❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ARRSH: Qarkullimi rrugor normal në të gjitha akset


TIRANË, 3 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bĂ«ri tĂ« ditur sot se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht nĂ« tĂ« gjitha akset rrugore tĂ« vendit, ndĂ«rsa gjatĂ« natĂ«s reshjet e dĂ«borĂ«s kanĂ« pushuar.

Aktualisht territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar, ndërsa temperaturat kanë pësuar rritje.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve dhe inerteve, si dhe për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka pasur nevojë, me qëllim parandalimin e ngricave.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore ku ka ende prezencë dëbore.

/a.f/

The post ARRSH: Qarkullimi rrugor normal në të gjitha akset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga janari, 144 mijë punonjës të administratës publike përfitojnë rritje page

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Me buxhetin e vitit 2026 nis zbatimi i masave financiare qĂ« synojnĂ« rritjen e tĂ« ardhurave dhe pĂ«rmirĂ«simin e fuqisĂ« blerĂ«se pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« sektorin publik dhe privat.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se paga minimale në shkallë vendi do të rritet në 500 euro, masë nga e cila pritet të përfitojnë rreth 308 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat që aktualisht paguhen nën këtë nivel.

“Po kĂ«shtu, nga muaji janar nis edhe rritja e pagave pĂ«r rreth 144 mijĂ« punonjĂ«s tĂ« administratĂ«s publike”, deklaroi Malaj.

Rritja e pagave do të përfshijë, përveç administratës publike, edhe sektorë të rëndësishëm për shërbimet ndaj qytetarëve, si arsimi, shëndetësia dhe strukturat e rendit, përfshirë uniformat blu.

1 nga 2

/a.f/

The post Nga janari, 144 mijë punonjës të administratës publike përfitojnë rritje page appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kufizohet përdorimi i cash-it, bizneset detyrim për pajisjen me POS

TIRANË, 3 janar/ATSH/ Ndryshimet e miratuara nĂ« ligjin “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ sjellin masa tĂ« reja pĂ«r uljen e pĂ«rdorimit tĂ« parasĂ« nĂ« dorĂ«, formalizimin e ekonomisĂ« dhe rritjen e transparencĂ«s nĂ« transaksionet ekonomike, duke pĂ«rfshirĂ« detyrimin e bizneseve pĂ«r pajisjen me terminale “POS” dhe shtrĂ«ngimin e rregullave pĂ«r pagesat cash.

Ligji parashikon uljen e kufirit të lejuar për pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, me qëllim rritjen e gjurmueshmërisë së transaksioneve dhe reduktimin e evazionit fiskal përmes nxitjes së përdorimit të pagesave bankare.

Njëkohësisht, vendoset kufi edhe për transaksionet cash që personat fizikë, individët e vetëpunësuar dhe tregtarët apo entitetet kryejnë me individë, kur vlera e transaksionit tejkalon 500 mijë lekë, si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar qarkullimin e parasë jashtë sistemit financiar formal.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« politikave pĂ«r nxitjen e pagesave elektronike, ndryshimet ligjore parashikojnĂ« edhe detyrimin pĂ«r pajisjen me terminale “POS” nĂ« pikat e shitjes pĂ«r tatimpaguesit qĂ« kryejnĂ« veprimtari ekonomike me pagesa nĂ« para nĂ« dorĂ«, sipas afateve tĂ« pĂ«rcaktuara.

Sipas Ministrisë së Financave, ky detyrim duhet të përmbushet deri më 30 maj 2026 nga bizneset që operojnë në sektorin e turizmit dhe transportit, ndërsa për të gjitha bizneset e tjera afati përfundimtar është 31 dhjetori 2026.

Ndryshimet në ligj përfshijnë edhe përjashtimin nga kamatëvonesat për institucionet publike, në rastet kur mosrespektimi i afateve të deklarimit apo pagesës së detyrimeve vjen si rezultat i zbatimit të akteve ligjore ose nënligjore me efekte prapavepruese, apo i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke synuar shmangien e penaliteteve që burojnë nga faktorë të pavarur nga vullneti i institucioneve.

Po ashtu, parashikohen sanksione administrative ndaj prodhuesve ose mirëmbajtësve të softuerëve të pajisjeve fiskale, në rastet e refuzimit të bashkëpunimit me administratën tatimore, me qëllim sigurimin e bashkëpunimit të plotë gjatë proceseve të verifikimit dhe kontrollit të pajisjeve fiskale të konfiskuara dhe forcimin e funksionimit të sistemit të fiskalizimit.

Ligji u njeh gjithashtu tatimpaguesve individë të drejtën për të korrigjuar deklaratën vjetore të të ardhurave personale brenda gjashtë muajve nga data e dorëzimit, me mundësinë për të kryer jo më shumë se dy korrigjime, ndërsa afati për dorëzimin e deklaratave të ndryshuara reduktohet nga 36 muaj në 24 muaj, në funksion të rritjes së korrektësisë dhe vetëdeklarimit të të ardhurave.

/a.f/

The post Kufizohet përdorimi i cash-it, bizneset detyrim për pajisjen me POS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Së shpejti, Lura e aksesueshme përmes rrugës së re turistike

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Punimet pĂ«r riparimin e rrugĂ«s Peshkopi-LurĂ« dhe LurĂ«-Perlat po shkojnĂ« drejt pĂ«rfundimit. Puna vijon njĂ«kohĂ«sisht nĂ« dy drejtime, nga Lura drejt Arrasit tĂ« DibrĂ«s dhe nga Lura nĂ« drejtim tĂ« RrĂ«shenit.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se shumë shpejt Lura do të jetë e aksesueshme përmes rrugës së re turistike, duke theksuar se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi-Lurë dhe po vijon puna në segmentin Lurë-Rrëshen.

“SĂ« shpejti, edhe Lura magjike do tĂ« jetĂ« e arritshme pĂ«rmes rrugĂ«s sĂ« re turistike, ku Ă«shtĂ« hedhur shtresa e parĂ« asfaltike mbi segmentin Peshkopi-LurĂ« dhe po vazhdon puna mbi segmentin LurĂ«-RrĂ«shen”, deklaroi Rama.

Rruga e re krijon një lidhje të qëndrueshme me zonën e Lurës, duke përmirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe duke hapur mundësi të reja për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Projekti përfshin riparimin e aksit me gjatësi rreth 40, kilometra dhe ndërtimin e shtresave asfaltike, mureve mbajtëse, tombinove, veprave të artit rrugor dhe sinjalistikës.

Banorët e zonës e vlerësojnë këtë investim si të shumëpritur dhe shpresojnë se rruga e re do të ndihmojë në rikthimin e banorëve të larguar dhe në rritjen e investimeve në Lurë.

/j.p/r.e/

The post Së shpejti, Lura e aksesueshme përmes rrugës së re turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Familjet me fëmijë nën 18 vjeç, rimbursim tatimi përmes DIVA-s

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Familjet me fĂ«mijĂ« nĂ«n moshĂ«n 18 vjeç do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kompensim nga tatimi mbi tĂ« ardhurat, pĂ«rmes zbritjes sĂ« shpenzimeve pĂ«r rritjen dhe arsimimin e fĂ«mijĂ«ve, parashikuar nĂ« ligjin e ri “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat”.

Kompensimi nuk jepet si shumë fikse, por përfitohet pas rillogaritjes së tatimit të paguar për vitin 2025, përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA) në mars 2026. Nga të ardhurat bruto vjetore do të zbriten 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim dhe një shpenzim fiks prej 100 mijë lekësh në vit për arsimimin e fëmijëve, sipas kufijve të përcaktuar të të ardhurave.

Individët që nga rillogaritja rezultojnë se kanë paguar më shumë tatim gjatë vitit 2025, do të kenë të drejtë të kërkojnë rimbursimin e diferencës brenda tre muajve nga dorëzimi i DIVA-s. E drejta e zbritjes për fëmijët dhe arsimin përfitohet vetëm nga prindi me të ardhurat më të larta vjetore.

Skema e kompensimit do të vlejë edhe për individët që kanë qenë të punësuar vetëm për një muaj gjatë vitit 2025, me kusht plotësimin e DIVA-s. Dokumentacioni justifikues për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet e arsimit duhet të ruhet për kontroll tatimor.

Efekti financiar i kësaj mase vlerësohet rreth 15 milionë euro në vit, duke ulur ndjeshëm barrën tatimore dhe duke rritur të ardhurat neto të familjeve shqiptare.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) pritet të mblidhen rreth 88,3 miliardë lekë, me një rritje prej 4,9% krahasuar me vitin 2025. /j.p/

The post Familjet me fëmijë nën 18 vjeç, rimbursim tatimi përmes DIVA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëborë dhe temperatura nën zero, vështirësi në qarkullim në verilindje dhe juglindje

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Reshjet e dĂ«borĂ«s dhe temperaturat e ulĂ«ta kanĂ« vĂ«shtirĂ«suar qarkullimin e mjeteve nĂ« disa akse rrugore tĂ« vendit, veçanĂ«risht nĂ« verilindje dhe juglindje, ku rrugĂ«t janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« rrĂ«shqitshme nga ngricat.

Në zonat malore, gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, temperaturat kanë zbritur deri 16 gradë nën zero, duke krijuar ngrica në rrugë. Dëbora e rënë në disa segmente, ka sjellë lëvizje më të ngadalta dhe vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Më problematike paraqitet situata në akset malore të verilindje dhe në zonat e juglindjes, ku drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me kujdes të shtuar. Qarkullimi vijon, por me shpejtësi të reduktuar.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore, zinxhirë, të mbajnë distancë sigurie dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. /j.p/

The post Dëborë dhe temperatura nën zero, vështirësi në qarkullim në verilindje dhe juglindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Buxheti 2026, rritje ekonomike 4% dhe ulje të borxhit publik

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Rritja e pagĂ«s minimale, indeksimi i pagave nĂ« administratĂ« dhe rritja graduale e pensioneve janĂ« disa nga shtyllat kryesore tĂ« buxhetit tĂ« vitit 2026, i cili hyn nĂ« fuqi sot me fokus nĂ« mbĂ«shtetjen e qytetarĂ«ve dhe investimet publike.

Sipas projeksioneve, rritja ekonomike për periudhën 2026-2028 pritet të jetë mesatarisht rreth 4% në vit. Për vitin 2026, deficiti buxhetor është planifikuar në nivelin 2,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa borxhi publik parashikohet të ulet në 53,6% të PBB-së në fund të vitit, duke reflektuar konsolidimin fiskal dhe stabilitetin makroekonomik.

Projektbuxheti për vitin 2026 fokusohet në financimin prioritar të sektorëve kyç për zhvillimin e vendit, përfshirë arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, mbrojtjen sociale, infrastrukturën rrugore dhe transformimin digjital. Investimet publike parashikohen të arrijnë mbi 6,5% të PBB-së, me synimin për të përshpejtuar realizimin e projekteve strategjike në rrugë, hekurudha dhe porte, si dhe për të rritur lidhshmërinë dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë.

Të ardhurat totale buxhetore për vitin 2026 parashikohen në 823,1 miliardë lekë, ose 6,8% më shumë krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2025. Në raport me ekonominë, të ardhurat pritet të arrijnë në 29,6% të PBB-së, rritje që i atribuohet kryesisht përmirësimit të administrimit fiskal dhe reduktimit të informalitetit.

Në krahun e shpenzimeve, buxheti i shtetit për vitin 2026 parashikon 886,8 miliardë lekë, ose 31,9% të PBB-së. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve do të orientohet drejt politikave sociale dhe mbështetjes direkte për qytetarët.

Që nga hyrja në fuqi e buxhetit, paga minimale rritet në 50 mijë lekë në muaj, ndërsa nis edhe indeksimi i pagave për administratën publike. Paralelisht, buxheti parashikon fonde për rritjen graduale të pensioneve, me objektivin që deri në fund të mandatit pensioni minimal të arrijë në 200 euro në muaj dhe pensioni mesatar në 400 euro.

NjĂ« tjetĂ«r prioritet i buxhetit tĂ« vitit 2026 Ă«shtĂ« buxhetimi me bazĂ« gjinore, ku rreth 9,5% e shpenzimeve tĂ« pĂ«rgjithshme publike do t’u dedikohen politikave qĂ« synojnĂ« zvogĂ«limin e hendekut gjinor dhe forcimin e barazisĂ« nĂ« shoqĂ«ri.

Buxheti vendor për vitin 2026 parashikohet në nivelin 97,7 miliardë lekë, ose 9% më shumë krahasuar me vitin 2025. Transferta e pakushtëzuar për njësitë e qeverisjes vendore do të jetë më e lartë si në raport me një vit më parë, ashtu edhe krahasuar me periudhën para reformës administrativo-territoriale, duke forcuar kapacitetet financiare të pushtetit vendor. /j.p/

The post Buxheti 2026, rritje ekonomike 4% dhe ulje të borxhit publik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rivlerësimi i pronave me tatim të reduktuar 5% gjatë 2026-ës

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Deri mĂ« 31 dhjetor 2026 tĂ« gjithĂ« individĂ«t qĂ« kanĂ« nĂ« pronĂ«si pasuri tĂ« paluajtshme do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga fushata e rivlerĂ«simit tĂ« pronĂ«s me normĂ« tatimore tĂ« reduktuar prej 5%, nga 15% qĂ« ishte.

Sipas parashikimeve ligjore, procesi i rivlerësimit mund të ndiqet përmes dy rrugëve.

Individët që planifikojnë ta nxjerrin pronën në treg gjatë periudhës 2026-2028 mund të zgjedhin rivlerësimin mbi bazën e vlerës reale të tregut, duke u mbështetur në një raport vlerësimi profesional, i cili përdoret më pas për aplikim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kjo mundëson që prona të rivlerësohet me vlerën maksimale që ofron tregu.

Por, qytetarët mund të aplikojnë për rivlerësim sipas çmimeve të referencës shtetërore, përmes platformës e-Albania, pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Pas dorëzimit të aplikimit, lëshohet fatura për tatimin mbi diferencën e vlerës së pronës, e cila paguhet në bankë dhe më pas ngarkohet në sistem për përfundimin e procedurës. Në përfundim të procesit, pronari pajiset me kartelën e re të pronës, ku pasqyrohet vlera e përditësuar.

Në kuadër të fushatës së rivlerësimit, pritet që tregu i pasurive të paluajtshme gjatë vitit 2026 të karakterizohet nga një ritëm më i ngadaltë i rritjes së çmimeve, krahasuar me dy vitet e fundit. Parashikohet gjithashtu që oferta e pronave të jetë më e lartë, duke krijuar më shumë alternativa për qytetarët.

Vlerësohet se një numër i konsiderueshëm pronash, përfshirë banesa, do të jenë subjekt i rivlerësimit, ndërsa pjesëmarrja në këtë proces mbetet në vullnetin e individëve.

Fushata e vitit 2026 konsiderohet si një mundësi për të përfituar nga lehtësia fiskale, pasi pas përfundimit të saj pritet rikthimi i normës standarde të tatimit prej 15% për transaksionet e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë, kërkesat për rivlerësim të depozituara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë përpunuar deri më 31 dhjetor 2026, do të konsiderohen të vlefshme në kuadër të kësaj fushate, për sa kohë që pagesa e tatimit kryhet deri më 31 mars 2027.

/j.p/r.e/

The post Rivlerësimi i pronave me tatim të reduktuar 5% gjatë 2026-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Hapa historikë drejt BE-së në 2025-ën, vijojmë procesin me vendosmëri


TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropalli, pĂ«rcolli sot njĂ« mesazh urimi nĂ« prag tĂ« ndĂ«rrimit tĂ« viteve, duke vlerĂ«suar 2025-Ă«n si njĂ« vit sfidash, por edhe arritjesh tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, veçanĂ«risht nĂ« rrugĂ«n e integrimit evropian.

Në mesazhin e saj, Spiropalli theksoi se arritja më domethënëse e vitit që po mbyllet ishte hapja e të gjithë grupkapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian brenda vetëm 13 muajsh, një ritëm i paprecedent për një vend kandidat.

Sipas saj, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« sot vendi qĂ« ecĂ«n mĂ« shpejt drejt familjes sĂ« saj natyrale evropiane dhe se procesi i integrimit nuk matet mĂ« me “nĂ«se”, por me “kur”.

Ministrja vuri në dukje se sfida më e madhe nis tani, pasi shpejtësia e hapjes së grupkapitujve duhet të shoqërohet me të njëjtin intensitet reformash shtetndërtuese dhe me përmbushjen e të gjitha kushteve të kërkuara.

Ajo nënvizoi se në vitin 2026 qeveria do të vijojë ta udhëheqë këtë proces me vizion dhe vendosmëri, duke forcuar bashkëpunimin e ngushtë me partnerët evropianë.

Duke u ndalur te diaspora, Spiropalli tha se viti 2025 do të mbahet mend si viti kur u bë realitet premtimi për votën e diasporës, ndërsa theksoi se të drejtat e shqiptarëve nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë te kutia e votimit. Sipas saj, ligji i ri për diasporën krijon për herë të parë një mekanizëm të unifikuar që mbron dhe promovon të drejtat e shqiptarëve kudo, nga Tirana deri në Kaliforni.

Në fushën e politikës së jashtme, ministrja theksoi se vizitat diplomatike në vende të ndryshme dhe pritja në Tiranë e partnerëve ndërkombëtarë dëshmojnë se diplomacia shqiptare është më aktive, më e besueshme dhe më e respektuar se kurrë më parë.

“Viti i ri na gjen nĂ« njĂ« stad tĂ« ri, me pĂ«rgjegjĂ«si dhe ambicie mĂ« tĂ« larta”, u shpreh Spiropalli, duke shtuar se 2026 do tĂ« nisĂ« me pensione dhe paga mĂ« tĂ« larta, rritje rekord tĂ« investimeve dhe njĂ« trend tĂ« pĂ«rshpejtuar tĂ« rritjes ekonomike.

Ajo theksoi se objektivi kryesor mbetet përmbyllja e reformave shtetndërtuese, avancimi i negociatave dhe garantimi i respektit dhe dinjitetit për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë, ndërsa diplomacia shqiptare do të vijojë të mbështesë këtë realitet të ri dhe të bëjë që zëri i arsyes dhe i Evropës të dëgjohet për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. /j.p/

The post Spiropali: Hapa historikë drejt BE-së në 2025-ën, vijojmë procesin me vendosmëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjistrim objekteve në ndërtim, më shumë siguri për blerësit e banesave

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi njĂ« udhĂ«zim tĂ« ri qĂ« rregullon regjistrimin e punimeve nĂ« fazĂ«n e karabinasĂ« dhe krijon regjistrin e posaçëm tĂ« karabinasĂ«, duke sjellĂ« mĂ« shumĂ« siguri juridike dhe lehtĂ«si konkrete pĂ«r qytetarĂ«t qĂ« blejnĂ« pasuri tĂ« paluajtshme.

UdhĂ«zimi, i miratuar nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« ligjit “PĂ«r kadastrĂ«n”, shton njĂ« kre tĂ« ri nĂ« aktin ekzistues pĂ«r regjistrin e lejes sĂ« ndĂ«rtimit dhe pĂ«rcakton procedura tĂ« detajuara pĂ«r regjistrimin e pĂ«rkohshĂ«m tĂ« karabinasĂ« nga Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s, pas konfirmimit tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« kĂ«saj faze ndĂ«rtimore. Ky regjistrim do tĂ« administrohet nĂ« format digjital dhe do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r efekt tĂ« kreditimit tĂ« zhvilluesve, si dhe pĂ«r regjistrimin e kontratave tĂ« sipĂ«rmarrjes, porosisĂ« dhe premtimshitjes.

Për qytetarët, ky akt sjell përfitime të drejtpërdrejta, pasi u jep mundësi blerësve të apartamenteve ose njësive të shërbimit që kontratat e lidhura në fazën e karabinasë të regjistrohen zyrtarisht në kadastër. Kjo rrit ndjeshëm sigurinë juridike, ul rrezikun e mashtrimeve dhe shmang rastet e shitjes së njëjtë të pasurisë tek më shumë se një person.

Regjistrimi i karabinasë krijon gjithashtu një gjurmë ligjore për njësitë ndërtimore që në këtë fazë, duke mbrojtur interesat e blerësve dhe duke reduktuar konfliktet pronësore. Lidhja e të dhënave të truallit, lejes së ndërtimit dhe kontratave noteriale në një regjistër të vetëm rrit transparencën dhe besueshmërinë e transaksioneve.

Një tjetër lehtësi për qytetarët dhe zhvilluesit lidhet me aksesin në kredi, pasi dokumentet e përkohshme të regjistruara në regjistrin e karabinasë mund të përdoren nga bankat për financim, pa pritur përfundimin total të ndërtimit. Procedurat parashikohen të jenë të koordinuara dhe të digjitalizuara, duke ulur burokracinë, kohën dhe kostot për subjektet e interesuara.

Udhëzimi parashikon gjithashtu mbrojtje për qytetarët edhe në rastet kur zhvilluesi nuk shlyen detyrimet financiare, pasi kontratat e regjistruara në regjistrin e karabinasë mbeten të vlefshme dhe bankat mund të disponojnë vetëm njësitë e lira.

PĂ«r zbatimin e kĂ«tij udhĂ«zimi ngarkohen Agjencia ShtetĂ«rore e KadastrĂ«s dhe autoritetet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r zhvillimin e territorit, ndĂ«rsa akti hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”. j.p/

The post Regjistrim objekteve në ndërtim, më shumë siguri për blerësit e banesave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dalipi: Rritje me 7% e energjisë së hedhur në rrjet

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Administratori i Operatorit tĂ« Sistemit tĂ« ShpĂ«rndarjes, Blendian Dalipi, deklaroi sot se gjatĂ« vitit 2025 Ă«shtĂ« shĂ«nuar njĂ« rritje me 7% e energjisĂ« sĂ« hedhur nĂ« rrjet, ndĂ«rsa kompania ka rritur invetimet pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur kĂ«saj situate.

Dalipi theksoi se investimet e realizuara në rrjetin e tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë, në të gjithë sistemin e shpërndarjes kanë bërë të mundur ndërtimin e një rrjeti më të qëndrueshëm dhe më të sigurt. Sipas tij, konsumatorët në shumë zona që deri dje përballeshin me problematika të theksuara sot nuk i kanë më këto shqetësime.

Ai bĂ«ri tĂ« ditur se puna ka pĂ«rfunduar nĂ« disa nĂ«nstacione, ndĂ«r tĂ« cilat nĂ« Pogradec, LezhĂ«, ÇorovodĂ«, Kafaraj, nĂ«nstacioni i Zogut tĂ« Zi, NdĂ«rkohĂ«, ndĂ«rhyrje janĂ« kryer edhe nĂ« nĂ«nstacionet e Fierit, AkernisĂ«, Liqenasit dhe XarrĂ«s, si dhe ka nisur puna nĂ« BogĂ« dhe Theth, zona tĂ« konsideruara prioritare pĂ«r garantimin e furnizimit me energji elektrike.

Dalipi informoi se në rrjetin e tensionit të mesëm janë ndërtuar mbi 1300 kilometra linja të tensionit të ulët, të cilat rrisin ndjeshëm sigurinë ndaj avarive të mundshme. Gjithashtu, gjatë vitit janë kryer ndërhyrje në 185 nënstacione, ndërsa që prej datës 30 nëntor kanë përfunduar remontet e planifikuara. Po ashtu është ndërhyrë edhe në 177 km linja të tensionit të lartë dhe në mbi 2 mijë km linja të tensionit të mesëm dhe mbi 2100 km linjë të tensionit të ulët.

Sipas tij, janë realizuar edhe ndërhyrje në linjat 35 kilovolt, ndërsa ekipet e terrenit kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë vitit, duke e vendosur sistemin në një gjendje teknike shumë më të mirë krahasuar me një vit më parë. Kjo pritet të garantojë furnizim pa ndërprerje me energji elektrike për të gjithë konsumatorët, edhe në kushtet e motit të ftohtë dhe me reshje.

Administratori i OSSh-së theksoi se masat administrative konsistojnë në koordinimin e ngushtë ndërmjet shoqërive të sistemit energjetik, si dhe në shtimin e ekipeve dhe punonjësve për manovrimet në nënstacione dhe monitorimin e ngarkesave në orare të ndryshme, me qëllim garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike. /j.p/

The post Dalipi: Rritje me 7% e energjisë së hedhur në rrjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Karakaçi: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji përgjatë festave të fundvitit


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Administratori i Operatorit tĂ« ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janĂ« marrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r garantimin e furnizimit tĂ« pandĂ«rprerĂ« me energji elektrike gjatĂ« festave tĂ« fundvitit, pĂ«rmes njĂ« plani tĂ« posaçëm masash nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e humbjeve në rrjet me rreth 1%, ndërsa parashikohet që niveli i tyre të mbyllet në 16,9% në 2025-ën.

Sipas tij, kompania ka arritur nivelet më të larta të arkëtimeve, në masën 100%, ndërkohë që parashikohet që viti 2025 të mbyllet me rreth 70 milionë euro fitim, një rezultat i konsideruar shumë i mirë për kompaninë.

Administratori i OSHEE-së bëri të ditur gjithashtu se kjo performance do të mundësojë edhe indeksimin e pagave për punonjësit me 6,1%, si dhe rritje page për elektricistët.

Në kuadër të planit të masave për fundvitin, Karakaçi nënvizoi se për shkak të rritjes së konsumit është konstatuar një nivel i lartë i kërkesës për energji, ku vetëm më 29 dhjetor konsumi ka shënuar rritje prej 29,2 milionë kilovat-orë. Ai shtoi se nuk janë evidentuar problematika të theksuara në rrjet apo në furnizim.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ«, pĂ«rmes kĂ«tij plani masash, tĂ« sigurojmĂ« furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« pandĂ«rprerĂ« me energji elektrike pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t”, u shpreh Karakaçi.

Sipas tij, rreth 1600 punonjës të OSHEE-së janë angazhuar në terren gjatë kësaj periudhe, ndërsa linjat e komunikimit mbeten të hapura për raportimin e çdo problematike nga qytetarët. /j.p/r.e/

The post Karakaçi: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji përgjatë festave të fundvitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gazheli: Procedura të thjeshtuara doganore dhe modernizim të sistemeve në 2026-ën


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i DoganĂ«s Shqiptare, Genti Gazheli, bĂ«ri sot njĂ« bilanc tĂ« vitit 2025, duke theksuar se administrata doganore ka shĂ«nuar pĂ«rparim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« procesin e integrimit europian, modernizimin e sistemeve dhe forcimin e bashkĂ«punimit me biznesin dhe partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«.

Sipas Gazhelit, viti 2025 u karakterizua nga hapa konkretĂ« nĂ« rrugĂ«timin drejt Bashkimit Europian, ku njĂ« moment kyç ishte hapja e negociatave pĂ«r Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor. Ky zhvillim, tha ai, konfirmoi pĂ«rparimin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« pĂ«rafrimin me acquis tĂ« Bashkimi Europian dhe rolin qendror tĂ« doganave nĂ« kĂ«tĂ« proces.

Në këtë kuadër, gjatë vitit u zhvillua në Tiranë Konferenca e Nivelit të Lartë mes doganave të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së, ku u diskutua për lehtësimin e tregtisë, digjitalizimin dhe standardet e reja doganore, duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar.

NjĂ« tjetĂ«r hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m ishte dorĂ«zimi i dokumentacionit tĂ« plotĂ« tĂ« “closing benchmarks” pĂ«r Kapitullin 29, qĂ« pĂ«rfshin kalendarin legjislativ, strategjitĂ« sektoriale, planet shumĂ«vjeçare tĂ« teknologjisĂ« sĂ« informacionit dhe raportet e integritetit. Ky proces synon mbylljen e negociatave pĂ«r Unionin Doganor deri nĂ« prill 2027.

Gjatë vitit 2025 u miratua gjithashtu Strategjia 2025-2030 për modernizimin dhe harmonizimin e sistemeve të informacionit doganor me standardet europiane. Sipas Gazhelit, kjo strategji krijon bazën për ndërtimin e sistemeve të reja doganore, duke garantuar ndërveprueshmëri të plotë me sistemet e BE-së deri në vitin 2030.

Në nivel rajonal, Dogana Shqiptare mbajti drejtimin e Nënkomitetit të CEFTA për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, duke promovuar standardet e operatorëve ekonomikë të autorizuar dhe modernizimin e procedurave doganore në rajon.

Viti 2025 shënoi edhe forcimin e dialogut me komunitetin e biznesit, përmes forumeve të përbashkëta me Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ku u adresuan çështje që lidhen me lehtësimin e procedurave, transparencën dhe përmirësimin e shërbimeve doganore. Vlerësime pozitive për reformat u dhanë edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Në aspektin financiar, Dogana Shqiptare regjistroi një rekord historik të ardhurash, duke arkëtuar rreth 12 milionë euro në një ditë të vetme, çka, sipas Gazhelit, pasqyron forcimin e administratës dhe eficiencën e reformave të zbatuara.

Duke folur për vitin 2026, Gazheli theksoi se fokusi do të jetë në thellimin e modernizimit, investimet në teknologji të avancuar, rritjen e sigurisë dhe efikasitetit, si dhe në procedura më të thjeshta për biznesin, në funksion të përmbylljes së Kapitullit 29 dhe avancimit të procesit të integrimit europian. /j.p/

The post Gazheli: Procedura të thjeshtuara doganore dhe modernizim të sistemeve në 2026-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Vitin tjetër e fillojmë me protesta

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/Opozita iu rikthye sot “Foltoreve” nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do tĂ« largohet nga sheshi pa larguar “binomin e korrupsionit” Rama-Balluku.

“Do qĂ«ndrojmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« shesh, “Sheshin e lirisĂ«â€, gjersa nga ajo ndĂ«rtesĂ« tĂ« shporrim binomin qĂ« ka vjedhur dhe ka pĂ«rçmuar mĂ« shumĂ« shqiptarĂ«t nĂ« tĂ«rĂ« historinĂ« tonĂ« kombĂ«tare, Edi RamĂ«n dhe Lubi Ballukun”, u shpreh Berisha.

Ai pĂ«rshĂ«ndeti pjesĂ«marrĂ«sit, tĂ« cilĂ«t i cilĂ«soi “misionarĂ« tĂ« pamposhtur”, duke theksuar se opozita synon tĂ« mbajĂ« gjallĂ« frymĂ«n e protestĂ«s dhe angazhimit qytetar. Sipas tij, sheshi shĂ«rben si njĂ« formĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« komunikimi me qytetarĂ«t, duke i dhĂ«nĂ« mundĂ«si secilit tĂ« shprehĂ« shqetĂ«simet dhe kĂ«rkesat pĂ«r ndryshim politik.

NĂ« fjalĂ«n e tij, Berisha kritikoi qeverisjen aktuale, duke nĂ«nvizuar se vendi ka nevojĂ« pĂ«r reforma tĂ« thella qĂ« pĂ«rfshijnĂ« arsimin, familjet dhe komunitetet. “Ne kemi nevojĂ« pĂ«r njĂ« qeverisje qĂ« respekton qytetarĂ«t dhe garanton kushte mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, theksoi ai.

/a.f/

The post Berisha: Vitin tjetër e fillojmë me protesta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Kushtetuesja të publikojë argumentet për pezullimin e vendimit ndaj Ballukut

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas deklaratĂ«s sĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, duke kĂ«rkuar sqarime prej saj lidhur me mĂ«nyrĂ«n se si ky institucion po trajton çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Bardhi theksoi se publikimi i arsyetimeve për vendimet e Gjykatës do të kontribuonte në rritjen e besueshmërisë së saj dhe do të zvogëlonte perceptimin e ndikimit politik.

“I vetmi shpjegim me vlerĂ« pĂ«r publikun qĂ« duhet tĂ« japĂ« Gjykata Kushtetuese Ă«shtĂ« ky: cilat qenĂ« arsyet dhe motivet qĂ« e çuan t’i nĂ«nshtrohej presionit tĂ« Kryeministrit nĂ« çështjen Balluku, duke treguar papĂ«rgjegjshmĂ«ri dhe mungesĂ« tĂ« theksuar integriteti. Sqarimi i kĂ«saj rrethane do ta çlironte GjykatĂ«n Kushtetuese nga pengmarrja politike dhe do t’i zvogĂ«lonte hendekun e mosbesimit tek kjo gjykatĂ«â€, deklaroi ai.

Bardhi e akuzoi GjykatĂ«n Kushtetuese pĂ«r “dy standarde” nĂ« qĂ«ndrimet e saj sa i takon interpretimit pĂ«r masat ndaj njĂ« deputeti dhe ndaj njĂ« ministri.

“NjĂ«soj e domosdoshme pĂ«r besueshmĂ«rinĂ« e GjykatĂ«s Kushtetuese mbetet sqarimi pĂ«r dy standardet e ndjekura: se pse 1/5 e deputetĂ«ve nuk legjitimohen pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar interpretim pĂ«r masat ndaj njĂ« deputeti, ndĂ«rsa Kryeministri legjitimohet pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar interpretim pĂ«r masat ndaj njĂ« ministri”, u shpreh Bardhi.

Më herët sot, përmes një deklarate të shpërndarë në medie, Gjykata Kushtetuese njoftoi se çështja do të shqyrtohet në seancë plenare më 22 janar 2026, me pjesëmarrjen e Kryeministrit, Presidentit, Kuvendit, Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, ndërsa ftoi të gjithë aktorët dhe personat e përfshirë në këtë diskutim publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin e Gjykatës Kushtetuese në tërësi.

/r.e/

The post Bardhi: Kushtetuesja të publikojë argumentet për pezullimin e vendimit ndaj Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Kushtetuese përgënjeshtron deklaratat mbi pezullimin e vendimeve ndaj zv.kryeministres Balluku

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Gjykata Kushtetuese pĂ«rgĂ«njeshtroi sot deklaratat publike lidhur me procedurĂ«n dhe rezultatin e votimit pĂ«r pezullimin e zbatimit tĂ« vendimeve tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme, qĂ« lidhen me masĂ«n “pezullimi i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik” ndaj zĂ«vendĂ«skryeministres dhe ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku.

“NĂ« vijim tĂ« deklaratave mediatike publike, tĂ« bĂ«ra nga subjekte tĂ« ndryshme qĂ« ushtrojnĂ« funksione publike ose private, nĂ« lidhje me procedurĂ«n e ndjekur dhe rezultatin e votimit pĂ«r vendimmarrjen e GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r pezullimin e zbatimit tĂ« vendimeve gjyqĂ«sore nr.118, datĂ« 19.11.2025, dhe nr.120, datĂ« 22.11.2025, tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pĂ«r pjesĂ«n qĂ« kanĂ« disponuar caktimin dhe vazhdimin e masĂ«s ndaluese “pezullimi i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, Gjykata Kushtetuese i pĂ«rgĂ«njeshtron kĂ«to deklarata si tĂ«rĂ«sisht tĂ« pavĂ«rteta”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediet.

Gjykata Kushtetuese risjell në vëmendje se bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese në vijim e sipër dhe se, në datën 22.01.2026 do të marrë në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe subjekte të interesuara Presidentin e Republikës, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“PĂ«r tĂ« garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe pĂ«r tĂ« shmangur çdo mundĂ«si paragjykimi, qoftĂ« edhe nĂ« dukje, ftohen tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t dhe personat e pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« diskutim publik qĂ« tĂ« tregohen tĂ« matur dhe tĂ« kujdesshĂ«m nĂ« deklaratat e tyre, duke mos pĂ«rgojuar gjyqtarĂ« individualĂ« apo institucionin e GjykatĂ«s Kushtetuese nĂ« tĂ«rĂ«si”, citohet deklarata.

Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore, duke i bërë përsëri thirrje të gjithë aktorëve për respektimin e integritetit dhe autoritetit të saj, me qëllim sigurimin e besimit të publikut dhe garantimin e pavarësisë së vendimmarrjeve gjyqësore, të cilat në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohen nga çdo keqinformim për publikun, nga cilido subjekt të vijë ai.

/r.e/

The post Gjykata Kushtetuese përgënjeshtron deklaratat mbi pezullimin e vendimeve ndaj zv.kryeministres Balluku appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro paralajmëron çlirimin e hapësirave publike në mbështetje të programeve jashtë kurrikulës mësimore


TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi sot kantierin e shkollĂ«s “Urani Rumbo”, njĂ« prej institucioneve arsimore nĂ« zonĂ«n historike tĂ« qytetit tĂ« GjirokastrĂ«s, e cila i Ă«shtĂ« nĂ«nshtruar rikonstruksionit.

“Disa muaj mĂ« parĂ« premtuam qĂ« do tĂ« mbĂ«shtesim me financim bashkinĂ« GjirokastĂ«r pĂ«r rindĂ«rtimin dhe rinovimin e projektit tĂ« shkollĂ«s “Urani Rumbo” dhe sot jemi nĂ« kantier. Po ribĂ«het e gjithĂ« infrastruktura e brendshme dhe garantimi i efiçiencĂ«s energjitike qĂ« na kursen para dhe na pĂ«rmirĂ«son parametrat”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro theksoi gjatĂ« kĂ«tij inspektimi, nevojĂ«n e ndĂ«rhyrjeve pĂ«r t’i rikthyer shkollĂ«s hapĂ«sirat e zĂ«na.

“MungojnĂ« hapĂ«sirat pĂ«r programet jashtĂ« kurrikulĂ«s mĂ«simore dhe terrene sportive. Interesi i fĂ«mijĂ«ve dhe prona publike kanĂ« prioritet. Kur prindĂ«rit kĂ«rkojnĂ« kushte mĂ« tĂ« mira pĂ«r fĂ«mijĂ«t dhe qĂ« hapĂ«sirat tĂ« vihen nĂ« shĂ«rbim tĂ« shkollĂ«s, patjetĂ«r qĂ« do t’i lirojmĂ«. ËshtĂ« njĂ« aksion qĂ« ka nisur nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ« dhe s’ka pse Gjirokastra tĂ« bĂ«jĂ« pĂ«rjashtim. Shkollat janĂ« edhe qendra komunitare dhe ne duam tĂ« zhvillojmĂ« programe jashtĂ« orarit mĂ«simor, janĂ« po aq nĂ« interes tĂ« familjeve”, tha ministrja Kumbaro, duke nĂ«nvizuar gjithashtu se shkolla nĂ« shtator duhet tĂ« jetĂ« gati pĂ«r tĂ« hapur dyert pĂ«r nxĂ«nĂ«sit, krejtĂ«sisht e riparuar.

“NĂ« kĂ«tĂ« shkollĂ« qĂ« ka mĂ« shumĂ« se 300 nxĂ«nĂ«s, projekt i pĂ«rbashkĂ«t me UNICEF, po kujdesemi qĂ« punimet tĂ« jenĂ« nĂ« harmoni me peizazhin e zonĂ«s Historike tĂ« GjirokastrĂ«s”, informoi kryetari i bashkisĂ« sĂ« GjirokastrĂ«s, Flamur Golemi.

Ndërhyrjet në këtë shkollë parashikojnë ndërtimin e një çatie të re, sistem kapot, rikonstruksion dhe infrastrukturë të re, si dhe përmirësim të eficiencës energjetike.

/r.e/

The post Kumbaro paralajmëron çlirimin e hapësirave publike në mbështetje të programeve jashtë kurrikulës mësimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manjani: Reforma e pensioneve gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ ShqipĂ«ria po hyn nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re rishikimi tĂ« skemĂ«s sĂ« pensioneve, nĂ« njĂ« kontekst tĂ« shĂ«nuar nga plakja e popullsisĂ«, ndryshimet nĂ« tregun e punĂ«s dhe procesi i integrimit evropian.

Reforma e re synon të garantojë që sistemi i pensioneve të mbetet i qëndrueshëm financiarisht, i drejtë për brezat dhe i aftë të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, në një intervistë për ATSH bëri të ditur se reforma e re e pensioneve do të jetë gati brenda vitit 2026 dhe se ajo nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por mënyrën se si sistemi i përgjigjet realiteteve të reja ekonomike dhe demografike.

Sipas Manjanit, reforma po ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshimet parametrike dhe ndryshimet sistemike.

Në kuadër të ndryshimeve parametrike, vëmendja kryesore i kushtohet moshës së daljes në pension dhe formulës së përllogaritjes së përfitimeve.

Aktualisht, mosha e pensionit për gratë rritet me dy muaj çdo vit dhe në vitin 2026 do të arrijë 62 vjeç, ndërsa për burrat rritja e moshës nis në vitin 2032, me objektivin që mosha e daljes në pension për gratë dhe burrat të barazohet në vitin 2056.

Megjithatë, sipas Manjanit, ky afat po rishikohet në kuadër të përafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat parashikojnë barazimin e moshës së pensionit deri në vitin 2030.

“PĂ«rafrimi qĂ« do tĂ« bĂ«jmĂ« me direktivĂ«n na dikton nevojĂ«n pĂ«r rritje mĂ« tĂ« shpejtĂ«. Ne i kemi kĂ«rkuar periudhĂ« tranzitore Bashkimit Evropian, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos krijojmĂ« deformime nĂ« tregun e punĂ«s, qĂ« kjo tĂ« ndodhĂ« pak mĂ« ngadalĂ« se sa kĂ«rkon BE, ku sipas direktivave deri nĂ« vitin 2030 moshat duhet tĂ« jenĂ« tĂ« barazuara. Kemi kĂ«rkuar 2035 apo 2040 dhe, nĂ« varĂ«si tĂ« vendimit, do tĂ« bĂ«jmĂ« edhe njĂ« rillogaritje”, u shpreh Manjani.

Ajo theksoi se ndryshimet në tërësi të skemës nuk synojnë të cenojnë të drejtat e përfituesve, por të sigurojnë që skema të ketë qëndrueshmëri financiare në terma afatgjatë dhe njëkohësisht të adresojë mjaftueshmërinë e të ardhurave të pensionistëve.

Në drejtimin e dytë, reforma parashikon ndryshime sistemike që lidhen me vetë strukturën e skemës së pensioneve. Në këtë kuadër, po diskutohet forcimi i skemave private vullnetare të pensioneve, të njohura si kolona e tretë, si dhe ndërtimi dhe konsolidimi i skemave private të detyrueshme, kolona e dytë.

Sipas Manjanit, këto ndërhyrje do të ndërmerren vetëm pas një procesi të gjerë konsultimi me biznesin dhe grupet e interesit, në mënyrë që sistemi të jetë i balancuar dhe i zbatueshëm.

Zëvendësministrja nënvizoi se qëllimi i reformës nuk është të ndryshojë mënyrën se si qytetarët kanë kontribuar apo përfitimet që kanë marrë, pasi parimi kontributiv mbetet themeli i sistemit.

“QĂ«llimi i reformĂ«s nuk Ă«shtĂ« tĂ« ndryshojmĂ« mĂ«nyrĂ«n se si Ă«shtĂ« kontribuar kundrejt skemĂ«s apo benefitet qĂ« janĂ« marrĂ«. QĂ«llimi Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjja ndaj ndryshimeve demografike, zhvillimeve nĂ« tregun e punĂ«s dhe pĂ«rafrimit me direktivat nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« integrimit, duke ruajtur gjithmonĂ« parimin kontributiv, qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« fiskale tĂ« skemĂ«s, barazinĂ« mes kategorive dhe mjaftueshmĂ«rinĂ« e tĂ« ardhurave pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« jetĂ« dinjitoze”, deklaroi Manjani.

Paralelisht me reformën, qeveria do të zbatojë edhe një politikë mbështetëse për rritjen graduale të të ardhurave të pensionistëve deri në vitin 2030. Kjo politikë nuk është pjesë e reformës strukturore, por synon përmirësimin e menjëhershëm të të ardhurave të pensionistëve.

Si rezultat i kësaj politike mbështetëse, pensioni mesatar urban me vite të plota të punës pritet të rritet nga 27 350 lekë aktualisht në 40 000 lekë. Pensioni urban i pjesshëm synohet të kalojë nga 15 850 lekë në 22 000 lekë, ndërsa pensioni rural nga 11 500 lekë në 18 000 lekë. Në të njëjtin nivel, nga 11 400 lekë në 18 000 lekë, parashikohet të rritet edhe pensioni familjar, ndërsa pensioni i invaliditetit pritet të arrijë nga 20 000 lekë në 30 000 lekë.

Për të realizuar këto nivele, duke nisur nga janari 2026 do të aplikohet një rritje mujore e të ardhurave të pensionistëve, pa përfshirë indeksimin vjetor.

Rritja mujore në 2026-ën për pensionin urban me vitet e plota të punës do të jetë 1 800 lekë, për pensionin urban të pjesshëm 800 lekë, për pensionin rural 1 000 lekë, për pensionin familjar 700 lekë dhe për pensionin e invaliditetit 600 lekë, rritje që do të vijojnë çdo vit deri në arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2030.

“Shuma do tĂ« dyfishohet nĂ« janar 2027, do tĂ« trefishohet nĂ« janar 2028, do tĂ« katĂ«rfishohet nĂ« janar 2029, e do tĂ« pesĂ«fishohet nĂ« janar 2030”, u shpreh Manjani.

Sipas Manjanit, kjo qasje e dyfishtĂ« – reforma strukturore dhe mbĂ«shtetja afatshkurtĂ«r – synon tĂ« sigurojĂ« stabilitet pĂ«r pensionistĂ«t sot dhe njĂ« sistem pensioni tĂ« drejtĂ« e tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r brezat e ardhshĂ«m.

/a.f/r.e/

The post Manjani: Reforma e pensioneve gati në 2026-ën, nuk preken kontributet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Zgjedhjet ishin farsë elektorale, protestë paqësore të qëndrueshme

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj qeverisĂ« pĂ«r deformim tĂ« zgjedhjeve dhe shkelje tĂ« rĂ«nda tĂ« votĂ«s sĂ« lirĂ«.

GjatĂ« turit tĂ« “Foltores”, nĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim me qytetarĂ« dhe simpatizantĂ«, Berisha nga Korça theksoi se opozita ka dokumentuar, me mijĂ«ra prova se zgjedhjet nĂ« ShqipĂ«ri nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« lira e tĂ« ndershme, por “farsĂ« elektorale”.

Ai akuzoi qeverinë për përdorim të burimeve shtetërore, falje gjobash dhe kamatash, shpërndarje parash, përfshirje të krimit të organizuar dhe presion mbi administratën publike.

“Sot ne vijmĂ« pasi u kemi faktuar shqiptarĂ«ve dhe botĂ«s, me dokumente, me mijĂ«ra, e mijĂ«ra dokumente se Edi Rama Ă«shtĂ« njĂ« armik i egĂ«r i votĂ«s sĂ« shqiptarĂ«ve. Se ai nuk zhvillon zgjedhje, po vetĂ«m farsĂ« elektorale. Dhe kjo, kjo Ă«shtĂ« arritje e jashtĂ«zakonshme”, tha Berisha.

Kreu i PD iu referua edhe raporteve ndërkombëtare, duke theksuar se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është rekomanduar ndarja e partisë nga shteti, ndërsa në Parlamentin Europian është ngritur shqetësimi se krimi i organizuar pengon rotacionin e pushtetit në Shqipëri.

“Sot jemi mĂ« tĂ« kthjellĂ«t dhe mĂ« tĂ« vendosur se kurrĂ«. Ne jemi parti e paqes, por tĂ« pamposhtur dhe do rrojmĂ« e do fitojmĂ« pĂ«r liri”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se PD ka ditur gjithmonĂ« tĂ« reagoi. “Ndaj dhe ju garantoj se Edi Rama i ka ditĂ«t e numĂ«ruara, kohĂ«rat e numĂ«ruara”.

Berisha tha se ligji i “BarazisĂ« gjinore” Ă«shtĂ« ligji i shkatĂ«rrimit tĂ« pĂ«rfundimtar tĂ« familjes.

“Post-marksistĂ«t, post-marksistĂ«t kanĂ« shpallur familjen dhe shpĂ«rbĂ«rjen e saj, ndryshimin e gjinive dhe shpĂ«rbĂ«rjen e tyre si qĂ«llimin kryesor tĂ« njĂ« bote tĂ« ardhshme.
Ndaj dhe kjo betejĂ« Ă«shtĂ« njĂ« betejĂ« pĂ«r familjen tonĂ«, e cila ka mbajtur kombin nga shekulli nĂ« shekull, nga mijĂ«vjeçari nĂ« mijĂ«vjeçar dhe i detyrojmĂ« njĂ« lloj sa Zotit ekzistencĂ«n tonĂ«â€, vijoi Berisha.

Ai shton se Rama duhet tĂ« japi dorĂ«heqjen. “Jep dorĂ«heqjen, se nuk ka forcĂ« nĂ« botĂ« qĂ« tĂ« mban mĂ« nĂ« pushtet”.

“Ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita e cila ka gjithĂ« trashĂ«giminĂ« e saj, ka tĂ« drejtĂ«n me vete, ka guximin e qytetarĂ«ve. Kjo kĂ«rkon nga çdo qytetar, kĂ«rkon nga çdo demokrat e demokratĂ«, protestĂ« paqĂ«sore tĂ« qĂ«ndrueshme. Ne nuk duhet tĂ« humbasim nordin tonĂ«. TĂ« gjitha betejat i kemi fituar me qĂ«ndresĂ« paqĂ«sore. Paqja Ă«shtĂ« shumĂ« herĂ« mĂ« e fortĂ« se tĂ« gjitha tĂ« tjerat”, nĂ«nvizoi Berisha.

/a.f/

The post Berisha: Zgjedhjet ishin farsë elektorale, protestë paqësore të qëndrueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Nga Uashingtoni bien sirenat e alarmit për korrupsionin e qeverisë

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Korça se “sirenat e alarmit po bien nga Uashingtoni” pĂ«r korrupsionin e qeverisĂ« dhe pĂ«r lidhjet e saj me drogĂ«n dhe krimin.

GjatĂ« turit tĂ« “Foltores”, nĂ« njĂ« bashkĂ«bisedim me qytetarĂ« dhe simpatizantĂ«, Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet forca mĂ« e qĂ«ndrueshme opozitare nĂ« vend, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve pĂ«r izolimin dhe dobĂ«simin e saj ndĂ«r vite.

“Ne vijmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« 35-vjetor si e vetmja parti, pa asnjĂ« tjetĂ«r, nĂ« tĂ« gjitha vendet ish-komuniste, qĂ« jemi nĂ« kĂ«mbĂ«, jemi gjallĂ«, jemi tĂ« fortĂ« dhe tĂ« sigurt nĂ« fitore. Por ne nĂ« dallim, nĂ« dallim nga çdo forcĂ« politike tjetĂ«r nĂ« historinĂ« politike tĂ« EuropĂ«s pluraliste, jemi njĂ« forcĂ« ndaj tĂ« cilĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« padrejtĂ« u ndĂ«rmorĂ«n aktet mĂ« brutale, pĂ«rpjekjet mĂ« tĂ« turpshme pĂ«r shkatĂ«rrimin e saj, nĂ« projektin ShqipĂ«ria pa opozitĂ«. PĂ«rpjekjet mĂ« kriminale pĂ«r pĂ«rçarjen e copĂ«timin e saj nĂ« projektet ShqipĂ«ria pa opozitĂ«. Izolimin mĂ« tĂ« thellĂ«, forcĂ«n politike mĂ« properĂ«ndimore nĂ« historinĂ« e kombit. MegjithatĂ« ne triumfuam. Se mbronim tĂ« vĂ«rteta tĂ« pĂ«rjetshme, tĂ« njeriut, tĂ« qytetĂ«ruar, tĂ« kombit, tĂ« qytetit, tĂ« familjes, tĂ« vendit”, deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se rezoluta të miratuara nga forca politike ndërkombëtare kanë evidentuar problematika serioze në Shqipëri, duke përfshirë përqendrimin e pushteteve, cenimin e pluralizmit dhe rrezikun e shndërrimit të zgjedhjeve në farsë.

Berisha e cilësoi PD-në si një forcë politike që ka mbrojtur vlera themelore demokratike dhe perëndimore, duke shtuar se këto kauza, sipas tij, kanë marrë tashmë mbështetje ndërkombëtare.

“I dĂ«gjoni ju tani sirenat e alarmit qĂ« bien nga Uashingtoni pĂ«r korrupsionin e qeverisĂ« sĂ« Edi RamĂ«s dhe lidhjet e saj me drogĂ«n dhe krimin. Ne triumfuam!”, u shpreh kreu i PD-sĂ«.

/a.f/

The post Berisha: Nga Uashingtoni bien sirenat e alarmit për korrupsionin e qeverisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌