Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kurti takoi zv.presidentin ekzekutiv të prodhuesit amerikan të industrisë ushtarake AM General: FSK do të pajiset edhe me ambulancë

17 December 2025 at 15:57


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti zëvendëspresidentin Ekzekutiv të prodhuesit të njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General, John Chadbourne dhe Drejtorin për Zhvillimin e Biznesit Ndërkombëtar në këtë kompani, Juan Hernandez.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Ministria e Mbrojtjes dhe AM General dje kanë nënshkruar një kontratë kornizë 3-vjeçare që përfshin blerjen, nga ana e Kosovës, të sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS).

"Në kontratë gjithashtu përfshihen pjesë rezervë, mirëmbajtja, si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje. Përveç HUMVEE Hawkeye-ve, si pjesë e kësaj kontrate, FSK-ja do të pajiset gjithashtu me ambulanca, automjete për komandim dhe kontroll, si dhe automjete të tjera mbështetëse, të cilat mundësojnë funksionalizimin e një baterie të plotë artilerie dhe krijimin e kapaciteteve të zjarrit direkt dhe indirekt për Forcën e Sigurisë së Kosovës".

Kurti e cilësoi si hap shumë të rëndësishëm marrëveshjen e nënshkruar dje për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se këto sisteme të reja janë në kuadër të investimeve të vazhdueshme dhe në rritje, që janë bërë viteve të fundit në fushën e mbrojtjes, në bashkëpunim me vende partnere të Republikës së Kosovës dhe anëtare të NATO-s.

Zëvendëspresidenti Ekzekutiv, Chadbourne u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes për furnizimin e FSK-së me HUMVEE Hawkeye, duke e cilësuar atë si dëshmi të angazhimit të tyre për të ofruar zgjidhje të avancuara për nevojat moderne ushtarake.

Bashkë diskutuan edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, duke përfshirë këtu edhe mundësinë për bashkëprodhim. /Telegrafi/

Kontrata me AM General për sistemet HUMVEE Hawkeye,  Maqedonci publikon pamje: FSK po kalon në një fazë tjetër zhvillimi

17 December 2025 at 08:40


Prodhuesi i njohur amerikan i industrisë ushtarake AM General ka finalizuar kontratën tregtare trevjeçare me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për furnizimin me sistemet mobile artilerie HUMVEE 2‑CT Hawkeye 105mm, së bashku me mjete mbështetëse, pjesë rezervë dhe trajnime për mirëmbajtjen e tyre, njofton kompania.

E lidhur me këtë ka shkruar ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, i cili thekson se me këtë blerje ushtria e Kosovës po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.

“Dje nënshkruam një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtja si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje. Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.

Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon”, shkruan Maqedonci.

Ndryshe, sipas marrëveshjes, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me sistemet mobile të artilerisë të montuara mbi platforma të fuqishme HUMVEE, të pajisura me teknologji të patentuar të zbutjes së kthesës (soft recoil) që absorbon deri në 60% të forcës së kthesës.

Kjo i mundëson sistemit të vendoset, të qëllojë dhe të rilëvizë në më pak se 90 sekonda, duke rritur mbijetesën dhe fleksibilitetin krahasuar me artilerinë e tërhequr tradicionalisht.

Kontrata përfshin gjithashtu ambulanca, kamionë komandues dhe mjete të tjera mbështetëse nga familja më e gjerë e HUMVEE-ve, duke zgjeruar kapacitetet operative të FSK-së dhe mundësinë për të krijuar një bateri të plotë artilerie me mbështetje zjarrëindire indirekte.

Dorëzimet pritet të fillojnë brenda dy viteve të ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi.com


Forcim i aleancave rajonale, Kosova dhe Bosnja flasin për bashkëpunim ushtarak

3 December 2025 at 09:54


Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez, në kuadër të ministerialit SHBA - Karta e Adriatikut (A5).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit të dy ministrat kanë diskutuar mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe forcave të armatosura.

Në komunikatë theksohet se ministrat shprehën gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe ushtrive, duke vlerësuar se ky bashkëpunim ndihmon në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme në rajon.

Ministria gjithashtu thekson se bashkëpunimi rajonal mbetet një komponent thelbësor për garantimin e një mjedisi të sigurt, të qëndrueshëm për mirëqenien e qytetarëve dhe të vendit./Telegrafi/

Maqedonci: Kosova po ndërton një qasje të koordinuar ndërmjet institucioneve civile dhe ushtarake

2 December 2025 at 14:14


Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në punimet e sesionit plenar të Ministerialit ShBA – Karta e Adriatikut (A5).

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë fjalës së tij ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e qëndrueshmërisë kombëtare dhe bashkëpunimit rajonal.

Sipas tij, Kosova po ndërton një qasje të koordinuar ndërmjet institucioneve civile dhe ushtarake, në përputhje me standardet e NATO-s, për t’u përballur me krizat, kërcënimet kibernetike dhe operacionet hibride.

“Nënvizova se sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë tregoi qartë se rajoni ynë vazhdon të përballet me kërcënime dhe rreziqe të nxitura nga aktorë shtetërorë. Mbështetja e përgjegjësve të këtij sulmi të armatosur nga struktura shtetërore në Serbi është e papranueshme dhe e rrezikshme për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

Tutje Maqedonci theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, bashkëpunimit dhe vlerave euroatlantike.

“Besojmë se vetëm përmes koordinimit rajonal, ushtrimeve të përbashkëta, mbrojtjes kibernetike dhe përgjegjësisë politike mund të ndërtojmë një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. Republika e Kosovës është e gatshme të punojë me çdo partner që zgjedh rrugën e paqes, përgjegjësisë dhe respektit të ndërsjellë”. /Telegrafi/


FSK hap dyert – liderët e shtetit dhe qytetarët shohin nga afër punën dhe armatimin e ushtrisë

27 November 2025 at 10:21


Në kazermën “Adem Jashari”, dyert sot janë hapur për të gjithë qytetarët të cilët duan të shohin nga afër Ushtrinë e Kosovës.

Në “Ditën e Forcës” presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryekuvendari, Dimal Basha dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vizituan kazermën duke parë nga afër pajisjet ushtarake të FSK-së.


Mes tjerash edhe fëmijët të cilët kishin mundësi të vizitonin kazermën me brohoritje përqafuan dhe shkëmbyen fotografi me liderët e vendit.

Ndërkaq, në “Ditën e Forcës” tradicionalisht ushtria pret qytetarët e saj.

Ndryshe, më 14 dhjetor të 2018-së, Kuvendi i Kosovës pati miratuar tri ligjet me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, pra, Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas këtij vendimi, po në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ishte mbajtur një ceremoni ku është prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës. Në atë kohë, president i Kosovës ishte Hashim Thaçi, kryeministër Ramush Haradinaj dhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli. /Telegrafi/

"Dita e Forcës", Maqedonci: FSK është e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave

27 November 2025 at 09:52


Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar në Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës.

Maqedonci këtë e bëri përmes një video mesazhi në rrjetin social në Facebook duke thënë se FSK është ndërtuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve e njerëzve që dhanë jetën për liri.

“Sot në Ditën e Forcës, zemrat tona rrahin me krenari të veçantë. Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave e që po rritet, forcohet e që po mban respektin e aleatëve tanë anë e mbanë botës”, tha ai.

Maqedonci theksoi se Ushtria e Kosovës është histori e suksesit.

“Është përkushtimi i çdo ushtari, çdo oficeri, çdo kadeti që zgjohet me një mision: Mbrojtjen e Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/


Kur pritet të vijnë raketat Javelin në Kosovë? Flet Maqedonci

21 November 2025 at 21:43


Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se raketat Javelin të blera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pjesë e tyre, pritet të vij gjatë vitit të ardhshëm në Kosovë.

“Përveç raketave Javelin jemi duke bërë blerje dhe kemi bërë blerje të shumta të sistemeve të armatimit nga ShBA-të dhe shtete të tjera. Është një periudhë kur pritet të përcaktohet koha e arritjes. Ne jemi në pritje të konfirmimit. Ne jemi duke diskutuar që ti kemi në periudhën më të hershme. Viti 2026 vlerësoj që do të jetë koha kur patjetër do të kemi nëj sasi në bashkë me komandantin e FSK-së jemi duke bërë përpjekje ti kemi edhe gjatë këtij viti. Javelin është një ndër sistemet më të mira anti-tankpor nuk janë të vetmet që i kemi në FSK”- tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte konfirmuar më 11.1.2024 se Kosova i ka nisur kërkesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të blerë sistemin raketor kundërtank “Javelin”.

Raketat “Javelin” u prodhuan dhe zhvilluan për ushtrinë amerikane dhe trupat detare të saj. Ky mjet luftarak doli shumë efikas në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Këto armë janë të prodhuara nga dy kompanitë, Lockheed Martin dhe Raytheon Technologies.

Sipas të dhënave që janë të publikuara në faqen zyrtare të kompanisë Lockheed Martin, “Javelin” është një sistem armësh precize kundërtank, të lëvizshme dhe të vendosur në platformë.

Pra, raketa në fjalë mund të përdoret edhe nga një ushtar i vetëm duke e mbajtur atë mbi supe për të qëlluar nga lart apo drejtpërdrejt objektivin, por edhe mund të vendoset mbi automjetet ushtarake.

Një raketë e tillë vlerësohet se mposht të gjitha forcat e blinduara të njohura dhe të projektuara, si dhe objektiva të buta dhe të parregullta./Kallxo.com

“Shtegu i Lavdisë”, Maqedonci gjatë ecjes në Gërmi takon oficerët e ardhshëm: Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë

15 November 2025 at 09:59


Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një ecje në Gërmi ishte i shoqëruar me kadetët e Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se një pjesë të rrugës e bëri së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, me oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km “Shtegu i Lavdisë”.

“Ecja ime e zakonshme në Gërmi sot mori një energji krejt tjetër – një pjesë të rrugës e bëra së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km ‘Shtegu i Lavdisë’. Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë”, shkruan Maqedonci. /Telegrafi/







Maqedonci: Kosova po shqyrton blerjen e helikopterëve Black Hawk

30 October 2025 at 22:11


Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka folur për zhvillimet aktuale të sigurisë në nivel global dhe ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë.

Maqedonci theksoi se bota po kalon një nga periudhat më të ndërlikuara të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore, me ndryshime të mëdha strategjike dhe shfaqjen e akterëve që po sfidojnë rendin global të sigurisë.

“Kemi parë invazionin rus në Ukrainë, tensionet dhe luftërat në Lindjen e Mesme, si dhe qasje gjithnjë e më agresive të disa shteteve anë e mbanë globit. Kjo ka krijuar një ambient të ri të pasigurisë, ku çdo shtet po përcakton qasjen dhe qëndrimet e veta ndaj këtyre ndryshimeve”, tha Maqedonci.

Ai foli edhe për rolin e Rusisë në rajonin e Ballkanit, duke vënë në pak përpjekjet e saj për të ndikuar përmes Serbisë në proceset integruese të rajonit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Serbia, përveç lidhjeve historike dhe kulturore me Federatën Ruse, ndan me të edhe interesa të përbashkëta për të minuar proceset e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Kjo politikë prodhon tensione dhe rrezikon stabilitetin në gjithë rajonin”, shtoi ai.

Ministri në detyrë vlerësoi lart punën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në zbulimin dhe neutralizimin e rrjeteve të spiunazhit që kanë tentuar të destabilizojnë Kosovën, duke nënvizuar profesionalizmin e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.

“AKI-ja ka bërë një punë të shkëlqyer në goditjen e rrjeteve të spiunazhit që i shërbenin interesave të huaja. Kemi pasur arrestime të agjentëve që kanë tentuar të ndikojnë në çështje të ndjeshme për sigurinë e vendit”, theksoi tutje Maqedonci.

Duke folur për zhvillimin e kapaciteteve të Mbrojtjes së Kosovës, Maqedonci tha se shtimi i kapaciteteve me dronë luftarakë është rezultat i analizave strategjike për përshtatje me ndryshimet teknologjike globale.

“Kosova po ndërton kapacitete moderne për t’u përballur me sfidat e sigurisë.Shtimi i dronëve luftarakë është pjesë e kësaj strategjie”, u shpreh ai.

Ai rikujtoi gjithashtu se vitin e kaluar është miratuar koncepti i ri i mbrojtjes gjithëpërfshirëse, i cili synon të përfshijë qytetarët në sistemin e mbrojtjes përmes angazhimit vullnetar.

“Ky koncept u jep qytetarëve mundësinë të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit. Kështu përgatisim gjeneratat e reja për të qenë pjesë aktive e sistemit tonë mbrojtës”, nënvizoi Maqedonci.

Maqedonci theksoi se FSK ka përmbyllur sot procesin e validimit për Regjimentin e Tretë Kombësor, duke shënuar kështu përfundimin e të gjitha fazave të validimit për regjimentet kombësore. Regjimenti i parë dhe i dyti u validuan gjatë dy viteve të kaluara.

Ai tha se termi validim në terminologjinë ushtarake nënkupton që njësia është e gatshme dhe e përgatitur për të realizuar operacionet e fushës dhe misionet për të cilat i takon.

“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm pasi konfirmon përgatitjen e njësive luftarake në nivele të kërkuara. Validimi i Regjimentit të Tretë konsiderohet hap kyç drejt kalimit në fazën tjetër të zhvillimit të FSK-së, ku do të ndërtohen kapacitete të mbështetjes luftarake, përfshirë artilerinë e rëndë, mbështetjen ajrore, sisteme antitank dhe sisteme të tjera mbështetëse”, tha Maqedonci.

Sipas tij, një pjesë e këtyre kapaciteteve kanë qenë të planifikuara të ndërtohen deri më 2028, por disa prej pajisjeve tashmë janë arritur.

Ai bëri të ditur se në janar të këtij viti delegacioni i FSK-së ka zhvilluar takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shtetit. "Gjatë vizitës në kompaninë Lockheed Martin diskutuam mundësinë e blerjes së helikopterëve Black Hawk, helikopterë të njohur për efikasitetin e tyre në Forcat e Armatosura të SHBA-së". Bisedimet, tha ai përfshinë detaje teknike dhe financiare; aktualisht kërkohen analiza dhe më pas do të kalojnë në fazën e blerjes.

Ai tha se gjatë muajve të fundit, FSK ka pranuar disa pajisje të reja si dronë , më heret dronët Puma nga SHBA, automjete të blinduara, si dhe sisteme të tjera që në disa raste janë bërë publike, dhe në disa raste jo.

Maqedonci pohoi se gjatë këtij mandati janë bërë investime të konsiderueshme, rreth 400 milionë euro për blerje të armatimit dhe pajisjeve, shumica e të cilave janë realizuar shtet-me-shtet.

Ai foli edhe për krijimin e njësitit të përbashkët të ushtrive të Kosovës dhe Shqipërisë. “Ne jemi duke u angazhuar të punojmë më shumë vende të NATO-s , mirëpo me Republikën e Shqipërisë bashkëpunimi është shumë i veçantë. Me ministrin Piro Vengo kemi filluar shumë iniciativa të rëndësishme për dy vendet tona, duke përfshirë edhe marrëveshjen trilaterale që kemi bërë me Kroacinë dhe Shqipërinë. Jemi dakorduar për bashkëprodhim të sistemeve të armatimit dhe një njësie të përbashkët”, tha Maqedonci.

I pyetur për zhvillimet e fundit politike dhe formimin e Qeverisë së re, Maqedonci tha se nuk ka ende informacione të reja, por se sipas tij, përpjekjet për formimin e Qeverisë Kurti 3 do të vazhdojnë, në

Maqedonci takohet me ambasadorin e Gjermanisë, flasin për sigurinë në vend

29 October 2025 at 11:41


Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Maqedonci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë takim diskutuan mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së

“Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në këtë takim diskutuam mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës.

“Praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka shkruar ndër të tjera Maqedonci në Facebook. /Telegrafi/



FSK zhvillon stërvitjen fushore “Ujku Shigjetë” në Babaj të Bokës në Gjakovë

28 October 2025 at 17:51


Në terrenet malore të Babaj i Bokës në Gjakovë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar stërvitjen fushore ushtarake “Ujku Shigjetë”, me qëllim testimin e gatishmërisë operacionale dhe validimin e kapaciteteve të njësive të këmbësorisë, raporton Telegrafi.

Gjatë ushtrimit, pjesëtarët e FSK-së realizuan skenarë të avancuar luftarake që simulonin përballjen me armikun në një luftim fushor, duke demonstruar mënyrat e identifikimit dhe neutralizimit të objektivit armik, përmes koordinimit të veprimeve tokësore dhe këmbësore.



Ushtrimi përfshiu manovrime taktike, pozicionime strategjike, përdorim të mbështetjes zjarrtare dhe lëvizje të sinkronizuara në terrene malore. Pamjet nga vendi tregojnë përfshirjen e mjeteve të blinduara dhe përdorimin e tymit maskues për avancim dhe mbrojtje, ndërsa njësitë këmbësore vepronin në koordinim të plotë për sigurimin e zonës.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vlerësoi lart profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së gjatë zhvillimit të ushtrimit.

“Pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh, sot Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë demonstroi shkathtësitë dhe aftësitë në të cilat është trajnuar gjatë ushtrimit fushor ‘Ujku Shigjetë’. Ky ushtrim, me shumë rëndësi për ushtrinë tonë, ka synim validimin e kapaciteteve të këmbësorisë së Regjimentit të Tretë, duke përmbushur një ndër objektivat kryesore të FSK-së: atë të validimit të të gjitha kapaciteteve të këmbësorisë, duke i mundësuar kështu ushtrisë sonë të kalojë në fazën e radhës për zhvillimin e saj”, deklaroi Maqedonci.

Ai falënderoi Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe të gjithë ushtarakët për angazhimin e pashembullt në përmbushjen e këtij objektivi të rëndësishëm, si dhe ekipet ushtarake të SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e kapaciteteve luftarake të Forcës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, në vazhdimësi gjatë këtyre viteve, ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në investimet në armatime, modernizim, personel, trajnim dhe infrastrukturë, me qëllim të ndërtimit dhe zhvillimit të kapaciteteve tona ushtarake. Sot, edhe një herë, njësitet e ushtrisë sonë treguan profesionalizëm, disiplinë e përkushtim në realizimin e detyrave dhe dëshmuan gatishmërinë e vendosmërinë për të përmbushur misionin fisnik të ushtrisë sonë: mbrojtjen e territorit dhe jetës së qytetarëve tanë”, theksoi Maqedonci.

Sipas FSK-së, stërvitja “Ujku Shigjetë” është pjesë e procesit të validimit të njësive të këmbësorisë, që synon përgatitjen e plotë të Forcës për kalimin në fazën e ardhshme të zhvillimit të saj si ushtri moderne, profesionale dhe e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Ushtrimi fushor "Ujku Shigjetë" -SHBA në krah të ushtrisë së Kosovës, FSK teston aftësitë dhe kapacitetet luftarake

28 October 2025 at 14:13


Në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë” i cili po zhvillohet në poligonin ushtarak në Bobaj të Bokës, Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka organizuar Ditën e Vizitorëve.

Të pranishëm për të parë nga afër ushtrimin e ushtarakëve ishin ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci , komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari e përfaqësues amerikan.

Por, mungoi komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se sot po përmbyllet një nga objektivat kryesore të planit zhvillimor të Forcës së Sigurisë së Kosovës.



Maqedonci lavdëroi komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari për angazhimin e pashembullt për të arritur objektivat e ushtrisë së Kosovës.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për ushtrinë tonë Forcën e Sigurisë së Kosovës sepse sot po përmbyllim një prej objektivave kryesore të planit zhvillimor të Forcës së Sigurisë së Kosovës atë të certifikimit dhe validimit të të gjitha kapaciteteve të këmbësorisë regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së. Pra, me këtë ushtrim ne po përmbyllim një fazë dhe po kalojmë në një fazë tjetër kemi marr masat dhe jemi duke u përgatitur për ta finalizuar. Me këtë rast falënderoj komandantin e FSK-së gjeneral Jasharin për punën e jashtëzakonshme dhe angazhimin e pashembullt për të arritur objektivat pavarësisht sfidat”, tha ai.

Sipas Maqedoncit investimet në sektorin e mbrojtjes janë mbështetje shtesë për kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të arritur objektivat e saj.

“Falënderojmë edhe ekipet nga SHBA-të të cilat kanë qenë vazhdimisht krah zhvillimit të FSK-së … investimet e qeverisë në mbrojtje në armatim personel trajnim dhe infrastrukturë janë një mbështetje shtesë për kapacitetet e FSK-së në arritjen e objektivave qe kemi përpara”, tha ai.

Ushtrimi fushor “Ujku Shigjetë” ka nis më 20 tetor dhe përfundon më 29 tetor. /kp/


Albin Kurti jo pjesë e tubimit të UÇK-së! Ja si e komenton ministri i Mbrojtjes

By: redi
17 October 2025 at 15:20

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka komentuar mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes në tubimin e organizuar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha protesta është më shumë një mesazh simbolik për bashkësinë ndërkombëtare, por nuk mjafton për të sjellë ndryshim real. ”Nuk është një protestë që e bën ndryshimin. Duhet përpjekje e përditshme.

Source

Gjeneral Ejup Maqedonci përfshihet në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 October 2025 at 20:11

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, gjeneral Ejup Maqedonci, është përfshirë në “Hall of Fame” të U.S. Army War College, duke u bërë kështu gjenerali i parë shqiptar që merr këtë vlerësim të lartë nga një prej institucioneve më prestigjioze ushtarake në botë.

Ky është një nga nderimet më të mëdha që Kolegji Ushtarak i Luftës i Ushtrisë Amerikane i jep personaliteteve ndërkombëtare që kanë dhënë kontribute të shquara në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe udhëheqjes strategjike.

Ceremonia zyrtare e përfshirjes në “Hall of Fame” u mbajt në Washington D.C., në prani të Gjeneralit Randy A. George, shef i Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, si dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve ushtarake amerikane. Me këtë nderim, gjeneral Maqedonci u rendit përkrah liderëve më të njohur ushtarakë e diplomatikë nga e gjithë bota, duke vendosur Kosovën dhe shqiptarët në hartën e ekselencës ndërkombëtare të mbrojtjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale pas ceremonisë, ministri Maqedonci u shpreh se ky vlerësim është më shumë se një arritje personale dhe është një nder për të gjithë ata që kanë ndërtuar me përkushtim dhe profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ky nderim i përket çdo ushtaraku, çdo oficeri dhe çdo qytetari që ka besuar në misionin tonë për ndërtimin e një ushtrie profesionale dhe moderne. Falënderimet e mia më të sinqerta i drejtoj Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së SHBA-së për këtë vlerësim, si dhe të gjithë kolegëve, mentorëve dhe familjes sime për mbështetjen e tyre të vazhdueshme,” u shpreh Gjeneral Maqedonci.

Ai theksoi se ky moment e forcon më tej besimin në fuqinë e shërbimit, udhëheqjes dhe mësimit të përjetshëm, vlera që bashkojnë të gjithë ata që i shërbejnë me nder dhe përkushtim vendit të tyre.

Ky nderim historik e pozicionon Ushtrinë e Kosovës në një nivel të ri të respektit ndërkombëtar, si partnere e besueshme në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit strategjik me aleatët e saj, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1 nga 3

/m.q/j.p/

The post Gjeneral Ejup Maqedonci përfshihet në “Hall of Fame” të U.S. Army War College appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ejup Maqedonci, gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

By: redi
16 October 2025 at 19:37

Një arritje historike dhe një nder i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës dhe gjithë kombin shqiptar. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Gjeneral Ejup Maqedonci, është përfshirë në “Hall of Fame” të U.S. Army War College, duke u bërë kështu gjenerali i parë shqiptar që merr këtë vlerësim të lartë nga një prej institucioneve më prestigjioze ushtarake në botë. Ky është një nga nderimet më të mëdha që…

Source

Ejup Maqedonci nderohet në SHBA, vendoset në “Hall of Fame” të Kolegjit të Ushtrisë Amerikane

14 October 2025 at 14:20


Ministri në detyrë i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci është nderuar me një nga vlerësimet më të larta ushtarake ndërkombëtare, duke u futur në Sallën e Famës (Hall of Fame) të Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (US Army War College).

Në ceremoninë e mbajtur në Shtetet e Bashkuara mori pjesë edhe Gjenerali Randy A. George, Shef i Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, gjë që e shtoi edhe më shumë rëndësinë e këtij nderimi.

“Është nder jetësor për mua ky vlerësim, duke më vendosur në Sallën e Famës të Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së SHBA-ve,” u shpreh Maqedonci.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se ky çmim nuk është vetëm një arritje personale, por një reflektim i punës së përbashkët me shumë profesionistë të mbrojtjes në Kosovë gjatë gjithë karrierës së tij.

“Këtë vlerësim nuk e llogaris vetëm si një arritje personale, por edhe një pasqyrim i përkushtimit, profesionalizmit dhe përpjekjes së përbashkët të të gjithë atyre me të cilët kam pasur fatin dhe mundësinë të shërbej gjatë karrierës sime”, ka shkruar Maqedonci.

Maqedonci falënderoi Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së për këtë nderim, si dhe për mundësinë që i ishte ofruar vite më parë për të përfunduar studimet në këtë akademi prestigjioze ushtarake, të cilat ai i cilësoi si formuese për karrierën e tij profesionale dhe jetën personale.

“Ky nderim më forcon më tej bindjen time në fuqinë e shërbimit, udhëheqjes dhe mësimit të përjetshëm — vlera që kapërcejnë kufijtë dhe bashkojnë të gjithë ata që i shërbejnë vendit dhe komunitetit të tyre,” shtoi ai. /Telegrafi/

Dronët “fluturojnë” mbi Prizren, përmbyllet Sharkathoni i parë në Kosovë

11 October 2025 at 12:22


Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me përkrahje nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, përmbyllën Sharkathon-in e parë të organizuar ndonjëherë, një demonstrim unik i inovacionit vendas në teknologjinë e dronëve.

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci ka shkruar se bashkë me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Amerikane, Arian Zeka, kanë marrë pjesë në këtë ngjarje ku kanë theksuar para të pranishmëve rëndësinë e nxitjes së inovacionit lokal dhe ndërtimit të partneriteteve strategjike në teknologjinë e mbrojtjes.

"Dhjetë zhvillues dhe ekipe të talentuara prezantuan prototipet e tyre të dronëve, duke demonstruar potencialin në rritje të Kosovës në teknologjinë e përparuar dhe inovacionin në mbrojtje. Meqenëse ky është vetëm fillimi, në javët në vijim do të pasojnë aktivitete të tjera për të promovuar më tej bashkëpunimin dhe investimet në këtë sektor në zhvillim", ka deklaruar ministri Maqedonci,

Ai shkroi tutje se " Shpreh mirënjohjen tonë ndaj pjesëtarëve të FSK-së dhe Odës Amerikane për këtë angazhim, si dhe ndaj përgjegjësve të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren për vënien në dispozicion të ambienteve të tyre të mrekullueshme për këtë ngjarje"./Telegrafi/

Maqedonci dhe gjeneralët amerikanë diskutojnë mbi planin e tranzicionit të FSK-së

1 October 2025 at 16:50


Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës, një platformë e rëndësishme ndërkombëtare që ofroi mundësi për takime dypalëshe me miq e partnerë strategjikë, përfshirë edhe gjeneralë me katër yje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Me kënaqësi takova Gjeneralin Tod Daniel Wolters, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën gjatë viteve 2019-2022, si dhe Admiral Mark Montgomery, aktualisht Drejtor i Lartë dhe Bashkëpunëtor i Lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive (FDD) në SHBA", ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre takimeve, ka prezantuar progresin e Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të zbatimit të Planit të Tranzicionit.

Maqedonci ka theksuar se ka diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-SHBA në fushën e mbrojtjes, si dhe për nisma të përbashkëta për forcimin e bashkëpunimit tonë strategjik.

"I falënderova dy Gjeneralët, miq të Kosovës që kanë kontribuuar shumë për arritjet tona në mbrojtje, të bëra në bashkëpunim me SHBA-të", ka shkruar ai. /Telegrafi/


“Mbijetesa në ujë” – fotografi nga trajnimi sfidues i ushtarëve të FSK-së

9 September 2025 at 09:25

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ndarë fotografi nga trajnimi “Mbijetesa në ujë”.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruaj se qëllimi i trajnimit të ushtarëve të FSK-së ishte përgatitja profesionale për operacione në ujë, duke ndërtuar aftësi praktike dhe teknike të domosdoshme për situata mbijetese në kushte të rënda ujore.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpetim e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit të Kapacitetet Ushtarake për Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile, ka realizuar trajnimin sfidues “Mbijetesa në ujë”, një trajnim i specializuar qe synon përgatitjen e pjesëtarëve të FSK-së për përballje me situata të ndërlikuara në mjedise ujore.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së për operacione në ujë, si ne nivel individual ashtu edhe në nivel ekipor, duke ndërtuar aftësi praktike dhe teknike të domosdoshme për situata mbijetese në kushte të rënda ujore.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët u aftësuan në teknika të mbijetesës në ujë, not taktik, improvizimin e mjeteve për të mbijetuar në zona ujore, si dhe improvizimin e mjeteve për kalimin e zonave të rrezikshme ujore. /Telegrafi/

The post “Mbijetesa në ujë” – fotografi nga trajnimi sfidues i ushtarëve të FSK-së appeared first on Telegrafi.

Kosova pajiset me fluturake pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma” nga SHBA-të

8 September 2025 at 15:34

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci bëri të ditur se gjatë javës së kaluar kanë pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Maqedonci ka shkruar se Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Fluturakeve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021.

“Flututuraket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot. Bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona”, ka shkruar Maqendonci. /Telegrafi/

The post Kosova pajiset me fluturake pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma” nga SHBA-të appeared first on Telegrafi.

❌
❌