❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Komuna e Rahovecit njofton thirrjen për aplikim në kuadër të Pagesave Direkte, gjashtëmujori i dytë 2025



Komuna e Rahovecit njofton fermerët për hapjen e thirrjes për aplikim në kuadër të Pagesave Direkte për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Përkrahja financiare mbulon kategoritë e mëposhtme:

  • Pagesa Direkte pĂ«r qumĂ«sht sipas kategorive tĂ« cilĂ«sisĂ«;
  • Pagesa Direkte pĂ«r therjet e raportuara tĂ« gjedhit;
  • Pagesa Direkte pĂ«r viçat pĂ«r majmĂ«ri;
  • Pagesa Direkte pĂ«r zogjtĂ« pĂ«r majmĂ«ri (brojlerĂ«);
  • Pagesa Direkte pĂ«r akuakulturĂ«.

Afati i aplikimit është nga 19 janar 2026 deri më 18 shkurt 2026, ora 16:00.

Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, fermerët mund të vizitojnë linkun e AZHB-së:
https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim.



Kryetari i Lipjanit viziton shkollën që ishte prekur nga vërshimet e fundit



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sot ShkollĂ«n Fillore tĂ« Mesme tĂ« UlĂ«t “Ismail Luma”, pas rikthimit tĂ« procesit tĂ« rregullt mĂ«simor, pas pĂ«rmbytjeve qĂ« preken shkollĂ«n si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shumta.

Gjatë vizitës, kryetari Ahmeti u informua nga afër për gjendjen e shkollës dhe masat e ndërmarra për rifillimin e mësimit.

Ai falënderoi drejtorin e shkollës, Driton Sadikun, dhe drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Rasim Hasnin, për reagimin e shpejtë dhe efikas, falë të cilit objekti shkollor u pastrua në kohë rekord dhe mësimi u rikthye menjëherë.

Ahmeti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në situata emergjente dhe ritheksoi përkushtimin e Komunës së Lipjanit për të garantuar kushte të sigurta për të gjithë nxënësit dhe stafin arsimor. /Telegrafi/


Komuna e Drenasit njofton për aplikimet për pagesat direkte në sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë



Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë përmes pagesave direkte për vitin 2025.

Si pjesë e këtij programi, mbështetja jepet për këto aktivitete dhe kultura bujqësore: pagesa direkte për qumësht, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë.

Afati i aplikimit fillon më 19 janar 2026 dhe mbaron më 18 shkurt 2026, ora 16:00.

Kriteret qĂ« duhet tĂ« plotĂ«sojnĂ« aplikuesit mund t’i gjeni nĂ« uebfaqet zyrtare tĂ« MinistrisĂ«, AZHB-sĂ« dhe KomunĂ«s sĂ« Drenasit pĂ«rmes kĂ«tyre linkeve: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim
https://gllogoc.rks-gov.net/shpalljet/

Ky program synon përkrahjen e fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në komunën e Drenasit, duke përmirësuar rendimentin dhe sigurinë e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. /Telegrafi/


DnV: RinumĂ«rimi i plotĂ« Ă«shtĂ« i pashmangshĂ«m – hetimet tĂ« pĂ«rfshijnĂ« edhe kandidatĂ«t



Demokracia në Veprim ka vlerësuar se shmangia nga vendimi për rinumërim të plotë të votave në nivel vendi po e thellon krizën e besimit në integritetin e procesit zgjedhor, një javë pas publikimit të gjetjeve të para dhe konfirmimit të devijimeve masive në numërimin e votave preferenciale për kandidatë në disa komuna.

Në reagimin e saj, DnV thekson se devijime të konsiderueshme janë evidentuar jo vetëm në komunat ku është bërë rinumërim i plotë, por edhe në një pjesë të komunave që janë përfshirë në mostrën prej 10 për qind të vendvotimeve, duke nënvizuar se fenomeni nuk është i izoluar.

“Devijime tĂ« konsiderueshme janĂ« evidentuar edhe nĂ« komunat qĂ« janĂ« pjesĂ« e mostrĂ«s prej 10 pĂ«r qind, çka tregon se fenomeni nuk Ă«shtĂ« i izoluar dhe se pĂ«rmasa reale e shtrembĂ«rimit tĂ« votĂ«s nuk mund tĂ« vlerĂ«sohet me siguri pĂ«rmes rinumĂ«rimeve selektive”, thuhet nĂ« reagimin e DnV-sĂ«.

Sipas organizatës, rinumërimi i pjesshëm, pavarësisht zgjerimit të tij, nuk garanton besueshmërinë e rezultatit përfundimtar.

“VetĂ«m njĂ« rinumĂ«rim i plotĂ« i votave preferenciale nĂ« tĂ« gjitha komunat mund tĂ« sigurojĂ« se vullneti i votuesve Ă«shtĂ« reflektuar saktĂ« dhe se nuk ka vendvotime tĂ« mbetura jashtĂ« verifikimit”, vlerĂ«son DnV, duke shtuar se kjo mbetet mĂ«nyra e vetme pĂ«r rikthimin e besimit publik dhe mbylljen pĂ«rfundimtare tĂ« dilemave mbi legjitimitetin e rezultateve.

Paralelisht, DnV konsideron se gjetjet e deritanishme krijojnë bazë të mjaftueshme që organet e drejtësisë ta trajtojnë këtë çështje me prioritet dhe përmes një hetimi gjithëpërfshirës në nivel vendi.

“Hetimi duhet tĂ« shtrihet pĂ«rtej nivelit teknik tĂ« procesit tĂ« numĂ«rimit”, thekson DnV, duke vlerĂ«suar se modelet e pĂ«rsĂ«ritura tĂ« devijimeve nĂ« favor tĂ« kandidatĂ«ve tĂ« caktuar krijojnĂ« dyshime tĂ« arsyeshme se kĂ«to nuk janĂ« pasojĂ« e gabimeve njerĂ«zore apo rastĂ«sisĂ«, por e veprimeve tĂ« qĂ«llimshme.

Sipas DnV-së, për këtë arsye, edhe kandidatët që rezultojnë përfitues nga këto mospërputhje duhet të jenë pjesë e hetimeve, në mënyrë që të sqarohet nëse ka pasur nxitje, koordinim apo përfshirje direkte apo indirekte në manipulimin e votës. /Telegrafi/

​KĂ«rkohet rinumĂ«rim i plotĂ«, ata qĂ« prekĂ«n vullnetin qytetar mund tĂ« dĂ«nohen deri nĂ« 5 vjet



Personat që vërtetohet se kanë cenuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 28 janarit 2025 mund të dënohen nga 3 deri në 5 vjet. Kështu thonë njohësit e çështjeve juridike të cilët theksojnë se falsifikimi i rezultatit zgjedhor përbën vepër të rëndë penale.

Sipas tyre manipulimi i votave e ka cenuar integritetin zgjedhor, prandaj kërkojnë edhe rinumërim të plotë.

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, i ka cilësuar manipulimet me vota si një nga skandalet më të mëdha që ka cenuar integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë.

Ai thekson se falsifikimi i rezultateve zgjedhore është vepër penale e sanksionuar qartë me ligj, ku dënimi parashihet deri në tre vjet burg, ndërsa në rastet e rënda apo të kualifikuara mund të arrijë deri në pesë vjet burg.

“NĂ« raport me falsifikimin e rezultatit zgjedhor, pĂ«rcakton dĂ«nueshmĂ«rinĂ« prej tre vite dhe forma e kualifikuar e saj Ă«shtĂ« pesĂ« vite. Definitivisht se kjo çfarĂ« ka ndodhur Ă«shtĂ« njĂ« prej skandaleve mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« kuptim tĂ« procesit tĂ« integritetit tĂ« zgjedhjeve qĂ« pas zgjedhjeve tĂ« vitit 2000 e 2010. Dhe nĂ« rastin konkret definitivisht se duhet tĂ« ketĂ« veprim tĂ« prokurorit. Do tĂ« thotĂ« nuk mund tĂ« lidhemi nĂ« numra tĂ« caktuar. Modus operandi apo mĂ«nyra e veprimit Ă«shtĂ« e njĂ«jta tek tĂ« gjitha partitĂ« politike ku gjinden kĂ«to, kĂ«to gabime”, deklaroi ai.

Shala ka kritikuar ashpër mungesën e reagimit proaktiv të Prokurorisë së Shtetit, duke theksuar se ajo zakonisht vepron vetëm pasi rasti bëhet publik dhe merr vëmendjen e gjerë të opinionit.

“Prokuroria duhet tĂ« veprojĂ«. FatkeqĂ«sia nĂ« KosovĂ« Ă«shtĂ« se prokuroria nuk reagon nĂ« mĂ«nyrĂ« proaktive, mirĂ«po vetĂ«m kur tĂ« merr vesh, do tĂ« thotĂ« krejt Kosova se ka ndodhur diçka, atĂ«herĂ« aktivizohet edhe prokuroria. Dhe definitivisht se prokuroria duhet tĂ« aktivizohet nĂ« kĂ«tĂ« drejtim pĂ«r tĂ«, Ă«h, pĂ«r tĂ« hetuar, do tĂ« thotĂ« si komisionerĂ«t, si vĂ«zhguesit, si kandidatĂ«t nĂ«se kanĂ« pasur gisht nĂ« kĂ«tĂ« drejtim e tĂ« gjitha çështjet e tjera pĂ«r t'i hetuar nĂ« kuptim tĂ« ekzistimit apo mos ekzistimit tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« penale. Laura Pula, do tĂ« thotĂ« prokurore, Ă«shtĂ« koordinatore kombĂ«tare lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe qĂ« definitivisht ajo duhet tĂ« ketĂ« guxim profesional qĂ« nuk e kemi parĂ« deri mĂ« tani dhe tĂ« dalĂ« nĂ« konferencĂ« pĂ«r media dhe tĂ« tregojĂ« se cilat janĂ« gjetjet, cilat janĂ« situatat dhe çfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« prokurori i shtetit me kĂ«tĂ« situate”, tha ai.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës deklaron se manipulimi i votave është dukuri e papranueshme dhe cenon rëndë integritetin zgjedhor.

Sipas Bugaqkut, veprime të tilla janë të ndëshkueshme me ligj dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

“Absolutisht Ă«shtĂ« njĂ« dukuri e kundĂ«rligjshme, e papranueshme. Kjo pĂ«r faktin se mund ta lĂ«ndojĂ« dhe mund ta cenojĂ« rĂ«ndĂ« integritetin zgjedhor nĂ« vend, ose mĂ« mirĂ« tĂ« themi integritetin e zgjedhjeve nĂ« vend, pĂ«r shkak se Kosova siç e dini shquhet si njĂ« vend qĂ« organizon procese zgjedhore mjaft tĂ« qeta, kredibile, ku rezultatet pranohen nga ana e subjekteve politike. MegjithatĂ«, ka njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« qĂ« pasi tĂ« pĂ«rfundojĂ« dita e votimit fillojnĂ« disa probleme sa i pĂ«rket numĂ«rimit tĂ« votave, qoftĂ« tĂ« partive apo qoftĂ« edhe tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ«â€, u shpreh ai.

Bugaqku ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, duke u bazuar në parregullsitë e evidentuara gjatë procesit aktual të verifikimit.

“Kemi kĂ«rkuar qĂ« tĂ« ketĂ« rinumĂ«rim tĂ« plotĂ« pĂ«r faktin se nga 40% qĂ« po numĂ«rohen tani tĂ« vendvotimeve tĂ« tĂ«rĂ«sishme tĂ« KosovĂ«s, po vĂ«rehet qĂ« ka mospĂ«rputhje dhe diskrepancĂ« tĂ« madhe mes votave tĂ« numĂ«ruara nĂ« KQZ dhe atyre qĂ« po verifikohen tani nĂ« QNR. Prandaj, mendojmĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e udhĂ«s qĂ« tĂ« paktĂ«n tĂ« ketĂ« njĂ« transparencĂ«, njĂ« qartĂ«si dhe vullneti i qytetarĂ«ve tĂ« shkojĂ« nĂ« vendin e duhur, aty ku ata kanĂ« shprehur nĂ« ditĂ«n e zgjedhjeve dhe assesi qĂ« kjo tĂ« mbetet nĂ« dorĂ«n dhe vullnetin e komisionerĂ«ve tĂ« KQZ-sĂ«â€, u shpreh Bugaqku.

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për KosovaPress se varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit në këto 28 komuna, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera.

Gjatë ditës së djeshme, Prokurori Themelore e Prizrenit ka reaguar duke theksuar se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me vetiniciative ka lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet që ndërlidhen me procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore në këtë komunë.

“Prokuroria Themelore nĂ« Prizren, njofton opinionin publik se, si institucion i Prokurorit tĂ« Shtetit, ka monitoruar nga jashtĂ« procesin e rinumĂ«rimit tĂ« rezultateve zgjedhore.Tani qĂ« rinumĂ«rimi po i afrohet fundit, janĂ« evidentuar keqpĂ«rdorime tĂ« dukshme tĂ« votave gjatĂ« numĂ«rimit brenda subjekteve politike nĂ« rajonin e Prizrenit. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, sot, Kryeprokurori i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Prizren, Petrit Kryeziu, me vetiniciative ka lĂ«shuar autorizim me shkrim pĂ«r PolicinĂ« e KosovĂ«s qĂ« tĂ« identifikojnĂ« personat pĂ«rgjegjĂ«s, tĂ« sigurojnĂ« prova relevante, pĂ«rfshirĂ« procesverbalet dhe nĂ«nshkrimet. Manipulimi i votĂ«s dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janĂ« krim dhe do tĂ« ndĂ«shkohen pa kompromis”, kanĂ« deklaruar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Pas rinumërimit të votave në 10 komuna, Prizreni del komuna me mospërputhjet më të mëdha të votave. Manipulimi i votës ka ndodhur kryesisht brenda listës zgjedhore të një partie. Rinumërim të 100% të votave pati edhe Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug, ndërsa 10% e votave u rinumëruan edhe në 28 komuna të tjera si: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Deri në orën 11:00 të ditës së hënë janë rinumëruar 559 vendvotime nga gjithsej914 vendvotime që janë në rinumërim.

Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në gjithë Kosovën pas mospërputhjeve të evidentuara



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas gjetjeve nga rinumërimi i pjesshëm i votave, duke i cilësuar si tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të evidentuara gjatë këtij procesi.

Në një reagim publik, Hamza ka vlerësuar se në rrethanat e krijuara, rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Ai ka theksuar se institucionet përgjegjëse kanë obligim kushtetues të veprojnë pa vonesë për mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve, duke paralajmëruar se çdo hezitim apo vonesë në veprim cenon drejtpërdrejt besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Sipas Hamzës, transparenca dhe veprimi i menjëhershëm institucional janë thelbësore për ruajtjen e besimit publik dhe funksionimin demokratik të vendit. /Telegrafi/


Në Spitalin e Mitrovicës kërkuan ndihmë mjekësore mbi 220 fëmijë gjatë vikendit



Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” nĂ« MitrovicĂ« ka njoftuar se vetĂ«m gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« vikendit, nĂ« Repartin e PediatrisĂ« kanĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« mjekĂ«sore gjithsej 224 fĂ«mijĂ«.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, nga ky numër, 6 fëmijë kanë qenë të detyruar të spitalizohen për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa të tjerët kanë marrë shërbimet e nevojshme ambulatore.

I ngarkuar gjatë vikendit ka qenë edhe Shërbimi Emergjent, ku janë trajtuar gjithsej 225 raste, përfshirë raste të aksidenteve, problemeve ortopedike, internistike dhe kirurgjike.

Po ashtu, një numri të konsiderueshëm pacientësh u janë kryer edhe ekzaminime laboratorike. Sipas spitalit, 140 pacientëve u janë marrë dhe analizuar parametrat laboratorikë.

Ngarkesë është shënuar edhe në Shërbimin e Radiologjisë, ku gjatë vikendit janë realizuar 64 radiografi (rëntgen), 22 tomografi të kompjuterizuara (CT) si dhe 40 ekzaminime eko dhe ultrazë.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë theksohet se stafi mjekësor ka qenë në gatishmëri të plotë për të përballuar fluksin e shtuar të pacientëve dhe për të ofruar shërbime të vazhdueshme shëndetësore për qytetarët. /Telegrafi/


Totaj shpreh zhgënjim për parregullsitë në rinumërimin e votave në Prizren, kërkon përgjegjësi dhe rivlerësim nga KQZ-ja



Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe njëherësh kryetar i Degës së PDK-së në këtë qytet, Shaqir Totaj, ka reaguar pas evidentimit të parregullsive gjatë procesit të rinumërimit të votave, duke e cilësuar situatën si cenim të drejtpërdrejtë të vullnetit të qytetarëve dhe të demokracisë zgjedhore.

Totaj ka deklaruar se është thellësisht i zhgënjyer me atë që ka dalë nga rinumërimi i votave në Prizren.

“Çdo tentim pĂ«r tjetĂ«rĂ«sim tĂ« votĂ«s Ă«shtĂ« cenim i drejtpĂ«rdrejtĂ« i vullnetit tĂ« lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve, i demokracisĂ« zgjedhore dhe i vetĂ« demokracisĂ« sĂ« brendshme partiake”, ka thĂ«nĂ« ai.

Ai ka paralajmëruar se, në cilësinë e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, do të kërkojë përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë për çdo shkelje të konstatuar.

“Çdo shkelje Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si individuale dhe duhet trajtuar nĂ« pĂ«rputhje me ligjin dhe rregulloret nĂ« fuqi. Kjo nuk Ă«shtĂ« PDK-ja pĂ«r tĂ« cilĂ«n kemi punuar dhe investuar me vite, dhe kĂ«to veprime nuk e pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« frymĂ«n dhe vlerat tona”, ka theksuar Totaj.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Totaj ka siguruar se Partia Demokratike e Kosovës do të mbrojë vullnetin e votuesit dhe procesin demokratik.

“PDK di dhe do ta mbrojĂ« vullnetin e votuesit dhe demokracinĂ« nĂ« KosovĂ«, duke vepruar me vendosmĂ«ri dhe pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tĂ« mirĂ«n e vendit dhe tĂ« ardhmes sĂ« tij”, ka deklaruar ai.

Në fund, Totaj ka shtuar se parregullsitë e shfaqura në procesin zgjedhor, sipas tij të pranishme në parti të ndryshme, kërkojnë një rivlerësim tërësor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucionet përkatëse.

“KĂ«rkohet njĂ« menaxhim i kujdesshĂ«m i procesit tĂ« numĂ«rimit nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« ruhet deri nĂ« fund mbarĂ«vajtja dhe paprekshmĂ«ria e zgjedhjeve”, ka pĂ«rfunduar Totaj. /Telegrafi/


Spitali i Pejës me javë intensive pune, publikohen statistikat



Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar statistikat e shërbimeve shëndetësore të realizuara gjatë javës së kaluar, duke bërë të ditur se në këtë periudhë kanë lindur gjithsej 21 foshnje, prej tyre 14 vajza dhe 7 djem.

Sipas njoftimit, gjatë javës janë kryer 2.637 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 300 pranime të pacientëve. Mesatarisht, në baza ditore, kanë qenë të shtrirë 203 pacientë.

Në laboratorët e spitalit, 1.774 pacientë kanë realizuar gjithsej 22.886 analiza, ndërkohë që janë kryer edhe 71 operacione të suksesshme. Po ashtu, janë ofruar 200 trajtime të dializës për pacientët që kanë pasur nevojë për këtë shërbim.

Në kuadër të diagnostikimit dhe ekzaminimeve, janë realizuar 542 rëntgenë, 276 eho, 62 rezonanca magnetike, si dhe 6 mamografi. Gjithashtu, janë kryer 17 ergometri dhe 58 ehokardiografi.

Në repartet përkatëse janë realizuar edhe 5 kolonoskopi, 33 gastroskopi, si dhe 179 shërbime fiziatrike.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë theksohet se këto shifra dëshmojnë për angazhimin dhe përkushtimin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e rajonit. /Telegrafi/


Spitali i Mitrovicës furnizohet me 50 shtretër të rinj



ShĂ«rbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i KosovĂ«s ka furnizuar Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” nĂ« MitrovicĂ« me shtretĂ«r tĂ« rinj, duke pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m kushtet dhe komoditetin pĂ«r pacientĂ«t qĂ« marrin shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore nĂ« kĂ«tĂ« institucion.

Sipas njoftimit, furnizimi është realizuar në dy faza, me nga 25 shtretër secilën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 50 shtretër të rinj.

Prej tyre, 20 shtretër janë të dedikuar për Shërbimin e Hemodializës, të cilët ofrojnë rehati më të madhe për pacientët gjatë trajtimit, duke pasur parasysh se shtretërit e mëparshëm ishin të stërvjetruar.

Po ashtu, spitali është pajisur edhe me një shtrat të veçantë për vendosjen e katetrave venoze për nevojat e Shërbimit të Hemodializës, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin e procedurave mjekësore.

Në disa reparte janë vendosur edhe shtretër modernë me mekanizëm ngritje dhe ulje, të pajisur me dyshekë bashkëkohorë, të cilët u ofrojnë pacientëve kushte më të mira dhe njëkohësisht e lehtësojnë punën e stafit mjekësor.

Nga Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” bĂ«het e ditur se ky furnizim pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt rritjes sĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve spitalore dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« komoditetit tĂ« pacientĂ«ve.

Furnizimi me shtretër të rinj pritet të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2026, me qëllim që të gjitha repartet të kompletohen me pajisje të reja. /Telegrafi/


“Flaka e Janarit” vazhdon me ecjen tradicionale nĂ« nderim tĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r liri nĂ« Gjilan dhe KamenicĂ«



Manifestimi mbarĂ«kombĂ«tar “Flaka e Janarit”, qĂ« organizohet nĂ«n patronatin e kryetarit tĂ« KomunĂ«s sĂ« Gjilanit, Alban Hyseni, dhe pĂ«rkujdesjen e DrejtorisĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Sport, ka vazhduar aktivitetet e tij me ecjen tradicionale nĂ« nderim tĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r liri.

Ecja u organizua nga ShoqĂ«ria Bjeshkatare Alpiniste “Gjilani” nga Komuna e Gjilanit dhe Klubi Alpin “DardanĂ«t” nga Komuna e KamenicĂ«s, me mbĂ«shtetjen e klubeve tĂ« tjera bjeshkatare dhe alpine nga trojet shqiptare. NĂ« kĂ«tĂ« aktivitet morĂ«n pjesĂ« dhjetĂ«ra qytetarĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« shoqĂ«rive bjeshkatare, tĂ« cilĂ«t pĂ«rmes ecjes nderuese dhe pĂ«rkujtuese synuan ruajtjen e kujtesĂ«s dhe vlerĂ«simin e sakrificĂ«s sĂ« heronjve tĂ« kombit.

Sipas organizatorĂ«ve, kjo ecje ka pĂ«r qĂ«llim t’u japĂ« brezave tĂ« rinj mundĂ«sinĂ« tĂ« kuptojnĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e trashĂ«gimisĂ«, historisĂ« dhe kulturĂ«s kombĂ«tare, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« ecje pĂ«rkujtimore “prej nga buron liria”.

Aktiviteti nisi me një fotografim të përbashkët te shtatorja e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në Gjilan, për të vazhduar drejt Kamenicës, ku pjesëmarrësit u bashkuan me grupe të tjera. Më pas, ecja vazhdoi drejt Kapisë në Sfircë, prej nga nisi marshimi deri te Kulla e Nuhi Berishës. Pas kthimit në Kapi, shtegu u vijua drejt Kullës së Rexhep Malës në Hogosht dhe më pas deri te Kulla e Kadri Zekës në Poliçkë, ku edhe u përmbyll ecja tradicionale.

Ky aktivitet u vlerësua si një nderim ndaj sakrificës së Heronjve të Kombit Kadri Zeka, vëllezërve Gërvalla, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

OrganizatorĂ«t kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur se aktivitetet e “FlakĂ«s e Janarit” do tĂ« vazhdojnĂ« mĂ« 24 janar, me organizimin e TryezĂ«s Letrare “Pena e FlakĂ«s” nga ora 12:00, ndĂ«rsa nĂ« mbrĂ«mje do tĂ« nis Festivali i DramĂ«s Origjinale Shqipe “Talia e FlakĂ«s”, i cili do tĂ« mbahet nĂ« Teatrin e Qytetit tĂ« Gjilanit. /Telegrafi/


Transporti i turbinave të erës më 19 janar, Komuna e Rahovecit u bën thirrje qytetarëve për kujdes në trafik



Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarĂ«t se mĂ« 19 janar 2026 do tĂ« realizohet transporti i komponentĂ«ve tĂ« turbinave tĂ« erĂ«s nĂ«pĂ«r rrugĂ«t pĂ«rkatĂ«se tĂ« qytetit tĂ« Rahovecit dhe fshatit Zatriq, nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit tĂ« kompanisĂ« investuese “EV Wind Park”.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të përmasave të mëdha të mjeteve dhe makinerisë transportuese, qarkullimi mund të jetë më i ngadalshëm se zakonisht dhe mund të ketë vonesa të përkohshme për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“PĂ«r tĂ« shmangur ngarkesĂ«n dhe pĂ«r tĂ« rritur sigurinĂ«, lusim qytetarĂ«t qĂ«, aty ku Ă«shtĂ« e mundur, tĂ« pĂ«rdorin rrugĂ« alternative dhe tĂ« planifikojnĂ« paraprakisht lĂ«vizjet e tyre gjatĂ« kĂ«saj dite”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, nga Komuna e Rahovecit dhe investitori u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të personelit përcjellës gjatë procesit të transportit.

“Ju lutemi tĂ« mbani distancĂ« tĂ« sigurt nga kolona e transportit dhe tĂ« shmangni ndalimin apo parkimin nĂ« segmentet e ngushta tĂ« rrugĂ«s, ku transporti ka nevojĂ« pĂ«r hapĂ«sirĂ« shtesĂ«â€, theksohet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Komuna e Rahovecit ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se ky projekt është në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe investimeve në energjinë e rinovueshme. /Telegrafi/


Vlerësimi i dëmeve nga vërshimet në Rahovec, nga komuna thonë se ka filluar procesi - fermerët kërkojnë zgjidhje të përhershme



Fillimviti 2026 ka goditur Kosovën me vërshime, ndërkaq komunat më të prekura janë Malisheva, Drenasi, Mitrovica, Gjakova dhe Rahoveci.

Në vazhdën e raportimeve për gjendjen e rëndë që ka goditur këto rajone, Telegrafi ka shkuar në Rahovec, për të shikuar nga afër se si kanë arritur t'ia dalin qytetarët në këtë fatkeqësi natyrore.

Nga dhjetëra fshatra të vërshuara, më mirë nuk ka kaluar as fshati Krushë e Madhe, ku blegtori Bedri Duraku ka treguar për situatën që përballën pothuajse çdo vit.

“KĂ«tu jam me fermĂ« tĂ« lopĂ«ve. KohĂ«t e fundit, vĂ«rshimet qĂ« kanĂ« ndodhur, ne nuk i kemi kĂ«to prej natyrĂ«s, por kĂ«to janĂ« prej dorĂ«s sĂ« njeriut”, tha ai.



“Krejt ujĂ«mbledhĂ«si i asfaltit tĂ« fshatit CelinĂ«, po derdhet nĂ« parcelĂ«n time dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«rkesave tĂ« vazhdueshme qĂ« kanĂ« shkuar nĂ« komunĂ«, deri tash asnjĂ« hap nuk e kanĂ« marrĂ«, niveli komunal Ă«shtĂ« shumĂ« neglizhues”.

Duraku shtoi më tej se ai nuk do të aplikoj për dëme, pasi që sipas tij më mirë është që të rregullohet ujëmbledhësi, se sa të kompensohen nga komuna.

Irfan Berisha, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit ka thënë për Telegrafin se kanë filluar aplikimet për kompensimin e dëmeve si në pronar familjare ashtu edhe në ato afariste.

“Komisionet janĂ« nĂ« terren qĂ« nga dita kur Ă«shtĂ« formua, ndĂ«rsa kemi pranuar deri tani rreth 350 kĂ«rkesa pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblim”, tha ai.

“JanĂ« trajtuar njĂ« pjesĂ« e tyre, derisa komisioni Ă«shtĂ« duke punuar nĂ« pĂ«rmbyllje tĂ« kĂ«tij procesi, qĂ« t’i dĂ«rgojmĂ« kĂ«to kĂ«rkesa nĂ« nivel qendror dhe tĂ« kompensohen dĂ«met”.

Berisha u pyet edhe pĂ«r dĂ«met e viteve tĂ« kaluara, duke thĂ«nĂ« se shpresojnĂ« qĂ« do t’i kompensojnĂ« edhe ato.

“ShpresojmĂ« qĂ« do t’i kompensojmĂ« edhe dĂ«met pĂ«r vitet e kaluara dhe Ă«shtĂ« mirĂ« qĂ« tĂ« ndodhĂ« pasi ka shumĂ« dĂ«me”, pĂ«rfundoi ai. /Telegrafi/

Mujë Igrishta emërohet Drejtor i Inspekcionit në Mitrovicë



Me vendim të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, Mujë Igrishta është emëruar në pozitën e Drejtorit të Inspekcionit Komunal.

Në një postim në Facebook, Igrishta ka theksuar përkushtimin e tij ndaj detyrës.

“Angazhohem qĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ« ta ushtroj me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« para Zotit, me integritet dhe profesionalizĂ«m, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi, dhe nĂ« shĂ«rbim tĂ« interesit publik tĂ« qytetarĂ«ve, duke garantuar paanshmĂ«ri dhe transparencĂ« nĂ« çdo veprim”, thuhet nĂ« postimin e tij.

Ai gjithashtu shprehu falĂ«nderimin pĂ«r Kryetarin e KomunĂ«s pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ«: “Shpreh falĂ«nderimin dhe mirĂ«njohjen time tĂ« thellĂ« pĂ«r Kryetarin e KomunĂ«s, Faton Peci, pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ«. Me pĂ«rkushtim ndaj detyrĂ«s dhe bashkĂ«punim institucional, besoj se do tĂ« arrijmĂ« rezultate konkrete nĂ« dobi tĂ« qytetarĂ«ve".

Igrishta pĂ«rfundoi mesazhin me njĂ« premtim simbolik pĂ«r qytetarĂ«t: “Na priftĂ« e mbara e dalshim faqebardhĂ«â€. /Telegrafi/


Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet, Mustafi: Qartësi ligjore dhe jo penalizim për qytetarët e Luginës së Preshevës



Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka njoftuar sot se zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet nga Republika e Kosovës ka filluar, duke theksuar se këto ligje sjellin qartësi juridike dhe jo penalizim për shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë.

Mustafi shpjegoi se periudha e tanishme është një fazë informuese që zgjat deri më 15 mars 2026.

"Këto ligje nuk ndalojnë hyrjen e qytetarëve tanë në Kosovë dhe nuk synojnë penalizim, por vendosin qartësi juridike aty ku për vite me radhë ka ekzistuar një zonë gri administrative", ka shkruar ai në Facebook.

Ai theksoi se periudha afirmative ka për qëllim rregullimin e statusit ligjor të qytetarëve dhe eliminimin e pasigurisë administrative: "Periudha afirmative shërben ekskluzivisht për rregullimin e statusit ligjor të qëndrimit dhe dokumentacionit, për eliminimin e pasigurisë administrative dhe për krijimin e mundësive shtesë në rast nevoje".

Mustafi përmendi gjithashtu përpjekjet e qeverisë për të lehtësuar procedurat për qytetarët e Luginës së Preshevës: "Qeveria e Republikës së Kosovës ka vënë në funksion formularin për situata të jashtëzakonshme, i cili ua mundëson qytetarëve apatridë/të pasivizuar në Luginën e Preshevës të aplikojnë dhe të pajisen me dokumentacion civil".

Ai theksoi rëndësinë e sigurimit të pronës dhe të drejtave administrative.

"QytetarĂ«t e LuginĂ«s sĂ« PreshevĂ«s tani mund t’i bartin pronat e paluajtshme nĂ« emrin e tyre si titullarĂ«, duke garantuar siguri juridike mbi pronĂ«n dhe duke hequr pengesat administrative qĂ« deri mĂ« tani i kanĂ« pĂ«rjashtuar nga e drejta elementare e pronĂ«sisĂ«", thuhet mĂ« tej.

Mustafi përfundoi me një mesazh për qytetarët dhe institucioneve: "Pas datës 15 mars, zbatimi i ligjeve do të jetë i plotë, dhe çdo neglizhencë apo mosveprim mund të prodhojë pasoja administrative të panevojshme. Kosova nuk është hapësirë e pasigurisë ligjore për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por shtet i së drejtës që i mbron, i rregullon dhe i trajton me dinjitet e të barabartë".

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar drejtësi, qartësi ligjore dhe mundësi të barabarta për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. /Telegrafi/


Jep dorëheqje asamblistja e AAK-së në Gjakovë, ish-drejtoresha e Arsimit



Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi, ka njoftuar sot dorëheqjen e saj nga të gjitha strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe se do të vijojë të jetë anëtare e pavarur e Asamblesë Komunale.

Në një deklaratë publike, Kumnova-Baçi shkroi: "Sot kam marrë vendimin të largohem nga partia ku kam dhënë kontributin tim politik dhe njerëzor. Në Asamblenë komunale do të jem e pavarur dhe jo pjesë e AAK-së".

Ajo theksoi përkushtimin e saj gjatë katër viteve si drejtoreshë e Arsimit.

"Jam përkushtuar që shkollat të jenë paralelisht me kushte të njëjta, kam inicuar projekte që shërbejnë të mirës së përbashkët, filluam hapat e parë për digjitalizimin dhe kam trajtuar çdo sfidë me angazhim maksimal. Dera ime ka qenë gjithmonë e hapur për qytetarët, nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave pa asnjë dallim", thuhet më tej në postim.

Sipas saj, arsyeja e largimit është e thjeshtë.

"Puna, përkushtimi dhe integriteti nuk vlerësohen, ndërsa shpërblehen antivlera dhe servilizmi. Nuk mund dhe nuk dua të jem pjesë e një dege politike që tashmë e ka humbur busullën morale dhe politike. Politika pa vlera është thjesht pushtet pa dinjitet, dhe unë zgjedh të mbetem në anën e parimeve", ka shkruar ajo.

Në fund, Kumnova Baçi falënderoi qytetarët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen.

"Falenderoj familjen, bashkëpunëtorët dhe votuesit e mi, për mbështetjen e pakushtë edhe në marrjen e këtij vendimi", përfundon njoftimi i Kumnova-Baçit

Ky vendim vjen në një moment kur komuniteti lokal është duke ndjekur me interes zhvillimet politike dhe të ardhmen e udhëheqjes në Gjakovë. /Telegrafi/

Portreti i Maqedoncit vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të Ushtrisë së SHBA-së



Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, është nderuar me përfshirje në Sallën e Famës (Hall of Fame) të Kolegjit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (U.S. Army Command and General Staff College).

Lajmin e ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur vetĂ« Maqedonci pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook, ku ka njoftuar se ceremonia solemne Ă«shtĂ« mbajtur nĂ« Fort Leavenworth, me ç’rast Ă«shtĂ« zbuluar portreti i tij fotografik, i cili do tĂ« vendoset nĂ« galerinĂ« e personaliteteve tĂ« shquara, si dhe i Ă«shtĂ« dorĂ«zuar certifikata e nderit pĂ«r arritje tĂ« jashtĂ«zakonshme.

“ShumĂ« i nderuar pĂ«r pĂ«rfshirjen dhe nderimin nĂ« SallĂ«n e FamĂ«s (Hall of Fame), nĂ« Kolegjin e KomandĂ«s dhe Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« UshtrisĂ« sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« mirĂ«njohje dhe nderim pĂ«r popullin dhe shtetin e KosovĂ«s, si dhe pĂ«r mua si ushtarak dhe MinistĂ«r i Mbrojtjes i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se kĂ«tĂ« mirĂ«njohje ua kushton bashkĂ«luftĂ«tarĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« Trupave MbrojtĂ«se tĂ« KosovĂ«s dhe ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, si dhe QeverisĂ« dhe qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s.

“KĂ«tĂ« mirĂ«njohje ia pĂ«rkushtoj bashkĂ«luftĂ«tarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, shokĂ«ve me tĂ« cilĂ«t kam shĂ«rbyer nĂ« TMK, tĂ« gjithĂ« oficerĂ«ve dhe pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« FSK-sĂ«, QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, si dhe popullit tĂ« atdheut tim”, ka theksuar ai.

Maqedonci ka rikujtuar se tre muaj më parë, më 14 tetor 2025, portreti i tij ishte vendosur edhe në Sallën e Famës të Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (U.S. Army War College) në Pensilvani.

“Duke qenĂ« ushtaraku i parĂ« nga Kosova qĂ« i janĂ« bĂ«rĂ« kĂ«to nderime nĂ« kĂ«to dy kolegje prestigjioze amerikane, ndihem thellĂ«sisht krenar pĂ«r mundĂ«sitĂ« qĂ« mĂ« janĂ« dhĂ«nĂ« ndĂ«r vite pĂ«r t’i shĂ«rbyer vendit tim”, ka shkruar ministri nĂ« detyrĂ« i Mbrojtjes.

Në fund të mesazhit të tij, Maqedonci ka theksuar se do të vazhdojë shërbimin me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj detyrës, misionit dhe atdheut. /Telegrafi/


Spitali i Pejës realizoi mbi tre mijë operime gjatë vitit të kaluar



Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale gjatë vitit të kaluar, duke realizuar gjithsej 3,279 operime, apo rreth 9 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Sipas njoftimit të spitalit, ky volum pune nënkupton një mesatare prej rreth 13 operimesh të kryera në çdo ditë pune, duke reflektuar përkushtim të lartë profesional dhe përgjegjësi maksimale ndaj pacientëve.

Nga menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë theksohet se këto rezultate janë dëshmi e kapaciteteve profesionale të stafit shëndetësor, funksionimit të qëndrueshëm të reparteve kirurgjikale dhe besimit të vazhdueshëm të qytetarëve në shërbimet shëndetësore që ofron ky institucion.

Sa i përket repartit me numrin më të madh të operimeve, kryeson Kirurgjia me 1,453 ndërhyrje, e ndjekur nga Obstetrika me 633 operime dhe Urologjia me 433 operime.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë vlerëson se këto shifra pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor për qytetarët e Pejës dhe rajonit. /Telegrafi/


Enis Osmani emërohet Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës



Enis Osmani është emëruar Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, duke marrë një rol të ri udhëheqës në qeverisjen lokale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar përgjegjësinë dhe angazhimin e tij për shërbim ndaj qytetarëve.

“Me ndjenjĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«, ju njoftoj se jam emĂ«ruar NĂ«nkryetar i KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Jugut. Ky emĂ«rim pĂ«rfaqĂ«son nderin mĂ« tĂ« madh tĂ« jetĂ«s sime dhe njĂ«kohĂ«sisht obligimin pĂ«r t’i shĂ«rbyer interesit publik, duke ofruar qeverisje tĂ« mirĂ« tĂ« bazuar nĂ« transparencĂ« dhe llogaridhĂ«nie ndaj qytetarit”, ka shkruar Osmani.

Ai ka shprehur mirĂ«njohje tĂ« veçantĂ« ndaj Kryetarit tĂ« KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Jugut, Faton Peci, pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ«. “NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ«, shpreh mirĂ«njohjen time tĂ« madhe pĂ«r mikun tim, Kryetarin e KomunĂ«s, Faton Peci, pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ« dhe pĂ«r mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« punojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r realizimin e projekteve zhvillimore pĂ«r MitrovicĂ«n”, ka theksuar ai.

Osmani ka vlerĂ«suar bashkĂ«punimin e deritanishĂ«m me kryetarin Peci, duke nĂ«nvizuar se ky partneritet Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar mbi korrektĂ«si dhe sinqeritet pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ«. Ai ka shprehur bindjen se “vizoni, pĂ«rvoja dhe lidershipi i tij janĂ« njĂ« garancĂ« e fortĂ« pĂ«r zhvillimin e madh tĂ« qytetit”.

NĂ« mesazhin e tij, NĂ«nkryetari i ri ka theksuar se qeverisja e mirĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kontratĂ« me qytetarĂ«t. “UnĂ« besoj se qeverisja e mirĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«rgjegjĂ«si institucionale, por njĂ« kontratĂ« me qytetarĂ«t pĂ«r shĂ«rbime cilĂ«sore komunale dhe pĂ«r realizimin e projekteve qĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« mirĂ«qenien e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se çdo veprim i tij do të udhëhiqet nga interesi publik dhe përgjegjësia për vendimmarrje në dobi të qytetarëve, duke falënderuar njëkohësisht për mbështetjen dhe besimin e treguar. /Telegrafi/


Komuna e Gjakovës emëron drejtorët e rinj komunalë, këta janë emrat që do ta mbështesin Gjinin



Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar sot drejtorët e rinj të drejtorive komunale, duke kompletuar ekipin ekzekutiv që do të udhëheqë institucionin gjatë këtij mandati qeverisës.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, me këto emërime synohet forcimi i strukturës udhëheqëse dhe rritja e efikasitetit në qeverisjen lokale, me fokus të veçantë interesin publik dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

Sipas njoftimit për media pjesë e ekzekutivit do të jenë edhe antarë të LDK-së e PDK-së.

Në përbërjen e re të ekzekutivit komunal janë emëruar:

  • Flamur Fetahaj, NĂ«nkryetar i KomunĂ«s
  • Durim Halilaj, Drejtor pĂ«r Buxhet dhe Financa
  • Shkumbin Kastrati, Drejtor pĂ«r InfrastrukturĂ«
  • Adea Roka, DrejtoreshĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Sport
  • Ferdinand Kolaj, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik
  • Gjevalin Nikollbibaj, Drejtor pĂ«r UrbanizĂ«m dhe Mbrojtje tĂ« Mjedisit
  • Haxhi Sejdiu, Drejtor pĂ«r Mbrojtje dhe ShpĂ«tim
  • Hysen Brahimaj, Drejtor i Arsimit
  • Ervin Shabani, Drejtor i Inspektoratit
  • Gani Hajdari, Drejtor i BujqĂ«sisĂ«
  • Lediana Bardhi, DrejtoreshĂ« pĂ«r Gjeodezi dhe KadastĂ«r
  • Lulzim Goqi, Drejtor i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale
  • Jon Bytyqi, Drejtor i ShĂ«rbimeve Publike
  • ZeqĂ« Tahiraj, Drejtor i AdministratĂ«s

Nga Komuna e Gjakovës theksohet se kjo përbërje synon një qeverisje funksionale dhe profesionale, e cila do të vendosë interesin e qytetarëve në qendër të çdo vendimmarrjeje dhe do të punojë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. /Telegrafi/


❌