Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vjosa Osmani: Flamuri i Kosovës me krenari në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur paraqitjen e Kosovës në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore dhe u uron fat sportistëve tanë në gara.

Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në ceremoninë madhështore të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, duke shënuar një tjetër moment historik për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi publik, theksoi emocionin dhe rëndësinë e këtij përfaqësimi, duke vënë në pah se Kosova po prezantohet me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha në skenën olimpike.

Në këto Lojëra Olimpike Dimërore, Kosova përfaqësohet nga dy skitarët e saj, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët bartin ngjyrat e shtetit dhe shpresat e një vendi të tërë për paraqitje sa më të denjë dhe rezultate pozitive.

“Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë,” ka shkruar Osmani, duke u uruar sportistëve fat, sukses dhe kthim faqebardhë, ndërsa pjesëmarrja e tyre shihet si një tjetër hap përpara në afirmimin e Kosovës në sportin botëror. /Telegrafi/

Chivu gati të rinovojë kontratën me Interin, detajet dhe shifrat



Drejtuesit e Interit thuhet se janë bindur tashmë nga cilësitë e trajnerit të ri, Cristian Chivu, të cilët pritet t’ia rinovojnë kontratën me kushte të reja.

Të gjithë te Interi shpresonin për një performancë të tillë, por nuk ishte një përfundim i paracaktuar kur u mor vendimi për të punësuar një trajner që kishte vetëm 13 ndeshje në Serie A.

Megjithatë, Chivu i habiti të gjithë, duke arritur të lërë gjurmë pavarësisht se skuadra luante me të njëjtin formacion si në vitet e kaluara.

Për këtë arsye, sipas Corriere dello Sport, një rinovim i kontratës duket shumë i mundshëm dhe shumë më i shpejt sesa mendohej.

Kontrata aktuale e trajnerit skadon në qershor të vitit 2027, por është arritur tashmë një marrëveshje për ta zgjatur atë për një sezon tjetër, deri në vitin 2028.

Natyrisht, paga e Chivu, aktualisht pak mbi 2 milionë euro në sezon, do të rritet gjithashtu, duke thyer barrierën prej 3 milionë eurosh në vit. /Telegrafi/

Paris Grand Slam: Gjakova, Muminoviq dhe Kasapi e nisin me fitore, Loxha eliminohet



Xhudistët e Kosovës i kanë nisur sot (e shtunë) garat në Grand Slamin e Parisit, ku shumica nga ta kanë shënuar fitore në përballjet e para.

E para që nisi garat ishte xhudistja Fationa Kasapi, e cila në kategorinë deri në 52 kilogramë fitoi më “Yuko” ndaj francezes Blandine Pont.

Fitore shënoi edhe Erza Muminoviq në kategorinë deri 48 kilogramë, ku në xhiron e parë e mposhti xhudisten nga Franca Marine Gilly.

Edhe Akil Gjakova e ka nisur mbarë paraqitjen në Grand Slamin e Parisit, ku në kategorinë deri 73 kilogramë ai mposhti Otari Kvatidze nga Portugalia.

Megjithatë, e pafat ishte Flaka Loxha e cila pësoi humbje në xhiron e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, duke u mposhtur nga britanikja Acelya Toprak.

Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu do t’i fillojnë garat më vonë.

Ndryshe, spektakli botëror i xhudos zhvillohet që zhvillohet në Paris më 7 dhe 8 shkurt, marrin pjesë 499 garuesve nga 80 shtete, ku Kosova synon sërish podiumin. /Telegrafi/


Barcelona do të dëgjojë ofertat në verë për tre titullarët e ekipit



Barcelona ka vendosur të lejojë tre lojtarë kyç në sistemin e Hansi Flick të largohen gjatë afatit kalimtar të verës. Ky veprim rrjedh nga nevoja urgjente për të balancuar llogaritë dhe për të arritur stabilitet përfundimtar në përputhje me rregulloret e Fair Play Financiar të La Ligas.

Lojtarë si Jules Kounde, Dani Olmo dhe Raphinha kanë kaluar nga të konsideruarit të paprekshëm në asete të transferueshme në kushte shumë specifike dhe të larta financiare. Ky nuk është një spastrim sportiv, por më tepër një strategji financiare për të financuar ambiciet e reja të trajnerit gjerman.

Mbrojtja e Barcelonës mund të humbasë një nga shtyllat e saj më të besueshme nëse një klub i madh evropian vendos të bëjë një lëvizje. Klubi do të dëgjonte ofertat për Kounde për sa kohë që tarifa arrin 80 milionë euro, një shumë ambicioze por në përputhje me nivelin e tij të lojës.

Flick po kërkon një mbrojtës të krahut me potencial dhe gjerësi më të madhe sulmuese, një profil që francezi nuk e përmbush natyrshëm. Shkathtësia e mbrojtësit francez është aseti i tij më i madh, por bordi e kupton se kjo është mundësia e fundit e madhe për të gjeneruar një fitim të konsiderueshëm.

Në mesfushë, situata e Olmos ka gjeneruar gjithashtu debat të brendshëm për shkak të formës së tij jokonsistente këtë sezon. Pavarësisht aftësisë së tij të pamohueshme teknike, historia e lëndimeve të mesfushorit sulmues të lindur në Terrassa është një shqetësim serioz për stafin mjekësor të klubit katalunas.

Performanca e shkëlqyer dhe ngritja meteorike e Fermin Lopez e kanë shtyrë klubin të marrë në konsideratë shitjen e tij për rreth 70 milionë euro. Me këto të ardhura, skuadra synon të adresojë zona të tjera të fushës që, sipas analizës së stafit të trajnerëve, kanë mangësi më kritike.

Koha e Dani Olmo me skuadrën mund të jetë e shkurtër nëse një ofertues me fonde të mjaftueshme vjen për të bindur Decon të qëndrojë.

Çmimi i habitshëm i Raphinhas dhe e ardhmja e sulmit

Lajmi që ka ndikuar më shumë në komunitetin e Barcelonës është vlerësimi i kapitenit të tyre aktual dhe lojtarit kyç sulmues në krahun e djathtë. Barcelona do të pranonte të ndahej nga ylli brazilian vetëm nëse oferta e paraqitur tejkalon shifrën neto prej 100 milionë eurosh.

Edhe pse sulmuesi anësori po kalon një sezon spektakolar, mosha e tij po e shtyn bordin të marrë në konsideratë një shitje rekord për të rigjallëruar sulmin.

Qëllimi është të gjendet një lojtar më i ri me potencial më të madh afatgjatë për t'iu bashkuar Lamine Yamal në sulm.

Raphinha gëzon një reputacion të fortë në Ligën Premier dhe në tregun në lulëzim të Arabisë Saudite, gjë që lehtëson një luftë ofertash. /Telegrafi/

Pasi Joshua ia theu nofullën, Paul konfirmon se do të kthehet në ring këtë vit



YouTuberi dhe boksieri Jake Paul planifikon të rikthehet në ring në vitin 2026 dhe të garojë përsëri në divizionin e peshave ‘cruiserweight’ pas një humbjeje të vështirë ndaj Anthony Joshuas.

Ky informacion u konfirmua nga Nakisa Bidarian, bashkëthemelues i kompanisë së tij të promocionit Most Valuable Promotions (MVP).

Bidarian foli për të ardhmen e Paul gjatë njoftimit të ngjarjes së parë të organizuar nga MVP në Britaninë e Madhe, ku ndeshjet kryesore të mbrëmjes do të jenë Caroline Dubois kundër Terri Harper dhe Ellie Scotney kundër Mayella Flores.

MVP CEO Nakisa Bidarian CONFIRMS Jake Paul boxing return 🚨 pic.twitter.com/dUCzmeaPzp
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) February 6, 2026


Ai theksoi se Paul mbetet një figurë kyçe për rritjen e kompanisë pavarësisht humbjes ndaj ish-kampionit të botës në peshat e rënda.

Kujtojmë që Paul u mund nga Joshua pasi boksieri britanik i peshave të rënda pranoi ndeshjen me një njoftim të shkurtër. Ishte humbja e parë e Paul në divizionin e peshave të rënda.

Pas ndeshjes, u përcaktua se Joshua ia kishte thyer nofullën në dy vende Paulit, i cili nuk zbythet dhe do të hyj përsëri në ring. /Telegrafi/

Zbulohet se sa ka fituar Ronaldo gjatë kohës që ishte në grevë te Al Nassr



Cristiano Ronaldo ka vazhduar të fitojë shuma të mëdha parash pavarësisht se ka qenë në grevë në Al Nassr për pesë ditë.

Sulmuesi 41-vjeçar paguhet 500 milionë euro neto në sezon nga klubi saudit. E ndarë gjatë një viti prej 52 javësh, kjo është e barabartë me afërsisht 9.6 milionë euro në javë.

Nëse analizohet më tej, Ronaldo fiton rreth 1.37 milionë euro në ditë te Al Nassr.

Ronaldo nuk ka luajtur që nga 2 shkurti, me grevën e tij që tani shtrihet në pesë ditë për shkak të tensioneve me Superligën Profesionale Saudite dhe klubin.

Gjatë këtyre pesë ditëve, ai ka fituar rreth 6.85 milionë euro pa dalë në fushë.

Megjithatë, ylli portugez është rikthyer në stërvitje dhe në ndeshjen e xhiros së ardhshme pritet të luajë për Al Nassr. /Telegrafi/

"Ata duan që ne të heshtim dhe të mos themi asgjë", Guardiola mbron qëndrimin ndaj Palestinës



Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mbrojti deklaratat e tij në një konferencë për shtyp të premten, në të cilën dënoi konfliktet globale, me theks të veçantë në luftën në Gaza.

Siç dihet, Guardiola foli në një aktivitet humanitar rreth situatës së fëmijëve në territoret palestineze të prekura nga lufta në Gaza.

"Kur shoh një fëmijë në fotografi dhe në media duke kërkuar nënën e tij të varrosur nën rrënoja, ndiej se e kemi lënë vetëm - të lënë pas dore dhe të harruar. Fëmija pyet: 'Ku jeni? Ejani dhe na ndihmoni.' Dhe ne nuk e kemi bërë këtë deri më tani".

“Ne duhet të angazhohemi, të përfshihemi dhe të luftojmë për më të dobëtit. Jo vetëm për Palestinën, por në të gjitha çështjet humanitare. Kjo është një deklaratë për Palestinën dhe një deklaratë për njerëzimin", tha Guardiola disa ditë më parë.

Fjalët e tij shkaktuan kritika të ashpra, veçanërisht midis anëtarëve të komunitetit hebraik në Mançester, të cilët e kërkuan atë të "përqendrohej në futboll" dhe të ishte më i kujdesshëm në zgjedhjen e fjalëve.

“Pse nuk duhet ta shpreh atë që ndiej, vetëm sepse jam trajner? Nuk pajtohem, por i respektoj absolutisht të gjitha mendimet. Ajo që thashë në fakt ishte: Sa konflikte ka tani në botë? Sa? Shumë - i dënoj të gjitha. Nëse vriten njerëz të pafajshëm, i dënoj të gjitha dhe nuk bëj një përzgjedhje që njëri është më i rëndësishëm se tjetri - se ky vend është më i rëndësishëm se ai", ka fillimisht thënë spanjolli.

“Nëse je i përfshirë në futboll, atëherë mos fol për këtë apo atë. Kjo është arsyeja pse bota hesht, kjo është ajo që do bota, apo jo? Të heshtësh, të mos thuash asgjë. Mendoj se është krejt e kundërta, por kështu është", përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Sot nis sezoni pranveror në Superligën e Kosovës, tri përballje të forta



Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e shtunë) me xhiron e 19-të apo javën e parë të edicionit pranveror të garave, ku secila ndeshje vlen më shumë se tjetra.

Pas rreth një muaji i gjysmë pushim, futbolli i Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje gjatë ditës së sotme, ndeshje të cilat fillojnë në të njëjtin orar, nga ora 13:00.

Në ndeshjen e parë, Dukagjini e pret Prishtinën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në një takim ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre për ta nisur pranverën më fitore, ndërsa kryeqytetasit gjithashtu kërkojnë fitore për kreun e tabelës.

Po në të njëjtën orë, Drenica dhe Llapi në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, në një duel direkt mes skuadrave që kërkojnë pikë të mëdha për stabilitet në tabelë dhe largimin nga zona e rrezikut pas një sezoni vjeshtor me shumë probleme.

Në Ferizaj, ekipi me emrin e qytetit është nikoqir i kampionit në fuqi, Dritës, në stadiumin me bari artificial, ku mysafirët nga Gjilani hyjnë si favoritë në letër, por Ferizaj pritet të japë maksimumin për të befasuar një nga ekipet më konstante të sezonit. /Telegrafi/

“Nuk po japin asgjë”, ish-ylli i Juventusit kritikon Zhegrovën dhe dy lojtarë tjerë



Ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi ka kritikuar Teun Koopmeiners, Lois Openda dhe Edon Zhegrova pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Kupa e Italisë nga Atalanta.

Juventusi u përball me eliminimin nga Kupa e Italisë të enjten mbrëma, duke humbur 3-0 kundër Atalantës në Bergamo.

Ish-mesfushori i Juventusit, Tacchinardi, e shqyrtoi ndeshjen gjatë emisionit në SportMediaset, duke fajësuar rezervat e Zonjës së Vjetër dhe duke u përqendruar veçanërisht te tre lojtarë.

“Rezultati ishte shumë i ashpër për Juven, sepse ata bënë një performancë shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Tacchinardi.

“Ata krijuan shumë para penalltisë, gjë që, për mua, nuk ekzistonte. Ata po luajnë futboll të shkëlqyer, por paguan një çmim të lartë sepse nuk ishin në gjendje të finalizonin sulmet e tyre. Në fund të fundit, kush fiton ka të drejtë”.

“Juventusi ka shumë ndeshje të vështira që vijnë dhe Davidi dhe Openda nuk po e rrisin nivelin e tyre. Shoh një lojtar që angazhohet, por po vuan. Rezervat e Juventusit po vuanin, por Spalletti nuk mund të përdorë vetëm 11 lojtarë dhe ka nevojë që të gjithë të përmirësohen”.

telegrafi.com

“Koopmeiners, Openda dhe Zhegrova nuk po japin asgjë, por Spalletti ka nevojë për ta sepse ka një muaj të tmerrshëm përpara”, përfundoi ish-ylli i Juves.

Gjigantët e Serie A do të presin Lazion në ndeshjen e tyre të radhës në Serie A të dielën, përpara se të vizitojnë Interin javën pasardhëse. Para fundit të shkurtit, ata do të takohen gjithashtu dy herë me Galatasarayn në ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve dhe do të presin Comon në Serie A. /Telegrafi/

Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit prodhon dy ndeshje historike



Sot (e premte) është hedhur shorti për të caktuar dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit e njohur ndryshe edhe si Copa Del Rey, ku janë mësuar tashmë kundërshtarët.

Barcelona, Atletico Madrid, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit për sezonin 2025/26.

Këto skuadra kanë mësuar tashmë se cila me cilën do të ndeshet dhe të dy ndeshjet në Spanjë po cilësohen si historike.

Kampionët në fuqi, Barcelona, do të përballen me Atletico Madridin në atë që do të jetë një përsëritje e gjysmëfinaleve të vitit të kaluar.

🤝 ¡ASÍ SE DIBUJAN LAS 𝗦𝗘𝗠𝗜𝗙𝗜𝗡𝗔𝗟𝗘𝗦!

➡️ 𝗜𝗱𝗮: 10, 11 o 12 de febrero
⬅️ 𝗩𝘂𝗲𝗹𝘁𝗮: 3, 4 o 5 de marzo#CopaDelReyMapfre I #LaCopaMola pic.twitter.com/8ACszvcwwD
— RFEF (@rfef) February 6, 2026

Në anën tjetër, derbi bask mes Bilbaos dhe Sociedadit do të përcaktojë finalistin tjetër.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen në dy ndeshje, në shtëpi dhe jashtë fushe. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 10 dhe 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit janë planifikuar për 4 dhe 5 mars.

Rezultatet e shortit

Atletico Madrid - Barcelonës

Athletic Bilbao - Real Sociedad

/Telegrafi/

Babai i tij është një legjendë e Brazilit, por djali po debuton për Anglinë



Djali i futbollistit legjendar brazilian, Thiago Silva, do të debutojë për ekipin kombëtar të Anglisë, pasi mori një ftesë nga ekipi përfaqësues U-15 dhe iu bashkua grumbullimit.

Thiago Silva, lojtari i pestë në historinë e ekipit kombëtar brazilian me numrin e paraqitjeve me 113 ndeshje të luajtura me këtë fanellë, la një gjurmë të thellë te Chelsea, ku luajnë sot djemtë e tij.

Thiago i quajti djemtë e tij Iago dhe Isago, dhe më i vogli prej tyre, Iago Silva (14 vjeç), do të debutojë për Anglinë.

Edhe pse është brazilian si nga ana e babait ashtu edhe nga ana e nënës, Iago ka jetuar në Angli për vite me radhë, duke fituar të drejtën për të luajtur për ekipin kombëtar, pasi rregullat e rezidencës u lejojnë lojtarëve të përfaqësojnë kombe të tjera përveç vendit të tyre nëse kanë jetuar atje për të paktën tre vjet.

Iago ka qenë në Angli për pesë vjet, është një nga talentët e mëdhenj të Chelseat, dhe tani ai është shfaqur në një takim të futbollistëve të rinj anglezë dhe duket se do ta përfaqësojë këtë vend në të ardhmen.

Silva publikoi një foto nga grumbullimi i ekipit kombëtar të Anglisë U-15, me të cilin pritet të përballet me Qipron dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

🚨 HEIR TO THE THRONE?🤴🏿 🚨

Thiago Silva’s son Iago Silva is officially set for his England U15 debut next week against Cyprus and the USA! 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 🇧🇷
We might be witnessing history in the making the first Samba Star to potentially trade the Yellow of Brazil for the Three Lions at… pic.twitter.com/NB4I1708un
— Chelxea Lover Universal• (@Eva7Cfc) February 5, 2026


Pavarësisht lidhjeve të tij me Brazilin, Thiago Silva ka pranuar më parë se dëshiron që të dy djemtë e tij, Iago dhe Isago, të ndërtojnë karrierën e tyre në Angli.

Ndryshe, Silva ka luajtur 113 ndeshje me fanellën e Brazilit dhe është lojtari i pestë me më shumë ndeshje për Brazilin pas Cafu, Neymar, Dani Alves dhe Roberto Carlos. Ai ka qenë kapiteni i ekipit kombëtar brazilian për shumë vite. /Telegrafi/

Nëna e Mbappes fiton më shumë se shtatë yje të Real Madridit pavarësisht se djali refuzon t'i japë gjysmën e të ardhurave të tij



Kylian Mbappe është një nga lojtarët me pagë rekord në futbollin botëror. Ai fiton rreth 31 milionë euro bruto në sezon te Real Madridi, dhe nga kjo përfiton edhe nëna e tij.

Fayza Lamari (51 vjeçe), e njohur si agjente e sulmuesit, merr një pagë neto prej 4.5 milionë eurosh në vit, që është më shumë se sa fitojnë shumë lojtarë të Realit si Raul Asensio, Franco Mastantuono, Gonzalo Garcia, Andriy Lunin, Fran Garcia, Arda Guler ose Brahim Diaz.

Sipas gazetës portugeze A Bola, Lamari ka një kontratë të caktuar me të birin dhe menaxhon jetën e tij private, të biznesit dhe financiare. Ajo luajti gjithashtu një rol kyç në mosmarrëveshjet ligjore me Paris Saint-Germain për pagat e papaguara.

Selon plusieurs informations relayées par la presse sportive, Fayza Lamari, la mère de Kylian Mbappé, joue un rôle central dans la gestion de sa carrière et de son image, avec une rémunération estimée par certains médias à environ 4,5 millions d’euros par an, pic.twitter.com/VrW5fAwEFf
— Chris·Enquête (@chris_enquete) February 6, 2026


Rruga drejt statusit të "nënës milionere" nuk ishte e lehtë. Në një intervistë, Lamari zbuloi se në një moment ajo po kërkonte gjysmën e të ardhurave të djalit të saj derisa Mbappe iu përgjigj ashpër.

“Nuk do të të jap gjysmën! Çfarë ke ti? Unë shënoj gola, si mund të presësh 50 përqind?", i ka thënë Mbappe.

Ata përfundimisht arritën një kompromis. Lamari pranoi 30 për qind, me paralajmërimin se do të ndalonte së punuari për të nëse shuma binte nën këtë shumë. Mbappe përfundimisht e pranoi këtë marrëveshje.

Sipas Transfermarkt, Mbappe ka një vlerë tregu prej 180 milionë eurosh. Në vetëm 27 vjeç, ai ka fituar tashmë më shumë se 20 trofe të mëdhenj, duke përfshirë Kupën e Botës me Francën, Ligën e Kombeve dhe tituj të shumtë vendas me Monacon dhe PSG-në.

Në total, Mbappe vlerësohet të ketë një pasuri prej rreth 250 milionë dollarësh, duke përfshirë kontratat fitimprurëse të reklamave. /Telegrafi/

Milani shqyrton transferimin e njërit prej sulmuesve më të mirë të Serie A



Milain po shqyrton seriozisht përforcimin e repartit sulmues dhe pritet që gjatë verës të nisë bisedimet me Fiorentinën për një marrëveshje të mundshme për transferimin e Moise Kean.

Sipas raportimeve të Calciomercato, drejtuesit e Rossonerëve janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit italian, por nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 62 milionë eurosh, të cilën e konsiderojnë të tepruar.

Për këtë arsye, Milani synon të hyjë në negociata me klubin Viola për të ulur çmimin ose për të gjetur një formulë më të favorshme transferimi.

Kean, 25 vjeç, nuk po kalon sezonin më të mirë në aspektin individual. Ai ka realizuar vetëm gjashtë gola këtë edicion, duke mos arritur të përsërisë formën mbresëlënëse të sezonit 2024/25, kur kishte shënuar plot 25 gola.

Kjo rënie e formës ka ndikuar edhe në vlerësimin e tij në treg, çka i hap rrugë një transferimi të mundshëm nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët.

Vlerësimi i tij aktual në faqen e specializuar të transferimeve Transfermarkt është 45 milionë euro. /Telegrafi/

Filloi me një pagë prej 300 eurosh dhe këtë fundjavë do të barazojë rekordin më të madh në Ligën Premier



Njëzet e katër vjet pas debutimit të tij, 40-vjeçari James Milner do të barazojë rekordin për më shumë paraqitje në Ligës Premier kur të luajë për Brighton kundër Crystal Palace të dielën.

Një karrierë e shkëlqyer që përfshin më shumë se dy dekada ka përfshirë gjashtë klube të nivelit të lartë, 652 paraqitje në Ligën Premier, 61 ndeshje me Anglinë, tre tituj kampioni, dy Kupa FA dhe një triumf në Ligën e Kampionëve.

Milner do të barazohet me Gareth Barryn, i cili bëri 653 paraqitje, në krye të listës së paraqitjeve të të gjitha kohërave në Ligën Premier, 8,491 ditë pasi debutoi për klubin e tij të lindjes, Leeds United, menjëherë pas përfundimit të shkollës në vitin 2002.

Death, taxes, and James Milner in the Premier League 👏 pic.twitter.com/twDgugBRiQ
— Men in Blazers (@MenInBlazers) January 31, 2026

Ai e filloi karrierën e tij në moshën 16-vjeçare, duke luajtur për Leeds me një pagë prej 320 eurosh në muaj. Ai shpejt u bë golashënuesi më i ri në historinë e Ligës Premier.

Në moshën 16 vjeç e 356 ditë, ai shënoi kundër Sunderlandit jashtë fushe. Ai u huazua te Swindon Town dhe më pas u shit te Neëcastle për gjashtë milionë euro. Atje, ai u drejtua nga i madhi Alan Shearer.

"Milner ka një mentalitet të shkëlqyer, ai dëshiron të përmirësohet. Ai është i durueshëm, por ndonjëherë mund të zemërohet. E kam parë të frustruar disa herë gjatë karrierës së tij", ka thënë Shearer për ish-shokun e tij të skuadrës.

Përmes Aston Villas, ai arriti te Manchester City, të cilit i kushtoi pesë vjet të karrierës së tij. Ai njihet për shkathtësinë e tij, aftësinë për të luajtur në pozicione të ndryshme.

Milner dhe Barry te Man City

Në City, ai dinte të luante në të gjitha pozicionet në mesfushë, madje edhe në sulm. Megjithatë, në Liverpool, ai kishte një rol më të izoluar.

Gjatë pandemisë së coronavirusit, Milner u etiketua si "i mërzitshëm", gjë që ai e përqafoi, duke postuar video të vetes duke kositur bar me gërshërë ose duke hekurosur rrobat.

Pasi iu bashkua Liverpoolit në vitin 2015, ai pranoi se pati disa grindje me Jurgen Klopp. "Patëm një debat një herë, Klopp përplasi grushtet në tavolinë dhe më bërtiti të heshtja", tha Milner.

Ai u bë kampion i Anglisë dhe Evropës me Liverpoolin dhe ka shumë të ngjarë ta përfundojë karrierën e tij te Brighton, ku ndodhet që nga viti 2023. Milner nuk ka qenë një faktor për klubin këtë sezon dhe ka luajtur shumë pak kohët e fundit. Sipas komenteve në rrjetet sociale, tifozët besojnë se Milner po inkuadrohet në lojë vetëm për të thyer rekordin e Barryt. /Telegrafi/

Nga futbollist në bos droge: Bie për shkak se përdori emrin e ekipit të tij dhe dënohet me nëntë vite burg



Ish-futbollisti Francis Ventre është demaskuar si trafikant droge pasi përdori emrin e ekipit të tij si fjalëkalim në EncroChat (një shërbim komunikimi i koduar i popullarizuar në mesin e kriminelëve për komunikime të sigurta).

Francis Ventre, një ish-mbrojtës i njohur 62-vjeçar, i njohur në botën e futbollit si Fanny, u zhyt në botën e krimit dhe drogës në Liverpool pasi vari këpucët në gozhdë.

Sipas mediumit The Sun, ish-futbollisti "luajti një rol kyç" në operacione, duke shpërndarë kokainë dhe ketaminë me vlerë gati 600,000 euro në rrugët e Liverpulit.

Footballer unmasked as £500,000 drug dealer when police realised his EncroChat password included his team name is jailed for nine years https://t.co/4fK5nMlFcB
— Daily Mail (@DailyMail) February 4, 2026

Ja si e kapi policia Fanny-n, futbollistin që u bë trafikante droge

Agjentët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) zbuluan në vitin 2020 se Francis Ventre përdorte platformën nën emrin Dillforest për të ndarë detaje të transaksioneve dhe dërgesave të drogës.

Ata ishin në gjendje të hynin në të gjitha këto informacione me fjalëkalimin e tij: 'Barrow' (emri i ish-klubit të tij, Barrow AFC, ku ai ishte gjithashtu drejtor).

Francis Ventre, i cili u arrestua në nëntor 2025, u paraqit para Gjykatës së Kurorës në Liverpul dhe pranoi se kishte bashkëpunuar për furnizimin me kokainë dhe ketaminë, si dhe për pastrim parash.

Një gjykatës e dënoi ish-futbollistin me nëntë vjet burg.

Policia arriti të hakonte EncroChat, kanalin e komunikimit të kriminelëve

Që nga viti 2016, NCA kishte punuar me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit për të monitoruar EncroChat, dhe në vitin 2020 ata arritën të infiltronin platformën.

Përparimi i madh i operacionit erdhi në janar 2020, kur autoritetet franceze zhvilluan një hakim që u lejonte atyre të dërgonin një përditësim softueri (një program spiunazh) në të gjithë telefonat në platformë.

Pasi u përditësuan, bandat kriminale pa e ditur u dhanë agjencive qasje të paparë në komunikimet e tyre. /Telegrafi/

Arsenali dhe Liverpooli duan të vjedhin një transferim nga Real Madridi



Real Madridi po e ndjek nga afër situatën, teksa Arsenali dhe Liverpooli kanë marrë kryesimin në garën për të nënshkruar sensacionin e ri të mesfushës, Kees Smith nga AZ Alkmaar.

Vetëm 20 vjeç, mesfushori holandez është bërë objektiv për klubet me potencialin më të madh financiar dhe sportiv në kontinent. Zyrat e AZ Alkmaar po përgatiten për një luftë historike ofertash për një lojtar që kombinon leximin e jashtëzakonshëm të lojës me kontrollin e topit përtej moshës së tij.

Ndërsa gjigantët e Ligës Premier përshpejtojnë negociatat e tyre, klubi i Real Madridit po analizon me ftohtësi nëse duhet të hyjë në një luftë ofertash që kërcënon të thyejë rekorde financiare.

Bordi i Real Madridit ka monitoruar progresin e talentit të ri për muaj të tërë, duke e vlerësuar pjekurinë e tij taktike si një aset thelbësor për mesfushën e tyre të ardhshme.

Megjithatë, Real Madridi aktualisht e gjen veten në një disavantazh duke pasur parasysh qasjen agresive të ndjekur nga pretendentët britanikë në javët e fundit të shkurtit. Si Mikel Arteta ashtu edhe Arne Slot besojnë se profili i mesfushorit do të ishte një përshtatje e përkryer për stilin e tyre të lojës me intensitet të lartë.

Aftësia e holandezit për të diktuar ritmin e ndeshjeve ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve si nga Arsenali ashtu edhe nga Liverpooli. Kjo konkurrencë e drejtpërdrejtë midis pretendentëve për titull mund ta çojë vlerën e lojtarit mbi vlerësimet fillestare të ekspertëve.

Kees Smit: Motori holandez që josh elitën evropiane

Shfaqja e këtij mesfushori ka gjeneruar një marrëveshje të gjerë mbi potencialin e tij për të dominuar mesfushën për çdo ekip të nivelit të lartë në të ardhmen e afërt.

Smit ka demonstruar një aftësi të mahnitshme për të lexuar hapësirën, duke u bërë shtylla kyçe rreth së cilës sillet i gjithë sistemi i AZ Alkmaar. Vlerësohet se klubi holandez nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 60 milionë euro për të filluar negociatat zyrtare.

Megjithatë, kjo shifër mund të rritet shpejt në 75 milionë nëse interesi nga klubet e mëdha vazhdon të rritet në muajt në vijim.

Liverpooli po mbështetet në lidhjet e trajnerit të tyre Arne Slot për ta bindur lojtarin të zgjedhë Anfield si destinacionin e tij të ardhshëm profesional. /Telegrafi/

Arne Slot ankohet për mungesën e transferimeve të Liverpoolit



Arne Slot ka pranuar se Liverpooli u përpoq, por dështoi, të forconte skuadrën e tyre para se të mbyllej afati kalimtar i janarit, duke zbuluar se një transferim i vonë për Lutsharel Geertruida në fund të fundit rezultoi i pamundur.

Pavarësisht dëmtimeve në mbrojtje që po shtohen, trajneri i Reds këmbëngul se nuk ndjen asnjë zhgënjim dhe është plotësisht në mbështetje të qasjes afatgjatë të klubit.

"Mendoj se e kam thënë që jemi përpjekur ta forcojmë skuadrën, kështu që kjo ndoshta tregon se doja lojtarë. Por gjithmonë ka të bëjë me disponueshmërinë dhe lojtarin e duhur”, ka thënë fillimisht Slot.

Slot konfirmoi se Geertruida nuk ishte i disponueshëm në fund të afatit kalimtar.

"Kjo tregon se mendojmë se do të na kishte ndihmuar. Por duhet të jetë e mundur që të mos nënshkruajmë lojtarë që nuk janë mjaftueshëm të mirë për të luajtur për këtë klub".

Ndërsa Liverpooli siguroi Jeremy Jacquet për verën, Slot theksoi: “Jam shumë i lumtur me skuadrën… Gjithmonë dua më të mirën për klubin, edhe nëse në afat të shkurtër nuk është ideale për mua”. /Telegrafi/

Koha fluturon: Djali i Rooneyt merr ofertën maksimale dhe është në prag të kontratës me klubin e madh



Kai Rooney, djali 16-vjeçar i legjendës më të madhe të Manchester United të dekadave të fundit, Wayne Rooney, na dëshmon se koha "fluturon" sepse ai është një hap më afër skenës së madhe.

Kai Rooney është talenti më i madh i Djajve të Kuq dhe së shpejti do ta shohim në skenën e madhe, pasi atij i është ofruar një kontratë e re në Old Trafford pasi i ka impresionuar të gjithë në klubin e famshëm anglez vitet e fundit.

Sipas lajmeve nga Anglia, Manchester United i ofroi Kait një kontratë me vlerë 60,000 euro në vit, që për një adoleshent dhe një të ri që luan në akademi, jo në futbollin e seniorëve, është në të vërtetë një mega-kontratë dhe një bursë maksimale për moshën e tij.

EXCLUSIVE: Wayne Rooney’s son Kai offered major new deal by Man Utd
https://t.co/p3ZGCOjdAl
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) February 5, 2026

Një kontratë e re i është ofruar gjithashtu Jacey Carrick, djalit të Michael Carrick, i cili aktualisht është menaxher i përkohshëm i ekipit të parë.

Rooney i ri duhet të nënshkruajë një kontratë të re gjatë verës, kur të përfundojë detyrat e tij në shkollën e mesme, dhe më pas të presë debutimin e tij në ekipin e parë të Manchester United sezonin e ardhshëm.

Kai Rooney luajti për herë të parë nën dritat e Old Trafford muajin e kaluar, stadiumi ku babai i tij u bë një legjendë e gjallë. Ishte Kupa FA për të Rinj dhe Kai luajti para 20,000 tifozëve. Ai u inkuadrua nga ish-shoku i ekipit të babait të tij, Darren Fletcher.

Hyrja e anëtarit më të ri të familjes së famshme të United shkaktoi një ndjesi mes 20,000 tifozëve që brohoritën në unison "Rooney, Rooney", ndoshta duke paralajmëruar një karrierë të shkëlqyer përpara.

Ndryshe, oferta prej 60,000 eurosh, e cila mbërriti në adresën e Rooneyt, është bursa më e madhe e mundshme për lojtarët nën moshën 16 vjeç, kështu që United tregoi me këtë veprim se çfarë talenti e konsideron të riun Kai. /Telegrafi/

Historia e penalltisë më sureale në 100 vitet e fundit, spanjollët befasohen nga penalltia e shkaktuar nga Caleta-Car



Duje Caleta-Car, një mbrojtës i Real Sociedadit dhe i ekipit kombëtar të Kroacisë, shkaktoi një penallti të pabesueshme në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.

29-vjeçari Caleta-Car shkaktoi një penallti që do të mbahet mend gjatë në ndeshjen e Kupës së Mbretit, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 2-3 kundër Alavesit.

Futbollisti kroat, në minutën e 66-të të ndeshjes, i kapi fanellën kundërshtarit Toni Martinez, ia vuri mbi kokë dhe i bllokoi shikimin sulmuesit të Alaves.

🖥️💥 El VAR hizo acto de presencia en el Alavés - Real Sociedad.

👉🏻 Ćaleta-Car agarra de la camiseta a Toni Martínez, quitándosela e impidiéndole continuar la acción.

✅ 𝗣𝗘𝗡𝗔𝗟𝗧𝗜 𝗖𝗟𝗔𝗥𝗢.

▪️ Quintero González tuvo que acudir al VAR para revisar la infracción. pic.twitter.com/P8ieC1lELi
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) February 4, 2026

Gjyqtari Alejandro Quintero nuk e pa atë që bëri Caleta-Car, por VAR-i sugjeroi që ai të rishikonte videon e situatës.

Pasi pa lëvizjen e çuditshme të mbrojtësit të ekipit mysafir, ai tregoi një penallti për Alaves dhe i dha kroatit Caleta-Car një karton të verdhë.

Toni Martinez, i cili më parë i kishte dhënë Alaves epërsinë nga pika e penalltisë, pati një shans të shkëlqyer për ta çuar klubin e tij në prag të gjysmëfinaleve të Kupës.

from soccer

Megjithatë, portieri Alex Remiro priti penalltinë duke e mos e lejuar epërsinë të shkonte në 3-1 dhe pas këtij episodi, Sociedad shënoi dy gola duke përmbysur rezultatin dhe duke arritur në gjysmëfinale.

Mediat e mëdha spanjolle si gazeta Marca dhe AS e kanë cilësuar si penalltia më sureale, e cila nuk është parë në 100 apo 123 vitet që luhet futboll në vendin e tyre. /Telegrafi/

❌