Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shpërndante kokainë dhe organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari në Bulgarec - në hetim një polic dhe dhjetëra persona tjerë



Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka finalizuar operacioni policor të koduar “Organizatori”, ndërkaq është vënë në pranga pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në lokal.

Policia njofton se janë proceduar penalisht 14 shtetas për moskallëzim krimi, 3 të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Po ashtu penalisht është proceduar edhe një punonjës policie dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor.

“Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave ‘Për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online’, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Operacionale ‘Shqiponjat’, Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Korçë–Elbasan, finalizuan operacionin e koduar ‘Organizatori’.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, Korçë, ku u konstatua se 57-vjeçari kishte përshtatur ambientin për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge.

Ndërkohë, në banak u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë në këtë ambient, disa shtetas tentuan të fshihnin provat dhe, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasit: R. K., banues në Korçë; F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë; H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për 14 shtetas të tjerë, të cilët, edhe pse kishin dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, nuk e kallëzuan tek organet policore.

Për shkak se ishte prezent në këtë ambient dhe nuk ka kryer detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin D. L., me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë.

Njëkohësisht, ndaj tij filloi edhe hetimi disiplinor.

Në përfundim të operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Lojëra fati dhe shpërndante kokainë, arrestohet pronari i lokalit në Korçë

Në kuadër të kontrollet intensive në Korçë për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Organizatori”.

Policia njofton se, si rezultat i operacionit, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, pronar i një lokali në fshatin Bulgarec, i cili organizonte lojëra fati të paligjshme dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e lokalit.

57-vjeçari akuzohet për veprat penale:

-Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin
-Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara
-Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge. Në banak u gjetën dhe u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, ndërsa nga këqyrja e celularit të tij u konstatuan faqe aktive për baste sportive.

Gjatë ndërhyrjes policore, disa persona tentuan të fshihnin provat. Për këtë arsye, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj shtetasve:

-R. K., banues në Korçë
-F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë
-H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 14 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për veprimtarinë e paligjshme dhe nuk e kallëzuan atë pranë organeve kompetente.

Në lidhje me këtë rast, ka nisur procedimi penal edhe ndaj shtetasit D. L., punonjës policie pranë PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si dhe ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Në përfundim të operacionit, Policia e Korçës njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-14 doza kokainë
-shuma monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke
-1 automjet
-8 telefona celularë
-letra bixhozi dhe çipsa për lojëra fati

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Shqisa e gjashte do te jete ajo qe do t’iu udhëheqë sot. Sot është momenti qe mund t’i besoni verbërisht zërit te brendshëm, qe sot do te përfaqësohet nga Hëna, e cila sot është prezent ne aspektin harmonik me shenjen e Ujorit, dhe din saktësisht se ku t’iu çojë

Demi

Hyrja e Venusit ne shenjen e Virgjëreshës do t’iu beje qe te vlerësoni edhe me shume cilësitë e njeriut me te dashur. Ka ende disa elemente qe do te shihni ne te dhe qe do t’iu mbushin zemrën me kënaqësi duke ju dhënë njëkohësisht mundësinë te kuptoni qe edhe gjerat e vogla janë ne gjendje te bëjnë diferencën

Binjaket

Suksesi sot do te jete veçse një hap larg jush dhe nuk do te jete e nevojshme te bëni as edhe një gjë tjetër për tu ndiere plotësisht te qete dhe te realizuar. Prezenca e Hënës ne shenjen e Ujorit do t’iu inkurajoje qe te kaloni një dite ku buzëqeshja do te jete e pranishme ne fytyrën tuaj

Gaforrja

Venusi qe sot është prezent ne shenjen tuaj mike te Virgjëreshës, sot do te dëshironte qe tu shihte te relaksuar dhe te qete. Përkushtojani këtë dite aktiviteteve qe i bëjnë mire shpirtit dhe trupit, dhe qe do t’iu ndihmojnë te tregoni te gjitha aftësitë tuaja krijuese, qe zakonisht i mbani te ndrydhura

Luani

Emocionet do t’iu bëjnë qe gjate ditës se sotme te ndjeheni pak te turbullt. Sot do te ndjeheni sikur e keni humbur kontrollin e situatës, kjo për shkak te kundërshtimit te Hënës ne shenjen e Ujorit. Kjo me se shumti do te jete e lidhur me anën tuaj emocionale dhe qe është e shkaktuar nga forca ne dukje misterioze

Virgjeresha

Sot është dita kur nuk do te dëshironit te kënaqnit personat qe duan t’iu imponojnë këndvështrimin e tyre për gjera te ndryshme. Me Marsin dhe Saturnin ne harmoni me shenjen e Akrepit, do te dini te shprehni mendimet tuaja ne një mënyrë te vendosur dhe pa lëkundur, duke qene njëkohësisht shume te sigurt ne ato qe thoni

Peshorja

Merkuri qe gjendjet ne shenjen tuaj ju fton qe te gjeni kohen për tu kënaqur sa me shume sot. Sot do te njihni shume persona interesante qe do te ndihmojnë me pikëpamjet e tyre, ndonëse te ndryshme nga tuajat, te zgjeroni horizontin tuaj kulturor.

Akrepi

Sot do te jeni te tërhequr nga situata te vështira, dhe kjo fale ndikimit jo harmonik te Hënës ne shenjen e Ujorit. Nuk do te jeni ne gjendje te përmbaheni dhe do te përfundoni ne situata te komplikuara sikur te ishit kamikaz te vërtetë. Sot nuk do te keni dëshirën qe te dëgjoni asnjeri, as një këshillë

Shigjetari

Sot ndikimi pozitiv i Hënës ne shenjen e Ujorit do te beje te mundur te çojë qe ta kaloni sot ditën me kënaqësi te cilën nuk e keni përjetuar prej kohesh. Sot do te lëvizni me shume gjallëri dhe do te jeni te shpenguar ne marrëdhëniet me te tjerët, madje duke marre edhe rolin e ndërmjetësit ndërmjet miqve tuaj

Bricjapi

Sot do te ndjeheni pa busull, te çorientuar, por nuk është vendi për tu shqetësuar. Prania e Merkurit ne shenjen e Peshores do te mund te sjelle diskutime, por qe me kalimin e kohës do te gjeni mirëkuptimin dhe sqarimin e disa heshtjeve te mbetura pezull prej kohesh

Ujori

A jeni sot gati te provoni disa emocione? Sot zemra do t’iu rrahe fort, fale kjo edhe ndikimit pozitiv te Hënës ne shenjen tuaj. Ndaj përqendrojuni ne dashurinë tuaj pa menduar për pasojat e mundshme qe mund te krijohen ne te ardhmen. Shijoni te sotmen

Peshqit

Dielli dhe Venusi ne shenjen e Virgjëreshës, nuk janë ne harmoni dhe nuk mund te keni garancinë e një te hëne te qete. Disa plane qe keni bere qe me pare, me shume gjasa do te jeni te detyruar t’i kaloni, por jo për fajin tuaj, por për faj te dikujt tjetër dhe qe do te pasohet me nervozizmi nga ana juaj.

 

Aksion kundër lojërave të fatit në Veri të Kosovës, sekuestrime dhe të shoqëruar!

Policia e Kosovës ka kryer aksion në Zubin Potok më 15 janar, duke bastisur tri lokale ku dyshohet se janë organizuar skema piramidale dhe të bixhozit. “Në të tri lokacionet janë hasur pajisje teknologjike të cilat mundësojnë zhvillimin e lojërave të fatit si dhe janë pesë të dyshuar, ku tre prej tyre janë duke u […]

The post Aksion kundër lojërave të fatit në Veri të Kosovës, sekuestrime dhe të shoqëruar! appeared first on BoldNews.al.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati.

Sipas policisë, 37 vjeçari, A.Z, është kapur në flagrancë në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”, në kryeqytet, duke organizuar lojëra fati përmes celularit.

“U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, në rrugën “Kole Koçi”, organizoheshin lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular që u gjet në lokal, i cili përdorej për këtë veprimtari të paligjshme”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati. Sipas policisë, 37 vjeçari, A.Z, është kapur në flagrancë në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”, në kryeqytet, duke organizuar lojëra fati përmes celularit. “U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai […]

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Një burrë në kryeqytetin e Bjellorusisë ndaloi për t'ia hapur derën një gruaje — dhe kjo i shpëtoi jetën atij



Në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, një burrë shpëtoi jetën e tij falë një veprimi të thjeshtë mirësie.

Ai ndaloi për të mbajtur derën hapur për një grua, dhe gjatë kësaj kohe shmangu një situatë të rrezikshme që mund të kishte pasur pasoja serioze për të.

Ngjarja tregon se një gjest i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh. /Telegrafi/

In Belarus’s capital, a man stopped to hold the door for a woman — and it saved his life. pic.twitter.com/u1OYcfPr6A
— NEXTA (@nexta_tv) January 15, 2026

Ansu Fati mund të kthehet në Spanjë më shpejt se sa pritej



Ansu Fati mund të rikthehet në Spanjë më herët nga sa ishte parashikuar, për shkak të problemeve të reja fizike që po e shoqërojnë te Monaco.

Sulmuesi 23-vjeçar, i huazuar nga Barcelona, kishte nisur mirë aventurën në Ligue 1 dhe po rigjente formën dhe besimin, por dëmtimet kanë frenuar sërish progresin e tij.

Kjo situatë ka ngritur dyshime serioze te klubi francez mbi vazhdimësinë e huazimit deri në fund të sezonit.

Monaco po e rishqyrton marrëveshjen, pasi ka nevojë për lojtarë të gatshëm dhe të besueshëm në një sezon me objektiva të larta.

Edhe pse Ansu Fati ka dhënë sinjale pozitive kur ka qenë i shëndetshëm, ndërprerjet e shpeshta e bëjnë të vështirë integrimin e plotë në projektin sportiv.

Për këtë arsye, opsioni i kthimit të tij të parakohshëm te Barcelona po fiton gjithnjë e më shumë terren.

Në rast rikthimi, Barcelona do të përballej me një situatë të ndërlikuar, pasi nuk ka ende një plan të qartë për rolin e Ansu Fatit në ekipin e parë.

Hapësirat janë të kufizuara dhe klubi katalanas po shqyrton mundësinë e një huazimi të ri për t’i garantuar minuta dhe vazhdimësi. Prioriteti mbetet gjetja e një ambienti të qëndrueshëm dhe me presion më të ulët për lojtarin.

Në këtë kontekst, Elche është shfaqur si një opsion i mundshëm.

Klubi spanjoll, me një projekt të konsoliduar dhe filozofi loje ofensive, mund t’i ofrojë Ansu Fatit një rol protagonist.

Trajneri Eder Sarabia beson se në kushtet e duhura, sulmuesi mund të rikthejë versionin e tij më të mirë dhe të bëhet një element kyç për ekipin.

Vendimet që do të merren në javët e ardhshme do të jenë vendimtare për karrierën e tij dhe për përpjekjen për t’u rikthyer në nivelin më të lartë. /Telegrafi/

Baste sportive në celular, procedohen 3 persona në Korçë

Tre shtetas janë proceduar penalisht nga Policia në Korçë pasi akuzohen për lojëra fati, baste sportive. Sipas Policisë, procedimi ka nisur për shtetasit me iniciale V. P., J. T. dhe R. G., pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet ku këta shtetas ndodheshin, në celularët e tyre u konstatuan faqe aktive për baste sportive, në […]

The post Baste sportive në celular, procedohen 3 persona në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet një lokal me lojëra fati të paligjshme në Ndroq, dy të arrestuar

Policia ka arrestuar dy persona në fshatin Ndroq, pasi u kapën duke organizuar lojëra fati të paligjshme në një lokal. Të arrestuarit janë E. Ç., 34 vjeç, dhe I. T., 31 vjeç, banues në Ndroq. Ata u kapën në flagrancë brenda lokalit duke vendosur baste sportive përmes celularëve. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia […]

The post Zbulohet një lokal me lojëra fati të paligjshme në Ndroq, dy të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë e Pogradec, arrestohen dy administratorë lokalesh

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës finalizoi operacionin policor të koduar “Qarku”, duke zbuluar 5 lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga 2 administratorë lokalesh në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, si dhe u proceduan penalisht 6 shtetas, administratorë dhe punonjës në lokalet e evidentuara gjatë operacionit.

Si rezultat i kontrollit të kryer, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë zbuluar disa lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, ku organizoheshin lojëra fati.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasi J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, administratori i lokalit si dhe shtetasi E. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, administratori i lokalit. Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin, janë konstatuar monitorë dhe aparate celularë me faqe që shërbenin për vendosjen e basteve sportive, si dhe janë konstatuar punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. V., 48 vjeç, banues në Korçë, dhe S. B., 34 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Punësim i paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit në lokalet që këta shtetas administronin u konstatuan 2 kamarierë të paregjistruar në organet kompetente.

Policia nisi procedimin penal edhe për shtetasit V. T., 19 vjeç, dhe Ç. P., 42 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Po ashtu u procedua shtetasit E. Ç., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua që biznesi që administronte ishte i paregjistruar në organet kompetente, si dhe D. K., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Deklarim i rremë para oficerëve të Policisë Gjyqësore”.

Gjatë kontrolleve u kap edhe shtetasi N. D., 35 vjeç, banues në Korçë, i shpallur në kërkim 2 ditë më parë, pasi kishte kanosur nëpërmjet telefonit një 18-vjeçar, për një shumë lekësh që i kishte borxh, për vendosjen e basteve sportive që i kishte bërë 35-vjeçari.

/m.m/ /a.g/

The post Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë e Pogradec, arrestohen dy administratorë lokalesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drogë dhe lojëra fati në lokal, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës pasi kishte përshtatur lokalin për përdorim droge dhe për lojëra fati. Blutë sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis, një valixhe me çipsa pokeri, letra bixhozi, si dhe një mjet prerës (thikë). “Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave […]

The post Drogë dhe lojëra fati në lokal, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës appeared first on BoldNews.al.

Aksion kundër lojërave të fatit në Korçë dhe Pogradec, 2 në pranga, procedohen 6 të tjerë

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit. Sipas policisë, janë zbuluar 5 lokale në Korçë dhe në Pogradec të cilat ishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Nga ky aksion janë arrestuar dy administratorë lokalesh, në Korçë J. L., 29 vjeç, dhe në Pogradec, E. M., […]

The post Aksion kundër lojërave të fatit në Korçë dhe Pogradec, 2 në pranga, procedohen 6 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

ANALIZË – CNN: Zelensky përballet me zgjedhjen mes një marrëveshjeje të keqe dhe asnjë marrëveshjeje

UASHINGTON,  28 nëntor /ATSH/ –  Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga afati i tij i “Ditës së Falënderimeve” për një marrëveshje paqeje në Ukrainë, pavarësisht dëshirës për t’u paraqitur si nismëtari i paqe, sipas CNN.

Ky është një sinjal i rëndësishëm se faza e radhës e nismës së tij,  tashmë një takim në Moskë mes të dërguarit të tij, Steve Witkoff, dhe Kremlinit, ka gjasa të mos prodhojë një marrëveshje të menjëhershme për t’i dhënë fund pushtimit rus.

Hendekët mes Kievit dhe Moskës mbeten tepër të theksuara, dhe arsyet e kokëfortësisë së tyre janë të zhytura në sakrifica, frikë dhe gjak. Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të refuzojë çdo propozim që nuk i lë nën kontroll gjithë rajonin lindor të Donetskut, një pozicion që, sipas të gjitha gjasave, s’do të ndryshojë shpejt.

Propozimi më i fundit amerikan që po i dërgohet Moskës duket se e heq nga tavolina këtë lëshim kyç të përfolur javën e kaluar, diçka që as Kievi dhe as aleatët europianë nuk e shohin si ushtarakisht apo politikisht të mençur.

Duke pasur parasysh historinë mbi një dekadë të këtij konflikti, tre ndërhyrjet ruse dhe vite të tëra diplomacie e mashtrimi, dyshimet për sinqeritetin e Moskës janë të justifikuara.

Kjo paaftësi e vazhdueshme për të kuptuar hendekun e pakapërcyeshëm mes palëve,  e përforcuar nga dy pista të ndara negociatash, është arsyeja pse përparimi duket gjithmonë pranë, por kurrë i arritshëm.

Të negociosh një marrëveshje me Kievin dhe një tjetër me Moskën, dhe pastaj të shpresosh se ato do të afrohen vetvetiu, krijon vetëm iluzionin e përparimit. Pikat e bllokimit mbeten po ato.

Pjesa më e madhe e planit të propozuar mbështetet në ide teorike për aleanca të ardhshme, financime apo kufizime ushtarake. Ashtu si në memorandumet e së kaluarës, këto elemente mund të ndryshojnë ose të zbehen pas nënshkrimit.

Nëse vjen paqja, Ukraina nuk do të ketë më nevojë për një ushtri prej 600 mijë vetash, kufiri i propozuar në draft.

Edhe anëtarësimi në NATO do të bëhet më pak urgjent dhe njëherazi më i vështirë në kushte paqeje, kur vendi duhet të çmobilizojë forcat dhe të përballet me krizën ekonomike të pasluftës.

A do të rikthehet Rusia në G8?

Vështirë të besohet se udhëheqësit europianë do të shtrëngonin duart me Putinin. Kush do të financojë rindërtimin e Ukrainës? Opaçiteti i biznesit në të dyja vendet e bën këtë proces tepër kompleks.

Çështja më jetike mbetet: A do ta ndalë luftën ndonjë marrëveshje?

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përballet sërish me një kompromis të tmerrshëm: të balancojë garancitë e sigurisë që ofrohen nga SHBA dhe Europa me dëmin e madh politik dhe ushtarak që do të sillte dorëzimi i Donetskut.

Edhe nëse një marrëveshje do të mbante, do të ishte një zgjedhje e hidhur. Por nëse, si herët e tjera, Moska nuk e respekton marrëveshjen, atëherë nuk ka zgjedhje fare.

Situata e menjëhershme nuk është më e mirë. Qeveria e Zelenskyt përballet me një sërë krizash të njëkohshme. Skandali i korrupsionit është rikthyer në vëmendje pasi hetuesit bastisën shtëpinë e shefit të stafit të presidentit dhe kryenegociatorit Andriy Yermak.

Ushtria ukrainase vuan nga mungesa e njerëzve. Financimi nga aleatët europianë për vitin e ardhshëm është i paqartë, edhe pse BE thotë-ja se mund të mbulojë boshllëkun. Ndërkohë, në vijën e frontit, Rusia po avancon në tre drejtime: me shpejtësi në Zaporizhia, ngadalë por me siguri në Pokrovsk të Donetskut, dhe përpara në Kupiansk në veri. Ukraina nuk mund të shuarë kaq shumë zjarre me kaq pak ushtarë.

Edhe territori i mbetur i Donetskut nën kontrollin e Kievit është i rrezikuar këtë dimër. Qendra ushtarake e Kramatorskut është nën sulme të intensifikuara me dronë, ndërsa forcat ruse janë tashmë shumë pranë. Ukraina nuk do të rimarrë territor së shpejti.

Pyetja tani për Ukrainën dhe aleatët e saj nuk është “kur do të kthehet përmbys ecuria e luftës?”, por “a mund të detyrohet Rusia të dorëzohet e para?”

Shpresa e heshtur, ndoshta e kotë, është se Ukraina mund ta shtyjë Rusinë deri në kufijtë e qëndrueshmërisë, duke e detyruar çarjen eventuale të sistemit të saj. Por është e pamundur të parashikohet çfarë ndodh brenda një shoqërie aq të mbyllur sa Rusia. Rebelimi i Wagnerit në vitin 2023 dukej i paimagjinueshëm, derisa ndodhi.

Ndërsa Ukraina ka probleme të hapura  dhe shumë të mprehta.

Lufta e Zelenskyt është e mbushur me rreziqe. Rusia është më e furnizuar dhe po avancon. Për Ukrainën, kjo është një luftë ekzistenciale – ajo nuk mund të heqë dorë thjesht sepse “u lodh”.

Megjithatë, 10 muajt e fundit të diplomacisë së ngathët dhe sinjaleve kontradiktore e kanë bërë një marrëveshje dikur të paimagjinueshme të duket më afër se kurrë.

Ideja që Ukraina t’i dorëzojë territor Rusisë në këmbim të paqes u quajt e papranueshme më herët gjatë vitit, si në Kiev, ashtu edhe në Evropë dhe gjatë administratës Biden.

Tani kjo ide gjendet në draftin e parë të planit 28-pikësh të Trump. Ajo nuk figuron në propozimin europian të rrjedhur, por mbetet në kërkesat maksimaliste të Putinit. /Ad.Ab./

 

The post ANALIZË – CNN: Zelensky përballet me zgjedhjen mes një marrëveshjeje të keqe dhe asnjë marrëveshjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

Publik.al ka siguruar pesë aktet që janë hartuar nga Ministria e Financave: 1. Projektvendimi për pezullimin/revokimin e licencave të basteve online 2. Projektvendimi për administrimin e Fondit të Posaçëm të lojërave të fatit 3. Projektvendimi për krijimin e Regjistrit Elektronik të personave të ndaluar 4. Projektvendimi për rregullat e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve 5. […]

The post Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ Organizonin lojëra fati në lokal, në pranga dy persona

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona për shkeljet të ligjit për lojërat e fatit. Në kuadër të operacionit “Game Over”, të zhvilluar, në lagjen “24 Maji” janë vënë në pranga A. L., 32 vjeç, dhe S. T., 42 vjeç. Këta dy persona kishin përshtatur ambientet e një lokali për organizimin e paligjshëm […]

The post Vlorë/ Organizonin lojëra fati në lokal, në pranga dy persona appeared first on BoldNews.al.

Media amerikane: Ja vendet më të mira në Shqipëri për t’u vizituar gjatë verës

Koha më e mirë e vitit për të vizituar Shqipërinë është padyshim vera.  “Toka e shqiponjave” nuk është vetëm shtëpia e disa prej plazheve dhe destinacioneve bregdetare më spektakolare në Evropë, por është gjithashtu e shkëlqyer për ata që duan të kalojnë pushimet duke bërë ecje dhe ngjitje malore, shkruan Francesca Masotti në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Culture Trip“.

Ja disa nga vendet kryesore të vendit kur perëndimi i diellit është i madh:

Himara

Një tjetër vend që nuk duhet humbur në Shqipëri gjatë verës është Himara, fshati kryesor i vendosur përgjatë Rivierës Shqiptare.

Himara njihet kryesisht për jetën e saj intensive të natës dhe plazhet mahnitëse fqinje, si Livadhi dhe Spilleja.

Gjëja më e mirë për të bërë këtu, përveç notit në ujërat kristalore të gjireve magjepsëse, është të shkoni në Kalanë spektakolare të Ali Pashës, një fortesë e madhe e vendosur 15 minuta nga qyteti – që ofron pamje marramendëse mbi det.

Saranda

Saranda konsiderohet nga shumica si kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare. Është qyteti kryesor në jug të Shqipërisë, me shumë bare interesante dhe restorante të shkëlqyera, i frekuentuar nga turistë ndërkombëtarë dhe i rrethuar nga plazhe të mrekullueshme që janë perfekte për pushime në Shqipëri.

Për turistët që kanë kohë të lirë, gjëja më e mirë për të bërë është të organizojnë një udhëtim ditor duke vizituar Syrin e Kaltër, një burim natyror mahnitës me ujëra shumëngjyrëshe që ndodhet pranë qytetit.

Ksamil

Ksamili është plazhi i fundit përgjatë Rivierës Shqiptare dhe një nga më të mirët, gjithashtu.

Ksamili, i quajtur “Perla Joniane” për shkak të bukurisë së tij, është një plazh magjepsës me tre ishuj të vegjël që mund të arrihen me varkë ose me not.

Vera është një sezon i shkëlqyer për të vizituar Ksamilin, por muajt më të mirë janë qershori dhe shtatori.

Gjatë muajve, korrik dhe gusht turistë nga e gjithë bota mbushin plazhin.

Një tjetër atraksion këtu është Parku Arkeologjik i Butrintit, një nga katër vendet e UNESCO-s në Shqipëri.

Thethi

Toka e Shqiponjave është gjithashtu shtëpia e maleve spektakolare. Për ata që preferojnë të kalojnë pushimet e tyre të rrethuar nga natyra dhe malet, destinacioni i përkryer është Thethi, fshati më i famshëm dhe më i bukur në veri të Shqipërisë.

Thethi është vendi i duhur për ata që kërkojnë qetësi dhe relaks, por edhe për njerëzit që duan të praktikojnë aktivitete në natyrë, të tilla si ecje në natyrë, ose kalërim.

Thethi është shtëpia e Syrit të Kaltër të Shqipërisë, një burim tjetër natyror me ujëra të kristalta, i fshehur në mes të pyllit.

Koman

Nga Shkodra, qyteti kryesor në veri të Shqipërisë, turistët mund të organizojnë një udhëtim në Liqenin e Komanit, një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në vend.

Komani është një liqen artificial që duket si një fjord norvegjez, i ndërtuar gjatë regjimit komunist, i vendosur në veri të Shqipërisë midis Shkodrës dhe Parkut Kombëtar të Valbonës.

Nuk ka asgjë më të mirë për të bërë gjatë verës sesa të rezervoni një udhëtim me varkë në Liqenin e Komanit dhe më pas të vizitoni luginën e Valbonës.

Pogradeci

Një tjetër vend i mirë për t’u vizituar në Shqipëri gjatë muajve të verës është Pogradeci dhe Liqeni i Ohrit.

I vendosur midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ohri është liqeni më i vjetër dhe më i thellë në Evropë.

Qyteti kryesor shqiptar është Pogradeci, një vend i bukur që krenohet me restorantet, plazhet dhe baret.

Përgjatë liqenit, ndodhen tre vende që nuk duhen humbur: Lini, i cili ofron një pamje të mrekullueshme mbi liqen; Driloni, vendpushimi veror i ish-diktatorit Enver Hoxha; dhe Tushemishti, një fshat i këndshëm pranë kufirit maqedonas.

Dhërmiu

Nëse ka një vend në Shqipëri që të gjithë duhet ta vizitojnë gjatë verës, ai është Dhërmiu.

Ky fshat bregdetar magjepsës i vendosur në jug të Shqipërisë, në fillim të Rivierës së famshme Shqiptare, është një nga vendet më spektakolare për t’u vizituar në vend, si dhe në Gadishullin Ballkanik.

Dhërmiu është shtëpia e disa prej plazheve më të mira të Mesdheut, duke përfshirë plazhin e Dhërmiut dhe Drimadhes, i cili është një nga gjiret më piktoreske në vend. Një plus këtu është prania e fshatit të bukur të Dhërmiut, i mbushur me shtëpi tradicionale, kisha ortodokse me kupola blu dhe rrugica sekrete shumëngjyrëshe.

Berati

Berati është një qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s me histori dhe rrënoja mbresëlënëse të së kaluarës së tij.

Kalaja e Beratit dhe një ndërthurje kishash dhe xhamish që demonstrojnë në mënyrën më të mirë diversitetin fetar dhe kulturor të Ballkanit.

Shtëpitë e tij identike bardh e zi me dritare të rreshtuara në brigjet e lumit Osum krijojnë një sfond mbresëlënës për të shkrepur një foto.

Gjirokastra

Një orë e gjysmë larg me makinë nga Saranda, ju mund të vizitoni qytetin e mrekullueshëm të Gjirokastrës, një tjetër vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse të epokës osmane.

Qyteti është i famshëm gjithashtu si vendlindja e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe shkrimtarit Ismail Kadare.

Gjëja më e mirë për të bërë në Gjirokastër është të shëtisni në qendër të qytetit, të vizitoni shtëpitë e tij me fasadë të bardhë, të blini diçka në pazarin e vjetër dhe të shihni nga afër fortesën madhështore e cila ofron një pamje të mrekullueshme mbi qytet.

Butrinti

I banuar që nga kohërat parahistorike, Butrinti dikur ishte një koloni greke, një koloni romake dhe një peshkopatë.

Ai është parku arkeologjik më i madh dhe më i famshëm në Shqipëri dhe gjithashtu një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pikat kryesore atje janë teatri, pagëzimorja dhe bazilika. Në pjesën e sipërme të qytetit, gjendet edhe një muze me objekte të gjetura në zonën e lashtë.

Shkodra

Shkodra është një qytet i vogël që ndodhet në brigjet e një liqeni, jo shumë larg detit dhe disa plazheve mahnitëse me rërë, perfekte për një zhytje në verë.

Në fakt, ajo shpesh krahasohet me qytetet dhe fshatrat italiane për shkak të atmosferës së saj relaksuese dhe arkitekturës së saj, me shtëpi dhe sheshe me ngjyra pastel që gjenden kudo, ndërsa shumë nga restorantet e saj ndjekin te njejtin shembull.

Për më tepër, Shkodra është shtëpia e një fortese të madhe dhe disa muzeve interesante, duke përfshirë Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi dhe Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës, i cili detajon historinë e komunizmit në Shqipëri.

Alpet Shqiptare

Shqipëria njihet edhe si një vend për ecje në natyrë dhe shtigjet natyrore. Alpet Shqiptare, të njohura edhe si Malet e Mallkuara, ofrojnë disa peizazhe mahnitëse për vizitorët për të ecur, duke përfshirë liqene, livadhe, kullota dhe maja gjigante.

Është një vend dramatik, shumëngjyrësh dhe absolutisht mahnitës për të bërë një shëtitje të gjatë.

Apollonia

Apollonia është një vend i mrekullueshëm arkeologjik që të gjithë duhet ta përfshijnë në itinerarin e tyre të udhëtimit.

Ajo ndodhet pranë qytetit të Fierit, një qytet industrial i vendosur në mes të Shqipërisë, afër Vlorës, i cili është një nga destinacionet më të famshme verore të vendit.

Në kohët e lashta, Apollonia ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe tregtare të Shqipërisë dhe të botës, ku studioi edhe perandori i ardhshëm romak Oktavian Augusti.

Vendi strehon gjithashtu një manastir ortodoks dhe një muze arkeologjik që ia vlen të eksplorohet.

Plazhi i Gjipesë

Plazhi i Gjipesë është i largët dhe ju shpërblen për udhëtimin 45-minutësh, i cili fillon në Manastirin e Shën Theodhorit.

Nga atje, duhet të ecni përgjatë një shtegu ndonjëherë të pasigurt në anë të shkëmbinjve, por i gjithë mundi ia vlen.

Një grup shezllonesh gjenden të shpërndara në të gjithë plazhin e vogël me guralecë, me shumë pemë që ofrojnë hije nga dielli i nxehtë i verës.

Për shkak të vendndodhjes së tij, ai mbetet relativisht i qetë, edhe gjatë sezoneve të pikut të sezonit.

Shqipëria e konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Maldivet Evropiane” po fitojnë popullaritet falë detit të kaltër dhe të pastër dhe rërës së bardhë si pluhur – por qytetet e tyre ofrojnë një kulturë të gjallë dhe histori interesante, gjë që vetëm sa i shton sharmin unik këtij vendi.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

Një lokal në lagjen nr. 16 të qytetit të Korçës është zbuluar si pikë e ushtrimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Pronari i ambientit, një 25-vjeçar me inicialet E. J., është arrestuar në flagrancë, ndërsa në lokalin që kishte në përdorim u gjetën pajisje elektronike të përdorura për vendosjen e basteve sportive, […]

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 25-vjeçari në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e pjesshme lokale, IdentiTek zgjat orarin për shpërndarjen e ID para votimit

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Në funksion të lehtësimit të votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale të së Dielës, kompania IdentiTek ka njoftuar orare të zgjatura pune gjatë fundjavës. Qëllimi është t’u mundësohet të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të marrin kartat e tyre të identitetit (ID) para procesit zgjedhor.

Zyrat do të jenë funksionale vetëm në pesë bashkitë që shkojnë në votime: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Burrel, ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në 15:00 dhe ditën e diel nga ora 08:00 deri në 12:00.

Ky orar i posaçëm e bën të qartë se qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi pasi e Diela, pas orës 12:00, shënon afatin e fundit për tërheqjen e dokumenteve të identifikimit të nevojshme për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit. /rtsh.al//r.e/

The post Zgjedhjet e pjesshme lokale, IdentiTek zgjat orarin për shpërndarjen e ID para votimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E ardhmja e Ansu Fatit pezull, tri klube të mëdha gati për lëvizjen e madhe



E ardhmja e Ansu Fatit pritet të vendoset mes AS Monaco, Barcelonës dhe disa klubeve të Ligës Premier që kanë shprehur interes të fortë për të.

Pas një periudhe të shkëlqyer në Ligue 1 me Monacon, sulmuesi spanjoll ka rikthyer formën e tij më të mirë dhe është bërë një nga emrat më të përfolur të tregut të ardhshëm të transferimeve.

Sipas mediave sportive, Sunderland AFC dhe Aston Villa janë dy skuadrat angleze që kanë shfaqur interes konkret për Fatin.

Të dy klubet e shohin si një mundësi të madhe të afatit kalimtar, veçanërisht nëse Monaco nuk e aktivizon opsionin e blerjes që e lejon ta transferojë për vetëm 11 milionë euro, një shumë e konsiderueshme e ulët duke parë nivelin e lojtarit.

Megjithatë, drejtuesit e klubit francez ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar.

Nga ana tjetër, Barcelona mbetet pjesë e rëndësishme e ekuacionit. Klubi katalanas ka ruajtur një klauzolë riblerjeje prej 28 milionë eurosh, e cila i mundëson ta rikthejë lojtarin në Camp Nou nëse Monaco vendos ta blejë.

Në Barcelonë po ndjekin me vëmendje ecurinë e Fatit dhe nuk përjashtohet mundësia që, nëse ai vazhdon me këtë ritëm, të aktivizojnë këtë klauzolë për ta rishitur më vonë me fitim.

Pas disa sezonesh të vështira të mbushura me dëmtime dhe pak minuta në fushë, Ansu Fati duket se ka gjetur stabilitetin dhe besimin e munguar.

Paraqitjet e tij me Monacon kanë rikthyer kujtimet e talentit të jashtëzakonshëm që spikati në hapat e parë me Barcelonën.

Në rast se Monaco nuk e bën të vetin, kalimi në Ligën Premier shihet si një mundësi shumë reale.

Aston Villa kërkon përforcime cilësore për të luftuar për zonën evropiane, ndërsa Sunderland e sheh Fatin si lojtarin ideal për të udhëhequr një projekt ambicioz në elitën e futbollit anglez.

Pavarësisht se cili do të jetë destinacioni i radhës, një gjë është e qartë: Ansu Fati ka rifituar formën dhe besimin, duke rikthyer emrin e tij në qendër të vëmendjes së futbollit evropian. /Telegrafi/

❌