❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për 13 qytetarë, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga shteti. Sipas vendimit, përfituesit do të marrin një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social, e cila u akordohet Agim Nuri Bajko, Agustin Pjetër Kola, Aishe Daut Stari, Edera Kabil Alibegaj,  Kostandin Aleko Kamberi, Kostandin Llazar Shkurti, Kujtim Rexhep Vorpsi, Leonard Sifi Toska, Nikolin Luigj Gurakuqi, Rapo Selman Tao, Shegushe Hysni Bebeti, Vasillaq Thoma Ruci dhe  Virxhil Athanas Karaja.

Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Edera Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

  • Miratimin, nĂ« parim, tĂ« protokollit, pĂ«r ndryshimin e marrĂ«veshjes sĂ« 6 prillit 2010, ndĂ«rmjet RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe RepublikĂ«s Federale tĂ« GjermanisĂ«, pĂ«r shmangien e tatimit tĂ« dyfishtĂ« dhe evazionit fiskal pĂ«r taksat mbi tĂ« ardhurat dhe kapitalin
  • Miratimin, nĂ« parim, tĂ« marrĂ«veshjes, ndĂ«rmjet KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« Azerbajxhanit, pĂ«r bashkĂ«punimin nĂ« fushĂ«n e luftĂ«s kundĂ«r krimit
  • Miratimin, nĂ« parim, tĂ« marrĂ«veshjes, ndĂ«rmjet KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s Federale tĂ« GjermanisĂ«, pĂ«r bashkĂ«punimin teknik 2024 pĂ«r projektin “Green Vjosa (Vjosa e GjelbĂ«r) – zhvillim rajonal i gjelbĂ«r dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s nĂ« zonĂ«n e ujĂ«mbledhĂ«sit tĂ« Parkut KombĂ«tar tĂ« VjosĂ«s”
  • Krijimin e bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave shtetĂ«rore tĂ« Sistemit tĂ« Menaxhimit tĂ« Informacionit tĂ« Arsimit tĂ« LartĂ« (nĂ« vijim SMIAL).

Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore SMIAL është Qendra e Shërbimeve Arsimore.

  • Fondi i rindĂ«rtimit

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 37 228 725 (tridhjetë e shtatë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

PĂ«rdorimin e fondit tĂ« rindĂ«rtimit, nĂ« masĂ«n 315 401 450,36 (treqind e pesĂ«mbĂ«dhjetĂ« milionĂ« e katĂ«rqind e njĂ« mijĂ« e katĂ«rqind e pesĂ«dhjetĂ« presje tridhjetĂ« e gjashtĂ«) lekĂ« pa TVSH, pĂ«r financimin e rindĂ«rtimit tĂ« shkollĂ«s sĂ« mesme tĂ« bashkuar “Ramazan Karaj”, Bashkia KrujĂ«.

 

Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

KĂ«shilli i Ministrave vendosi: ‱PĂ«rfitojnĂ« kompensim tĂ« tĂ« ardhurave mujore deri nĂ« 1 800 (njĂ« mijĂ« e tetĂ«qind) lekĂ« nĂ« muaj personat me tĂ« ardhura deri nĂ« 40 000 (dyzet mijĂ«) lekĂ« nĂ« muaj nĂ« datĂ«n 31.12.2025, sipas kategorive ‱PĂ«rfitojnĂ« kompensim tĂ« tĂ« ardhurave mujore deri nĂ« 800 (tetĂ«qind) lekĂ« nĂ« muaj personat me tĂ« ardhura deri nĂ« 22 000 (njĂ«zet e dy mijĂ«) lekĂ« nĂ« muaj nĂ« datĂ«n 31.12.

Source

Mbledhja e Këshillit të Ministrave: Rama bën ndryshime në qeveri, emërime në Ministrinë e Mbrojtjes

MĂ«sohet se nĂ« mbledhjen e sotme tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave Ă«shtĂ« miratuar emĂ«rimi i Z. Andrea Shllakut nĂ« detyrĂ«n e ZĂ«vendĂ«sministrit tĂ« Mbrojtjes. MĂ« parĂ«, Shllaku ka mbajtur detyrĂ«n e Drejtorit tĂ« Autoritetit tĂ« Kontrollit ShtetĂ«ror tĂ« Eksporteve. VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 6, tĂ« ligjit nr.9000, datĂ« 30.01.2003


Source

Samiti i NATO-s në Tiranë në 2027/ Qeveria vendos për ngritjen e një Task-Force

Këshilli i Ministrave miratoi sot ngritjen e Task-Forcës së posaçme, Host Nation Task Force (HNTF), si dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.

Struktura e re, e cila do të drejtojë dhe koordinojë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, do të kryesohet nga Kryeministri, ndërsa në mungesë të tij nga Koordinatori Kombëtar i emëruar me urdhër të Kryeministrit.

Në përbërje të Task-Forcës bëjnë pjesë ministrat kyç, drejtues të institucioneve më të larta të sigurisë dhe administratës shtetërore, si dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, të cilët do të garantojnë organizimin e standardeve më të larta për samitin historik të NATO-s në Shqipëri.

Njoftimi:

Vendim për ngritjen e Task-Forcës, Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s, Tiranë, 2027.

Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe, në mungesë të tij, nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Task-Forca ka në përbërje këta anëtarë:

  1. a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  2. b) Ministrin e Mbrojtjes;
  3. c) Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor;

ç)  Përfaqësuesin e kabinetit të Kryeministrit;

  1. d) Sekretarët e Përgjithshëm:
  2. dh) Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
  3. e) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;

ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik;

  1. f) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare./abcnews.al

Xheni Beqaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

Në mbledhjen e sotme qeveria vendosi emërimin e Xheni Beqajt,drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« vendimit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, “PĂ«r miratimin e kompetencave, mĂ«nyrĂ«n e organizimit dhe tĂ« funksionimit tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Bregdetit”, tĂ« ndryshuar, me propozimin e ministrit tĂ« Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit,  KĂ«shilli i Ministrave vendosi sot qĂ« Xheni Beqaj tĂ« emĂ«rohet drejtor i PĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Bregdetit.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare”.

Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë

Gjykata Europiane e tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut ka parashtruar tĂ« hĂ«nĂ«n njĂ« listĂ« me pyetje pĂ«r qeverinĂ« shqiptare dhe 36 studentĂ« tĂ« MjekĂ«sisĂ« qĂ« janĂ« ankimuar nĂ« Strasburg kundĂ«r ligjit qĂ« i shtrĂ«ngon tĂ« punĂ«sohen nĂ« vend pĂ«r njĂ« afat 3 vjeçar, ose nĂ« tĂ« kundĂ«rt tĂ« paguajnĂ« kostot e shkollimit. StudentĂ«t e Universitetit tĂ« [
]

The post Strasburgu i kërkon shpjegime qeverisë për ligjin e studentëve të mjekësisë appeared first on Reporter.al.

Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, autoritetet mbikëqyrëse do të raportojnë çdo dyshim brenda 72 orësh

TIRANË, 12 nĂ«ntor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot vendimin qĂ« pĂ«rcakton formĂ«n, mĂ«nyrĂ«n dhe procedurĂ«n e raportimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave nga Autoritetet Licensuese dhe MbikĂ«qyrĂ«se.

Sipas këtij vendimi autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse raportojnë tek autoriteti përgjegjës, Agjencia e Inteligjencës Financiare, menjëherë dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit të çdo dyshimi, informacioni apo të dhëne, që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë për veprimtaritë nën juridiksionin e tyre.

Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave përcaktoi autoritetet mbikëqyrëse, për subjektet e ligjit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Konkretisht këto autoritete janë: Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, organet e qeverisjes qendrore, Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit apo çdo autoritet tjetër i ngarkuar me ligj për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet, të çfarëdo forme, Ministria e Drejtësisë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë për avokatët.

Po ashtu autoritet përgjegjës është ministria përgjegjëse për infrastrukturën për çdo person, fizik apo juridik, që kanë si objekt të veprimtarisë: tregtimin e mjeteve motorike tokësore, lundruese apo ajrore;veprimtaritë e spedicionit dhe/ose të transportit.

Ndërkohë Agjencia e Inteligjencës Financiare mbikëqyr për gjencitë e udhëtimit; shoqëritë e ndërtimit; bizneset e metaleve dhe të gurëve të çmuar; çdo person fizik ose juridik, të cilëtofrojnë për një klient shërbimet. Ndërsa Bordi i Mbikëqyrjes Publike është autoritet përgjegjës për audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar.

/m.m/j.p/

The post Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit, autoritetet mbikëqyrëse do të raportojnë çdo dyshim brenda 72 orësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshime në Kadastër, jep dorëheqjen Nufi, e zëvëndëson e besuara e Ballukut

Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Ermal Nufi është liruar nga detyra si përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi. Alban Mësonjësi është zëvendësuar nga Dritan Palnikaj, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. VENDIMI: [
]

The post Ndryshime në Kadastër, jep dorëheqjen Nufi, e zëvëndëson e besuara e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash shkarkimin e Veliajt nga Rama

Gjykata Kushtetuese vendosi tĂ« hĂ«nĂ«n tĂ« rrĂ«zojĂ« vendimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave pĂ«r shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit tĂ« BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s. Vendimi u bĂ« publik nga Kryetarja e GjykatĂ«s Kushtetuese, Holta Zaçaj. Zaçaj tha se vendimi u mor me shumicĂ« dhe se shumica e gjeti vendimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« [
]

The post Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash shkarkimin e Veliajt nga Rama appeared first on Reporter.al.

Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë dhe Presidentit, që e shkarkonte nga detyra kryetarin e arrestuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i konsideruar aktet të papajtueshme me Kushtetutën. Po ashtu, Gjykata shfuqizoi pjesërisht dekretin që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e kryeqytetit.

Trupa gjykuese vendosi me shumicĂ« votash, pesĂ« “pro”, tre “kundĂ«r”, se aktet e KĂ«shillit Bashkiak, qeverisĂ« dhe tĂ« kreut tĂ« shtetit, kanĂ« shkelur parimet kushtetuese qĂ« garantojnĂ« vijimĂ«sinĂ« e mandatit tĂ« njĂ« tĂ« zgjedhuri vendor.

Vendimi parashikon pezullimin e efekteve të tyre dhe rikthimin e Veliajt në detyrën e tij publike, pavarësisht faktit se ai ndodhet në paraburgim nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gjykata vlerësoi kështu, se ndërhyrja e pushteteve të tjera në ndërprerjen e mandatit të një kryebashkiaku cenon ndarjen e pushteteve dhe parimin e legjitimitetit demokratik.

Kronologjia e zhvillimeve

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pas një beteje institucionale që nisi pasi SPAK i komunikoi Veliajt akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje sendesh të paligjshme në burg. Ai u mor zyrtarisht i pandehur më 22 korrik.

Një muaj e rreth dy javë më vonë, Kryeministri Rama njoftoi paraprakisht kandidimin e Ogerta Manastirliut për ta zëvendësuar në bashkinë e Tiranës.

Kjo vendimmarrje u komunikua më 11 shtator pas Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste dhe vijoi më pas me propozimin e socialistëve në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e Veliajt me arsyetimin e mosparaqitjes në detyrë për një kohë më të gjatë se 3 muaj.

Veliajt iu mohua e drejta për të qenë i pranishëm në seancë, teksa nga qelia ai e komentoi këtë nismë si të padrejtë pasi mungesa prej 10 shkurtit, kur u arrestua, nuk kishte ardhur si rrjedhojë e vullnetit të tij.

Qeveria e miratoi propozimin unanim të Këshillit Bashkiak më 25 shtator dhe më pas Presidenti Begaj dekretoi datën 9 nëntor si datë të zgjedhjeve të pjesshme për Tiranën dhe pesë bashki të tjera: Vlora, Berati, Mati, Tepelena dhe Cërriku.

Nisur nga këto zhvillime, Veliaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke e konsideruar procesin të motivuar politikisht dhe në shkelje të Kushtetutës pasi shkarkimi, sipas tij, u parapri në organe partiake.

Arsyetimet e tij se askush nuk mund të privohet nga prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë, Veliaj i paraqiti në seancën e së premtes, datë 31 tetor, ku për gjatë 7 orësh Gjykata Kushtetuese dëgjoi palët.

Me vendimin e së hënës, Gjykata ndalon tashmë mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë dhe rikthen një ekuilibër të ri politik në kryeqytet, duke hapur debat mbi legjitimitetin e ushtrimit të mandatit nga një zyrtar i ndaluar me masë sigurie.

Juristët dhe aktorët politikë kishin paralajmëruar pasoja të gjera për marrëdhëniet mes pushteteve dhe për mënyrën se si trajtohen funksionarët e zgjedhur që përballen me akuza penale nëse procedura e shkarkimit të Veliajt do të legjitimohej nga Kushtetuesja.

Veliaj ndodhet nën masën e arrestit me burg që prej 10 shkurtit, dhe është në gjykim për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, akuza që përfshijnë në disa raste edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Lexoni gjithashtu:

The post Kushtetuesja rrëzon qeverinë dhe Presidentin: Veliaj mbetet kryetar i Bashkisë Tiranë appeared first on Citizens.al.

Përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese për Veliajn, vendimi pritet në vijim

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Pas rreth shtatĂ« orĂ«sh, pĂ«rfundoi seanca plenare publike nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese pĂ«r shqyrtimin e ankimimit tĂ« Erion Veliajt pĂ«r ligjshmĂ«rinĂ« e shkarkimit tĂ« tij nga detyra e kryebashkiakut tĂ« TiranĂ«s.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi përfundimin e seancës dhe bëri të ditur se vendimi se data dhe ora specifike për shpalljen e vendimit do të bëhen të ditura publikisht në vijim.

Pasi seanca u mbyll, Veliaj u largua nga ambientet e Gjykatës Kushtetuese. Ai u shoqërua menjëherë nga Policia e Burgjeve, duke u nisur sërish drejt paraburgimit në Durrës.

Gjatë seancës, Veliaj dhe mbrojtja e tij ligjore kërkuan anulimin e vendimit të qeverisë. Veliaj tha se shkarkimi i tij nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës është një shkelje e rëndë e parimeve themelore të demokracisë.

Nga ana tjetĂ«r, KĂ«shilli i Ministrave dhe Presidenca mbrojtĂ«n pozicionet e tyre duke thĂ«nĂ« se kanĂ« vepruar brenda kuadrit ligjor dhe duke kĂ«rkuar nĂ« fund shpalljen e moskompetencĂ«s pĂ«r ankimin e Veliajt, qĂ« sipas tyre duhej t’i ishte drejtuar GjykatĂ«s Administrative.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn me 50 vota pro, pas propozimit të këshillit bashkiak duke u mbështetur në ligjin për qeverisjen vendore, me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë.

Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, i cili me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata Kushtetuese u pezullua deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.

Veliaj ndodhet nĂ« paraburgim qĂ« prej 10 shkurtit, pas vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme pĂ«r masĂ«n e sigurisĂ« “arrest nĂ« burg”, kĂ«rkuar nga SPAK.

Veliaj akuzohet në 9 raste për korrupsion pasiv. Gjithashtu akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futjen e sendeve të paligjshme në burg.

/m.q/j.p/

The post Përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese për Veliajn, vendimi pritet në vijim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

NĂ« orĂ«n 9:30 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« premtes, Erion Veliaj zbriti nga furgoni i policisĂ« sĂ« burgjeve nĂ« derĂ«n e GjykatĂ«s Kushtetuese – shfaqja e parĂ« nĂ« publik nga 10 shkurti, kur kamerat e filmuan duke dalĂ« nga Bashkia e TiranĂ«s me njĂ« dosje nĂ« dorĂ«, i shoqĂ«ruar nga oficerĂ«t e ByrosĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit, [
]

The post Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij appeared first on Reporter.al.

Veliaj në Kushtetuese: Për herë të parë në publik pas arrestimit

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, doli sot për herë të parë në publik rreth nëntë muaj pas arrestimit, për të ndjekur në Gjykatën Kushtetuese seancën mbi ankimin kundër vendimeve që çuan në shkarkimin e tij.

Një seancë me tension institucional

Veliaj mbërriti në ambientet e Gjykatës në orën 09:30, i shoqëruar nga policia e burgjeve dhe me pranga në duar, pasi u transferua nga paraburgimi i Durrësit mëngjesin e së premtes.

Ndryshe nga 10 shkurti, kur një numër i madh mbështetësish të Partisë Socialiste rrethuan mjediset e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), sot, vetëm tre-katër vetë u gjendën aty për të.

“Forca Lali!” thirrĂ«n ata teksa Veliaj zbriti nga furgoni i policisĂ« dhe i pĂ«rshĂ«ndeti me njĂ« buzĂ«qeshje tĂ« thyer.

Në sallën e gjykatës, ai u ul krah përfaqësuesve të Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Avokaturës së Shtetit, në një seancë publike që nisi në orën 10:00.

Veliaj gjatë shoqërimit në Gjykatën Kushtetuese/Citizens.al

Në hapje të seancës, Presidenca kërkoi që dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë të mos shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin se ky akt është jashtë juridiksionit të saj. Argumenti u mbështet edhe nga përfaqësuesit e qeverisë.

Por mbrojtja e Veliajt këmbënguli se çështja është në kompetencë e Kushtetueses, pasi lidhet drejtpërdrejt me kushtetutshmërinë e procedurës së shkarkimit.

Pas njĂ« diskutimi procedural, Gjykata rrĂ«zoi me vendim unanim kĂ«rkesĂ«n e PresidencĂ«s, duke deklaruar se dekreti presidencial “do tĂ« trajtohet nĂ« themel tĂ« çështjes”.

Lexo: Tirana tjetër e Erion Veliajt

“Kam pritur 9 muaj pĂ«r 9 minuta”

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas arrestimit mĂ« 10 shkurt, Veliaj foli publikisht nĂ« sallĂ«n e gjyqit, duke e cilĂ«suar procesin ndaj tij “njĂ« pĂ«rçmim ndaj votĂ«s dhe demokracisĂ«â€.

Me syze të zeza, një bllok fletësh A4 në të cilat kishte përgatitur fjalën e tij me shkronja të mëdha, Veliaj theksoi se procesi ndaj tij ka qenë i padrejtë.

“Kam pritur 9 muaj pĂ«r 9 minuta,” theksoi Veliaj.

“Jam rrĂ«mbyer nga zyra ku mĂ« kanĂ« zgjedhur qytetarĂ«t dhe jam mbyllur nĂ« njĂ« qeli me regjim mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« se pĂ«r njĂ« vrasĂ«s serial. Kam pĂ«rjetuar shkelje tĂ« tĂ« drejtave themelore dhe pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« heshtur zĂ«rin e njĂ« tĂ« zgjedhuri tre herĂ« radhazi.”

NĂ« fjalĂ«n e tij, Veliaj pyeti cilĂ«n shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« kushtetuese kishte kryer pĂ«r t’u shkarkuar nga detyra.

“Populli ka vendosur qĂ« askush nuk mund t’i ndĂ«rpresĂ« mandatin e njĂ« tĂ« zgjedhuri pĂ«rveçse kur ka kryer shkelje tĂ« rĂ«nda kushtetuese. Pyes: CilĂ«n shkelje kam kryer unĂ« jashtĂ« ushtrimit tĂ« mandatit?”

Veliaj gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese/Citizens.al

Ai e pĂ«rfundoi deklaratĂ«n me njĂ« apel drejtuar trupĂ«s gjykuese se nuk ishte nĂ« sallĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur veten, apo karrigen e pushtetarit, por “pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar qĂ« tĂ« mbrojmĂ« sĂ« bashku demokracinĂ«.”

Deklarata e Veliajt shënon një kthesë në komunikimet sa i përket mbrojtjes së tij. Në periudhën janar-mars ai u shfaq për publikun në emisionet televizive përmes inteligjencës artificiale.

Ndryshe nga ato dalje televizive ai tashmĂ« Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rballje politike pĂ«r legjitimimin elektoral, duke u pozicionuar dukshĂ«m si njĂ« “figurĂ« e sulmuar nga sistemi”.

Vetë mënyrën se si Këshilli Bashkiak votoi shkarkimin e tij, ai e konsideroi si fyerje për faktin se erdhi edhe nga bashkëpunëtorët e ngushtë.

“Zot fali se nuk e dinĂ« se çfarĂ« bĂ«nĂ«!” u shpreh ai teksa theksoi disa herĂ« se nĂ« mĂ«nyrĂ«n se si u vendos pĂ«r shkarkimin e tij Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« diskutim edhe prezumimi i pafajĂ«sisĂ«.

Lexo: Kauza morale pĂ«r tĂ« cilĂ«n s’po hetohet Veliaj

Një proces që mund të vendosë precedent

Seanca në Kushtetuese shënon një moment kyç për raportet ndërinstitucionale mes Presidencës, qeverisë dhe pushtetit vendor.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese pritet të përcaktojë nëse shkarkimi i një kryebashkiaku të zgjedhur mund të mbetet i vlefshëm gjatë një procesi penal ende në zhvillim.

Veliaj ndodhet nën masën e arrestit me burg që prej 10 shkurtit, dhe është në gjykim për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, akuza që përfshijnë në disa raste edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Nëse Kushtetuesja pranon ankimimin e tij, dekreti i Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Tiranë mund të shpallet i pavlefshëm, duke hapur një debat të ri politik dhe juridik mbi legjitimitetin e pushtetit vendor në kryeqytet.

Lexoni gjithashtu:

The post Veliaj në Kushtetuese: Për herë të parë në publik pas arrestimit appeared first on Citizens.al.

NjĂ« kullĂ« pritet tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« jetimoren “Zyber Hallulli”

Autorë: Elira Kadriu dhe Erblin Vukaj | Citizens.al

Godina historike e ShtĂ«pisĂ« sĂ« FĂ«mijĂ«ve “Zyber Hallulli”, qĂ« strehoi pĂ«r vite breza jetimĂ«sh, pritet tĂ« shembet pĂ«r t’i hapur rrugĂ« ndĂ«rtimit tĂ« njĂ« kulle prej sĂ« paku 17 katesh.

Rreth 36 fëmijë që jetojnë aktualisht aty parashikohet të zhvendosen në një zonë tjetër, ndërkohë që projekti është shtyrë përpara pa dijeni dhe konsultime me vetë institucionin.

Për këtë nismë është angazhuar Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), e cila më 31 korrik mori në zotërim godinën e jetimores dhe Inspektoratit të Punës me synim për ta zhvilluar në partneritet me privatin. Përvoja me thirrjet e shkuara tregon se ky partneritet ka ushqyer më së shumti interesin e sipërmarrësve privatë.

Në thirrjen e Korporatës propozohet që jetimorja dhe inspektorati të zhvendosen në zonën e ish-vilave gjermane rreth 800 metra më tutje dhe ndërtesat aktuale të kthehen në shesh ndërtimi.

Kullë në vend të jetimores

MĂ« 15 shtator KISH shpalli “thirrjen duo” pĂ«r projekt-propozim dhe investim nĂ« zhvillimin e tĂ« ashtuquajturit “Korpus tĂ« Inspektorateve dhe ShtĂ«pisĂ« sĂ« re tĂ« FĂ«mijĂ«ve Zyber Hallulli”.

Ajo e shtyu afatin fillestar, që ishte deri më 15 tetor, (deri më 27 tetor) dhe sot, dy ditë pas përfundimit të këtij afati nuk ka njoftim zyrtar se çfarë është bërë me të.

Thirrja parashikonte zhvendosjen e zyrave dhe jetimores nĂ« rrugĂ«n “Gramoz Pashko”, nĂ« zonĂ«n ku deri nĂ« vitin 1990 kishin rezidencat diplomatĂ«t e GjermanisĂ« Lindore.

NdĂ«rkohĂ«, trualli prej 7,100 mÂČ pranĂ« Stadiumit KombĂ«tar “Air Albania” do t’i jepet si incentivĂ« investitorĂ«ve privatĂ« me mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar maksimalisht 60,000 m2 sipĂ«rfaqe dhe deri 5 kate nĂ«ntokĂ« parkim.

Konkursi do të zhvillohej në dy faza; një fazë për projektimin dhe tjetra për investimin.

Pesë konceptet më të mira do të merrnin nga 40,000 euro shpërblim nga qeveria, një qasje që është ndjekur njësoj edhe në thirrjet e tjera të KISH.

Kufizimi qĂ« sĂ« paku 50% e truallit tĂ« mbetet i lirĂ« – 3,550 mÂČ â€“ garanton qĂ« nĂ« vendin ku ndodhet aktualisht jetimorja dhe inspektorati tĂ« ngrihet njĂ« godinĂ« prej 17 katesh.

Investitori privat kushtĂ«zohet me kĂ«rkesĂ«n qĂ« 45% tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« ndĂ«rtimit t’ia lĂ«shojĂ« KorporatĂ«s, njĂ« hapĂ«sirĂ« qĂ« ka gjasa tĂ« shuajĂ« interesin.

NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, Korpusi i Inspektorateve dhe ShtĂ«pisĂ« sĂ« re tĂ« FĂ«mijĂ«ve Zyber Hallulli, parashikohet tĂ« ndĂ«rtohet nĂ« rreth 5,220 m2  truall ku treçereku i tij do t’i dedikohet hapĂ«sirave pĂ«r gjashtĂ« rezidenca strehimi tĂ« rreth 40 fĂ«mijĂ«ve 6-15 vjeeç.

Po kështu parashikohen zyra, bibliotekë, laboratorë arti dhe veprimtarie komunitare. Vlen të theksohet se zhvendosja e fëmijëve parashikohet të bëhet vetëm pas përfundimit të ndërtesave të reja.

Zonat e hedhura për zhvillim nga KISH/Citizens.al

Drejtoresha: “Nuk kemi dijeni”

Citizens.al kontaktoi drejtoreshĂ«n e ShtĂ«pisĂ« sĂ« FĂ«mijĂ«s “Zyber Hallulli”, Valbona Imerajn, e cila tha se nuk ishte vĂ«nĂ« nĂ« dijeni pĂ«r idenĂ« e zhvillimit.

“Nuk di asgjĂ«, ne po vazhdojmĂ« jetĂ«n normalisht dhe pĂ«rmirĂ«sojmĂ« ambientet kĂ«tu ku jemi,” u shpreh ajo.

Mungesa e komunikimit me institucionin qĂ« pĂ«rfshihet nĂ« njĂ« projekt rikonceptimi urban nuk Ă«shtĂ« rast i izoluar. NjĂ«soj, edhe nĂ« rastin e projektit tĂ« njĂ« kulle pranĂ« shkollĂ«s “1 Maji”, ku Ă«shtĂ« propozuar rikonceptimi i fasadĂ«s dhe hyrjes sĂ« shkollĂ«s, rezultoi se drejtuesit e saj nuk ishin vĂ«nĂ« nĂ« dijeni.

Zyrtarisht në thirrjen e KISH, qasja argumentohet të jetë nisur nga kërkesat prej Shërbimit Social Shtetëror dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndërtimin e një godine të re.

“[
] pĂ«r shkak tĂ« gjendjes sĂ« amortizuar dhe hapĂ«sirave tĂ« pamjaftueshme tĂ« objektit ekzistues,” citohet argumentimi i ministrisĂ« pĂ«r godinĂ« tĂ« re nĂ« dokumentin e kualifikimit tĂ« KISH.

Qasja nĂ« fjalĂ« Ă«shtĂ« e padenjĂ« pĂ«r qeverinĂ«, e cila hedh 5 milionĂ« euro pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« kopsht tĂ« mbyllur nĂ« Kryeministri – Parku i Edenit – por qĂ« pĂ«r strehĂ«n e rreth 40 jetimĂ«ve kĂ«rkon ndihmĂ«n e privatit.

Xhentrifikimi i Tiranës

Qasja e kĂ«rkuar nga qeveria me zyrat dhe jetimoren Ă«shtĂ« njĂ« politikĂ« e qartĂ« xhentrifikimi, qĂ« parashikon zhvendosjen e shtresave mĂ« tĂ« varfra nĂ« periferi pĂ«r t’i hapur vend investimeve elitare.

Prirja, e njohur qĂ« nga vitet ’60 me pĂ«rshkrimet e sociologes britanike Ruth Glass, po pĂ«rsĂ«ritet nĂ« kryeqytet nĂ«n njĂ« politikĂ« zhvillimi urban, qĂ« favorizon kulla dhe komplekse luksoze.

Zona e RrugĂ«s sĂ« Elbasanit, ku ndodhet “Zyber Hallulli”, Ă«shtĂ« tashmĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« shtrenjtat nĂ« TiranĂ«, me çmime mbi 3,000 euro/mÂČ.

Kjo i jep më shumë zë faktit se ideja e zhvendosjes së jetimores është shtyrë nga interesat imobiliare.

Fenomeni ka prekur mĂ« parĂ« edhe zonĂ«n e “5 Majit”, Kombinatin dhe Astirin, ku zhvendosjet janĂ« justifikuar me “zhvillim urban”, teksa ekspertĂ«t e kanĂ« quajtur procesin “spastrim social”.

NĂ« shumĂ« raste, kĂ«to zhvillime mbajnĂ« firmat e “star-arkitektĂ«ve” ndĂ«rkombĂ«tarĂ« si Stefano Boeri, Marco Casamonti, si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« legjitimuar ndĂ«rhyrjet, por nga ana tjetĂ«r duke vepruar kĂ«shtu janĂ« thelluar kontrastet mes luksit dhe nevojave sociale.

Ilustrim i projektit të Bibliotekës Kombëtare/XDGA & iRI.

Nga Biblioteka te jetimorja, manovrat e KISH

Zhvillimi në zonën e ish-vilave gjermane qe përmendur nga KISH edhe në thirrjen për ndërtimin e Bibliotekës së re Kombëtare.

NĂ« thirrjen e hapur mĂ« 10 janar, ndĂ«rtimi i godinĂ«s 18-katĂ«she tĂ« konceptuar nga studiot XDGA dhe iRI nĂ« ish-GardĂ«n e RepublikĂ«s kĂ«rkohej tĂ« zhvillohej nga investitorĂ« privatĂ«, tĂ« cilĂ«ve u jepej si incentivĂ« mundĂ«sia e ndĂ«rtimit tĂ« njĂ« godine multifunksionale me sipĂ«rfaqe 60,000 m2 nĂ« rrugĂ«n “Gramoz Pashko”.

Duke pasur parasysh se zakonisht, gjysma (ose diçka mĂ« pak) e truallit (5,220 m2) shfrytĂ«zohet pĂ«r ndĂ«rtim, nga sipĂ«rfaqja qĂ« ishte lejuar (60,000 m2), kuptohej se KISH ishte angazhuar t’i hapte rrugĂ«n ndĂ«rtimit tĂ« njĂ« 20-katĂ«shi nĂ« zonĂ«n e ish-vilave gjermane.

Sipas KISH Biblioteka e re kërkon një investim prej rreth 20 milionë eurosh, ndërsa qeveria theksoi disa herë se këto para nuk do të dilnin nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë, përveç bibliotekës, investitori do të duhej të financonte edhe studiot XDGA-iRI për të detajuar më tej projektin e saj.

Mirëpo, thirrja dështoi dy herë të tërhiqte investitorë brenda katër muajsh dhe u mbyll pa sukses. Me gjasë kjo thirrje u gjykua pa leverdi për privatët duke e lënë qeverinë pa një zgjidhje sa i përket ndërtimit të Bibliotekës Kombëtare.

Pesë muaj më vonë, incentiva për një kullë te ish-vilat gjermane shuhet.

Ashtu siç kishte ndodhur me mĂ«nyrĂ«n se si u propozua fillimisht, pa njĂ« shpjegim paraprak, apo njĂ« analizĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ« urbane, zona ndryshon destinacion dhe rikonceptohet si seli pĂ«r “Korpusin e Inspektorateve” dhe jetimoren “Zyber Hallulli”.

Incentiva për një kullë zhvendoset nga zona e ish-vilave te trualli i jetimores, i cili qartësisht ka një interes më të madh për zhvillim imobiliar.

Kjo manovër e KISH nuk e justifikon qëllimin kryesor me të cilin është formuar.

Ndryshimet e propozimeve dhe incentivave pa transparencë, pa konsultime dhe diskutime publike vënë në pikëpyetje objektivin e zhvillimit të pronave shtetërore për interes publik.

Nga ky këndvështrim duket se KISH po sillet më shumë si agjenci imobiliare në favor të privatëve dhe thirrjet e dështuara po i shfrytëzon si mënyrë për ta justifikuar tkurrjen e kërkesave për hapësira publike.

Lexoni gjithashtu:

The post NjĂ« kullĂ« pritet tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« jetimoren “Zyber Hallulli” appeared first on Citizens.al.

Këshilli i Ministrave emëron 3 zëvendësministra

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një sërë ndryshimesh në strukturën e ekzekutivit, duke bërë lëvizje në disa poste drejtuese.

Me vendim të ri, Arta Dollani është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa janë emëruar tre zëvendësministra të rinj.

Herida Duro merr detyrën e zëvendësministres së Arsimit, Elda Xhumari emërohet zëvendësministër e Mjedisit, ndërsa Roland Kristo është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural./abcnews.al

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

KĂ«shilli i Ministrave ka dorĂ«zuar sot nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese qĂ«ndrimin e tij mbi shkarkimin e kryebashkiakut tĂ« TiranĂ«s, Erion Veliaj, duke argumentuar se kjo Ă«shtĂ« çështje administrative, e cila duhet shqyrtuar nga Gjykata Administrative dhe jo nga Kushtetuesja. NĂ« dokumentin zyrtar, qeveria shpjegon se Vendimi nr.69 i KĂ«shillit Bashkiak tĂ« TiranĂ«s, datĂ« 23 shtator 2025, [
]

The post Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Rama bën ndryshime në kabinet, emërime dhe shkarkime zëvendësministrash

NĂ« mbledhjen e fundit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, kryeministri Edi Rama ka miratuar disa ndryshime nĂ« pĂ«rbĂ«rjen e kabinetit qeveritar. KĂ«to ndryshime pĂ«rfshijnĂ« emĂ«rimin e disa zĂ«vendĂ«sministrave tĂ« rinj dhe shkarkimin e disa tĂ« tjerĂ«ve. Ja lista e ndryshimeve: EmĂ«rimet: Vilma Premti – ZĂ«vendĂ«sministre pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme Elona Hoxha – ZĂ«vendĂ«sministre e [
]

The post Rama bën ndryshime në kabinet, emërime dhe shkarkime zëvendësministrash appeared first on BoldNews.al.

Këshilli i Ministrave liron nga detyra 3 zëvendësministër, emërohen 4 të rinj

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve qeveritare. Gjatë ditës së sotme, 15 tetor, KM ka vendosur të shkarkojnë nga detyra disa zëvendësministër.

ËshtĂ« liruar nga posti i zĂ«vendĂ«sministre pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Silda Çepe dhe nĂ« vend tĂ« saj emĂ«rohet Vilma Premti. Ana Kapaj, e cila ka mbajtur postin si zĂ«vendĂ«sministĂ«r i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga detyra.

Klajd Karameta, i cili ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij emërohet Elona Hoxha.

Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kurse Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural./abcnews.al

 

Sekretet e udhëtimeve qeveritare

Më 8 tetor 2025, Këshilli i Ministrave firmosi një vendim që i ndalon zyrtarisht shqiptarëve të dijnë se si shpenzohen paratë e tyre nga pushtetarët. 

Një vendim i ri i Këshillit të Ministrave (VKM) i jep Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare të drejtën që të blejë bileta avioni, të rezervojë hotele apo shërbime të tjera për zyrtarët e lartë të shtetit përmes kontratave konfidenciale me kompani private.

Në dukje, një ndryshim teknik. Në thelb, një ndarje midis pushtetit dhe qytetarëve: një mur tjetër që ngrihet mes atyre që paguajnë taksa dhe atyre që i shpenzojnë frytet e punës së qytetarëve.

“Konfidencialiteti” qĂ« fsheh luksin

VKM-ja qĂ« pritet tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi me botimin nĂ« Fletoren Zyrtare, thotĂ« se Drejtoria e ShĂ«rbimeve Qeveritare ka tĂ« drejtĂ« “tĂ« mbrojĂ« tĂ« dhĂ«nat personale dhe tĂ« ruajĂ« informacionin e detyrueshĂ«m mes palĂ«ve”. 

Fjalë burokratike që, në praktikë, përkthehen kështu: publiku nuk mund të dijë më sa kushton një udhëtim i kryeministrit, një natë qëndrimi në hotel i ministrit apo një fluturim i një delegacioni shtetëror.

ËshtĂ« njĂ« vendim qĂ« i jep pushtetit komoditetin e luksit, pa rrezikun e turpit publik.

Studiuesi Afrim Krasniqi, e quan VKM-nĂ« “njĂ« kthim prapa nĂ« standardet demokratike”:

“Ky vendim bie nĂ« kundĂ«rshtim me parimet e transparencĂ«s, llogaridhĂ«nies dhe me detyrimin e institucioneve publike pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« informacion tĂ« detajuar pĂ«r pĂ«rdorimin e buxhetit tĂ« shtetit,” – shpjegon Krasniqi, sipas tĂ« cilit nĂ« asnjĂ« vend demokratik nuk ndodh qĂ« kontrata tĂ« tilla tĂ« jenĂ« konfidenciale. 

Për një vend që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian, ky akt është një shuplakë ndaj transparencës, një rikonfirmim i qeverisjes pa llogaridhënie.

“Standardet e BE-sĂ«, ku ShqipĂ«ria dĂ«shiron tĂ« anĂ«tarĂ«sohet, e bĂ«jnĂ« detyrĂ« qĂ« krahas pasurisĂ« dhe tĂ« ardhurave tĂ« politikanĂ«ve, tĂ« deklarohen qartĂ« edhe shpenzimet e udhĂ«timeve, akomodimit dhe çdo shpenzim tjetĂ«r publik,” argumenton pĂ«r Faktoje, Afrim Krasniqi.

Sipas tij, ky vendim bie ndesh jo vetëm me etikën publike, por edhe me detyrimet që Shqipëria ka marrë ndaj BE-së, ku transparenca është kriter kyç i anëtarësimit.
“NĂ« vend qĂ« ta zgjerojmĂ« transparencĂ«n, – thotĂ« ai, – ne po e mbyllim atĂ«â€.

Një betejë që Faktoje e njeh mirë

Ishte viti 2022, kur pas akuzave pĂ«r shpenzime marramendĂ«se nĂ« udhĂ«time charter, kryeministri Rama deklaroi se gjithçka ishte “brenda buxhetit tĂ« qeverisĂ«â€. Ne kĂ«rkuam provat. Por pĂ«rgjigja qĂ« morĂ«m ishte befasuese: “faturat tatimore janĂ« tĂ« natyrĂ«s private”.

“Faturat tatimore tĂ« lĂ«shuara nga kompania ajrore Air Albania janĂ« tĂ« natyrĂ«s private dhe pa efekt mbi individĂ«â€ pretendoi Kryeministria asokohe, duke shtuar se “Drejtoria e ShĂ«rbimeve Qeveritare nuk Ă«shtĂ« e pĂ«rligjur tĂ« komunikojĂ« elemenĂ« material tĂ« kĂ«saj natyre”

Sipas qeverisë, privatësia e kompanisë që shet biletat është më e rëndësishme se e drejta e qytetarëve për të ditur se si përdoren paratë e tyre.

NĂ« njĂ« rast tjetĂ«r, Faktoje fitoi nĂ« gjykatĂ« tĂ« drejtĂ«n pĂ«r t’u pajisur me faturat e udhĂ«timeve tĂ« ministrit tĂ« jashtĂ«m, por vendimi gjyqĂ«sor kurrĂ« nuk u zbatua. 

Shkak pĂ«r kĂ«tĂ« “hermetizim” tĂ« informacionit, me gjasĂ« ishte ngjarja e 2019-Ă«s kur Faktoje zbuloi se qĂ«ndrimi njĂ« natĂ« nĂ« RomĂ« i ministres sĂ« DrejtĂ«sisĂ« nĂ« kabinetin Rama 1 nĂ« 2019-Ă«n, Etilda Gjonaj, i kushtoi buxhetit tĂ« shtetit 700 euro. 

Heshtja që kushton

NĂ« fund tĂ« ditĂ«s, kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« çështje ligjore. ËshtĂ« njĂ« çështje morali publik.

Çdo euro qĂ« shkon pĂ«r njĂ« biletĂ« luksoze ose njĂ« suitĂ« qeveritare Ă«shtĂ« njĂ« para qĂ« del nga xhepat e njerĂ«zve qĂ« punojnĂ«, paguajnĂ« dhe jetojnĂ« me sakrifica.E nĂ«se qeveria kĂ«rkon tĂ« fshihet pas njĂ« kontrate “konfidenciale”, pyetja mbetet e hapur:
Kujt i shërben kjo fshehtësi, interesit të publikut, apo rehatisë së pushtetit?

The post Sekretet e udhëtimeve qeveritare appeared first on Faktoje.al.

Shembjet te “5 Maji” nĂ« SPAK: Familja Mziu kĂ«rkon drejtĂ«si

NjĂ« tjetĂ«r çështje i Ă«shtĂ« ngarkuar si pĂ«rgjegjĂ«si kryebashkiakut tĂ« arrestuar tĂ« TiranĂ«s, Erion Veliaj. Gjykata e Apelit ka vendosur transferimin nĂ« StrukturĂ«n e Posaçme Anti-Korrupsion tĂ« padisĂ« sĂ« ngritur nga Ledion Mziu, njĂ« banor i lagjes sĂ« “5 Majit”, lidhur me prishjen me forcĂ« tĂ« banesĂ«s sĂ« tij gjatĂ« projektit tĂ« rindĂ«rtimit pas tĂ«rmetit.

Çështja ngre dyshime pĂ«r veprat penale si “ShpĂ«rdorim detyre”, “ShkatĂ«rrim prone”, “Heqje e paligjshme e lirisĂ«â€ dhe akuza tĂ« tjera, ku tĂ« pĂ«rfshirĂ« janĂ« edhe ish-funksionarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s.

Nga rezistenca te dhuna: Historia e Ledion Mziut dhe “Muri i Turpit”

Ledion Mziun e njoha pĂ«r rezistencĂ«n kundĂ«r shembjes sĂ« banesĂ«s sĂ« tij nĂ« “NjĂ«sinĂ« nr. 4” nĂ« zonĂ«n e “5 Majit”. MĂ« 19 janar 2022, ai u pĂ«rplas fizikisht me forcat e Inspektoratit tĂ« Mbrojtjes sĂ« Territorit (IMT) dhe Forcat e PolicisĂ« “Shqiponja”, duke refuzuar tĂ« largohej nga shtĂ«pia qĂ« i ishte caktuar pĂ«r prishje.

Rreth 15 punonjës e larguan me forcë nga çatia e shtëpisë ku ishte lidhur në shenjë kundërshtie ndaj operacionit. Pamjet e asaj skene mbeten të arkivuara nga xhirimet e Citizens.al atë ditë.

NĂ« nĂ«ntor 2021, Ledioni kishte krijuar njĂ« instalacion arti simbolik tĂ« quajtur “Muri i Turpit”, ku kronologjikisht pati renditur VKM-tĂ« dhe akt-marrĂ«veshjet qĂ« e detyruan tĂ« dorĂ«zonte banesĂ«n: 239 mÂČ pronĂ«, nga tĂ« cilat 108.7 mÂČ ndĂ«rtim dhe pjesa tjetĂ«r truall.

Katër vite më vonë, nga emigrimi, ai kërkon drejtësi për dhunën dhe dëmin që pësoi familja e tij.

Sot, Ledioni jeton nĂ« Itali dhe punon nĂ« njĂ« servis makinash nĂ« Genova. PavarĂ«sisht se po nxitonte pĂ«r tĂ« vajtur nĂ« punĂ«, nĂ« bisedĂ« telefonike ndau me mua gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r t’u kthyer dhe pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar nĂ«se drejtĂ«sia shqiptare do ta kĂ«rkojĂ«.

“Nuk mĂ« takon mua tĂ« vendos kush Ă«shtĂ« fajtor, por kam shpresĂ« dhe besim te drejtĂ«sia,” theksoi ai.

Ledioni kujtoi se kallëzimi ndaj Veliajt dhe zyrtarëve të tjerë fillimisht u hodh poshtë nga SPAK, pasi në atë kohë drejtuesi Arben Kraja argumentoi se Veliaj nuk kishte firmosur personalisht dokumente, ndërsa funksionarë të tjerë si ish-drejtori i IMT-së, Mariglen Qato nuk ishte subjekt i SPAK-ut.

Dosja kaloi në Prokurorinë e Tiranës, e cila, sipas tij, nuk e hetoi për dy vjet e gjysmë.

“Prokuroria e TiranĂ«s  nuk mĂ« njoftoi fare nĂ« vijueshmĂ«ri, ndĂ«rkohĂ« unĂ« insistoja gjithmonĂ« se çfarĂ« po bĂ«het me çështjen dhe sesi mund t’i ndihmoja,” theksoi Mziu nĂ« telefon.

Familja Mziu ka aktualisht dy çështje të hapura: një proces administrativ për kundërshtimin e shembjes; një kallëzim penal për përdorim force dhe shkelje të pronës, tashmë në duart e SPAK.

Ledioni thekson se banesa e tij u shemb ndërkohë që çështja ishte ende në shqyrtim në Gjykatën Administrative, duke e cilësuar ndërhyrjen si të paligjshme dhe abuzive.

“Pres qĂ« tĂ« hetohen ata qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« shkelje te banesa ime dhe te e gjithĂ« zona e ‘5 majit’, VKM-ja 533 Ă«shtĂ« e jashtĂ«ligjshme, sepse kur vendoset njĂ« zonĂ« e re pĂ«r zhvillim duhet tĂ« pyeten grupet e interesit, tĂ« cilĂ«t janĂ« banorĂ«t, qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast nuk janĂ« pyetur,” thekson Mziu.

NĂ« korrik 2025, familja Mziu u sistemua nĂ« njĂ« nga godinat e reja tĂ« zonĂ«s “5 Maji”, por jo sipas vendimit gjyqĂ«sor. Ata pĂ«rfituan njĂ« hapĂ«sirĂ« prej 303 mÂČ nĂ« vend tĂ« 462 mÂČ qĂ« kishte pĂ«rcaktuar gjykata.

“Familja jonĂ« nuk ka firmosur ende akt-marrĂ«veshjen me bashkinĂ«. Edhe bonusi i qirasĂ« nuk na u dha, sepse sipas tyre aplikuam me vonesĂ«,” shton ai.

Zona e 5 Majit, një rast klasik i xhentrifikimit

Në parashtrimet e dorëzuara në gjykatë, Ledioni nënvizon se rindërtimi në zonën e 5 Majit nuk ka ndjekur parimin e përfshirjes së banorëve dhe qytetarëve.

“NĂ« vend qĂ« tĂ« krijohen kushte pĂ«r mirĂ«qenie dhe strehim tĂ« banorĂ«ve tĂ« dĂ«mtuar, janĂ« ngritur ndĂ«rtesa shumĂ«katĂ«she qĂ« synojnĂ« pĂ«rfitim ekonomik pĂ«r grupe tĂ« caktuara,” pĂ«rmendet nĂ« dosjen e tij.

Projektimi i zhvillimit tĂ« lagjes “5 Maji” iu besua studios sĂ« arkitektit italian Stefano Boeri, i cili Ă«shtĂ« aktualisht nĂ«n hetim nga Prokuroria e Milanos pĂ«r njĂ« rrjet tĂ« dyshuar klientelist mes ndĂ«rtuesve dhe drejtuesve tĂ« administratĂ«s lokale. Ai pĂ«rmendet nĂ« tĂ« paktĂ«n tre hetime pĂ«r zhvillime tĂ« dyshimta urbane.

NĂ« TiranĂ«, projekti i “5 Majit” shpronĂ«soi me detyrim 222 familje. Pjesa mĂ« e madhe e banorĂ«ve u zhvendos pavarĂ«sisht se refuzuan marrĂ«veshjet me kushtet e ofruara nga Bashkia TiranĂ«.

Shembjet u kryen me urgjencë në vitin 2022, por inertet nuk u pastruan nga bashkia për së paku dy vite, duke ngritur dyshime për synimin e projektit dhe përdorimin e forcës.

Ashtu si zona e Kombinatit, edhe “5 Maji” u vendos nĂ«n zhvillim me justifikimin e “interesit publik” pas tĂ«rmetit tĂ« 26 nĂ«ntorit 2019. Por nĂ« praktikĂ«, lagjet u transformuan nĂ« projekte tĂ« mĂ«dha ndĂ«rtimi, qĂ« ndryshuan fizionominĂ« sociale tĂ« zonave dhe rritĂ«n çmimet e banesave pĂ«rreth.

Lexoni gjithashtu:

The post Shembjet te “5 Maji” nĂ« SPAK: Familja Mziu kĂ«rkon drejtĂ«si appeared first on Citizens.al.

❌