Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në luftë kundër seksit të tretë/ Berisha në Strasburg, flet dhe për Ramaduron

U deshën 24 orë për të zbuluar se pse shkoi me urgjencë në Strasburg. Në të njëjtën kohë kur të martën opozitarizmin në Tiranë e udhehiqte Gazment Bardhi, Berisha i shpalli luftë në PPE seksit të tretë. Dhe pse nuk e fshehu dëshpërimin, se edhe mes partive simotra të djathta, jo të gjithë ishin dakord me doktorin.

“Debatet për këtë çështje natyrisht nuk ishin të njëjta, por në tërësi u shprehën rezerva shumë të mëdha për raportin i cili në një farë mënyre kërkonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve për ndryshim gjinie. Ftova të pranishmit që të vijnë në Shqipëri, të shohin pasojat e rënda të transformimit të Shqipërisë në republikën e Xhorxh Soros”,- u shpreh ai.

Kurse lufta e dytë ishte për narkoshtetin. Berisha në anglisht u foli në Strasburg për Ramaduron, beson se europianët e morën vesh.

“Paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye Edi Rama apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës. Mirëkuptimi ishte i plotë nga audienca”, – tha Berisha.

Por kjo fjalë e doktorit erdhi sërish nga holli i Këshillit të Europës. Aty ka vetëm një karrige për opozitën, dhe ajo ishte e rezervuar me ftesë vetëm për Albana Vokshin. Kur vjen puna te karriget, ato i zë vetëm doktori, edhe pa ftesë, ndërsa Vokshit i duhet të filmojë më mirë në kooridor./abcnews.al

Berisha në Strasburg: Situata në Shqipëri, rrezik për sigurinë e Evropës

TIRANË, 27 janar /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë debatit në grupin parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri, paraqiti situatën në vend si një rrezik serioz për sigurinë e Evropës, duke e cilësuar atë si “narkoshtet”.

Berisha u shpreh se, kartele të drogës, të lidhura me qeverinë, dominojnë tregjet e drogës në Evropë dhe se Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike.

“Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Evropës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël, i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha foli edhe mbi “terapinë konvertuese”, duke e cilësuar atë si një praktikë çnjerëzore dhe agresion ndaj fëmijëve. Sipas kryetarit të PD-së, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë.

“Kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropë e botë”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se, ndonëse debatet mbi këtë çështje ishin të ndara, në audiencë pati rezerva të mëdha ndaj raportit, i cili sipas tij tentonte të legjitimonte “terapinë konvertuese” ndaj fëmijëve.

/m.q/j.p/r.e/

The post Berisha në Strasburg: Situata në Shqipëri, rrezik për sigurinë e Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë nga Strasburgu se qeveria e Edi Ramës, rrezikon sipas tij sigurinë e Europës. Nga mbledhja e grupit parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, Berisha e paraqiti situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz për sigurinë e Europës, duke e […]

The post Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës! appeared first on BoldNews.al.

Berisha, vetmia pas protestës/ Gazetari: Ka bërë vetëm regres, dhunë e krim! Kreu i PD ndjen rrezikun nga Salianji!

Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është duke bërë vetëm regres. Mahmutaj u shpreh kritik ndaj kreut të PD, duke thënë se është një figurë që ka prodhuar vetëm dhunë, krim e minim të demokracisë.

“Berisha është një figurë që ka bërë vetëm regres, ka prodhuar vetëm dhunë krim dhe e lidhur këmbë e kokë me minimin e demokracisë. Ai shfrytëzon emra të përveçëm të forcës së tij politike që i kërcënon me mënyra e tij shpellarë. Dhe cilido që i del kundër i kërcënon”, tha ai.

Gazetari gjatë intervistës, ka komentuar edhe Foltores e mbajtur nga PD, por që këtë herë drejtohej nga Këlliçi, për të cilin Mahmutaj tha se Këlliçi është “ndër të përkëdhelurit e Berishës”.

Nga ana tjetër, gazetari tha se Berisha po e shesh si rrezik lëvizjen e Ervin Salianjit që sipas tij po mbledh gjithnjë e më tepër mbështetës.

“Berisha ndien rrezikun nga Salianji. Por mendoj se Berisha zëvendës në PD do zgjedhë një emër krejt tjerë që të jetë besnik i tij dhe jo një figurë përbashkuese. Gaz Bardhi ka treguar që nuk është besnik, Salianji po lincohet nga Berisha, edhe Këlliçin, Berisha e ka bërë si llastik dhe e afron dhe largon sa herë dëshiron”, nënvizoi ai.

Berisha i vetmuar pas protestës/ Rama në Knesset, kreu i PD në korridoret e Strasburgut

Ndërroi pllaka. Rama me ftesë nga Trump, Berisha pa ftesë tek europianët. Ftesa e dytë kryeministrin e çoi në Knesset, si për inat te doktorit, direkt pasi aty foli Donald Trump. Kreun i PD , zhgënjimi e çoi bashkë me zonjën Vokshi në Strasburg.

“Një përshëndetje të përzemërt nga selia e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, ku jemi sot këtu bashkë me Albana Vokshin, për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit dhe Ramaduros.”

Ndryshimi i vetëm, nuk kishte audiencë përpara, veç Albana Vokshin e cila më shumë se spektatoren bëri operatoren, që kryetari i PD tu drejtohej virtualisht demokratëve.

Ftesa e Këshillit të Europës për delegacionin zyrtar ishte për Albana Vokshin, por Pyetja është po Berisha çdo aty?

Sipas Belind Këlliçit, i cili me fund për një dite realizoi endrrën ti zërë vendin doktorit, ftesa për Berishën nuk ishte për të hënë, por për të martë.

“Përshëndesim doktorin që sot na ndjek live nga Strasburgu, ai do të ketë nesër një aktivitet të rëndësishëm. Ka një fakt të pamohueshëm, Duhet ta dini se anëtarësimi i Shqipërisë në KiE, është meritë e jashtëzakonshme e Sali Berishës ne 1995. Sado të shpifin, sado të gënjejnë.”

Lajmësi demokrat I amerikaneve, foli pas me karikaturën e Ramaduros. Kësaj radhe lajmi nuk është çështje muajsh, por orësh.

“Ne kemi qëndruar edhe kur ai korruptonte mikun e tij Charles McGonigal, edhe kur çdo prezencë ndërkombëtare blihet. Por duhet ta dini, tani ky shtet i ka orët e numëruara”

Një premtim i vakët, mes një foltoreje të vaket. Ndaj një demokrat mes të paktëve, e kishte një lutje.

“Mirëmbrëma, shpresoj që kjo rimbrëma të mbërrijë në Bruksel, aty ku ndodhet lideri ynë historik Prof. Dr Sali Berisha që të rregullojë ca punë që po na mbajnë peng”

Por edhe në Bruksel, punët i rregullojnë socialistët. Niko Peleshi, takoi eurodeputeten e partive simotra të PD dhe njëkohësisht Presidenten e Parlamentit Europian, qe kontrollohet nga atë djathtët, për ti dhënë mbështetjen e plotë Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Tani për rrëzimin e qeverise dhe takimet e Berishës, do na duhet të presim deri ditën e martë.

Protesta e Berishës, çfarë mbështesni? “Zëri i shqiptarëve”: 55.7% nuk mbështesin as arsyen e as dhunën

PD këtë javë, pasi votoi pro Ramës për anëtar në Bordin e Paqes së Trump, mbajti dhe një protestë të dhunshme kombëtare.

Pyetjes në sondazhin në “Zërin e Shqiptarëve” në ABC News, se çfarë mbështesni në protestën e Berishës, 55.7 % e të anketuarve janë përgjigjur se nuk mbështesin as arsyen e as dhunën.

Pra shumica e të anketuarve, 55.7% e refuzojnë atë.

Ndërsa 33.0 % janë përgjigjur; Arsyet që e thirri.

Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcinale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Ndërkohë kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorë të rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.

Kampioni i sondazhit është 1153 banorë të rritur të vendit, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor +/-2.9 %

/abcnews.al/

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Kontrasti, Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te roli i Sali Berishës në opozitë dhe ndikimi i tij në marrëdhëniet e Shqipërisë me ndërkombëtarët.

Sipas Bejkos, Berisha ka qenë i izoluar gjatë fazave të opozitarizmit, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sot gjendet në një situatë edhe më të rëndë politike, pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mungesës së mbështetjes nga Bashkimi Europian.

Ai theksoi se ky izolim e bën Berishën një nga politikanët më të izoluar në historinë e Shqipërisë pas Enver Hoxhës, duke krijuar një kontrast që, sipas tij, forcon pozicionin e kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare.

Bejko shtoi se shqetësimi kryesor i ndërkombëtarëve lidhet me mungesën e rotacionit politik në Shqipëri, duke e konsideruar moslargimin e Berishës si një nga faktorët kryesorë. Në këtë kontekst, ai vlerësoi edhe fjalimin e Ramës në Izrael, duke e cilësuar korrekt, të balancuar dhe përfaqësues të denjë të Shqipërisë dhe historikut të saj.

“Berisha në fazat e opozitarizmit ka qenë i izoluar, e aq më tepër nga ndërkombëtarët. Në opozitën e dytë Berisha ka qenë udhëzuesi i vendimeve radikale të PD. Vijmë tek momenti i tanishëm, është më zi. Berisha i shpallur ‘non grata’ nga dy superfuqi, SHBA dhe Britani, nuk është i pranuar as nga BE, na del që Berisha është politikani më i izoluar në Shqipëri, pas Enver Hoxhës.

 Kjo bën kontrastin e madh që Rama del edhe më i ngritur, për shkak të izolimit të ti. Ndërkombëtarët të paktën ata që e kanë mirësi ecjen e Shqipërisë përpara e kanë si shqetësim faktin e mbylljes së rotacionit në Shqipëri dhe shkak për këtë është Berisha. Ajo që i shqetëson më shumë është mos spostimi i Berishës. Rama është në Izrael, fjalimi i tij ka qenë shumë korrekt dhe shumë i balancuar dhe të mos harrojmë që është kryeministri i një vendi me besim mysliman. Mendoj që Edi Rama e përfaqësoi shumë mirë, por e përfaqësoi shumë mirë edhe historikun e Shqipërisë”, tha Bejko.

Çfarë i ndodhi kryedemokratit? E lajmëroi vetë, Sali Berisha mungon në “Foltoren” e PD-së

✇Albeu
By: M C

Opozita sërish u rikthye në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa sot u mbajt “Foltorja” e radhës përballë Kryeministrisë.

Tubimi zgjati vetëm 26 minuta, teksa mbajtën fjalën disa qytetarë, zyrtarë dhe deputetë të PD-së.

Por ajo që ra në sy është mungesa e kryedemokratit Sali Berisha, i cili sot nuk ishte i pranishëm në “Foltoren”, të cilën e paralajmëroi në rrjetet sociale.

Arsyeja e mungesës së Berishës në këtë tubim, lidhen me faktin se kryedemokrati ka udhëtuar në Strasburg për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Partia Demokratike mbajti protestën kombëtare, ku fjalën përmbyllesë e mbajti Berisha.

The post Çfarë i ndodhi kryedemokratit? E lajmëroi vetë, Sali Berisha mungon në “Foltoren” e PD-së appeared first on Albeu.com.

Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Vijon beteja kundër narkoshtetit

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një mision që siç e quan ai, është vazhdimi i betejës kundër narkoshtetit të Edi Ramës. Me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Berisha ka dhënë mesazhin nga Asambleja e PE-së, ku ndodhet së bashku me deputeten […]

The post Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Vijon beteja kundër narkoshtetit appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Kauza e opozitës, në Asamblenë e Përgjithshme të KiE

TIRANË, 26 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet sot në selinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Strasburg të Francës, së bashku me deputeten Albana Vokshi.

Në një videomesazh për qytetarët, Berisha deklaroi se opozita po vijon betejën e saj kundër keqqeverisjes.

“Kjo betejë po e çon kauzën e saj në arenën ndërkombëtare dhe në vëmendjen e institucioneve europiane”, u shpreh Berisha.

/gj.m/j.p/

The post Berisha: Kauza e opozitës, në Asamblenë e Përgjithshme të KiE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Gazi lotsjellës i skaduar ndaj protestuesve do të denoncohet në institucionet ndërkombëtare

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë se protesta e mbrëmshme u dominua nga të rinjtë, teksa dënoi sjelljen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve

“Protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore. Ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë dhe adoleshentët.”, tha Berisha.

Kreu i PD u shpreh se ky është një ogur i bardhë për shqiptarët.

“Një shpresë e vërtetë, se do jenë të rinjtë dhe gjenerata e tyre, ata të cilët do të përmbysin, do të largojnë nga pushteti këtë organizatë kriminale”, tha Berisha.

Dje policia, vijoi ai, “përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Goditi me të gjitha mjetet, përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe s’mund të përdoret kurrë ndaj protestave”.

“Gazi lotsjellës ishte i skaduar prej tre vitesh. Dhe ai pas skadimit është e njohur se transformohet në helme të tjera, të cilat japin dëmtime të rënda sistemeve, por mund të shkaktojnë dhe humbjen e pamjeve. U përdorën topat e ujit dhe mjete të tjera.  U goditën me shkopi protestues paqësorë dhe u arrestuan, u ndaluan brutalisht në akte të që cilësohen në krime kundër njerëzimit”, vijoi Berisha.

Ai tha se ky akt do të denoncohet në institucionet ndërkombëtare. “Do ta denoncojmë këtë akt si në institucionet ndërkombëtare, ashtu dhe brenda vendit. Është një shkelje flagrante, flagrante e konventave ndërkombëtare:, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se u agresuan qytetarë që s’kishin lidhje me protestën.

“Fëmijë 10 vjeç tek dilte nga xhamia, 10 vjeçar, Romeo dhe s’kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij. Dhe e morën në mënyrën më të turpshme, më kriminale”, tha Berisha.

“Agresuan, arrestuan qytetarë që nuk ishin fare në protestë. U sollën egërsisht dhe në mënyrë të padenjë ndaj deputetëve. Agresuan disa deputetë, Luçiano Boçin, nënkryetarin e partisë, Xhelal Mziun, Besart Xhaferrin”, tha Berisha.

Me tej Berisha tha se protestat nuk do të ndalen. “Pa dyshim që do ketë protesta. Ne jemi në kilometrin e fundit të fitores. Këtu ne të gjithë potencialin tonë, ne jemi mirënjohës pa fund përgjigjes qytetare.

“Një thirrje kam për çdo qytetar kjo nuk është protestë kjo as për një person, as për një parti. Është protestë e ndërgjegjes qytetare, është protestë e ndërgjegjes kombëtare” tha Berisha.

/gj.m/a.f/

The post Berisha: Gazi lotsjellës i skaduar ndaj protestuesve do të denoncohet në institucionet ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha lavdëron dhunën e militantëve/ Kreu i PD reagon pas protestës së djeshme

Pa kaluar 24 orë nga shfaqja me Molotov në Bulevard, Sali Berisha, nxitoi të mbrojë dhunën e ushtruar nga militantët e tij mbrëmjen e së shtunës. Ata që Rama i quajti rrugacë lagjesh, Berisha, i quajti heronj të demokracisë.

“Shkëlqeu, shkëlqeu siç meriton, guximi i të rinjve. Ishin ata që ishin ata që i dhanë të gjithë epikën asaj kryengritjeje. I përgëzoj, i përgëzoj për aktin heroik të kapjes së gazeve dhe të hedhjes drejt atyre që i hodhën drejt narko-banditëve. protesta tjetra, kjo do jetë masive, masive, dhe se asnjë mjet i tyre nuk do mund të mposhtë revoltën e përgjithshme popullore”, tha Berisha.

Por u kujdes të nënvizonte se dhuna nuk u ushtrua me urdhër të tij.

“Ata u përcollën mesazh çdo shqiptari se nuk po luftojmë për veten tonë, se nuk po luftojmë për Sali Berishën, se nuk po luftojmë për Partinë Demokratike, as dhe parti të tjera, se po luftojmë për ndërgjegjen e njeriut, për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar”, shtoi kreu i PD.

E tashmë që ëndrra amerikane për rrëzimin e Ramës ka rënë, siç e dëshmoi dhe mungesa e karikaturës së tij në protestë, shpresa e radhës e Berishës, mbetet pikërisht te ta.

“Ata janë nderi i kombit, krenaria e popullit dhe qytetarëve shqiptarë dhe të garantoj se ata nuk e kanë për asgjë përballë një kryehajdut, një Ramaduro që mbrohet nga banda dhe krimi dhe fundi i tij i pashmangshëm, fundin e tij të pashmangshëm do ta firmosin të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë që ishin aq të shumtë, aq të shumtë dje në protestën që tronditi dheun”, shtoi më tej.

Por nëse ishin aq të shumtë dhe të vendosur, përse Sali Berisha siç dha sinjalin e sulmit me flamur, po ashtu mbrëmë doli dhe po me urdhër e ndërpreu protestën: përgjigjja është e thjeshtë: protesta e së shtunës, nuk ishte një protestë popullore, por një protestë e Sali Berishës.

Berisha: Protestat do të vazhdojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar vijimin e protestave të PD, duke deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi situatën politike si “kilometrin e fundit” dhe falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e fundit, duke theksuar se reagimi i tyre është […]

The post Berisha: Protestat do të vazhdojnë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Protestuesit ishin ndërgjegja e kombit në betejë, regjimi u trondit

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot një konferencë se protesta e mbrëmshme e PD-së ishte protesta e ndërgjegjes.

Berisha theksoi se protestuesit, pjesëmarrës nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, dolën në rrugë për më shumë se tre orë, duke shprehur revoltën e tyre kundër qeverisjes aktuale.

“Dje për tre orë kryengritësit guximtarë morën në dorë Tiranën, bulevardin, sheshet e saj.  Në një protestë të fuqishme qindra mijëra qytetarë nga Tirana dhe mbarë Shqipëria u përballën me guxim të jashtëzakonshëm për më shumë se tre orë”, tha Berisha.

Kreu i PD shprehu nderim të madh të gjithë atyre qytetarëve djemve, vajzave, burrave dhe grave, të moshuar, që nga Tirana dhe mbarë Shqipëria protestuan në mënyrën më të vendosur.

Berisha theksoi se, protesta e tyre nuk kishte lidhje me ndërtesat, as dhe institucionet kushtetuese.

“Dje regjimi u trondit nga themelet. Dje qytetarët triumfuan në rrugë dhe sheshet e Tiranës. U bënë zëri i ndërgjegjes se njerëzve të ndershëm, të cilët nuk pajtohen kurrë me një qeveri me lidhje të tmerrshme me drogën dhe krimin. Nuk pajtohen kurrë me një qeveri që nuk del nga vullneti i tyre, por nga farsa elektorale. Nuk pajtohen kurrë me një qeveri që vjedh 97% të taksave të tyre dhe të çmendurisht të gjitha pasuritë publike”, tha Berisha.

Kreu i PD u shpreh se, dje protestuesit ishin vetë ndërgjegja e kombit në betejë.

“Ata u përcollën mesazh çdo shqiptari se nuk po luftojmë për veten tonë, se nuk po luftojmë për Sali Berishën, se nuk po luftojmë për Partinë Demokratike, as dhe parti të tjera, se po luftojmë për ndërgjegjen e njeriut, për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar”, theksoi Berisha.

“Po luftojmë dhe për ju që po na ndiqni në televizione, po luftojmë dhe për ju që mund të mos u pëlqejë protesta. Në fakt, po luftojmë dhe do luftojmë për çdo shqiptar. Kjo është veçantia e kësaj proteste.  Kjo është protesta e ndërgjegjes dhe nuk ka asgjë më të fuqishme, nuk ka asgjë më të pathyeshme, nuk ka asgjë më të pamposhtur se sa ajo që buron nga ndërgjegja e njeriut”, tha Berisha.

/gj.m/a.f-

The post Berisha: Protestuesit ishin ndërgjegja e kombit në betejë, regjimi u trondit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Policia dhunoi protestuesit dhe përdori gaz helmues

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë ndaj protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Berisha deklaroi se policia ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar, të cilin e cilësoi si të rrezikshëm për shëndetin, duke shtuar se […]

The post Berisha: Policia dhunoi protestuesit dhe përdori gaz helmues appeared first on BoldNews.al.

Avni Ponari nga shërbëtor i Berishës në hyzmeqar i Ramës

Nga Boldnews.al Në faqen zyrtare të internetit të kompanisë së sigurime “Sigal Insurance Group”, lexohet: “Falë strategjisë së shkëlqyer, modelit të biznesit, menaxhimit financiar nga drejtuesit dhe punës së palodhur të punonjësve të saj, SIGAL sh.a u rrit shpejt, duke fituar një pozicionim dominues dhe të fuqishëm duke e shndërruar atë në kompaninë më të […]

The post Avni Ponari nga shërbëtor i Berishës në hyzmeqar i Ramës appeared first on BoldNews.al.

Protesta para kryeministrisë/ DW: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut

Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01) nga opozita shqiptare. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 11 efektivë u lënduan. Rreth 20 protestues […]

The post Protesta para kryeministrisë/ DW: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Protesta e arriti qëllimin, të lirohen 25 protestuesit

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të protestës, nga selia e PD  theksoi se policia “sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera”. Berisha tha se kryeministri Edi Rama kërkoi përleshje me protestuesit.

“Përkundrejt qëndrimit qytetar e guximtar të protestuesve, narkopolicia përdori në agresivitet absolut mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera.Rama kërkonte përleshjen e demonstruesve me policinë. E garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën. Dhe t’i them këtu: mos ndërse policinë kundër protestuesve”, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje efektivëve të policisë që mos të bëhen ushtarë e shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj as moral.

“Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari”, tha Berisha.

Berisha kërkoi lirimin e 25 protestuesve, të cilët sipas tij nuk kanë kryer asnjë akt dhune.

“Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute me të gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës. U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë. Të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, tha Berisha.

Sipas tij protesta e sotme e arriti qëllimin, ndërsa shtoi se do të njoftojë protestën e radhës dhe variantet e saj.

/m.q/r.e/  /a.g/

The post Berisha: Protesta e arriti qëllimin, të lirohen 25 protestuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Të përmbysim këtë qeveri dhe të krijojmë një qeveri teknike

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan sot protestën e dytë kombëtare para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se po protestojnë për ndërgjegjen kombëtare si shqiptarë pasi “nuk duam që Shqipëria vithiset në honet e historisë, të shpopullohet dhe të ecë e sigurt drejt shkretimit nga banorët e saj”.

“Ne jemi këtu si ndërgjegje dhe dinjitet njerëzor, se nuk mund të pranojmë kurrë që për karrigen e krimit të Edi Ramës, zgjedhjet tona të shndërrohen në opozitë”, tha Berisha.

Berisha shtoi se opozita proteston “se nuk mund të pranojmë kurrë që pasuritë publike, taksat e shqiptarëve, të plaçkiten nga një grup qeveritarësh, kurse shqiptarët të zhyten çdo ditë e me thellë në varfëri dhe mjerim”.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të përmbysin këtë qeverisë për të krijuar një qeveri teknike.

“Prandaj të dashur qytetarë dhe qytetare, sonte është thirrja e madhe, është ora jonë, të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri, për të krijuar një qeveri teknike, për zgjedhje të reja dhe të ndershme, për një vizion të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për dinjitetin e tyre, për interesin kombëtar, për familjen shqiptare, për ëndrrën e të rinjve shqiptarë në Shqipëri, për ligjin dhe Kushtetutën dhe barazinë para tyre.

“Për luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Për Shqipërinë që ecën e sigurt drejt integrimit në Evropë. Edhe njëherë u ftoj të bashkohemi, të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë këtë rrugën në kilometrin e fundit, kilometrin e fitores”, tha ai në mbyllje të fjalës së tij gjatë protestës.

/m.q/r.e/

The post Berisha: Të përmbysim këtë qeveri dhe të krijojmë një qeveri teknike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një protestë nën hijen iluzive të Trump

Nga Andi Bushati Protesta e radhës së opozitës përkoi me momentin kur më shumë se kurdoherë gjatë kësaj dekade, dy rrëfime krejtësisht kontradiktore po përplasen fort me njëra-tjetrën. I pari është ai i pushtetit që po ekzalton ftesën e Donald Trump drejtuar Edi Ramës, për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Atij i bashkëngjitet […]

The post Një protestë nën hijen iluzive të Trump appeared first on BoldNews.al.

❌