PD çon “avokatin” në Kushtetuese/ Dërgon padi për zgjedhjen e Endrit Shabanit
Partia Demokratike e ka çuar zyrtarisht ne Gjykate Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit.
Pavarësisht se dhanë firmat e tyre në mbështetje të Shabanit, Demokratët i tërhoqën më pas ato, dhe ky është një ndër argumentet e tyre përse zgjedhja e tij bie ndesh me Kushtetutën.
PD kërkon verifikimin e zgjedhjes se Shabanit dhe konstatimin e papajtueshmërisë, me disa nene të Kushtetues. Së dyti, shfuqizimin e vendimit të Kuvendit dhe votat që shkuan në mbështetje të tij.
Ata gjithashtu kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të pezullojë vendimin e zgjedhjes së Shabanit Avokat të Popullit deri në shqyrtimin në themel të të gjithë procedurës.













