❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Eksperti Haxhillari shpjegon hapat që ndiqen për të përfituar rimbursim për fëmijët dhe shpenzimet arsimore

TIRANË, 17 janar /ATSH/ PrindĂ«rit qĂ« kanĂ« fĂ«mijĂ« nĂ«n 18 vjeç do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« rimbursim pĂ«r shpenzimet e rritjes dhe arsimit tĂ« fĂ«mijĂ«ve, sipas rregullave tĂ« reja tĂ« ligjit “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat”.

Andi Haxhillari, këshilltar financiar, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, sqaroi se nga viti 2025 familjet mund të zbresin 48 000 lekë për çdo fëmijë dhe deri në 100 000 lekë për shpenzimet arsimore, si shkollim, libra, kurse dhe uniforma, duke ulur kështu tatimin mbi të ardhurat.

Haxhillari shpjegoi se DIVA është e detyrueshme për individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë, ata që kanë pasur më shumë se një punëdhënës, ose kanë të ardhura të patatueshme.

Deklarata duhet dorëzuar online deri më 31 mars. Nëse ka tepricë tatimore, individët mund të kërkojnë rimbursim deri në 3 muaj pas dorëzimit të deklaratës.

Eksperti thotë se për të marrë zbritjet për fëmijët dhe arsimimin është e nevojshme që të ruhet dokumentacioni i shpenzimeve, si faturat e shkollimit dhe kurset e ndryshme.

Përfituesit e rimbursimit për shpenzimet arsimore dhe për fëmijët janë prindërit që janë ligjërisht të ngarkuar me fëmijë nën 18 vjeç.

Edhe prindërit që nuk kanë detyrimin për plotësimin e DIVA-s nëse duan të përfitojnë rimbursimin për fëmijët duhet të plotësojnë DIVA-n.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« DIVA dhe pse duhet ta dorĂ«zosh?

DIVA Ă«shtĂ« Deklarata Vjetore e tĂ« Ardhurave Personale. NĂ«se ti ke realizuar mbi njĂ« prag tĂ« caktuar tĂ« ardhurash, ke pasur mĂ« shumĂ« se njĂ« punĂ«dhĂ«nĂ«s dhe ke tĂ« ardhura tĂ« cilat nuk janĂ« tatuar, ligji tĂ« detyron ta dorĂ«zosh kĂ«tĂ« deklaratĂ« brenda afatit (deri mĂ« 31 mars tĂ« vitit pasardhĂ«s). QĂ«llimi Ă«shtĂ« qĂ« Administrata Tatimore tĂ« bĂ«jĂ« llogaritjen e tatimit – domethĂ«nĂ« tĂ« krahasojĂ« sa tatim ke paguar gjatĂ« vitit (p.sh. tĂ« mbajtur nga paga jote çdo muaj) me sa duhej tĂ« paguaje nĂ« total, duke llogaritur tĂ« gjitha tĂ« ardhurat sĂ« bashku.

NĂ«se gjatĂ« vitit ke paguar mĂ« pak tatim sesa duhej, do tĂ« dalĂ« njĂ« detyrim pĂ«r pagesĂ« shtesĂ«. NĂ«se ke paguar mĂ« shumĂ« sesa duhej (p.sh. nĂ«se ke pĂ«rfituar zbritje tatimore shtesĂ«), atĂ«herĂ« krijohet njĂ« tepricĂ« kreditore – pra, Tatimet tĂ« kanĂ« borxh para pĂ«r t’i kthyer mbrapsht si rimbursim. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, DIVA siguron qĂ« çdo individ nĂ« fund tĂ« vitit paguan saktĂ«sisht tatimin e ligjshĂ«m, as mĂ« shumĂ« e as mĂ« pak.

Kush është i detyruar të deklarojë?

Sipas ligjit, duhet të plotësosh DIVA-n nëse plotëson të paktën një nga kushtet e mëposhtme:

– Ke tĂ« ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionĂ« lekĂ« (nga çdo burim: pagĂ«, qira, divident, interesa bankare, fitime kapitale, lojĂ«ra fati, etj.). Ky prag ishte 2 milionĂ« lekĂ«, por Ă«shtĂ« ulur nĂ« 1,2 milionĂ« duke filluar me tĂ« ardhurat e vitit 2024.

– Ke qenĂ« i punĂ«suar te mĂ« shumĂ« se njĂ« punĂ«dhĂ«nĂ«s njĂ«kohĂ«sisht, pavarĂ«sisht shumĂ«s totale tĂ« tĂ« ardhurave. Edhe nĂ«se paga jote e kombinuar Ă«shtĂ« nĂ«n 1,2 milionĂ« lekĂ«, fakti qĂ« ke pasur dy (ose mĂ« shumĂ«) paga paralele tĂ« detyron tĂ« deklarosh, sepse tatimi duhet rillogaritur mbi totalin.

– Ke realizuar tĂ« ardhura mbi 50 000 lekĂ« qĂ« nuk janĂ« tatuar nĂ« momentin e pagesĂ«s. Kjo vlen p.sh. pĂ«r tĂ« ardhura nga qiraja (kur qiramarrĂ«si Ă«shtĂ« individ dhe nuk Ă«shtĂ« mbajtur tatim), tĂ« ardhura nga jashtĂ« vendit, ose çdo tĂ« ardhur tjetĂ«r ku nuk tĂ« Ă«shtĂ« mbajtur tatimi nĂ« burim. KĂ«to raste tani duhen deklaruar dhe tatuar pĂ«rmes DIVA-s.

Edhe personat jorezidentë që kanë realizuar të ardhura të tatueshme në Shqipëri duhet ta dorëzojnë këtë deklaratë.

Nëse ti nuk e dorëzon fare deklaratën brenda afatit ligjor, gjobitesh me 3 000 lekë. Po ashtu, nëse nga deklarata rezulton që ke pasur tatime për të paguar dhe nuk i ke paguar në kohë, do të ngarkohesh me kamatëvonesa dhe penalitete për vonesën. Pra, është e rëndësishme ta dorëzosh në kohë DIVA-n nëse je i detyruar, jo vetëm për të shmangur gjobat, por edhe sepse përfiton rimbursimet apo zbritjet tatimore që të takojnë.

Si funksionon rimbursimi për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore të fëmijëve?

Lehtësitë më të reja fiskale të vendosura nga ligji, lidhen me kompensimin tatimor për familjet me fëmijë në ngarkim. Kjo skemë fillon e zbatohet për të ardhurat e vitit 2025 e në vazhdim, që do të thotë se për herë të parë do ta shohim në praktikë në deklaratën që dorëzohet në mars 2026.

Si funksionon?

Kur plotëson DIVA-n, do të kesh mundësi të deklarosh një shumë të caktuar si shpenzim i zbritshëm për çdo fëmijë nën 18 vjeç dhe për shpenzimet arsimore të tyre. Këto shpenzime të deklaruara ulen nga baza tatimore vjetore, rillogaritet tatimi i ri mbi paga, dhe krahasohet me tatimin që ke paguar gjatë vitit. Nëse tatimi i rillogaritur del më i ulët se ai që ke paguar gjatë vitit, diferenca të kthehet mbrapsht si rimbursim nga administrata tatimore.

Pra, nuk është se shteti të jep një shumë fikse parash direkt për çdo fëmijë, por të ul tatimin e paguar duke llogaritur 48 000 lekë më pak të ardhura të tatueshme për çdo fëmijë dhe deri 100 000 lekë shpenzime arsimore si të zbritshme. Kjo ulje në bazën tatimore bën që tatimi i ri i llogaritur të dalë më i vogël sesa tatimi që ishte mbajtur pa këto zbritje.

Shembull:

Nëse gjatë 2025-ës paga jote është tatuar çdo muaj normalisht, kur të deklarosh në 2026 dhe të zbresësh shpenzimet për fëmijët, mund të rezultojë që ke paguar, fjala vjen, 30 mijë lekë më shumë tatim sesa duhej. Këtë diferencë prej 30 mijë lekësh ke të drejtë ta rimarrësh nga tatimet.

Administrata Tatimore ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se, pasi tĂ« plotĂ«sosh deklaratĂ«n me kĂ«to zbritje nĂ« mars, nĂ«se rezulton tepricĂ« kreditore, tatim i mbipaguar, mund tĂ« bĂ«sh kĂ«rkesĂ« dhe brenda 3 muajve tĂ« marrĂ«sh paratĂ« e rimbursimit. Pra, praktikisht, paratĂ« qĂ« ke paguar tepĂ«r nĂ« tatim do t’i kalojnĂ« nĂ« llogarinĂ« tĂ«nde bankare, ose mund tĂ« zbriten nga detyrimet e tjera tatimore, sipas rregullave.

Kujdes! Rimbursimi nuk jepet automatikisht, duhet të deklarosh saktë fëmijët dhe shpenzimet për ta dhe të kërkosh rimbursimin pas konfirmimit të deklaratës. Gjithashtu, kompensimi nuk është i pakushtëzuar: duhet të keni dokumentacion që vërteton shpenzimet arsimore (fatura, mandatpagesa nga shkolla, etj.) dhe fëmija duhet të jetë realisht në ngarkimin tënd.

Kush përfiton dhe kush përjashtohet nga këto zbritje?

Përfituesit kryesorë të kësaj skeme janë prindërit rezidentë në Shqipëri, me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Ligji parashikon që çdo fëmijë nën 18 vjeç u jep prindërve të drejtën e një zbritjeje prej 48 000 lekësh në vit nga të ardhurat e tatueshme. Gjithashtu, prindërit mund të zbresin deri në 100 000 lekë në vit për shpenzimet arsimore të fëmijëve, si pagesa shkollore, libra, kurse, uniforma, etj. Megjithatë, jo të gjithë prindërit i gëzojnë njësoj këto përfitime, ka disa kufizime të rëndësishme:

Të ardhurat vjetore mbi 1,2 milionë lekë: Nëse ti ke të ardhura të larta mbi 1,2 milionë lekë/vit, përfiton vetëm zbritjen për fëmijët, pra 48 mijë lekë secili, por nuk përfiton zbritjen për shpenzimet arsimore. Logjika është se ata me të ardhura më të larta kanë përfituar tashmë një nivel zbritjeje, p.sh. ata me paga të larta paguajnë tatim më të ulët falë normave progresive të reja dhe zbritja shtesë për shkollimin u është kufizuar.

TĂ« ardhurat vjetore deri nĂ« 1,2 milionĂ« lekĂ«: PrindĂ«rit me tĂ« ardhura mĂ« tĂ« ulĂ«ta ose mesatare (≀) 1.2 milionĂ« lekĂ«/vit i marrin tĂ« dyja pĂ«rfitimet. Pra, 48 mijĂ« lekĂ« pĂ«r çdo fĂ«mijĂ« dhe deri 100 mijĂ« lekĂ« nĂ« total pĂ«r shpenzimet arsimore vjetore. Edhe nĂ«se ke mĂ« shumĂ« se njĂ« fĂ«mijĂ«, shuma maksimale pĂ«r arsim mbetet 100 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit, pra Ă«shtĂ« fikse, pavarĂ«sisht numrit tĂ« fĂ«mijĂ«ve.

Vetëm një prind përfiton

NĂ«se fĂ«mijĂ«t janĂ« nĂ« ngarkim tĂ« dy prindĂ«rve, zbritjet pĂ«r fĂ«mijĂ«t dhe arsimin mund t’i kĂ«rkojĂ« vetĂ«m njĂ«ri prej prindĂ«rve, jo tĂ« dy. Konkretisht, ligji dhe udhĂ«zimi kĂ«rkojnĂ« qĂ« zbritjet t’i marrĂ« prindi me tĂ« ardhurat vjetore mĂ« tĂ« larta. Kjo pĂ«r tĂ« parandaluar “dyfishimin” e pĂ«rfitimit. Prindi tjetĂ«r nuk mund t’i deklarojĂ« kĂ«to zbritje nĂ« DIVA-n e vet.

FĂ«mijĂ«t duhet tĂ« jenĂ« ligjĂ«risht “nĂ« ngarkim”: Kjo do tĂ« thotĂ«, fĂ«mija duhet tĂ« figurojĂ« nĂ« certifikatĂ«n familjare tĂ« tatimpaguesit, pra, tĂ« jeni prind kujdestar ligjor i tij, dhe normalisht nĂ«n 18 vjeç gjatĂ« vitit pĂ«rkatĂ«s fiskal. NĂ«se fĂ«mija ka mbushur 18 vjeç gjatĂ« vitit, ai nuk konsiderohet mĂ« “nĂ« ngarkim” pĂ«r atĂ« vit.

Dokumentimi i shpenzimeve arsimore

Për të marrë zbritjen e 100 mijë lekëve për arsim, duhet të kesh dokumente që e provojnë se ke bërë shpenzime për arsimin e fëmijës në vitin përkatës. Administrata tatimore këshillon: ruaj faturat e pagesave për shkollë, kurse, libra, transport shkollor, etj., gjatë gjithë vitit. Pastaj, kur plotëson DIVA-n, deklaro shumën totale të këtyre shpenzimeve, deri në kufirin 100 mijë lekë. Nëse nuk ke fatura, zbritja mund të mos njihet në rast kontrolli tatimor.

Shembull

NjĂ« familje ku prindĂ«rit fitojnĂ« 1,5 milionĂ« lekĂ« nĂ« vit, secili nga puna dhe kanĂ« njĂ« fĂ«mijĂ«, nuk do tĂ« pĂ«rfitojĂ« uljen prej 100 mijĂ« lekĂ«sh pĂ«r shkollĂ«n, por do tĂ« pĂ«rfitojĂ« 48 mijĂ« lekĂ« zbritje pĂ«r fĂ«mijĂ«n. NĂ« njĂ« familje tjetĂ«r ku tĂ« ardhurat e prindit kryesor janĂ« 800 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit dhe ka dy fĂ«mijĂ«, ai prind mund tĂ« deklarojĂ« tĂ« dyja zbritjet: 2×48 000 = 96 000 lekĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t plus deri 100 000 lekĂ« shpenzime arsimore. Kjo do t’i ulĂ« ndjeshĂ«m tatimin qĂ« i takon pĂ«r atĂ« vit, ndoshta deri nĂ« pikĂ«n qĂ« del me rimbursim.

Procedura e dorëzimit të deklaratës DIVA

Procesi kryhet online, pĂ«rmes portalit tĂ« tatimeve nĂ« e-filing. Ti duhet tĂ« identifikohesh me NID-in tĂ«nd (Numri i Identifikimit tĂ« Tatimpaguesit) pĂ«r individĂ«t rezidentĂ« ky Ă«shtĂ« numri personal i kartĂ«s ID. Deklarata plotĂ«sohet elektronikisht duke plotĂ«suar tĂ« ardhurat nĂ« rubrikat pĂ«rkatĂ«se, paga primare, paga tĂ« tjera, qira, dividentĂ«, interesa, etj., tatimin e mbajtur gjatĂ« vitit pĂ«r secilĂ«n, dhe zbritjet e lejuara. Formulari standard i DIVA-s pĂ«rmban edhe seksione ku deklaron numrin e fĂ«mijĂ«ve nĂ« ngarkim dhe shpenzimet arsimore (nĂ«se ke tĂ« drejtĂ« t’i kĂ«rkosh).

Pasi ke plotësuar të dhënat, sistemi tatimor, ose vetëllogaritjet e tua në formular, do të llogarisin automatikisht tatimin përfundimtar. Në fund, paraqitet një përmbledhje ku mund të shohësh: tatimin total të llogaritur mbi të ardhurat e deklaruara; tatimin që është paguar tashmë gjatë vitit (përmes mbajtjeve në burim nga paga, qiraja, etj.).

Rezultati final, që mund të jetë detyrim për pagesë ose tepricë për rimbursim.

NĂ«se del njĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« paguar, detyrim, atĂ« duhet ta paguash brenda afatit ligjor qĂ« Ă«shtĂ« 31 marsi i vitit pasardhĂ«s. NĂ«se del njĂ« shumĂ« pĂ«r t’u rimbursuar, ke tĂ« drejtĂ« ta kĂ«rkosh kĂ«tĂ« rimbursim me aplikim tek Drejtoria e Tatimeve brenda 3 muajve. Shuma e rimbursimit zakonisht kalohet nĂ« llogarinĂ« bankare qĂ« ke deklaruar.

Deklarata mbi Statusin Personal

Në kuadër të lehtësirave të reja, administrata ka futur edhe konceptin e Deklaratës së Statusit Personal. Ky është një formular që i jep punëdhënësit të dhëna mbi statusin tënd (p.sh. nëse ke fëmijë në ngarkim, nëse ke punë tjetër paralelisht, etj.), në mënyrë që tatimi mujor në pagë të llogaritet drejtë gjatë vitit. Duke plotësuar këtë deklaratë te punëdhënësi, ti mund të bësh që një pjesë e zbritjeve, ato personale bazë, të aplikohen muaj për muaj, që të mos krijohet shumë diferencë në fund të vitit. Megjithatë, për zbritjet e fëmijëve dhe arsimit, aplikimi bëhet në deklaratën vjetore, pra, te DIVA.

Dorëzimi dhe konfirmimi

Pasi të kesh plotësuar DIVA-n online, e dorëzon elektronikisht dhe sistemi gjeneron një konfirmim dorëzimi. Ruaje atë konfirmim, mund ta printosh ose ta ruash si PDF, sepse është provë që ke deklaruar në afat.

Tatimet mund të kryejnë më pas verifikime të deklaratës tuaj, dhe nëse gjithçka është në rregull, deklarata konsiderohet e mbyllur. Në rast se ata konstatojnë gabime a pasaktësi, mund të të njoftojnë për saktësim ose mund ta korrigjojnë vetë, në raste specifike. Por në përgjithësi, nëse e plotëson me kujdes të dhënat, deklarata konfirmohet pa probleme.

/r.e/ /a.g/

The post Eksperti Haxhillari shpjegon hapat që ndiqen për të përfituar rimbursim për fëmijët dhe shpenzimet arsimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më shumë se një në pesë vizitorë ishte italian në nëntor

TIRANË, 16 janar/ATSH/ ShqipĂ«ria tĂ«rhoqi nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit qĂ« lamĂ« pas njĂ« numĂ«r tĂ« madh vizitorĂ«sh nga jashtĂ«, me pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe qĂ« vinte nga Italia, Kosova dhe Gjermania.

Më shumë se një në pesë vizitorë ishte italian. Turistët nga Kosova përbënin thuajse një të katërtën e totalit dhe gjermanët rreth 9%. Vizitorët nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kishin gjithashtu rritje.

Kjo rritje e dukshme pasqyrohet edhe në aktivitetin e strukturave akomoduese, ku numri i vizitorëve gjithsej u rrit me 30% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

Vizitorët jorezidentë shënuan një rritje prej 31%, ndërsa vizitorët vendas u rritën me 28%.
Netqëndrimet gjithashtu u rritën me 29,8%, duke reflektuar interes në turizmin shqiptar.

Vizitorët jorezidentë qëndruan më shumë në hotele dhe akomodime të tjera, me një rritje prej 29,8%, ndërsa në zonat jobregdetare rritja ishte 21,6%.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 22,2%, nga 19,5% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar se sektori po përfiton nga interesimi i shtuar i vizitorëve të huaj dhe vendas.

Rritja e vizitorëve dhe netqëndrimeve tregon se turizmi në Shqipëri po merr hov, duke u bërë një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe promovimin e vendit si destinacion turistik tërheqës.

/r.e/a.f/

The post Më shumë se një në pesë vizitorë ishte italian në nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kanali i Parlamentit në RTSH të kthehet në një kanal të Kuvendit

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njĂ«herĂ«sh kryetar i PartisĂ« Socialiste, theksoi sot rĂ«ndĂ«sinĂ« e futjes sĂ« teknologjisĂ« nĂ« funksionimin e Kuvendit.

“Duhet tĂ« ecim me shumĂ« vendosmĂ«ri nĂ« futjen sa mĂ« thellĂ« tĂ« teknologjisĂ« nĂ« punĂ«n e Kuvendit”, u shpreh ai, duke shtuar se Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m pĂ«rparimi nĂ« kĂ«tĂ« drejtim.

Rama propozoi që kanali i Parlamentit në RTSH të kthehet në një kanal të Kuvendit, jo vetëm për të transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë seancat apo komisionet, por për të pasqyruar më gjerësisht aktivitetin parlamentar.

“Vendet e tjera e kanĂ« njĂ« kanal parlamentar, duhet ta kemi edhe ne dhe ai duhet tĂ« jetĂ« nĂ«n kujdesin e Kuvendit, duke ftuar edhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« opozitĂ«s, si Agron Gjekmarkaj”, tha Rama, gjatĂ« mbledhjes sĂ« grupit parlamentar socialist.

/r.e/

The post Rama: Kanali i Parlamentit në RTSH të kthehet në një kanal të Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Duhet ndërhyrë menjëherë për të mbrojtur dinjitetin e Kuvendit

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njĂ«herĂ«sh kryetari i PartisĂ« Socialiste, deklaroi sot nĂ« mbledhjen e grupit parlamentar tĂ« PS se duhet tĂ« ndĂ«rhyhet menjĂ«herĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar abuzimet me procedurat parlamentare dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur dinjitetin e Kuvendit, duke siguruar qĂ« opozita tĂ« mos pĂ«rdorĂ« forcĂ«n pĂ«r tĂ« penguar punĂ«n e tij.

“Duhet tĂ« ritheksoj se nĂ« ndarjen e mandateve nĂ« Kuvend, diferenca Ă«shtĂ« shumĂ« e madhe nĂ« ndarjen e orĂ«ve tĂ« ndarjes nĂ« Kuvend, po tĂ« shikojmĂ« nga orĂ«t, duket sikur jemi 51 me 49 nĂ« favor tĂ« deputetĂ«ve tĂ« opozitĂ«s”, u shpreh ai.

Rama theksoi se me kĂ«tĂ« nuk thotĂ« se duhet t’i ulen orĂ«t opozitĂ«s, por duhet tĂ« shikohet se si do tĂ« ndĂ«rpriten orĂ«t e marra me forcĂ«, abuzim, nĂ« shkelje tĂ« plotĂ« tĂ« etikĂ«s parlamentare, duke pĂ«rdorur procedurĂ«n pĂ«r tĂ« marrĂ« peng jo Kuvendin, por publikun.

“Kjo duhet tĂ« mbarojĂ«. NĂ« asnjĂ« parlament demokratik, nĂ« asnjĂ« parlament tĂ« BE-sĂ« kjo gjĂ« nuk i lejohet asnjĂ« force politike. Prandaj, duke qenĂ« se Rregullorja e Parlamentit nuk Ă«shtĂ« e shkruar nĂ« gur, duke u bazuar te rregulloret dhe praktikat e BE-sĂ« duhet ndĂ«rhyrĂ« menjĂ«herĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« fjala “procedurĂ«â€ mos tĂ« jetĂ« e barabartĂ« me konceptin “pengmarrje””, deklaroi Rama.

Kryeministri u shpreh se në asnjë parlament demokratik nuk tolerohet, jo ndërhyrja fizike, por as goditja në dinjititet e atyre që janë aty të pranishëm.

Sipas Ramës, kjo nuk duhet të tolerohet, pasi nuk është liri fjale, dhe në këtë pikë duhen marrë masat siç i ka Rregullorja.

“Legalizimi i rrugaçërisĂ« nĂ« sallĂ«n e Kuvendit Ă«shtĂ« bashkĂ«veprim dhe bashkĂ«fajĂ«si nĂ« goditjen e tĂ« gjithĂ« atyre tĂ« rejave e tĂ« rinjve e familjeve qĂ« ndjekin Kuvendin e ShqipĂ«risĂ«. ËshtĂ« njĂ« goditje nĂ« nivelin psikologjik, edukativ dhe mbi tĂ« gjitha Ă«shtĂ« njĂ« goditje nĂ« aspektin social, sepse krijon vetĂ«m nxitje tĂ« urrejtjes dhe krijon vetĂ«m zgjerim tĂ« hendekut tĂ« pamerituar pĂ«r shqiptarĂ«t qĂ« gĂ«rmon politika. Dhe kur them politika, nuk flas siç flasin tĂ« dĂ«rguarit me punĂ« nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« vendeve tĂ« tjera. Politika nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si? Jo! Ajo pjesĂ« e politikĂ«s qĂ« ne pĂ«r fat tĂ« keq nuk e kemi dot pĂ«rballĂ« por e kemi gjithmonĂ« prapa, duke u pĂ«rpjekur me tĂ« gjitha metodat qĂ« tĂ« na pengojĂ« tĂ« vazhdojmĂ« ne pĂ«rpara”, theksoi Rama.

/r.e/

The post Rama: Duhet ndërhyrë menjëherë për të mbrojtur dinjitetin e Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Startup-et do të përfitojnë mbështetje financiare dhe shërbime mbështetëse për zhvillimin e bizneseve të tyre

TIRANË, 16 janar/ATSh/ Startup-et do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« mbĂ«shtetje financiare dhe shĂ«rbime mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r zhvillimin e bizneseve tĂ« tyre.

Kjo mbështetje mund të vijë në forma të ndryshme, duke përfshirë grante, financime me kapital, mbulim kostosh për kërkimin dhe zhvillimin e projekteve, si dhe shërbime teknike si konsulencë ligjore, financiare, ose për zhvillimin e biznesit. Për më tepër, startup-et mund të kenë akses në infrastrukturën e kërkimit dhe mundësi për testim të produkteve ose teknologjive të reja.

Në Fletoren Zyrtare u publikua vendimi për miratimin e thirrjes për aplikime, kërkesave, kritereve, procedurave dhe afateve që duhet të plotësojnë startup-et dhe lehtësuesit e tyre për financime dhe/ose masa mbështetëse, si dhe të rregullave për përbërjen e komisionit të vlerësimit dhe ankimit, kritereve, procedurës së përzgjedhjes dhe të shpërblimit të anëtarëve

Për të përfituar nga këto mundësi, startup-et duhet të jenë të regjistruara në regjistrin elektronik të startup-eve dhe të përmbushin disa kushte të tjera, si përmbushja e detyrimeve tatimore.

Procesi i aplikimit Ă«shtĂ« i thjeshtĂ« dhe kryhet pĂ«rmes platformĂ«s digjitale “e-Albania”, ku startup-et duhet tĂ« dorĂ«zojnĂ« dokumentacionin e kĂ«rkuar, duke specifikuar fazĂ«n e zhvillimit tĂ« tyre (fillestare, validim ose rritje).

Përveç mbështetjes financiare, startup-et do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë me lehtësuesit e tyre, të cilët mund të ofrojnë mbështetje teknike dhe shërbime të tjera që do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të biznesit të tyre.

Agjencia për Zhvillimin e Startup-eve dhe Inovacionit do të monitorojë projektet dhe do të sigurojë që ato të përmbushin objektivat e përcaktuara.

/r.e/a.f/

The post Startup-et do të përfitojnë mbështetje financiare dhe shërbime mbështetëse për zhvillimin e bizneseve të tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla me zyrtarin e FAO-s: Modernizim i bujqësisë dhe mbështetje pas përmbytjeve

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ndodhet nĂ« njĂ« vizitĂ« zyrtare nĂ« Berlin, zhvilloi njĂ« takim me Viorel Gutu, zĂ«vendĂ«sdrejtor Rajonal pĂ«r EvropĂ«n dhe AzinĂ« Qendrore pranĂ« FAO.

GjatĂ« takimit u diskutuan prioritetet e bashkĂ«punimit pĂ«r katĂ«rvjeçarin e ardhshĂ«m, me fokus nĂ« modernizimin e bujqĂ«sisĂ«, transformimin digjital tĂ« sektorit, forcimin e sigurisĂ« ushqimore dhe pĂ«rafrimin me PolitikĂ«n e PĂ«rbashkĂ«t BujqĂ«sore tĂ« Bashkimit Evropian (CAP), nĂ« funksion tĂ« procesit tĂ« integrimit europian dhe vizionit afatgjatĂ« “BujqĂ«sia 2030”.

Ministri Salla informoi gjithashtu përfaqësuesit e FAO-s mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit, veçanërisht në sektorin bujqësor, duke theksuar nevojën për vlerësim të shpejtë dhe masa konkrete mbështetëse për fermerët e prekur.

Zyrtarët e FAO-s shprehën gatishmërinë për të ofruar asistencë përmes ekspertizës ndërkombëtare, si në vlerësimin e situatës në terren, ashtu edhe në hartimin e masave për rimëkëmbjen dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor.

Ministri Salla vlerësoi bashkëpunimin afatgjatë dhe frytdhënës me FAO-n, duke riafirmuar angazhimin e qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe rritjen e mbështetjes për fermerët shqiptarë.

/r.e/a.f/

The post Salla me zyrtarin e FAO-s: Modernizim i bujqësisë dhe mbështetje pas përmbytjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodra hap aplikimet pĂ«r pĂ«rfitimin nga “Paketa e Maleve”

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Bashkia e ShkodrĂ«s ka hapur zyrtarisht aplikimet pĂ«r pĂ«rfitimin nga “Paketa e Maleve”, duke ftuar tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t dhe subjektet e interesuara qĂ« tĂ« dorĂ«zojnĂ« dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s pĂ«rmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Aplikimi kryhet online, ku subjekti duhet të paraqesë një kërkesë të argumentuar me shkrim, të shoqëruar nga një plan rilevimi i sipërfaqes së poseduar, i hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar.

Për të provuar lidhjen me pasurinë, kërkesa duhet të shoqërohet me dokumente që vërtetojnë ushtrimin e aktivitetit ekonomik ose përdorimin e vazhdueshëm të saj, si dokumentacion tatimor, fatura shërbimesh të lidhura me pasurinë, deklarata apo dëshmi nga banorë dhe autoritete vendore që konfirmojnë posedimin për një periudhë të paktën 10-vjeçare, si edhe fotografi, ortofoto apo prova të tjera materiale.

Aplikuesit kanë mundësi të paraqesin edhe çdo dokument tjetër që forcon provën e lidhjes së tyre me pasurinë.

Në mbështetje të qytetarëve gjatë këtij procesi, Bashkia Shkodër bën me dije se Zyra me Një Ndalesë e-Albania do të ofrojë asistencë dhe orientim për aplikimin, duke synuar lehtësimin e procedurave dhe informimin e plotë të çdo të interesuari.

Aplikimet kryhen përmes linkut zyrtar të e-Albania, duke garantuar një proces transparent dhe të aksesueshëm për të gjithë.

“Paketa e Maleve” Ă«shtĂ« njĂ« politikĂ« zhvillimore e qeverisĂ« shqiptare qĂ« synon tĂ« nxisĂ« investimet dhe rigjallĂ«rojĂ« jetĂ«n ekonomike nĂ« zonat malore tĂ« vendit.

Ajo synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e peizazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

/r.e/a.f/

The post Shkodra hap aplikimet pĂ«r pĂ«rfitimin nga “Paketa e Maleve” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Online procedura për privatizimin e truallit shtetëror, 20% ulje për kërkesat para 1 korrikut 2012

TIRANË, 15 janar/ATSh/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot vendimin pĂ«r pĂ«rcaktimin e procedurave tĂ« hollĂ«sishme pĂ«r kalimin e pronĂ«sisĂ« sĂ« truallit shtetĂ«ror nĂ« pĂ«rdorim dhe miratimin e modelit tĂ« aktit tĂ« kalimit.

Sipas vendimit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (AShK) do të kryejë të gjitha procedurat administrative për kalimin e pronësisë së truallit, duke përfshirë rastet kur ndërtesat janë privatizuar ose janë ngritur me leje ndërtimi pas vitit 1991.

Procedura fillon sipas pĂ«rcaktimeve tĂ« ligjit “PĂ«r pĂ«rfundimin e proceseve kalimtare tĂ« pronĂ«sisĂ« nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ dhe kĂ«rkesat paraqiten online pĂ«rmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Vendimi parashikon pagesa për sipërfaqet e truallit me funksion social-ekonomik, ndërsa trualli për ndërtesat e banesave të transferohet pa pagesë.

Përfituesit që kanë paraqitur kërkesë për privatizim të truallit para 1 korrikut 2012 do të përfitojnë ulje 20% nëse kryejnë pagesën brenda 30 ditëve nga njoftimi.

AShK-ja është përgjegjëse për verifikimin e pronësisë mbi ndërtesën, posedimin në terren të truallit dhe pagesën e detyrimeve të taksave.

Procedura administrative përfundon brenda 60 ditëve nga depozitimi i kërkesës, ndërsa vendimi për kalimin e pronësisë njoftohet dhe regjistrohet në regjistrin kadastral.

Për truallin që ndodhet në administrim të institucioneve shtetërore ose njësive vendore, miratimi i kalimit të pronësisë shfuqizon përgjegjësinë e administrimit.

Vendimi rregullon gjithashtu procedurat për ndërtime pa leje dhe ndryshimet minimale të sipërfaqes së truallit.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas publikimit nĂ« “Fletoren Zyrtare”.

/a.f/r.e/

The post Online procedura për privatizimin e truallit shtetëror, 20% ulje për kërkesat para 1 korrikut 2012 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

50 punonjës me kontratë i shtohen Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe Urgjencës Mjekësore

TIRANË, 15 janar/ATSh/ KĂ«shilli i Ministrave vendosi qĂ«, pĂ«r nevoja emergjencash shĂ«ndetĂ«sore dhe programe depistimi, t’i shtohen 50 punonjĂ«s shĂ«ndetĂ«sorĂ« dhe mbĂ«shtetĂ«s me kontratĂ« Operatorit tĂ« ShĂ«rbimeve tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor dhe QendrĂ«s KombĂ«tare tĂ« UrgjencĂ«s MjekĂ«sore.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave përcaktoi numrin total të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2026 në njësitë e qeverisjes qendrore.

Sipas vendimit, pagesat pĂ«r pozicionin “punonjĂ«s arkivi (DPA)” do tĂ« kryhen nga institucionet pĂ«rkatĂ«se pas miratimit tĂ« listĂ«prezencĂ«s nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Arkivave, ndĂ«rsa punonjĂ«sit nĂ« funksionin “operator EDRMS” do tĂ« paguhen sipas kategorisĂ« sĂ« pagĂ«s sĂ« funksionit “operator”.

Funksionet “specialist” nĂ« Kryeministri dhe “specialist” (asistent/ndihmĂ«s ligjor) nĂ« KĂ«shillin e LartĂ« GjyqĂ«sor kanĂ« orar pune 8-orĂ«sh gjatĂ« gjithĂ« vitit dhe paguhen sipas kategorisĂ« IV-1.

Efektet financiare për punonjësit me kontratë do të mbulohen nga shpenzimet korente të buxhetuara nga institucionet, ndërsa për punonjësit e Shtëpive të Pushimit dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar ato mbulohen nga të ardhurat vetjake.

Ministritë dhe institucionet janë ngarkuar të hartojnë rregulla të veçanta për punësimin e përkohshëm dhe të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve, kategorinë e pagës dhe burimin e financimit.

Efektet financiare fillojnë menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit, ndërsa për punonjësit që vazhdojnë kontratën nga viti i kaluar, pagesa nis nga 1 janari 2026.

/a.f/r.e/

The post 50 punonjës me kontratë i shtohen Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe Urgjencës Mjekësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

QSUNT: Dy akseleratorët linearë të njësisë së Radioterapisë janë në funksion të plotë

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Qendra Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” (QSUNT) bĂ«n tĂ« ditur se tĂ« dy akseleratorĂ«t linearĂ« tĂ« njĂ«sisĂ« sĂ« RadioterapisĂ« janĂ« nĂ« funksion tĂ« plotĂ« dhe ofrojnĂ« trajtime sipas standardeve tĂ« sigurisĂ« dhe cilĂ«sisĂ« pĂ«r pacientĂ«t.

Sot, sipas QSUNT, akseleratori LINAC 1 ka shfaqur një problem teknik në sistem.

“MenjĂ«herĂ« pas njoftimit nga stafi, u kĂ«rkua asistenca e teknikĂ«ve tĂ« mirĂ«mbajtjes. Pas ndĂ«rhyrjes sĂ« kryer nga inxhinierĂ«t dhe zĂ«vendĂ«simit tĂ« njĂ« komponenti tĂ« akseleratorit, u realizuan tĂ« gjitha verifikimet mekanike dhe dozimetrike, si dhe kalibrimet e nevojshme”, informoi QSUNT.

Këto procese, theksoi QSUNT, garantuan funksionimin e pajisjes në përputhje me standardet e kërkuara për trajtimin e pacientëve.

Ndërkohë, sipas QSUNT-së, akseleratori LINAC 2 funksionon normalisht pas ndërhyrjes së ekspertëve për defektin teknik të derës së bunkerit ku është i vendosur.

“Aktualisht tĂ« dy akseleratorĂ«t linearĂ« janĂ« nĂ« funksion dhe punojnĂ« me kapacitet tĂ« plotĂ«, duke siguruar qĂ« trajtimet tĂ« realizohen pa ndĂ«rprerje”, deklaroi QSUNT.

/r.e/a.f/

The post QSUNT: Dy akseleratorët linearë të njësisë së Radioterapisë janë në funksion të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rishikimi vjetor i bashkëpunimit me OKB, Ibrahimaj: Progres në ekonomi dhe digjitalizim

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Qeveria shqiptare dhe Organizata e Kombeve tĂ« Bashkuara zhvilluan sot mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv tĂ« PĂ«rbashkĂ«t, ku u rishikua performanca vjetore e KornizĂ«s sĂ« BashkĂ«punimit pĂ«r Zhvillim tĂ« QĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r periudhĂ«n 2022-2026.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj vlerësoi progresin e arritur gjatë vitit të fundit në zbatimin e kësaj kornize, duke theksuar se bashkëpunimi me OKB-në ka kontribuar ndjeshëm në avancimin e reformave strukturore dhe në mbështetjen e prioriteteve kombëtare të zhvillimit.

Gjatë takimit u evidentuan rezultate pozitive në fusha kyçe si, zhvillimi i kapitalit njerëzor, rritja ekonomike e qëndrueshme, nxitja e inovacionit, punësimi, digjitalizimi i shërbimeve dhe tranzicioni i gjelbër.

Po ashtu, pjesëmarrësit diskutuan sfidat e mbetura dhe përcaktuan prioritetet për vitin përmbyllës të zbatimit të Kornizës 2022-2026.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe nisja e përgatitjeve për Kornizën e re të Bashkëpunimit 2027-2031, e cila synon të forcojë më tej partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe OKB-së.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se kjo kornizë e re do të mbështesë reformat ekonomike, do të përshpejtojë arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe do të kontribuojë në afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Bashkëpunimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe partnerëve të OKB-së pritet të vijojë me fokus në zhvillimin gjithëpërfshirës, forcimin e institucioneve dhe ndërtimin e një ekonomie moderne, të qëndrueshme dhe konkurruese, në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

/r.e/a.f/

The post Rishikimi vjetor i bashkëpunimit me OKB, Ibrahimaj: Progres në ekonomi dhe digjitalizim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Porti i Durrësit, mbi 790 mijë udhëtarë gjatë 2025-ës

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Porti i DurrĂ«sit ka ruajtur edhe gjatĂ« vitit 2025 rolin e tij si qendĂ«r kryesore e transportit detar tĂ« pasagjerĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri.

Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit që lamë pas janë përpunuar gjithsej 792,023 udhëtarë.

Nga ky total, 389,543 pasagjerë mbërritën në port, ndërsa 402,480 nisën udhëtimin drejt destinacioneve të ndryshme.

Sipas Autoritet Portual të Durrësit, fluksi i pasagjerëve shënoi rritje të dukshme gjatë sezonit turistik veror, sidomos në linjat ndërkombëtare drejt Italisë.

Autoritetet e portit theksojnë se këto shifra konfirmojnë rëndësinë e Portit të Durrësit në mbështetje të lëvizjes së qytetarëve, zhvillimit të turizmit dhe forcimit të lidhjeve detare rajonale. /j.p/

1 nga 5

The post Porti i Durrësit, mbi 790 mijë udhëtarë gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: Afat deri në 31 mars për dorëzimin e deklaratës DIVA 2025


TIRANË, 14 janar/ATSH/ Afati pĂ«r dorĂ«zimin e DeklaratĂ«s Vjetore tĂ« tĂ« Ardhurave (DIVA) pĂ«r periudhĂ«n janar-dhjetor 2025 Ă«shtĂ« 31 marsi i 2026-Ă«s.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se kanë detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore për vitin 2025 individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë nga të gjitha burimet.

Po ashtu, detyrimi vlen edhe për individët që, për të paktën një muaj gjatë vitit 2025, kanë qenë të punësuar pranë më shumë se një punëdhënësi.

Detyrim për të dorëzuar DIVA-n kanë gjithashtu edhe individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim, si të ardhurat nga platformat Booking, Airbnb, YouTube, të ardhurat nga qiradhënia etj.

Ligji, sipas tij, parashikon edhe mundësinë e korrigjimit të deklaratës.

“Individi mund tĂ« paraqesĂ« deklaratĂ« korrigjuese brenda afateve ligjore nĂ«se konstaton pasaktĂ«si nĂ« tĂ« dhĂ«nat e deklaruara”, tha ai.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, me ndryshimet nĂ« ligjin “PĂ«r procedurat tatimore”, prindĂ«rit dhe kujdestarĂ«t ligjorĂ« me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe tĂ« mesme do tĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kĂ«tĂ« vit kompensim ushqimor dhe arsimor pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« ngarkim, pĂ«rmes deklaratĂ«s vjetore tĂ« tĂ« ardhurave personale DIVA 2025.

Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, duke ofruar zbritje nga baza tatimore në varësi të numrit të fëmijëve dhe shpenzimeve të kryera për arsimimin e tyre.
Përfitimi u takon atyre që deklarojnë në DIVA 2025 fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet përkatëse arsimore, ndërsa kushti kryesor mbetet që të ardhurat e tatueshme vjetore të mos tejkalojnë 1,2 milionë lekë.

Për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç aplikohet një zbritje tatimore që korrespondon me shumën prej 48 mijë lekësh, ndërsa për shpenzimet arsimore të fëmijëve në ngarkim parashikohet një zbritje totale deri në 100 mijë lekë.

Kërkesa për përfitimin e këtij kompensimi bëhet vetëm një herë dhe paraqitet nga anëtari i familjes që ka të ardhurat më të larta vjetore.

Autoritetet sqarojnë se e drejta për përfitim mbetet edhe në rastet kur individi nuk ka detyrim ligjor për të dorëzuar deklaratën DIVA 2025.

Procesi i rimbursimit realizohet përmes sistemit e-Filing, pas dorëzimit të deklaratës, kur nga përllogaritjet rezulton mbipagesë.

MĂ« pas, aplikuesi duhet tĂ« paraqesĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim nĂ« modulin â€œĂ‡Ă«shtjet e mia – Pyetje e PĂ«rgjithshme”, duke bashkĂ«lidhur dokumentet e nevojshme, pĂ«rfshirĂ« tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« bankare personale, certifikatĂ«n familjare dhe dokumentacionin justifikues pĂ«r shpenzimet arsimore, si kontratat me institucionet pĂ«rkatĂ«se dhe faturat e pagesave, pĂ«rfshirĂ« edhe ato pĂ«r kurset e gjuhĂ«ve tĂ« huaja. /j.p/

The post Malaj: Afat deri në 31 mars për dorëzimin e deklaratës DIVA 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prodhimi i energjisë elektrike nga kaskada e Drinit arrin 27 mijë MWh

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Prodhimi i energjisĂ« elektrike nga kaskada e Drinit ka arritur sot nĂ« rreth 27 mijĂ« MWh duke ruajtur nivelin e gjithĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar prurjet nga reshjet intensive tĂ« fillimit tĂ« janarit.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bëri të ditur se prurjet natyrore në kaskadë regjistrohen në nivele të moderuara, ku HEC Fierzë përfiton rreth 500 m³/s, HEC Koman 250 m³/s, ndërsa HEC Vau i Dejës 50 m³/s.

Ndërkohë, shkarkimet janë realizuar kryesisht nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, në funksion të optimizimit të prodhimit. Nga Komani shkarkimet llogariten 200 m3/s dhe nga Vau i Dejës 300 m3/s.

Sipas KESH-it, nivelet aktuale në liqenet e kaskadës mbeten brenda parametrave të sigurisë, duke krijuar kushte të favorshme për vijimësinë e prodhimit hidroenergjetik gjatë ditëve në vijim.

Konkretisht niveli I HEC-it të Fierzës është 292.4 m, në HEC-in e Komanit 170,6 m dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 73.8 m.

KESH siguron se po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike dhe po zbaton një strategji operative që synon maksimizimin e prodhimit vendas, garantimin e sigurisë së digave dhe reduktimin e nevojës për import energjie. /j.p/

The post Prodhimi i energjisë elektrike nga kaskada e Drinit arrin 27 mijë MWh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkëmbimet tregtare me Britaninë e Madhe shënojnë rënie gjatë 11-mujorit

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Tregtia mes ShqipĂ«risĂ« dhe MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar shĂ«noi njĂ« rĂ«nie tĂ« lehtĂ« gjatĂ« 11-mujorit tĂ« vitit 2025, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria eksportoi drejt Britanisë së Madhe mallra me vlerë rreth 1 miliard lekë, ndërsa importet nga ky vend arritën në 7,6 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet drejt Britanisë së Madhe kanë pësuar rënie, pasi në 11-mujorin e vitit 2024 ato regjistroheshin në 1,3 miliardë lekë, ndërsa importet kapnin vlerën e 8,7 miliardë lekëve.

Në total, gjatë 11-mujorit të vitit 2025, eksportet e mallrave arritën në 319 miliardë lekë, ndërkohë që importet u regjistruan në 807 miliardë lekë.

Shqipëria importon nga Britania e Madhe kryesisht makina, pajisje dhe produkte të ndryshme për konsum.

Ndërkohë, eksporton drejt Britanisë kryesisht veshje, produkte bujqësore dhe ushqimore, si edhe shërbime turistike. /j.p/

The post Shkëmbimet tregtare me Britaninë e Madhe shënojnë rënie gjatë 11-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKEP: Interneti celular në rritje, SMS dhe telefonia fikse në rënie

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Tregu i komunikimeve elektronike nĂ« ShqipĂ«ri vijon tĂ« orientohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« drejt pĂ«rdorimit tĂ« internetit, veçanĂ«risht atij celular, ndĂ«rsa shĂ«rbimet tradicionale si SMS dhe telefonia fikse po shĂ«nojnĂ« rĂ«nie.

Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë rritje të ndjeshme të trafikut të të dhënave dhe ndryshim të sjelljes së konsumatorëve.

Sipas raportit, rreth 2,4 milionë njerëz përdorin internetin në celular, ndërsa 2,72 milionë përdorin shërbimet e telefonisë celulare, dhe të dyja shifrat kanë shënuar rritje krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në të njëjtën kohë, numri i kartave SIM aktive ka arritur në 3,4 milionë, duke reflektuar një stabilizim të tregut dhe reduktim të përdorimit të shumëfishtë të kartave nga i njëjti përdorues.

Rritja më e fortë vërehet në përdorimin e internetit celular.

Gjatë tremujorit të tretë janë konsumuar 73 milionë gigabajt të dhëna, një rritje e ndjeshme krahasuar si me tremujorin e dytë të këtij viti, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konsumi mesatar mujor për përdorues ka arritur në mbi 10 gigabajt, duke konfirmuar zgjerimin e përdorimit të shërbimeve online, rrjeteve sociale dhe platformave të komunikimit përmes internetit.

Në të kundërt, shërbimet tradicionale po humbasin terren. Minutat e thirrjeve dalëse kanë mbetur në nivele të qëndrueshme, ndërsa numri i mesazheve SMS të dërguara ka shënuar rënie, duke reflektuar zhvendosjen e komunikimit drejt aplikacioneve digjitale. Edhe struktura e tregut mbetet relativisht e pandryshuar, me rreth 60% të thirrjeve që kryhen brenda të njëjtit rrjet dhe 40% drejt rrjeteve të tjera.

Referuar raportit të AKEP-it, përdoruesit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt paketave vetëm me internet, duke lënë pas shërbimet e kombinuara me televizion dhe telefon. /j.p/

The post AKEP: Interneti celular në rritje, SMS dhe telefonia fikse në rënie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid


TIRANË, 13 janar/ATSH/ Durana Tech Park, parku i parĂ« teknologjik dhe shkencor nĂ« ShqipĂ«ri, ka nisur operimin si njĂ« qendĂ«r pĂ«r zhvillimin e teknologjisĂ« dhe shkencĂ«s nĂ« vend, duke ofruar mundĂ«si pĂ«r startup-et dhe bizneset inovative.

Sipas drejtoreshës së Durana Tech Park, Florenca Haxhi, në fazën fillestare, Durana Tech Park operon 100% virtualisht, ndërkohë që pas përfundimit të ndërtimit të infrastrukturës fizike, do të kalojë në një model hibrid.

Ky model i operimit kombinon elementet virtuale me ato fizike dhe është krijuar për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e rezidentëve të parkut për hapësira fizike të specializuara.

Haxhi shprehet se kjo metodë është frymëzuar nga praktikat më të mira të parqeve teknologjike ndërkombëtare dhe siguron që investimi i qeverisë për parkun të jetë në përputhje me kërkesat e zhvillimit global të teknologjisë dhe inovacionit.

“NĂ« fillim parku operon 100% virtualisht dhe mĂ« pas, me ndĂ«rtimin e parkut fizik do tĂ« operojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« hibride. Kjo mĂ«nyrĂ« operimi Ă«shtĂ« bazuar nĂ« shumĂ« modele tĂ« tjera qĂ« ekzistojnĂ« nĂ« botĂ« dhe siguron qĂ« investimi i kryer nga qeveria pĂ«r parkun tĂ« jetĂ« nĂ« koherencĂ« tĂ« plotĂ« me kĂ«rkesat dhe nevojat qĂ« kanĂ« rezidentĂ«t e parkut pĂ«r hapĂ«sirat fizike nĂ« park”, deklaroi Haxhi.

Durana Tech Park ka si qëllim të bëhet një pikë kyçe për mbështetje dhe zhvillim të sektorëve të teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri, duke krijuar mundësi për rritjen e aftësive teknologjike dhe zhvillimin e një ekosistemi të qëndrueshëm për bizneset e reja dhe startup-et.

Ky park operon nĂ« bazĂ« tĂ« ligjit “PĂ«r krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, tĂ« vitit 2022 dhe akteve nĂ«nligjore tĂ« cilat janĂ« miratuar gjatĂ« viteve 2024-2025. /j.p/

The post Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Shqipëria po ndërton ekonomi që nuk prodhon, tkurrje e industrisë dhe bujqësisë

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Deputetja e PartisĂ« Demokratike, Jorida Tabaku, i cilĂ«soi sot shifrat e fundit mbi ekonominĂ« e vendit jo thjesht statistika, por paralajmĂ«rim se kapacitetet prodhuese po pĂ«rdoren gjithnjĂ« e mĂ« pak.

Sipas saj, të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë se ekonomia shqiptare vazhdon të rritet në letër.

“Industria dhe bujqĂ«sia janĂ« nĂ« rĂ«nie, ndĂ«rsa rritja mbahet pothuajse ekskluzivisht nga turizmi, ndĂ«rtimi dhe shpenzimi publik”, u shpreh Tabaku.

Kjo, sipas saj, nuk është një fazë kalimtare e padëmshme por shenjë e një modeli ekonomik të pabalancuar.

“Ajo qĂ« po ndodh sot Ă«shtĂ« zhvendosje e burimeve nga prodhimi drejt fitimit tĂ« shpejtĂ«. SektorĂ«t qĂ« po rriten mĂ« shpejt po thithin kapitalin, fuqinĂ« punĂ«tore dhe vĂ«mendjen e politikave publike. Si pasojĂ«, prodhimi vendas, industria dhe bujqĂ«sia, po mbetet pa investime, pa punĂ«torĂ« dhe pa perspektivĂ«â€, deklaroi Tabaku.

Deputetja shtoi se kostot në ekonomi rriten, eksportet dobësohen dhe mallrat e importuara zëvendësojnë gjithnjë e më shumë prodhimin vendas.

“NjĂ« rritje qĂ« duket pozitive nĂ« sipĂ«rfaqe, nĂ« fakt po gĂ«rryen themelet e ekonomisĂ«â€, nĂ«nvizoi Tabaku.

Në këto kushte, theksoi ajo, Shqipëria nuk po ndërton një ekonomi prodhimi.

“Po ndĂ«rton njĂ« “ekonomi hoteli”. NjĂ« ekonomi qĂ« nuk prodhon mallra, nuk krijon zinxhirĂ« vlere dhe nuk eksporton dije apo industri. NjĂ« ekonomi qĂ« shet shĂ«rbime, shfrytĂ«zon tokĂ«n dhe ndĂ«rton beton. NjĂ« ekonomi qĂ« jeton nga sezoni, moti dhe flukset e momentit”, deklaroi Tabaku.

Industria dhe bujqësia, sipas saj, po tkurren jo sepse janë të paafta, por sepse mjedisi ekonomik i ndërtuar sot nuk i shpërblen ato.

“Pasojat po i ndjejmĂ« çdo ditĂ«. Kostoja e jetesĂ«s rritet mĂ« shpejt se mirĂ«qenia reale. Pagat rriten jo nga produktiviteti, por nga mungesa e punĂ«torĂ«ve pĂ«r shkak tĂ« emigracionit dhe demografisĂ«. Fitues janĂ« pronarĂ«t e tokĂ«s dhe pasurive tĂ« paluajtshme. HumbĂ«se Ă«shtĂ« shtresa e mesme, bizneset prodhuese dhe tĂ« rinjtĂ« qĂ« nuk shohin perspektivĂ« afatgjatĂ«â€, tha Tabaku.

Sipas saj, kjo është një ekonomi që polarizon shoqërinë dhe dobëson themelet e saj.

“NjĂ« vend nuk mund tĂ« bĂ«het i pasur duke i shĂ«rbyer turistĂ«ve dhe duke ndĂ«rtuar pafund. Pa industri, pa bujqĂ«si konkurruese dhe pa dije teknike, ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« mbetet pĂ«rgjithmonĂ« njĂ« ekonomi e tĂ« ardhurave tĂ« mesme, njĂ« vend pushimi pĂ«r tĂ« tjerĂ«t, por jo njĂ« vend me fuqi reale ekonomike pĂ«r qytetarĂ«t e vet”, shtoi Tabaku.

Deputetja theksoi se kjo nuk është rrugë zhvillimi, por rrugë varësie. /j.p/

The post Tabaku: Shqipëria po ndërton ekonomi që nuk prodhon, tkurrje e industrisë dhe bujqësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Stafet e AdministratĂ«s Tatimore tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe asaj tĂ« KosovĂ«s zhvilluan njĂ« takim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pune, ku u diskutuan çështje kyçe qĂ« lidhen me modernizimin e administrimit tatimor dhe forcimin e bashkĂ«punimit ndĂ«rinstitucional mes dy vendeve.

Gjatë takimit, vëmendja u përqendrua në tema si fiskalizimi, proceset e digjitalizimit, vlerësimi i riskut, hetimi tatimor, si dhe masat për luftën kundër evazionit fiskal.
Palët shkëmbyen përvoja dhe praktika më të mira të zbatuara në administratat përkatëse, me synimin për të rritur eficiencën e kontrolleve dhe përmirësuar shërbimet ndaj tatimpaguesve.

Përfaqësuesit e të dy administratave theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të koordinuar, veçanërisht në kushtet e zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe nevojës për përshtatje me standardet më të mira ndërkombëtare në fushën fiskale.

Ky shkëmbim praktikash dhe përvojash synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale, garantimin e qëndrueshmërisë në mirëadministrimin tatimor dhe rritjen e transparencës.

Njëkohësisht, bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në fushën tatimore vlerësohet si një element i rëndësishëm në përmbushjen e objektivit madhor të qeverisë shqiptare për integrimin europian, si dhe në harmonizimin e politikave dhe procedurave fiskale me standardet e Bashkimit Europian.

Takimi u konsiderua një hap i rëndësishëm drejt thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe vijimit të reformave që synojnë një administratë tatimore moderne, efikase dhe të besueshme. /j.p/

The post Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të ardhurat nga Tatimet, 4,7 miliardë euro në 2025-ën

TIRANË, 13 janar/ATSH/ TĂ« ardhurat e mbledhura nĂ« buxhetin e shtetit nga Administrata Tatimore, nĂ« vitin 2025 arritĂ«n 4,7 miliardĂ« euro.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, këto të ardhura rezultuan 12% më të larta krahasuar me vitin 2024.

“KĂ«to tĂ« ardhura janĂ« tregues i qartĂ« i miradministrimit tatimor, nĂ« funksion tĂ« financimit tĂ« investimeve publike dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« shĂ«rbimeve pĂ«r qytetarĂ«t”, bĂ«ri tĂ« ditur DPT. /j.p/

The post Të ardhurat nga Tatimet, 4,7 miliardë euro në 2025-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌