Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e të riut pas aksidentit në Klos

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar në një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedhja e lumit Mat në Klos ditën e djeshme.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.

Vengu tha se “me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit”.

Ngjarja e rëndë u shënua gjatë natës së djeshme në Klos, ku një automjet tip “Audi” me targa angleze doli nga rruga dhe ra në përroin e fshatit Dars.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari me iniciale A. L., u largua nga vendngjarja pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit që ndodhej me të në makinë.

Policia arriti ta identifikonte dhe ta arrestonte të riun pak kohë pas ngjarjes.

Situata mbetet kritike për pasagjerin e mjetit, shtetasin J. K., 30 vjeç, për të cilin vijojnë prej orësh kërkimet e specializuara.

/e.i/j.p/

The post Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e të riut pas aksidentit në Klos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Makinat nën ujë, qytetari gjen zgjidhje, “bën Sërf” në rrugët e Durrësit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, qyteti i Durrësit, është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë sjellë probleme të shumta në disa zona të territorit të bashkisë.

Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi është vështirësuar për banorët të cilët kanë gjetur një zgjidhje alternative, përmes lundrimit në ujë.

Dhjetëra makina janë përmbytur në rrugë, ndërsa lëvizja në këmbë është e pamundur. Një qytetar a përdorur një dërrasë sërfi.

Gjithashtu, në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, mësimi është pezulluar në disa çerdhe e kopshte përkatësisht në kopshtet “Sotir Noka”, “Met Hasa”, “Neim Babameto”, “Durrësi i Ri”, “Fidanishtja”, çerdhja nr.1 dhe konvikti “Beqir Çela”.

Po kështu, procesi mësimor është pezulluar në të gjitha shkollat. Në kodrën e Currilave, janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura.

Rrugët problematike janë: “Mujo Ulqinaku”, “Hysen Myshketa”, “Marta Buda”, “Jahja Ballhysa”, “Kristo Sotiri”, “Glaukia”, “Vaso Pasha”,“Jeta Re”, “Vllazërimi”, “Jezerca”, “Azem Hajdari”, “Mbreti Pirro” dhe rruga “Enkelejve”

Këto rrugë ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18.

Gjithashtu, ka bllokime të qarkullimit nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.

Situatë problematike paraqitet në njësinë administrative Rrashbull si dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.

The post Makinat nën ujë, qytetari gjen zgjidhje, “bën Sërf” në rrugët e Durrësit appeared first on Albeu.com.

Zhduket 33-vjeçari në Tiranë, familjarët: Na ndihmoni, vuan nga epilepsia dhe parkinsoni

Familjarët e një të riu nga Tirana kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. 33-vjeçari Besmir Hoxha është larguar nga banesa që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nuk është kthyer më. Të afërmit shprehen se ai është parë për herë të fundit në zonën e Laknasit, pranë “Univers City”, aty […]

The post Zhduket 33-vjeçari në Tiranë, familjarët: Na ndihmoni, vuan nga epilepsia dhe parkinsoni appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Korçë, dyshohet për vetëvrasje

Një 25-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Polenë, kurse banorët zbuluan trupin e të riut. Viktima është E.K., 25 vjeç, për të cilin policia vendore tha se paraprakisht dyshohet se mund të jetë flijuar në kushtet e depresionit nga i cili […]

The post Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Korçë, dyshohet për vetëvrasje appeared first on BoldNews.al.

Ekskluzive/ Rrëfimi i të riut nga Librazhdi: Si u përfshiva në platformën XUEX dhe kush fshihet pas saj  

Nga Jona Cenameri

“Si nuk pritën dot dhe një javë këto mediat, sa të merrja edhe unë lekët…” , shfryu i riu nga Librazhdi.

Në javën e fundit të gushtit 2025, ëndrra e tij për pasurim të shpejtë, e ushqyer për muaj të tërë nga premtimet e platformës XUEX, nisi të shembet si kështjellë rëre. 

Në dukje kishte zbuluar xhindin e Aladinit, që me tre “sinjale” të bënte të pasur. Miqtë po fitonin, të njohurit dhe kushërinjtë tregonin histori mbresëlënëse. 5 mijë dollarë të tërhequra brenda pak muajsh.

Në fillim nuk e besoi. Refuzoi një mikeshë që i ofroi ta fuste në platformë. Intuita i thoshte se një skemë e tillë, patjetër, do të ishte mashtrim.

Teksa muajt kalonin dhe mikesha e tij kishte gjeneruar disa mijëra dollarë, ndërsa ai asgjë, vendosi të futej. Fundja, mashtrim ose jo, njerëzit po fitonin para të thata në dorë, pa bërë asgjë. Tundimi fitoi mbi logjikën dhe në korrik 2025, i riu vendosi të “investonte” edhe vetë 1000 dollarë në XUEX, me shpresën për të hyrë në radhën e fitimtarëve.

Procesi i futjes së parave

Procesi i futjes së parave ishte më i ndërlikuar sesa dukej. Fillimisht, ai duhej t’i tërhiqte nga një bankë fizike dhe t’i kalonte në një exchange parash digjitale. Përmes një QR kodi të dërguar nga një person nga brenda platformës, ai logohej në XUEX. Për t’u autentifikuar kërkohej ID‑ja. Hapi i radhës ishte kalimi i parave nga exchange-i i kriptomonedhave në llogarinë e XUEX‑ës. Sipas dëshmisë së përdoruesit nga Librazhdi për Faktoje.al, shuma minimale për t’u bërë pjesë e platformës ishte 1000 dollarë. 

Ky ishte pragu i hyrjes që i lejonte investitorit të ndiqte sinjalet e përditshme.

Aplikacioni i XUEX-ës nuk ekzistonte në App apo Play Store, por vinte si një aplikacion i bazuar në link, që instalohej në telefon. Po i njëjti person që i kishte dërguar kodin, e fuste më pas në grupin e Telegramit ku ishin të gjithë përdoruesit. Sipas të riut, XUEX kishte një grup të madh me dhjetëra mijëra pjesëtarë, mbi 14 mijë kur u bë publike në media, dhe disa grupe më të vegjël sipas agjentëve, me dhjetëra anëtarë secili. Grupi i tij kishte rreth 25 veta.

Grupet dhe administratorët

Në grupin e madh, sipas rrëfimit të të riut, administratorë ishin dy figura: Leo Smith dhe Joana. 

Leo, nga gjuha dhe stili, dukej formal, i saktë dhe robotik. Mesazhet e tij përngjasonin me ato të gjeneruara nga inteligjenca artificiale. Ai identifikohej si amerikan dhe përveç njoftimeve për sinjalet, dërgonte rregullisht mesazhe motivuese për sukses e pasuri, si të ishte një “këshillues financiar i vërtetë”. 

Joana, nga gjuha, dukej si person fizik dhe mbase ishte ura lidhëse e Leos me përdoruesit shqiptarë të kësaj platforme. 

As i riu dhe as miqtë e tij nuk dinin gjë për këto dy figura. Mbase Joana s’ishte fare grua, edhe nëse ishte, ndoshta përdorte një emër të rremë. Po ashtu, Leo mund të ishte një i huaj që përdorte inteligjencën artificiale për të gjeneruar përgjigjet, apo kryekëput robot IA. Por të gjitha këto dyshime, i riu thotë se nuk i interesonin, kur mendonte se do të fitonte para.

Rituali i përditshëm

Rituali ishte i thjeshtë për një përdorues të zakonshëm si ai, që nuk kishte futur asnjë person tjetër për të marrë përfitime shtesë. Për t’u bërë agjent kërkohej të sillje të paktën pesë persona të rinj në platformë. Agjentët shpërbleheshin me 3 deri në 4 sinjale në ditë, ndërsa përdoruesit e zakonshëm kishin vetëm dy. Kështu, agjentët fitonin më shpejt dhe kjo i shtynte të sillnin më shumë njerëz. 

Çdo ditë, në grupin e Telegramit, Leo i lajmëronte për kohën e sinjaleve. I riu hynte në XUEX. Klikonte dhe shihte fitimet në faqen e tij. Çdo ditë shuma rritej e fitimi dukej më i prekshëm. Nga 1000 dollarë të hedhur, llogaria i shfaqte pothuajse 2000 kur platforma u ekspozua në media. Thotë se nuk donte ta besonte. Gjente çdo arsye për të menduar se mediat gënjenin dhe Leo kishte të drejtë, kur thoshte se “XUEX ishte e vërtetë, jo si platformat e tjera mashtruese dhe po sulmohej padrejtësisht për interesa të fshehta”. 

Ekspozimi publik

Më 26 gusht gjithçka ndryshoi. Teksa lundronte në Instagram, sytë i ranë mbi një shkrim të publikuar nga portali “Jeta osh Qejf” (JOQ) me titull: “Skema piramidale online, TXEX po grabit shqiptarët”. Në fillim, thotë se u ndje i qetë: nuk ishte XUEX, por një tjetër platformë, TXEX, dhe ai e kishte të lehtë ta bindte veten se hajdutja ishte ajo.

Por vetëm një ditë më pas JOQ publikoi një tjetër artikull, kësaj here për XUEX‑ën. Nuk donte ta besonte. Miqtë e tij kishin fituar, kushërinjtë kishin tërhequr shuma parash, dhe kjo nuk mund të ishte e pavërtetë. Në mendjen e tij ky ishte një sulm mediatik i pabazuar.

Denoncimi 

Pas publikimit nga JOQ më 26 gusht, deputeti Erion Braçe ngriti i pari alarmin në nivel zyrtar.  Ai e quajti fenomenin “piramidat e reja, online, në çdo telefon” dhe paralajmëroi se Divjaka ishte goditur me mbi një mijë persona të përfshirë.

Deputeti u bëri thirrje qytetarëve të tërhiqeshin menjëherë dhe të dorëzonin telefonat në polici, që hetuesit të ndiqnin gjurmën e parave.

Menjëherë pas sinjalizimit të Z. Braçe, më 28 gusht dolën me njoftime publike Policia e Shtetit, AKSK dhe AMF. 

Policia e Shtetit doli me një deklaratë më 28 gusht, duke njoftuar nisjen e një hetimi penal për skemat e dyshuara piramidale online. Drejtoria e Krimit Kibernetik dhe ajo e Krimit Ekonomik & Financiar u angazhuan për dokumentimin ligjor. 

Reagimet 

Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (AKSK) paralajmëroi publikisht se TXEX, XUEX dhe Grokrexduu ishin platforma mashtruese. 

Si ra në gjurmët e tyre?  AKSK sqaroi për Faktoje se ishte vënë për herë të parë në dijeni më 28 gusht, përmes një e-maili elektronik të deputetit të PS, Erion Braçe. Pasi identifikoi “domain-et xuexa[.]com dhe grokrcoiod8[.]com”, AKSK  ia përcolli Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për bllokim. AKEP konfirmoi për Faktoje se kishte urdhëruar menjëherë bllokimin e domain-eve të përcjella nga AKSK: TXEX, XUEX dhe Grokrexduu. 

Sipas institucionit, operatorët kryesorë të internetit e zbatuan menjëherë urdhrin, ndërsa për të tjerët vijon monitorimi. 

AKEP paralajmëroi gjithashtu se moszbatimi i bllokimit përbën shkelje ligjore dhe sjell masa administrative, përfshirë gjoba.

Asnjë denoncim nga qytetarët 

AKSK nënvizoi se, deri në momentin e kthimit të përgjigjes për Faktoje, nuk kishte marrë asnjë raportim nga qytetarët e prekur, njësoj edhe Policia. Kjo e fundit, tha për Faktoje, se çështja është aktualisht në hetim dhe çdo informacion i mëtejshëm i takon prokurorisë.

Kush i kontrollon këto platforma? 

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) njoftoi publikisht se platformat nuk kishin asnjë licencë për të operuar në Shqipëri dhe se mekanizmi i “sinjaleve të blerjes” ishte krejtësisht fiktiv. Në përgjigjen për Faktoje, AMF nuk shtoi asgjë më shumë përtej këtij njoftimi, duke rikujtuar se deri më sot nuk ka licencuar asnjë subjekt për tregje të bazuara në teknologjinë blockchain.

Banka e Shqipërisë në përgjigjen e saj zyrtare, sqaroi se nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë mbi këto platforma. Por theksoi se bankat tregtare janë të detyruara të raportojnë çdo transaksion të dyshimtë, sipas kuadrit ligjor për parandalimin e pastrimit të parave.

Fajtori, jetim   

“AMF thotë ‘ne licencojmë kur na kërkohet’, pra roli i saj është pasiv. Policia aktivizohet vetëm pas një sinjalizimi, jo mbi bazë monitorimi të tregut. AKSK pret denoncime, por nuk ka mekanizma për të monitoruar në kohë reale. AKEP thirret në fund të zinxhirit për të bllokuar domain-et, por shpesh kjo nuk bëhet në mënyrë sistematike dhe disa faqe mbeten aktive edhe pasi shpallen mashtruese,” vëren për “Faktoje” ekspertja e kriptovalutave, Denisa Kele.

Sipas saj, problemi thelbësor është se askush nuk mban përgjegjësi të plotë.

“Duhet një njësi kombëtare e përhershme për mashtrimet online, që të bashkojë AMF, Policinë, AKSK dhe AKEP në një tryezë. Sinjalizimet duhet të shkojnë aty, të analizohen dhe urdhrat të dalin menjëherë. Nëse një domain shpallet mashtrues, AKEP dhe operatorët duhet të detyrohen me ligj ta bllokojnë brenda një kohe fikse, jo me vonesa, jo si rekomandim. Vetëm kështu kjo skemë mund të ndalet realisht,” thotë ajo.

Investimet në kriptomonedha

Denisa Kele, eksperte në tregtinë e kriptomonedhave, zbulon më shumë mbi këtë fushë ende pak të njohur për publikun shqiptar. Që në fillim, Kele e bëri të qartë se: “Investimi në kriptomonedha nuk funksionon sipas logjikës ‘sot fut para dhe nesër i ke dyfish’. Një gjë e tillë është e pamundur. Askush nuk mund të parashikojë me saktësi kohën apo përmasën e fitimit. Premtimet për fitime të shpejta janë tregues klasikë të një skeme piramidale”

Sipas saj, ka disa elemente ku ndryshojnë platformat mashtruese nga ato të rregulluara, me licenca ndërkombëtare.

“Mashtruesit përdorin platforma demo për të të bërë të besosh se po fiton, kur në fakt gjithçka është e fabrikuar,” sqaron ajo. Në këto versione “demo” zakonisht shkruhet qartë “demo account”, nuk ka para reale dhe kur provon të bësh “Withdraw” (tërheqje) procesi nuk funksionon. Platformat mashtruese zakonisht nuk kërkojnë asnjë identifikim. Platformat reale, të licencuara kanë procedura KYC (Know Your Customer/Njih përdoruesin tënd) ku ngarkon kartën e identitetit, një foto personale dhe një selfie për regjistrim.

Adresa Demo

“Investimi në kriptovaluta është i ligjshëm dhe i pranuar gjerësisht në shumë vende të botës, por mashtrimet online po shfrytëzojnë boshllëkun e informacionit dhe mungesën e përvojës tek qytetarët,” shpjegon ekspertja. 

Megjithatë, këto skema, sipas saj, nuk janë një fenomen thjesht shqiptar. Raste të ngjashme janë evidentuar edhe në Itali e Rumani, ku shumë njerëz u mashtruan sepse nuk arritën të bëjnë dallimin mes një investimi të ligjshëm dhe një mashtrimi.

“Për të ngritur një platformë të tillë duhet të jesh ekspert i teknologjisë së informacionit. Janë grupe të organizuara me dije të thella teknologjike, jo individë të zakonshëm,” nënvizon Kele.

Certifikatat e rreme 

Në grupet e XUEX-ës, administratori Leo Smith kishte shpërndarë tre “certifikata” (të cilat Faktoje.al i disponon) për të krijuar idenë e një platforme të ligjshme. Por siç sqaron ekspertja e kriptomonedhave Denisa Kele, dokumentet nuk kanë asnjë vlerë financiare.

“Janë vetëm regjistrime biznesi, jo licenca. Mund t’i marrë kushdo për pak dollarë dhe platformat mashtruese i përdorin si mbulesë legjitimiteti,” shpjegon ajo.

Në realitet, sipas saj, vetëm licencat e autoriteteve si FCA (Britani), CySEC (Qipro), BaFin (Gjermani) apo SEC (SHBA) garantojnë se një platformë është e rregulluar. 

Kush është në të vërtetë “profesori”? 

Edhe pse emri Leo Smith tingëllon real, ai nuk ka asnjë lidhje me persona të vërtetë që mbajnë këtë emër. Në internet gjenden figura të ndryshme, një ish-drejtor financiar në New Hampshire që vetë ra viktimë e një mashtrimi kibernetik, një investitor amerikan i pasurive të paluajtshme, madje edhe muzikanti i njohur i xhazit Wadada Leo Smith, por asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me XUEX-ën.

Në portalin EG Investment, ai prezantohet si “Anthony Leo Smith”, i lindur në vitin 1985 në SHBA, me doktoraturë në Princeton, ish-president i një shoqate financiare amerikane dhe ekspert në parashikimin e të dhënave me përvojë investimi”.

Por asnjë nga këto të dhëna nuk verifikohet në regjistrat publikë apo në ndonjë burim serioz akademik e profesional.

Në të vërtetë, jashtë kontekstit të grupeve në Telegram, faqeve false dhe raportimeve mbi mashtrimin, nuk ekziston asnjë person real që përputhet me profilin e këtij ‘profesori’. 

Pritja… 

Në valën e të gjitha këtyre zhvillimeve, i riu nga Librazhdi ende po priste dyfishimin e shumës së tij në platformë që të mund të tërhiqte paratë. Sipas rregullave të XUEX‑ës, nëse i tërhiqje paratë pa u bërë dyfishi, platforma mbante 20% të tyre. Kur shuma dyfishohej, mbahej vetëm 5%. Për këtë arsye, ai donte të besonte ende në fjalët e bukura të Leos se çdo problem me tërheqjen vinte nga bllokimet qeveritare e institucionale, jo nga mashtrimi. 

Madje, edhe pse AKSK dhe institucione të tjera deklaruan publikisht se kishin bllokuar këto platforma, ai thotë se vijonte të aksesonte XUEX‑ën dhe grupin në Telegram pa asnjë lloj problemi dhe pa përdorur VPN. 

Për të, asgjë nuk kishte ndryshuar. 

Një përdoruesi të thjeshtë si ai, që s’kishte futur asnjë person tjetër e s’kishte marrë asnjë bonus, i duheshin rreth 40 ditë për ta dyfishuar shumën e futur. Kishte llogaritur se shuma do t’i dyfishohej më 2 ose 3 shtator, por ky afat nuk u arrit. Tani priste datën 8 ose 9 shtator. Por kjo pritje nuk do të zgjaste shumë.

Në 4 shtator, Leo Smith dërgoi mesazhin e tij të fundit. “Paratë, –  tha ai, – ishin bllokuar dhe do të mund të tërhiqeshin vetëm në 1 gusht 2026”. 

Mesazhet e Leo Smith në grupin në telegram të XUEX (04/09/2025)
Mesazhet e Leo Smith në grupin në telegram të XUEX (04/09/2025)

Nga XUEX tek SKLCOIN

Leo Smith vijoi të mbante të gjallë shpresën e përdoruesve me premtime për fitime dhe mbështetje. 

Që prej datës 4 shtator, ai u propozoi përdoruesve një alternativë të re: një platformë të quajtur SKLCOIN. Në grupin e Telegramit, ku sot janë rreth 8 mijë anëtarë, ai reklamon çdo ditë SKLCOIN-in. 

Fitim fiks ditor prej 1.65%. Tre sinjale tregtimi çdo ditë. Mundësi tërheqjeje “në çdo kohë”, me një komision prej 20%. Për më tepër, nëse depoziton mbi 1,000 dollarë para datës 15 shtator, të ofrohet një “bonus” prej 50%. 

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, Leo vazhdon të rekrutojë përdorues në këtë platformë të re. 

Mesazhet e Leo Smith në grupin në telegram të XUEX për platformën e re SKLCOIN
Mesazhet e Leo Smith në grupin në telegram të XUEX për platformën e re SKLCOIN

Epilog

Për të riun nga Librazhdi, humbja ishte e prekshme dhe e vërtetë. “Më ikën 1000 dollarë, rreth 90 e ca mijë lekë,” tha ai, duke pranuar se do t’i duhej të punonte jo pak për t’i bërë paratë që kishte humbur.

Këmbënguli ta ndante historinë e tij me Faktoje.al, por kërkoi të mbetej anonim. Me motivin se familja e tij nuk ishte në dijeni të situatës dhe i rëndej të “dilte” publikisht si i mashtruar.

Edhe pse e përshkroi përvojën si një mësim të hidhur, ai ende nuk është larguar nga grupet e XUEX-ës në Telegram. 

Në mesazhin e tij të fundit drejtuar Faktoje.al, ai kërkoi: “Më mbani të përditësuar” 

The post Ekskluzive/ Rrëfimi i të riut nga Librazhdi: Si u përfshiva në platformën XUEX dhe kush fshihet pas saj   appeared first on Faktoje.al.

Tronditet Gjermania/ 18-vjeçari kosovar plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Essen të Gjermanisë. Një nxënës 18-vjeçar nga Kosova ka sulmuar pranë shkollës, në parkun arsimor të saj, mësuesen duke e goditur fortë me thikë në stomak, duke e lënë të plagosur rëndë. Sipas BILD, sulmuesi me thikë u qëllua për vdekje nga policia pas ndjekjes, […]

The post Tronditet Gjermania/ 18-vjeçari kosovar plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes appeared first on BoldNews.al.

I riu nga Kosova godet me thikë mësuesen në Gjermani

Një sulm me thikë ka shkaktuar panik në një shkollë profesionale në Essen, në rajonin e Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat gjermane, një nxënës nga Kosova, 18 vjeç ka sulmuar me thikë një mësuese, duke e plagosur rëndë në bark.

Ajo ndodhet në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një operacioni urgjent në klinikën universitare të qytetit. Ende nuk dihet nëse është në rrezik për jetën.

Autoritetet policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe raportohet se sulmuesi është neutralizuar me armë zjarri. Në vendngjarje po zhvillohet një operacion i gjerë nga forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës.

Rasti po hetohet nga autoritetet lokale, ndërsa shkolla mbetet e mbyllur për sigurinë e nxënësve dhe stafit. /Telegrafi/

Der flüchtige Tatverdächtige wurde von Polizeikräften angetroffen und zweifelsfrei identifiziert. #E0509 https://t.co/mML33OLA25

— Polizei NRW E (@Polizei_NRW_E) September 5, 2025

The post I riu nga Kosova godet me thikë mësuesen në Gjermani appeared first on Telegrafi.

E përplasi me makinë i riu pa patentë, ndërron jetë babi i 3 fëmijëve. Ishte në koma në spital

Këtë të mërkurë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik (Tomani) Barjami, 35-vjeç, i cili prej 10 ditësh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 24 gusht, pranë Shkollës së Muzikës në Fier. Paçka ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun. Aksidenti ndodhi në lagjen “Liri Gero”…

Source

I shpëtoi vdekjes kur ishte 8 vjeç, historia prekëse e të riut Gabriel Lluca që vd*q në Peqin

Një detaj prekës ka dalë në dritë pas aksidentit tragjik që ndodhi në hyrje të qytetit të Peqinit, ku humbën jetën dy të rinj.

Njëri prej viktimave është Gabriel Lluca, një 24-vjeçar i cili i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë në moshën 8-vjeçare, pikërisht pranë shkollës “Demir Godelli” në Peqin, aty ku ndodhet edhe banesa e familjes Lluca.

Një automjet i kishte kaluar trupit të vogëlushit, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura të shumta.

Por këtë fund gushti, fati nuk e kurseu. Në të njëjtin qytet ku dikur i kishte shpëtuar vdekjes, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën e së dielës, pas një aksidenti të rëndë automobilistik.

Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca. Tre vite më parë, familja përjetoi edhe një tjetër humbje të rëndë, ndarjen nga jeta të babait të tij, Agron Lluca.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e automjetit si dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.

The post I shpëtoi vdekjes kur ishte 8 vjeç, historia prekëse e të riut Gabriel Lluca që vd*q në Peqin appeared first on Albeu.com.

Plagosja e 28-vjeçarit në Durrës, policia jep detaje! I riu në gjendje të rëndë

Policia ka reaguar zyrtarisht për plagosjen e një 28-vjeçari në qytetin bregdetar të Durrësit. Policia bëri me dije se rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 44-vjeçari me iniciale A.L., ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin me iniciale L.R.. Po ashtu ‘blutë’ bëjnë me dije se kanë […]

The post Plagosja e 28-vjeçarit në Durrës, policia jep detaje! I riu në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një i moshuar ka goditur me çekan gome në kokë një të ri, gjatë një konflikti mes tyre. I moshuari, shtetasi L. K., 73 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, është arrestuar nga Policia, ku akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ndërkohë, i […]

The post E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital appeared first on BoldNews.al.

Ndezi zjarrin që dogji një stan, shpallet në kërkim i riu në Gramsh

Policia e Gramshit ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar pasi dyshohet se është autori i zjarrit në fshatin Mukaj. Në njoftimin për mediat blutë bëjnë me dije se si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një stan në pronësi të shtetasit A. S., dhe një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore. “Specialistët për Hetimin e Krimeve […]

The post Ndezi zjarrin që dogji një stan, shpallet në kërkim i riu në Gramsh appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ I riu live në TikTok shan Ramën, dëmton godinën e Bashkisë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmë në Korçë, aty ku një i ri ka goditur drejt ambienteve të Bashkisë. I riu mësohet se është përdorues i lëndëve narkotike, dhe ai kishte hyrë live në TikTok me një fjalor të rëndë duke ofenduar kryeministrin Edi Rama, i inatosur për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr 14 të qytetit të Korçës, aty ku ai vet banon. Po ashtu i riu është…

Source

💾

Korçë/ Mori makinën me qira dhe u zhduk, shpallet në kërkim i riu nga Librazhdi

I mori makinën me qira një 54-vjeçari dhe më pas u zhduk bashkë me mjetin, shpallet në kërkim i dyshuari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Korçë njoftuan sot (1 gusht) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim R. D., 41 vjeç, banues në Librazhd. “Ndaj tij ka kallëzuar A. A., 54 […]

The post Korçë/ Mori makinën me qira dhe u zhduk, shpallet në kërkim i riu nga Librazhdi appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

Një i ri është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të diele në ujërat e liqenit të Shkodrës. Viktima është shtetasi I. L., 26 vjeç. Autoritetet thonë se rreth orës 18:40, është marrë njoftim nga salla e Policisë Shkodër se në ujërat e liqenit është gjetur nga peshkatarët trupi i pajetë dhe pa shenja […]

The post E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi, duke luajtur volejboll

Në foton e mësipërme është 20-vjeçari Anid Hoxha nga Rahoveci i Kosovës, i cili humbi jetën ditën e djeshme duke luajtur volejboll në Dhërmi. I riu kishte ardhur me shoqërinë për psuhime në Shqipëri, teksa sipas Policisë, dyshohet se ai humbi jetën për shkaqe natyrale. “Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, […]

The post EMRI/ Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi, duke luajtur volejboll appeared first on BoldNews.al.

Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO)

Një skenë që të kujton filmat aksion është regjistruar mbrëmjen e të premtes në qytetin e Sarandës. Burime për mediat bëjnë me dije se një person është hedhur në det për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti”, pranë shëtitores së qytetit. Uniformat blu kanë ndaluar një automjet luksoz, tip “Porsche […]

The post Si skenë filmi/ I riu braktis “Porsche-në” në Sarandë dhe hidhet në det për t’i shpëtuar Policisë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon drejt automjetit, shoqërohet drejtuesi

Një incident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë. Policia ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që nuk i ndaloi postbllokut.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.

I riu është neutralizuar nga blutë dhe është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ai po lëvizte pa patentë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi. Ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr, si dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, drejtuesi i automjetit u neutralizua pa pasoja.

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe sigurinë e Autostradave, të caktuar me shërbim në Lezhë, i bënë shenjë për ndalim një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., 26 vjeç, banues në Lezhë, pas verifikimeve, rezultoi se drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme. Në momentin e verifikimit të shkeljes dhe komunikimit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar këtë të fundit për veprime të tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, drejtuesi i mjetit ka refuzuar t’i bindet urdhrave të ligjshëm të punonjësit të policisë dhe me veprimet e tij për t’u larguar, ka paraqitur rrezik qartësisht të dukshëm për jetën e punonjësit të policisë, i cili, në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë, real dhe të çastit dhe me qëllim parandalimin e një pasojë më të rëndë, përdori armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. D., duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë e ftohtë pa leje nga organet kompetente.

Ngjarja është menaxhuar pa pasoja për jetën apo shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. S., 20 vjeç, të dy banues në Lezhë, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 291, 236 dhe 279 të Kodit Penal.

Një grup i posaçëm hetimor nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe kushtet e përdorimit të armës së zjarrit nga efektivi i Policisë, për neutralizimin e drejtuesit të automjetit.

The post Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon drejt automjetit, shoqërohet drejtuesi appeared first on Lapsi.al.

Ishte dënuar me burg në Itali, i riu kapet në Shqipëri

Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua në Shqipëri pasi u arratis nga San Cipriano d’Aversa në vitin 2018. Personi, i dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg, u shpall përgjegjës për tentativë vrasjeje dhe komplot kriminal për të kryer grabitje të armatosur. Arrestimi erdhi pas një hetimi që zgjati rreth dy vjet.

Ai ishte pjesë e një shoqate të specializuar në grabitje të armatosura në shtëpi midis provincave të Napolit dhe Casertës. Ai u dënua për një sulm ndaj një biznesmeni të njohur në zonën e Napolit. Gjatë grabitjes, një fqinj, një anëtar i forcave policore, ngriti alarmin, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri në të cilin u plagos një nga anëtarët e komandos.

Në dritën e fakteve, shqiptari ishte vendosur në arrest shtëpiak, nga i cili u arratis në muajt e parë të vitit 2018, duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Hetimet e Policisë së Shtetit rindërtuan rrugën e tij si i arratisur, duke e lokalizuar atë në Shqipëri, duke lejuar kështu zgjerimin e urdhër-arrestit në një nivel ndërkombëtar.

Hetimi, i cili çoi në kapjen e të kërkuarit, u krye nga Policia e Casertës dhe Shërbimi Qendror i Operacioneve, me koordinimin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Napolit, si dhe nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Interpol Tirana. Gjithashtu u zhvillua bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri të Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale – Shërbimi për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar , i cili aktivizoi Sekretariatin e Përgjithshëm të Interpolit për përhapjen e kërkimeve në nivel ndërkombëtar.

Aktivitetet e kërkimit për personin e arrestuar janë pjesë e një projekti më të gjerë të quajtur “Kërkohet 2025”, që synon gjetjen dhe kapjen e individëve me rëndësi të lartë kriminale në bashkëpunim me autoritetet policore të huaja. Ky projekt synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

AKTUALITET / 23 Qershor 2025, 18:16
“Në Vorë u kërcënova nga kriminelë…”, Vokshi dorëzon videon në Strasburg: Nuk duhet toleruar vjedhja e votës më 11 maj

The post Ishte dënuar me burg në Itali, i riu kapet në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në lumin Mat

Një 22- vjeçar me inicialet K.E., është gjetur pa shenja jete në lumin Mat këtë të diel. Dyshohet se i riu ka qenë duke u larë në lumë, ndërsa është rrëmbyer nga rrjedha e lumit e për pasojë është mbytur.

“Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë  trupin e pajetë të 22-vjeçarit dhe kanë transportuar në morg për veprime të mëtejshme”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në lumin Mat appeared first on Euronews Albania.

❌