Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Stacionin Policor të Fushë Kosovës.
Hetuesit e Departamentit tĂ« Hetimeve tĂ« IPK-sĂ« po zhvillojnĂ« hetime ndaj zyrtarit policor pĂ«r veprĂ«n penale âSulmâ.
Pas konsultimeve me prokurorinë përkatëse, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Sipas njoftimit të IPK-së, incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë, ndërsa zyrtari policor i përfshirë në rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin e ngjarjes.
Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur sot në një takim deputetin më të ri të Kuvendit të Kosovës, Ukë Ibrahim Rugova.
Në një postim në Facebook, Shehu ka theksuar rëndësinë e vizitës, duke kujtuar lidhjen historike të deputetit me Junikun.
âUka Ă«shtĂ« djali i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili Ă«shtĂ« jo vetĂ«m arkitekt i PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, por edhe ideator dhe themelues i KomunĂ«s sĂ« Junikutâ, ka shkruar Shehu.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë takimit deputeti Ukë Rugova ka konfirmuar angazhimin e tij për të qenë zëri i qytetarëve të Junikut në Kuvendin e Kosovës.
âUka e ka konfirmuar qĂ« do tĂ« jetĂ« zĂ«ri i junikasve nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, si dhe do tĂ« ofroj kontributin e tij pa rezervĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« KomunĂ«s sĂ« Junikutâ, ka theksuar Shehu.
Në përfundim të postimit, kryetari i Junikut ka falënderuar deputetin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme për komunitetin lokal.
âFaleminderit deputetit UkĂ« Rugova pĂ«r vizitĂ«n dhe pĂ«rkrahjen e tij pĂ«r Junikunâ, ka pĂ«rfunduar Shehu. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore nĂ« Ferizaj ka njoftuar se ka kĂ«rkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit pĂ«r tĂ« pandehurin F.H., pĂ«r shkak tĂ« dyshimit pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale âBlerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analogeâ, sipas Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Sipas ProkurorisĂ«, mĂ« 03 shkurt 2026, rreth orĂ«s 19:14, nĂ« rrugĂ«n âBrahim Ademiâ nĂ« Ferizaj, pranĂ« rrethit tĂ« FSK-sĂ«, i pandehuri dyshohet se ka poseduar pa autorizim substanca narkotike me qĂ«llim shitjeje ose shpĂ«rndarjeje. GjatĂ« kontrollit tĂ« automjetit âRenault Clioâ nga hetuesit e DrejtorisĂ« pĂ«r Hetimin e Trafikimit me NarkotikĂ« (DHTN) nĂ« Ferizaj, nĂ« kroskotin e pasagjerit u gjet njĂ« qese najloni me substancĂ« tĂ« dyshuar narkotike, e llojit marihuanĂ«, me peshĂ« 206.90 gram.
Pas këtij kontrolli, DHTN-Ferizaj në bashkëpunim me DHTN-Prizren kryen një kontroll-bastisje në shtëpinë e babait të të dyshuarit në Prizren. Gjatë kontrollit u gjetën dy qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 8.15 gram, të cilat ishin të vendosura në dhomën e të dyshuarit dhe u sekuestruan nga policia.
Nga këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sipas nenit 267 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria thekson se F.H., që nga data 03 shkurt 2026, ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh, sipas vendimit të Prokurorit të Shtetit, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/
NPL âKastriotiâ ka vazhduar me aktivitete intensive tĂ« operativĂ«s pĂ«r pastrimin dhe mirĂ«mbajtjen e hapĂ«sirave publike nĂ« territorin e komunĂ«s. PunĂ«torĂ«t e ndĂ«rmarrjes janĂ« angazhuar nĂ« grumbullimin e mbeturinave, pastrimin e shesheve, parqeve, rrugĂ«ve dhe hapĂ«sirave tĂ« tjera publike nĂ« Obiliq, duke kontribuar nĂ« ruajtjen e pastĂ«rtisĂ«, rendit dhe mjedisit tĂ« shĂ«ndetshĂ«m pĂ«r qytetarĂ«t.
âNĂ« bazĂ« tĂ« planit tonĂ« operativ, punĂ«torĂ«t e operativĂ«s angazhohen çdo ditĂ« pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« ambient tĂ« pastĂ«r dhe tĂ« shĂ«ndetshĂ«m, duke grumbulluar mbeturinat dhe duke pastruar sipĂ«rfaqet publike nĂ« pĂ«rputhje me standardet e pĂ«rcaktuaraâ, thuhet nĂ« njoftimin e NPL âKastriotiâ.
Ndërmarrja i bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë duke mos hedhur mbeturina në hapësira publike dhe duke respektuar mjedisin përreth, pasi vetëm me bashkëpunim mund të sigurohet një ambient më i pastër dhe më i shëndetshëm për të gjithë.
Aktivitetet e kryera gjatë ditëve të fundit përfshijnë:
Sheshi "Dëshmorët e Kombit"
"Brezi i Gjelbër"
Rruga "Hasan Prishtina"
Parkingu i qytetit
Parku te Hashant
Parku te Palojt
Parku nën Hekurudh
Pastrimi te Biblioteka
NPL âKastriotiâ vijon me punĂ«n e pĂ«rditshme pĂ«r tĂ« garantuar pastĂ«rti dhe rend nĂ« hapĂ«sirat publike tĂ« komunĂ«s. /Telegrafi/
Komuna e Shtimes ka bërë hapin drejt një investimi të rëndësishëm në infrastrukturën sportive, me planin për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Hendbollit në qytet.
Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, ka pritur në takim Presidentin e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edi Kolgeci, dhe anëtarin e Bordit të FHK-së, Isak Osmani, ku u diskutua mbi zhvillimin e sportit dhe perspektivën e hendbollit në vend.
Kryetari Aliu theksoi gatishmërinë e komunës për bashkëpunim dhe mbështetje në realizimin e projektit, duke e konsideruar si një vlerë të shtuar për të rinjtë, komunitetin lokal dhe sportin kosovar në përgjithësi.
âMe z. Edi Kolgeci zhvilluam bisedĂ« tĂ« frytshme, tĂ« hapur dhe konstruktive lidhur me mundĂ«sinĂ« e ndĂ«rtimit tĂ« QendrĂ«s Nacionale tĂ« Hendbollit nĂ« qytetin e Shtimes, nĂ« kuadĂ«r tĂ« LojĂ«rave Mesdhetare 2030. Shpreha gatishmĂ«rinĂ« dhe interesimin pĂ«r bashkĂ«punim dhe kontribut konkret nĂ« zhvillimin e infrastrukturĂ«s sportive, duke besuar se ky projekt pĂ«rbĂ«n vlerĂ« tĂ« shtuar pĂ«r komunĂ«n tonĂ«, tĂ« rinjtĂ«, komunitetin dhe sportin kosovar nĂ« tĂ«rĂ«siâ, tha Aliu.
Nga ana e tij, Presidenti i FHK-së, Edi Kolgeci, vlerësoi vizitën në Shtime si shumë pozitive dhe falënderoi kryetarin Aliu për mbështetjen në avancimin e projektit.
Ai theksoi se lokacioni i paraparë ofron kushte të favorshme për aktivitete të ndryshme sportive dhe se priten takime të tjera me institucionet qendrore për të përshpejtuar realizimin e projektit dhe fillimin sa më të shpejtë të punimeve. /Telegrafi/
Gjykata Themelore nĂ« MitrovicĂ«, Departamenti i PĂ«rgjithshĂ«m â Divizioni Penal, me gjyqtare tĂ« vetme gjykuese Shqipe Sejdiu, ka shpallur aktgjykim dĂ«nues ndaj tĂ« pandehurit M.F., duke i shqiptuar dĂ«nim me burgim nĂ« kohĂ«zgjatje prej dy vitesh.
Sipas njoftimit të gjykatës, aktgjykimi është shpallur më 3 shkurt 2026 përmes video-incizimit, pasi i pandehuri ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
M.F. Ă«shtĂ« shpallur fajtor pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale âKanosjaâ nga neni 181 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 4 tĂ« Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, sipas aktakuzĂ«s sĂ« ProkurorisĂ« Themelore nĂ« MitrovicĂ« tĂ« datĂ«s 5 gusht 2024.
Ngjarja ka ndodhur më 3 qershor 2024, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë, ku i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur seriozisht vajzën e tij, e cilësuar si viktimë e ndjeshme, duke i shkaktuar frikë dhe ankth për jetën dhe sigurinë e saj.
Po ashtu, në të njëjtën datë, kohë dhe vend, i pandehuri, nën ndikimin e alkoolit, me dashje dhe përmes fjalëve dhe veprimeve kërcënuese, ka kanosur edhe bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e saj. /Telegrafi/
Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur sot në Prishtinë një sesion informues me përfaqësuesit e zyrave të gjendjes civile nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete.
Sipas njoftimit të MPB-së, takimi kishte për qëllim informimin dhe koordinimin ndërinstitucional, si dhe diskutimin e çështjeve praktike që ndërlidhen me kompetencat e gjendjes civile, veçanërisht procedurat për shtetasit e huaj dhe zbatimin e dispozitave ligjore në praktikë.
Gjatë sesionit, Shefja e Kabinetit në MPB, Jeta Tela, theksoi se përputhja e kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjete, lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim dhe proceset e tjera integruese. Ajo vlerësoi se zbatimi i ligjeve në mënyrë transparente dhe pa diskriminim është thelbësor për përmbushjen e pritshmërive pas liberalizimit të vizave dhe për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.
Po ashtu, u theksua roli i rëndësishëm që kanë zyrat e gjendjes civile në të gjitha komunat për zbatimin korrekt të obligimeve ligjore që burojnë nga këto dy ligje. Në këtë kontekst, u nënvizua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera relevante, për shkëmbim të informatave dhe adresim të sfidave që mund të paraqiten gjatë punës në terren.
Nga MPB u bë e ditur se ky sesion informues është pjesë e një fushate intensive, përmes së cilës synohet përfshirja e të gjithë akterëve relevantë dhe sigurimi që informacionet të arrijnë te qytetarët, shtetasit e huaj dhe vizitorët, përmes formave të ndryshme të komunikimit.
Fushata informuese, sipas njoftimit, do të vazhdojë deri më 15 mars 2026, me qëllim të lehtësimit të qasjes në informata dhe sigurimit të respektimit të legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/
Komuna e Drenasit ka përfunduar instalimin e sistemeve fotovoltaike në dy shkolla të mesme, në kuadër të investimeve për promovimin e energjisë së pastër dhe të qëndrueshme.
Sipas njoftimit zyrtar, panelet diellore janĂ« instaluar nĂ« ShkollĂ«n e Mesme âGjergj Kastrioti â SkĂ«nderbeuâ, me kapacitet prej 14.26 kWp, si dhe nĂ« ShkollĂ«n e Mesme âFehmi Lladrovciâ, me kapacitet prej 17.36 kWp.
KĂ«to investime janĂ« realizuar nĂ« bashkĂ«punim me Fondacionet e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Hapur â Ballkani PerĂ«ndimor (OSF-WB), bazuar nĂ« Memorandumin e BashkĂ«punimit pĂ«r Avancimin e Tranzicionit tĂ« EnergjisĂ« Komunale, tĂ« nĂ«nshkruar mĂ« herĂ«t ndĂ«rmjet palĂ«ve.
Nga Komuna e Drenasit bëhet e ditur se ky projekt synon prodhimin e energjisë së pastër, uljen e kostove të energjisë elektrike dhe promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore në institucionet arsimore.
Po ashtu, theksohet se Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në zbatimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe në mbrojtjen e mjedisit. /Telegrafi/
Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ekipet e ndĂ«rmarrjes âEko Regjioniâ kanĂ« realizuar sot njĂ« aksion pastrimi dhe krasitjeje tĂ« drunjve dhe shkurreve nĂ« disa pjesĂ« tĂ« qytetit.
Sipas Totajt, aksioni Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« lagjet âOrtakollâ dhe âJeta e Reâ, si dhe pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s âWesley Clarkâ, me synim pĂ«rmirĂ«simin e mjedisit dhe tĂ« hapĂ«sirave publike.
âEkipet e Eko Regjionit realizuan sot aksion pastrimi dhe krasitjeje tĂ« drunjve e shkurreve nĂ« lagjet âOrtakollâ dhe âJeta e Reâ, si dhe nĂ« rrugĂ«n âWesley Clarkâ nĂ« Prizren, me qĂ«llim pĂ«rmirĂ«simin e mjedisit dhe hapĂ«sirave publikeâ, ka deklaruar Totaj.
Ai ka bërë të ditur se ky proces nuk do të ndalet vetëm në këto zona, por do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të qytetit.
âKy proces do tĂ« vazhdojĂ« edhe nĂ« pjesĂ«t e tjera tĂ« qytetitâ, ka theksuar kryetari i Prizrenit.
Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se aksione të tilla janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe rregullimin e hapësirave publike në qytet. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me narkotikë, në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit zyrtar, njĂ«sitet policore tĂ« Stacionit Policor Jugu nĂ« MitrovicĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me hetuesit e DrejtorisĂ« pĂ«r Hetimin e Trafikimit me NarkotikĂ«, gjatĂ« natĂ«s sĂ« 4 shkurtit 2026 kanĂ« realizuar arrestimin e tre personave tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale âblerje, posedim, shpĂ«rndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analogeâ.
Arrestimi i të dyshuarve është kryer në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë.
Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gramësh.
Me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë. /Telegrafi/
Një grua ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës, në objektin e Universitetit të Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar pĂ«r Telegrafin zĂ«dhĂ«nĂ«sja e PolicisĂ« pĂ«r rajonin e GjakovĂ«s, Vlera Krasniqi, e cila bĂ«ri tĂ« ditur se incidenti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n âNormalja e GjakovĂ«sâ.
âSot rreth orĂ«s 10:15 Ă«shtĂ« raportuar pĂ«r njĂ« lĂ«ndim nĂ« vendin e punĂ«s nĂ« rrugĂ«n âNormalja e GjakovĂ«sâ, nĂ« objektin e Universitetit, pĂ«rkatĂ«sisht Fakulteti i Edukimitâ, ka deklaruar Krasniqi.
Sipas saj, lëndimi dyshohet se është shkaktuar si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme.
âPersoni i lĂ«nduar, femĂ«r e moshĂ«s madhore, ka pranuar trajtim mjekĂ«sorâ, ka shtuar ajo.
Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast. /Telegrafi/
Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Pastrimit, Petrit Reçica, ka bërë të ditur se ekipet e ndërmarrjes kanë nisur largimin e mbeturinave inerte dhe vëllimore që, sipas tij, po hidhen padrejtësisht në kontejnerët e amvisërisë, në lagje dhe në hapësira publike në të gjitha zonat e Prishtinës.
âPo i largojmĂ« mbeturinat inerte dhe vĂ«llimore qĂ« po hidhen padrejtĂ«sisht nĂ« kontejnerĂ«t e amvisĂ«risĂ«, nĂ« lagje dhe nĂ« hapĂ«sira publike nĂ« tĂ« gjitha lagjet e PrishtinĂ«s,â ka shkruar Reçica.
Ai ka dërguar një mesazh paralajmërues për qytetarët dhe bizneset që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme, duke theksuar se këto veprime përbëjnë shkelje ligjore.
âTĂ« hedhĂ«sh mbetje si copa sfungjeri, lĂ«kure, tekstili, apo mbetje nga restorante peshku dhe kasapĂ« mishi nĂ« kontejnerĂ«t e dedikuar pĂ«r amvisĂ«ri Ă«shtĂ« shkelje e ligjit dhe sĂ« shpejti do tĂ« dĂ«nohen me gjobĂ«,â ka theksuar ai.
Reçica ka shtuar se hedhja e pakontrolluar e këtyre mbeturinave ka pasoja direkte në mjedis.
âKĂ«to veprime dĂ«mtojnĂ« mjedisin,â ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Pastrimit.
Në fund, ai ka falënderuar punëtorët e ndërmarrjes dhe partnerët për angazhimin e tyre të përditshëm në terren.
âFalĂ«nderim i veçantĂ« pĂ«r punĂ«torĂ«t e KRM Pastrimi, tĂ« cilĂ«t çdo ditĂ« po punojnĂ« pĂ«r ta mbajtur qytetin tĂ« pastĂ«r. Po ashtu, falĂ«nderoj partnerĂ«t tanĂ« nga GjelbĂ«r dhe NPB pĂ«r bashkĂ«punimin dhe mbĂ«shtetjen nĂ« terren,â ka pĂ«rfunduar Reçica. /Telegrafi/
Komunat e Kosovës kanë nisur vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që goditën vendin në fillim të vitit 2026. Edhe pse nuk disponojnë kapacitete buxhetore për të përballuar plotësisht kompensimin e dëmeve, komunat kanë filluar të bëjnë vlerësimet në terren.
Telegrafi raportoi më parë për problematikën e kompensimit të dëmeve nga vërshimet, ku Malisheva, Rahoveci dhe Drenasi theksuan se që nga viti 2016 dëmet nuk janë paguar plotësisht.
Sipas të dhënave të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Peja prinë me numrin më të madh të kërkesave për kompensim nga qytetarët dhe bizneset, me gjithsej 420 aplikime.
âKomunat e prekura nga vĂ«rshimet e fundit kanĂ« pranuar njĂ« numĂ«r tĂ« madh kĂ«rkesash pĂ«r kompensim dĂ«mesh nga qytetarĂ«t, bizneset dhe fermerĂ«tâ, njofton AKK.
Numri i aplikimeve sipas komunave
Nga raportimet paraprake rezulton se janë evidentuar rreth 3,000 kërkesa për kompensim dëmesh, ndërsa ky numër pritet të rritet, pasi procesi i pranimit dhe vlerësimit të aplikimeve nuk ka përfunduar ende në shumicën e komunave. Komunat më të prekura sipas numrit të aplikimeve janë:
Peja â rreth 420 kĂ«rkesa
Gjakova â 334 kĂ«rkesa
Skenderaj â 320 kĂ«rkesa
FushĂ« Kosova dhe Drenasi â mbi 300 kĂ«rkesa secila
KlinĂ« â 270 kĂ«rkesa
Malisheva â 225 kĂ«rkesa
Mitrovica â 230 kĂ«rkesa
Lipjani â 176 kĂ«rkesa
Rahoveci â 142 kĂ«rkesa
Prizreni â rreth 140â150 kĂ«rkesa
Suhareka â mbi 100 kĂ«rkesa
Ferizaj â 20 kĂ«rkesa
Prishtina â 20â30 kĂ«rkesa
Komuna e Mamushës ka raportuar se nuk ka pasur kërkesa për kompensim, pasi dëmet kanë qenë minimale dhe kryesisht në fusha të hapura.
Vlerësimi financiar paraprak
Vetëm disa komuna kanë ofruar vlerësime financiare paraprake. Sipas këtyre të dhënave:
Peja â rreth 800,000 euro
Rahoveci â rreth 800,000 euro
Suhareka â rreth 200,000 euro
Ferizaj â rreth 110,000 euro
Nga këto raporte, vlera e përgjithshme arrin afërsisht 1.9 milion euro, por ky është vetëm një vlerësim i pjesshëm, pasi shumica e komunave janë ende në fazën e verifikimit dhe vlerësimit të detajuar të dëmeve.
Procesi ende në zhvillim dhe thirrja për mbështetje
Shumë komuna kanë raportuar vetëm numrin e aplikimeve, pa dhënë vlerën financiare, pasi komisionet komunale vazhdojnë punën në terren. Kërkesat përfshijnë dëme në ekonomi familjare, bujqësi, biznese private dhe infrastrukturë publike.
Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se komunat nuk kanë kapacitete buxhetore për të përballuar këtë barrë financiare dhe apelon tek Qeveria e Kosovës për të krijuar mekanizma emergjentë financiarë dhe një fond të posaçëm për kompensimin e dëmeve. Pa mbështetje konkrete nga niveli qendror, mijëra familje dhe biznese mund të mbeten pa ndihmën e nevojshme për rikuperim.
AKK do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbledhĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« pĂ«rditĂ«suara nga tĂ« gjitha komunat dhe do tâi dorĂ«zojĂ« ato tek institucionet qendrore pĂ«r njĂ« reagim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« koordinuar. /Telegrafi/
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve njofton se sezoni i gjuetisë në Kosovë ka përfunduar zyrtarisht nga data 2 shkurt, duke ndaluar çdo formë të gjuetisë pas kësaj date.
Fondacioni apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet gjuetie që vërejnë, qoftë drejtpërdrejt në terren, përmes fotografive, videove apo postimeve në rrjetet sociale. Të gjitha raportimet do të trajtohen me anonimitet të plotë.
Sipas ligjit, gjuetia jashtë sezonit të lejuar konsiderohet vepër penale.
Fondacioni ka njoftuar se do të raportojë çdo rast të gjuetisë së paligjshme, si në terren ashtu edhe online, duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse.
âMbrojtja e jetĂ«s sĂ« egĂ«r Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«t. NĂ«se hasni nĂ« gjueti tĂ« paligjshme, raportoni nĂ« Polici, Prokurori apo tek organizata jonĂ« nĂ« info@animalrights-rks.orgâ, njofton Fondacioni. /Telegrafi/
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ka bërë të ditur se LDK-ja ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës në këtë komunë, për shkak të, siç thuhet, mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje nga kryetari i komunës.
Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Plakolli ka theksuar se vendimi është marrë pas shpërfilljes së vazhdueshme të propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së në Mitrovicë.
âLidhja Demokratike e KosovĂ«s, Dega nĂ« MitrovicĂ« njofton opinionin publik se, pĂ«r shkak tĂ« mosrespektimit tĂ« marrĂ«veshjes pĂ«r bashkĂ«qeverisje dhe shpĂ«rfilljes sĂ« propozimeve zyrtare tĂ« DegĂ«s sĂ« LDK-sĂ«, ka marrĂ« vendim pĂ«r dalje nga koalicioni qeverisĂ«sâ, thuhet nĂ« deklaratĂ«.
Sipas Plakollit, shkak kryesor për këtë vendim është emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili, sipas tij, është bërë pa konsultim dhe në kundërshtim me dakordimet e mëhershme.
âEmĂ«rimi i Drejtorit tĂ« DrejtorisĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Sport, i realizuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« njĂ«anshme dhe pa asnjĂ« paralajmĂ«rim nga Kryetari Peci, Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« plotĂ« me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-sĂ« nĂ« MitrovicĂ«â, ka deklaruar Plakolli.
Ai ka sqaruar se ky emĂ«rim nuk pĂ«rfaqĂ«son qĂ«ndrimin e LDK-sĂ« dhe as tĂ« DegĂ«s sĂ« saj nĂ« MitrovicĂ«. âPĂ«r kĂ«tĂ« arsye, sqarojmĂ« se ky emĂ«rim nuk e pĂ«rfaqĂ«son LDK-nĂ« dhe as DegĂ«n e saj nĂ« MitrovicĂ«â, theksohet mĂ« tej.
NĂ« fund tĂ« deklaratĂ«s, Plakolli ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se vendimi pĂ«r dalje nga koalicioni Ă«shtĂ« i detyrueshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e partisĂ« nĂ« nivel lokal. âKy vendim Ă«shtĂ« obligativ pĂ«r tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e LDK-sĂ« nĂ« MitrovicĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe delegatĂ«t e LDK-sĂ« nĂ« Kuvendin Komunal tĂ« MitrovicĂ«sâ, thuhet nĂ« deklaratĂ«.
Kujtojmë se Peci i kishte ofruar LDK-së Kryesuesin e Kuvendit dhe dy drejtori, derisa kishin mosmarrëveshje në emërimin e njërit nga drejtorët - gjë që shkaktoi prishje të koalicionit. /Telegrafi/
Koalicioni mes LĂ«vizjes VetĂ«vendosje dhe Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s nĂ« KomunĂ«n e MitrovicĂ«s aktualisht Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« brishtĂ«, pasi nuk ka marrĂ«veshje pĂ«r ndarjen e drejtorive â mĂ« saktĂ« emrat se kush do tĂ« drejtojĂ« ato.
NdonĂ«se LDK ka marrĂ« kryesimin e Kuvendit Komunal, po ashtu do tâi ketĂ« edhe dy drejtori, mungon marrĂ«veshja se kush do tĂ« jetĂ« nĂ« krye tĂ« tyre.
Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se LDK ka vendosur të largohet nga koalicioni më LVV-në në Mitrovicë.
Në lidhje me këtë situatë, Telegrafi ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim
âNe jemi tĂ« hapur pĂ«r bashkĂ«punim edhe me LDK pĂ«r çka jemi treguar tepĂ«r gjenerozâ, tha ai.
"Nëse z. Plakolli me 3% ka ambicie sa për nënkryetar e mandej drejtor e krejt ndërmarrjet komunale, unë i bëj me dije se me 3% jo qe nuk mundesh me marrë në drejtim institucionet kryesore, po me 3% as iPhone nuk punon", shtoi Peci.
Janë paralajmëruar që gjatë kësaj jave do të zhvillohen takime mes dy partive, për të finalizuar ndarjen e drejtorive, ndërsa Telegrafi do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit në Komunën e Mitrovicës. /Telegrafi/
Pediatria, si njĂ« nga fushat mĂ« tĂ« ndjeshme tĂ« mjekĂ«sisĂ«, vazhdon tĂ« jetĂ« prioritet nĂ« Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m âDr. Sami Haxhibeqiriâ nĂ« MitrovicĂ«, pĂ«r shkak tĂ« lidhjes sĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me shĂ«ndetin dhe mirĂ«qenien e fĂ«mijĂ«ve.
Sipas njoftimit të spitalit, objekti i ri dhe hapësirat moderne të Repartit të Pediatrisë kanë krijuar kushte optimale për punën e stafit mjekësor.
Ky investim ka lehtësuar proceset e punës për mjekët specialistë dhe infermierët, si dhe ka ndikuar në rritjen e vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët më të vegjël.
Gjatë vitit 2025, përkushtimi i stafit është reflektuar edhe në numrin e lartë të shërbimeve të ofruara. Në këtë repart janë hospitalizuar gjithsej 1,167 fëmijë, të cilët kanë marrë trajtim spitalor për shqetësime të ndryshme shëndetësore, ndërsa janë realizuar 40,174 vizita ambulantore pediatrike.
Reparti i Pediatrisë mbetet pikë kyçe e referimit për rajonin e Mitrovicës dhe vazhdon të jetë adresa kryesore për trajtimin dhe shërimin e fëmijëve, duke garantuar shërbime profesionale dhe cilësore në fushën e shëndetësisë pediatrike. /Telegrafi/
Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit âPrishtinaâ ka njoftuar konsumatorĂ«t qĂ« kanĂ« detyrime tĂ« papaguara pĂ«r shĂ«rbimet e ujit dhe kanalizimit qĂ« tâi kryejnĂ« pagesat brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, pĂ«r tĂ« shmangur masat ndĂ«shkuese.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, bazuar në të dhënat e faturimit, një numër konsumatorësh rezultojnë me borxhe të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit. KRU Prishtina ka bërë të ditur se afati i fundit për realizimin e pagesave është fundi i muajit shkurt 2026.
Pagesat mund tĂ« realizohen nĂ« sportelet e KompanisĂ« Rajonale tĂ« UjĂ«sjellĂ«sit âPrishtinaâ SH.A, pĂ«rmes bankave komerciale, institucioneve mikrofinanciare dhe PostĂ«s sĂ« KosovĂ«s, si dhe online pĂ«rmes platformĂ«s elektronike.
Kompania ka paralajmëruar se mosrealizimi i pagesës brenda afatit të caktuar mund të rezultojë me ndërprerjen e shërbimit të furnizimit me ujë dhe dërgimin e lëndëve për trajtim te përmbaruesit privat.
Nga KRU Prishtina theksohet se pagesa e rregullt e shërbimeve ndihmon në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pastër dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me procesin e numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike.
Sipas njoftimit, autorizimi i parë për fillimin e veprimeve hetimore është lëshuar më 19 janar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.
Ndërkohë, veprimet e mëtejshme po zhvillohen me autorizimet e prokurorëve të caktuar nga Kryeprokurorja, në koordinim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
Nga dita e sotme ka nisur procesi i intervistimit të komisionarëve, lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike. Ky proces, sipas Prokurorisë, ka për qëllim sqarimin dhe zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
Prokuroria Themelore në Pejë bën të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Po ashtu, është bërë e ditur se Prokuroria Themelore në Pejë do ta mbajë të informuar opinionin publik për të gjitha zhvillimet e mëtejshme që lidhen me këtë proces hetimor. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve në terren, pas takimit dhe konsultimeve me Komisionin Qeveritar.
Ai ka njoftuar se sot ka mbledhur Komisionin Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, me qëllim të fillimit zyrtar të punës në terren.
âPas takimit dhe konsultimit tĂ« djeshĂ«m me Komisionin Qeveritar, sot mblodha Komisionin Komunal pĂ«r VlerĂ«simin e DĂ«meve, pĂ«r tĂ« filluar nĂ« terrenâ, ka deklaruar Xheladini.
Sipas tij, gjatë mbledhjes janë përcaktuar detyrat konkrete për secilin anëtar të komisionit, si dhe është bërë shpërndarja e dokumentacionit dhe aplikacioneve të nevojshme për procesin e vlerësimit.
âGjatĂ« mbledhjes u caktuan detyrat konkrete pĂ«r secilin anĂ«tar tĂ« Komisionit, si dhe u bĂ« shpĂ«rndarja e dokumentacionit pĂ«rkatĂ«s dhe aplikacioneve tĂ« nevojshme, me qĂ«llim qĂ« procesi i vlerĂ«simit tĂ« zhvillohet nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase, transparente dhe nĂ« pĂ«rputhje me procedurat ligjoreâ, ka theksuar ai.
Nga Komuna e Dragashit bëhet e ditur se procesi i vlerësimit të dëmeve do të realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e përcaktuara nga institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/