Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

HAPËSIRË – Një meteorit nga Alaska zbulon origjinën e ujit në Tokë

LONDËR, 13 janar /ATSH/ – Një meteorit i rrallë, i gjendur në Alaska, po bën që shkencëtarët të rimendojnë origjinën e ujit në Tokë.

Gjetjet e reja sugjerojnë se planeti ynë mund të kishte hidrogjenin e nevojshëm për të formuar ujë vetë, pa ndihmën e asteroideve, duke sfiduar teorinë që Toka e hershme ishte e thatë, sipas” Daily Glaaxy”.

Ky informacion vjen nga studimet e kryera nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, të cilët analizuan një meteorit enstatit chondrite të njohur si “LAR 12252”. Përbërja e tij, që ngjan me Tokën para 4,55 miliardë vjetësh, tregoi sasi të konsiderueshme hidrogjeni që më parë nuk ishin zbuluar.

Studimet e mëparshme kishin gjetur vetëm gjurmë të vogla hidrogjeni në “LAR 12252”, të cilat mund të ishin shkaktuar nga kontaminimi pas mbërritjes së meteoriti në Tokë. Ekipi i ri analizoi matriksin, materialin që rrethon chondrulet, dhe zbuloi hidrogjen sulfurik natyral.

Sipas Thomas Barrett, autor kryesor i studimit, kjo tregon se hidrogjeni nuk erdhi nga toka, por ishte pjesë e përbërjes origjinale të meteoriti, duke ofruar prova që uji mund të ishte formuar në Tokë natyralisht.

Meteoriti “LAR 12252” bën pjesë në grupin e rrallë të enstatit chondrite, që përputhet ngushtë me përbërjen izotopike të Tokës së hershme. Këta meteorite shihen si “fotografi” të materialit që formoi planetin tonë.

Mendimi i mëparshëm ishte se Toka ishte relativisht e thatë dhe uji erdhi më vonë nga asteroidet e lagura. Gjetjet e reja tregojnë se përbërësit e Tokës mund të kishin qenë “të pasur me hidrogjen”, duke mundësuar formimin natyral të ujit.

Ky zbulim ndryshon mënyrën se si kuptojmë evolucionin kimik të Tokës. Sipas studiuesve të Oksfordit, formimi i ujit ishte një pasojë natyrore e materialeve të planetit, jo një rastësi kozmike.

Teoria tradicionale që uji erdhi përmes goditjeve të asteroideve mbetet e diskutueshme.

Prania e hidrogjenit natyral në meteoritin “LAR 12252” sugjeron fort se uji mund të ishte krijuar në Tokë vetë, duke sfiduar perceptimin e deritanishëm në shkencën planetare. /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post HAPËSIRË – Një meteorit nga Alaska zbulon origjinën e ujit në Tokë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alaska në errësirë totale, qyteti ku dielli do të mungojë deri vitin e ardhshëm

Banorët e qytetit të Utqiagvik, Alaskë, panë dje lindjen e fundit të diellit për vitin 2025, duke shënuar fillimin e një periudhe 64-ditore errësire të vazhdueshme për pikën më veriore të kontinentit amerikan. Lindja e ardhshme e diellit pritet më 22 janar 2026, sipas Fox News, kur Antarktida do të jetë në fazën e kundërt sezonale, duke shijuar ditën polare që vazhdon deri në shkurt.

Nata polare në Rrethin Arktik, e cila “prek” Utqiagvik, fillon me lindjen e fundit të diellit të vitit 2025, ndërsa banorët e dinë se lindja e ardhshme e diellit do të vijë në janar të vitit të ri. Ndërkohë, në Polin e Jugut, Antarktida hyn në ditën polare, me diell të pandërprerë deri në shkurt të vitit 2026.

A stunning timelapse captures the final sunrise and sunset of the year in Utqiaġvik, Alaska, as the northernmost U.S. town enters 65 days of polar night. 🌅 pic.twitter.com/5vkxKehhFb

— AccuWeather (@accuweather) November 19, 2025

Sipas shkencëtarëve, mungesa e dritës së diellit në Utqiagvik gjatë dimrit është pasojë e pjerrësisë së boshtit të Tokës, e cila krijon variacione të mëdha sezonale. Në të kundërt, në verë, zona gëzon rreth tre muaj, “e larë” në dritë.

Pjerrësia prej 23.5 gradësh e boshtit të Tokës bën që Hemisfera Veriore të largohet nga Dielli në vjeshtë dhe dimër, duke rezultuar në rajonet në veri të Rrethit Arktik që zhyten në muzg të zgjatur.

Për 4,400 banorët e Utqiagvikut, nata polare nuk do të thotë vetëm errësirë, por edhe një rënie të ndjeshme të temperaturës. Mungesa e dritës së diellit kontribuon në krijimin e Vorbullës Polare, një zonë me presion të ulët në stratosferë që shtyn ajrin arktik në atmosferë, duke intensifikuar të ftohtin tashmë të athët.

THE FINAL SUNSET! 🌅 This is what the last sunset of 2025 looked like for #Utqiaġvik, Alaska (formerly Barrow) this afternoon before Polar Night began. 64 days straight of no sun is ahead with their next sunrise on January 22nd! Credit: Erik Johnson @stormhour pic.twitter.com/mtzAsbRfmA

— Matt Devitt (@MattDevittWX) November 19, 2025

The post Alaska në errësirë totale, qyteti ku dielli do të mungojë deri vitin e ardhshëm appeared first on iconstyle.al.

Sistemi HAARP nuk u përdor për sabotimin e takimit Trump-Putin

Pretendimi: Sistemi HAARP u përdor për të sabotuar takimin e presidentit Trump me Putin në Alaskë

Verdikti: E pavërtetë

Barbara Halla

Takimi mes presidentëve Trump dhe Putin në 15 gusht në një bazë ushtarake në Alaskë u ndoq me interes në të gjithë botën me shpresën për arritjen e një paqeje në Ukrainë. Mes shumë informacioneve mbi këtë takim, në rrjet po qarkullon një postim, i cili ngre dyshime se samiti u tentua të sabotohej nëpërmjet sistemit HAARP.

Në fakt, HAARP (High-frequency Active Auroral Research Program) është një projekt kërkimor që është vendosur vërtetë në Alaskë, vendin ku ndodhi takimi, por nuk pati asnjë informacion të konfirmuar nga të dy vendet për një tentativë sabotimi.

Gjithashtu, siç është verifikuar në shumë raste të mëparshme, HAARP është një projekt kërkimor që nuk ka aftësi të gjenerojë stuhi apo tërmete, dhe as nuk përdoret për “sabotim atmosferik.” Këto pretendime mbi HAARP janë përhapur shpesh në hapësira online që shpërndajnë teori konspiracioni mbi ekzistencën e armëve të motit, dhe janë rrëzuar vazhdimisht nga komuniteti shkencor.

Postimi shoqërohet gjithashtu me një foto të kryer nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) të një fenomeni natyror të vëzhguar nga hapësira dhe po përdoret për të përhapur teori konspiracioni për armë sekrete, të cilat nuk kanë asnjë bazë në realitet dhe janë hedhur poshtë disa herë nga shkencërarët.

Fotografia e përdorur është realizuar nga astronautja Nicole Ayers përgjatë qëndrimit të saj në ISS dhe paraqet një fenomen atmosferik të quajtur “red sprites.” “Red sprites” janë shkarkesa elektrike që shfaqen përgjatë stuhive, por mund të shihen më mirë nga hapësira sesa në tokë. Ky është një fenomen i rrallë, por i dokumentuar mirë nga shkenca. Pra, bëhet fjalë për një fenomenon natyror dhe jo një komplot global. Ky fenomen është dokumentuar që në vitin 1886.

Për më tepër, postimi në fjalë përmban një sërë pretendimesh të pavërteta dhe dezinformatash. Postimi përmend edhe një “avion gjigant” të parë nga astronautët e NASA-s, por nuk ekziston asnjë raportim për një avion të tillë, sidomos jo nga Nicole Ayers që ka bërë fotografinë kur ishte pjesë e misionit ndërkombëtarë. Në postim përfshihen gjithashtu fjala “deep state,” pra ideja që ekziston një konspiracion global, i cili fsheh sekrete shumë të mëdhaja mbi armët dhe teknika të tjera manipulumi. Pretendimi në këtë postim që Donald Trump apo SpaceX (kompania e Elon Musk) nuk ka asnjë bazë në realitet, por është një teori shumë e përhapur online, sidomos në atë që njihet si grupimi QAnon.

Po ashtu postimi përmban terma shkencorë që nuk të bazuar në fakte, por përdoren për të nxitur frikën tek lexusi. Për shembull, “rezonanca Schumann” është një fenomen i njohur natyror lidhur me fushën magnetike të tokës, dhe jo shenjë e një kolapsi atmosferik.

The post Sistemi HAARP nuk u përdor për sabotimin e takimit Trump-Putin appeared first on Faktoje.al.

E keqinterpretuar vlera e ulët e shitjes së Alaskës nga Rusia

Pretendimi: SHBA e bleu Alaskën për vetëm 7.2 milionë dollarë

Verdikti: Mungon konteksti


Ditët e fundit, disa media shqiptare kanë qarkulluar lajmin se SHBA e ka blerë shtetin e Alaskës nga Rusia për vetëm 7.2 milionë dollarë. Duke përdorur tituj sensacionalë, këto artikuj e kanë përshkruar shitjen e Alaskës si “çmenduri,” ose kanë shtuar pikëçuditëse në fund për të vënë në dyshim këtë çmim që konsiderohet tepër i ulët. Megjithëse shifra është e saktë, në këto artikuj nuk shpjegohet një detaj mjaft i rëndësishëm, faktin që ky është çmimi me të cilin SHBA e bleu Alaskën në vitin e largët 1867. Duke marrë parasysh historikun e inflacionit, ky çmim në ditët e sotme do të ishte rreth 157 milionë dollarë. 

A white background with black text

AI-generated content may be incorrect.

Ndërkohë, artikuj te tjerë kanë shkruar tituj spekulativë për të bërë të duket sikur situata e Alaskës është vënë në pikëpyetje, apo një marrëveshje e re mund të ndodhë midis Amerikës dhe Rusisë.  

A white background with black text

AI-generated content may be incorrect.

Në fakt, asnjë nga këto detaje nuk përmendet as në artikullin vetë, i cili fokusohet tek historiku i kësaj marrëveshje midis Amerikës dhe Rusisë përgjatë takimit që Putin dhe Trump mbajtën për të diskutuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Ky takim u mbajt në Anchorage, qytetin më të madhë të shtetit. Si pasojë, këtu bëhet fjalë për një artikull, i cili është publikuar në mes të një serie lajmesh me tituj të ekzagjeruar për përmbajtjen e takimit. 

Shuma prej 157 milionë dollarësh mund të duket si shumë e ulët për një territor si ai i Alaksës, i cili ka një sipërfaqe prej rreth 1,518,800 kilometrash katror. Megjithatë, historia e blerjes së Alaskës është më e komplikuar. Përmes negociatave të udhëhequra nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së William H. Seward dhe i dërguari rus Eduard de Stoeckl, një marrëveshje u nënshkrua më 30 mars 1867 dhe u ratifikua nga Senati i SHBA-së. Alaska ju transferuar SHBA-ve më datë 18 tetor 1867, ditë që tani përkujtohet si Dita e Alaskës. 

Rusia vendosi ta shiste territorin e Alaskës për një sërë arsyesh siç e shpjegon The New York Times, duke përfshirë frikën se Britania e Madhe apo fuqive të tjera evropiane, që kishin territore në Kanadanë e sotme, mund ta sulmonin Rusinë përmes Alaskës. Në atë kohë, disa kritikë e tallën marrëveshjen, duke e quajtur atë si “Marrëzia e Seward,” duke e akuzuar Sekretarin e Shtetit se kishte harxhuar miliona për të blerë një tokë pa vlerë. Megjithatë, vlera e Alaskës si territor do të rritej në vitet në vazhdim, pasi territori doli të kishte burime të shumta ari dhe nafte.

The post E keqinterpretuar vlera e ulët e shitjes së Alaskës nga Rusia appeared first on Faktoje.al.

Takimi Trump–Putin në Alaskë dhe narrativat që shpërndanë mjegull

Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump në Alaskë nuk prodhoi një rezultat konkret mbi çështjen që ka përfshirë botën, luftën në Ukrainë. Por ajo që la pas ishte një lumë narrativash të cilat, në mungesë të fakteve, morën jetë nëpër media online dhe rrjete sociale, duke spekuluar mbi gjithçka: nga shëndeti i Putinit deri te “roli shpëtimtar” i Trump.

Një gju që dridhet dhe shumë teori

Pak minuta pas daljes së tyre të përbashkët para mediave, një video që tregonte Putinin teksa përshëndetej me Trump u bë virale. Në pamjet e shpërndara gjerësisht, lideri rus shihej duke lëvizur gjurin dhe majën e këmbës së majtë në mënyrë të përsëritur, ç’ka u interpretua si “dridhje të dyshimta” ose “këmbë xhelatinoze.”

Kaq mjaftoi që në media ndërkombëtare, dhe me shpejtësi edhe në ato shqiptare, të shpërndaheshin hipoteza për një sëmundje misterioze të presidentit rus. Tituj si Putin i sëmurë? Momenti kur këmbët i dridhen gjatë bisedës me Trump”, u kthyen në klishe për të tërhequr klikime.

Teza të tjera shkuan edhe më tej: disa pretenduan se Putin nuk kishte zbritur fare në Alaskë dhe se në vend të tij ishte dërguar një sozi.

Por narrativat nuk u ndalën vetëm te dridhjet e gjunjëve. Në median shqiptare qarkulloi një tjetër ide: se Rusia është “shumë pranë fitores” në Ukrainë. Artikuj të cilwt riprodhuan një shkrim të publikuar në gazetën italiane “La Repubblica” me tituj që njoftonin fitoren e Rusisë si Ushtarë dhe dronë, një përparim i pandalshëm u shpërndanë gjerësisht, por pa analizuar nëse realiteti në front përputhej me këtë lloj triumfalizmi.

“Nëse Trump do të ishte president…”

Një tjetër narrativë u ushqye drejtpërdrejt nga deklarata e vetë Putinit. Në një intervistë të dhënë pas takimit, ai pohoi se “nëse Trump do të ishte president i SHBA-së në vitin 2022, Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën.” Ky version, i riprodhuar me tituj të mëdhenj në mediat shqiptare, pasqyroi deklaratën e Putin pa dhënë asnjë kontekst apo analizë mbi arsyet e dhënies së kësaj deklarate apo asaj që Putin kërkon të arrijë me mbështetjen e kësaj narrative.

Ky mesazh, në përputhje me linjën e mëparshme të Kremlinit për ta paraqitur Trump si një figurë “më të pranueshme” për Rusinë, u përhap si konfirmim se mes dy liderëve ekziston një marrëdhënie e veçantë.

Në disa media online, ngjarja u përdor për të përhapur lajme të brendshme me tituj keqinformues si Takimi Trump–Putin/ Berisha befason me reagimin surprizë në ‘Alaskë’…”, por brenda lajmit nuk kishte asnjë befasi, vetëm qëndrime të parashikueshme të liderit të opozitës shqiptare, në linjë me retorikën pro-Trump.

Narrativa që largojnë vëmendjen

Në vend që të përqendrohej tek të kuptuarit dhe analizimi i situatës dhe rezultatit që takimi prodhoi, shpesh diskursi publik u zhvendos drejt spekulimeve, interpretimit të gjesteve trupore dhe komenteve anësore, duke ushqyer opinionin publik më shumë me thashetheme sesa me fakte.

Në këndvështrimin e studiuesit të marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi, Trump po nxiton për të arritur një marrëveshje ndërkohë që rusët kanë për qëllim ta shtyjnë sa më shumë situatën deri sa Trump të mërzitet dhe të heqë dorë.

“Më duket e pamundur që Rusia të ndalojë luftën në këtë pikë. Që territori i pushtuar nga Rusia do i ngelet Rusisë në një mënyrë ose tjetër, kjo është e qartë pak a shumë tashmë. Qëllimi i Rusisë është shkatërrimi i plotë i popullit ukrainas”, vijon Krisafi.

Sipas tij, tashmë thelbi është tek garancitë e sigurisë që mund t’i jepen Ukrainës.

Garancitë vështirë se funksionojnë në një situatw të tillë sepse vende si Gjermania, Britania, Franca, Italia që mund të çojnë trupat e tyre në Ukrainë vështirë se mund të luftojnë me Rusinë nëse ndodh një incident a provokim në vijën e re të kontaktit,  vlerëson ai.

The post Takimi Trump–Putin në Alaskë dhe narrativat që shpërndanë mjegull appeared first on Faktoje.al.

ALASKË – Putin i dhuron motoçikletë një amerikani gjatë takimit me Trump

ANCHORAGE, 18 gusht /ATSH/ – Një banor  në Alaskë, ka marrë dhuratë një motoçikletë të re nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit javën e kaluar me presidentin amerikan Donald Trump në qytetin Anchorage, sipas Reuters.

Një punonjës i ambasadës ruse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dorëzoi çelësat e motoçikletës së re qytetarit Mark Warren në parkimin e hotelit në Anchorage, ku ishte strehuardelegacioni rus.

“Dua të them se kjo është një dhuratë personale nga presidenti i Federatës Ruse”, tha Andrei Ledenev, punonjës i ambasadës, teksa ia dorëzoi çelësat Warren

Warren u shfaq duke hipur mbi motorin e ri për të bërë një xhiro.

“Është si nata me ditën”, tha Warren. “Më pëlqen motori im i vjetër im, por ky është padyshim shumë më i mire. Jam pa fjalë, është e mahnitshme. Faleminderit shumë”.

Dhurata e papritur e liderit rus erdhi pasi gazetarë të televizionit shtetëror rus “Channel 1” e takuan rastësisht Warren në rrugët e Anchorage përpara takimit mes dy presidentëve.

Gazetarët ndaluan për të admiruar motorin e tij, i cili prodhohet nga kompania “Ural”, fabrika origjinale e së cilës u themelua në vitin 1941 në ish-Bashkimin Sovjetik.

Warren i tha gazetarit Valentin Bogdanov se  do të kishte vështirësi për të gjetur pjesë këmbimi për motorin e ri, sepse “uzina e prodhimit ndodhet në Ukrainë”.

“Pra, për ju, nëse ata e zgjidhin këtë konflikt këtu në Alaskë, dua të them Putin dhe Trump, do të ishte mirë?”, e pyeti Bogdanov. “Po, do të ishte mirë”, u përgjigj amerikani. /Ad.Ab./

The post ALASKË – Putin i dhuron motoçikletë një amerikani gjatë takimit me Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti në Alaskë/ Vladimir Putin kërkoi rajone kyçe të Ukrainës në këmbim të paqes

✇Albeu
By: V K

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kërkuar kontrollin e rajoneve lindore të Ukrainës si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, gjatë një takimi të mbajtur me presidentin amerikan Donald Trump në Alaska, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Mësohet se Putin ka shprehur gatishmërinë për të hequr dorë nga territore të tjera të pushtuara nga trupat ruse në Ukrainë, në këmbim të njohjes ndërkombëtare të kontrollit mbi Donetskun dhe Luhanskun – dy provinca lindore që ndodhen pjesërisht nën kontrollin e forcave ruse që nga viti 2014.

Në vijim të bisedimeve, Trump ka planifikuar një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Uashington, të hënën.

Ai ka lënë të hapur mundësinë për një samit trepalësh midis tij, Putin-it dhe Zelenskyy-t, për të avancuar drejt një marrëveshjeje paqeje.

Ndërkohë që disa media sugjerojnë se Trump mbështet një marrëveshje të tillë, Zelensky ka deklaruar më parë se nuk do të pranojë asnjë dorëzim formal territori ndaj Moskës.

Aktualisht, Rusia kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas, përfshirë pjesën më të madhe të provincës Donetsk.

Takimi në Alaska, megjithëse i profilit të lartë, përfundoi pa ndonjë marrëveshje konkrete ose shpallje për një armëpushim.

The post Samiti në Alaskë/ Vladimir Putin kërkoi rajone kyçe të Ukrainës në këmbim të paqes appeared first on Albeu.com.

FOKUS – NYT: Cilat ishin dy kërkesat specifike të Putinit në takimin me Trump?

BRUKSEL, 16 gusht, /ATSH-ANSA/ – Në taminin e Alaskës presidenti rus Vladimir Putin i  ka kërkuar atij amerikan , Donald Trump që rusishtja të jetë gjuha zyrtare e Ukrainës, raporton New York Times, duke cituar disa burime.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar Donald Trumpit garanci se rusishtja do të kthehet të jetë gjuha zyrtare në Ukrainë dhe garanci sigurie për kishat ortodokse ruse.

Putin i kërkoi Trumpit edhe tërheqjen e Kievit nga rajoni i Donetskut

Disa nga kërkesat e tjera të presidenti Putin ishte që Ukraina të tërhiqet nga rajoni lindor i Donetskut si kusht për t’i dhënë fund luftës.

Pesidenti rus i tha gjithashtu Donald Trumpit se Rusia mund të ngrijë pjesën tjetër të vijës së frontit nëse plotësohen kërkesat kryesore. Raporton Financial Times, duke cituar disa burime. /os/

The post FOKUS – NYT: Cilat ishin dy kërkesat specifike të Putinit në takimin me Trump? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

✇Albeu
By: M C

Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Alaskë ishte “në kohë dhe shumë i dobishëm”.

Këto janë fjalët e tij të para pas konferencës krah Trump të premten.

“Do të doja të theksoja menjëherë se vizita ishte në kohë dhe shumë e dobishme. Ne diskutuam praktikisht të gjitha zonat e bashkëpunimit tonë, por së pari dhe mbi të gjitha, sigurisht, folëm për një zgjidhje të mundshme të krizës ukrainase në terma të drejtë”, tha Putin, sipas Kremlinit.

Duke nënvizuar se negociatat e drejtpërdrejta të këtij lloji nuk kishin ndodhur në këtë nivel “për një kohë të gjatë”, udhëheqësi rus tha se Rusia respekton pozitën e administratës Trump sa i përket luftës në Ukrainë.

“Ne natyrisht respektojmë pozitën e administratës amerikane që sheh nevojën e një fundi të menjëhershëm për përplasjet dhe ne gjithashtu do të donim ta shihnim këtë. Neve do të na pëlqente të ecnim përpara duke zgjidhur të gjitha problemet me mjete paqësore”, u shpreh Putin.

“Biseda ishte shumë e drejtpërdrejtë dhe esenciale dhe në këndvështrimin tim, na afron me vendimet e nevojshme”, shtoi ai.

The post Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë appeared first on Albeu.com.

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit në Alaskë

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin për në Rusi, pas takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Alaska.⁣

“Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan avionin e presidentit rus gjatë rrugës së tij nga Alaska në Rusi”, shkroi Kremlini në Telegram.

Takimi i 15 gushtit midis Trumpit dhe Putinit ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret drejt dhënies fund të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Trump dhe Putini kanë diskutuar për gati tri orë në një bazë ushtarake amerikane në Alaskë.

Trump ka thënë se ekipi i tij ka arritur “përparim të madh” drejt dhënies fund të luftës, mirëpo ende nuk ekziston një marrëveshje.

Putini ka thënë se Rusia këmbëngul në atë që e quan “rrënjë të problemit” – gjuha që përdor Kremlini, përmes së cilës kërkon çarmatosjen e ushtrisë ukrainase, dhe që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CGTN Europe (@cgtneurope)

Meloni pas samitit Trump–Putin në Alaskë: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

✇Albeu
By: M C

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimit të shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaskë, duke e vlerësuar si një zhvillim të rëndësishëm që mund të krijojë hapësira të vogla për paqe në Ukrainë, pas muajsh bllokade në frontin ushtarak.

Në një deklaratë për mediat italiane, Meloni tha:

“E konsideroj pozitive që në Ukrainë po krijohen disa hapësira të vogla për paqe. Marrëveshja duket ende e ndërlikuar, por më në fund e realizueshme, pas ngërçit që ka lindur prej shumë muajsh në frontin e luftës.”

Megjithatë, ajo nënvizoi se vetëm Ukraina ka të drejtën për të negociuar mbi kushtet dhe territorin e saj, duke theksuar nevojën për respektimin e sovranitetit dhe vendimmarrjes së Kievit.

Meloni konfirmoi se Presidenti Trump ka rikthyer në tryezë një propozim italian për garanci sigurie, i frymëzuar nga Neni 5 i NATO-s, që parashikon mbështetje kolektive në rast agresioni.

“Presidenti Trump e solli përsëri në tryezë idenë italiane të garancive të sigurisë. Propozimi fillon nga përkufizimi i një klauzole të sigurisë kolektive që do t’i lejonte Ukrainës të kishte mbështetjen e të gjithë partnerëve të saj – përfshirë SHBA-në – të cilët do të ishin të gatshëm të aktivizoheshin në rast të një sulmi të ri,” u shpreh ajo.

The post Meloni pas samitit Trump–Putin në Alaskë: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar appeared first on Albeu.com.

SHBA – Trump: Samiti i Alaskës, shumë i suksesshëm

UASHINGTON, 16 gusht /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot në platformën e tij “Truth Social” se samiti me homologun e tij rus, Vladimir Putin ishte i shkëlqyer dhe shumë i suksesshëm.

Ai gjithashtu konfirmoi se do të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën, në Zyrën Ovale.

“Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaskë! Takimi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin shkoi shumë mirë, si dhe një telefonatë në mbrëmje vonë – me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të ndryshëm evropianë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm – shumë të respektuar – të NATO-s, Mark Rutte”, tha Trump.

“U vendos nga të gjithë se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje – e cila do t’i jepte fund luftës, dhe jo thjesht një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh herë nuk qëndron”, theksoi presidenti amerikan në “Truth Social”.

“Presidenti Zelensky do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë do të caktojmë një takim edhe me presidentin Putin”, tha Trump.

“Potencialisht, jetët e miliona njerëzve do të shpëtohen. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, perfundoi Presidenti i SHBA-se, Donald Trump. //a.i/

The post SHBA – Trump: Samiti i Alaskës, shumë i suksesshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas Samitit të Alaskës, kryeministri britanik: Trump na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës

Kryeministri Sir Keir Starmer sapo ka lëshuar një deklaratë në lidhje me samitin e Trump dhe Putin.

“Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë sjellë më afër se kurrë më parë përfundimit të luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë”, filloi ai, duke shtuar: “Udhëheqja e tij në përpjekje për t’i dhënë fund vrasjeve duhet të përgëzohet.”

Ai tha se hapi tjetër duhet të jenë bisedimet e mëtejshme që përfshijnë Zelenskyy-n, pasi “rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të”.

Ai tha se garancitë e sigurisë së Evropës dhe SHBA-së për Ukrainën do të ishin thelbësore në “pengesimin e Putinit” nga ecja përpara dhe se vendet do të “vazhdonin të shtrëngonin vidat në makinën e tij të luftës me edhe më shumë sanksione” derisa ai “të ndalonte sulmin e tij barbar”.

Trump: Ekziston një çështje e madhe që pengoi marrëveshjen me Putin

Presidenti amerikan Donald Trump kishte kërcënuar me “pasoja serioze” nëse takimi me Putinin do të shkonte “keq”, përkatësisht me sanksione dytësore ndaj vendeve që blejnë naftë ruse. Por menjëherë pas konferencës për shtyp me Putin, në një intervistë me Sean Hannity të Fox News, presidenti amerikan deklaroi se “për shkak të asaj që ndodhi sot, […]

The post Trump: Ekziston një çështje e madhe që pengoi marrëveshjen me Putin appeared first on BoldNews.al.

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

Donald Trump mbërriti në Alaskë duke thënë se donte një armëpushim dhe duke specifikuar në avion se e dinte që mund të mos ishte i menjëhershëm, por se nuk do të ishte i lumtur nëse armëpushimi nuk do të arrihej. Dita përfundoi pa një armëpushim dhe me një konferencë të përbashkët të shkurtër për shtyp, […]

The post Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Samiti historik i Alaskës, çfarë dihet rreth takimit tre-orësh midis Putin dhe Trump

✇Albeu
By: V K

Me avionë luftarakë, një qilim të kuq dhe një slogan shpresëdhënës, “në kërkim të Paqes” të ngjitur në mur, Presidenti Donald Trump, mirëpriti homologun e tij rus Vladimir Putin në një samit në Alaska ditën e djeshme, rezultatet e të cilit mbetën krejtësisht të paqarta pasi përfundoi papritur.

Pas një takimi gati tre orësh, të dy dolën për të shpallur përparimin. Por ata dolën nga konferenca e tyre e planifikuar për shtyp pa shpjeguar se çfarë saktësisht kishin arritur.

Një gjë ishte e qartë: Nuk u arrit asnjë marrëveshje. Dhe armëpushimi që Trump tha se donte të zbatohej kur të mbaronte samiti ishte larg të bëhej realitet, pasi ai gjithnjë e më shumë ia vuri barrën Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të “arritur një marrëveshje”.

Kishte shumë, shumë pika për të cilat ramë dakord – shumicën e tyre, do të thoja”, tha Trump në konferencën për shtyp, duke folur pas Putinit.

“Disa pika të rëndësishme që nuk i kemi zgjidhur ende, por kemi bërë disa përparime”.

“Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një të tillë”, deklaroi Trump.

Ai dhe Putini u larguan nga skena pa iu përgjigjur pyetjeve.

Ishte një fund i papërfunduar i një samiti të dukshëm që – pavarësisht të gjitha të panjohurave të tij- dukej se e mirëpriti vendosmërisht Putinin përsëri në radhët diplomatike.

Megjithatë, pavarësisht gjithë pompozitetit dhe protokollit, indikacionet se sa e vështirë do të jetë detyra e Trump ishin të dukshme që nga momenti që filloi takimi.

Pikërisht ndërsa presidentët po përshëndeteshin me njëri-tjetrin në pistën e Bazës Ajrore Elmendorf, në Ukrainë u dhanë alarme për dronë dhe avionë luftarakë rusë që po vinin – një shenjë e qëllimit të Putinit për të vazhduar luftën e tij, edhe pse Trump po e zbukuronte me shenja respekti në tokën amerikane.

Ja disa nga përfundimet kryesore nga samiti i së premtes në Anchorage

Progres, por jo marrëveshje

Si Trump ashtu edhe Putin ofruan një përshkrim të paqartë të një takimi që zgjati me orë të tëra.

“Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, u tha Trump gazetarëve.

“Kanë mbetur vetëm disa. Disa nuk janë aq të rëndësishme. Njëra është ndoshta më e rëndësishmja, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje. Nuk arritëm atje, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje”.

Në një intervistë menjëherë pas samitit, Trump u pyet nga Sean Hannity i Fox News rreth lëshimeve territoriale që do t’i jepnin Rusisë tokë që nuk e kishte më parë dhe rreth garancive të mundshme të sigurisë nga SHBA-ja për Ukrainën.

“Epo, mendoj se këto janë pika që i kemi negociuar dhe këto janë pika për të cilat kemi rënë dakord kryesisht”, tha Trump pa dhënë hollësi.

Ai theksoi se Ukraina “duhet të bjerë dakord me këtë”. I pyetur se cila ishte këshilla e tij për Zelenskyn, Trump u përgjigj: “Duhet të bëhet një marrëveshje”.

Në prag të bisedimeve, ishte gjithmonë më e qartë se si do të dukej një rezultat i pasuksesshëm sesa një i suksesshëm.

Trump ishte zotuar të “largohej” nëse nuk i pëlqente ajo që po thoshte Putini, kërcënoi se do ta ulte rangun e konferencës së përbashkët për shtyp në një paraqitje solo dhe tha se pasojat “e rënda” do të vinin për Moskën nëse lufta nuk do të mbaronte.

Por, ndërsa fluturonte për në Anchorage, Trump tha se nuk e dinte se si do të dukej suksesi, duke sugjeruar se do ta njihte atë kur ta shihte.

Rezulton se suksesi ishte po aq i vështirë për t’u identifikuar pas samitit sa ishte kur ai filloi.

Trump thotë se do të jetë i pranishëm në takimin e mundshëm Putin-Zelensky.

Në intervistën e tij për Fox, Trump tha se si Putini ashtu edhe Zelensky e duan atë në një takim të dytë të mundshëm — të cilin ai e kishte thënë para samitit se do të ishte objektivi i tij përfundimtar.

“Të dy më duan atje, dhe unë do të jem atje”, i tha ai Hannity-t.

Trump nuk tha asgjë në lidhje me perspektivën e një takimi trepalësh në konferencën për shtyp, duke lënë të kuptohet vetëm se do të telefononte me “njerëzit e ndryshëm që mendoj se janë të përshtatshëm” – përfshirë Zelenskyn – për t’i përditësuar ata mbi bisedimet.

Por i vetmi takim i ardhshëm i përmendur gjatë paraqitjes së përbashkët të Trump dhe Putin, ishte një vazhdim i mundshëm i tij me udhëheqësin rus.

“Do të flasim me ju shumë shpejt dhe ndoshta do të shihemi përsëri shumë shpejt”, tha Trump.

«Herën tjetër në Moskë», u përgjigj Putini në anglisht — një sugjerim që duket se e përjashton Zelenskyn nga diskutimi.

Putini rikthehet nga i ftohti

Menjëherë pas mbërritjes së tij në SHBA, buzëqeshja e Putinit, ndërsa shikonte nga dritarja e limuzinës së Trumpit, thoshte gjithçka: pas vitesh izolimi perëndimor, ai ishte kthyer në kombin më të fuqishëm në tokë.

Kishin kaluar 10 vjet që kur Putini ishte për herë të fundit në Amerikë dhe disa të tjerë që kur u mirëprit në vend për një samit të madh presidencial. Pasi pushtoi Ukrainën në vitin 2022, udhëheqësi rus u bë i përjashtuar nga shumë udhëheqës, i padëshiruar në shumicën e vendeve perëndimore dhe madje u kërcënua me një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. (Alaska ishte një vend i dëshirueshëm për samitin, pjesërisht, sepse SHBA-të nuk janë anëtare të GJPN-së.)

Por izolimi i Putinit mori fund kur avioni i tij u ul në Anchorage. Me një pritje të shtruar me qilim të kuq, një fluturim mbi tokë të avionëve luftarakë dhe një duartrokitje nga vetë presidenti i SHBA-së, mesazhi nga Trump ishte i qartë: Putini ishte kthyer nga i ftohti. Përshëndetja e tyre me buzëqeshje u përshëndet në televizionin shtetëror rus si një “shtrëngim duarsh historik”.

Edhe pse Putini ende nuk është i mirëpritur në shumë vende në Evropë, vendimi për ta pritur atë nga Trump – i cili mbikëqyr ekonominë më të madhe në botë dhe ushtrinë e saj më të fuqishme – i dëmton më shumë përpjekjet për shmangie diplomatike sesa çdo udhëheqës tjetër.

Kjo u bë më e qartë kur Putin hipi në automjetin e blinduar të Trump, një gjest i pazakontë që dukej se kapte në një çast rikthimin e udhëheqësit rus në diplomacinë globale. Edhe pa ndonjë përparim të madh, për të kjo ishte një fitore.

Ndihmësit iu shtuan asaj që ishte cilësuar si një takim kokë më kokë.

Surpriza erdhi pikërisht kur Trump po zbriste: Ai nuk do të takohej më me Putinin kokë më kokë, vetëm me praninë e përkthyesve të tyre. Në vend të kësaj, dy ndihmës do t’i bashkoheshin secilit udhëheqës në bisedimet e tyre dypalëshe.

Kjo ishte ndryshe nga më herët gjatë javës, kur Shtëpia e Bardhë tha se samiti do të përfshinte një komponent kokë më kokë. Një zyrtar amerikan tha se ishte një ndryshim i vonë, por nuk ofroi asnjë shpjegim pse formati ndryshoi.

Takimet kokë më kokë të Trump me Putinin gjatë mandatit të tij të parë u mbuluan nga një shkallë misteri. Me vetëm një përkthyes brenda dhomës, shpesh nuk ishte e qartë se çfarë diskutohej saktësisht. Ndihmësit ndonjëherë e kishin të vështirë të përcaktonin nëse të dy burrat kishin arritur ndonjë marrëveshje. Pas një takimi të tillë, në Gjermani, Trump i kërkoi përkthyesit të tij të hidhte shënimet e tij.

Shtimi i dy ndihmësve në seancën e së premtes — Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff — mund të lejojë një qartësi më të madhe në ditët në vijim, veçanërisht nëse Rusia ofron një shpjegim të ngjarjeve që ndryshon nga perspektiva e SHBA-së.

Megjithatë, pati një moment që vetëm Trump dhe Putin do të jenë në gjendje ta rrëfejnë: udhëtimin e tyre të shkurtër me limuzinën presidenciale nga pista e pistës deri në dhomën ku u zhvillua takimi. Askush tjetër nuk ishte në makinë me ta përveç agjentëve të Shërbimit Sekret – asnjë këshilltar apo përkthyes.

Kjo e bën përmbajtjen e bisedës së tyre të shkurtër të njohur vetëm për ta.

The post Samiti historik i Alaskës, çfarë dihet rreth takimit tre-orësh midis Putin dhe Trump appeared first on Albeu.com.

Gati për takimin e shumëpritur, Trump zbarkon i pari në Alaskë

✇Albeu
By: M C

Tapeti i kuq është shtruar mes avionëve ushtarakë, duke krijuar një atmosferë solemne për pritjen e Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit.

Air Force One po ulet në Anchorage me Donald Trumpin në bord. Disa nga aleatët më të afërt të presidentit amerikan – Sekretari i Shtetit Marco Rubio, emisar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe drejtori i CIA-s John Ratcliffe – e shoqërojnë atë në përpjekjen për të ndërmjetësuar paqen në luftën Rusi-Ukrainë.

Presidenti amerikan ishte i pari që zbriti në tokën e Alaskës, duke dhënë sinjalin për nisjen e një takimi shumë të pritur nga komuniteti ndërkombëtar.

Trump pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në bazën Elmendorf-Richardson rreth orës 11:30 lokale (19:30 GMT/20:30 BST), duke shënuar për herë të parë ndërveprimin ballë për ballë të dy udhëheqësve që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë për mandat të dytë.

Autoritetet lokale kanë intensifikuar masat e sigurisë, ndërsa mediat mbulojnë çdo moment të ngjarjes.

Ky takim pritet të ketë pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat globale.

Ndërkohë, qytetarët dhe turistët kanë shprehur kureshtje dhe interes për ngjarjen që po zhvillohet.

Avionët ushtarakë që rrethojnë zonën dhe prezenca e trupave të sigurisë nënvizojnë rëndësinë e lartë të këtij takimi.

The post Gati për takimin e shumëpritur, Trump zbarkon i pari në Alaskë appeared first on Albeu.com.

Samiti në Alaskë, Trump: Dua të shoh një armëpushim! Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot

✇Albeu
By: M C

Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një video të re të bisedës së tij me gazetarët në Air Force One, në të cilën ai përgjigjet në detaje rreth asaj që do të konsiderohet një sukses i samitit të sotëm me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Trump shprehet se do të shohë një armëpushim.

Ai më tej është shprehur se nuk e di nëse kjo do të arrihet sot por nesë nuk do të ndodhe nuk do të jetë aspak i lumtur për këtë rezultat. Takimi do të nisë në orën 21:00 (me orën okale në Shqipëri), në Alaskë.

“Nuk mund t’ju them këtë. Nuk e di nëse ka ndonjë gjë përfundimtare. Dua gjëra specifike. Dua të shoh një armëpushim. Kjo nuk ka të bëjë fare me Evropën. Evropa nuk më thotë çfarë të bëj, por ata do të përfshihen në proces, natyrisht, ashtu si edhe Zelenskyy, por unë dua të shoh një armëpushim shpejt.

Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot. Të gjithë thonë se nuk mund të ndodhë sot, por unë thjesht po them se dua që vrasjet të ndalen. Jam këtu për të ndaluar vrasjet. E dini, ne nuk japim para. Ne fitojmë para. Ata blejnë armët tona, ne i dërgojmë në NATO dhe NATO na dërgon çekë të mëdhenj e të mirë. Por kjo nuk më shqetëson… Ajo që më shqetëson është se javën e kaluar ata humbën 7,011 njerëz, pothuajse të gjithë ushtarë. 36 persona në një qytet që u godit nga një raketë. Mbi 7,000 ushtarë. Është çmenduri,’ tha Trump.

Tema kryesore e samitit do të jetë konflikti në Ukrainë, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje dhe dhënien fund të luftës që vazhdon prej disa vitesh. Liderët pritet të diskutojnë edhe për çështje të ndjeshme si kufijtë dhe shkëmbimi i territoreve, teza që kanë qarkulluar prej kohësh. Takimi fillestar do të jetë ‘kokë më kokë’, i ndjekur më pas nga një sesion me delegacionet përkatëse dhe një drekë pune.

The post Samiti në Alaskë, Trump: Dua të shoh një armëpushim! Nuk do të jem i lumtur nëse nuk ndodh sot appeared first on Albeu.com.

ALASKË – Protestë në mbështetje të Ukrainës përpara samitit Trump-Putin

ANXHORAGE, 15 gusht /ATSH-AA/ – Në qytetin Anchorage të Alaskës, mbështetësit ukrainas mbajtën protestë përpara takimit midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Pjesëmarrësit mbanin flamuj ukrainas dhe pankarta me mbishkrime të ndryshme, duke dërguar mesazhe mbështetjeje për Kievin dhe duke kritikuar veprimet e Moskës. Në pamje shihen protestuesit e mbledhur pranë rrugës, duke mbajtur banderola, pankarta dhe flamuj ukrainas dhe amerikanë dhe duke brohoritur me slogane.

Sot presidenti rus Putin dhe presidenti amerikan Trump do të mbajnë takim në bazën ajrore “Elmendorf-Richardson” në qytetin Anchorage të Alaskës.

Këshilltari i Politikës së Jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov ka thënë se “Putin dhe Trump do të takohen ballë për ballë me përkthyes. Takimi do të vazhdojë me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve. Negociatat do të vazhdojnë me një mëngjes pune”.

Lidhur me përmbajtjen e takimit, Ushakov tha se “tema kryesore e takimit do të jetë zgjidhja e krizës ukrainase. Sigurisht, do të diskutohet një gamë e gjerë çështjesh që lidhen me sigurimin e paqes dhe sigurisë si dhe çështjet kritike ndërkombëtare dhe rajonale”.

”Pritet të shkëmbehen pikëpamje mbi zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh, përfshirë fushat e tregtisë dhe ekonomisë. Ekziston potencial i madh dhe për fat të keq i pashfrytëzuar në marrëdhëniet dypalëshe”, theksoi ai.

Ushakov shtoi se presidentët Putin dhe Trump do të mbajnë konferencë të përbashkët për media pas takimit dhe do të njoftojnë rezultatet e arritura./   /os/

The post ALASKË – Protestë në mbështetje të Ukrainës përpara samitit Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kush janë 5 zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

Kremlini ka zbuluar këtë të premte se cilët zyrtarë do ta shoqërojnë presidentin Vladimir Putin në samitin e parë mes udhëheqësve të SHBA-ve dhe Rusisë që nga viti 2021. BBC raporton se lista e pjesëmarrësve jep disa sinjale për agjendën e mundshme të takimit në Alaskë. Delegacioni prej pesë anëtarësh përfshin: Ndihmësin presidencial, Yuri Ushakov […]

The post Kush janë 5 zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë appeared first on BoldNews.al.

❌