Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë kanë dalë sot në protestë për gjendjen e rënduar të rrugës që kalon në zonën e tyre. Rruga është shndërruar në një problem serioz për komunitetin ku trotuaret janë të mbuluara me baltë, duke rrezikuar kalimtarët, ndërsa fasadat e shtëpive janë dëmtuar nga ndotja masive. Sipas banorëve, mjetet e […]
Rreth 150 të dënuar, janë transferuar nga burgu i Fushë Krujës, në dy institucionet e tjera.
Ky transferim mësohet se bëhet për shkak të rikonstruksionit të burgut në Fushë Krujë.
Paraditen e sotme 150 të dënuar nga ky institucion i vuajtjes së dënimit janë transferuar në dy burgje të tjera, përkatësisht në atë të Durrësit dhe Peqinit.
Një operacion i sigurisë së lartë në Burgje po zhvillohet mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë janë transferuar nën masa të rrepta sigurie nga Fushë-Kruja për në Peqin. Ky transferim vjen, pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit më 13 janar. Operacioni u zhvillua me përfshirjen e strukturave […]
Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç.
Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri.
Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë.
Vihet në pranga 52-vjeçari që u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet, lëndën narkotike, me qëllim shitjen.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Cargo”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:
-A. M., 52 vjeç, banues në Krujë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues shtetasin A. M., në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike (me vlerë rreth 60 000 euro) do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /Euronews.al/
Drejtuesi i Departamentit për Mbrotjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja ka folur lidhur me situatën aktuale nga përmbytjet në fshatin Miliska, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë. Kalaja ka vijuar me denoncimet e tij nga terreni, duke u shprehur se ai pasojë e reshjeve është përmbytur Fushë-Kruja dhe zonat përreth ditët e fundit. Në […]
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në zonën e Fushë Krujës dhe Shkodrës. Raportohet se në Fushë Krujë, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore si dhe ka bllokuar dy lagje në fshatin Murqine. Ndërsa, në fshatrat Bubq, Gramza, Derveni, Luzi, Malkuçi, Murqina dhe Bilaj ka banesa të […]
Emiliano Nikolli alias Lleshi nga Mamurrasi, dyshohet të jetë autori i tre grabitjeve të regjistruara pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës. Sipas raportimeve, Emiliano, ka marrë fillimisht një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar në shkojë në Fushë Krujë. Në afërsi të Tapizës ai ka kërcënuar me armë zjarri taksistin duke marrë […]
Është zbardhur dinamika e grabitjes me armë zjarri, të raportuar pasditen e kësaj të hëne në zonën e Fushë-Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se një person, emri i të cilit ende nuk bëhet publik ka marrë një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar në shkojë në Fushë Krujë. Në afërsi të Tapizës ai […]
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së hënës në një pikë karburanti në Fushë-Krujë. Sipas A2CNN, një person që lëvizte me një automjet taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore. Pas kryerjes së grabitjes, autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave përreth […]
Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, aktivisti Aulon Kalaja, ka treguar me anë të një video fytyrën e vërtetë të premtimeve boshe për pashaportë europiane të kryeministrit Rama. Kalaja ka ndarë pamje nga një rrugë tejet e amortizuar në Fushë Krujë, konkretisht rruga “Kodra e Çelëve”, ku […]
Pamjet që shikoni në foton e mësipërme janë nga aksidenti tragjik, i regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një automjet përplasi për vdekje një 62 vjeçar. Sic mund të shihet dhe nga pamjet, automjeti tip “Audi” bashkë me trupin e 62 vjeçarit janë bërë copa si pasojë e përplasjes. Sipas Policisë, […]
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në dalje të Fushë-Krujës ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet.
Referuar të dhënave paraprake, 19-vjeçari Irdi Laçi është përplasur nga një mjet tip fuoristradë teksa po shtynte një ‘Mercedes’ që ishte fikur në mes të rrugës.
Sakaq, shoferi i fuoristradës është arrestuar nga policia ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al
Durim Bami, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri që vepron kryesisht në Fushë-Krujë dhe Tiranë, do ekstradohet nga Dubai në Tiranë. Njeriu që konsiderohet nga policia si “i forti” i Niklës, rezulton të këtë humbur gjyqin për qëndrimin e tij si resident në Dubai, ndaj që shumë shpejt Bami, […]
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në daljen e Fushë-Krujës, ku ka humbur jetën 18-vjeçari Irdi Laçi. Sipas informacionit të parë, ai ka qenë duke shtyrë një automjet të tipit “Mercedes” që kishte ndaluar në mes të rrugës, kur është përplasur nga një fuoristradë që po kalonte. Shoferi i fuoristradës ka ndaluar […]
Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në stadiumin “Redi Maloku”, Fushë Krujë mes dy ekipeve të futbollit, Ilira dhe Skëndërbeu. Sipas raportimeve pak para nisjes së ndeshjes lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka janë sulmuar nga lojtarët e ekipit Iliria. Lajmi është bërë me dije […]
TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Një arsenal armësh dhe lëndësh plasëse u zbulua sot në një banesë në fshatin Zall, Fushë-Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tracking”.
Gjatë kontrolleve, policia njoftoi se “u gjetën në këtë banesë: 3 kallëpe tritol; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë kanabis”.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, sipas policisë është shpallur në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç.
Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotullimi i Rinasit.
Operacioni “Tracking”, është ende në vijim në Krujë dhe po kryhet në kuadër hetimeve për zbardhjen e atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit dy ditë më parë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Prej më shumë se tetë orësh, qyteti i Fushë-Krujës dhe disa fshatra përreth vijojnë të jenë pa energji elektrike, duke lënë rreth 30 mijë banorë në errësirë. Sipas një njoftimi të shpërndarë më herët nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ndërprerja e energjisë u shkaktua nga një avari në nënstacionin e ri elektrik, dhe […]
2 persona ranë në prangat e policisë pasi u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.
Po ashtu policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksi”u sekuestroi njërit prej të dyshuarve në banesë , 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Fushë-Krujë.
Mësohet se shtetasi 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte duke u përplasur me murin anësor të rrugës.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi 44 vjeç. Po kryhen veprimet procedurale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.