Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Taksat e makinave paguhen online/ DPSHTRR: Pagesat mund të kryhen nga çdo kartë bankare

Rreth 770 mijë drejues mjetesh në Shqipëri tashmë mund të paguajnë taksat e makinave online. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania. Pagesa mund të realizohet  me anë të çdo karte bankare në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike.

Ofrimi I këtij shërbimi online përktheht në kursim kohe dhe parash për drejtuesit e mjeteve. Mënyra e pagesës për qytetarët është shumë  e thjeshtë dhe nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. Qytetarët identifikohen si qytetar ose biznes në portalin e-Albania dhe më pas zgjidhet  shërbimi “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara apo  mjeteve të luksit”; –  Klikoni butonin “Përdor” për të parë automjetet që dispononi dhe zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni taksat përkatëse .

Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni apo kompjuteri.

Falë këtij shërbimi, rreth 770,000 zotërues mjetesh përfitojnë lehtësira të matshme, të përkthyera në rreth 283 milionë lekë kursime ,ditë pune të fituara, duke shmangur kohën e pritjes si dhe karburant të kursyer me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe mjedisor./abcnews.al

Skema/ Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes “Durana Tech Park”

Të gjithë personazhet kryesore të dosjes AKSHI, të cilët deri më tani kanë përfituar fonde publike përmes paracaktimit të fituesve dhe fryrjes së kostove në tendera, ishin përgatitur që nga 1 janari 2026 të mos paguanin asnjë lek taksa për qindra miliona euro që vijonin të merrnin nga buxheti i shtetit. Skema e ndërtuar për këtë qëllim […]

The post Skema/ Si ishin përgatitur aktorët e dosjes AKSHI për të mos paguar kokërr leku taksa përmes “Durana Tech Park” appeared first on BoldNews.al.

Afera Durana/ Emrat e 46 kompanive që nuk paguajnë taksa në parkun fiktiv

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, gjatë rrëfimit të tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama, denoncoi një aferë të re korruptive; afera Durana, me protagonistë qeveria Rama (Elira Kokona) dhe rreth 50 kompani private përfituese. Afera Durana është një mekanizëm korruptiv i qeverisë për shmangien e taksave […]

The post Afera Durana/ Emrat e 46 kompanive që nuk paguajnë taksa në parkun fiktiv appeared first on BoldNews.al.

I dhjetëfishoi taksat e shërbimeve gjyqësore, KGjK jep arsyetim



Shtrenjtimi deri në dhjetëfishim i taksave gjyqësore me udhëzimin e ri administrativ, është përshtatjeje me realitetin ekonomik dhe standardet aktuale në Republikën e Kosovës.

Kështu është arsyetuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të premten, pas interesimit të KosovaPress.

Në përgjigjen e KGjK-së, thuhet se që nga viti 2017 nuk ka pasur asnjë ndryshim në, pavarësisht ndryshimeve të theksuara në standardin jetësor, zhvillimeve ekonomike dhe rritjes së kostove të sistemit gjyqësor.

Sipas këtij këshilli, vendimi për ndryshimin e taksave, është bërë duke respektuar parimin e proporcionalitetit dhe duke pasur parasysh zgjerimin e ndjeshëm të kategorive të liruara nga pagesa e taksave gjyqësore.

Duke u arsyetuar se taksat gjyqësore të përcaktuara me këtë udhëzim derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe nuk përbëjnë të hyra të drejtpërdrejta për Këshillin Gjyqësor të Kosovës apo për gjykatat, ky institucion bën me dije se udhëzimi i ri i ka liruar nga pagesa, shfrytëzuesit e asistencës sociale, familjet e dëshmorëve dhe të personave të zhdukur gjatë luftës, invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e viktimave civile të luftës, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi të kufizuara, përfshirë personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe personat e verbër, si dhe personat që gëzojnë të drejtën për ndihmë juridike falas. /Kp/

Njoftim i Tatimeve: Shmangia e taksimit të dyfishtë do të bëhet vetëm online!

Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit se, duke filluar nga 1 janari 2026, procedura për zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë do të kryhet vetëm online, përmes platformës digjitale të Administratës Tatimore.

Tatimpaguesit janë të detyruar të plotësojnë formularin elektronik përkatës dhe të ngarkojnë dokumentacionin shoqërues, në përputhje me kriteret, procedurat dhe afatet e përcaktuara në legjislacionin tatimor dhe aktet nënligjore në fuqi. Ngarkimi elektronik i dokumentacionit duhet të realizohet brenda afateve ligjore për të përfituar lehtësitë tatimore që rrjedhin nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve.

Në rastet kur sistemi digjital nuk mundëson përkohësisht ngarkimin elektronik të dokumentacionit ose paraqiten probleme teknike të verifikuara, tatimpaguesit kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentacionin në formë fizike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke shoqëruar dorëzimin me një shpjegim mbi arsyen e pamundësisë së aplikimit elektronik.

Në Shqipëri, tatimi i dyfishtë ndodh kur një individ ose subjekt rezident në Shqipëri realizon të ardhura jashtë vendit, ose kur një subjekt i huaj realizon të ardhura në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe tatohet njëkohësisht në të dy juridiksionet.

The post Njoftim i Tatimeve: Shmangia e taksimit të dyfishtë do të bëhet vetëm online! appeared first on Gazeta Si.

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja

Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Korea, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja reference. Udhëzimi i Ministrisë së Financave, i botuar në Fletoren Zyrtare, “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi, sjell dhe një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve. […]

The post Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja appeared first on BoldNews.al.

Taksa e mbetjeve do ndryshojë, për familjet dhe bizneset do ndiqet parimi “Paguaj sipas hedhjes”

✇Albeu
By: M C

Familjet dhe bizneset do të paguajnë një taksë “individuale” sa i takon mbetjeve që gjerojnë e cila do të ndjekë parimin “Paguaj sipas hedhjes”. Në Programin Kombëtar të Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve nxjerr për konsultim, qeveria parashikon këtë si një ndër masat që do të zbatohen në vazhdim. Konkretisht do të synohet që të shkohet drejt një sistemi të ri që inkurajon riciklimin.

“Paguaj sipas hedhjes (PAYT) është parimi që ofron nxitje ekonomike në reduktimin e mbetjeve, duke inkurajuar qytetarët të riciklojnë më shumë dhe të reduktojnë krijimin e tyre. Sistemi PAYT, konsiderohet një nga instrumentet ekonomikë më efektivë për reduktimin e mbetjeve dhe promovimin e konsumit të përgjegjshëm.

Zbatimi i tij mundëson vendosjen e tarifave të balancuara të mbetjeve bashkiake, sipas të cilit çdo familje ose biznes, paguan sipas sasisë aktuale të mbetjeve të gjeneruara, në vend të një tarife fikse.

Në këtë mënyrë, familjet dhe bizneset do të nxiten të ndajnë sa më shumë mbetje të riciklueshme të jetë e mundur (për të cilat nuk do të paguajnë) dhe do të paguajnë një tarifë mbetjesh vetëm për mbetjet e mbetura të përziera” thuhet në masën 6 të këtij programi, raporton Monitor.al.

Sipas qeverisë zbatimi i PAYT kërkon ndryshime thelbësore si në mënyrën e ndarjes së tarifave të mbetjeve bashkiake midis familjeve dhe bizneseve ashtu dhe në sistemin e grumbullimit të mbetjeve bashkiake. Kështu modeli i grumbullimit në pika të përbashkëta duhet të zëvendësohet gradualisht me përdorimin e koshave/kontejnerëve individualë duke mundësuar matjen e sasisë së mbetjeve për familje dhe subjekte biznesi.

Plani që ky sistem i ri të vihet në jetë është brenda vitit 2029 duke i vënë bashkitë para detyrimit të plotësimit të kuadrit dhe logjistikës që kërkon kjo praktikë e re.

“Paralelisht me zhvillimin e modeleve për grumbullimin e mbetjeve, MM do të iniciojë ndryshimet e nevojshme ligjore për adoptimin e sistemit PAYT duke mundësuar zbatimin e tarifave të bazuara në peshë dhe/ose vëllim për shërbimet bashkiake të menaxhimit të mbetjeve. Bashkitë do të fillojnë të aplikojnë tarifimin PAYT për familjet dhe subjektet e biznesit, jo më vonë se viti 2029” thuhet në dokument.

The post Taksa e mbetjeve do ndryshojë, për familjet dhe bizneset do ndiqet parimi “Paguaj sipas hedhjes” appeared first on Albeu.com.

Taksa e pronës, ministri Malaj: Gati ligji! Do të jetë zëri kryesor i arkës së shtetit

Nga Gazeta ‘SI’ – Taksa mbi pasurinë do të jetë zëri kryesor i të ardhurave në Shqipëri, të paktën sipas parashikimit të qeverisë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, në prezantimin e Reformës së Taksës mbi pronën në Shqipëri tha se kjo taksë duhet të jetë kontribuesi më i madh në arkën e shtetit dhe parashikohet të shkojë sa 1% e PBB-së.

Nisma “ProTax Albania”, sipas Malajt, duhet të përkthehet në më shumë shërbime për qytetarët dhe investime dhe do i garantojë bashkive pavarësi financiare.

Kryetarëve të bashkive u tha se “do të jenë ata që do ta mbledhin këtë taksë dhe që do jenë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve”.

“Brenda vitit të ardhshëm të gjitha bashkitë duhet të jenë të regjistruara te Kadastra Fiskale, në 2027-ën do bëhet vlerësimi i pronave deri në aplikimin e ligjit të ri që do të hyjë në fuqi në vitin 2028. Në vitin 2030 do të fuqizohet taksa për tokën apo truallin“, përfundoi ministri.

Malaj tha se drafti është gati për të shkuar në Këshillin e Ministrave dhe më pas për të nisur procedurat e miratimit.

Reforma e re e taksës së pronës parashikon ndryshime në normën e taksës për banesat rezidenciale të para dhe të dyta, për ato tregtare dhe ato bujqësore. Për shkak edhe të çmimeve të reja të referencës, pritet një taksim më i lartë për qytetarët.

The post Taksa e pronës, ministri Malaj: Gati ligji! Do të jetë zëri kryesor i arkës së shtetit appeared first on Gazeta Si.

Debat për fermerët tek Ekonomia, Braçe: Qeveria po e godet me qëllim bujqësinë!

Nga Gazeta ‘SI’ – Deputeti i PS-së, Erion Braçe në Komisionin për Ekonomin,  ku po diskutohej projektligji për kompensimin e TVSH-së së fermerëve, u shpreh se sektori i buqjësisë po goditet me qëllim nga qeveria.

Ai theksoi se bujqësia ka katër vite në rënie dhe se qëndrimet e ministrisë së Financave e shtyn të besojë se “e ka me qëllim të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë punësim të gjerë”

Në fjalën e tij, Braçe i kërkoi llogari zv/ministrit Endrit Yzeiraj, se përse nuk kompensohen bujqit që shesin prodhimin e tyre dhe nuk e çojnë te pikat grumbulluese, duke shtuar se kjo ka goditur drejtpërsëdrejti sektorin e bujqësisë.

 “Ky qëndrim ka sjellë gjendjen e bujqësisë ku ndodhemi sot, për të paktën 4 vite me rënie, Ky qëndrim më shty të besoj se ministria e Financave e ka qëllim këtë gjë, të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë punësim të gjerë.

Ky është qëndrim politik. Historia që kemi sjellë këtë ligj dhe këtë ligj duam të miratohet, nuk shkon dhe s’mund të qëndrojë.

Kam një pyetje: E dini se në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore ku dalin dhe shesin bujq, prodhues, dhe jo grumbullues. Tani kush është kjo qeveria, që thotë, ti që prodhon dhe del e shet vetë në tregun e Lushnjës, prodhimet e tua, s’merr kompensim. Kush jeni ju që e thoni këtë, për çfarë arsye. Jam i regjistruar, me nipt dhe biznes i vogël po të duash dhe thoni që s’të jap kompensim për prodhimin tënd, sepse nuk e çon tek një grumbullues që është i regjistruar në skemën e TVSH. Po kush jeni ju, kush jeni ju që doni ti zhdukni komplet këta, kush jeni ju? Treg i ligjshëm në Fier, Divjakë, Korçë, Elbasan, kush jeni ju që thoni se marrim parasysh këtë gjë.,

Nuk dua ta çoj te një grumbullues, dua ta shes vetë në treg. Kush jeni ju që thoni s’merr kompensim?!”, përfundoi Braçe.

Me kritika u fut në komision edhe deputeti i Mundësia, Agron Shehaj i cili akuzoi qeverinë për vjedhje të fondeve të fermerëve dhe denigrimin e situatës në Bujqësi në pikën më të ulët.

“Nëse nuk do ishin harxhuar 190 milionë euro te tuneli i Llogarasë, janë 50 mln euro, ato para mund t’i përdornit për fermerët, meqë jeni të merakosur për fermerët. Thelbi është se paratë që janë dedikuar për fermerët vidhën. Të tjerat diskutojini në grupin tuaj të PS, pse diskutojmë kot këtu tre orë. Këto janë gjëra të rëndësishme”, tha deputeti mes të tjerash.

Fjala e tij shkaktoi edhe irritimin e kryetares së Komisionit, Milva Ikonomi, që i preu fjalën dhe i kujtoi se ai nuk kishte qenë pjesë e diskutimeve për paketën fiskale dhe ishte vetëm deputet zëvendësues në Komision, që duhet të respektonte procedurën dhe jo të fliste sipas interesit personal.

“Ju nuk keni qenë këtu në diskutimet për paketën fiskale. Bëni durim të prisnin radhën për këtë çështje, do ishte mirë të bëheshit më aktiv. Veten e përjashton nga ky komision kur flet me JU. Do ishte mirë të respektoni procedurën, jeni zëvendësues këtu, asnjëherë s’i keni bërë këto, i keni bërë për veten tuaj po. Ju jeni zëvendësues, nuk jeni anëtar”, tha ajo.

Shehaj ndërhyri dhe i kujtoi se po i priste fjalën, duke nënvizuar se nuk ishin në shkollë.

“Zonja kryetare më ndërpretë fjalën, nuk jemi në shkollë këtu ku mbahen mungesat, kush ka ardhur dhe kush nuk ka ardhur…”.

Por kjo ndërhyrje solli edhe reagimin e fortë të deputetit Erion Braçe dhe pas shkëmbimit të replikave të shkurtra Braçe-Shehaj, mbledhja e Komisionit u ndërpre për pesë minuta.

The post Debat për fermerët tek Ekonomia, Braçe: Qeveria po e godet me qëllim bujqësinë! appeared first on Gazeta Si.

Qeveria braktis mjedisin/ Nga 600 mln euro taksa, çon më pak se 2% në këtë fushë

Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind të tyre referuar të dhënave zyrtare. Sipas INSTAT në vitin 2023 të ardhurat nga taksa mjedisore arritën në 60.4 miliardë lekë ose rreth 620 milionë euro. Në të njëjtin vit programi për mbrojtjen […]

The post Qeveria braktis mjedisin/ Nga 600 mln euro taksa, çon më pak se 2% në këtë fushë appeared first on BoldNews.al.

INSTAT: Qeveria çon për mjedisin më pak se 2% të taksave që mbledh në këtë fushë

✇Albeu
By: V K

Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind të tyre referuar të dhënave zyrtare.

Sipas INSTAT në vitin 2023 të ardhurat nga taksa mjedisore arritën në 60.4 miliardë lekë ose rreth 620 milionë euro.

Në të njëjtin vit programi për mbrojtjen e mjedisit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ishte vetëm 970 milionë lekë ose 1.7% e të ardhurave që mblidhen nga taksat mjedisore.

Gati 90 për qind e taksave mjedisore janë kontribut i taksave në sektorin e energjisë dhe atë të transportit.

Teksa çështjet mjedisore janë duke u bërë vitit pas viti më të mprehta për menaxhim ato nuk po marrin vëmendjen e duhur nga qeveria me financime, në një kohë që ndryshimet e klimës po kthehen në një rrezik real për qëndrueshmërinë ekonomike.

Vetëm përmbytjet e muajit nëntor kanë krijuar dëme që përllogaritën në miliona në euro në bujqësi dhe në asetët fizike të infrastrukturës publike.

Parimisht të ardhurat nga taksat mjedisore ekzistojnë për të mbrojtur mjedisin, por në praktikë, ato hyjnë në arkën e përgjithshme të shtetit njësoj si çdo taksë tjetër dhe nuk kanë detyrimisht kanë destinacion të dedikuar për mjedisin.

Edhe në vendet e BE vetëm një pjesë relativisht e vogël e taksave mjedisore përfundon në investime konkrete për mbrojtjen e mjedisit si, reduktimi i ndotjes së ajrit, restaurimi i biodiversitetit.

Vlerësimet tregojnë se në shumë vende të BE-se shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit nuk arrijnë as 50 për qind te të ardhurave te grumbulluara nga taksat mjedisore, por në Shqipëri ky raport nuk është as 2%.

Në vitin 2023 të ardhurat nga taksat e mjedisit zunë 9.4% te të ardhurave buxhetore.

Në BE Greqia dhe Bullgaria mbledhin më shumë taksa për mjedisin, por ato që shpenzojnë më shumë fonde buxhetore për çështjet mjedisore janë Gjermania, Franca dhe Italia.

Fondi Monetar Ndërkombëtar i sheh taksat dhe shpenzimet mjedisore si një instrument ekonomik që duhet të funksionojë jo vetëm për të mbrojtur mjedisin, por edhe për të ruajtur stabilitetin fiskal të vendeve.

Por gjithashtu FMN mbështet taksimin e karbonit dhe taksa të tjera për ndotjen, duke i konsideruar ato si mënyrat më efikase për të ulur emetimet dhe për të orientuar ekonominë drejt energjive të pastra.

Sipas Fondit taksat e mjedisit duhet të kthehen në investime që prodhojnë përfitime afatgjata.

Pavarësisht nëse përdoren për zgjerimin e transportit publik, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, për energji të rinovueshme apo për mbështetjen e familjeve të cenueshme që preken nga çmimet më të larta të energjisë, shpenzimet që burojnë nga taksat mjedisore duhet të krijojnë një cikël pozitiv ekonomik dhe social.

FMN nënvizon se, investimet e tilla rrisin produktivitetin, ulin kostot shëndetësore të ndotjes dhe i bëjnë vendet më të qëndrueshme ndaj krizave klimatike./ Monitor

The post INSTAT: Qeveria çon për mjedisin më pak se 2% të taksave që mbledh në këtë fushë appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: 4.8% e PBB-së së Shqipërisë humbet nga taksat e paarkëtuara, mbi 80% nga TVSH-ja

Sipas Raportit Financiar të Bankës Botërore për Shqipërinë mbledhja e taksave mbetet nën potencial për shkak të informalitetit, përjashtimeve dhe zbatimit të dobët. Të ardhurat totale janë nën mesataren rajonale, produktiviteti i ulët i tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin tregon baza të pashfrytëzuara, efikasiteti i TVSH-së është vetëm 54% dhe shpenzimet […]

The post Banka Botërore: 4.8% e PBB-së së Shqipërisë humbet nga taksat e paarkëtuara, mbi 80% nga TVSH-ja appeared first on BoldNews.al.

Lista/ Tatimet publikojnë referencat e pagave për punonjësit e ndërtimit: Nëse janë më të ulëta, hetim të thelluar

Nga Gazeta ‘SI’ – Drejtoria e Tatimeve ka publikuar listën me pagat referencë për sektorin e ndërtimit, me qëllim uljen e evazionit në këtë fushë.

Në bazë të listës, Tatimet do të analizojnë pagat e punonjësve të regjistruar në subjektet me aktivitet ndërtimin, përfshirë edhe arkitektët e agjentët imobiliarë.

Çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, do të konsiderohet me risk dhe do të bëhet objekt i verifikimeve të thelluara.

Paga më e ulët e parashikuar në listë është 60 mijë lekë, për sanitarët, ndërsa më e larta 150 mijë për inxhinierët e sigurimit teknik.

The post Lista/ Tatimet publikojnë referencat e pagave për punonjësit e ndërtimit: Nëse janë më të ulëta, hetim të thelluar appeared first on Gazeta Si.

Një skemë ‘rrëshqitëse’ se si të shmangni taksën e pronës

Ndryshe nga fqinjët e tyre francezë, britanikët zakonisht i shmangen konsumit të kërmijve. Por ka një trend të ri që përfshin këto gjallesat e rrëshqitshme dhe një gjë për të cilin britanikët kanë dëshirë: shmangien e taksave.

Skema është si e rrëshqitshme, ashtu edhe e thjeshtë. Kur një pronë komerciale lirohet, pronari bëhet i detyruar të paguajë taksat e saj, të njohura si “business rates”. Për t’i shmangur (një zyrë prej 5.000 metër katrorë në qendër të Londrës mund të duhet të paguajë £12.000, ose $16.000, në muaj), disa pronarë e kthejnë zyrën në “fermë”. Blihen kuti me kërmij të gjallë për £14 secila dhe prona pretendohet të jetë një njësi bujqësore, e përjashtuar nga taksat e biznesit.

Fermat urbane të kërminjve konsiderohen nga autoritetet lokale dhe gjykatat si mashtrim. Një sipërmarrje në Liverpool kishte 15 kuti me vetëm dy kërminjë secila. Adam Hug nga Këshilli i Qytetit Westminster thotë se është e vështirë të ndalohet kjo sjellje sepse skemat drejtohen nga agjentë që fshihen pas kompanive “guackë”. Pasi një gjykatë gjen se “ferma” është e paligjshme, biznesi thjesht shpall falimentimin dhe detyrimi fiskal duhet të fshihet.

Ekziston një industri e vogël këshilluesish për të minimizuar taksat e biznesit. Kur një pronë lirohet, pronarët mund të kërkojnë 90 ditë përfitim nga lehtësimi për prona të zbrazëta (EPR). Një dobësi ligjore lejon pronarët të vendosin kuti të zbrazëta (ose ndonjë objekt tjetër) në pronën e tyre për një periudhë gjashtëjavore “okupimi”; pas së cilës mund të kërkojnë përsëri 90 ditë EPR. Duke e bërë këtë gjatë 12 muajve, ata mund të ulin detyrimet fiskale deri në 75%.

Për të penguar këtë “lëvizje kutish”, vitin e kaluar qeveria zgjati periudhën e pranueshmërisë për EPR nga gjashtë në 13 javë. Në vitet e fundit, skemat që kërkojnë përfitim të plotë nga taksat e biznesit si “vende adhurimi” janë shtuar. Pronari i një parku shkencor në zonën rurale të Kent, me një detyrim vjetor prej £1 mln tha me habi, se të gjitha 60 njësitë tani, në fakt, janë shtëpi të Zotit.

Pronaret kanë mënyra më të lehta për të ulur taksat. ASTOP, një sipërmarrje sociale, lidh pronarët me bamirësi legjitime që marrin përdorim të përkohshëm pa qira të pronave kur ato lirohen. Bamirësit pastaj kërkojnë 80% lehtësim të taksave të biznesit në emër të pronarëve.

Qeveria thotë se dëshiron të krijojë një sistem më “të drejtë” dhe “të përshtatshëm për shekullin 21”. Skemat për shmangien e taksave të biznesit kanë pasoja serioze. Taksat vjetore prej £24 miliardë (0.8% e PBB-së) nga prona komerciale janë më të ulëta se në vitet e mëparshme, pasi pronarët dhe qiramarrësit përfitojnë nga përjashtimet (shumica ligjore).

Këshilli i Qytetit Westminster do të mbledhë £2 miliardë nga taksat e biznesit këtë vit, por 95% e tyre dërgohen në Thesar, i cili i shpërndan nëpër vend. Një fermë kërmijshë që shmang taksat në një fshat të veriut mund të ndikojë në buxhetet për kujdesin shëndetësor në një qytet në jug./TheEconomist

The post Një skemë ‘rrëshqitëse’ se si të shmangni taksën e pronës appeared first on Gazeta Si.

Fiskalizimi, ndryshon deklarimi i faturave për eksportet

Nga Gazeta ‘SI’ – Me anë të një propozimi të dërguar në Kuvend, qeveria ka ndërhyrë në ligjin e fiskalizimit, për të rritur gjurmueshmërinë e transaksioneve.

Projektligji synon gjithashtu të saktësojë nivelin e identifikimit dhe të gjurmueshmërisë së transaksioneve, duke kërkuar që faturat e shitjeve në rastin e eksportimit të mallrave, kur blerësi është individ, përveçse emrit, mbiemrit dhe adresës, të përfshijë edhe numrin personal të identifikimit (ID) të blerësit. Përfshirja e numrit personal të identifikimit (ID) në faturë siguron identifikim të qartë dhe unik të individit, shmang pasaktësitë në procesin e raportimit, si dhe lehtëson verifikimin nga autoritetet tatimore e doganore në rastet e kontrolleve apo hetimeve të mëvonshme.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është shtyrja e afatit për shqyrtimin dhe plotësimin e librave të shitjes e blerjes nga dita e dhjetë në ditën e njëmbëdhjetë të muajit pasardhës. Ky ndryshim synon të sigurojë një afat shtesë prej 24 orësh, të nevojshme për sistemin për procesimin e faturave, nga data e fundit e lejuar për lëshimin e tyre, e cila për rastet specifike të parashikuara në pikën 3, të nenit 8, të ligjit, është data 10 e muajit, që pason muajin në të cilin është kryer shërbimi.

Këto ndryshime synojnë të përforcojnë transparencën fiskale, të sigurojnë përputhshmërinë e terminologjisë ligjore në fushën tatimore, të lehtësojnë përmbushjen e detyrimeve ligjore nga tatimpaguesit dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm për administrimin e të ardhurave.

The post Fiskalizimi, ndryshon deklarimi i faturave për eksportet appeared first on Gazeta Si.

Nga kufizimi i blerjeve me cash tek sponsorizimet – Çfarë mban Paketa Fiskale 2026

Nga Gazeta ‘SI’ – Paketa Fiskale 2026 ka arritur sot (1 nëntor) në komisionet ndërparlamentare për t’u miratuar më pas në Kuvend. Në paketë, përveç “Paqes Fiskale”, qeveria parashikon të bëjë ndryshojë edhe disa ligje të regjimit apo procedurave tatimore.

Blerjet me cash

Një nga ndryshimet më të diskutuara është ai i vendosjes së kufirit për pagesat cash midis bizneseve dhe klientëve.

Për bizneset, në marrëdhënie me biznese të tjera nuk lejohen transaksione me para në dorë më shumë se 100 mijë lekë, ndërsa për klientët kufiri është 500 mijë lekë.

I njëjti draft bën të detyrueshëm që çdo biznes i turizmit, transportit si dhe institucionet publike të jenë të pajisur me terminalin POS/POI, për pagesat me kartë apo mjete të tjera elektronike.

Këto masa parashikojnë të rrisin transparencën dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve si edhe të reduktojnë evazionin fiskal.

Gjithsesi kufiri i vendosur është disa herë më i lartë nga ai i diskutuar gjatë vitit, 700-1000 euro.

Sponsorizimet

Në Paketë, qeveria parashikon të zgjerojë kategoritë që përfitojnë lehtësi fiskale nga sponsorizimet. Në rastet kur shuma e sponsorizuar është deri në 5% të tatimit para fitimit, subjekteve u njihet si shpenzim i zbritshëm një shumë deri sa trefishi i asaj të sponsorizuar. Përveç sportit, në këtë kateori do të përfshihen edhe federatat sportive, komitetet olimpike dhe sportistët e nivelit të lartë. Po ashtu, të ardhurat nga sponzorizimet do të përjashtohen nga tatimi deri në masën që është shpenzim i njohur për sponsorizuesin.

Artistët që nuk janë shtetas të Shqipërisë do të pëfitojnë 24 muaj “pushim” nga regjimi tatimor shqiptar.

Të dyja këto masa, sipas qeverisë, synojnë të nxisin veprimtaritë sportive e kultutrore në Shqipëri.

Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë

Në Paketën e 2026-s qeveria parashikon heqjen e taksës së ndikimit në infrastrujtrë për çdo investim me qëllime publike. Ky vendim do të sjellë një mungesë prej 300 mln lekësh në arkën e shtetit, por pritet të ketë efekt në përmirësimin e kushteve të shërbimeve publike dhe sociale për komunitetin.

Kompensimi i Fermerëve

Ndryshimet në ligjin e TVSH-së, rikthejnë kompensimin në sektorin e bujqësisë.

Prodhuesit bujqësorë do të kompensohen me 10% për produktet dhe shërbimet që marrin në periudhë gjashtë-mujore. Shuma që kompensohet është rezultat i shumëzimit të normës së kompensimit me vlerën totale të produkteve dhe të shërbimeve bujqësore për këtë periudhë.

TVSH-ja do të kompensohet për fermerët e regjistruar, grumbulluesit/përpunuesit dhe agroturizmet e certifikuara.

Rivlerësimi

Vitin e ardhshëm qeveria rikthen Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

Periudha e zbatimit do të nisë më 1 janar 2026 dhe do të mbyllet më 31 mars 2027, por kërkesat për Rivlerësim do të pranohen deri më 31 dhjetor 2026.

Qeveria është dakordësuar për një normë tatimi 5%, më e lartë se vitet e tjera.

Drafti i Ministrisë së Financave thotë se në rast se individi vendos që të kryejë rivlerësimin me vlerën e tregut, atëherë ai zgjedh një ekspert të licencuar. Aplikimit tëtij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit. Në këtërast, drejtoritë vendore të AgjencisëShtetërore të Kadastrës përllogarisin bazën e tatushme, diferenca midis vlerës së pasqyruar në vlerësimin e ekspertit e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet fiskale dhe vlerës së regjistruar të pasurisë, apo rivlerësuar.

Nëse individi vendos që rivlerësimi të kryhet mbi çmimet fiskale, bëhet aplikimi pranë Kadastrës e cila përllogarit, bazën e tatueshme dhe tatimin që duhet të paguajë individi për rivlerësimin.

Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, nÎë zbatim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, të bërë pas rivlerësimit, tatimi llogaritet sipas normave në fuqi mbi fitimin e realizuar, si diferencë e vlerës, në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë, me vlerën e rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi.

The post Nga kufizimi i blerjeve me cash tek sponsorizimet – Çfarë mban Paketa Fiskale 2026 appeared first on Gazeta Si.

Rama: Rritja e rrogave dhe pensioneve nuk shoqërohet me rritje taksash

TIRANË, 12 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se rritja e rrogave dhe pensioneve nuk bazohet te rritja e taksave, pasi Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkan ku biznesi i vogël nuk ka asnjë taksë.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë për projektbuxhetin 2026, Rama u shpreh se “nga mbi 100 mijë biznese në vend, tatohen vetëm rreth 11 mijë”.

“Gjithë të tjerët s’paguajnë taksë. Dhe jo vetëm kaq, po bizneset e vogla deri në 100 mijë euro xhiro nuk paguajnë as TVSH, janë komplet të lirë nga çdo detyrim tjetër, përveç kuptohet sigurimit shëndetësor dhe sigurimit shoqëror, që ajo s’është taksë, ai është kontributi për pensionin dhe për shëndetin e kujtdo që punon”, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se prej 12 vitesh nuk ka lëvizur taksa për kompanitë, që është 15%.

“Kjo do të thotë që ne nuk e kemi mbështetur tek taksimi, tek rritja e taksave, rritjen e mbështetjes për paga, për bonuse pensioni, për mirëqenie sociale, etj.”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në fshat, praktikisht shteti nuk takson. Sipas tij Shqipëria ka barrën më të ulët fiskale.

“Kjo ka qenë një filozofi që të rrisim mundësitë, pa i rënë shkurt, takso këtej, shpenzo andej dhe t’i japim kohë biznesit të vogël që të forcojë muskujt, që të bëhet pak nga pak i gatshëm për të bërë diçka më shumë dhe që të rrisë kapacitetin për të punësuar njerëz”, shtoi Rama.

Duke u rikthyer te projektbuxheti 2026, Rama tha se kjo rritje e konsiderueshme e financimit që do të shkojë drejtpërdrejt në tryezën e familjeve, edhe përmes mbështetjes për pensionistët nuk do të shoqërohet me rritjen e asnjë takse.

“Nëse nesër do të na duhet të rrisim sigurimet shoqërore apo shëndetësore kjo është një temë që do ta përballim kur të vijë dita, po jo për këto që fola. Këto që fola janë të futura në buxhetin afatmesëm, janë të dedikuara për pensionistët, janë të dedikuara për pagat, janë të dedikuara për pagën minimale”, shtoi ai.

Duke folur për rritjen e pensioneve, Rama tha se rishpërndarja e asaj që u krijua nga rritja ekonomike tek pensionistët, ka qenë dhe është momenti më çlirues. /j.p/

The post Rama: Rritja e rrogave dhe pensioneve nuk shoqërohet me rritje taksash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Paqja fiskale’, si do tatohen bizneset që s’duan kontrolle tatimore. Falen 500 mln euro borxhe

Nga Gazeta ‘SI’ – Paralelisht me buxhetin e vitit 2026, Kuvendi do të votojë edhe për “Paqen Fiskale”, projektligji i premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas draftit të hartuar nga ministria e Financave, bizneset me të ardhura mbi 14 mln lekë do të futen vullnetarisht në marrëveshjen e “paqes” me shtetin, duke parapaguar një tatim-fitim me bazë më të gjerë dhe në këmbim nuk do të kenë vizita nga kontrollorët tatimorë.

Konkretisht, një biznes që kalon fashën e të ardhurave vjetore 14 mln do të paguajë një tatim bazuar mbi deklarimet e mëhershme plus një shtesë 18%. Në rast se fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.

Kjo marrëveshje do të mund të rinovohet dy herë për 1 vit, pra 3 vite në total.

Bizneset që janë në procese gjyqësore apo hetimi për mashtrim dhe evazion fiskal.

Paqja nga ana tjetër parashikon dhe fshirjen e detyrimeve për bizneset.

Sipas draftiti, qeveria do t’i fali bizneseve më shumë se 500 mln euro detyrime të papaguara, në kuadër të Paqes Fiskale.

Sipas projektligjit të ministrisë së Financave, parashikohet fshirja e plotë e detyrimeve tatimore direkte apo indirekte të papaguara që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit, parashikohet fshirja ose shuarja e dënimeve administrative dhe kamatëvonesave për periudhat deri deri më 31 dhjetor 2014, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin.

Për debitorët e periudhës janar 2015- dhjetor 2019, mund të fshihen pjesërisht detyrimet, nëse tatimpaguesi paguan 50% të detyrimit njëherësh brenda datës 30.6.2026, pjesa tjetër fshihet/shuhet; ndërsa nëse zgjidhet pagesa me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026 të 75% të detyrimit. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Për detyrimet e periudhës nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e kushtëzuar me pagesën e plotë të detyrimit brenda datës 31.12.2026.

Bazuar në eksperiencat e zbatimit të ligjeve të faljes më përpara, është parashikuar që për vitin 2026, në total nga të dy administratat, priten të arkëtohen rreth 3.7 miliardë lekë nga zbatimi tij.

The post ‘Paqja fiskale’, si do tatohen bizneset që s’duan kontrolle tatimore. Falen 500 mln euro borxhe appeared first on Gazeta Si.

Paketa dhe ‘paqja’, ndryshimet fiskale që pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026

Nga Gazeta ‘SI’ – Në vitin 2026, qeveria do të risjellë një paketë të re fiskale, pas asaj të fundit, në 2023-shin.

Pas shumë debatesh dhe kritikash, qeveria ka vendosur të kompensojë fermerët me një normë 10% të vlerës së totalit të shërbimeve bujqësore të blera, në periudhë 6-mujore. Sipas llogarive, nga ky rimbursim fermerët do të përfitojnë 1.5 mld lekë në vit.

Ky është vendimi i parë i miratuar zyrtarisht, pjesë e Paketës Fiskale 2026.

Vendime të tjera, ende të pamiratuara përfshijnë një ndryshim në taksën e ndikimit në infrastrukturë. Qeveria parashikon të përjashtojë nga kjo taksë ndërtimet publike me funksione arsimi, shëndetësie dhe mbrojtje sociale. Ky përjashtim synon të ulë kostot për projektet publike, të përshpejtojë procedurat në nivel bashkish, dhe të orientojë burimet buxhetore drejt investimeve sociale me ndikim direkt në komunitet.

Risia më e madhe e paketës është futja e Deklaratës së Statusit të të Vetëpunësuarit në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat. Kjo deklaratë do të shërbejë për të identifikuar rastet kur individët që pretendojnë të jenë të vetëpunësuar, në fakt punojnë në kushte të ngjashme me punëmarrësit. Në këto raste, ata do të trajtohen si të punësuar të zakonshëm, me të gjitha detyrimet tatimore dhe kontributive përkatëse.

Një ndryshim tjetër, por më teknik është ai i në ligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” janë parashikuar disa ndryshime teknike dhe përditësime terminologjike, për ta përafruar me ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Termat “tatim mbi fitimin” dhe “tatim i thjeshtuar për biznesin e vogël” zëvendësohen respektivisht me “tatim mbi të ardhurat e korporatës” dhe “tatim mbi të ardhurat personale të biznesit”. Gjithashtu, në faturat ku blerësi është individ pa aktivitet tregtar, do të kërkohet emri, ID personale dhe adresa e saktë, ndërsa afati i transmetimit të faturës elektronike në sistem shtyhet me një ditë, nga e 10-ta në të 11-tën.

Ndërkohë vitin e ardhshëm pritet dhe fuqizimi i premtimit elektoral të qeverisë Rama, “Paqja Fiskale”.

Sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, paqja do të “zhdukë” çdo borxh tatimor apo kamat vonesë 5 deri 10-vjeçare të bizneseve.

Po ashtu qeveria parashikon të vendosë një tatim-fitim fiks 15% mbi fitimin e 3 viteve të fundit. Këto biznese që pranojnë “paqen” nuk do të përballen me kontrolle tatimore. Nëse biznesi do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, biznesi do të tatohet me 5%.

Ndërkohë, një miratim i mundshëm i draftit për tregtimin e kriptomonedhave, njoftuar nga AMF se do të hidhet në konsultim brenda këtij viti, do të shtonte një zë më shumë në të ardhurat tatimore.

The post Paketa dhe ‘paqja’, ndryshimet fiskale që pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2026 appeared first on Gazeta Si.

Kontrabandë në kufi, arrestohet 42-vjeçari dhe një doganier i Bllatës

Policia e Dibrës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra të ardhura nga Maqedonia e Veriut. Gjatë aksionit u arrestua në flagrancë një 42-vjeçar nga Maqellarë, i cili transportonte mallra të ndryshme të kontrabanduara, ndërsa në pranga përfundoi edhe një doganier i Degës Doganore Bllatë, i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Një tjetër […]

The post Kontrabandë në kufi, arrestohet 42-vjeçari dhe një doganier i Bllatës appeared first on Reporter.al.

❌