❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nis puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030 

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ NĂ« MinistrinĂ« pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme (MEPJ) u zhvillua sot mbledhja e Grupit NdĂ«rinstitucional tĂ« PunĂ«s pĂ«r Hartimin e StrategjisĂ« KombĂ«tare tĂ« DiasporĂ«s 2026–2030.

Zëvendësministrja Miriam Shyti theksoi rëndësinë e angazhimit të Qeverisë për forcimin e rolit të diasporës në zhvillimin kombëtar dhe procesin e integrimit evropian.

Ky proces, i mbështetur teknikisht nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), si dhe nga ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë, synon të zhvillohet përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar ndërinstitucionalisht. Strategjia do të diskutohet më gjerësisht gjatë takimeve të dedikuara në Samitin e Diasporës që pritet të mbahet në prill 2026.

Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030 do të jetë në përputhje me Programin e Qeverisë 2025-2029, Kompaktin Global për Migracionin, Agjendën 2030 dhe politikat e Bashkimit Evropian.

Ajo synon konsolidimin e kuadrit ekzistues strategjik kombëtar dhe trajtimin e diasporës jo vetëm si burim remitancash, por si partner strategjik dhe aktor kyç i zhvillimit dhe diplomacisë publike të vendit.

Zv.ministrja Shyti theksoi se deri në vitin 2030, diaspora shqiptare synohet të jetë një partner i institucionalizuar, bashkëkrijues i politikave publike dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, shoqëror, kulturor dhe demokratik të vendit, duke kontribuar gjithashtu në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Ky proces përfaqëson një qasje të re strategjike për angazhimin e diasporës shqiptare, duke krijuar mundësi për përfshirjen e saj aktive në vendimmarrje dhe projekte zhvillimore që lidhen me ekonominë, arsimin, kulturën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post Nis puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berati, qyteti i “njĂ« mbi njĂ« dritareve”, merr ngjyrat e dashurisĂ« nĂ« prag tĂ« ShĂ«n Valentinit

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Berati, qyteti historik i njohur si “qyteti i njĂ« mbi njĂ« dritareve”, Ă«shtĂ« veshur me zbukurime tĂ« veçanta nĂ« prag tĂ« DitĂ«s sĂ« ShĂ«n Valentinit, duke krijuar njĂ« atmosferĂ« tĂ« ngrohtĂ« dhe romantike pĂ«r banorĂ«t dhe vizitorĂ«t.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga qyteti, me rrugët dhe sheshet e mbushura me drita, dekorime dhe elemente festive që simbolizojnë dashurinë dhe bashkëjetesën.

Zbukurimet përfshijnë zemra të mëdha të ndriçuara, fenerë ngjyrë të kuq, si dhe instalime artistike që nxisin vizitorët të kapin momentet më të bukura të qytetit historik.

Qyteti i Beratit, i njohur për arkitekturën e tij karakteristike me shtëpi të vjetra të bardha dhe dritare të shumta që duket sikur janë të vendosura njëra mbi tjetrën, ofron një sfond perfekt për festimin e dashurisë dhe promovimin e turizmit lokal.

/a.f/r.e/

The post Berati, qyteti i “njĂ« mbi njĂ« dritareve”, merr ngjyrat e dashurisĂ« nĂ« prag tĂ« ShĂ«n Valentinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Pengimi i drejtësisë është kërcënim për integrimin, të gjithë në shesh nesër

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmĂ«roi se nesĂ«r do tĂ« jetĂ« njĂ« ditĂ« vendimtare pĂ«r integrimin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Evropian, duke akuzuar qeverinĂ« e kryeministrit Edi Rama pĂ«r pengimin e drejtĂ«sisĂ« dhe mbrojtjen e korrupsionit.

Në protestën e përjavshme sot para godinës së Kryeministrisë, ku është vendosur edhe foltorja, Berisha u shpreh se vendimi i Ramës për të mos dorëzuar imunitetet dhe për të mbrojtur interesat personale dhe të të afërmve përbën një kërcënim për shqiptarët dhe për rrugën europiane të vendit.

“Do tĂ« asgjĂ«sojĂ« drejtĂ«sinĂ«, shtetin ligjor, KushtetutĂ«n, pĂ«r tĂ« mbrojtur paratĂ« e krimit, vilat, apartamentet, kontot bankare brenda dhe jashtĂ«â€, tha Berisha.

Berisha kujtoi se integrimi nĂ« BE ka qenĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr e gjeneratave shqiptare, qĂ« filloi me rininĂ« e viteve ’90 dhe vazhdoi me proceset e liberalizimit tĂ« vizave dhe marrjen e statusit tĂ« kandidatit.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka qenë lokomotiva e këtyre proceseve, duke garantuar progresin e vendit drejt standardeve evropiane.

Sipas Berishës, qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin dhe funksionon në shkelje të votës dhe të interesit të qytetarëve.

“Dy ditĂ« mĂ« parĂ« ai u ftua tĂ« shkonte nĂ« Bruksel pĂ«r t’i komunikuar kĂ«to qĂ« ne kĂ«rkojmĂ« sotË shtetin ligjor, heqjen e imuniteteve, gjykimin e korrupsionit”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi administratën për lidhje me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, që sipas tij kanë pasuruar një grup të vogël individësh, ndërsa gjysma e shqiptarëve ndodhen në varfëri ose rrezik varfërie, pa mundësi për të siguruar jetesën e familjeve të tyre.

Ish-kryeministri bëri thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në protesta, duke i cilësuar ato si të ligjshme dhe të domosdoshme për mbrojtjen e shtetit ligjor, drejtësisë dhe rrugës europiane të Shqipërisë.

”Dhe nesĂ«r Ă«shtĂ« beteja pĂ«r integrimin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE, pĂ«r dyert e hapura tĂ« ShqipĂ«risĂ«. NesĂ«r, mesazhi ynĂ« Ă«shtĂ« njĂ« dhe vetĂ«m njĂ«, mos guxo tĂ« luash me fatin e shqiptarĂ«ve”, tha Berisha.

Kreu i PD-së, Berisha komentoi edhe deklaratën e Komisionit Europian, i cili në një reagim për mediet bënte thirrje për të mos penduar drejtësinë.

“Le tĂ« bĂ«hemi ne pĂ«rmbaruesit e vendimit. NesĂ«r, e gjithĂ« ShqipĂ«ria nĂ« TiranĂ«. Tirana nĂ« bulevardet dhe rrugĂ«t e saj”, u shpreh Berisha.

/a.f/r.e/

The post Berisha: Pengimi i drejtësisë është kërcënim për integrimin, të gjithë në shesh nesër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krujë, afro pesë mijë vizitorë në Muzeun Historik dhe Etnografik gjatë janarit


TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Muzeu Historik dhe Etnografik i KrujĂ«s vazhdon tĂ« tĂ«rheqĂ« vizitorĂ« vendas e tĂ« huaj, duke shĂ«rbyer si njĂ« urĂ« mes historisĂ« dhe traditĂ«s shqiptare.
Vetëm gjatë muajit janar 2026, ky muze priti rreth 4948 vizitorë, sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Muzeu Etnografik, i vendosur brenda kalasĂ« sĂ« KrujĂ«s, funksionon nĂ« shtĂ«pinĂ« e familjes Toptani, njĂ« ndĂ«rtesĂ« tip “çardak” e vitit 1764 dhe e kategorizuar si monument kulture i kategorisĂ« sĂ« parĂ«.

Brenda këtij muzeu, vizitorët mund të shohin një pamje të plotë të zejeve tradicionale shqiptare dhe të mënyrës së jetesës së paraardhësve tanë, që arrin deri 300 vite më parë.

Rreth 90% e objekteve të ekspozuara janë origjinale dhe 100% funksionale, duke përfshirë sende prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi dhe leshi.

Ekspozita përfshin qëndisma dhe punime artizanale të mjeshtërisë shqiptare, me moshë që varion nga 60 deri në 500 vjet. Muzeu u përurua më 20 nëntor 1989 dhe që atëherë është një pikë referimi për kulturën dhe traditën e Krujës dhe të gjithë Shqipërisë.

/r.e/a.f/

The post Krujë, afro pesë mijë vizitorë në Muzeun Historik dhe Etnografik gjatë janarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çështja “Balluku”, PD reagon lidhur me qĂ«ndrimin e KE

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me situatĂ«n e krijuar rreth mandatit tĂ« zĂ«vendĂ«skryeministres dhe ministres sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku dhe pĂ«rplasjen institucionale mes SPAK-ut, Kuvendit dhe KryeministrisĂ«, duke theksuar se Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« qĂ« tĂ« trajtojĂ« pa vonesĂ« kĂ«rkesat pĂ«r heqjen e imunitetit tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« tij.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian duke iu përgjigjur interesit të medieve, nënvizoi se lufta efektive kundër korrupsionit mbetet e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Komisioni Evropian vuri gjithashtu theksin te rëndësia e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit.

“BE i kushton rĂ«ndĂ«si shumĂ« tĂ« madhe sundimit tĂ« ligjit dhe pavarĂ«sisĂ« sĂ« gjyqĂ«sorit nĂ« ShqipĂ«ri, si dhe punĂ«s sĂ« bĂ«rĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si. Komisioni Evropian monitoron dhe raporton mbi pĂ«rparimin nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ« nĂ« kontekstin e negociatave tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« monitorojmĂ« nga afĂ«r dhe tĂ« mbĂ«shtesim konsolidimin e sundimit tĂ« ligjit dhe pavarĂ«sisĂ« sĂ« gjyqĂ«sorit nĂ« ShqipĂ«ri, si pjesĂ« e procesit tĂ« integrimit evropian tĂ« vendi”, citohet deklarata.

“NĂ« raportin e saj pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r vitin 2025, Komisioni vuri nĂ« dukje se, ndonĂ«se qĂ«ndrueshmĂ«ria e gjyqĂ«sorit Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, pĂ«rpjekjet e shtuara nga zyrtarĂ« publikĂ« ose politikanĂ« pĂ«r tĂ« ushtruar ndĂ«rhyrje dhe presion tĂ« padrejtĂ« mbi sistemin gjyqĂ«sor mbetĂ«n njĂ« çështje shqetĂ«suese serioze”, thuhet mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«n pĂ«r mediet.

Në këtë kontekst, Komisioni ka rekomanduar forcimin e llogaridhënies dhe reduktimin e ndërhyrjeve politike në gjyqësor dhe në shërbimet e prokurorisë.

Institucionet e BE-së konfirmuan se janë në dialog të rregullt me autoritetet shqiptare dhe se Komiteti BE-Shqipëri për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, që pritet të zhvillohet në fillim të marsit, do të shërbejë si një tjetër hapësirë për diskutimin e reformës në drejtësi.

Pas këtij qëndrimi të Komisionit Evropian, ka reaguar edhe opozita.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, vlerësoi deklaratën e KE-së, duke e cilësuar atë si një qëndrim të qartë dhe parimor në mbrojtje të sundimit të ligjit dhe pavarësisë së drejtësisë.

Sipas Boçit, kërkesa e Komisionit Evropian që Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut vjen në një moment kritik, kur, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur përballjen politike me institucionet e reja të drejtësisë.

Ai theksoi se zvarritja e kësaj çështjeje përbën një goditje ndaj thelbit të reformës në drejtësi dhe rrezikon seriozisht procesin e integrimit evropian të vendit.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili përshëndeti qëndrimin e Komisionit Evropian dhe e cilësoi atë si një apel të drejtpërdrejtë për Kuvendin që të mos pengojë drejtësinë.

Bardhi deklaroi se qëndrimi i KE-së është një mesazh i qartë se imuniteti politik nuk përbën standard evropian dhe se Shqipëria nuk mund të avancojë drejt Bashkimit Evropian duke, sipas tij, mbajtur peng drejtësinë për interesa politike.

/a.f/r.e/

The post Çështja “Balluku”, PD reagon lidhur me qĂ«ndrimin e KE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sula merr detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Ibrahimaj: Inspektimet me logjikë përmirësimi, jo ndëshkimi


TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Ministrja e EkonomisĂ« dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot Dashnor SulĂ«n nĂ« detyrĂ«n e Kryeinspektorit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, nĂ« krye tĂ« Inspektoratit Qendror.

NĂ« fjalĂ«n e saj, ministrja Ibrahimaj vlerĂ«soi kontributin shumĂ«vjeçar tĂ« ish-kryeinspektorit ShkĂ«lqim Hajdari, duke theksuar se reforma nĂ« sistemin e inspektimeve Ă«shtĂ« njĂ« proces i nisur prej vitesh, i cili ka hyrĂ« tashmĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re zbatimi, pas miratimit tĂ« ligjit tĂ« ri “PĂ«r inspektimet”.

Sipas saj, Inspektorati i Përgjithshëm ka një rol kyç si institucion koordinues i gjithë sistemit të inspektimeve, i cili vijon të përballet me sfida dhe kërkon përmirësim të vazhdueshëm.

Ministrja nënvizoi se në mandatin e ri qeverisës, vizioni i qeverisë është që biznesi ta shohë shtetin dhe institucionet publike si partnerë.

“Inspektimet nuk duhet tĂ« kenĂ« logjikĂ«n e ndĂ«shkimit, por atĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«simit, duke synuar pĂ«rmbushjen sa mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« legjislacionit dhe rritjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve dhe produkteve tĂ« ofruara nĂ« treg”, nĂ«nvizoi Ibrahimaj.

Duke u ndalur te përmbajtja e reformës, Ibrahimaj theksoi se ligji i ri parashikon masa rekomanduese si hap të parë përpara penaliteteve, si dhe ndarjen e qartë të funksioneve për shmangien e konfliktit të interesit në vendosjen dhe shqyrtimin e gjobave.

Këto procese tashmë po menaxhohen nga Inspektorati i Përgjithshëm, duke i dhënë zbatim konkret reformës.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme e reformës, sipas ministres, është profesionalizimi i trupës së inspektorëve përmes një sistemi të qëndrueshëm rekrutimi dhe trajnimi, si dhe ndërtimi i sistemeve të bazuara në analiza risku dhe digjitalizim, me qëllim rritjen e transparencës dhe forcimin e besueshmërisë së institucioneve inspektuese.

Në këtë kontekst, ministrja Ibrahimaj shprehu besimin se përvoja e gjatë administrative dhe politike e Sulës do të kontribuojë në përmbylljen e reformës dhe në forcimin e marrëdhënies së shtetit me biznesin, në përputhje me standardet evropiane.

Nga ana e tij, Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula vlerësoi besimin e dhënë dhe theksoi se përkushtimi, integriteti dhe drejtësia do të jenë parimet udhëheqëse të punës së tij. Ai nënvizoi rëndësinë e respektimit të biznesit të ndershëm, forcimit të sistemeve dhe bashkëpunimit institucional për të garantuar një sistem inspektimesh të drejtë, transparent dhe efektiv.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se viti në vijim do të jetë vendimtar për përmbylljen e reformës së inspektimeve, riorganizimin e inspektorateve dhe funksionalizimin e plotë të sistemeve të reja në shërbim të bizneseve dhe qytetarëve.

Prezantimi i Kryeinspektorit të ri të Përgjithshëm
1 nga 4

/a.f/r.e/

The post Sula merr detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Ibrahimaj: Inspektimet me logjikë përmirësimi, jo ndëshkimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Të shqetësuar për zhvillimet në Hagë, drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali reagoi lidhur me zhvillimet e sotme nĂ« Dhomat e Specializuara nĂ« HagĂ«, ku Prokuroria paraqiti propozimin e dĂ«nimeve ndaj ish-drejtuesve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas Spiropalit, kohëzgjatja e paraburgimit, që tashmë ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, dhe natyra e akuzave të ngritura ngrenë pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.

Kjo situatë, vijoi ajo, ushqen gjithnjë e më shumë perceptimin e një ashpërsie të njëanshme në trajtimin e kësaj çështjeje, sidomos kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar përgjegjësit e aparatit shtypës të regjimit serb.

“Edhe sot, shumĂ« nga krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullsisĂ« civile tĂ« KosovĂ«s mbeten tĂ« patrajtuara dhe pa pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« penale. Kjo pabarazi nĂ« ndjekjen e drejtĂ«sisĂ« rrezikon tĂ« krijojĂ« ndjesinĂ« e standardeve tĂ« dyfishta dhe tĂ« cenojĂ« besimin e publikut nĂ« drejtĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare”, tha ajo.

Ne besojmë, vijon Spiropali, se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme, e balancuar dhe e mbështetur në prova të pakontestueshme, pa krijuar perceptimin e trajtimeve selektive ndaj palëve të përfshira në konflikt.

Sipas saj, drejtësia që perceptohet si e njëanshme rrezikon të dëmtojë besimin publik dhe të lërë plagë të reja në një rajon që ka nevojë për pajtim të qëndrueshëm.

“Ushtria Çlirimtare e KosovĂ«s ishte njĂ« lĂ«vizje çlirimtare qĂ« gĂ«zoi mbĂ«shtetjen e gjerĂ« tĂ« bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« pĂ«rballje me njĂ« regjim qĂ« ushtroi dhunĂ« sistematike, spastrim etnik dhe krime tĂ« dokumentuara gjerĂ«sisht ndaj popullsisĂ« civile. Çdo proces gjyqĂ«sor qĂ« trajton individĂ« tĂ« asaj lufte duhet tĂ« ruajĂ« me kujdes dallimin thelbĂ«sor midis pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« individuale penale dhe karakterit historik tĂ« luftĂ«s pĂ«r liri”, deklaroi ministrja.

Sipas Spiropalit, Gjykata ka sot një përgjegjësi të veçantë për të garantuar që procesi të mos lejojë që gjuha dhe qasja e Prokurorisë të prekin padrejtësisht luftën çlirimtare, historinë e pavarësisë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për liri.

“VetĂ«m njĂ« vendim i drejtĂ«, i bazuar nĂ« prova dhe nĂ« standardet mĂ« tĂ« larta tĂ« drejtĂ«sisĂ«, mund tĂ« largojĂ« hijen e rĂ«ndĂ« qĂ« kĂ«to qĂ«ndrime kanĂ« hedhur mbi kujtesĂ«n historike tĂ« njĂ« lufte tĂ« drejtĂ«â€, tha ajo.

Shqipëria, deklaroi ministrja, riafirmon se drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin, jo për të krijuar narrativa që rishkruajnë historinë ose relativizojnë përgjegjësitë e njohura ndërkombëtarisht për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ministrja theksoi rëndësinë që procedurat të përmbyllen brenda një afati të arsyeshëm dhe me respekt të plotë për standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen mbi drejtësi të besueshme, që forcon paqen dhe jo perceptime padrejtësie.

“Republika e ShqipĂ«risĂ« do tĂ« vijojĂ« ta ndjekĂ« me vĂ«mendje kĂ«tĂ« proces dhe mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj vlerave tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s, drejtĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe dinjitetit tĂ« luftĂ«s çlirimtare tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s”, deklaroi Spiropali.

/a.f/r.e/

The post Spiropali: Të shqetësuar për zhvillimet në Hagë, drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën dhe pajtimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pr.ligji “PĂ«r shĂ«rbimin e jashtĂ«m”, Balla: Roli i diplomacisĂ«, jetik pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« BE

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste dhe drejtues politik i PS pĂ«r DiasporĂ«n, Taulant Balla shprehu mbĂ«shtetjen pĂ«r projektligjin “PĂ«r shĂ«rbimin e jashtĂ«m nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« Komisionin pĂ«r PolitikĂ«n e Jashtme, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e forcimit tĂ« diplomacisĂ« shqiptare nĂ« njĂ« moment kyç pĂ«r vendin.

“Edhe si kryetar i grupit tĂ« shumicĂ«s shpreh mbĂ«shtetjen tonĂ« pĂ«r t’u votuar ky projektligj, me shpresĂ«n dhe pritshmĂ«rinĂ« qĂ« tĂ« ndikojĂ« pozitivisht nĂ« forcimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« shĂ«rbimit tonĂ« diplomatik”, u shpreh Balla.

Ai nënvizoi se Shqipëria ndodhet në një pozicion të ri në arenën ndërkombëtare, rezultat i arritjeve të viteve të fundit.

“Po tĂ« kemi parasysh sfidat qĂ« kemi pĂ«rpara, jo vetĂ«m pritshmĂ«rinĂ« tonĂ«, tanimĂ« jo thjesht njĂ« Ă«ndĂ«rr, por njĂ« realitet i prekshĂ«m pĂ«r ta parĂ« flamurin e SkĂ«nderbeut tĂ« valĂ«vitet nĂ« oborrin e Brukselit deri mĂ« 28 nĂ«ntor tĂ« 2030-Ă«s, por edhe sfidat e tjera qĂ« vijnĂ«, pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu edhe sfida tĂ« reja tĂ« krijuara edhe si njĂ« vend firmĂ«tar tanimĂ« i Bordit tĂ« Paqes, por edhe samiti i vitit tĂ« ardhshĂ«m i NATO-s nĂ« ShqipĂ«ri, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kurorĂ«zim i njĂ« pune intensive ku pa dyshim kanĂ« vlerĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« kontribuar nĂ« MinistrinĂ« e Jashtme”, tha ai.

Duke u ndalur te projektligji, Balla tha se ndryshimet ligjore duhet të shoqërohen me zbatim cilësor.

“Ligji sjell risi, sjell ndryshime dhe nganjĂ«herĂ« ligjet mund tĂ« jenĂ« shumĂ« tĂ« mira, por e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« cilĂ«sia e zbatimit. KĂ«shtu qĂ« kam besim shumĂ« qĂ« do tĂ« zbatohet ky ligj nga ana juaj dhe nga ana e drejtuesve tĂ« tjerĂ« tĂ« ministrisĂ«, me rigorozitetin dhe me dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« ShqipĂ«risĂ« sonĂ« europiane njĂ« trup diplomatik tĂ« standardeve evropiane”, vuri nĂ« dukje Balla.

/a.f/r.e/

The post Pr.ligji “PĂ«r shĂ«rbimin e jashtĂ«m”, Balla: Roli i diplomacisĂ«, jetik pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapen aplikimet për kompensimin e shpenzimeve të arsimit të fëmijëve për individët me tatim të mbipaguar

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Administrata Tatimore ka hapur aplikimet pĂ«r pĂ«rfitimin e kompensimit tĂ« shpenzimeve pĂ«r arsimimin e fĂ«mijĂ«ve pĂ«r tĂ« gjithĂ« individĂ«t qĂ« kanĂ« plotĂ«suar deklaratĂ«n DIVA dhe kanĂ« rezultuar me tatim tĂ« mbipaguar, pas zbritjes sĂ« shpenzimeve tĂ« lejuara me vlerĂ« 48 mijĂ« lekĂ«, apo deri nĂ« 100 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit.

Aplikimi kryhet nĂ«pĂ«rmjet sistemit online “e-Filing” dhe, pas dorĂ«zimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s, shuma e kompensimit do tĂ« transferohet nĂ« llogaritĂ« bankare tĂ« deklaruara nga pĂ«rfituesit gjatĂ« procesit tĂ« aplikimit.

Sipas DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Tatimeve, tĂ« gjithĂ« individĂ«t qĂ« pas zbritjes sĂ« shpenzimeve pĂ«r fĂ«mijĂ«t kanĂ« rezultuar me tatim tĂ« mbipaguar, mund tĂ« nisin procedurĂ«n e aplikimit pĂ«r rimbursim duke dorĂ«zuar deklaratĂ«n DIVA 2025 nĂ« llogarinĂ« e tyre personale nĂ« “e-Filing”.

Gjatë aplikimit, kërkohet bashkëngjitja e dokumentacionit përkatës, përfshirë të dhënat e llogarisë bankare personale, certifikatën familjare si dhe dokumentet që vërtetojnë shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve. Këto dokumente përfshijnë kontratat me institucionet arsimore dhe faturat e pagesave, si dhe faturat për shpenzime të tjera arsimore, përfshirë edhe pagesat për kurse të gjuhëve të huaja.

Administrata Tatimore sqaron se kërkesa për rimbursim mund të refuzohet në rastet kur deklarata DIVA 2025 nuk rezulton me mbipagesë, kur dokumentacioni i paraqitur është i paplotë ose i pasaktë, si dhe kur shpenzimet nuk janë të ligjshme, ose nuk janë deklaruar në DIVA.

Procedura e aplikimit realizohet pas hyrjes nĂ« sistemin “e-Tax”, ku individĂ«t duhet tĂ« krijojnĂ« njĂ« çështje tĂ« re si kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim, duke zgjedhur modulin “eFiling Im” dhe opsionin â€œĂ‡Ă«shtjet e mia”. MĂ« pas pĂ«rzgjidhet lloji i çështjes “Pyetje tĂ« pĂ«rgjithshme”, ku hapet njĂ« format pĂ«r paraqitjen e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r rimbursim tĂ« tatimit tĂ« mbipaguar, sipas vlerĂ«s sĂ« shfaqur nĂ« deklaratĂ«n DIVA.

Shuma e kompensimit që përfitohet ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe nivelit të shpenzimeve të zbritura, të cilat varen edhe nga numri i fëmijëve në ngarkim. Për individët me të ardhura vjetore deri në 1,2 milionë lekë, shpenzimet fikse për arsim mund të zbriten deri në vlerën maksimale prej 100 mijë lekësh.

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi “e-Tax” pas deklarimit tĂ« tĂ« ardhurave, edhe pĂ«r ata individĂ« qĂ« nuk kanĂ« detyrimin ligjor pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« deklarimin.

Diferenca e tatimit vjetor të paguar ose tatimi i mbipaguar që rezulton nga rillogaritja, pas zbritjes së bazës së tatueshme prej 48 mijë lekësh në vit, pavarësisht nivelit të të ardhurave, apo 100 mijë lekësh për ata me të ardhura deri në 1,2 milionë lekë në vit, do të jepet si kompensim për shpenzimet e arsimit të fëmijëve, pas paraqitjes së kërkesës për aplikim.

Sistemi për plotësimin e DIVA u hap më 22 janar dhe afati për deklarim është deri më 31 mars. Afati për aplikimin për kompensim është deri në tre muaj pas plotësimit të deklaratës DIVA.

/r.e/a.f/

The post Hapen aplikimet për kompensimin e shpenzimeve të arsimit të fëmijëve për individët me tatim të mbipaguar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, fokus te shkollat dhe siguria e nxënësve


TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« vendin po vijon puna pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike tĂ« zaptuara nga subjektet private.

Kryeministri Edi Rama publikoi sërish sot pamje nga ndërhyrjet në terren.

“Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike, sot i fokusuar rreth shkollĂ«s “Ndre Mjeda” nĂ« ShkodĂ«r, me qĂ«llim krijimin e njĂ« mjedisi mĂ« tĂ« sigurt e funksional pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe komunitetin”, deklaroi Rama.

Nisma Ă«shtĂ« pjesĂ« e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve tĂ« mikpritjes nĂ« çdo qytet tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

E nisur në muajin korrik të vitit që lamë pas, kjo nismë është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.

Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje.

PĂ«rmes portalit “HapĂ«sira ime publike”, qytetarĂ«t kanĂ« raportuar deri tani 18 515 raste shkeljesh. Nga kĂ«to, 14 416 janĂ« zgjidhur, ndĂ«rsa 4099 raste janĂ« nĂ« proces shqyrtimi.

/r.e/a.f/

The post Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, fokus te shkollat dhe siguria e nxënësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bizneset paguanin energjinë si familjarë, FSHU: Do të përballen me penalitete

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ DhjetĂ«ra biznese nĂ« kryeqytet vazhdonin tĂ« paguanin energjinĂ« elektrike si familjarĂ«, pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar tarifa mĂ« tĂ« ulĂ«ta, pavarĂ«sisht se ushtronin aktivitet ekonomik.

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE-së, ka intensifikuar kontrollet në terren për verifikimin e kontratave të energjisë elektrike dhe për përditësimin e tarifimit sipas sistemit të ri.

Administratori i FSHU, Algert Luzi, gjatë një interviste në medie, deklaroi se më së shumti janë konstatuar shkelje në godinat e reja të banimit, ku apartamentet e përdorura për banim janë shndërruar në zyra dhe biznese.

“JanĂ« konstatuar zyra noterie, kontabiliteti, klinika dentare dhe biznese estetike”, tha Luzi.

Sipas FSHU, ky fenomen lidhet me regjistrime të vjetra dhe mungesën e përditësimit të kontratave, ndërkohë që objektet përdoren realisht për qëllime ekonomike.

Për këtë arsye, kompania ka nisur një proces të gjerë verifikimi dhe u bën thirrje bizneseve, organizatave jofitimprurëse dhe personave fizikë që ushtrojnë aktivitet tregtar, të kontrollojnë kategorinë e kontratës dhe të kryejnë përditësimin e nevojshëm.

Luzi shtoi se bizneset që do të gjenden përsëri në shkelje do të përballen me penalitete.

“AbonentĂ«t familjar qĂ« konsumojnĂ« mbi 700 kWh tarifohen me 9.5 lekĂ«/kWh, ndĂ«rsa subjektet tarifohen me 14 lekĂ«/kWh. Pas verifikimit, tarifimi ndryshon direkt dhe nĂ«se konstatohet pĂ«rsĂ«ri shkelje, do tĂ« ndĂ«rmerren masa penale”, theksoi ai.

FSHU bën thirrje për bashkëpunim të ngushtë me grupet e kontrollit, me qëllim shmangien e penaliteteve dhe garantimin e një sistemi tarifimi të drejtë për të gjithë konsumatorët. /a.gj/ /a.g/

The post Bizneset paguanin energjinë si familjarë, FSHU: Do të përballen me penalitete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Të marrim në dorë fatet e Shqipërisë më 10 shkurt

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha u bĂ«ri sot thirrje qytetarĂ«ve qĂ« t’i bashkohen protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s mĂ« datĂ« 10 shkurt, nĂ« TiranĂ«.

NĂ« njĂ« videomesazh pĂ«rmes rrjeteve sociale, Berisha tha se qytetarĂ«t duhet “tĂ« marrim fatet nĂ« dorĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«, t’i qĂ«ndrojmĂ« ligjeve dhe kushtetutĂ«s sĂ« vendit, si rruga e vetme e integrimit nĂ« BE si dhe pĂ«r rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit dhe KushtetutĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri”.

“DitĂ«n e martĂ«, secili prej jush proteston, shpreh revoltĂ«n nĂ« kryengritjen paqĂ«sore tĂ« opozitĂ«s, jo vetĂ«m pĂ«r vete, por pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tij, pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, dhe si asnjĂ«herĂ« tjetĂ«r, pĂ«r tĂ« ardhmen evropiane tĂ« kĂ«tij vendi”, u shpreh ai.

Kreu i PD-së reagoi edhe ndaj deklaratë së kryeministrit Rama lidhur me vendimin e Kushtetueses për zëvendëskryeministren Balluku.

Sipas tij, Rama po injoron vendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese dhe po cenon shtetin ligjor dhe se “nĂ« rajon, nĂ« EuropĂ« dhe nĂ« botĂ«, gjykatat kanĂ« pezulluar jo vetĂ«m ministra, por edhe kryeministra”.

“Ky vendim, do tĂ« jetĂ« mesa duket vendimi mĂ« i paprecedentĂ« qĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« BE, sepse Ă«shtĂ« absolutisht i paprecedentĂ« qĂ«ndrimi dhe vendimi i Edi RamĂ«s, pĂ«r tĂ« asgjĂ«suar shtetin ligjor me njĂ« grusht shteti, brenda shtetit”, u shpreh Berisha.

/r.e/

The post Berisha: Të marrim në dorë fatet e Shqipërisë më 10 shkurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bardhi: Çdo vonesĂ« e mbledhjes sĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve pĂ«r Ballukun, pengim i drejtĂ«sisĂ«

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi sot se drejtĂ«sia duhet tĂ« funksionojĂ« e pavarur dhe sipas parimeve tĂ« shtetit ligjor, pa ndikime politike.

Bardhi reagoi pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi si mosvendimmarrje qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e pezullimit të një anëtari të qeverisë, duke e vlerësuar situatën si problem serioz për balancën mes pushteteve, teksa theksoi se qeveria do të vijojë përpjekjet për ta kundërshtuar këtë praktikë në rrugë institucionale.

Bardhi vuri në dukje se çdo ndërhyrje politike në vendimet e drejtësisë rrezikon parimet e ndarjes së pushteteve dhe barazisë para ligjit.

“Sa herĂ« qĂ« drejtĂ«sia i afrohet pushtetit tĂ« tij tĂ« kriminalizuar dhe tĂ« korruptuar, Edi Rama zgjedh sulmin kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«â€, tha Bardhi.

Ai theksoi se drejtësia nuk është pronë e askujt dhe nuk ka nevojë për mbikëqyrje politike, por për respektimin e ligjit nga të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

“Kur njĂ« KryeministĂ«r del publikisht pĂ«r tĂ« delegjitimuar njĂ« vendim gjykate, ai nuk po mbron vetĂ«m njĂ« ministre. Po mbron pushtetin e vet pĂ«r ta vendosur atĂ« mbi ligjin. Dhe çdo fjali e RamĂ«s tregon njĂ« gjĂ«: ai nuk e pranon kufirin e ligjit, duke shpallur veten “garant tĂ« vetĂ«m” tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Por nĂ« njĂ« shtet ligjor drejtĂ«sinĂ« nuk e garanton as njĂ« njeri, as njĂ« parti. E garanton Kushtetuta. E garanton ndarja e pushteteve. E garanton barazia para ligjit”, deklaroi Bardhi.

Ai bëri thirrje që Këshilli i Mandateve të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut, duke nënvizuar se çdo vonesë e mëtejshme mund të perceptohet si pengim ndaj drejtësisë.

“Ligji nuk negociohet, ai zbatohet”, theksoi Bardhi.

/r.e/

The post Bardhi: Çdo vonesĂ« e mbledhjes sĂ« KĂ«shillit tĂ« Mandateve pĂ«r Ballukun, pengim i drejtĂ«sisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PesĂ« qytete shqiptare mes destinacioneve tĂ« rekomanduara pĂ«r t’u vizituar nga platforma tĂ« huaja

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ ShqipĂ«ria vijon tĂ« tĂ«rheqĂ« vĂ«mendjen e platformave ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« udhĂ«timeve, me qytetet e saj qĂ« kombinojnĂ« trashĂ«giminĂ« historike, natyrĂ«n dhe jetĂ«n moderne.

Sipas Europexplores dhe Dreaming Travel, pesĂ« qytete shqiptare renditen ndĂ«r destinacionet mĂ« tĂ« rekomanduara pĂ«r t’u vizituar.

NĂ« krye tĂ« listĂ«s Ă«shtĂ« Tirana, kryeqyteti i vendit, e pĂ«rshkruar si njĂ« qytet me atmosferĂ« tĂ« gjallĂ« dhe njĂ« pĂ«rzierje tĂ« harmonizuar tĂ« historisĂ«, kulturĂ«s dhe zhvillimit modern. Monumente si sheshi “SkĂ«nderbej” dhe Muzeu Historik KombĂ«tar cilĂ«sohen si pika kyçe qĂ« pasqyrojnĂ« identitetin e qytetit.

Shkodra vlerësohet për rëndësinë e saj historike dhe pozicionin pranë liqenit të Shkodrës, ndërsa kalaja e Rozafës përmendet si një nga atraksionet kryesore, që ofron pamje panoramike mbi qytetin dhe zonën përreth.

Në jug, Vlora renditet si një destinacion i rëndësishëm bregdetar, e njohur për plazhet përgjatë Jonit dhe për vlerën historike si qyteti ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Manastiri i Zvërnecit dhe atraksionet natyrore përreth përmenden si elementë që e pasurojnë ofertën turistike.

Saranda përshkruhet si një destinacion ideal për pushime bregdetare, me akses të afërt në Parkun Kombëtar të Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, duke ofruar mundësi për turizëm natyror dhe kulturor.

Lista plotësohet nga Gjirokastra, e njohur për arkitekturën osmane dhe shtëpitë karakteristike prej guri. Kalaja e Gjirokastrës vlerësohet për pamjen panoramike që ofron mbi qytetin dhe rrethinat, duke e bërë qytetin një ndalesë të rëndësishme për vizitorët e interesuar në histori dhe trashëgimi kulturore.

Sipas vlerësimeve të platformave ndërkombëtare, këto qytete përfaqësojnë potencialin e Shqipërisë si një destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar në rajon.

/r.e/

The post PesĂ« qytete shqiptare mes destinacioneve tĂ« rekomanduara pĂ«r t’u vizituar nga platforma tĂ« huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ceremoni përkujtimore në nderim të dy punonjësve të Policisë, rënë në krye të detyrës

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ NĂ« RrĂ«shen dhe LezhĂ« u zhvilluan sot ceremoni pĂ«rkujtimore nĂ« nderim tĂ« dy punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ«, tĂ« rĂ«nĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s, duke lĂ«nĂ« njĂ« shembull sakrifice dhe pĂ«rkushtimi pĂ«r jetĂ«n e qytetarĂ«ve.

NĂ« 20-vjetorin e rĂ«nies nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s tĂ« ish-punonjĂ«sit tĂ« PolicisĂ«, Fran Kaçorri, i shpallur “DĂ«shmor i Atdheut”, u zhvillua njĂ« ceremoni nĂ« RrĂ«shen, ku morĂ«n pjesĂ« familjarĂ«t e dĂ«shmorit, drejtues tĂ« DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« LezhĂ« dhe tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« MirditĂ«, kolegĂ« dhe punonjĂ«s policie, si dhe tĂ« afĂ«rm tĂ« Kaçorrit.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e tij, u vendosën kurora me lule. Fran Kaçorri ra në krye të detyrës më 8 shkurt 2006, duke dhënë jetën në shërbim të rendit, sigurisë dhe qytetarëve.

Po gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, nĂ« LezhĂ«, u zhvillua ceremonia pĂ«rkujtimore me rastin e 28-vjetorit tĂ« rĂ«nies nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s tĂ« ish-punonjĂ«sit tĂ« PolicisĂ«, Bardhok Marku, gjithashtu i shpallur “DĂ«shmor i Atdheut”.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë morën pjesë familjarët, kolegë dhe punonjës policie të Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Bardhok Marku ra në krye të detyrës më 8 shkurt 1998, duke dhënë jetën në shërbim të rendit, sigurisë dhe qytetarëve.

1 nga 5

/r.e/

The post Ceremoni përkujtimore në nderim të dy punonjësve të Policisë, rënë në krye të detyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalaja, muzetë dhe gastronomia, atraksionet që e bëjnë Gjirokastrën qytet turistik

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Gjirokastra njihet si perla e jugut tĂ« ShqipĂ«risĂ«, ku tradita dhe bukuria natyrore bashkohen nĂ«n hijen e kalasĂ« madhĂ«shtore.

Pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Gjirokastra tërheq vizitorë nga e gjithë bota për arkitekturën e saj të veçantë, rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë tipike me çati guri.

Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot foto tĂ« qytetit tĂ« “pushtuar” nga turistĂ«t edhe kĂ«to ditĂ« shkurti.

Një nga atraksionet kryesore është Kalaja e Gjirokastrës, e ndërtuar në shekullin e 12-të, që dominon qytetin dhe ofron pamje panoramike mbi luginën e Drinos. Brenda kalasë ndodhet Muzeu i Armëve, ku ruhen eksponate historike që pasqyrojnë ngjarjet dhe luftërat që kanë shënjuar historinë e rajonit.

Gjirokastra njihet gjithashtu për kulturën dhe traditat e saj folklorike. Festimet dhe aktivitetet kulturore, tërheqin artistë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe bota, duke promovuar muzikën dhe vallëzimin tradicional.

Qyteti është vendlindja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare dhe ruan atmosferën e vjetër osmane, duke e bërë një destinacion të veçantë për ata që kërkojnë jo vetëm bukuri natyrore, por edhe histori dhe kulturë.

Vizitorët mund të eksplorojnë edhe shtëpitë muze të qytetit, si Shtëpia e Kadaresë, që ofron një pasqyrë të jetës dhe veprës së shkrimtarit.

Gastronomia lokale, e bazuar në produkte vendase dhe receta tradicionale, plotëson përvojën e vizitorëve, duke e bërë Gjirokastrën një destinacion të plotë turistik dhe kulturor.

/r.e/

The post Kalaja, muzetë dhe gastronomia, atraksionet që e bëjnë Gjirokastrën qytet turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Normalizohet qarkullimi në rrugën Qukës-Qafë Plloçë pas rrëshqitjes së dherave

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Rruga QukĂ«s-QafĂ« Plloçë Ă«shtĂ« e hapur dhe aktualisht nuk ka bllokim tĂ« qarkullimit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se qarkullimi i automjeteve kryhet normalisht në të dyja drejtimet.

Ky aks rrugor ishte bllokuar më parë si pasojë e reshjeve të dendura që përfshinë zonën ditët e fundit, duke shkaktuar rrëshqitje dhe rënie të masave të gurëve në trupin e rrugës.

Segmenti Qukës-Qafë Plloçë mundëson një akses më të lehtë drejt Korçës duke shmangur kthesat dhe trafikun.

/r.e/

The post Normalizohet qarkullimi në rrugën Qukës-Qafë Plloçë pas rrëshqitjes së dherave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kledis Rexho, Besart Papa dhe Erisa Kuçuku prezantohen nĂ« podkastin “Flasim”

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« sezonit tĂ« gjashtĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, prezantoi tre shqiptarĂ« tĂ« suksesshĂ«m nĂ« fushat e tyre, tĂ« cilĂ«t kanĂ« ndjekur rrugĂ« tĂ« ndryshme jetĂ«sore dhe profesionale.

NdĂ«r tĂ« ftuarit ishte Erisa Kuçuku, psikologe dhe psikoterapeute, e cila ofron shĂ«rbime psikoterapie pĂ«r tĂ« ndihmuar njerĂ«zit tĂ« pĂ«rballen me sfidat e jetĂ«s nĂ« mĂ«nyra mĂ« tĂ« shĂ«ndetshme dhe produktive. Ajo ka vendosur dijen e saj nĂ« dispozicion tĂ« disa nismave solidariteti shoqĂ«ror pĂ«r ata qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje, sidomos nĂ« ndihmĂ« tĂ« fĂ«mijĂ«ve me aftĂ«si tĂ« kufizuara. Rama theksoi se “njerĂ«zit mĂ« tĂ« fortĂ« nuk janĂ« ata qĂ« tregojnĂ« forcĂ« para botĂ«s, por ata qĂ« luftojnĂ« dhe fitojnĂ« beteja pĂ«r tĂ« cilat tĂ« tjerĂ«t nuk dinĂ« asgjĂ«â€.

Një tjetër i ftuar ishte Besart Papa, skulptor, i cili ngriti një muze arti në Tiranë kushtuar veprave të të atit, artistit Thanas Papa. Muzeu është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe ruan rreth 250 punë të artistit, duke e kthyer hapësirën e dikurshme të atelierit të vitit 1958 në një institucion muzeal.

Kledis Rexho, violinist që jeton dhe punon në Francë, është i treti nga të ftuarit. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas ka vijuar studimet në Francë, ku sot punon në Orchestre Philharmonique de Monte Carlo. Rexho ka shoqëruar solistë ndërkombëtarë si Frank Peter Zimmerman, Nathalie Dessay dhe Renaud Capuçon dhe ka performuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si Paavo Jarvi dhe Neeme Jarvi.

Ai ka publikuar projektin muzikor me soprano franko-amerikane Emilie Rose Bry, ku interpretuan sĂ« bashku “MargjelonĂ«â€ e kompozitorit shqiptar Prenk Jakova, pranĂ« KullĂ«s Eiffel nĂ« Paris.

/r.e/

The post Kledis Rexho, Besart Papa dhe Erisa Kuçuku prezantohen nĂ« podkastin “Flasim” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vlerësimi i Diellës është një arritje e rëndësishme për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Platforma shqiptare “Diella” u vlerĂ«sua me çmimin Future Fit Seal nĂ« edicionin e kĂ«tij viti tĂ« çmimeve tĂ« Samitit BotĂ«ror tĂ« Qeverisjes nĂ« Dubai.

Kryeministri Edi Rama, nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« sezonit tĂ« gjashtĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, theksoi se ky vlerĂ«sim Ă«shtĂ« njĂ« arsye pĂ«r krenari pĂ«r arritjet e ShqipĂ«risĂ« nĂ« fushĂ«n e teknologjisĂ« dhe pĂ«rdorimin e inteligjencĂ«s artificiale nĂ« shĂ«rbim tĂ« interesit publik.

“VlerĂ«simi i DiellĂ«s me çmimin Future Fit Seal Ă«shtĂ« njĂ« inkurajim shumĂ« i madh dhe shumĂ« domethĂ«nĂ«s, duke pasur parasysh faktin se ShqipĂ«ria vendoset nĂ« piedestalin e vendeve qĂ« marrin çmime nga ky samit prestigjioz”, tha Rama.

Ai shtoi se Samiti Botëror i Qeverisjes është një nga platformat globale për të ardhmen e qeverisjes, ku diskutohet sesi teknologjia po riformëson marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarëve.

“ShqipĂ«ria vendoset edhe njĂ« herĂ« nĂ« fokus, kĂ«tĂ« herĂ« pĂ«r njĂ« produkt pĂ«r tĂ« cilin ne po vazhdojmĂ« punĂ«n dhe mbi tĂ« cilin, jo vetĂ«m shqiptarĂ«t, por edhe bota do tĂ« dĂ«gjojĂ« tĂ« reja mĂ« shpejt sesa vonĂ«â€, theksoi Kryeministri.

/r.e/

The post Rama: Vlerësimi i Diellës është një arritje e rëndësishme për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Amnistia penale, Rama: Ligji nuk përfshin krime të rënda

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi kĂ«tĂ« javĂ« projektligjin pĂ«r amnistinĂ« penale, qĂ« parashikon lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« 447 personave dhe ulje dĂ«nimesh pĂ«r qindra tĂ« tjerĂ«.

Kryeministri Edi Rama, nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« sezonit tĂ« gjashtĂ« tĂ« podkastit “Flasim”, theksoi se ligji ka ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« funksionimin e sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« penale dhe nĂ« frymĂ«n e saj.

“Ky projekt pĂ«rfshin lirimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« 447 personave nga institucionet e vuajtjes sĂ« dĂ«nimit, ulje dĂ«nimi pĂ«r qindra persona tĂ« tjerĂ«, aministimin nga masat alternative tĂ« shĂ«rbimit tĂ« proves, si dhe pushimin e ndjekjes penale pĂ«r vepra penale tĂ« lehta”, tha Rama.

Ai shtoi se ligji është një zgjedhje politike e qartë dhe synon orientimin e drejtësisë drejt veprave që paraqesin rrezik real për shoqërinë, duke shmangur përdorimin disproporcional të ndëshkimit penal për raste që nuk e justifikojnë.

“Kjo natyrisht do tĂ« sjellĂ« efekt tĂ« vetin anĂ«sor, por shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m edhe uljen e mbipopullimit nĂ« burgje, uljen e kostove, por edhe rritjen e investimeve pĂ«r tĂ« rritur cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s nĂ« institucionet tona penitenciare”, shtoi ai.

Rama sqaroi se ligji nuk përfshin asnjë vepër të rëndë penale.

“Krime kundĂ«r jetĂ«s, dhunĂ«s, korrupsioni dhe krimi i organizuar janĂ« tĂ« pĂ«rjashtuara nga amnistia”, tha ai.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për të adresuar problemin e paraburgimit.

“Paraburgimi Ă«shtĂ« njĂ« plagĂ« e evidentuar mĂ« sĂ« miri dhe mĂ« sĂ« qarti nga Komiteti pĂ«r parandalimin e torturĂ«s i KĂ«shillit tĂ« EuropĂ«s. Ne jemi tĂ« vendosur qĂ« do tĂ« ndĂ«rhyjmĂ« pĂ«r ta shĂ«ruar kĂ«tĂ« plagĂ« me masa tĂ« tjera, pĂ«r tĂ« cilat po punojmĂ« me njĂ« sĂ«rĂ« partnerĂ«sh europianĂ«â€, tha Kryeministri.

/r.e/

The post Amnistia penale, Rama: Ligji nuk përfshin krime të rënda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌