Një zonjë nga Vlora tregon për emisionin “Stop” se bashkë me djalin e saj 10-vjeçar, ndjehen të përndjekur nga ish-shoferi i familjes, Vladimir Rushiti, 60 vjeç. Ai kishte punuar për rreth nëntë muaj pranë familjes, por pas largimit për shkak të moskorrektesës në punë është kthyer në përndjekës, duke kërcënuar dhe frikësuar nënën e fëmijën. […]
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur një 22-vjeçare. Sipas policisë përndjekja e të resë ka qenë e vazhdueshme dhe ditën e djeshme raportohet se e ka goditur edhe me grushte. “Specialistët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A24 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 22-vjeçare […]
Një e re në Lezhë ka kaluar çaste paniku, pasi është përndjekur nga një person. Policia bën me dije se shtetasja me inicialet L. A., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se një person i paidentifikuar e ka përndjekur me automjet, i ka shkruar në numrin e telefonit dhe ka publikuar të dhënat […]
Një grua që kishte qëndruar në një shtëpi për gra që janë rehabilituar nga varwsia e alkoolit në Kaliforni, vodhi një minifurgon dhe u ndoq nga policia për orë të tëra derisa kaloi në Meksikë të hënën.
Një grua e dytë, Nicolle Walters, 45 vjeç, u raportoi autoriteteve se Toyota Sienna e saj gri e vitit 2004 mungonte, së bashku me çelësin e makinës së saj, sipas një deklarate nga zyra e sherifit të qarkut Ventura.
Walters, pronare dhe operatore e dy shtëpive për gra të rehabilitimit, e identifikoi të dyshuarën si Alyssa Wilson, një nga banoret në Diana’s House Sober Living në Thousand Oaks, e cila është rreth një orë larg me makinë në veriperëndim të Los Angeles.
"Çelësat u vodhën nga çanta e administratorit të shtëpisë sime. Rastësisht ndalova pikërisht kur po ndodhte kjo", tha ajo, duke shtuar se minifurgoni përdoret për detyrat e shtëpisë për gratë që nuk kanë nevojë për alkool.
Zyrtarët e gjurmuan veturën rreth 19 km në veri të Simi Valley, ku u përpoqën ta ndalonin automjetin, por Wilson refuzoi të ndalonte dhe u largua me shpejtësi.
Ajo arriti shpejtësinë prej rreth 145 km/orë në autostradën 118 derisa ndjekja vazhdoi në qarkun e Los Anxhelosit. Atje, autoritetet e qarkut Ventura ia dorëzuan ndjekjen patrullës së autostradës së Kalifornisë (CHP) pasi Wilson hyri në autostradën 405 duke u drejtuar në jug, thuhet në deklaratë.
"Kjo është shumë unike në kuptimin e kushteve të trafikut që u lejojnë individëve të vazhdojnë të qëndrojnë në autostradë dhe ta zgjasin këtë ndjekje", tha kapiten Robert Yoos, një oficer i informacionit publik në zyrën e sherifit të qarkut Ventura, gjatë një interviste me KTLA-TV.
Wilson shmangu të gjitha shiritat me thumba të hedhur në rrugë nga autoritetet, sipas videove nga helikopteri të publikuara nga ABC7.
Ndjekja përfundimisht arriti në kufirin SHBA-Meksikë deri në orën 13:30, sipas Walters, ku CHP përfundoi ndjekjen e saj për shkak të kufizimeve juridiksionale.
Walters tha të martën se automjeti ishte në Tijuana, Meksikë, dhe se ajo po punonte me CHP për ta rimarrë atë.
“Në fund të fundit, nuk shqetësohem për makinën. Jam më e qetë duke e ditur se ajo nuk është lënduar. Makina është e zëvendësueshme”, tha Walters.
Walters, si pronare e Diana’s House Sober Living që nga tetori i vitit 2024, e pranon se rruga drejt rikuperimit nga varësia dhe trauma nuk është gjithmonë lineare.
“Kjo është një krizë e shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca. Ne kemi nevojë për më shumë mbështetje. Ne kemi nevojë për më shumë burime për ata që po përballen me vështirësi. Rikuperimi nuk është gjithmonë i bukur”, tha ajo. /Telegrafi/
Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi kishte mbyllur një martesë të dështuar, është njohur me Enin dhe ka vendosur të krijojë një lidhje të re. Partneri, një 35-vjeçar nga Shkodra dhe baba i një vajze, njëlloj si ajo, në fillim shfaqet […]
Një zonjë me iniciale N.Q. ka bërë një denoncim të fortë publik ndaj ish-drejtorit të OSHEE Durrës, Plator Mehmeti, duke pretenduar se ai e ka përndjekur, kërcënuar dhe i ka bërë jetën e pamundur, madje duke e mbajtur peng bashkë me fëmijët e saj. Ajo tregon për JOQ se ish-bashkëshorti, i cili sipas saj ka […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë e mitur ka dëmtuar veten me thikë dhe një punonjëse policie. Mësohet se e gjithë ngjarja ka nisur pasi 16-vjeçarja përndiqej nga 2 persona, një prej të cilëve ndodhet në paraburgim. Teksa e mitura ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa […]
Në kohët moderne, teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin. Rrjetet sociale kanë bërë të mundur që individë nga vende të ndryshme të botës të njihen, të komunikojnë dhe, në disa raste, të krijojnë lidhje të thella emocionale, madje edhe lidhje dashurie. I njëjti është edhe rasti i kësaj zonje, e cila […]
Rozana Radi ka rrëfyer këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” një histori të rëndë që i ka ndodhur, teksa një person kishte nisur ta përndiqte intensivisht. Ajo tha se pasi e kishte denoncuar për herë të parë, ai ishte dënuar me 1 vit burg, por sapo ka dalë nga burgu, ai ka nisur sërish ta përndiqte. Kjo solli që këngëtarja të bënte një tjetër denoncim, dhe personi ka përfunduar sërish në burg.
“Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë spray, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit, sapo doli filloi përsëri përndjekjen dhe u rikthye sërish në burg se unë bëra kallëzim. Sot sapo ka dalë nga burgu ka përndjekur një juriste. Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. Falë zotit policia mu gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”, tregoi Rozana Radi.
Djali 28-vjeçar nga Tirana, i cili u dënua me burg për përndjekjen e Rozana Radit nuk ka mundur dot të shijojë lirinë. Ai është ‘fiksuar’ me juristen e burgut 313 gjatë qëndrimit në izolim dhe një vit pasi doli nga institucioni i vuajtjes së dënimit, përfundoi sërish aty.
Behar Kamberi, mjeku psikiatër nga Kosova, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës pas një kallëzimi të moderatores sportive A.B, është liruar. Moderatorja kishte pretenduar se ishte përndjekur nga Kamberi, por Prokuroria e Tiranës ka vlerësuar se mesazhet e dërguara nga mjeku, si: “Të dua… dëshiroj të martohem me ty” ose “Jeni shumë e […]
Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.
Sipas burimeve nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.
Tubime solidariteti në mbarë Greqinë, Pano Ruçi: Nuk e di nga se vdiq djali im, jam në grevë urie për çdo fëmijë që humbi jetën në Tempi
Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.
Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.
Burgut 203 në Tiranë, i njohur si burgu ‘Mine Peza’, ditët e fundit, i është shtuar një banor jo i zakonshëm. Ai është Behar Kamberi, mjek psikiatër nga Kosova. Mjeku që ka ndihmuar të tjerët për të tejkaluar fiksimet dhe dalldisjet, ka rënë vetë pre e një drame dashurie platonike, duke u bërë protagonist i […]
Qëndrimi në liri pas dënimit me burg për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi zgjati pak për një 28-vjeçar nga Tirana. Gati një vit pasi la qelinë ai përfundoi sërish në burg për përndjekje, por këtë herë, të një prej punonjëseve të burgut 313. Në “shënjestër” të tij është vënë juristja e burgut të njohur të […]
Një arratisje me një makinë të vjedhur e dy të rinjëve shqiptarë përfundoi në tragjedi në orët e para të mëngjersit të kësaj të premte në Biolonja të Italisë. “La Repubblica” raporton se një 18-vjeçar shqiptar Valjero Maksuti, humbi jetën në aksident, ndërsa i riu tjetër, gjithashtu shqiptar, 19 vjeç, u dërgua në Spitalin Maggiore […]
Një 61-vjeçar, punonjës i Bashkisë Fushë Arrëz, është arrestuar nga policia pas një kallëzimi për përndjekje dhe shpërdorim detyre. Policia bën me dije se shtetasi P. L., 61 vjeç, akuzohet se ka fyer dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur kolegun e tij, A. D., 38 vjeç, si dhe familjarët e këtij të fundit, duke e […]
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi përndoqi dhe ushtroi dhunë fizike ndaj një 30-vjeçareje. I arrestuari është Fatjon Ahmetaj, banues në Lushnjë. Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit në polici të 30-vjeçares, sipas të cilës, 38-vjeçari i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga […]
Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përndjekur dhe kërcënuar ish të dashurat e tyre.
U bë me dije se 34-vjeçari me inciale K.M., ka përndjekur ish të dashurën në rrjetet sociale dhe ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen.
Po ashtu në pranga ra edhe një 28-vjeçar i cili akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij.
Njoftimi:
“Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit:
-K. M., 34-vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-E. P., 28-vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përndjekur dhe kërcënuar ish të dashurat e tyre. U bë me dije se 34-vjeçari me inciale K.M., ka përndjekur ish të dashurën në rrjetet sociale dhe ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me […]
Policia ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku u ndalua një automjet luksoz, tip “Porsche Panamera”, në të cilin ndodheshin tre të rinj dhe njëri prej tyre u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se […]
Një skenë që të kujton filmat aksion është regjistruar mbrëmjen e të premtes në qytetin e Sarandës. Burime për mediat bëjnë me dije se një person është hedhur në det për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti”, pranë shëtitores së qytetit. Uniformat blu kanë ndaluar një automjet luksoz, tip “Porsche […]