❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KIEV – Qeveria financon pronarĂ«t e banesave pĂ«r gjeneratorĂ«, mes krizĂ«s energjetike pas sulmeve ruse

KIEV, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Qeveria ukrainase do tĂ« ofrojĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r pronarĂ«t e banesave nĂ« blerjen e gjeneratorĂ«ve dhe burimeve tĂ« tjera tĂ« energjisĂ«, mes sulmeve tĂ« vazhdueshme ruse ndaj sistemit energjetik tĂ« vendit.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi sot këtë politikë pas konsultimeve me kryeministren Yulia Svyrydenko.

Sipas  presidentit Zelensky, blerja e furnizimit autonom me energji duhet të bëhet më e përballueshme për shoqatat e pronarëve të pallateve dhe për pronarët e shtëpive individuale.

Ai e bëri këtë njoftim në video mesazhin e  mbrëmjes.

Në një program tjetër të posaçëm për bizneset, autoritetet kanë marrë tashmë rreth 20 mijë aplikime për subvencione për mirëmbajtjen dhe riparimin e gjeneratorëve.

“PĂ«r mĂ« tepĂ«r, janĂ« dhĂ«nĂ« kredi pa interes nĂ« vlerĂ«n e gjysmĂ« miliardi hryvnia (rreth 11,6 milionĂ« dollarĂ«) pĂ«r blerjen e gjeneratorĂ«ve”, tha presidenti ukrainas.

Megjithatë, kërkesa pritet të jetë shumë më e madhe.

Një valë sulmesh ajrore ruse që nga fillimi i janarit ka dëmtuar rëndë furnizimin me energji në Ukrainë, duke bërë që Kievi, Kharkivi dhe qytete të tjera të mbeten pothuajse pa energji elektrike dhe ngrohje gjatë ngricave të forta.

Në kryeqytet, më shumë se 1 100 blloqe banimi nuk do të mund të ngrohen deri në pranverë.

Ndërkohë, kompanitë po mbajnë në funksion aktivitetet e tyre duke përdorur gjeneratorë me naftë.

Kompania shtetĂ«rore e energjisĂ«, “Ukrenergo”, ka njoftuar gjithashtu ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« pĂ«r disa orĂ« nĂ« tĂ« gjitha rajonet e vendit edhe pĂ«r tĂ« martĂ«n./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post KIEV – Qeveria financon pronarĂ«t e banesave pĂ«r gjeneratorĂ«, mes krizĂ«s energjetike pas sulmeve ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – SHBA paralajmĂ«ron rreziqe pĂ«r anijet qĂ« kalojnĂ« NgushticĂ«n e Hormuzit

UASHINGTON, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Departamenti i Transportit i SHBA-sĂ« ka paralajmĂ«ruar anijet tregtare amerikane pĂ«r rreziqet gjatĂ« kalimit nĂ« NgushticĂ«n e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit.

Sipas një njoftimi të publikuar sot, forcat iraniane tentuan më herët këtë muaj të hipnin në anijet tregtare brenda ujërave territoriale të Iranit, duke përdorur mjete të vogla dhe helikopterë.

Për disa kohë, anijet komerciale rrezikojnë të ndalen, të pyeten, të hipet mbi to, të ndalohen ose të sekuestrohen nga forcat e sigurisë iraniane.

Departamenti i Transportit theksoi se, nëse anijet amerikane vendosin të kalojnë në këto ujëra, duhet të lundrojnë sa më afër ujërave territoriale të Omanit dhe të qëndrojnë sa më larg ujërave territoriale iraniane.

Paralajmërimi do të jetë në fuqi deri në fillim të gushtit.

Ngushtica e Hormuzit ndodhet mes Iranit dhe Omanit dhe konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), rreth 30% e naftës së transportuar globalisht kaloi përmes kësaj ngushtice  në vitin 2023, kryesisht për në Kinë, Indi dhe vende të tjera aziatike.

Gjithashtu, rreth 20% e tregtisë globale të gazit natyror të lëngshëm shkon përmes këtij rrugëkalimi.

Ngushtica e Hormuzit nuk ka një autoritet qendror si Kanali i Suezit në Egjipt.

Tankerat lundrojnë brenda ujërave territoriale të Iranit dhe Omanit, duke e bërë këtë rrugë veçanërisht të ndjeshme për sigurinë e transportit detar./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – SHBA paralajmĂ«ron rreziqe pĂ«r anijet qĂ« kalojnĂ« NgushticĂ«n e Hormuzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – MarrĂ«veshje miliarda dollarĂ«she SHBA-Armeni pĂ«r energjinĂ« bĂ«rthamore

EREVAN, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje prej miliarda dollarĂ«sh pĂ«r energjinĂ« bĂ«rthamore, gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« zĂ«vendĂ«spresidentit amerikan, JD Vance nĂ« Erevan.

Sipas marrëveshjes, SHBA-ja hyn në një fushë që më parë ishte e dominuar nga Rusia, e cila kishte furnizuar teknologjinë për centralin e vetëm bërthamor në republikën e Kaukazit Jugor.

“MarrĂ«veshja parashikon eksport tĂ« teknologjisĂ« amerikane nĂ« vlerĂ« 5,0 miliardĂ« dollarĂ«, si dhe kontrata pĂ«r furnizim me karburant bĂ«rthamor dhe mirĂ«mbajtje nĂ« vlerĂ« 4,0 miliardĂ« dollarĂ«â€, tha Vance pas takimit me kryeministrin armen, Nikol Pashinian.

“MarrĂ«veshja lidhet me reaktorĂ« tĂ« vegjĂ«l dhe SHBA-ja ka besim tĂ« mjaftueshĂ«m te Armenia pĂ«r t’i ofruar kĂ«tĂ« teknologji tĂ« re”, shtoi Vance.

“Si pjesĂ« e ndihmĂ«s ushtarake, SHBA do tĂ« furnizojĂ« ArmeninĂ« me dronĂ« vĂ«zhgues ‘V-BAT”, theksoi Vance.

Ai pritet gjithashtu të vizitojë Azerbajxhanin gjatë këtij udhëtimi./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – MarrĂ«veshje miliarda dollarĂ«she SHBA-Armeni pĂ«r energjinĂ« bĂ«rthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – Robbie Williams rikthehet pas 30 vitesh

LONDËR, 9 shkurt /ATSH/ – Pas mĂ« shumĂ« se tre dekadash nĂ« industrinĂ« e muzikĂ«s, Robbie Williams Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« turnetĂ« muzikorĂ«, gati pĂ«r tĂ« festuar arritjet e tij.

Albumi i tij i ri ”Britpop”, Ă«shtĂ« i 16-ti qĂ« arrin vendin e parĂ« nĂ« listat britanike, duke thyer rekordin e mĂ«parshĂ«m tĂ« vendosur nga ”Beatles”, sipas BBC.

Williams, i cili nis kĂ«tĂ« javĂ« turneun ”Long 90s”, thotĂ« se si britanikĂ« shpesh kemi tendencĂ«n tĂ« shpĂ«rbĂ«jmĂ« suksesin tonĂ« dhe ta nĂ«nvlerĂ«sojmĂ« veten.

”Por, me kĂ«tĂ« album, unĂ« dua ta pĂ«rjetoj suksesin”, shton ai.

Turneu kalon përmes qyteteve të vogla ku ai debutoi solo.

Albumi ”Britpop” sjell bashkĂ«punime me ish-anĂ«tarin e ”Take That”, Gary Barlow, Gaz Coombes nga ”Supergrass” dhe kitaristin e ”Black Sabbath”, Tony Iommi.

ӂdo gjĂ« e mirĂ« qĂ« ndodhte gjatĂ« asaj periudhe nuk mĂ« jepte gĂ«zim, sepse isha i zĂ«nĂ« nga sĂ«mundja ime mendore”, thotĂ« ai.

Artist i hapur për sfidat e tij, Williams ka folur edhe për frikën e skenës që ka përjetuar në të kaluarën.

Ai ndjehet më i lumtur edhe duke u rikthyer në Britaninë e Madhe, pas eksperiencave të vështira me shtypin britanik në fillimet e karrierës së tij solo.

”Tani jam lĂ«nĂ« i qetĂ« tĂ« publikoj kĂ«ngĂ«t e mia”, thotĂ« ai, duke shtuar se nuk ka mĂ« cĂ«nim tĂ« privatĂ«sisĂ« si dikur.

Pas thyerjes sĂ« rekordeve dhe fitimit tĂ« mĂ« shumĂ« ”Brit Awards” se kushdo tjetĂ«r, Robbie tregon planet e tij pĂ«r tĂ« ardhmen: tĂ« ndĂ«rtojĂ« hotele me ambiente muzikore.

Ky rikthim i Williams është një kombinim mes reflektimit personal, festimit të suksesit dhe ambicieve të mëdha për të ardhmen.

Ai tregon se, megjithëse karriera ka pasur ulje-ngritje, pasioni dhe energjia për muzikën dhe artin mbeten të paprekura./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post MUZIKË – Robbie Williams rikthehet pas 30 vitesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Çaji dhe kafeja ulin rrezikun e demencĂ«s

BOSTON, 9 shkurt /ATSH/ – NjĂ« filxhan i pĂ«rditshĂ«m çaji ose kafeje mund tĂ« ofrojĂ« mĂ« shumĂ« sesa njĂ« nisje tĂ« kĂ«ndshme tĂ« ditĂ«s.

Sipas njĂ« studimi tĂ« ri tĂ« kryer nga Universiteti i Harvardit, konsumimi i rregullt i kĂ«tyre pijeve me kafeinĂ« lidhet me njĂ« rrezik mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r demencĂ« dhe me performancĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« njohĂ«se krahasuar me individĂ«t qĂ« nuk i konsumojnĂ« ato, sipas “The Independent”.

Studimi analizoi të dhëna nga rreth 131 mijë punonjës shëndetësorë në SHBA, përfshirë 86 mijë infermiere dhe 45 mijë profesionistë të tjerë të shëndetit, të ndjekur për një periudhë mesatare prej 43 vitesh.

Pjesëmarrësit plotësonin pyetësorë ushqimorë çdo dy deri në katër vjet, duke përfshirë sasinë e kafesë me dhe pa kafeinë dhe të çajit që konsumonin.

Përveç kësaj, ata iu nënshtruan testeve njohëse të përsëritura gjatë viteve.

Gjatë periudhës së ndjekjes, u identifikuan 11 033 raste të demencës.

Analiza tregoi se konsumimi më i lartë i kafesë me kafeinë shoqërohej me një ulje prej rreth 18% të rrezikut për demencë, ndërsa personat që pinin më shumë çaj shfaqnin një ulje prej 16%.

Ata që konsumonin më shumë çaj dhe kafe treguan gjithashtu një ritëm më të ngadaltë të rënies njohëse krahasuar me ata që pinin më pak.

Hulumtuesit vunë re se kafeja pa kafeinë nuk lidhej me ulje të rrezikut të demencës apo me performancë më të mirë njohëse. Përfitimet më të theksuara u vërejtën te konsumi i moderuar: rreth dy deri në tre filxhanë kafeje me kafeinë në ditë ose një deri në dy filxhanë çaji, duke mos u vërejtur avantazhe shtesë për sasi më të mëdha.

Yu Zhang, autori kryesor i studimit nga Shkolla e ShĂ«ndetit Publik “TH Chan” nĂ« Harvard, tha se “demenca Ă«shtĂ« njĂ« nga sfidat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« shĂ«ndetit publik nĂ« botĂ« dhe trajtime efektive janĂ« ende shumĂ« tĂ« kufizuara. Identifikimi i faktorĂ«ve tĂ« stilit tĂ« jetesĂ«s qĂ« mund tĂ« lidhen me rrezikun pĂ«r demencĂ« Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, sidomos kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r pije qĂ« konsumohen gjerĂ«sisht globalisht”.

Ekspertët paralajmërojnë gjithsesi se ky studim tregon një lidhje statistikore, jo një marrëdhënie shkak-pasojë.

Susan Kohlhaas nga “Alzheimer’s Research UK“ theksoi se “personat qĂ« pinĂ« kafe ose çaj mund tĂ« ndryshojnĂ« edhe nĂ« mĂ«nyra tĂ« tjera qĂ« ndikojnĂ« nĂ« shĂ«ndetin e trurit, dhe studimi mbĂ«shtetet pjesĂ«risht nĂ« diagnoza tĂ« vetĂ«raportuara”.

Tara Spires-Jones nga “UK Dementia Research Institute” shtoi se faktorĂ« tĂ« tjerĂ«, si cilĂ«sia e gjumit dhe shĂ«ndeti kardiovaskular, mund tĂ« ndikojnĂ« gjithashtu, dhe se tĂ« dhĂ«nat e kafeinĂ«s janĂ« marrĂ« nga vetĂ«-raportime çdo dy deri nĂ« katĂ«r vjet, gjĂ« qĂ« mund tĂ« ndikojĂ« nĂ« saktĂ«sinĂ« e tyre.

Sipas studiuesve, edhe njĂ« ndikim modest i kafesĂ« dhe çajit mund tĂ« ketĂ« pasoja tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« nivel popullsie, duke dhĂ«nĂ« njĂ« arsye shtesĂ« pĂ«r t’i pĂ«rfshirĂ« kĂ«to pije nĂ« rutinĂ«n e pĂ«rditshme, me moderim./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Çaji dhe kafeja ulin rrezikun e demencĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Dialog konstruktiv SHBA-GroenlandĂ«-DanimarkĂ«, por paqartĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen mbeten

KOPENHAGË, 9 shkurt  /ATSH/ – Ministrat e JashtĂ«m tĂ« GroenlandĂ«s dhe DanimarkĂ«s thonĂ« se shpresojnĂ« tĂ« zbusin kĂ«rcĂ«nimin ekzistencial qĂ«, sipas tyre, vjen nga kĂ«mbĂ«ngulja e presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r ta marrĂ« nĂ«n kontroll territorin autonom arktik  sipas Deutsche Welle.

Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, i përshkroi bisedimet diplomatike me SHBA-në si pozitive, por theksoi se fati i territorit nën sovranitetin danez mbetet i pasigurt, ndërsa presidenti Trump vazhdon të përsërisë dëshirën për ta pasur Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare.

“Ende nuk jemi aty ku duam tĂ« jemi”, tha Motzfeldt nĂ« njĂ« konferencĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shtyp me ministrin e JashtĂ«m tĂ« DanimarkĂ«s, Lars Lokke Rasmussen, dhe ministren e Jashtme tĂ« KanadasĂ«, Anita Anand, e cila tĂ« hapi tĂ« premten njĂ« konsullatĂ« tĂ« re kanadeze nĂ« kryeqytetin e GreenlandĂ«s, Nuuk.

”Do tĂ« ketĂ« njĂ« proces tĂ« gjatĂ« dhe Ă«shtĂ« shumĂ« herĂ«t tĂ« thuhet se ku do tĂ« pĂ«rfundojmĂ«â€, shtoi Motzfeldt.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Rasmussen.

”Nuk jemi jashtĂ« krizĂ«s dhe ende nuk kemi njĂ« zgjidhje, por jemi nĂ« njĂ« pozicion shumĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« krahasuar me disa javĂ« mĂ« parĂ«â€, tha ai.

Sipas tij, danezët dhe groenlandezët mbeten të qetë pavarësisht deklaratave amerikane.

Ai iu referua disa episodeve tĂ« kaluara pa dhĂ«nĂ« detaje, duke theksuar se ”nuk ka kĂ«rcĂ«nime nĂ« tryezĂ« dhe nuk ka luftĂ« tregtare me EvropĂ«n”, ndĂ«rsa palĂ«t janĂ« pajtuar pĂ«r njĂ« qasje normale diplomatike.

Interesi i presidentit Trump për Groenlandën nisi që në mandatin e tij të parë, kur hodhi idenë e blerjes së ishullit nga Danimarka.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, ai e ka përsëritur publikisht synimin për ta marrë territorin nga aleatja e NATO-s, Danimarka.

Edhe pse SHBA-ja ka tĂ« drejtĂ«n tĂ« krijojĂ« dhe operojĂ« baza ushtarake nĂ« GroenlandĂ« falĂ« njĂ« traktati tĂ« vitit 1951, Trump ka kĂ«mbĂ«ngulur se vetĂ«m pronĂ«sia e plotĂ« do t’i mundĂ«sonte Uashingtonit ta mbrojĂ« realisht territorin, duke e quajtur kĂ«tĂ« njĂ« hap psikologjikisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Dialog konstruktiv SHBA-GroenlandĂ«-DanimarkĂ«, por paqartĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« ardhmen mbeten appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – BE dhe vendet arabe kundĂ«r zgjerimit izraelit nĂ« Bregun PerĂ«ndimor

TEL AVIV, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Planet e Izraelit pĂ«r tĂ« zgjeruar kontrollin nĂ« Bregun PerĂ«ndimor tĂ« pushtuar kanĂ« nxitur sot kritika tĂ« ashpra nga Bashkimi Evropian dhe disa vende arabe.

Sipas mediave izraelite, Kabineti i Sigurisë i Izraelit ka miratuar dje një sërë masash që, sipas kritikëve, do të përshpejtojnë ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

“Bashkimi Evropian dĂ«non vendimet e fundit tĂ« Kabinetit tĂ« SigurisĂ« sĂ« Izraelit pĂ«r tĂ« zgjeruar kontrollin izraelit nĂ« Bregun PerĂ«ndimor”, deklaroi sot zĂ«dhĂ«nĂ«s i pĂ«rfaqĂ«sueses sĂ« lartĂ« tĂ« BE-sĂ« pĂ«r politikĂ«n e jashtme, Kaja Kallas.

Ai e pĂ«rshkroi kĂ«tĂ« hap si “njĂ« tjetĂ«r lĂ«vizje nĂ« drejtimin e gabuar”.

Arabia Saudite, Turqia dhe vende të tjera me shumicë myslimane e kritikuan gjithashtu këtë vendim në një deklaratë të përbashkët, duke paralajmëruar se masa të tilla do ta bënin të pamundur zgjidhjen me dy shtete, e cila parashikon krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit.

Qeveria e djathtë izraelite e kundërshton kornizën e dy shteteve, duke argumentuar se një shtet palestinez do të përbënte kërcënim për ekzistencën e Izraelit.

Kritika erdhën edhe nga Autoriteti Palestinez, i cili administron pjesë të Bregut Perëndimor.

Sipas mediave izraelite, masat përfshijnë shfuqizimin e rregulloreve të mëparshme që u ndalonin kolonëve izraelitë të blinin tokë, si dhe hapjen për herë të parë të regjistrave të pronësisë së tokës në Bregun Perëndimor për publikun.

Portali izraelit i lajmeve, ynet, raportoi se kjo do t’u mundĂ«sonte blerĂ«sve tĂ« mundshĂ«m tĂ« kontaktojnĂ« drejtpĂ«rdrejt pronarĂ«t e tokave.

Po ashtu, autorizimet për projekte ndërtimi nga kolonët në Hebron do të miratohen në të ardhmen ekskluzivisht nga autoritetet izraelite.

Deri tani, ato kërkonin edhe miratimin e bashkisë së Hebronit, e cila është nën kontrollin e Autoritetit Palestinez.

Izraeli po zgjeron në mënyrë të vazhdueshme vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, territore të pushtuara në vitin 1967 dhe që palestinezët i pretendojnë për shtetin e tyre të ardhshëm.

Aktualisht, më shumë se 700 mijë kolonë izraelitë jetojnë në këto zona, mes rreth tre milionë palestinezëve./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – BE dhe vendet arabe kundĂ«r zgjerimit izraelit nĂ« Bregun PerĂ«ndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – NjĂ« implant inovativ premton fundin e injektimeve tĂ« insulinĂ«s

JERUZALEM, 8 shkurt /ATSH/ – NjĂ« ekip ndĂ«rkombĂ«tar hulumtuesish, i udhĂ«hequr nga inxhinieri izraelit Shady Farah dhe duke bashkĂ«punuar me universitete kryesore amerikane, ka prezantuar njĂ« pajisje revolucionare qĂ« njĂ« ditĂ« mund tĂ« heqĂ« nevojĂ«n pĂ«r injeksione tĂ« pĂ«rditshme tĂ« insulinĂ«s tek personat me diabet, sipas ynetglobal.

Studimi, i publikuar nĂ« revistĂ«n “Science Translational Medicine”, pĂ«rshkruan njĂ« implant qelizor qĂ« funksionon si njĂ« “mushkĂ«ri artificiale” autonome.

Pajisja monitoron vazhdimisht nivelet e glukozës në gjak, prodhon insulinë brenda trupit dhe liron sasinë e saktë që trupi ka nevojë, pa pompa, injeksione ose ndërhyrje nga pacienti.

NjĂ« element kyç i zbulimit Ă«shtĂ« teknologjia mbrojtĂ«se e quajtur “mburoja kristaline”,  e dizajnuar pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« sistemi imunitar i trupit tĂ« refuzojĂ« implantin, njĂ« pengesĂ« e madhe qĂ« ka vĂ«shtirĂ«suar terapitĂ« qelizore pĂ«r dekada.

Kjo mburojë lejon që implantet të funksionojnë besueshëm për vite të tëra.

Testimet tek minjtë treguan se implantet rregullojnë glukozën në mënyrë efektive dhe afatgjatë, ndërsa studimet tek primatët jonjerëzorë konfirmuan se qelizat brenda implantit mbeten të gjalla dhe funksionale.

Rezultatet ofrojnë mbështetje të fortë për testime klinike të ardhshme te njerëzit.

Ndërkohë që fokus fillestar është diabeti, ekipi thekson se platforma mund të adaptohet për të ofruar terapi të tjera biologjike në mënyrë të vazhdueshme, duke ofruar qasje të reja për trajtimin e sëmundjeve kronike si hemofilia dhe çrregullime të tjera metabolike ose gjenetike.

Nëse kjo teknologji praktikohet  me sukses në trajtim njerëzor, ekspertët thonë se ajo mund të transformojë menaxhimin e sëmundjeve kronike duke zëvendësuar regjimet e ilaçeve gjatë gjithë jetës me terapitë të vetërregulluara brenda trupit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – NjĂ« implant inovativ premton fundin e injektimeve tĂ« insulinĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Sulmet ruse shkaktojnĂ« ndĂ«rprerje tĂ« mĂ«dha energjie

KIEV, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Rusia ka nisur njĂ« sulm tĂ« ri masiv ndaj sistemit energjetik tĂ« UkrainĂ«s, duke goditur rrjetin elektrik, termocentralet dhe nĂ«nstacionet, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Sulmi i natĂ«s sĂ« kaluar pĂ«rfshinte mĂ« shumĂ« se 400 dronĂ« dhe rreth 40 raketa tĂ« llojeve tĂ« ndryshme”, shkroi Zelensky nĂ« X.

Dëme u raportuan në rajonet perëndimore të Ukrainës, Volyn, Ivano-Frankivsk, Lviv dhe Rivne.

“Çdo ditĂ«, Rusia mund tĂ« zgjidhte diplomacinĂ« e vĂ«rtetĂ«, por ajo zgjedh sulme tĂ« reja”, tha presidenti, duke i bĂ«rĂ« thirrje mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« procesit aktual tĂ« negociatave tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suara nga SHBA-ja qĂ« tĂ« reagojnĂ« ndaj sulmeve tĂ« fundit.

Zelensky theksoi se MoskĂ«s duhet t’i mohohet mundĂ«sia pĂ«r tĂ« ushtruar presion mbi UkrainĂ«n pĂ«rmes motit tĂ« ftohtĂ«, dhe shtoi se Ukraina ka nevojĂ« pĂ«r raketa pĂ«r sistemet e mbrojtjes ajrore pĂ«r tĂ« arritur kĂ«tĂ« qĂ«llim.

Në Poloni, vend fqinj, avionë luftarakë u ngritën në ajër përgjatë natës si përgjigje ndaj sulmeve.

Sipas komandës operative të ushtrisë së shtetit anëtar të NATO-s, u mobilizuan forca dhe resurset e nevojshme.

Sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe radarët u vunë në gatishmëri.

Aeroportet në Rzeszow dhe Lublin, në lindje të vendit, detyruan të ndërprisnin përkohësisht trafikun ajror.

Kompania shtetĂ«rore e energjisĂ«, ”Ukrenergo”, njoftoi se nĂ« shumicĂ«n e rajoneve tĂ« UkrainĂ«s janĂ« vendosur ndĂ«rprerje emergjente pĂ«r shkak tĂ« dĂ«meve.

Këtë dimër, më i ftohti për Ukrainën prej disa vitesh, Rusia po synon gjithnjë e më shumë sistemin energjetik të fqinjit të saj, i cili tashmë është dëmtuar pas pothuajse katër vjetësh lufte./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post UKRAINË – Sulmet ruse shkaktojnĂ« ndĂ«rprerje tĂ« mĂ«dha energjie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Vdes ikona çeke e filmit Jana Brejchova

PRAGË, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Aktorja çeke e filmit dhe televizionit, Jana Brejchova vdiq nĂ« moshĂ«n 86-vjeçare, pas njĂ« sĂ«mundjeje tĂ« gjatĂ«, raportuan sot mediat kombĂ«tare, duke cituar vajzĂ«n e saj, aktoren Tereza Brodska.

Brejchova, e njohur edhe si ”Brigitte Bardot çeke” pĂ«r bukurinĂ« e saj, ishte njĂ« nga yjet mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« kinemasĂ« çekosllovake dhe çeke.

Nga viti 1958 deri në 1962, ajo ishte e martuar me regjisorin dhe aktorin e ndjerë Milos Forman, i cili më pas u bë regjisori i Hollywood-it dhe fitues i Oskarit.

Motra e saj, Hana, e cila vdiq pak më pak se dy vite më parë, ishte gjithashtu një aktore e njohur.

Jana Brejchova u lind më 20 janar 1940 në Pragën e pushtuar nga nazistët.

Ajo mori rolin e saj të parë në film në moshën 13-vjeçare.

Suksesi i saj i madh erdhi mĂ« vonĂ« me rolin e nxĂ«nĂ«ses Jana nĂ« filmin “Higher Principle”, qĂ« trajton terrorin e pushtimit gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, pĂ«r tĂ« cilin mori njĂ« çmim nĂ« Festivalin e Filmit nĂ« Locarno.

Brejchova interpretoi gjithashtu nĂ« Gjermani, pĂ«rfshirĂ« nĂ« filmin antifashist “The House in Karp Lane” nga viti 1965.

NĂ« vendin e saj, aktorja luajti rolin e njĂ« mbretĂ«resheje nĂ« serialin e dashur tĂ« fĂ«mijĂ«ve “Arabela”, i njohur gjithashtu si “Arabela Princesha” ose “NjĂ« pĂ«rrallĂ« e unazĂ«s magjike”.

GjatĂ« karrierĂ«s, Brejchova mori shumĂ« çmime, pĂ«rfshirĂ« Medaljen e Merituar dhe Çmimin e Filmit “Luani Bohemian” pĂ«r gjithĂ« jetĂ«n e saj nĂ« art.

“Ajo ishte njĂ« aktore e shkĂ«lqyer, njĂ« ikonĂ« e kinemasĂ« çekosllovake dhe njĂ« personalitet i fortĂ« qĂ« tĂ«rhiqte gjenerata tĂ« tĂ«ra shikuesish me talentin dhe sharmĂ«n e saj”, shkroi kryeministri çek Andrej Babis nĂ« X./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post KINEMA – Vdes ikona çeke e filmit Jana Brejchova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Trump: Bisedimet SHBA-Iran javĂ«n e ardhshme

UASHINGTON, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se bisedimet mes pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« administratĂ«s sĂ« tij dhe Iranit do tĂ« vazhdojnĂ« nĂ« fillim tĂ« javĂ«s sĂ« ardhshme.

Duke folur pĂ«r gazetarĂ«t nĂ« bordin e ”Air Force One”, gjatĂ« udhĂ«timit drejt rezidencĂ«s sĂ« tij Mar-a-Lago nĂ« Florida, Trump i cilĂ«soi si shumĂ« tĂ« mira takimet e zhvilluara dje me delegacionin iranian.

“Irani duket se dĂ«shiron shumĂ« tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje”, tha ai.

Presidenti amerikan paralajmëroi sërish për pasoja nëse nuk arrihet një marrëveshje dhe theksoi se Irani nuk duhet të lejohet të zotërojë armë bërthamore.

Të ndërmjetësuara nga Omani, Shtetet e Bashkuara dhe Irani nisën dje një raund të ri negociatash.

“Ishte njĂ« fillim i mirĂ«â€, deklaroi mĂ« vonĂ« pĂ«r televizionin shtetĂ«ror iranian ministri i JashtĂ«m Abbas Araghchi, duke lĂ«nĂ« tĂ« hapur nĂ«se dhe kur do tĂ« vazhdojnĂ« bisedimet.

Deri në komentet e presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara nuk kishin dhënë asnjë deklaratë zyrtare për rezultatin e takimit.

Presidenti amerikan ka kërcënuar gjithashtu me tarifa ndëshkuese ndaj partnerëve tregtarë të Iranit.

Sipas një urdhri ekzekutiv, SHBA-ja mund të vendosë tarifa mbi importet nga vendet që blejnë ose importojnë mallra apo shërbime nga Republika Islamike.

Trump nuk përmendi vende konkrete, por përmendi si shembull një normë tarife prej 25 për qind.

Kjo lëvizje ka rritur edhe një herë presionin ndaj Iranit.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht udhëheqjen në Teheran, duke përmendur represionin e ashpër ndaj protestuesve gjatë demonstratave masive të fundit, si edhe programin e diskutueshëm bërthamor të vendit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Trump: Bisedimet SHBA-Iran javĂ«n e ardhshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump kĂ«rcĂ«non me tarifa partnerĂ«t tregtarĂ« tĂ« Iranit

UASHINGTON, 7 shkurt /ATSH-DPA/ –  Presidenti amerikan, Donald Trump ka kĂ«rcĂ«nuar me vendosjen e tarifave ndĂ«shkuese ndaj partnerĂ«ve tregtarĂ« tĂ« Iranit, nĂ« mes tĂ« tensioneve me kĂ«tĂ« vend.

NĂ« njĂ« urdhĂ«r ekzekutiv tĂ« lĂ«shuar dje, presidenti amerikan deklaroi se tarifa shtesĂ« “mund tĂ« vendosen mbi mallrat e importuara nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s qĂ« janĂ« produkte tĂ« çdo vendi qĂ« drejtpĂ«rdrejt ose tĂ«rthorazi blen, importon ose siguron nĂ« çfarĂ«do mĂ«nyre mallra apo shĂ«rbime nga Irani”.

Presidenti Trump nuk përmendi vende konkrete, por përmendi si shembull një normë tarife prej 25 për qind.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dekreti krijon një mekanizëm që i hap rrugë vendosjes së këtyre detyrimeve shtesë ndaj partnerëve tregtarë të Iranit.

Me kërcënimin për tarifa ndëshkuese, Trump po rrit presionin ndaj udhëheqjes iraniane.

“Presidenti po e mban Iranin pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r pĂ«rpjekjet e tij pĂ«r tĂ« zhvilluar kapacitete bĂ«rthamore, pĂ«r mbĂ«shtetjen e terrorizmit, zhvillimin e raketave balistike dhe destabilizimin rajonal qĂ« rrezikon sigurinĂ«, aleatĂ«t dhe interesat amerikane”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht udhëheqjen në Teheran, duke përmendur represionin e ashpër ndaj protestuesve gjatë protestave masive të fundit, si edhe programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump kĂ«rcĂ«non me tarifa partnerĂ«t tregtarĂ« tĂ« Iranit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara po krijojnĂ« varĂ«si si cigaret

BOSTON, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ushqimet industriale ultra tĂ« pĂ«rpunuara nuk janĂ« thjesht ushqime, por produkte shumĂ« tĂ« inxhinierizuara, tĂ« dizajnuara posaçërisht pĂ«r tĂ« maksimizuar kĂ«naqĂ«sinĂ« biologjike dhe psikologjike dhe pĂ«r tĂ« shkaktuar pĂ«rdorim tĂ« zakonshĂ«m.

Sipas ekspertëve, mënyra e marketingut e këtyre produkteve përdor strategji të veçanta për të rritur tërheqjen e tyre, për të shmangur rregulloret dhe për të formuar perceptimin e publikut.

Nga ky këndvështrim, këto ushqime kanë më shumë të përbashkët me cigaret sesa me ushqimin tradicional.

Ky Ă«shtĂ« pĂ«rfundimi i njĂ« analize tĂ« realizuar nga studiues tĂ« universiteteve tĂ« Michiganit, Dukes dhe Harvardit, e publikuar nĂ« revistĂ«n “Milbank Quarterly”.

Ekspertët theksojnë se lidhjet midis ushqimeve ultra të përpunuara dhe cigareve janë të shumta.

“TĂ« dyja janĂ« substanca tĂ« inxhinierizuara industrialisht qĂ« ofrojnĂ« pĂ«rvoja tĂ« fuqishme sensoriale”, shpjegojnĂ« studiuesit, tĂ« cilĂ«t sugjerojnĂ« qĂ« kĂ«to produkte duhet tĂ« studiohen “pĂ«rmes lenteve tĂ« shkencĂ«s sĂ« varĂ«sisĂ«â€.

Një aspekt kyç është aftësia e këtyre produkteve për të stimuluar sistemet e kënaqësisë në tru.

“Si cigaret, ashtu edhe ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara janĂ« dizajnuar me saktĂ«si pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« dozĂ«n e duhur tĂ« substancave qĂ« japin kĂ«naqĂ«si; nikotina pĂ«r cigaret dhe karbohidrate tĂ« rafinuara dhe yndyra pĂ«r ushqimet”, shkruajnĂ« studiuesit.

Ushqimet janĂ« gjithashtu tĂ« dizajnuara pĂ«r t’u tretur shpejt dhe pĂ«r tĂ« çliruar substancat menjĂ«herĂ«, duke krijuar nevojĂ«n pĂ«r tĂ« konsumuar pĂ«rsĂ«ri.

Përvoja sensoriale është shpesh e karakterizuar nga shpërthime të forta shijesh që zhduken shpejt, si dhe pamja vizuale që synon maksimizimin e tërheqjes së produktit.

”KĂ«to veçori bĂ«jnĂ« qĂ« konsumimi i kĂ«tyre produkteve tĂ« bĂ«het i detyruar dhe tĂ« ketĂ« pasoja shumĂ« tĂ« dĂ«mshme pĂ«r shĂ«ndetin”, pĂ«rfundon ekipi i studiuesve, i cili fton institucionet publike tĂ« konsiderojnĂ« ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara “mĂ« pak si ushqim dhe mĂ« shumĂ« si materiale konsumimi tĂ« optimizuara edonistikisht, tĂ« ngjashme me cigaret”./ /Ad.Ab./ a.jor.

 

 

 

 

 

The post FOKUS – Ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara po krijojnĂ« varĂ«si si cigaret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – NjĂ« nĂ« dy tĂ« rinj italianĂ« i kĂ«rkon IA-sĂ« kĂ«shilla pĂ«r probleme sentimentale, shĂ«ndeti dhe psikologjike

ROMË, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Siguria digjitale Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga temat mĂ« urgjente nĂ« mbarĂ« botĂ«n, duke shtyrĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« shtete tĂ« kufizojnĂ« aksesin e hershĂ«m tĂ« tĂ« miturve nĂ« rrjetet sociale.

Franca ka shpallur ndalimin për fëmijët nën 15 vjeç, Spanja po përgatit një masë të ngjashme për nën 16-vjeçarët, ndërsa Australia ka bërë hapin e parë me një ligj pionier që vendos detyrime të rrepta për gjigantët e teknologjisë si Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube.

KĂ«to zhvillime pĂ«rkojnĂ«  me publikimin e edicionit 2026 tĂ« observatorit ”Indifesa”, realizuar nga ”Terre des Hommes” nĂ« bashkĂ«punim me komunitetin ”Scomodo”, i cili synon tĂ« dĂ«gjojĂ« zĂ«rin e tĂ« rinjve mbi dhunĂ«n, bullizmin dhe sigurinĂ« nĂ« internet.

Raporti, i publikuar me rastin e DitĂ«s KundĂ«r Bullizmit dhe Kiberbullizmit dhe ”Safer Internet Day” (10 shkurt), ka mbledhur opinionet e mbi 2 000 tĂ« rinjve italianĂ« nĂ«n moshĂ«n 26 vjeç.

Sipas të dhënave, 1 në 2 të rinj deklaron se ka përjetuar të paktën një akt dhune gjatë jetës së tij, ndërsa interneti perceptohet si vendi më i rrezikshëm.

Vajzat raportojnë përjetim më të lartë dhune krahasuar me djemtë (57% kundrejt 42%), ndërsa përqindja më e lartë regjistrohet tek personat jo binarë (67%).

Vajzat identifikojnë si kontekste të rrezikshme edhe hapësirat publike të pakontrolluara dhe marrëdhëniet intime e familjare, ndërsa për djemtë peshojnë më shumë shkolla dhe rrethi shoqëror.

Rreziqet në internet janë të njohura për adoleshentët: rreth 80% e tyre janë kontaktuar nga të panjohur.

Sipas 59% tĂ« tĂ« rinjve, kĂ«rcĂ«nimi kryesor Ă«shtĂ« ”revenge porn”, pra shpĂ«rndarja pa pĂ«lqim e imazheve intime.

Edhe pse 79% e konsiderojnë të rrezikshme ndarjen e materialeve intime dhe janë të informuar për të drejtën e denoncimit dhe heqjes së përmbajtjes, ka më pak ndërgjegjësim për manipulimin e imazheve nga palë të treta, një praktikë që shpesh është e vështirë të identifikohet.

Një tjetër përvojë e përbashkët është kontakti nga persona të panjohur, që shkakton emocione negative ose të përziera.

Vajzat raportojnë më shumë bezdi, pasiguri dhe frikë, ndërsa tek djemtë shfaqet në masë më të madhe kureshtja.

Për djemtë, veçanërisht më të rinjtë, rreziku kryesor në internet mbetet kiberbullizmi , i deklaruar nga 45% e tyre .

Kur përballen me bullizëm apo kiberbullizëm, të rinjtë priren ta ndajnë përvojën fillimisht me miqtë dhe më pas me prindërit, sidomos në moshat më të vogla.

Një kapitull i veçantë i raportit i kushtohet inteligjencës artificial gjysma e të rinjve pranon se i është drejtuar të paktën një herë një chatboti për këshilla, kryesisht për probleme sentimentale (24%), shëndetësore (22%) ose për mbështetje psikologjike (21%).

Raporti ndalet edhe tek bisedat në grupe ku komentohet pamja fizike e të tjerëve: rreth një e treta e të rinjve thotë se ka qenë dëshmitare e këtyre praktikave.

Reagimet variojnë nga diskutimi me persona të besuar (40%), te heshtja apo largimi nga biseda, deri te raportimi i përmbajtjeve.

Vajzat priren më shumë drejt ndërhyrjes aktive, ndërsa djemtë drejt normalizimit ose shpërfilljes.

Së fundi, shumica e të rinjve e konsideron të papranueshëm kontrollin e telefonit, edhe pse 69% ndajnë fjalëkalimet me të tjerët për arsye sigurie.

Sipas ”Terre des Hommes” dhe ”Scomodo”, tĂ« rinjtĂ« janĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r rreziqet, por kanĂ« nevojĂ« pĂ«r mjete konkrete mbrojtjeje.

Institucionet dhe shoqĂ«ria, theksojnĂ« autorĂ«t e studimit, duhet tĂ« veprojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive pĂ«r t’i pajisur me informacion dhe mbĂ«shtetje, duke marrĂ« parasysh edhe dimensionin gjinor qĂ« i bĂ«n vajzat veçanĂ«risht tĂ« ekspozuara ndaj dhunĂ«s online./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – NjĂ« nĂ« dy tĂ« rinj italianĂ« i kĂ«rkon IA-sĂ« kĂ«shilla pĂ«r probleme sentimentale, shĂ«ndeti dhe psikologjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kremlini: Bisedimet e fundit pĂ«r paqen ruso-ukrainase ishin konstruktive

BERLIN, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Moska ka dhĂ«nĂ« njĂ« vlerĂ«sim pozitiv pĂ«r bisedimet e paqes mes UkrainĂ«s dhe RusisĂ«, tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suara nga Shtetet e Bashkuara dhe tĂ« zhvilluara nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe.

“JanĂ« kryer dy ditĂ« pune konstruktive dhe njĂ«kohĂ«sisht shumĂ« komplekse”, tha sot  zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencive ruse tĂ« lajmeve, duke shtuar se puna do tĂ« vazhdojĂ«.

Delegacione nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara u takuan tĂ« mĂ«rkurĂ«n dhe tĂ« enjten nĂ« kryeqytetin e Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, Abu Dabi, nĂ« njĂ« raund tĂ« ri bisedimesh qĂ« synojnĂ« t’i japin fund luftĂ«s gati katĂ«rvjeçare tĂ« RusisĂ« nĂ« UkrainĂ«.

Edhe pse nuk u prezantuan rezultate konkrete, paralelisht me negociatat u realizua një shkëmbim i më shumë se 300 robërve lufte.

Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu sot skepticizëm lidhur me mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta mes udhëheqësve evropianë dhe presidentit rus Vladimir Putin për përfundimin e luftës.

GjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« Abu Dabi, Merz kujtoi njĂ« vizitĂ« tĂ« kryeministrit hungarez Viktor Orban nĂ« MoskĂ«, e cila, sipas tij, u pasua vetĂ«m disa ditĂ« mĂ« vonĂ« nga “bombardime tĂ« rĂ«nda, pĂ«rfshirĂ« njĂ« spital fĂ«mijĂ«sh nĂ« Kiev”.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur së fundmi mbështetje për bisedime të drejtpërdrejta mes evropianëve dhe Putinit.

Këshilltari i tij për politikën e jashtme, Emmanuel Bonne, udhëtoi këtë javë drejt Moskës../ /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Kremlini: Bisedimet e fundit pĂ«r paqen ruso-ukrainase ishin konstruktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MILANO 2026 – Papa Leone XIV thirrje pĂ«r armĂ«pushim olimpik

VATIKAN, 6 shkurt /ATSH-ANSA/ – Papa Leone XIV bĂ«ri thirrje pĂ«r njĂ« armĂ«pushim olimpik gjatĂ« LojĂ«rave DimĂ«rore nĂ« Milano dhe Cortina duke e pĂ«rshkruar atĂ« si simbol shprese dhe pajtimi ndĂ«rkombĂ«tar.

”Nxis fuqishĂ«m tĂ« gjitha kombet, nĂ« rastin e LojĂ«rave Olimpike dhe Paralimpike DimĂ«rore, tĂ« rikthejnĂ« dhe respektojnĂ« kĂ«tĂ« mjet shprese qĂ« Ă«shtĂ« ArmĂ«pushimi Olimpik, simbol dhe profeci e njĂ« bote tĂ« pajtuar”, shkruan papa Leone XIV nĂ« njĂ« letĂ«r tĂ« publikuar sot me rastin e LojĂ«rave Olimpike DimĂ«rore, qĂ« zhvillohen nĂ« Milano dhe Cortin nga sot deri mĂ« 22 shkurt, dhe LojĂ«rave Paralimpike, qĂ« do tĂ« zhvillohen gjithashtu nga 6 deri mĂ« 15 mars.

”GjatĂ« LojĂ«rave Olimpike tĂ« kaluara, paraardhĂ«sit e mi theksuan se sporti mund tĂ« luajĂ« njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« mirĂ«n e njerĂ«zimit, veçanĂ«risht pĂ«r promovimin e paqes”, kujton ai.

”NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r qĂ«ndron ArmĂ«pushimi Olimpik, i cili nĂ« GreqinĂ« e LashtĂ« ishte njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r tĂ« pezulluar armiqĂ«sitĂ« para, gjatĂ« dhe pas LojĂ«rave Olimpike, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« sportistĂ«t dhe spektatorĂ«t tĂ« mund tĂ« lĂ«viznin lirshĂ«m dhe garat tĂ« zhvilloheshin pa ndĂ«rprerje”, shton papa.

NĂ« letrĂ«n e tij, papa Leone XIV thekson se ”praktika sportive mund tĂ« ketĂ« njĂ« natyrĂ« profesionale, me specializim shumĂ« tĂ« lartĂ«: nĂ« kĂ«tĂ« formĂ« ajo korrespondon me njĂ« thirrje tĂ« pakicĂ«s, duke ngjallur admirim dhe entuziazĂ«m nĂ« zemrat e shumĂ« tĂ« tjerĂ«ve, qĂ« ndihen tĂ« emocionuar nga fitoret ose humbjet e atletĂ«ve. Por, ushtrimi i sportit Ă«shtĂ« njĂ« aktivitet i pĂ«rbashkĂ«t, i hapur pĂ«r tĂ« gjithĂ« dhe i dobishĂ«m pĂ«r trupin dhe shpirtin, saqĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« shprehje universale tĂ« tĂ« qenit njeri”.

Duke nisur nga ”interesi i kishĂ«s pĂ«r sportin dhe mĂ«nyra se si njĂ« i krishterĂ« i qaset atij”, papa vĂ« nĂ« dukje se ”njeriu duhet tĂ« mbetet gjithmonĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« sportit”./  /Ad.Ab./

The post MILANO 2026 – Papa Leone XIV thirrje pĂ«r armĂ«pushim olimpik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Kanadaja dhe Franca hapin konsullata nĂ« GroenlandĂ«

NUUK (GroenlandĂ«), 6 shkurt /ATSH/ – Kanadaja dhe Franca planifikojnĂ« tĂ« hapin sot konsullata diplomatike nĂ« kryeqytetin Nuuk, duke treguar mbĂ«shtetje pĂ«r aleatin e NATO-s, DanimarkĂ«n, dhe ishullin arktik, pas pĂ«rpjekjeve tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« siguruar kontroll mbi territorin gjysĂ«m tĂ« pavarur danez, sipas AP.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Anita Anand, po udhëton drejt Nuuk për të inauguruar konsullatën, e cila sipas zyrtarëve mund të ndihmojë gjithashtu në bashkëpunimin mbi çështje si ndryshimet klimatike dhe të drejtat e inuitëve.

Ajo do të shoqërohet nga guvernatorja kanadeze indigjene, Mary Simon.

Franca, për herë të parë, do të vendosë një konsullatë të përgjithshme në Groenlandë, me Jean-Noël Poirier në krye.

Ai do të ketë detyrën të thellojë projektet ekzistuese të bashkëpunimit në fushat kulturore, shkencore dhe ekonomike, duke forcuar gjithashtu lidhjet politike me autoritetet lokale.

Kanadaja kishte premtuar hapjen e një konsullate në 2024, para diskutimeve të Trump për një marrëveshje të mundshme të marrjes së Groenlandës.

Inaugurimi u shty nga moti i keq.

Vendimi francez u mor pas vizitës së presidentit Emmanuel Macron në Groenlandë në qershor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërcënuar me tarifa ndaj Danimarkës dhe shteteve të tjera evropiane që kundërshtonin përpjekjet e tyre, por më pas e tërhoqën këtë kërcënim pas një marrëveshjeje të paqartë për qasje në mineralet e pasura të ishullit.

Negociatat teknike midis SHBA-së, Danimarkës dhe Greenlandit po vazhdojnë për një marrëveshje sigurie në Arktik, ndërsa grupet e punës po krijohen për këtë qëllim./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post FOKUS – Kanadaja dhe Franca hapin konsullata nĂ« GroenlandĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEDIA – Jeff Bezos shkarkon njĂ« tĂ« tretĂ«n e stafit tĂ« ”Washington Post”

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH/ – Gazeta e njohur amerikane ”Washington Post” njoftoi  punonjĂ«sit se po ecĂ«n pĂ«rpara me njĂ« valĂ« tĂ« gjerĂ« shkarkimesh, pjesĂ« e asaj qĂ« drejtuesit e pĂ«rshkruajnĂ« si njĂ« rivendosje strategjike tĂ« gjerĂ« tĂ« gazetĂ«s, sipas ”The Independent”.

Masat përfshijnë mbylljen e redaksisë së sportit, shkurtime të thella në mbulimin ndërkombëtar, çmontimin e seksionit të recensioneve të librave dhe ristrukturimin e ekipit të lajmeve lokale.

Edhe pse fillimisht nuk u bë e ditur shifra e saktë e të prekurve, më herët ishte raportuar se rreth 100 gazetarë nga redaksia dhe deri në 300 punonjës në total nga kompania mund të humbnin vendet e punës.

Megjithatë, pas emaileve të dërguara pritet që rreth një e treta e stafit, afërsisht 300 nga rreth 800 gazetarë të redaksisë,  të shkarkohen.

Disa punonjës e përshkruan situatën si një gjakderdhje.

”I pĂ«rket ndĂ«r ditĂ«ve mĂ« tĂ« errĂ«ta nĂ« historinĂ« e njĂ« prej organizatave mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« lajmeve nĂ« botĂ«â€, deklaroi ish-redaktori ekzekutiv i ”Washington Post”, Marty Baron.

”Ambiciet e ‘Washington Post’ do tĂ« zvogĂ«lohen ndjeshĂ«m, stafi i tij i talentuar dhe i guximshĂ«m do tĂ« tkurret edhe mĂ« tej, dhe publikut do t’i mohohet raportimi nĂ« terren, i bazuar nĂ« fakte, nĂ« komunitetet tona dhe nĂ« mbarĂ« botĂ«n, raportim qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i nevojshĂ«m se kurrĂ«â€, shtoi ai.

Njoftimi, i bërë nga redaktori ekzekutiv Matt Murray, erdhi pas një apeli kolektiv të redaksisë, i cili i kërkoi publikisht pronarit miliarder të gazetës, Jeff Bezos, të tërhiqej nga planet për zvogëlim.

Fushata ”SaveThe Post” duket se nuk pati efekt.

Gjatë një telefonate me stafin, Murray theksoi se po eliminohet redaksia e sportit, për vite me radhë pjesë thelbësore e gazettes, megjithëse disa anëtarë do të mbeten në një seksion të ri që do të mbulojë kulturën e sportit.

Ai njoftoi gjithashtu tkurrjen e zyrave tĂ« huaja, ndryshime rrĂ«njĂ«sore nĂ« mbulimin lokal dhe pezullimin e podkastit kryesor ”Post Reports”.

Edhe seksioni i recensave të librave është shpërbërë pothuajse tërësisht.

”Nuk mund tĂ« jemi gjithçka pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, shkroi Murray nĂ« mesazhin e tij.

”Por duhet tĂ« jemi tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m aty ku konkurrojmĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« tĂ« pyesim vazhdimisht pse njĂ« histori ka rĂ«ndĂ«si, kĂ« i shĂ«rben dhe si u jep njerĂ«zve njĂ« kuptim mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« botĂ«s dhe njĂ« avantazh pĂ«r ta naviguar atĂ«â€, theksoi ai./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post MEDIA – Jeff Bezos shkarkon njĂ« tĂ« tretĂ«n e stafit tĂ« ”Washington Post” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Kina mbĂ«shtet Iranin dhe kundĂ«rshton çdo kĂ«rcĂ«nim ndaj tij

PEKIN, 6 shkurt /ATSH-AFP/ – Kina ka deklaruar se mbĂ«shtet Iranin nĂ« mbrojtjen e interesave tĂ« tij dhe pĂ«rballĂ« çdo forme kĂ«rcĂ«nimi, sipas njĂ« komunikate tĂ« publikuar sot nga diplomacia kineze, pak pĂ«rpara bisedimeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme mes Teheranit dhe Uashingtonit.

”Pekini mbĂ«shtet Iranin nĂ« mbrojtjen e sovranitetit, sigurisĂ« dhe dinjitetit kombĂ«tar si edhe tĂ« tĂ« drejtave dhe interesave tĂ« tij legjitime”, deklaroi zĂ«vendĂ«sministri kinez i PunĂ«ve tĂ« Jashtme, Miao Deyu, gjatĂ« njĂ« takimi nĂ« kryeqytetin kinez me homologun e tij iranian, Kazem Gharibabadi.

”Kina kundĂ«rshton çdo kĂ«rcĂ«nim tĂ« njĂ«anshĂ«m ose pĂ«rdorim tĂ« forcĂ«s nĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkombĂ«tare”, theksoi Miao gjatĂ« bisedĂ«s me pĂ«rfaqĂ«suesin iranian, i cili e informoi atĂ« mbi situatĂ«n e brendshme nĂ« Iran dhe mbi zhvillimet qĂ« lidhen me programin bĂ«rthamor tĂ« Teheranit, thuhet nĂ« komunikatĂ«n kineze tĂ« bĂ«rĂ« publike sot./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post PEKIN – Kina mbĂ«shtet Iranin dhe kundĂ«rshton çdo kĂ«rcĂ«nim ndaj tij appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – NjĂ« i zhdukur dhe reshje tĂ« dendura shkaktojnĂ« probleme nĂ« disa rajone

ATHINË, 6 shkurt /ATSH-ANA/ – NjĂ« burrĂ« rezulton i zhdukur pasi tentoi tĂ« kalonte me makinĂ« njĂ« rrugĂ« tĂ« pĂ«rmbytur pranĂ« Komotinit, nĂ« GreqinĂ« veriore, ndĂ«rsa reshjet e dendura nĂ« disa rajone tĂ« vendit shkaktuan probleme serioze nĂ« qarkullim dhe çuan nĂ« mbylljen e shkollave.

Sipas një dëshmitari, shoferi i zhdukur u përpoq të kalonte një kalim ujor në zonën Ifestos, afër Komotinit, ku që nga orët e para të së enjtes ka pasur reshje të forta.

Dyshohet se automjeti i tij u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të lumit Vozvozis.

Operacionet e kërkim-shpëtimit u vështirësuan për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa në terren u angazhuan shërbimet emergjente, policia greke dhe zyrtarë të Mbrojtjes Civile për të lokalizuar makinën dhe drejtuesin e saj.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Pyrgos, Stathis Kannis, në Peloponezin veriperëndimor, urdhëroi mbylljen e shkollave fillore dhe të mesme për sot, për shkak të kushteve të rrezikshme të motit dhe problemeve në infrastrukturën e qytetit dhe rrjetin rrugor. Një rrëshqitje dhe shembja e një ure mbi lumin Kladeos, në zonën Koskina të Olimpisë së Lashtë, dëmtuan tubacionin kryesor të ujësjellësit, duke lënë pa ujë Pyrgosin dhe Olimpin antik.

Kannis bëri të ditur gjithashtu se tre shkolla u evakuuan në një zonë të Pyrgosit me histori përmbytjesh, ndërsa shprehu shqetësim për rrezikun e daljes nga shtrati të lumit Alfios.

Në ishullin e Samothrakës, reshjet e vazhdueshme i kthyen përrenjtë në rrjedha të furishme, duke rrëmbyer degë, gurë dhe dhe.

Kryebashkiaku Thanassis Vitsas tha se ishulli është mësuar me pamje të tilla, pasi relievi i tij bën që të nevojiten reshje të gjata për të ndikuar seriozisht në qarkullim.

Duke bërë një bilanc të reshjeve, Observatori Kombëtar i Athinës njoftoi se sasitë më të dendura të shiut u regjistruan në disa zona të Peloponezit.

Sipas rrjetit të stacioneve automatike, reshjet më të mëdha u shënuan në Andritsena të prefekturës Ilia (114 milimetra), pasuar nga Stemnitsa në Arkadi (98,6 milimetra) dhe Mystras në Lakoni (88,6 milimetra).

Observatori theksoi se reshje pati pothuajse në të gjitha rajonet e Greqisë./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – NjĂ« i zhdukur dhe reshje tĂ« dendura shkaktojnĂ« probleme nĂ« disa rajone appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌