Ai shkoi dhe më tej duke thënë se në fillimet e […]

The post “Veliaj vishej si femër dhe u ofronte s*ks ambasadave”/ Kalaja: Mbaj përgjegjësi për deklaratat appeared first on BoldNews.al.

Aulon Kalaja padi në SPAK: Votat u tjetërsuan

Kandidati i PD, Aulon Kalaja paraqiti këtë të martë një padi në SPAK lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku pretendon se ka pasur krim zgjedhor. Ai pretendon se votat e tij janë tjetërsuar dhe i janë dhënë një tjetër kandidati. “Isha këtu për të dorëzuar dy kallëzime penale. Sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin nga SPAK dhe do vijoj betejën për legjitimimin në Gjykatën Kushtetuese.

Source

Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja padi në SPAK: Të sekuestrohen kutitë, numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat

✇Albeu
By: V K

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM, Aulon Kalaja, i cili nuk siguroi mandat në zgjedhjet e 11 Majit, ka ngritur padi në SPAK duke kërkuar sekuestrimin e kutive me pretendimin se janë tjetërsuar votat.

Aulon Kalaja: SPAK të sekuestrojë kutitë, ndërkohë do e çoj në Kushtetuese. Bëhet fjalë për 3 persona që kanë bashkëpunuar, kanë marrë vota dhe i kanë dërguar tek një x kandidat. Kjo nuk diskutohet fare. Duhet bërë hetim i gjithanshëm, ky është krim zgjedhor.

Është një grup i strukturuar kriminal bëhet fjalë për bashkëpunim të një grupi numëruesish me një person të caktuar që ka përfituar vota në këtë rast.

Ka njerëz që kanë futur duart tek votat e shqiptarëve duke i marrë 42 vota një kandidati, nuk është gabim njerëzor.

I kam përcaktuar kutitë ku ka krim zgjedhor, SPAK i ka gati. Është hetim shumë i thjeshtë.

Beteja ime do të vazhdojë, kam depozituar dy kallëzime këtu. Ndërkohë do të vazhdoj edhe në Kushtetuese për të goditur Kolegjin Zgjedhor që më rrëzoi për legjitimitet dhe një vendim tjetër që Kodi Zgjedhor ua pamundëson kandidatëve procesin e numërimit të votave, është antikushtetues.

Jam në dy procese paralele, në SPAK për sekuestrimin e kutive dhe rinumërimin dhe në Kushtetuese pikërisht për këtë nen.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja padi në SPAK: Të sekuestrohen kutitë, numëruesit bashkëpunuan me kandidatët dhe u kaluan votat appeared first on Albeu.com.

❌