Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Kampi i Anthony Joshuas lëshon deklaratë për aksidentin që mori jetën e dy miqve të tij të ngushtë

30 December 2025 at 18:52


Kampi i Anthony Joshuas ka reaguar zyrtarisht pasi boksieri anglez u lëndua në një aksident të rëndë automobilistik në Nigeri, aksident që për fat të keq mori jetën e dy personave shumë të afërt me të.

Përplasja fatale ndodhi të hënën, më 29 dhjetor, rreth orës 12:00 sipas kohës lokale, në një nga rrugët më të frekuentuara dhe më të rrezikshme të Nigerisë, e cila lidh Lagosin me pjesë të tjera të vendit. Joshua pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në spital për kontrolle, ku gjendja e tij raportohet të jetë e qëndrueshme.

Viktimat e aksidentit janë identifikuar si Sina Ghami, trajneri i forcës dhe përgatitjes fizike të Joshuas, si dhe Kevin “Lateef” Ayodele, trajneri i tij personal, i njohur edhe si “Latz”. Të dy konsideroheshin pjesë kyçe e ekipit dhe miq shumë të afërt të boksierit.

Në një deklaratë të lëshuar në emër të Joshuas, kampi i tij konfirmoi humbjen tragjike dhe kërkoi privatësi për familjet e prekura.

“Me dhimbjen më të thellë konfirmojmë se, pas një aksidenti rrugor në Lagos, Nigeri, humbën jetën Sina Ghami dhe Kevin ‘Lateef’ Ayodele. Të dy ishin miq të ngushtë dhe pjesë thelbësore e ekipit të Anthonyt. Kërkojmë me respekt hapësirë dhe privatësi për familjet e tyre në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë. Anthony pësoi lëndime dhe ndodhet në spital për trajtim dhe vëzhgim, në gjendje të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Eksperti i boksit në BBC, Steve Bunce, i përshkroi Ghami dhe Ayodele si “dy nga miqtë më të afërt të Joshuas” dhe si pjesë të rëndësishme të suksesit të tij profesional.

Një i afërm i familjes së Joshuas në Nigeri, i cili kërkoi të mbetet anonim, deklaroi për BBC se lajmi ishte një “tronditje e madhe”, duke shtuar se familja po lutet për shërimin e shpejtë të Anthonyt dhe për prehjen e të ndjerëve.

Ngushëllime publike ka shprehur edhe promotori Eddie Hearn, i cili konfirmoi gjendjen stabile të Joshuas dhe kërkoi respektim të privatësisë së familjeve të prekura. /Telegrafi/

Yesterday — 29 December 2025Main stream

Mësohet gjendja e Anthony Joshuas pas aksidentit me dy të vdekur në Nigeri

29 December 2025 at 21:54


Qeveria lokale e shtetit të Ogun, pjesë e Nigerisë, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e boksierit, Anthony Joshua, pas aksidentit tragjik me makinë që la dy të vdekur.

Joshua, 36 vjeç, ishte një nga katër pasagjerët në një xhip Lexus që u përplas me një kamion të palëvizshëm rreth orës 11:00 të mëngjesit, sipas orës lokale të hënën.

Boksieri u shpëtua me lëndime të lehta dhe tashmë është i qëndrueshëm, duke qenë i vetëdijshëm dhe në kontakt me familjen e tij.

BREAKING NEWS: Boxing champion Anthony Joshua has survived a deadly car crash in Nigeria that killed two people. He was a passenger in a Lexus when it reportedly smashed into a truck. This is him being carried out of his vehicle, clearly in agony. But he is said to be OK. pic.twitter.com/Ppm2EHj8mn
— Piers Morgan (@piersmorgan) December 29, 2025


“Pas vlerësimeve gjithëpërfshirëse klinike, mjekët kanë konfirmuar se Joshua dhe një pasagjer i dytë janë në gjendje të qëndrueshme dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore. Një ekip mjekësor do të vazhdojë t’i monitorojë nga afër”, thuhet në deklaratën e qeverisë së shtetit Ogun.

Sipas raportimeve, dy meshkuj të tjerë në automjet humbën jetën, ndërsa Joshua dhe një pasagjer tjetër u transportuan në spital për trajtim. Aksidenti ndodhi në autostradën Lagos-Ibadan, një rrugë e njohur për rrezikshmërinë e saj.

FOR IMMEDIATE RELEASE

JOINT STATEMENT BY OGUN AND LAGOS STATE GOVERNMENTS ON ROAD TRAFFIC ACCIDENT INVOLVING ANTHONY JOSHUA

The Governments of Ogun and Lagos States wish to confirm that British-Nigerian two-time unified world heavyweight boxing champion, Anthony Joshua, was… pic.twitter.com/m5VkFmX57t
— Ogun State Government - OGSG (@OGSG_Official) December 29, 2025


Qeveria lokale po monitoron nga afër situatën dhe ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit. Automjeti i përfshirë është evakuuar, ndërsa autoritetet punojnë për të siguruar që kamioni i përfshirë të largohet nga vendi i ngjarjes për të lehtësuar hetimin. /Telegrafi/

Nigeri, boksieri Anthony Joshua i shpëton vdekjes

By: redi
29 December 2025 at 17:21

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua i ka shpëtuar një aksidenti të rëndë në Nigeri që i mori jetën 2 miqve të tij. Aksidenti ndodhi këtë të hënë në autostradën Lagos–Ibadan, në verilindje të Lagos-it, kur mjeti tip Lexus Jeep me të cilin udhëtonte Joshua u përplas me një kamion të ndalur në anë të rrugës. Sipas Federal Road Safety Corps të Nigerisë, në makinë ndodheshin pesë…

Source

Dalin pamjet e frikshme të aksidentit që pësoi Anthony Joshua

29 December 2025 at 16:56


Boksieri britanik me prejardhje nga Nigeria, Anthony Joshua i shpëtoi vdekjes në një aksident të rëndë, ku mbeten të vdekur dy njerëz.

Joshua pësoi vetëm me disa lëndime të lehta, ndërsa është në spital – ku ka nisur shërimin.

Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar disa video, ku shihet Joshua duke u larguar nga makina që ishte përfshirë në aksident.

Anthony Joshua Injured in Fatal Nigeria Car Crash; Two Dead

Ogun, Nigeria: British-Nigerian boxing star Anthony Joshua sustained minor injuries in a serious road accident on Monday along the Lagos-Ibadan Expressway in Ogun State, Nigeria, which killed two people. pic.twitter.com/LtfvJscGzD
— afrediayouthculture (@afrediayouth) December 29, 2025

Aksidenti ndodhi në zonën e Makun, gjatë autostradës së ngarkuar Lagos – Ibadan Expressway, në shtetin Ogun. Automjeti i tij u përplas me makinën tjetër, kurse rrethanat e tjera vazhdojnë të hetohen.

Aksidenti vjen vetëm disa ditë pasi Joshua e rrahu keq Jake Paul, për ta mposhtur me nokaut dhe iu bërë me dije të gjithëve se ende po e ëndërron titullin e kampionit të botës në peshat e rënda./Telegrafi

Kampioni botëror i boksit përfshihet në aksident të rëndë, raportohet për 2 viktima (VIDEO)

By: V K
29 December 2025 at 15:32

Autoritetet nigeriane, kanë njoftuar se kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Ogun-Lagos, duke shkaktuar dy viktima, teksa edhe vetë pësoi lëndime.

Boksieri 36-vjeçar, i cili vjen nga qyteti jugperëndimor nigerian i Sagamu, pësoi lëndime të lehta, tha policia. Autoritetet kanë konfirmuar për BBC se gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetën.

Fotot dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një makinë të dëmtuar rëndë, e cila besohet se është përfshirë në incident.

Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë vdekur në aksident.

Një dëshmitar okular i tha gazetës nigeriane “The Punch” se dy automjete ishin të përfshira në aksident.

“Joshua ishte në një SUV, i ulur pas shoferit, me një person tjetër pranë tij”, i tha ai gazetës. “Kishte gjithsej katër persona në automjetin në të cilin ndodhej boksieri”.

Sipas mediave lokale, boksieri ishte në pjesën e pasme të SUV-it kur u përplas me një kamion të parkuar.

 

Nigerian-British boxing champion Anthony Joshua has reportedly been involved in a road accident in Ogun State, which tragically claimed the lives of two people. Further details surrounding the incident are yet to be officially confirmed. pic.twitter.com/2AVvvvdRzh

— Gist GH 🇬🇭 (@gist_gha) December 29, 2025

The post Kampioni botëror i boksit përfshihet në aksident të rëndë, raportohet për 2 viktima (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Boksieri britanik, aksident në Nigeri/ Plagoset Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

By: Rovena
29 December 2025 at 15:25

Boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në Nigeri, teksa dy të tjerë mbetën të vrarë.

Aksidenti ndodhi në shtetin Ogun dhe Joshua, 36 vjeç, pësoi lëndime të lehta kur automjeti i tij u përplas me një makinë tjetër.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se Joshua pasagjer në makinën që u aksidentua me një kamion që nuk ishte në lëvizje.

Në pamjet e publikuara duket 36-vjeçari në makinën e aksidentuar, i cili ka pësuar lëndime dhe del nga automjeti për t’u dërguar në spital.

Aksidenti ndodhi 10 ditë pasi Joshua shënoi një fitore në raundin e gjashtë ndaj YouTuber Jake Paul në Miami, duke e lënë amerikanin me një nofull të thyer në dy vende.

Më parë këtë vit, Joshua zbuloi planet e tij për të investuar në të ardhmen e boksit në vendin e tij të origjinës. Ai ndau ambicien e tij për të krijuar një akademi boksi në Nigeri për të ndihmuar talentet lokale dhe për t’u ofruar boksierëve të rinj burimet për t’u bërë profesionistë./abcnews.al

Joshua lëndohet në aksident me makinë, dy persona mbeten të vdekur

29 December 2025 at 13:48


Boksieri britanik-me origjinë nigeriane, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Nigeri, ku dy persona kanë humbur jetën, bëjnë me dije mediat e ndryshme angleze.

Ngjarja ndodhi në zonën e Makun, përgjatë autostradës së ngarkuar Lagos-Ibadan Expressway në shtetin Ogun.

Automjeti ku ndodhej Joshua u përfshi në përplasje me një makinë tjetër, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende në hetim.

Joshua, 36 vjeç, raportohet se ka pësuar lëndime të lehta si pasagjer, ndërsa dy persona humbën jetën në vendin e aksidentit.

Ekipet e emergjencës u nxitën në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të menaxhuar situatën pas përplasjes.

Ky incident vjen vetëm disa ditë pasi Joshua u përball me Jake Paul, ku mbrojti karrierën e tij në një ndeshje të bujshme boksi. /Telegrafi/


Before yesterdayMain stream

Pamje tronditëse të fytyrës së Jake Paulit pas operimit nga nokauti i Joshuas

26 December 2025 at 12:44


Mbrëmë (e enjte), gazeta spanjolle Marca publikoi një video shqetësuese të shfaqjes së YouTuber-it dhe boksierit amerikan Jake Paul, pasi pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen kundër Anthony Joshua.

Joshua e nokautoi Paulin javën e kaluar në një ndeshje të zhvilluar në Miami. Nokauti ndodhi në raundin e gjashtë të ndeshjes.

Pastaj Joshua e rrëzoi Paulin me një goditje të fortë me të djathtën, pas së cilës influencuesi i YouTube nuk mundi të ngrihej dhe gjyqtari e ndaloi ndeshjen.

Pas luftës, Paul përfundoi në spital, dhe më pas njoftoi se kishte një operacion të suksesshëm pasi Joshua ia theu nofullën në dy vende me këtë nokaut.

Tani, gjashtë ditë pas ndeshjes, ndërsa Paul po rikuperohet nga operacioni, gazeta Marca ka publikuarnjë foto dhe video se si duket ai pas operacionit dhe një dëmtimi të rëndë.

"Operacioni shkoi mirë, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Dy pllaka titani në secilën anë. Disa dhëmbë u nxorën. Mund të pi vetëm lëngje për shtatë ditët e ardhshme", ka thënë Paul pas operacionit.

Megjithatë, fotografitë e publikuar të Paul duket se janë të bëra me Inteligjencë Artificiale, pasi amerikani u pa në një podcast me vëllain e tij në një gjendje shumë stabile.

Paul nga podcasti me vëllain e tij, Logan Paul

Ndryshe, kjo ishte lufta e 14-të profesionale e Paulit dhe e dyta kundër një boksieri "të vërtetë" aktiv, dhe njëkohësisht disfata e tij e dytë, pasi më parë ishte mundur nga Tommy Fury. /Telegrafi/

Fury gati të dalë nga pensioni dhe të ndeshet me Joshuan, por vetëm me një kusht

25 December 2025 at 09:10


Tyson Fury është gati të hyjë në ring me Anthony Joshuan vitin e ardhshëm, por ndeshja që tifozët e boksit kanë pritur për gati një dekadë do të ndodhë vetëm me një kusht, por vendimtar. Siç e ka konfirmuar promotori i tij, gjithçka varet nga një ofertë financiare.

Ky spektakël i peshave të rënda është organizuar prej vitesh, gjatë të cilit të dy boksierët mbajtën tituj botërorë. Fury u bë kampion i unifikuar me një fitore ndaj Wladimir Klitschko, pas së cilës u tërhoq për disa vite. Ai u rikthye me stil, mori rripin e WBC nga Deontay Wilder dhe e mbrojti atë në një ndeshje epike, vetëm për t'ia dorëzuar përfundimisht Oleksandr Usyk.

Ishte Usyk ai që e rrëzoi nga froni Joshuan në vitin 2021, dhe as Fury dhe as Joshua nuk arritën ta ndryshonin rezultatin në revanshet e tyre kundër mjeshtrit ukrainas.

Fury është pensionuar zyrtarisht që nga janari i vitit 2025, ndërsa Joshua kishte qenë jashtë ringut që nga një nokaut i rëndë kundër Daniel Dubois në shtator të vitit 2024, deri fundjavën e kaluar kur ai e mposhti Jake Paulin në një ndeshje të pabarabartë.

Çmimi luan një rol vendimtar

Duke folur për Sky Sports, promotori i Furyt, Frank Warren, pranoi se "Mbreti Cigan" është i interesuar për meçin, por me një kusht.

“Ajo që do ta motivojë Tysonin është aspekti financiar. Unë besoj se ai mund ta mposhtë 'AJ', vetë Tyson dhe i gjithë ekipi i tij e besojnë këtë. Gjithçka varet nga vlera e ndeshjes. Është një ndeshje e madhe dhe vlen shumë para. Tyson ka çmimin e tij", ka thënë Warren.

Në të njëjtën intervistë, Warren shtoi se ka shumë të ngjarë që ndeshja të zhvillohet në Arabinë Saudite si pjesë e Sezonit të Riadit.

"Paratë do të diktojnë se ku do të zhvillohet ndeshja, është kaq e thjesht. Ata do të shkojnë aty ku janë paratë, janë luftëtarë profesionistë, hyjnë në ring dhe pranojnë grushte për para”, përfundoi promotori i Furyt. /Telegrafi/

Jake Paul padit të gjithë ata që pretenduan se ndeshja e tij me Joshuan ishte e kurdisur

23 December 2025 at 14:55


Ekipi promovues që qëndron pas ndeshjes Anthony Joshua-Jake Paul do të ndërmarrë veprime ligjore kundër kujtdo që pretendon se lufta ishte e kurdisur.

Konkretisht, Nakisa Bidarian, partnerja në biznes e Paul dhe bashkëthemeluese e kompanisë Most Valuable Promotions, konfirmoi se u punësuan avokatë për t'i dhënë fund pretendimeve të pabaza që u përhapën në internet pas meçit.

Ndërsa akuzat për trukim ndeshjesh kanë ndjekur pothuajse çdo ndeshje që Paul ka zhvilluar, me përjashtim të humbjes së tij ndaj Tommy Fury, kjo është hera e parë që ekipi i tij ka njoftuar veprime konkrete ligjore.

Paul më parë i ka hedhur poshtë akuza të tilla, duke theksuar se manipulimi i ngjarjeve sportive profesionale në Amerikë është një krim federal.

Në një paraqitje si i ftuar në "The Ariel Helëani Shoë" të hënën, Bidarian dha detaje mbi akuzat. Kur u pyet nga prezantuesi nëse performanca e Paul, pavarësisht nokautit të rëndë, ishte e mjaftueshme për të heshtur teoricienët e konspiracionit, Bidarian ishte i qartë: "Jo, jo tamam. Avokatët tanë po ndjekin penalisht në mënyrë aktive një numër njerëzish."

Ju kujtojmë se në ndeshjen që u zhvillua të premten në Miami, dy herë ish-kampioni i peshave të rënda Joshua e nokautoi brutalisht Paulin në raundin e gjashtë. Në atë rast, ai theu edhe nofullën në dy vende. /Telegrafi/

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

22 December 2025 at 14:47


Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi reagime të shumta me një postim në rrjetet sociale, menjëherë pas daljes nga spitali, ku u trajtua pas humbjes me nokaut ndaj Anthony Joshua.

Paul pësoi dëmtimin në raundin e pestë të ndeshjes së zhvilluar të premten mbrëma, ku Joshua e dominoi përballjen me një seri goditjesh vendimtare, duke e mbyllur duelin në mënyrë spektakolare.

Me këtë fitore, Anthony Joshua e përmirësoi rekordin e tij në 29 fitore dhe katër humbje, ndërsa Jake Paul tani ka një bilanc prej 12 fitoresh dhe dy humbjesh. Pas ndeshjes, Paul u diagnostikua me thyerje të nofullës dhe qëndroi për disa kohë në spital.

Menjëherë pas daljes nga spitali, Paul publikoi një postim kontrovers, duke shfaqur edhe një herë stilin e tij luksoz të jetesës. Ai ndau një foto nga një avion privat, i rrethuar nga tufa parash, çanta të markës Louis Vuitton dhe objekte të tjera luksi.



Në postimin e tij, Paul shoqëroi imazhin me një mesazh motivues:

“Ëndrra amerikane. Filloni ëndrrën tuaj sot. Besoni në të. Nëse bini, mësoni. Nëse bini, mos u ndalni.”

Postimi ngjalli reagime të shumta nga tifozët. Ndërsa një pjesë e tyre e përgëzuan Paul për mënyrën se si u rikthye pas humbjes, të tjerë e kritikuan për arrogancë dhe mungesë modestie.

Sipas raportimeve, të dy boksierët përfituan të njëjtën shumë financiare nga kjo përballje, rreth 78 milionë euro bruto, ose afërsisht 63 milionë euro neto pas zbritjeve. /Telegrafi/

Jake Paul konfirmon kundërshtarin e tij të ardhshëm ‘pas 10 ditësh’ pavarësisht thyerjes së nofullës

20 December 2025 at 22:07


Jake Paul ka publikuar një rreze X në rrjetet sociale, duke treguar dëmtimet që pësoi gjatë humbjes ndaj Anthony Joshuas, ndërsa njëkohësisht shfaq edhe interesin e tij për kundërshtarin e ardhshëm.

Qysh në fillim të ndeshjes u bë e qartë se taktika e Paul ishte të shmangte goditjet e fuqishme të Joshuas.

Pas një minute pushim për të rikuperuar ndërmjet raundeve, 28-vjeçari u rrëzua sërish në raundin e gjashtë dhe nuk arriti të ngrihej brenda kohës së numërimit të gjyqtarit, duke i dhënë Joshuas fitoren e 29-të profesionale në 33 duele.

Nga ana tjetër, rekordi i Paul u përditësua në 12 fitore dhe 2 humbje, ku humbja tjetër kishte ardhur kundër Tommy Furyt, vëllait të Tyson Furyt, në vitin 2023.

Në një postim në X, YouTuberi që u bë bokser tregoi shkallën e plotë të dëmtimeve të tij duke publikuar një rreze X, që tregon qartë se kishte pësuar një thyerje të dyfishtë të nofullës.

Double broken jaw. Give me Canelo in 10 days. pic.twitter.com/8R8NK4OeUv
— Jake Paul (@jakepaul) December 20, 2025

Megjthëse po shërohet nga një dëmtim që kërkon kohë, Paul ka vendosur të synojë një ndeshje të mundshme me një nga boksierët më të mëdhenj të dy dekadave të fundit.

Në postimin e tij, ai shkroi: “Thyerje e dyfishtë e nofullës. Më jepni Canelon brenda 10 ditësh”.

Saul ‘Canelo’ Alvarez, i cili ka mbajtur më parë 16 tituj botërorë, konsiderohet gjerësisht si një nga boksierët më të mirë meksikanë të të gjitha kohërave, me një rekord mbresëlënës prej 63 fitore, 3 humbje dhe 2 barazime, duke humbur ndeshjen e fundit ndaj Terence Craëford në shtator të këtij viti.

Ende nuk është e qartë nëse Canelo do të pranojë të ndeshet me Paulin, duke pasur parasysh se ai mbetet ende pjesë e skenës botërore të titujve./Telegrafi/

Doktori jep deklaratën shqetësuese për nofullën e thyer të Paul pas meçit ndaj Joshuas

20 December 2025 at 17:30


Një mjek ka analizuar thyerjen e nofullës që Jake Paul pësoi në humbjen e tij ndaj Anthony Joshua dhe ka dhënë vlerësimin e tij mbi dëmtimin, si dhe mënyrën se si mund të zhvillohet trajtimi i tij.

Boksieri britanik i peshave të rënda, Joshua, u përball me YouTuber e kthyer në boksier, Paul, gjatë natës në ‘Kaseya Center’ në Miami, Florida, në një duel që u transmetua drejtpërdrejt në Netflix dhe ishte planifikuar të zgjaste tetë raunde.

Megjithatë, ndeshja nuk shkoi deri në fund, pasi Joshua siguroi fitoren në raundin e gjashtë duke nokautuar Paulin, i cili nuk arriti të ngrihej para përfundimit të numërimit të gjyqtarit, pasi ishte rrëzuar disa herë gjatë përballjes.

Ky nokaut shënoi humbjen e dytë në karrierën e boksit për 28-vjeçarin Paul, me disfatën tjetër që kishte ardhur ndaj Tommy Fury.

Më vonë u konfirmua se Paul kishte thyer nofullën në dy vende, pasi ai publikoi në rrjetet sociale një imazh të rrezes X që e dëshmonte këtë.

This angle of AJ’s KO over Jake Paul 😳 pic.twitter.com/6Nq3WfnZIS
— Source of Boxing (@Sourceofboxing) December 20, 2025

Dëmtimi i Paul është analizuar nga Brian Sutterer, një mjek që përdor kanalin e tij në YouTube për të shqyrtuar aspektin mjekësor të sportit. Ai shpjegoi se si vlerësohet një dëmtim i tillë dhe si mund të duket trajtimi për shërimin e tij.

Dr. Sutterer theksoi se faza e parë e trajtimit përfshin kontrollin për dëmtime në kokë, përfshirë tronditjen cerebrale, vlerësimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe frymëmarrjes, si dhe sigurimin që dhëmbët nuk janë dëmtuar apo zhvendosur nga thyerja e nofullës.

“Hapi i parë është kontrolli për dëmtime në kokë, rrugët e frymëmarrjes, frymëmarrjen dhe vlerësimi i dhëmbëve".

“Nëse mund të bëhet një rikthim i suksesshëm i kockave në pozicionin e duhur dhe të sigurohet fiksimi midis nofullës së sipërme dhe asaj të poshtme, përmes metodave si telat për një periudhë të shkurtër kohore, kjo është ideale”.

“Nëse ky pozicion nuk mund të mbahet, atëherë duhet të merret parasysh një ndërhyrje kirurgjikale”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Drake humbi një shumë marramendëse pasi vendosi bast fitoren e Paul ndaj Joshuas

20 December 2025 at 15:48


Ylli i muzikës, Drake, humbi 200,000 dollarë pasi mbështeti Jake Paul për të bërë një surprizë kundër Anthony Joshua në përballjen e tyre në ring meçin e sotëm (e shtunë).

Artisti kanadez pritej të fitonte një shumë marramendëse prej 1.64 milion dollarë nëse Paul do ta kishte mundur AJ, i cili në fund doli fitues në raundin e gjashtë.

Paul pësoi humbjen e dytë të karrierës së tij në luftime kundër boksierit britanik të peshave të rënda në meçin e zhvilluar në Miami.

Drake lost $200,000 on Stake betting on Jake Paul to beat Anthony Joshua 💀 pic.twitter.com/EkBLqw5NJV
— NO CONTEXT HUMANS (@HumansNoContext) December 20, 2025


Aktori i shndërruar në reper ishte mburrur për bastin e tij të madh në Instagram, duke shfaqur shumën e konsiderueshme që kishte vënë dhe duke vendosur një mbishkrim.

Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham, ka një rekord të tmerrshëm në lidhje me bastet sportive dhe performon po aq dobët kur mbështet ndonjë ekip apo konkurrent.

Seria e zymtë e 39-vjeçarit ka shkaktuar madje një fenomen të çuditshëm të quajtur "Mallkimi i Drake". /Telegrafi/

Zbulohet shuma marramendëse që fituan Anthony Joshua dhe Jake Paul për meçin e tyre në Miami

20 December 2025 at 13:10


Anthony Joshua e nokautoi Jake Paul në Miami në një ndeshje të organizuar nga Netflix, dhe të dy boksierët i shtuan ndjeshëm llogaritë e tyre bankare.

Mediat amerikane, si “Sports Illustrated”, zbuluan gjithashtu shumat që boksierët morën për ndeshjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm (e shtunë).

Netflix nuk kurseu asnjë shpenzim dhe u zbulua se u dha luftëtarëve një total prej 184 milionë dollarësh bruto.

Paratë u ndanë në mënyrë të barabartë, me Joshua dhe Paul që morën secili nga 92 milionë dollarë për pak më pak se gjashtë raunde boksi në Miami.

Sigurisht, një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave do të shkojë për taksat e tyre, por nuk ka dyshim se të dy, nëpërmjet sponsorëve, përfituan gjithashtu nga madhështia që shoqëroi ndeshjen.

Ndryshe, ndeshja përfundoi në raundin e gjashtë nga një nokaut i Joshuas, i cili erdhi pas tri rrëzimeve në raundin e pestë dhe një të katërti në raundin e gjashtë. /Telegrafi/

Goditja e nokautit të Joshuas ishte fatale, Jake Paul përfundoi me nofull të thyer

20 December 2025 at 10:13


Jake Paul pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale, dhe nokauti i tij i parë u shkaktua nga Anthony Joshua, i cili i dha fund luftës në Miami në raundin e gjashtë.

Fitorja e Joshuas ndaj Jake Paul nuk u vu në diskutim asnjëherë, as para fillimi të meçit dhe as gjatë meçit. Megjithatë, amerikani e pësoi keq nga goditjet e britanikut.

Pas meçit, Paul ka konfirmuar se nofulla e tij është thyer, por kjo nuk e zmbraps të kthehet përsëri në ring dhe të luftojë për tituj në pesha më të lehta.

“Ndihem mirë, e kalova shumë mirë. E dua këtë sport, i dhashë gjithçka. Anthony Joshua është një luftëtar i shkëlqyer. Ai më mundi, por ky është sporti. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj”, ka thënë fillimisht Paul.

“Kam fituar tashmë në çdo aspekt të jetës sime. Kam një familje dhe një të fejuar të bukur. Ky sport më ka ndihmuar shumë në jetën time. Ndryshe, mendoj se më theu nofullën", shtoi amerikani dhe më pas pështyu gjak:

"Duhet të më ketë thyer nofullën. Ndeshja ishte e mirë, u munda nga një nga më të mirët e të gjitha kohërave dhe një ditë do të kthehem dhe do të fitoj një titull bote", përfundoi ish-YouTube-ri.

Jake Paul after getting KOd by Anthony Joshua: "I think my jaw is broken." 😭 #JakeJoshua pic.twitter.com/gVexEqR4sq
— Netflix Sports (@netflixsports) December 20, 2025

Drejtoresha ekzekutive e "Most Valuable Promotion", Nakisa Bidarian, gjithashtu konfirmoi dëmtimin e Paul.

"Ne mendojmë se ai ka një nofull të thyer, por është mirë. Ai bëri një dush, shkoi vetë në spital me makinë. Një nofull e thyer është një dëmtim shumë i zakonshëm në sport, veçanërisht në boks. Koha e rikuperimit është katër deri në gjashtë javë", tha Bidarian. /Telegrafi/

Joshua i bën thirrje Tyson Furyt të lëshojë mikrofonin dhe të veshë dorëzat pas fitores ndaj Jake Paul

20 December 2025 at 08:50


Anthony Joshua e kritikoi rivalin e tij të hershëm, Tyson Fury dhe i kërkoi për një ndeshje të jashtëzakonshme në vitin 2026, vetëm pak momente pasi e mposhti me nokaut në raundin e gjashtë YouTuber-in e kthyer në boksier, Jake Paul.

Ish-kampionit të peshave të rënda dhe favoritit dërrmues, Joshua pati nevojӕ vetëm deri në raundin e pestë për të rrëzuar për herë të parë në këtë meç, me Paul që nuk pati shumë histori gjatë meçit në Qendrën Kaseya në Miami.

Një Paul i rraskapitur dukej se e kishte pranuar fatin e tij në fillim të raundit të gjashtë dhe, megjithëse arriti të ngrihej në këmbë pas një rrëzimi të tretë, një i katërt rezultoi i tepërt pas një goditjeje të fuqishme me të djathtën nga AJ.

Joshua e lavdëroi shumë Paulin në intervistën e tij pas ndeshjes, duke e cilësuar si burrë të vërtetë, teksa vetëm pas pak çastesh, Joshua i kërkoi meç armikut tij të vjetër, Fury.

“Nëse Tyson Fury është aq serioz sa mendon se është, dhe dëshiron të largojë gishtat nga Tëitter, të veshë doreza dhe të vijë të luftojë me një nga luftëtarët më të vërtetë, atëherë dil në ring me mua nëse je një djalë vërtet i keq. Le të të shohim në ring dhe të flasim me grushtet e tua”, tha Joshua pas meçit.

ANTHONY JOSHUA SHOWS HIS RESPECT TO JAKE PAUL AND IMMEDIATELY CALLS OUT TYSON FURY.

LIVE NOW ONLY ON NETFLIX! #JakeJoshua pic.twitter.com/AtdAmxAio2
— Netflix Sports (@netflixsports) December 20, 2025

Thirrja e Joshuas vjen vetëm disa ditë pasi Fury e quajti atë "një humbës pa klasë".

“Ai është një 37-vjeçar në fund të karrierës së tij që ndeshet me një YouTuber, një djalë të Disney Channel që Tommy (Fury) e mundi”, tha Fury për ndeshjen e Joshuas me Paulin. “Ja një fakt interesant. Nëse të takoj ndonjëherë, do të të rrëzoj me gjithë shpirt”.

"Nuk jam YouTuber apo gjysmë burrë sa ti. Unë jam burrë. Je një humbës pa klasë që vjen pas një humbjeje me nokaut ndaj një djali vendas. Imagjino sikur dikush nga Morecambe të më rrëzonte mua. Ti idiot i madh, i padobishëm. Mezi pres nëse Jake Paul të të nxjerrë në pah, o budalla i madh”, kishte thënë Fury.

I vetëshpalluri “Mbreti Cigan”, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga boksi në fillim të vitit 2025 pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk, së fundmi u shfaq për të konfirmuar rikthimin e tij, duke thënë: “Mbreti duhet të kthehet në fronin e tij”.

Disa ditë më vonë, revista The Ring pohoi se Fury do të rikthehet në ring kundër Joshuas , me ndeshjen që do të jetë kryevepra e një mega-ngjarjeje të sezonit të Riadit në vitin 2026. /Telegrafi/

Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake Paulin

20 December 2025 at 08:23


Ndeshja e shumëpritur e boksit midis Anthony Joshua dhe Jake Paul u zhvillua në Miami mëngjesin e sotëm (e shtunë), dhe britaniku i famshëm festoi fitoren me një nokaut.

Edhe pse shumë ishin skeptikë, kryesisht sepse ndeshja e boksit ishte organizuar nga Netflix, në fund nuk u fol për ndonjë kurth.

Që nga minuta e parë, Joshua e nisi në mënyrë agresive dhe nuk e kurseu Paulin. Amerikani u mbrojt mirë deri në raundin e pestë kur filloi të rrëzohej.

Në raundin e pestë, Joshua e rrëzoi dy herë dhe ishte e qartë se një nokaut ishte shumë afër.

Në raundin e gjashtë, gjyqtari përsëri i numëroi Pauliut për rrëzim, dhe kur amerikani u rikuperua dhe vazhdoi ndeshjen, Joshua bëri një seri të shkëlqyer që e përfundoi me një goditje me të djathtën dhe e rrëzoi amerikanin.

Joshua e mbajti premtimin e tij për ta nokautuar Paulin, dhe të gjithë ekspertët e boksit e prisnin një rezultat të tillë nëse lufta do të ishte e vërtetë, duke marrë parasysh që Joshua është shumë më i gjatë, më i rëndë dhe, më e rëndësishmja, më me përvojë.

The moment Anthony Joshua knocked Jake Paul out! #JakeJoshua pic.twitter.com/TiP0ovbpzf
— Netflix (@netflix) December 20, 2025

Për Paulin, kjo ishte vetëm lufta e tij e 14-të profesionale dhe e dyta kundër një boksieri "të vërtetë" aktiv, dhe njëkohësisht humbja e tij e dytë, pasi më parë ishte mposhtur nga Tommy Fury.

Nga ana tjetër, Joshua tani ka 29 fitore dhe 4 humbje, me 26 fitore me nokaut. /Telegrafi/

Anthony Joshua ROCKED Jake Paul 😳 pic.twitter.com/nAbvcXmRp6
— Bleacher Report (@BleacherReport) December 20, 2025

Anthony Joshua - Jake Paul, gjithçka që duhet të dini rreth super meçit të boksit

19 December 2025 at 14:24


Anthony Joshua dhe Jake Paul janë gati për përballjen e tyre të boksit të planifikuar për mbrëmjen e sotme në Miami të ShBA-ve.

E gjithë ngjarja në Miami fillon në orën 22:45 sipas kohës sonë lokale, dhe koha e parashikuar që Joshua dhe Paul të hyjnë në ring është afërsisht ora 3:30 apo 4:30 e mëngjesit të së shtunës.

Paul dhe Joshua mbajtën një peshim zyrtar para ndeshjes në Qendrën Kaseya, në të cilën britaniku hyn si favorit absolut, jo vetëm për shkak të ndryshimit të madh në madhësi (Joshua është 198 cm dhe 111 kg me një gjatësi krahësh prej 208 cm krahasuar me 184 cm, 104 kg dhe një gjatësi krahësh prej 193 cm të Paul), por edhe për shkak të aftësive të tij në boks.

Ajo që i habiti tifozët ishte ndryshimi i madh në peshën e dy boksierëve. Joshua peshon 110.4 kilogramë, ndërsa Paul peshon 98.2 kilogramë.

Pas peshimit, luftëtarët u përballën me njëri-tjetrin dhe, siç ndodh zakonisht, pati mjaft entuziazëm.

Por kur pasionet u qetësuan, Joshua, si një luftëtar më me përvojë dhe më i qetë, shpjegoi se nuk kishte probleme.

Në 13 ndeshje profesionale, Paul ka regjistruar shtatë fitore, ndërsa Joshua është një ish-kampion bote me 28 fitore dhe vetëm katër humbje, 25 prej të cilave ishin me nokaut.

Ndeshja, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, do të përbëhet nga tetë raunde tre-minutëshe. /Telegrafi/

Jake Paul dhe Anthony Joshua u përballën para meçit, shikoni si e kërcënuan njëri-tjetrin

18 December 2025 at 10:44


Jake Paul dhe Anthony Joshua u përballën me njëri-tjetrin përpara meçit të tyre të boksit të planifikuar për në 19 dhjetor në Miami.

Paul dhe Joshua u përballën para ndeshjes në Qendrën Kaseya, në të cilën britaniku hyn si favorit absolut, jo vetëm për shkak të ndryshimit të madh në madhësi (Joshua është 198 cm dhe 111 kg me një gjatësi krahësh prej 208 cm krahasuar me 184 cm, 104 kg dhe një gjatësi krahësh prej 193 cm të Paul), por edhe për sa i përket aftësive në boks.

Në 13 ndeshje profesionale, Paul ka regjistruar shtatë fitore, ndërsa Joshua është një ish-kampion bote me 28 fitore dhe vetëm katër humbje, 25 prej të cilave ishin me nokaut.

Për shkak të forcës së tij, Joshua e paralajmëroi Paulin se nuk do të kishte mëshirë në ring dhe se nuk do të ishte përgjegjës nëse ai do të kishte pasoja afatgjata pas kësaj ndeshjeje.

“Kur je në ring, është një vend i rrezikshëm dhe çdo gjë mund të ndodhë dhe shpreson që kundërshtari yt të largohet shëndoshë e mirë nga ringu, por nëse nuk e bën, e di që duhet të flesh duke e ditur se e ke bërë punën tënde dhe se asgjë nuk ishte personale”, ka thënë Joshua.

Pual paralajmëroi se kishte taktika të gatshme dhe se nuk kishte asgjë për të humbur dhe se do t’i shkaktonte Joshuas humbjen më të madhe në karrierën e tij.

"E zgjuar nga ana e tij, por besoj se është i përqendruar dhe e di që kjo mund të jetë potencialisht humbja më e madhe dhe do të jetë humbja më e madhe e karrierës së tij. Ai ka shumë për të humbur në këtë ndeshje dhe kjo është ajo që kam ndërmend të bëj, kjo është strategjia ime pas kësaj. E kam në cep dhe e di që nervat e tij do të fillojnë të rriten kur të shohë se çfarë mund t'i bëj", tha Paul.

Ndeshja, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, do të përbëhet nga tetë raunde nga tre minuta. /Telegrafi/

❌
❌