Ministri nq detyrĂ« i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot nĂ« takim Komandantin e KomandĂ«s sĂ« Forcave tĂ« PĂ«rbashkĂ«ta Aleate nĂ« Napoli, Admiralin George M. Wikoff, si dhe Komandantin e misionit tĂ« KFOR-it, Gjeneralmajor Ozkan UlutaĆ.
Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in.
Ai theksoi përkushtimin institucional për forcimin e kapaciteteve të FSK-së, përmes edukimit dhe trajnimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore.
Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë e modernizimit të FSK-së me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët dhe avancimit të aspiratës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.
"Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO", ka shkruar Maqedonci. /Telegrafi/
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare në Serbi, mbajtur më 4 janar 2026, presidenti i Serbisë Alleksandar Vuçiq ka intensifikuar retorikën alarmuese për zhvillimet e sigurisë në Kosovë, duke pretenduar se vendi po armatoset në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se në rajon po konsolidohet një bashkëpunim i ri ushtarak që, sipas tij, cenon drejtpërdrejt interesat dhe sigurinë e Serbisë.
Vuçiqi e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« situatĂ« si njĂ« kĂ«rcĂ«nim ekzistencial ndaj vendit tĂ« tij, duke theksuar se Serbia po kalon nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re tĂ« gatishmĂ«risĂ« mbrojtĂ«se. Ai e mbylli adresimin e tij me njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« qartĂ«, duke u shprehur: âTashmĂ« po pĂ«rgatitemi pĂ«r mbrojtje nga ata qĂ« jo mĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« fshehtĂ«, por hapur po dĂ«rgojnĂ« kĂ«rcĂ«nime ndaj vendit tonĂ«â.
Pretendimi për armatosjen e Kosovës si rrezikim i stabilitetit rajonal dhe sigurinë e Serbisë
Vuçiqi pohon se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri po zhvillohet me mbështetje të fuqive perëndimore dhe Turqisë, në shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, rendi ndërkombëtar që parashihte mungesën e një ushtrie vendore në Kosovë është zhbërë në praktikë, ndërsa pajisja dhe trajnimi i forcave të Kosovës po krijon një realitet të ri ushtarak që rrezikon stabilitetin rajonal dhe sigurinë e Serbisë.
A qëndron kjo?
Rezoluta 1244 nuk e pengon furnizimin me armë të Kosovës. Megjithëse ajo ruan kornizën e përkohshme ndërkombëtare të sigurisë, Kosova në vitin 2008 shpalli pavarësinë dhe ka siguruar njohje ndërkombëtare, si dhe ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe ushtarake dhe për armatim me shtete anëtare të NATO-s. (shih këtu dhe këtu).
Armatosja nuk e cenon mandatin e KFOR-it dhe nuk përbën militarizim të ndaluar. Sipas Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, FSK-ja ka disa kompetenca dhe disa parime. Në to përfshihen vetëm aspektet e mbrojtjes së sovranitetit dhe të integritetit territorial dhe të interesave të Kosovës.
Kosova ka arritur marrëveshje për blerje armësh edhe me shtete të tjera të NATO-s dhe këtë e ka bërë tash e sa vjet, qëkur u miratuan tri ligje në dhjetor të vitit 2018 për transformimin e FSK-së në ushtri.
KFOR-i është misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë. Trupat e tij kanë për mandat të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Mandati i tyre buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare (Shih këtu).
Pas tranzicionit tĂ« FSK-sĂ« nĂ« ushtri nĂ«pĂ«rmjet ligjeve, kryeministri i atĂ«kohshĂ«m i KosovĂ«s, Ramush Haradinaj, pati thĂ«nĂ« se âFSK-ja nuk do ta zĂ«vendĂ«sojĂ« KFOR-inâ e se FSK-ja Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« shĂ«rbejĂ« bashkĂ« me forcat e KFOR-it.
ShBA-ja e pati konsideruar tĂ« drejtĂ« sovrane tĂ« KosovĂ«s transformimin e FSK-sĂ« nĂ« forcĂ« âme mandat pĂ«r mbrojtje territorialeâ (shih kĂ«tu).
Pretendimi se marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci është në dëm të Serbisë
Një tjetër element i narrativës së Vuçiqit është ekzistenca e një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, të cilin ai e përshkruan si një aleancë ushtarake de facto.
Ai pretendon se këto tri palë po koordinohen në blerjen dhe zhvillimin e pajisjeve ushtarake, përfshirë sisteme më të avancuara luftarake, duke e interpretuar këtë bashkëpunim si përpjekje për të ndryshuar ekuilibrat e sigurisë në rajon në dëm të Serbisë.
A qëndron kjo?
Në Tiranë, më 18 mars, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia formalizuan një deklaratë të përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, si dhe nga homologët e tij, Pirro Vengu i Shqipërisë dhe Ivan Anushiq i Kroacisë.
Në deklaratën e nënshkruar nga treshja, u përcaktuan katër pika bashkëpunimi:
Nxitja e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse;
Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimeve dhe ushtrimeve;
Luftimi i kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë;
Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik.
Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bënte të ditur se angazhimi i parë i paraparë në deklaratën e përbashkët është realizimi i blerjeve të përbashkëta të armatimit, duke bërë një porosi të vetme nga ShBA-ja në emër të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, me qëllim uljen e kostos dhe përshpejtimin e afateve të dorëzimit.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, sipas deklaratave të ministrave të Mbrojtjes të vendeve nënshkruese të marrëveshjes, nuk ka karakter agresiv, por synon forcimin e bashkëpunimit në siguri, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes trajnimeve dhe kontributin në paqen rajonale, pa përbërë kërcënim për asnjë shtet. Ajo reflekton orientimin e përbashkët drejt integrimit euroatlantik dhe mbështetjen e Kosovës nga dy vende anëtare të NATO-s në kuadër të stabilitetit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, roli i NATO-s dhe misionit KFOR mbetet faktor kyç stabilizues, ndërsa marrëveshja është në përputhje me përpjekjet afatgjata për ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konflikteve në rajon.
Pra, pretendimet e Alleksandar Vuçiqit se armatosja e Kosovës dhe marrëveshja trilaterale mes saj, Shqipërisë dhe Kroacisë përbëjnë kërcënim për Serbinë dhe stabilitetin rajonal, nuk qëndrojnë në bazë të fakteve të verifikueshme. Procesi i ndërtimit të kapaciteteve të sigurisë së Kosovës zhvillohet në përputhje me legjislacionin vendor, praktikat ndërkombëtare dhe me mbikëqyrjen e vazhdueshme të NATO-s përmes KFOR-it, ndërsa bashkëpunimi trilateral ka karakter mbrojtës dhe integrues, jo agresiv. Këto zhvillime reflektojnë orientimin euroatlantik të rajonit dhe synojnë forcimin e paqes dhe stabilitetit, e jo krijimin e rreziqeve të reja të sigurisë për Serbinë apo për komunitetet në Ballkanin Perëndimor./Hibrid.info.
Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher, takoi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Jashari, për të diskutuar mbi procesin e transformimit dhe të ardhmen e institucionit.
Sipas njoftimit, komandanti Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.
NdĂ«rsa zĂ«vendĂ«sambasadori Botcher theksoi se Gjermania do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« qĂ«ndrojĂ« pranĂ« KosovĂ«s dhe i riafirmoi angazhimin e saj pĂ«r tâi parĂ« institucionet e sigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s si pjesĂ« tĂ« njĂ« arkitekture tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe tĂ« integruar tĂ« sigurisĂ« europiane.
Ai gjithashtu shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në. /Telegrafi/
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në një takim zyrtar Drejtorin e Ushtrisë së Gardave Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerallejtënant Jonathan M. Stubbs, i shoqëruar nga gjeneral major Levon E. Cumpton dhe delegacioni i tij.
Gjatë takimit, palët diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, me theks të veçantë në partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës. U vlerësua lart mbështetja amerikane në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta si dhe avancimin e ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë.
Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin, modernizimin dhe profesionalizimin e FSK-së.
NĂ« takim u theksua gjithashtu se Programi i Partneritetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t (State Partnership Program â SPP) ndĂ«rmjet GardĂ«s KombĂ«tare tĂ« AjovĂ«s dhe FSK-sĂ« pĂ«rfaqĂ«son njĂ« shembull suksesi, me rezultate konkrete dhe aktivitete tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« fusha tĂ« ndryshme.
Në përmbyllje, të dy gjeneralët u pajtuan se thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit është thelbësor për avancimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave, duke theksuar njëherësh rëndësinë e mbështetjes së SHBA-së në përmbushjen e synimeve strategjike të Kosovës drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal./Telegrafi/
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka vlerësuar se publikimi i detajeve për armatimin që blen FSK-ja nuk duhet të përdoret për qëllime mediatike apo politike.
Në emisionin FIVE, Kastrati tha se qeveria dhe institucionet duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos i shndërrojnë Forcat e Armatosura në mjet fushate.
Ai ka shtuar se ndonëse karakteristikat teknike të armatimit janë të njohura publikisht, detaje si sasia, vendosja dhe mënyra e përdorimit nuk duhet të publikohen.
âMe tĂ« vĂ«rtetĂ« me keqardhje i shoh tĂ« gjitha kĂ«to ngjarje mediatike. Do tĂ« sugjeroja fuqishĂ«m, si pĂ«r QeverinĂ« ashtu edhe pĂ«r institucionet, qĂ« tĂ« mos i pĂ«rdorin forcat tona tĂ« armatosura pĂ«r fushata mediatike apo politike. TĂ« gjitha armĂ«t qĂ« blihen, qoftĂ« tipi apo sasia e tyre, nuk do tĂ« duhej tĂ« bĂ«heshin publike pĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« publikut â e ajo pjesĂ« janĂ« fqinjtĂ« tanĂ«. Pse duhet ta dinĂ« ata se me çfarĂ« po furnizohemi, me cilĂ«t dronĂ« apo raketa? KĂ«to çështje nuk do tĂ« duhej tĂ« ishin kaq mediatike. E kemi parĂ« edhe me dronĂ«t qĂ« erdhĂ«n nga Turqia â çdo blerje bĂ«het publike dhe shndĂ«rrohet nĂ« lajm pĂ«r interesa tĂ« ngushta, qofshin ato mediatike apo politikeâ, ka deklaruar ai.
Kastrati përmendi edhe rastin e mëhershëm të dronëve të blerë nga Turqia, duke thënë se çdo blerje po shoqërohet me ekspozim të tepruar mediatik për interesa politike apo të ngushta.
âArmiku asnjĂ«herĂ« nuk bĂ«n ta dijĂ« se me çfarĂ« sasie tĂ« armatimeve dhe çfarĂ« numri posedon FSK-ja sa i pĂ«rket karakteristikat e kĂ«tyre armĂ«ve ato dihen janĂ« publike mirĂ«po sasia vendndodhja e tyre, pĂ«rdorimi i tyre kush i pĂ«rdorĂ« duhet tĂ« jenĂ« jo publikeâ ka theksuar ai.
Deklarata e tij vjen pas pranimit nga Kosova të një dërgese me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia.
Pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në disa vendbanime, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë së njësive të saj për të mbështetur Autoritetet Civile në menaxhimin e situatës.
Me urdhër të Komandantit të FSK-së, ekipet kanë intervenuar për shpëtimin e jetëve, duke vepruar sipas kërkesave të Qendrës së Situatave të Republikës së Kosovës.
Njësitë e Forcës së Sigurisë mbesin në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë dhe kapacitete të Mbështetjes Ushtarake në zonat e prekura.
Shiu pushoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n ditĂ«n por reshjet rifilluan pasdite vonĂ«. Gjendja me vĂ«rshime nĂ« vend vazhdon tĂ« jetĂ« âdinamikeâ nĂ« disa komuna, pĂ«rfshirĂ« Prizrenin, pasi Drini i BardhĂ« ka dalĂ« nga shtrati, tha Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) nĂ« Facebook.
Por, agjencia paralajmĂ«roi se gjendja mund tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohet nĂ« rast se do tĂ« bjerĂ« mĂ« shumĂ« shi, âmegjithatĂ« rreziku i tanishĂ«m vlerĂ«sohet i menaxhueshĂ«m, me kapacitete tĂ« mjaftueshme reagimiâ.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të mërkurën se vërshimet kanë shkaktuar telashe me ujin e pijes në disa pjesë të vendit, si Prishtina, Prizreni, Suhareka, Malisheva, Kamenica, Vitia, Deçani, Klina dhe Mitrovica.
Instituti tha se do ta vëzhgojë dhe vlerësojë cilësinë e ujit të pijës në bashkëpunim me ujësjellesit rajonalë për shkak të turbullirave të shkaktuara nga vërshimet./Telegrafi.
Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.
Sipas Maqedoncit, OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë edhe tanke të pajisura me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.
Ai ka theksuar se rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve të ndryshme dhe skenarëve të ndryshëm të kërcënimit.
âKy zhvillim rrit ndjeshĂ«m fleksibilitetin operacional dhe kapacitetet mbrojtĂ«se tĂ« ushtrisĂ« sonĂ«â, ka deklaruar Maqedonci.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se furnizimi me pajisje moderne ushtarake është pjesë e planit afatgjatë për ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s./Telegrafi.
Sa para do tâi ketĂ« Forca e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r vitin 2026 ende nuk dihet pĂ«r shkak se nuk ka buxhet tĂ« miratuar pĂ«r kĂ«tĂ« vit. Projektligji pĂ«r Buxhetin 2026 qĂ« ishte miratuar nga Qeveria e KosovĂ«s mĂ« 31.10.2025 nuk qe shqyrtuar fare nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s nga legjislatura e nĂ«ntĂ«.
Megjithatë, dihet se 202.8 milionë euro ishin ndarë për ushtrinë me buxhetin e vitit 2025. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një konferencë për media më 27.11.2025 kishte thënë se është arritur shifra prej 430 milionë eurove për blerje të sistemeve të armatimit, ndonëse nuk e kishte specifikuar periudhën kohore se për sa vite janë shpenzuar këto mjete.
Ndonëse këto shifra janë publike, Qeveria e Kosovës e mban sekret shumën e mjeteve të mbledhura në Fondin e Sigurisë, i cili u themelua më 01.03.2022.
Në vendimin e themelimit të këtij Fondi thuhet se mjetet do të buxhetohen tek Ministria e Mbrojtjes si buxhet shtesë dhe do të përdoren për mbështetjen e prioriteteve të Qeverisë, duke përfshirë fushën e mbrojtjes dhe sigurisë shtetërore, infrastrukturën e sigurisë, menaxhimin e katastrofave natyrore apo ngjashëm.
Neni 120 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës thekson se shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës.
Megjithëse vet Kushtetuta kërkon llogaridhënie e transparencë, Fondi i Sigurisë nuk është bërë publik asnjëherë. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KALLXO.com lidhur me fondet e mbledhura dhe për alokimin e tyre.
Në DebatPërnime që u zhvillua gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, duke folur për sektorin e Mbrojtjes, kandidatët për deputetë, Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Besa Kabashi-Ramaj nga Partia Demokratike e Kosovës, kërkuan transparencë për Fondin e Sigurisë.
âKu mbeti Fondi i SigurisĂ«? PesĂ« vite kanĂ« kaluarâ- ka pyetur Kabashi-Ramaj, duke shtuar se tĂ« gjitha shtetet i kanĂ« publike fondet pĂ«r sigurinĂ« dhe mbrojtjen. âVetĂ«m fondet pĂ«r operacione sekrete kanĂ« tĂ« drejtĂ« me u mbajt sekretâ- ka shtuar ajo.
âKurrĂ« sâkeni dhĂ«nĂ« llogari pĂ«r Fondin e SigurisĂ«, me tregu kaq janĂ« grumbulluar dhe kĂ«tu janĂ« destinuar. KurrĂ« sâka ndodhĂ« kjo! Ai fond bile Ă«shtĂ« zhdukĂ«, nuk dihet ku Ă«shtĂ«â- ka kritikuar Isufi, nga ana tjetĂ«r.
Por, Enver Dugolli nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje e cila Ă«shtĂ« nĂ« pushtet si qeveri nĂ« detyrĂ«, e ka arsyetuar mungesĂ«n e transparencĂ«s sa i pĂ«rket kĂ«tij fondi. âSipas legjislacionit, ai fond Ă«shtĂ« i rregulluar si sekret, dhe nuk kam qasje as unĂ«, as ti⊠Qeveria e ka klasifikuar si informacion tĂ« klasifikuar⊠Ato mjete shkojnĂ« nĂ« destinacion pĂ«r çka janĂ« dhĂ«nĂ« prej qytetarĂ«veâ- ka deklaruar Dugolli.
Me kĂ«tĂ« nuk pajtohet Anton Ăuni nga Lidhja Demokratike e KosovĂ«s. Ai thekson se te ushtritĂ« qĂ« i nĂ«nshtrohen kontrollit civil e demokratik, sekret mbahet vetĂ«m mĂ«nyra dhe koha e veprimit. âFondet sekrete janĂ« tĂ« natyrĂ«s sĂ« shteteve ku udhĂ«hiqen nga diktatorĂ«t. NĂ«se ne pretendojmĂ« tĂ« jemi pjesĂ« e NATO-s, çdo gjĂ« do tĂ« duhej tĂ« deklarohej, tĂ« mbikĂ«qyrej, tĂ« jetĂ« transparente dhe tĂ« ketĂ« llogaridhĂ«nieââ tha Anton Ăuni.
Ligji i vitit 2023, për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, e përcakton që në kategoritë e informacioneve që klasifikohen përfshihen edhe: projekte, plane, sisteme apo operacione që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës; sisteme, instalime, infrastruktura, projekte, plane apo shërbime të mbrojtjes që lidhen me interesat e sigurisë të Republikës së Kosovës; veprimtari shkencore, teknologjike, ekonomike, financiare që lidhen me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.
Për Fondin e Sigurisë së Kosovës, të dhëna publike nuk ka, përveç hapësirës brenda platformës e-Kosova përmes së cilës qytetarët mund të japin donacione që shkojnë në këtë Fond.
Më 01.03.2022 kur u themelua Fondi i Sigurisë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati shkruar se Fondi u themelua në përputhje me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, situatës dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtar.
âMjetet e mbledhura financiare synohet tĂ« pĂ«rdoren nĂ« pĂ«rputhje me strategjinĂ« e sigurisĂ« shtetĂ«rore tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s qĂ« pritet tĂ« miratohet nga Qeveria e RepublikĂ«s se KosovĂ«sâ, shkruante Kurti. Fondi, siç thoshte ai, do tĂ« pĂ«rdorej ekskluzivisht pĂ«r qĂ«llimin e pĂ«rcaktuar nga qeveria. GjatĂ« kohĂ«s sĂ« rezistencĂ«s paqĂ«sore nĂ« vitet â90-ta ishte krijuar Fondi i 3 pĂ«rqindĂ«shit, ndĂ«rsa gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« luftĂ«s, ishte krijuar edhe Fondi âVendlindja ThĂ«rretâ. MĂ«nyra e shfrytĂ«zimit tĂ« parave tĂ« derdhura nĂ« kĂ«to dy fonde, nĂ« vazhdimĂ«si Ă«shtĂ« pĂ«rcjell me dyshime pĂ«r keqpĂ«rdorimin e tyre.
Strategjia e Sigurisë e Kosovës 2022-2027 është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 24.10.2022 dhe mund të qaset në këtë vegëz.
NĂ« KosovĂ« kanĂ« qenĂ« dy fonde tĂ« tjera tĂ« mĂ«hershme e tĂ« cilat janĂ« pĂ«rfolur gjatĂ«. Fondi prej 3% i QeverisĂ« nĂ« Ekzil tĂ« Bujar Bukoshit dhe Fondi âVendlindja ThĂ«rretâ ende vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rcillen me dyshime pĂ«r keqpĂ«rdorime tĂ« mjeteve tĂ« derdhura nĂ« to nga qytetarĂ«t./Kallxo.com
Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka deklaruar se një nga sfidat më të mëdha, por edhe arritjet më të rëndësishme strategjike gjatë mandatit të tij, ka qenë inicimi dhe konkretizimi i industrisë së mbrojtjes në Kosovë, duke filluar me vendosjen e prodhimit vendor të municionit.
Në një intervistë për RTV Dukagjini, Mehaj ka theksuar se ky proces ka qenë kompleks dhe kërkues, por sipas tij është përmbyllur me sukses dhe me mbështetje të gjerë nga partnerë ndërkombëtarë.
âNjĂ« sfidĂ« madhore, e cila njĂ«kohĂ«sisht pĂ«rbĂ«n edhe njĂ« ndĂ«r arritjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, ka qenĂ« inicimi dhe konkretizimi i industrisĂ« sĂ« mbrojtjes nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, duke filluar me vendosjen e prodhimit vendor tĂ« municionit. Ky proces ka qenĂ« kompleks dhe kĂ«rkues, por Ă«shtĂ« realizuar me sukses. PĂ«r kĂ«tĂ« iniciativĂ« ekzistojnĂ« dĂ«shmi dhe mbĂ«shtetje nga partnerĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, ministra e ish-ministra, disa prej tĂ« cilĂ«ve vazhdojnĂ« ende tĂ« jenĂ« pjesĂ« e institucioneve qeveritareâ, ka deklaruar Mehaj.
Sipas ish-ministrit, ky hap ka shënuar një moment të rëndësishëm drejt rritjes së vetëqëndrueshmërisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes, duke reduktuar varësinë nga importi i municionit dhe duke krijuar bazë për zhvillimin afatgjatë të industrisë vendore të mbrojtjes, njofton Dukagjini.
Krahas inicimit të industrisë së municionit, Mehaj ka renditur edhe konsolidimin e bazës ligjore dhe institucionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës si arritje kyçe të mandatit të tij.
âArritja jonĂ« mĂ« e madhe gjatĂ« drejtimit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s ka qenĂ« konsolidimi i plotĂ« i bazĂ«s ligjore dhe institucionale pĂ«r ForcĂ«n e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s. NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, janĂ« miratuar dhe plotĂ«suar ligje thelbĂ«sore, si heqja e kufizimit tĂ« numrit tĂ« pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, miratimi i Ligjit pĂ«r PolicinĂ« Ushtarake dhe Ligjit pĂ«r InteligjencĂ«n Ushtarake, tĂ« cilat kanĂ« krijuar themele tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r funksionimin modern dhe profesional tĂ« sajâ, ka thĂ«nĂ« ai.
Mehaj, si pjesë tjetër e rëndësishme e mandatit të tij, thotë ka qenë edhe modernizimi i armatimit dhe pajisjeve ushtarake përmes marrëveshjeve shtet me shtet për të cilat ishte angazhuar personalisht.
âNjĂ« arritje e rĂ«ndĂ«sishme strategjike ka qenĂ« gjithashtu nĂ«nshkrimi i marrĂ«veshjeve pĂ«r blerjen e pajisjeve tĂ« avancuara ushtarake, pĂ«rfshirĂ« mjetet ajrore pa pilot âBajraktarâ, mjetet ajrore pa pilot tĂ« tipit âPumaâ, si dhe pajisje tĂ« tjera moderne nga shteti mik i TurqisĂ«, pĂ«rfshirĂ« sistemet kundĂ«rtanke tĂ« tipit âOMTASâ. Po ashtu, janĂ« iniciuar dhe nĂ«nshkruar marrĂ«veshje shtet me shtet, tĂ« cilat kanĂ« hapur rrugĂ«n pĂ«r shumĂ« blerje tĂ« mĂ«vonshme strategjike nĂ« fushĂ«n e mbrojtjesâ, ka deklaruar ish-ministri.
Ai ka përmendur gjithashtu përmirësimin e infrastrukturës ushtarake dhe kapaciteteve logjistike, duke theksuar se gjatë mandatit të tij janë siguruar prona strategjike për nevojat e ushtrisë.
Në planin operacional dhe ndërkombëtar, Mehaj ka theksuar pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrime shumëkombëshe dhe rritjen e rolit të saj si partner i besueshëm i sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe dërgimin e pjesëtarëve të saj në misione paqeruajtëse jashtë vendit.
Në prag të ndërrimit të motmoteve, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka vizituar disa prej institucioneve jetike që kujdesen për sigurinë dhe rendin në vend.
Sipas njoftimit, vizita e tij ka nisur nĂ« KazermĂ«n e FSK-sĂ« âSkĂ«nderbeuâ, ku Ă«shtĂ« pritur nga NĂ«nkoloneli Basri Topalli. MĂ« pas, Basha ka vazhduar nĂ« Stacionin e PolicisĂ« nĂ« Ferizaj, ku Ă«shtĂ« mirĂ«pritur nga Kapiteni Ismet Dervishi.
Kreu i Kuvendit ka qëndruar edhe në Njësitin për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Ferizaj, ku ka takuar Drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj. Vizitat janë përmbyllur në Pikën Kufitare në Han të Elezit, ku Basha është takuar me Drejtorin e Policisë Kufitare në Jug, Rexhep Sijarina, Shefin e Ndërrimit Afrim Halili, si dhe me oficerët doganorë, në krye me Udhëheqësin e Ndërrimit, Faton Piraj.
Gjatë këtyre takimeve, kryetari Basha në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës shprehu respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë shërbyesit publikë që edhe në orët festive mbeten në krye të detyrës, duke garantuar sigurinë, rendin dhe qetësinë në vendin tonë.
Po ashtu, ai i ka uruar pĂ«r profesionalizmin dhe kontributin e tyre, duke theksuar se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« âkontribut tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m pĂ«r RepublikĂ«n e KosovĂ«sâ, ndĂ«rsa u ka uruar Vitin e Ri, âpunĂ« tĂ« mbarĂ« dhe suksese tĂ« shumtaâ. /Telegrafi/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar edhe këtë fundvit institucionet e sigurisë së vendit, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e grave dhe burrave që, edhe gjatë ditëve festive, qëndrojnë në detyrë për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës.
Përmes një mesazhi publik, Osmani ka theksuar se angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i Policisë së Kosovës gjatë gjithë vitit ka qenë burim krenarie për qytetarët dhe institucionet e vendit.
Ajo ka nënvizuar se puna e tyre edhe gjatë ndërrimit të motmoteve është dëshmi e zbatimit të ligjit dhe e përkushtimit për mbrojtjen e qytetarëve në çdo orë dhe në çdo ditë të vitit.
Presidentja ka shprehur mirënjohjen më të thellë për punën e palodhur dhe shërbimin jetik që këto institucione ofrojnë për vendin, duke e cilësuar kontributin e tyre si thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.
Në fund, Osmani ka uruar që Viti i Ri të jetë një vit i përparimit të mëtejshëm dhe i shërbimit me nder ndaj Republikës së Kosovës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pajisur me sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, si pjesë e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
âSistemi raketor antitank gjerman Panzerfaust 3 pjesĂ« e arsenalit mbrojtĂ«s sĂ« FSK-sĂ«â, ka shkruar Kurti nĂ« njĂ« postim publik.
Ai ka theksuar se kjo blerje është realizuar gjatë mandatit të tij qeverisës dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në modernizimin e mbrojtjes së Kosovës.
âGjatĂ« mandatit tonĂ«, Ministria e Mbrojtjes, pĂ«rveç tĂ« tjerash, ka realizuar edhe njĂ« blerje tjetĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r forcimin e kapaciteteve mbrojtĂ«se tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«sâ, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, Panzerfaust 3 është një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji, i cili përdoret edhe nga ushtritë e vendeve të NATO-s.
Në fund, kryeministri në detyrë ka theksuar rëndësinë e investimeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
âInvestimi nĂ« mbrojtje Ă«shtĂ« investim pĂ«r paqen, sovranitetin dhe integritetin e RepublikĂ«s sonĂ«â, ka pĂ«rfunduar Kurti. /Telegrafi/
Deklaratat dhe raportimet e fundit nga analistë serbë dhe media pro-regjim në Serbi e kanë kthyer në temë kryesore publike blerjen e sistemeve amerikane dhe investimet e Kosovës në mbrojtje dhe armatim, duke i paraqitur këto zhvillime përmes një narrative alarmuese dhe paniku.
Shkaku kryesor i këtyre reagimeve lidhet me marrëveshjen e nënshkruar në muajin dhjetor ndërmjet Kosovës dhe kompanisë amerikane AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë së lëvizshme HUMVEE Hawkeye 105 mm.
Marrëveshja u bë publike më 17 dhjetor nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe u pasua menjëherë nga reagime të ashpra në mediat dhe diskursin publik serb.
Edhe vetë analistë serbë të sigurisë kanë pranuar rëndësinë e kësaj blerjeje.
Eksperti serb i sigurisĂ« Goran Janiqeviq, duke folur nĂ« Televizionin Publik tĂ« SerbisĂ« (RTS), theksoi se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« blerje me peshĂ« tĂ« veçantĂ«, duke deklaruar se âkjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« dikush, si subjekt juridik, blen kĂ«tĂ« lloj sistemiâ.
Megjithatë, Janiqeviq e paraqiti modernizimin e pajisjeve ushtarake të Kosovës si kërcënim për Serbinë.
âPrishtina po blen nga Amerika helikopterĂ« Black Hawk dhe automjete tĂ« blinduara Humvee. Sipas paralajmĂ«rimeve, nga viti i ardhshĂ«m do tĂ« ketĂ« nĂ« dispozicion edhe tĂ« parat nga 246 raketa amerikane kundĂ«rtanke Javelin. Deri nĂ« fund tĂ« vitit 2026 planifikohet tĂ« pĂ«rfundojĂ« edhe fabrika e municionit nĂ« GjakovĂ«, si dhe objekti prodhues pĂ«r dronĂ« nĂ« Gjilan, dronĂ«t e parĂ« tĂ« tĂ« cilit Albin Kurti i prezantoi muajin e kaluarâ.
ââŠNĂ« katĂ«r vitet e fundit, autoritetet e PrishtinĂ«s kanĂ« investuar 430 milionĂ« euro nĂ« forcimin e njĂ«sive tĂ« tyre tĂ« armatosura. QĂ«llimi i tyre, siç ka deklaruar Kurti, Ă«shtĂ« qĂ« nĂ« katĂ«r vitet e ardhshme tĂ« shpenzojnĂ« dyfish mĂ« shumĂ« â1 miliard euro,â tha Janiqeviq.
Narrativa e panikut u amplifikua më tej nga portale dhe media serbe me orientim pro-qeveritar dhe pro-presidentit Aleksandar Vuçiq.
Portali BLIC shkroi se âPrishtina po armatoset: blen sisteme amerikane tĂ« artilerisĂ« qĂ« kombinojnĂ« obuzin 105 mm me njĂ« automjet tĂ« lehtĂ« ushtarakâ, duke e paraqitur marrĂ«veshjen si zhvillim kĂ«rcĂ«nues pĂ«r sigurinĂ« rajonale.
NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ« raportuan edhe mediat B92 dhe Telegraf RS, tĂ« njohura pĂ«r afĂ«rsinĂ« e tyre me pushtetin nĂ« Beograd, tĂ« cilat pĂ«rdorĂ«n tone alarmiste nĂ« titujt e tyre: âPrishtina po armatoset! Po blen obuzĂ« amerikanĂ« Hawkeye: ĂfarĂ« janĂ« ato dhe pse konsiderohen tĂ« rrezikshme?â
Aktorët politikë dhe mediatikë në Serbi e kanë paraqitur si arsye për shqetësim edhe faktin se Qeveria e Kosovës, në vitet e fundit, ka rritur ndjeshëm buxhetin për sektorin e mbrojtjes.
PĂ«r vitin aktual, buxheti i ndarĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« sektor arrin nĂ« 207.8 milionĂ« euro, njĂ« shifĂ«r qĂ« nĂ« diskursin publik serb interpretohet si tregues i âmilitarizimitâ tĂ« KosovĂ«s.
Këto raportime dhe deklarata janë një përpjekje e vazhdueshme për të ndërtuar një narrativë frike rreth forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, pavarësisht faktit se investimet në fjalë janë bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe në përputhje me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë moderne dhe profesionale, të orientuar drejt standardeve euroatlantike.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur Shefin e Mbrojtjes së Republikës së Lituanisë, Gjeneral Raimundas Vaikƥnoras, i cili është duke realizuar vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Fillimisht, gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje gjeneralit Vaikƥnoras dhe e falënderoi për vizitën në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe e vlerësoi lartë kontributin e forcave lituaneze në kuadër të KFOR.
Gjatë takimit, u shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, në përballimin e sfidave të sigurisë në kontinentin evropian.
Gjithashtu, të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave profesionale dhe vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy institucioneve të mbrojtjes.
Në përfundim të takimit, u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarake, duke rikonfirmuar përkushtimin e FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.
Po ashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve, në veçanti të Republikës së Lituanisë, në proceset e zhvillimit, profesionalizimit dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Trajnimi elitĂ« âSimboli i Ujkutâ Ă«shtĂ« pĂ«rfunduar me sukses pas tre javĂ«sh intensive dhe tĂ« mbushura me sfida tĂ« vazhdueshme. Ky trajnim selektiv kishte pĂ«r qĂ«llim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mentale tĂ« pjesĂ«marrĂ«sve.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake. Në fazën përfundimtare, ata ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.
âPĂ«rfundimi me sukses i kĂ«tij trajnimi konfirmon nivelin e lartĂ« tĂ« pĂ«rgatitjes dhe gatishmĂ«risĂ« sĂ« pjesĂ«tarĂ«ve, si dhe angazhimin e vazhdueshĂ«m pĂ«r ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionaleâ, thuhet nĂ« postim. /Telegrafi/
Gjykata Supreme e Kosovës e ka miratuar kërkesën e KDI-së për anulimin e një pjese të Rregullores për kompensimin e udhëtimeve zyrtare.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook të KDI-së.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se një grup ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë drejtuar KDI-së për të kërkuar ndihmë ligjore pasi nuk po kompensoheshin për udhëtimet jashtë vendit kur shërbenin më shumë se një muaj.
âPas shqyrtimit tĂ« rastit, #KDI ka gjetur se rregullorja nĂ« fuqi i vendoste ata nĂ« njĂ« pozitĂ« tĂ« padrejtĂ«. Gjykata Supreme tani e ka vĂ«rtetuar kĂ«tĂ«, duke konfirmuar se rregullorja kishte tejkaluar ligjin dhe duhej ndryshuar. Ky vendim Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r drejtĂ«si dhe trajtim tĂ« drejtĂ« tĂ« ushtarĂ«ve tanĂ«, dhe njĂ« dĂ«shmi e ndikimit qĂ« mund tĂ« ketĂ« raportimi i qytetarĂ«ve dhe puna jonĂ« pĂ«r llogaridhĂ«nieâ, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/
Rreth orĂ«s 11:05, nĂ« rrugĂ«n âBekim Ismaâ nĂ« Rahovec, Ă«shtĂ« raportuar njĂ« rast i gjetjes sĂ« njĂ« mjeti tĂ« dyshimtĂ« tĂ« pashpĂ«rthyer.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi, mashkull kosovar, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, për të cilin dyshohet se ishte granatë dore.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e perimetrit, ndërsa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në mënyrë të kontrolluar, ka realizuar demolimin dhe shpërthimin e mjetit shpërthyes.
Rasti ka përfunduar pa incidente dhe nuk raportohet për persona të lënduar. /Telegrafi/
Prodhuesi i njohur amerikan i industrisĂ« ushtarake AM General ka finalizuar kontratĂ«n tregtare trevjeçare me MinistrinĂ« e Mbrojtjes sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r furnizimin me sistemet mobile artilerie HUMVEE 2âCT Hawkeye 105mm, sĂ« bashku me mjete mbĂ«shtetĂ«se, pjesĂ« rezervĂ« dhe trajnime pĂ«r mirĂ«mbajtjen e tyre, njofton kompania.
E lidhur me këtë ka shkruar ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, i cili thekson se me këtë blerje ushtria e Kosovës po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.
âDje nĂ«nshkruam njĂ« kontratĂ« kornizĂ« me prodhuesin e njohur amerikan tĂ« industrisĂ« ushtarake AM General. Kontrata pĂ«rfshin blerjen e sistemeve moderne tĂ« artilerisĂ« mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). NĂ« kontratĂ« gjithashtu pĂ«rfshihen automjete moderne tĂ« mbĂ«shtetjes, pjesĂ« rezervĂ«, mirĂ«mbajtja si dhe trajnimi pĂ«r operim dhe mirĂ«mbajtje. Me kĂ«tĂ« blerje, ushtria jonĂ« po kalon nĂ« njĂ« fazĂ« tjetĂ«r zhvillimi, atĂ« tĂ« rritjes sĂ« fuqisĂ« sĂ« zjarrit direkt pĂ«r qitje nĂ« distanca tĂ« largĂ«ta.
Kjo blerje shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« forcimin e kapaciteteve tona mbrojtĂ«se dhe nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« ushtrie moderne, tĂ« aftĂ«, tĂ« gatshme dhe tĂ« ndĂ«rveprueshme me aleatĂ«t tanĂ« strategjikĂ«, duke garantuar siguri mĂ« tĂ« madhe pĂ«r vendin dhe stabilitet afatgjatĂ« nĂ« rajonâ, shkruan Maqedonci.
Ndryshe, sipas marrëveshjes, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me sistemet mobile të artilerisë të montuara mbi platforma të fuqishme HUMVEE, të pajisura me teknologji të patentuar të zbutjes së kthesës (soft recoil) që absorbon deri në 60% të forcës së kthesës.
Kjo i mundëson sistemit të vendoset, të qëllojë dhe të rilëvizë në më pak se 90 sekonda, duke rritur mbijetesën dhe fleksibilitetin krahasuar me artilerinë e tërhequr tradicionalisht.
Kontrata përfshin gjithashtu ambulanca, kamionë komandues dhe mjete të tjera mbështetëse nga familja më e gjerë e HUMVEE-ve, duke zgjeruar kapacitetet operative të FSK-së dhe mundësinë për të krijuar një bateri të plotë artilerie me mbështetje zjarrëindire indirekte.
Dorëzimet pritet të fillojnë brenda dy viteve të ardhshme. /Telegrafi/
Kontraktori amerikan i mbrojtjes, AM General LLC, ka finalizuar njĂ« kontratĂ« drejtpĂ«rdrejt tregtare (DCS) trevjeçare me MinistrinĂ« e Mbrojtjes sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s pĂ«r furnizimin me sistemet mobile artilerie HUMVEE 2âCT Hawkeye 105mm, sĂ« bashku me mjete mbĂ«shtetĂ«se, pjesĂ« rezervĂ« dhe trajnime pĂ«r mirĂ«mbajtjen e tyre, njofton kompania.
Sipas marrëveshjes, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me sistemet mobile të artilerisë të montuara mbi platforma të fuqishme HUMVEE, të pajisura me teknologji të patentuar të zbutjes së kthesës (soft recoil) që absorbon deri në 60% të forcës së kthesës.
Kjo i mundëson sistemit të vendoset, të qëllojë dhe të rilëvizë në më pak se 90 sekonda, duke rritur mbijetesën dhe fleksibilitetin krahasuar me artilerinë e tërhequr tradicionalisht.
Kontrata përfshin gjithashtu ambulanca, kamionë komandues dhe mjete të tjera mbështetëse nga familja më e gjerë e HUMVEE-ve, duke zgjeruar kapacitetet operative të FSK-së dhe mundësinë për të krijuar një bateri të plotë artilerie me mbështetje zjarrëindire indirekte.
Dorëzimet pritet të fillojnë brenda dy viteve të ardhshme.
John Chadbourne, Zëvendës President Ekzekutiv i Zhvillimit të Biznesit në AM General, theksoi se kjo shitje reflekton angazhimin e kompanisë për të ofruar zgjidhje të avancuara dhe të larmishme mbrojtëse, të përshtatura me nevojat e forcave moderne të armatosura.
Ai vuri në dukje se sistemet e qëndrueshme dhe të besueshme do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.
Sistemi mobil Hawkeye integron topin 105mm mbi një karroceri të modifikuar HUMVEE, duke kombinuar lëvizshmërinë me fuqinë zjarrëindëse, dhe ofron një mundësi ekspeditore të lehtë, të përshtatshme për operacione të shpejta dhe manovruese në terrene të ndryshme.
AM General është një nga prodhuesit kryesorë amerikanë të mjeteve ushtarake dhe taktike, duke përfshirë serinë ikonike të HUMVEE-ve dhe platforma të tjera për klientë ushtarakë dhe komercialë në mbarë botën./Telegrafi/
Afrim Veseli, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur lidhur me pjesëmarrjen e paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë, të cilët kanë deklaruar se, sapo të përfundojnë atje, do të kthehen në Ballkan.
Lidhur me këtë çështje, edhe mediumi britanik The Telegraph ka raportuar se këta pjesëtarë po përgatiten për një luftë të madhe në Ballkan.
Veseli ka thënë se ky paralajmërim duhet të merret seriozisht.
âQĂ« nga fillimi i konfliktit nĂ« UkrainĂ« kam pĂ«rcjellĂ« disa video tĂ« paramilitarĂ«ve serbĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« nĂ« frontin e ukrainasve, gjegjĂ«sisht nĂ« luftĂ« kundĂ«r popullit ukrainas dhe lirisĂ« sĂ« tyreâ, ka deklaruar ai.
âAta kanĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« postime duke i thirrur edhe bashkĂ«atdhetarĂ«t e tyre nĂ« Serbi qĂ« tâi bashkohen asaj lufte. Sigurisht qĂ« inteligjenca e NATO-s dhe e vendeve tĂ« tjera perĂ«ndimore, nĂ« kĂ«tĂ« rast edhe e BritanisĂ« sĂ« Madhe, i kanĂ« edhe mĂ« tĂ« sakta kĂ«to informacione. Se a do tĂ« ketĂ« rrezik tĂ« njĂ« konflikti nĂ« Ballkan, realisht janĂ« dy vatra krize qĂ« potencialisht mund tĂ« shpĂ«rthejnĂ«: Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e KosovĂ«sâ, ka thĂ«nĂ« Veseli.
Tutje, ai ka theksuar se shkuarja e këtyre pjesëtarëve në Ukrainë nuk është pa dijeninë e shtetit serb dhe se kjo dallon nga rasti i Kosovës, ku disa shqiptarë kishin shkuar në luftërat në Lindjen e Mesme, por pa përkrahjen e shtetit.
âNĂ« rastin e shqiptarĂ«ve, shteti i KosovĂ«s jo vetĂ«m qĂ« nuk i ka pĂ«rkrahur, por pĂ«rkundrazi i ka luftuar kĂ«to fenomene. NdĂ«rsa nĂ« rastin e serbĂ«ve nĂ« UkrainĂ«, shteti serb, nĂ« mĂ«nyrĂ« indirekte pĂ«rmes agjencive tĂ« inteligjencĂ«s, i pĂ«rkrah ata, madje edhe i stĂ«rvitâ, ka thĂ«nĂ« Veseli.