❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Barcelona duhet t'i gjejë 142 milionë euro deri në fund të sezonit- ende nuk i ka paguar pesë lojtarë, që sot janë startues



Edhe pse po luajnë shkëlqyeshëm, situata financiare te Barcelona është ende larg të qenit ideale.

Mediat spanjolle po raportojnë se kampionia aktuale Barcelona ka borxh shumë para në tarifat e transferimeve për lojtarët që tashmë i ka sjellë.

Bëhet fjalë për shumën prej 162.84 milionë eurosh. Sipas informacionit në dispozicion, Barcelona mori një mesazh të qartë se deri në fund të sezonit, duhet të shlyejë deri në 142.78 milionë euro të atij borxhi në mënyrë që të ruajë stabilitetin financiar.

Barcelona u detyrohet miliona pesë ekipeve. Borxhi më i madh i referohet 43.07 milionë eurove që i detyrohen Leeds United për Raphinha, pastaj 25.96 milionë euro Sevilla për Jules Koundé dhe 18.29 milionë euro RB Leipzig për Dani Olmo.


Klubi katalanas i detyrohet gjithashtu 14.16 milionë euro Manchester City për Ferran Torres dhe 10.03 milionë euro të tjera Bayern Munich për Robert Lewandowski.

Paratë që i detyrohet Barcelona për transferime

Raphinha - Leeds United - 43.07 milionë euro

Jules Kounde – Sevilla – 25.96 milionĂ« euro

Dani Olmo – RB Leipzig – 18.29 milionĂ« euro

Ferran Torres – Manchester City – 14.16 milionĂ« euro

Robert Lewandowski – Bayern Munich – 10.03 milionĂ« euro

Si kujtesë, Barca kryeson deri më tani La Liga, përpara Real Madridit, është kualifikuar për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit dhe është gjithashtu në raundin e 16-tave të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi /

Peja fiton ndaj Sigal Prishtinës, Musab Mala shkëlqen në derbi



Peja arriti një fitore të madhe në kryeqytet, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultatin 82:78 në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe u vendos kryesisht falë paraqitjes fantastike të fundorit Musab Mala, i cili përfundoi takimin me 22 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime, pa asnjë top të humbur dhe me një top të rrëmbyer.

Te Peja spikatën edhe qendra Logan Routt me 19 pikë dhe 11 kërcime, si dhe Oshowen Williams me 14 pikë, nëntë asistime dhe tetë kërcime. Tajh Green shtoi 16 pikë e pesë kërcime, duke kontribuar në fitoren vendimtare të ekipit pejan.


Te Sigal Prishtina, paraqitjen më të mirë e bëri Adrio Bailey me 25 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Kahlil Dukes shtoi 13 pikë dhe Valmiir Kakruki 12.

Ndeshja nisi me një çerek të parë të barabartë, ndërsa Prishtina bëri një shkëputje prej shtatë pikësh në të dytin, duke përfunduar pjesën e parë 42:34 në favor të skuadrës vendase.

Por Peja reagoi fuqishëm në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 26:15, duke kaluar në avantazh 60:57. Në çerekun e katërt, skuadra e verdhë arriti të shkëputej deri në dhjetë pikë dhe mbajti epërsinë deri në fund, pavarësisht presionit të shtuar të Prishtinës.


Kjo ishte fitorja e dhjetë e Pejës këtë sezon, me nëntë humbje, duke mbajtur vendin e tretë me 29 pikë. Prishtina pësoi humbjen e 11-të dhe mbetet në vendin e gjashtë me tetë fitore dhe 27 pikë, të barabarta me Yllin në vendin e pestë. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve, Liverpool 1-2 Man City: Silva shkëlqen, Szoboszlai i bën të gjitha



Manchester City ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të derbit të xhiros së 23-të në Ligën Premier.

PĂ«rballja mes rivalĂ«ve ishte shumĂ« e zjarrtĂ« nga fillimi, me “QytetarĂ«t” qĂ« iu gĂ«zuan triumfit krejt nĂ« fund me rezultat 2-1.

Dominik Szoboszlai hapi ndeshjen me një euro gol për Liverpooli, ndërsa Man City u kthye në lojë me golat e Bernardo Silva dhe Erling Haaland.

HUGE.

🔮 1-2 đŸ©” @okx pic.twitter.com/FQNpjagMPS
— Manchester City (@ManCity) February 8, 2026


Lojtari me vlerësimi më të lartë nga SofaScore ishte portugezi Silva me notën 7.7.

Erling Haaland (7.5) dhe Matheus Nunes (7.4), kishin paraqitje tĂ« mirĂ« te ‘QytetarĂ«t’.

Te Liverpooli më i dalluari ishe Szoboszlai me notën 7.7, ndërsa Virgil Van Dijk ishte më I dobëti në fushë me notën 5.9.

Notat e lotjarëve të Liverpool dhe Man City


/Telegrafi/

Një karton i kuq herët i dha Bayern Munichut epërsi ndaj Hoffenheim, në fund fiton me pesë gola



Bayern Munich ka fituar derbin e xhiros së 21-të të Bundesligës ndaj Hoffenheim me rezultatin 5-1 në Allianz Arena.

Ndeshja u vendos herët nga një moment vendimtar, kur në minutën e 17-të Kevin Akpoguma i Hoffenheim mori një karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër, duke dhënë mundësinë për penallti për Bayern Munich.

Harry Kane nuk gaboi dhe shënoi në minutën e 20-të, duke dërguar topin në cepin e majtë të portës dhe duke kaluar Oliver Baumann për të vendosur 1-0.

Hoffenheim reagoi shpejt dhe në minutën e 35-të Andrej Kramaric barazoi rezultatin 1-1 pas një pasimi nga Fisnik Asllani brenda zonës, duke gjuajtur qetë në mes të portës.

Në minutën e 45-të, Bayern Munich fitoi penallti, ku i saktë nga pika e bardhë ishte Harry Kane për 2-1.

Në kohën shtesë, Luis Diaz mori një asist nga Harry Kane dhe me një gjuajtje të saktë brenda zonës e dërgoi avantazhin e Bayern Munich në 3-1.

Në pjesën e dytë, Bayern vazhdoi presionin dhe në minutën e 62-të, Michael Olise luajti një pasim të thjeshtë për Diaz, i cili kompozohet dhe gjuan poshtë drejt mesit të portës për të shënuar golin e katërt për 4-1.

Diaz arriti ta kompletojë het-trikun në minutën e 89-të për rezultatin përfundimtar 5-1.

Bayern Munich ruan kreun e renditjes me 54 pikë, ndërsa Hoffenheim mbetet i treti me 42 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Kenan Yildiz ngushton hendekun me Lamine Yamal: Sa është paga e tij krahasuar me talentët më të mëdhenj të Evropës



Pas një sage të gjatë rreth rinovimit të kontratës së Kenan Yıldız me Juventusin, marrëveshja më në fund është arritur.

Sipas kushteve të reja, talenti bardhezi do të qëndrojë në Torino deri në vitin 2030.

Paga e tij shënon një rritje të ndjeshme, duke kaluar nga 1.5 milion euro në 6 milionë euro, me potencialin për t'u rritur me një milion të tjerë përmes bonuseve.

Këto shifra e kanë renditur mesfushorin e ri të Juventusit në listën prestigjioze të yjeve më të paguar të U21 në Evropë.

Sipas Gazzetta dello Sport , Kenan tani është në të njëjtën kategori me yje të tjerë të ligës së lartë si Gavi (9 milionë euro), Warren Zaïre-Emery dhe Florian Wirtz (10 milionë euro).

Megjithatë, ai është ende shumë larg Lamine Yamal, i cili zotëron një shumë marramendëse prej 15 milionë eurosh.

Duket se ky veprim e ka bindur Yıldız se klubi ka plane të mëdha për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Dyshohet për frakturë pas rënies së tmerrshme të Lindsey Vonn në Olimpiadë



Legjenda amerikane e skijimit alpin, Lindsey Vonn, ka pĂ«suar njĂ« rĂ«nie tĂ« rĂ«ndĂ« gjatĂ« garĂ«s olimpike tĂ« zbritjes pĂ«r femra nĂ« Cortina d’Ampezzo, duke shkaktuar shqetĂ«sime serioze pĂ«r gjendjen e saj shĂ«ndetĂ«sore dhe tĂ« ardhmen sportive.

Sipas informacioneve të para, dyshohet për një frakturë në këmbën e poshtme, gjë që u konfirmua nga trajneri amerikan i disiplinave të shpejta, Alex Hödlmoser, në një deklaratë për SRF.

“Ende kemi shumĂ« pak informacion. Duket se Ă«shtĂ« njĂ« frakturĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«n e poshtme. Ajo po i nĂ«nshtrohet testeve tĂ« mĂ«tejshme”, tha Hödlmoser.

Vonn, 41 vjeçe, humbi kontrollin vetëm në sekondat e para të garës, pasi u hodh jashtë pistës nga një gungë.

Krahu i saj i djathtë u kap në një portë dhe ajo u rrëzua me forcë në pistë, ndërsa britmat e dhimbjes u dëgjuan qartë në transmetimin televiziv.

Ish-kampionia olimpike u vendos menjëherë në barelë dhe u transportua me helikopter drejt spitalit, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara mjekësore. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për diagnozën përfundimtare.

Për rënien dhe gjendjen e saj ka folur edhe motra e Lindsey Vonn, Karen Kildow, e cila dha një deklaratë për NBC.

“Ishte shumĂ« e frikshme ta shihje. Kur sheh barelat, nuk Ă«shtĂ« kurrĂ« shenjĂ« e mirĂ«. Por ajo guxoi, dha gjithçka dhe kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« e karakterizon Lindseyn. GjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne Ă«shtĂ« qĂ« ajo tĂ« jetĂ« mirĂ«â€, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se skiatorja aktualisht është nën kujdesin e plotë mjekësor.

“TĂ« gjithĂ« kirurgĂ«t, fizioterapistĂ«t dhe mjekĂ«t e saj janĂ« me tĂ«. Ajo po i nĂ«nshtrohet kontrolleve dhe shpresojmĂ« tĂ« kemi mĂ« shumĂ« informacione sĂ« shpejti”, theksoi Kildow.

Vonn kishte vendosur të garonte pavarësisht një dëmtimi serioz në gju, pasi po merrte pjesë në Olimpiadë me ligamente të këputura kryqëzore, një vendim që tashmë ka ngritur shumë pikëpyetje për rrezikun e marrë.

telegrafi.com

Gjendja e saj pritet të sqarohet në orët apo ditët në vijim, ndërsa e gjithë bota e sportit mbetet në pritje të lajmeve për njërën nga figurat më ikonike të skijimit alpin. /Telegrafi/

Rikthimi i Lindsey Vonn në Olimpiadë përfundon me trishtim pas një aksidenti të rëndë - tërhiqet me helikopter



Rikthimi i shumĂ«pritur i legjendĂ«s sĂ« skijimit alpin, Lindsey Vonn, nĂ« LojĂ«rat Olimpike DimĂ«rore pĂ«rfundoi nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatike, pasi skiatorja amerikane u rrĂ«zua rĂ«ndĂ« gjatĂ« finales sĂ« zbritjes pĂ«r femra nĂ« Cortina d’Ampezzo.

Vonn, 41 vjeçe, po merrte pjesë në Olimpiadë pas një pauze gjashtëvjeçare nga sporti dhe vetëm nëntë ditë pasi kishte pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e majtë.

Ajo humbi kontrollin vetëm 13 sekonda pas nisjes së garës, u përplas me shenjat anësore të pistës dhe përfundoi në dëborë, duke shkaktuar skena shqetësuese.

🚹 BREAKING: U.S. skiing legend Lindsey Vonn has crashed during competition at the Winter Olympics and was medevac’d by helicopter from the course.

Wishing her a full recovery — sending strength and support to Team USA. pic.twitter.com/IJIQPpX87j
— Brian Allen (@allenanalysis) February 8, 2026


Turma në Cortina mbeti në heshtje, ndërsa ekipet mjekësore ndërhynë menjëherë. Vonn u transportua me helikopter drejt spitalit, ndërsa gara u pezullua përkohësisht.

Pavarësisht shqetësimeve të shumta rreth rrezikut që po merrte, Vonn kishte vendosur të garonte, duke deklaruar më herët se rikthimi në Olimpiadë ishte një vendim personal dhe i ndërgjegjshëm. Ajo kishte përfunduar disa prova stërvitore dhe kishte treguar kohë konkurruese përpara garës.

Lindsey Vonn konsiderohet si një nga skiatoret më të mëdha në histori, me 84 fitore në Kupën e Botës dhe medalje olimpike, përfshirë arin në Vancouver 2010. Ajo u rikthye në gara në vitin 2024, duke sfiduar kufijtë fizikë dhe moshën.

Përplasja e saj hodhi hije mbi garën, e cila u fitua nga amerikania Breezy Johnson, e cila u bë gruaja e parë amerikane që fiton medalje ari olimpik në zbritje që nga Vonn në vitin 2010.

Gjendja shëndetësore e Vonn pritet të vlerësohet më tej në ditët në vijim, ndërsa bota e sportit mbetet në pritje të lajmeve për një nga ikonat më të mëdha të skijimit alpin. /Telegrafi/

Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e Evropës në karate



Federata Shqiptare e Karatesë ka kënaqësinë të njoftojë një sukses të madh në arenën ndërkombëtare. Garuesja Lanika Rexhepi është shpallur Nënkampione e Evropës në kategorinë Cadet +61 kg, në kuadër të Kampionatit Europian Cadet, Junior & U21, i cili u zhvillua në Limassol të Qipros.

Ky kampionat mblodhi rreth 1293 garues nga e gjithë Evropa, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të fortë.

Lanika Rexhepi zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë turneut, duke dominuar bindshëm në fazat eliminatore dhe duke siguruar vendin në finale.


Rruga e Lanika Rexhepit drejt medaljes së argjendtë

  • Fitore 8-0 ndaj Malit tĂ« Zi
  • Fitore 8-0 ndaj GjeorgjisĂ«
  • Fitore 6-1 ndaj FrancĂ«s
  • Fitore 3-0 ndaj ItalisĂ«


Në finale, Lanika u ndal me rezultat minimal 0-1 ndaj garueses nga Portugalia, duke u mjaftuar me medaljen e argjendtë, por duke konfirmuar nivelin e lartë dhe potencialin e saj në arenën evropiane.

Ky rezultat pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit, si dhe punën e vazhdueshme të stafit teknik dhe mbështetjen e Federatës Shqiptare të Karatesë në zhvillimin e sportistëve të rinj.

Federata Shqiptare e Karatesë e uron Lanika Rexhepin për këtë arritje të madhe dhe i dëshiron suksese të tjera në garat e ardhshme ndërkombëtare. /Telegrafi/

Michail Kakiouzis nuk do të jetë më trajner i KB Prishtinës



Michail Kakiouzis nuk do të jetë më trajner i KB Prishtinës, duke ndarë rrugët mes tyre me një njoftim në rrjetet sociale.

NĂ« njoftimin e klubit prishtinas bĂ«het e ditur se trajneri grek Ă«shtĂ« larguar pĂ«r “arsye familjare”.

“Klubi ynĂ« shpreh falĂ«nderimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r trajnerin Michail Kakiouzis pĂ«r kontributin, profesionalizmin dhe pĂ«rkushtimin e treguar gjatĂ« kĂ«tij sezoni, si dhe pĂ«r bashkĂ«punimin korrekt dhe angazhimin e vazhdueshĂ«m nĂ« punĂ«n me ekipin”.


“PĂ«r arsye familjare, nga dita e sotme, trajneri Michail Kakiouzis nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« pjesĂ« e klubit tonĂ«. I urojmĂ« shumĂ« shĂ«ndet, suksese dhe çdo tĂ« mirĂ« nĂ« vazhdim tĂ« karrierĂ«s dhe jetĂ«s personale”, shkruan nĂ« njoftimin e KB PrishtinĂ«s.

Nën drejtimin e tij, Prishtina, nuk pati rezultate të kënaqshme.Prishtina është në vendin e gjashtë me 26 pikë. Nga 18 ndeshje ka tetë fitore e dhjetë humbje. /Telegrafi/

Yamal e ndoqi këshillën dhe u tërhoq nga mediat sociale, dhe kjo tashmë ka filluar të tregojë rezultate



Ylli i ri i futbollit, Lamine Yamal, dëshiron të tërhiqet plotësisht nga mediat sociale për një farë kohe, për t'u përqendruar ekskluzivisht në detyrat e futbollit.

Pas një fillimi të bujshëm të karrierës së tij, Yamal ra në një krizë të vogël dhe më pas mori këshilla nga një ekspert - së pari të zvogëlonte përdorimin dhe aktivitetin në rrjetet sociale, dhe më pas, nëse është e nevojshme, ta pezullonte atë për një kohë.

Kjo dha rezultat. Spanjolli me prejardhje afrikane kohët e fundit ka reduktuar aktivitetet në mediat sociale dhe aktivitetet komerciale, ndërkohë që ka treguar një formë fenomenale.

Anësori i ri i Barcelonës ka arritur të paktën një efekt ofensiv (gol ose asist) në gjashtë ndeshjet e fundit, duke regjistruar pesë gola dhe dy asistime.

Sipas El Chiringuito, ai tashmë e ka reduktuar në mënyrë drastike aktivitetin e tij online dhe planifikon ta pezullojë atë për një kohë. Sigurisht, jo përgjithmonë, por e gjitha kjo për t'u përqendruar te performancat e tij për Barcelonën.

Këtë sezon, Yamal ka 14 gola dhe 13 asiste në të gjitha garat për klubin katalanas. /Telegrafi/

Karim Benzema shkĂ«lqen nĂ« debutim me Al Hilal – francezi shĂ«non het-trik



Karim Benzema ka pasur një debutim spektakolar me fanellën e Al Hilal, duke realizuar një het-trik në ndeshjen e tij të parë me skuadrën saudite.

Sulmuesi francez shĂ«noi nĂ« minutat 31’, 60’ dhe 64’, duke i dhĂ«nĂ« Al Hilalit epĂ«rsinĂ« e qartĂ« 3-0 nĂ« kĂ«tĂ« takim.

Ai luajti 73 minuta për tu larguar pastaj nga fusha nga trajneri Simone Inzaghi.

Benzema iu bashkua Al Hilalit vetĂ«m 72 orĂ« mĂ« parĂ«, pas largimit nga Al Ittihad – njĂ« transferim qĂ« shkaktoi reagime tĂ« shumta dhe debat tĂ« madh nĂ« ArabinĂ« Saudite.

Fituesi i Topit të Artë 2023 ishte protagonist edhe sezonin e kaluar, duke ndihmuar Al Ittihadin të fitonte titullin e kampionit, përpara se të bënte kalimin e bujshëm te rivali i madh, Al Hilal.

Kalimi i Benzemas në Al Hilal, vetëm se përforcon pozitat e klubit lider në renditje. /Telegrafi/

Cili atlet fiton më shumë në secilin sport?



Të ardhurat e sportistëve profesionalë vazhduan të rriten në vitin 2025, me shuma marramendëse që reflektojnë jo vetëm performancën në sport, por edhe fuqinë e sponsorizimeve.

Megjithatë, ka dallime të mëdha midis sporteve, ku futbolli, boksit dhe basketbolli dominojnë listën.

Më poshtë i gjeni tetë sportistë që u paguan secili më së shtumti në sportin e tij.

8. Carlos Alcaraz (Tenis) – 48.97 milionĂ« euro

Tenisti spanjoll fitoi 48.97 milionë euro, prej të cilave 18.47 milionë nga çmimet sportive dhe 30.5 milionë nga sponsorizimet.

7. Patrick Mahomes (Futboll Amerikan) – 68 milionĂ« euro

Ylli i Kansas City Chiefs arkëtoi 68 milionë euro, me 42.5 milionë nga paga dhe 25.5 milionë nga reklamat.

6. Lewis Hamilton (Formula 1) – 84.67 milionĂ« euro

Piloti britanik fitoi 84.67 milionë euro, përfshirë 59.27 milionë nga kontrata me Ferrarin dhe 25.4 milionë nga sponsorizimet.

5. Jon Rahm (Golf) – 85.26 milionĂ« euro

Golfisti spanjoll arkëtoi 71.72 milionë nga turnetë dhe 13.55 milionë nga marrëveshjet e sponsorizimit.

4. LeBron James (Basketboll) – 108.97 milionĂ« euro

Legjenda e LA Lakers fitoi 41 milionë nga kontrata dhe 67.74 milionë nga sponsorizimet.

3. Juan Soto (Bejsboll) – 109.4 milionĂ« euro

Lojtari dominikan i New York Mets fitoi 103.47 milionë nga kontrata dhe 5.93 milionë nga sponsorizimet.

2. Canelo Alvarez (Boks) – 116 milionĂ« euro

Boksieri meksikan fitoi 105.85 milionë nga dy ndeshjet e tij dhe 10.15 milionë nga sponsorizimet.

1. Cristiano Ronaldo (Futboll) – 220 milionĂ« euro

Sulmuesi portugez u shpall sportisti më i paguar në botë me 220 milionë euro, 170 milionë nga kontrata me Al Nassr dhe 50 milionë nga reklamat.

/Telegrafi/

"Zgjedh fjalët"- hebrenjtë sulmojnë Guardiolën për deklaratën rreth Palestinës



Trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, i është thënë nga udhëheqësit hebrenj të "përqendrohet në futboll" pasi ai ka bërë komente të përsëritura rreth konflikteve ndërkombëtare.

Këshilli Përfaqësues Hebraik i Manchesterit dhe Rajonit tha se Guardiola i kishte "zhgënjyer" dhe i kërkuan atij të "zgjidhte fjalët e tij më me kujdes" në një kohë të rritjes së antisemitizmit, raporton BBC Sport .

Këshilli lëshoi një deklaratë pasi Guardiola tha se donte të përdorte pozicionin e tij për të folur hapur, duke përmendur "dhimbjen" që ndjente për viktimat e konflikteve globale.

Ai gjithashtu mbajti një fjalim në mbështetje të fëmijëve palestinezë në një aktivitet bamirësie në qytetin e tij të lindjes, Barcelonë, javën e kaluar. Manchester City nuk pranoi të komentonte mbi situatën.

“Ne u kemi kĂ«rkuar vazhdimisht individĂ«ve tĂ« shquar tĂ« jenĂ« tĂ« kujdesshĂ«m me fjalĂ«t qĂ« pĂ«rdorin, duke pasur parasysh se si hebrenjtĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« detyruar tĂ« durojnĂ« sulme nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n”.

"Pep Guardiola është një trajner futbolli. Ndërsa reflektimet e tij humanitare mund të jenë me qëllime të mira, ai duhet të përqendrohet në futboll".

"Ai e ka zhgënjyer Manchester Cityn me ndërhyrjet e tij të përsëritura në çështjet ndërkombëtare", thuhet në një deklaratë të postuar në rrjetin social X.

Deklarata përmend gjithashtu sulmin në Sinagogën e Parkut Heaton tetorin e kaluar, në të cilin u vranë dy persona.

"Kjo është veçanërisht irrituese duke pasur parasysh se ai nuk e ka përdorur fare popullaritetin e tij për të shprehur solidaritet me komunitetin hebre që pësoi një sulm terrorist vetëm pak kilometra larg stadiumit Etihad, ose me komunitetin në Barcelonë që po rikuperohet nga dhuna antisemite pranë vendit ku ai dikur bëri, sipas mendimit tonë, vërejtje provokuese".

"Ne i kërkojmë zotit Guardiola që t'i zgjedhë fjalët e tij me më shumë kujdes në të ardhmen, duke pasur parasysh rrezikun e konsiderueshëm me të cilin përballet komuniteti ynë", përfundon deklarata.

Guardiola: Gjithmonë do ta ngre zërin tim

Guardiola foli në një konferencë për shtyp të martën për "mijëra njerëz të pafajshëm" të vrarë dhe të plagosur në të gjithë botën, duke përmendur Palestinën, Ukrainën, Sudanin dhe të shtënat e fundit nga agjentët e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE).

"Nëse do të ishte pala tjetër, do të ndieja të njëjtën dhimbje. T'i dëshirosh dëm një vendi? Kjo më dhemb. Të vrasësh mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, kjo më dhemb. Gjëja është e thjeshtë. Kaq është. Kur ke një ide dhe për ta mbrojtur atë duhet të vrasësh mijëra e mijëra njerëz - më vjen keq, do ta ngre zërin. Do të jem gjithmonë në atë anë. Gjithmonë", tha trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Interi siguron gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas fitores ndaj Torinos



Interi ka arritur të sigurojë një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas një fitoreje të vështirë 2-1 në çerekfinale kundër Torinos.

Ndeshja, e zhvilluar nĂ« “Brainteo” tĂ« Monzas, ishte e mbushur me emocione dhe momente kyçe qĂ« vendosĂ«n fatin e skuadrĂ«s sĂ« Cristian Chivut.

Interi e nisi furishëm dhe gjeti avantazhin në minutën e 35-të, kur Ange-Yoan Bonny realizoi me kokë pas një krosimi të saktë brenda zonës, duke çuar Interin në epërsi 1-0.

Në pjesën e dytë, Interi shtoi presionin dhe në minutën e 48-të, Andy Diouf shënoi golin e dytë me një finalizim të shkëlqyer në qendër të portës pas një pasimi të mirë brenda zonës.

Torino reagoi dhe në minutën e 57-të Sandro Kulenovic shënoi me kokë për 2-1, duke rikthyer dramatizmin në ndeshje.

Pavarësisht përpjekjeve të Torinos për të barazuar, Interi arriti të ruajë avantazhin deri në fund dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.

Me këtë fitore, Interi konfirmon ambiciet e tij për të luftuar për trofeun e Kupës së Italisë dhe tregon forcën e skuadrës edhe pa disa nga yjet e saj kryesorë që ishin të lodhur nga ritmi i ngjeshur i sezonit. /Telegrafi/

Napoli shumë i dobët pa Amir Rrahmanin në fushë, kthimi i tij shpresë për Antonio Conte



Amir Rrahmani pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës, kur Napoli do të luajë në udhëtim te Genoa në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A.

Në Itali, mediat kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e kapitenit të Kosovës për ekipin e udhëhequr nga trajneri Antonio Conte.

TĂ« mĂ«rkurĂ«n, mediumi i afĂ«rt me klubin napolitan, “calcionapoli24”, publikoi statistika interesante pĂ«r performancĂ«n e Napolit me dhe pa Rrahmanin nĂ« fushĂ«.

Napoli duket si dy ekipe të ndryshme: me Rrahmanin dhe pa të. Ai mungoi në katër ndeshjet e fundit, ku skuadra regjistroi një barazim me Copenhagenin, një fitore ndaj Fiorentinës dhe humbje nga Juventusi dhe Chelsea, duke pranuar gjithsej tetë gola, shkruan ky medium.

NĂ« total, pa Rrahmanin Napoli ka pĂ«suar 26 gola nĂ« 15 ndeshje dhe ka regjistruar gjashtĂ« humbje. Me Amirin nĂ« fushĂ«, ekipi ka pranuar vetĂ«m 11 gola nĂ« 19 ndeshje, shkruan “calcionapoli24”.

Rrahmani, dy herë kampion i Italisë me Napolin, ka pësuar këtë sezon lëndime muskulore që e kanë mbajtur larg fushës. Një lëndim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në shtator, gjatë ndeshjes së Kosovës ndaj Zvicrës.

Pritet që kualiteti i tij dhe prezenca në mbrojtje të ndihmojnë Napolin të rifitojë stabilitetin dhe rezultatet pozitive në Serie A. /Telegrafi/

Çmenduri turke pĂ«r transferimin e njĂ« futbollisti – Kante pritet nĂ« aeroport nga mijĂ«ra tifozĂ« tĂ« Fenerbahces



Mesfushori francez me famĂ« botĂ«rore, N'Golo Kante, i transferuar nga Al Ittihad, ka mbĂ«rritur nĂ« Stamboll pĂ«r t’u bashkuar me Fenerbahçen.

Lojtari, njĂ« nga nĂ«nshkrimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« klubit verdhĂ«-blu gjatĂ« afatit tĂ« dimrit, zbarkoi nĂ« aeropirtin ‘Sabiha Gokçen” me njĂ« aeroplan privat nga Arabia Saudite. Ai u shoqĂ«rua nga anĂ«tarĂ«t e Bordit tĂ« Fenerbahçes.

Mijëra tifozë të Fenerbahçes prisnin në dalje të terminalit për të përshëndetur yllin francez me flakadan dhe brohoritje.

Fenerbahçe’nin yeni transferi N’Golo Kante, İstanbul’dahttps://t.co/wG6dpdoBOj pic.twitter.com/ySP8eP6xi2
— İHA Spor (@iha_spor) February 4, 2026


Për shkak të interesit të madh, autoritetet kishin marrë masa të gjera sigurie.

Pas uljes së avionit, Kante përshëndeti turmën që e priste para se të hipte në një makinë private të siguruar nga klubi dhe të nisej për në hotel.

Kante Fenerbahçe taraftarı ile bulußtu.
pic.twitter.com/v9hdXraG89
— Volesliga (@volesliga) February 4, 2026


Prania e tij krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme në terminal dhe tregoi pritjen e madhe që i bëhet në Stamboll.

Fenerbahçe njoftoi se negociatat me mesfushorin francez përfunduan me sukses dhe është arritur një marrëveshje 2.5-vjeçare.

#SonDakika | Sabiha Gökçen’de Kante'yi bekleyen Fenerbahçe taraftarları:#22bet #betwinner #bitcoin pic.twitter.com/uxYLftk7UT
— 1xbet_BW (@Megaparitr_2) February 4, 2026


Kante, i cili ka fituar tituj të nivelit të lartë në karrierë, përfshirë Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe tituj në Ligën Premier, pritet të nisë stërvitjen me ekipin pas kryerjes së kontrolleve mjekësore. /Telegrafi/

Portieri i Barcelonës del nga fusha me topin në duar për ta parë shokun si është- skuadra kundërshtare fitoi goditje këndi



Lojtarët e Barcelonës u kualifikuan për në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, duke fituar 2-1 ndaj Albacetes të martën në mbrëmje.

Katalanasit e menaxhuan ndeshjen në një mënyrë relativisht rutinore, por një detaj i pazakontë tërhoqi vëmendjen e spektatorëve.

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, kapi topin, por më pas, duke e mbajtur në duar, shkoi drejt vijës së fundit për të kontrolluar shokun e skuadrës, Ronald Araujo, i cili ishte shtrirë.

Për fat të mirë të Barcelonës, nga ajo goditje nga këndi nuk solli asgjë, kështu që gabimi nuk pati pasoja serioze për rezultatin. Megjithatë, situata shkaktoi habi në tribuna dhe u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

Joan Garcia went out with the ball to thank Araujo
 and ended up giving Albacete a corner 😭
pic.twitter.com/4tvKmSE9cL
— đŸ­đŸŽđŸ”đŸ” (@Barca_Archive) February 3, 2026


Pas ndeshjes, portieri foli edhe pĂ«r rikthimin e AraĂșjos nĂ« ekip: “Jemi tĂ« gjithĂ« shumĂ« tĂ« lumtur pĂ«r AraĂșjon. QĂ« kur Ă«shtĂ« rikthyer, ai ka luajtur shumĂ« mirĂ« dhe ka treguar dĂ«shirĂ« dhe pasion tĂ« madh. Ne donim qĂ« ai tĂ« ishte pĂ«rsĂ«ri standard nĂ« ndeshjet e mĂ«dha, sepse kemi shumĂ« nevojĂ« pĂ«r tĂ«. Jemi gjithashtu tĂ« lumtur qĂ« ai shĂ«noi njĂ« gol – e dimĂ« sa shumĂ« do tĂ« thotĂ« pĂ«r tĂ«â€, deklaroi Garcia.

Barcelona do të mësojë emrin e kundërshtarit të saj në gjysmëfinale pas shortit, ndërsa vazhdon luftën për një trofe të ri në garën vendase. /Telegrafi/

“Bisha” e zgjuar me emrin Endrick – lĂ«vizja qĂ« mund t’ia ndryshojĂ« karrierĂ«n pĂ«rgjithmonĂ«



Sulmuesi brazilian Endrick ka bërë një hap të guximshëm dhe shumë të zgjuar në karrierën e tij, duke u larguar në huazim nga Real Madridi te Olympique Lyon.

Në Francë, 19-vjeçari po tregon gjithë potencialin që nuk arriti ta shfaqte në Madrid, duke realizuar katër gola në katër paraqitje.

Periudha e tij te Real Madridi ishte e vështirë. Edhe pse Carlo Ancelotti i kishte premtuar minuta dhe gradualisht po e inkuadronte në skuadër, situata ndryshoi me ardhjen e Xabi Alonsos, nën drejtimin e të cilit Endrick pothuajse u zhduk nga fusha.

Shansin e tij e mori vetëm në fund të vitit, në një moment kur Alonso po luftonte për të ruajtur postin, por braziliani vendosi se karriera e tij kishte nevojë për një drejtim tjetër dhe më shumë minuta loje.

Huazimi te Lyon, po del të jetë i qëlluar

Huazimi te Lyon deri në fund të sezonit po rezulton vendim i qëlluar. Endrick është shfaqur i vendosur, i uritur për gola dhe katër realizimet në katër ndeshje flasin qartë për talentin dhe instinktin e tij si sulmues.

Përkundër faktit se prej kohësh është milioner, Endrick mbetet besnik ndaj parimeve të futbollit dhe disiplinës profesionale. Mediat braziliane raportojnë se ai bën një jetë shumë të qetë në Francë, plotësisht të fokusuar në futboll.

“Ai ka njĂ« pĂ«rqendrim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m. Jeton rreth 20 minuta larg qendrĂ«s stĂ«rvitore tĂ« Lyonit, ka njĂ« kuzhinier personal dhe e kalon kohĂ«n e lirĂ« vetĂ«m me gruan dhe qentĂ« e tij”, shkruajnĂ« mediat braziliane.

Sipas tyre, Endrick del nga shtëpia vetëm për angazhimet e klubit dhe është rrallë ta shohësh në publik, çka tregon përkushtimin maksimal ndaj karrierës.


Hapi i radhës

Lyon është i kënaqur me paraqitjet e tij dhe tashmë po përflitet mundësia e qëndrimit edhe sezonin e ardhshëm, por aktualisht plani mbetet rikthimi i tij te Real Madridi gjatë verës.

E ardhmja e Endrick nĂ« “Santiago Bernabeu” do tĂ« varet shumĂ« edhe nga trajneri i ri i madrilenĂ«ve. Pas pĂ«rvojĂ«s jo tĂ« mirĂ« me Ancelottin dhe sidomos me Xabi Alonson, braziliani nuk pritet tĂ« marrĂ« vendime tĂ« nxituara.

Real Madridi i pagoi Palmeiras rreth 50 milionĂ« euro pĂ«r shĂ«rbimet e tij dhe pavarĂ«sisht vĂ«shtirĂ«sive fillestare, Endrick mbetet njĂ« nga talentet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« brezit tĂ« ri – qoftĂ« pĂ«r Madridin, qoftĂ« pĂ«r njĂ« karrierĂ« madhĂ«shtore diku tjetĂ«r. /Telegrafi/

ZyrtarĂ« tĂ« lartĂ« sauditĂ« presin rikthimin e Ronaldos ndaj Al Ittihadit – CR7 pĂ«rgjigjet me njĂ« foto nĂ« rrjetet sociale



Sipas Sky Sports, zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« LigĂ«s Profesionale Saudite presin qĂ« Cristiano Ronaldo t’i japĂ« fund “grevĂ«s” dhe tĂ« rikthehet nĂ« aksion kĂ«tĂ« javĂ«.

Ronaldo mungoi në fitoren 1-0 të Al Nassr ndaj Al Riyadh, por tani pritet të luajë të premten kundër Al Ittihadit, pasi besohet se ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me situatën e krijuar.

Portugezi, i cili të enjten mbush 41 vjeç, nuk ishte parë pranë qendrës stërvitore të Al Nassr, ndërsa disa raportime pretendonin se ai ishte kthyer në Portugali përpara ditëlindjes.

Megjithatë, këto raportime nuk rezultuan të sakta, pasi Ronaldo është rikthyer sot në stërvitje, gjë që e ka konfirmuar vetë përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku ka vendosur dy zemra me ngjyrat e klubit.


Sipas mediave, Ronaldo ishte i pakënaqur me investitorët kryesorë të futbollit në Arabinë Saudite, pasi rivali kryesor, Al Hilal, arriti ta transferojë Karim Benzeman nga Al Ittihad, një lëvizje që, sipas tij, prish balancat e kampionatit.

Cristiano Ronaldo mbetet ndër golashënuesit më të mirë të Ligës Profesionale Saudite, me 17 gola në 18 paraqitje, ndërsa synimi i tij i madh vazhdon të jetë arritja e shifrës historike prej 1000 golash në karrierë. /Telegrafi/

Meriton Korenica, sĂ«rish ‘heroi’ i Cluj – goli i tij vendosi ndeshjen



Meriton Korenica po vazhdon në pranverë nga aty ku e ka lënë, duke shënuar gola dhe duke i dhënë fitore skuadrës së tij, Cluj.

Në përballjen e sotme ndaj UTA Arad si mysafir, Cluj fitoi me rezultat 1-0, falë golit të Meriton Korenicës, i cili erdhi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 68-të.

Mesfushorit kosovar i erdhi një pasim i bukur në zonë dhe me një goditje të saktë i dha epërsinë Clujit, rezultat që doli të jetë edhe përfundimtar.

- YouTube www.youtube.com

Korenica, sipas SofaScore, u vlerësua me notën 7.7, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes.

Gjatë takimit, përveç golit, ai krijoi edhe dy raste të mëdha, kishte 95 për qind të pasimeve të sakta, ndërsa dërgoi edhe katër goditje drejt portës.


Cluj, me këtë fitore, ngjitet në vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa Korenica ka gjetur rrjetën në tri ndeshjet e fundit me fanellën e klubit rumun. /Telegrafi/

❌