TIRANĂ, 8 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi sot se tĂ« gjitha strukturat e Emergjencave Civile, Forcat e Armatosura, institucionet vendore dhe ato qendrore janĂ« angazhuar nĂ« terren dhe po veprojnĂ« nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« pĂ«r pĂ«rballimin e situatĂ«s sĂ« shkaktuar nga kushtet e motit nĂ« qarkun e GjirokastrĂ«s.
Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, të zhvilluar në Gjirokastër, Balluku bëri të ditur se niveli i ujit në Vjosë pikën e matjes në Memaliaj ka shënuar rënie me rreth 1,5 metra, nga 8 metra ka zbritur në 6,5 metra, një zhvillim që pritet të reflektohet edhe në zonën e Novoselës dhe në grykëderdhje.
âKemi komunikuar me popullatĂ«n e zonĂ«s edhe pĂ«r mundĂ«sinĂ« e evakuimit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rĂ«nia e nivelit tĂ« ujit Ă«shtĂ« njĂ« tregues pozitiv pĂ«r ecurinĂ« e situatĂ«sâ, u shpreh Balluku.
Ajo theksoi se në qarkun e Gjirokastrës temperaturat kanë rënë dhe kanë nisur reshjet e borës. Sipas saj, rrugët kryesore janë kryesisht të hapura, ndërsa disa rrugë fshatare që lidhin zona të thella mbeten për momentin të bllokuara.
Sipas Ballukut, batalioni i dislokuar në zonë ka vijuar punën në terren me të njëjtin angazhim të treguar gjatë sezonit të zjarreve, duke kontribuar në menaxhimin e situatës së reshjeve intensive. Në fshatin Memaliaj disa banesa do të inspektohen në mbrëmje nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, ndërsa situata po monitorohet në vazhdimësi.
âGjatĂ« mbledhjes Ă«shtĂ« diskutuar edhe pĂ«r planin e evakuimit, i cili duhet tĂ« jetĂ« funksional pĂ«r tĂ« gjitha bashkitĂ«. BashkitĂ« qĂ« disponojnĂ« struktura hotelerie apo konvikte e kanĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« zbatimin e kĂ«tij plani, ndĂ«rsa bashkitĂ« e tjera do tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me Emergjencat Civile pĂ«r tĂ« siguruar palestra apo ambiente tĂ« tjera pĂ«r strehimin e qytetarĂ«ve, nĂ« rast nevojeâ, deklaroi ajo.
Balluku bëri të ditur se moti pritet të ketë një përmirësim të përkohshëm, ndërsa të shtunën parashikohet një tjetër përkeqësim me reshje, çka i jep strukturave rreth 48 orë kohë për menaxhimin e situatës.
Në lidhje me situatën energjetike në qark, ministrja sqaroi se janë regjistruar ndërprerje në linjën e transmetimit të Lunxhërisë, por falë bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura, OSHEE-së dhe Emergjencave Civile, energjia elektrike është rikthyer përmes rilidhjes së linjave.
Ajo shtoi se të gjitha njësitë vendore dhe qendrore janë në koordinim të plotë edhe për sa i përket akseve rrugore kombëtare.
Balluku informoi se në aksin Tepelenë-Gjirokastër është evidentuar një rrëshqitje dherash, e cila nuk vjen nga skarpata e rrugës, por nga një nivel më i lartë për shkak të erozionit të zonës.
Zv.kryeministrja Balluku theksoi se qeveria shqiptare ka planifikuar nisjen e një procesi pyllëzimi në të gjitha zonat e prekura nga zjarret gjatë verës, bazuar në një plan të detajuar, me qëllim parandalimin e erozionit, fenomen, pasojat e të cilit po evidentohen edhe gjatë reshjeve të fundit.
Balluku siguroi se pas përmirësimit të situatës strukturat e pushtetit vendor do të nisin identifikimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa fondi rezervë i buxhetit do të përdoret për kompensimin e tyre.
âNesĂ«r do tĂ« mbahet mbledhja e Komitetit tĂ« Emergjencave, ku do tĂ« adresohen qartĂ« masat qĂ« do tĂ« merren gjatĂ« 48 orĂ«ve tĂ« ardhshme, si dhe mĂ«nyra e kompensimit pĂ«r dĂ«met e konstatuaraâ, tha Balluku.
Nga ana e saj, ministrja e Arsimit dhe njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se procesi mësimor po vijon normalisht në të gjithë qarkun.
Sipas saj, janë paraqitur disa vështirësi për shkak të bllokimit të rrugëve në disa segmente, kryesisht në zonën e Këlcyrës në Përmet, por situata është menaxhuar.
âJemi nĂ« komunikim tĂ« vazhdueshĂ«m me tĂ« gjitha strukturat arsimore. Siguria e çdo nxĂ«nĂ«si dhe mĂ«suesi mbetet prioriteti ynĂ« kryesorâ, tha Kumbaro
/j.p/
The post Balluku nga Gjirokastra: Niveli i ujit në Vjosë ka rënë me 1.5 metër, plan evakuimi funksional për të gjitha bashkitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.