❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kontrolli teknik i mjetit kërkohet edhe kur ndryshon pronari

TIRANË, 12 janar/ATSH/ NjĂ« udhĂ«zimi i ri i MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« pĂ«r kontrollin teknik tĂ« mjeteve Ă«shtĂ« publikuar nĂ« Fletoren Zyrtare.

Ky udhëzim parashikon se pas çdo ndryshimi të pronarit, mjeti duhet të nënshtrohet kontrollit teknik, pavarësisht nga data e fundit e kontrollit. Kontrolli kërkohet gjithashtu kur mjeti ka përshkuar 160 000 kilometra.

Udhëzimi i cili ishte në fuqi, parashikonte që autoriteti kompetent mund të kërkojë kontroll teknik përpara afatit të rregullt, në rastet kur mjeti ka pësuar aksidente që ndikojnë në komponentët kryesorë të sigurisë, si rrotat, suspensoni, zonat e deformimit, sistemet airbag, drejtimi ose frenat. Po ashtu, kontrolli mund të kërkohej kur janë kryer ndryshime ose modifikime në sistemet e sigurisë ose të mjedisit, ose kur siguria në rrugë është e rrezikuar.

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri, kontrolli teknik do të kërkohet edhe kur ndryshon pronari i mjetit.

Udhëzimi i ri parashikon gjithashtu përdorimin e platformave elektronike të Bashkimit Evropian për shkëmbimin e informacionit mbi certifikatat e kontrollit teknik, leximin e odometrit dhe historikun e aksidenteve, duke siguruar transparencë dhe monitorim më të mirë për inspektorët, pronarët e mjeteve dhe studiuesit e aksidenteve. /j.p/

The post Kontrolli teknik i mjetit kërkohet edhe kur ndryshon pronari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka e Shqipërisë parashikon miratimin e ligjit të ri për bankat

TIRANË, 12 janar/ATSH/ NĂ« strategjinĂ« e saj afatmesme, Banka e ShqipĂ«risĂ« parashikon miratimin e njĂ« ligji tĂ« ri pĂ«r sektorin bankar, i cili do tĂ« harmonizohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe standardet ndĂ«rkombĂ«tare, duke forcuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e sistemit financiar. Banka publikoi sot strategjinĂ« afatmesme pĂ«r periudhĂ«n 2026-2028.

Ligji synon të përmirësojë qeverisjen e bankave, mbikëqyrjen e bazuar në rrezik, menaxhimin e rreziqeve kibernetike dhe integrimin e faktorëve mjedisorë dhe ESG në proceset mbikëqyrëse.

Ai është pjesë e një pakete masash që synon rritjen e rezistencës së sistemit financiar ndaj krizave dhe zhvillimeve të papritura ekonomike.

Strategjia përfshin gjithashtu përmirësimin e transparencës së statistikave, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e teknologjisë së informacionit, për të siguruar një sistem bankar modern, efikas dhe të besueshëm për qytetarët dhe bizneset.

Strategjia afatmesme 2026-2028 ofron udhëzime gjithëpërfshirëse dhe shërben si një udhërrëfyes për aktivitetet e Bankës së Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, duke identifikuar përparësitë dhe zhvillimet. Strategjia shërben gjithashtu si një kornizë e përgjithshme dhe udhëzues për përgatitjen e tre viteve të buxhetit, duke përdorur qasjen e menaxhimit të bazuar në rezultate. /j.p/

The post Banka e Shqipërisë parashikon miratimin e ligjit të ri për bankat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Doganat përpunuan 462 mijë deklarata importi gjatë 2025-ës

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Administrata Doganore ka shĂ«nuar gjatĂ« vitit 2025 nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pĂ«rpunimit tĂ« deklaratave doganore, duke reflektuar rritje tĂ« ndjeshme tĂ« aktivitetit ekonomik dhe forcim tĂ« mbledhjes sĂ« tĂ« ardhurave nĂ« buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë përpunuar rreth 462 mijë deklarata importi të tipit IM4, të cilat përfaqësojnë treguesin kryesor të hyrjes së mallrave për konsum dhe prodhim në vend.

Deklaratat e importit IM4 lidhen drejtpërdrejt me pagesën e detyrimeve doganore dhe tatimore, si TVSH-ja dhe akcizat, dhe përbëjnë një element kyç në financimin e buxhetit të shtetit. Rritja e numrit të tyre dëshmon jo vetëm shtimin e volumit të tregtisë, por edhe formalizimin e mëtejshëm të veprimtarisë ekonomike.

Administrata Doganore e vlerëson këtë rezultat si dëshmi të mirëmenaxhimit, rritjes së efektivitetit operacional dhe angazhimit të vazhdueshëm të strukturave doganore në lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e kontrollit.

Sipas DPD-së, digjitalizimi i proceseve, përmirësimi i shërbimit ndaj biznesit dhe përdorimi i analizës së riskut kanë kontribuar në përshpejtimin e përpunimit të deklaratave dhe uljen e kohës së qëndrimit të mallrave në doganë.

Sipas Administratës Doganore, trendi rritës i deklaratave të importit gjatë vitit 2025 reflekton rritjen e kërkesës në tregun vendas, zhvillimin e sektorëve prodhues dhe tregtarë, si dhe besimin e biznesit në sistemin doganor. /j.p/

The post Doganat përpunuan 462 mijë deklarata importi gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Parku eolik në Tropojë hap kyç drejt sovranitetit energjetik, investim strategjik amerikan

TIRANË, 12 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, deklaroi sot se parku i energjisĂ« sĂ« rinovueshme me erĂ« nĂ« TropojĂ«, me kapacitet 600 MW, pĂ«rbĂ«n njĂ« zhvillim tejet domethĂ«nĂ«s nĂ« rrugĂ«n drejt sovranitetit energjetik tĂ« vendit dhe njĂ« investim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« kompanisĂ« amerikane CWP.

Në takimin për prezantimin e këtij projekti ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, si edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se projekti mishëron vizionin e qeverisë shqiptare për zhvillimet energjetike dhe strategjinë afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.

“Parku eolik i TropojĂ«s nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« investim energjetik, Ă«shtĂ« njĂ« simbol i transformimit qĂ« po pĂ«rjeton ShqipĂ«ria, njĂ« transformim drejt njĂ« ekonomie tĂ« qĂ«ndrueshme, mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« hapur ndaj inovacionit”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, ky projekt dëshmon se sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re, ku investimet private dhe investimet e huaja direkte po shndërrohen në motorë të rritjes falë partneriteteve serioze dhe vizioneve afatgjata.

“ShqipĂ«ria po kalon nga varĂ«sia pothuajse e plotĂ« nga hidrocentralet, nĂ« njĂ« model modern tĂ« balancuar energjetik, ku diversifikimi i burimeve nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« zgjedhje, por njĂ« domosdoshmĂ«ri strategjike”, tha Balluku.

Ajo nënvizoi se ky tranzicion nuk është thjesht një ide apo premtim, por një realitet që po merr formë çdo ditë, i matshëm me shifra konkrete dhe me megavat-orë që ndryshojnë hartën energjetike të vendit.

Balluku kujtoi se ky rrugëtim ka nisur në vitin 2018, kur për herë të parë qeveria shqiptare filloi të fliste për një strategji të bazuar në diversifikimin e burimeve dhe jo më vetëm në varësinë nga kushtet atmosferike apo nga hidrocentralet ekzistuese.

“Investimet e huaja direkte janĂ« treguesi mĂ« i qartĂ« i besimit nĂ« stabilitetin tonĂ« ekonomik dhe institucional. VetĂ«m nĂ« vitet e fundit, mbi 1,5 miliardĂ« euro investime private janĂ« angazhuar ose janĂ« nĂ« proces nĂ« sektorin e energjisĂ«, kryesisht nĂ« burime tĂ« rinovueshme si energjia diellore dhe ajo e erĂ«s,” u shpreh Balluku.

Ajo bëri të ditur se në total, gjatë këtyre viteve, në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 miliardë euro investime private, të përqendruara në burime të rinovueshme.
Sot, sipas saj, vendi ka mbi 700 MW kapacitete të reja gjeneruese fotovoltaike në operim dhe rreth 400 MW kapacitete të shtuara vetëprodhues.

Balluku theksoi se ekziston gjithashtu një portofol projektesh që synon ta çojë kapacitetin e ri prodhues të energjisë së rinovueshme përtej 1500 MW, me teknologji fotovoltaike dhe eolike, si edhe mbi 1600 MW kapacitete të reja depozituese në fazë studimi dhe vlerësimi financiar.

“Parku fotovoltaik i KaravastasĂ«, njĂ« nga parqet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« rajon, me 140 MW kapacitet tĂ« instaluar, Ă«shtĂ« sot njĂ« nga projektet qĂ« e bĂ«n ShqipĂ«rinĂ« krenare dhe e kthen nĂ« njĂ« model pĂ«r t’u ndjekur nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin”, u shpreh ajo.

Në lidhje me energjinë e erës, Balluku deklaroi se Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete përmes projektit të kompanisë amerikane CWP, me kapacitet të pritshëm prej 600 MW. Ajo theksoi se ky zhvillim nuk është rastësi dhe nuk është rezultat i politikave të pastudiuara, por i një strategjie të qartë.

Balluku vlerësoi angazhimin e kompanisë CWP dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke theksuar edhe sfidat që shoqërojnë projekte të tilla, pasi korridoret e erës në Shqipëri ndodhen kryesisht në zona kodrinore dhe malore mbi 1200 metra lartësi dhe kërkojnë kohë të gjatë studimi dhe implementimi.

“JanĂ« projekte qĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«rgatitore dhe studimore, por kur ndĂ«rtohen siç duhet dhe me tĂ« gjitha studimet e nevojshme, ato kanĂ« njĂ« ndikim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« ekonominĂ« e vendit”, u shpreh Balluku, duke shtuar se diversifikimi energjetik e bĂ«n ShqipĂ«rinĂ« mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«rballĂ« ndryshimeve klimatike. /j.p/

The post Balluku: Parku eolik në Tropojë hap kyç drejt sovranitetit energjetik, investim strategjik amerikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: Bllokim i aksit Tiranë-Rinas netëve të 13 dhe 14 janarit, lëvizja përmes rrugëve alternative

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bĂ«n tĂ« ditur se pĂ«r shkak tĂ« punimeve pĂ«r ndĂ«rtimin e mbikalimit tĂ« ri nĂ« QafĂ« Kashar, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« rampĂ«s nĂ« drejtim tĂ« TiranĂ«-Rinas gjatĂ« natĂ«s nĂ« datat 13 dhe 14 janar 2026, nĂ« oraret 20:00-06:00.

Qarkullimi i mjeteve drejt aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative si aksi Vorë-Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), apo rrugëve dytësore Tiranë-Kamzë-Valias-Rinas dhe rrugës Kashar-Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon drejtuesve të mjeteve të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë. /j.p/

The post ARRSH: Bllokim i aksit Tiranë-Rinas netëve të 13 dhe 14 janarit, lëvizja përmes rrugëve alternative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zero taksë karboni për energjinë me origjinë shqiptare, sipas Komisionit Europian

TIRANË, 12 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, nĂ«nvizoi sot se energjia shqiptare prodhohet kryesisht nga burime tĂ« rinovueshme, dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ka taksĂ« zero tĂ« karbonit.

Në takimin për prezantimin e parkut eolik në Tropojë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, Balluku shpjegoi se Shqipëria ka investuar në mënyrë strategjike në energji të qëndrueshme si hidrocentrale, parqe eolike dhe energji diellore.

“Nuk po flasim mĂ« pĂ«r plane nĂ« letĂ«r, por pĂ«r megavat-orĂ« tĂ« instaluara, pĂ«r miliarda euro investime tĂ« huaja dhe projekte qĂ« funksionojnĂ« nĂ« terren, duke vjelur avantazhet e njĂ« sistemi qĂ« garanton se prodhimi energjetik vjen nga burime tĂ« rinovueshme. PĂ«r rrjedhojĂ«, taksa e karbonit pĂ«r energjinĂ« me origjinĂ« shqiptare, sipas Komisionit Europian, Ă«shtĂ« zero. Kjo sepse ShqipĂ«ria ka investuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« zgjuar dhe ka politika tĂ« qarta qĂ« garantojnĂ« integrimin e tregut energjetik me atĂ« europian”, tha Balluku. /j.p/

The post Zero taksë karboni për energjinë me origjinë shqiptare, sipas Komisionit Europian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Niveli i arkëtimeve të energjisë 100%, krahasuar me 70% në vitin 2013

TIRANË, 12 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, foli sot pĂ«r tregues tĂ« pĂ«rmirĂ«suar tĂ« rrjetit energjetik shqiptar, gjatĂ« takimit pĂ«r prezantimin e parkut eolik nĂ« TropojĂ«, ku ishin tĂ« pranishĂ«m edhe Kryeministri Edi Rama dhe e ngarkuara me punĂ« e AmbasadĂ«s sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« TiranĂ«, Nancy VanHorn.

Balluku theksoi se humbjet në rrjetin e shpërndarjes janë reduktuar ndjeshëm, nga 45% në vitin 2013 në 16,9% në fund të vitit 2025.

Ndërkohë, niveli i arkëtimeve ka arritur 100%, krahasuar me 70% në vitin 2013, një tregues, sipas saj, i qartë i rritjes së eficiencës dhe menaxhimit modern të sektorit energjetik.

Ajo shtoi se përmirësimet në rrjet janë të shoqëruara me rritje të kapaciteteve gjeneruese dhe përditësime teknologjike të rrjetit të shpërndarjes në zonat qendrore dhe rurale, duke siguruar mbulim të plotë të konsumit vendas dhe eficencë maksimale.

“NdĂ«rprerjet e energjisĂ« elektrike kanĂ« arritur nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t historik, ndĂ«rsa avaritĂ« zakonisht rikuperohen brenda disa minutash. PĂ«rditĂ«simet teknologjike tĂ« rrjetit tĂ« shpĂ«rndarjes vazhdojnĂ« rregullisht nĂ« zonat qendrore dhe rurale, ndĂ«rkohĂ« qĂ« rehabilitimi i plotĂ« i HEC-eve nĂ« kaskadĂ«n e Drinit Ă«shtĂ« nĂ« proces”, theksoi ajo. /j.p/

The post Balluku: Niveli i arkëtimeve të energjisë 100%, krahasuar me 70% në vitin 2013 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Gati pjesa shqiptare e linjës së transmetimit të energjisë me Maqedoninë e Veriut

TIRANË, 12 janar/ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja dhe njĂ«herĂ«sh ministrja e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku, vuri theksin te rĂ«ndĂ«sia strategjike e linjave tĂ« transmetimit dhe interkonjeksioneve energjetike.

Gjatë takimit për prezantimin e parkut eolik në Tropojë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, si edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn,

Balluku tha se Shqipëria ka investuar ndjeshëm në zhvillimin e rrjetit të transmetimit, duke e lidhur tashmë sistemin energjetik me të gjithë vendet fqinje.

Ajo bëri të ditur se linja e transmetimit me Maqedoninë e Veriut është pothuajse e përfunduar nga ana shqiptare, ndërsa u shprehu besimin që edhe pala fqinje të përshpejtojë punimet, në mënyrë që të vihet sa më shpejt në funksionim dhe të garantohet vijimësia e Korridorit 8.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« sot njĂ« nga vendet mĂ« tĂ« mirĂ«lidhura nĂ« rajon pĂ«r sa i pĂ«rket sistemit tĂ« transmetimit, çka u jep garanci tĂ« forta investitorĂ«ve tĂ« huaj qĂ« zhvillojnĂ« projekte eolike dhe fotovoltaike, pasi kanĂ« tĂ« siguruar akses nĂ« tregun e lirĂ« energjetik, jo vetĂ«m ballkanik, por edhe europian”, deklaroi Balluku.

Ajo nënvizoi se investimet në transmetim nuk synojnë vetëm forcimin e rrjetit tokësor, por edhe krijimin e lidhjeve të reja strategjike me Europën.

Në këtë kuadër, Balluku bëri të ditur se po punohet për ndërtimin e një kabulli nënujor, i cili do të lidhë drejtpërdrejt Shqipërinë me Italinë, duke e pozicionuar vendin si një nyje të rëndësishme energjetike në rajon.

Sipas saj, këto zhvillime kanë sjellë vlerësime të larta për Shqipërinë nga organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Sektori energjetik Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« tregues i qartĂ« nĂ« ecurinĂ« drejt integrimit tĂ« vendit, duke qenĂ« njĂ« nga sektorĂ«t mĂ« tĂ« vlerĂ«suar nga organizmat dhe partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« klasifikuar ndĂ«r vendet e para nĂ« nivel botĂ«ror pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« energjetike, si edhe njĂ« nga sektorĂ«t me ecurinĂ« mĂ« pozitive, sipas vlerĂ«simeve tĂ« raportit tĂ« progresit tĂ« Komisionit Europian pĂ«r vitin 2026”, tha Balluku.

Sektori energjetik, tha Balluku, është një nga sektorët më të vlerësuar në procesin e integrimit europian, duke u cilësuar si një nga fushat me ecurinë më pozitive në raportet e progresit të Komisionit Europian.

Balluku shtoi se investimet përfshijnë dhe studimin e teknologjive të reja, përfshirë pompat hidrike të parashikuara për kaskadën e Drinit dhe HEC-in e Moglicës. Këto zhvillime, sipas saj, pritet të rrisin kapacitetet prodhuese të vendit me rreth 1,600 MW të reja.

“FalĂ« politikave tĂ« qarta dhe investimeve tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« transmetim dhe integrim tregu, ShqipĂ«ria ofron sot siguri pĂ«r investitorĂ«t dhe garanci pĂ«r zhvillim afatgjatĂ« tĂ« sektorit energjetik”, u shpreh zv.kryeministrja Balluku. /j.p/

 

The post Balluku: Gati pjesa shqiptare e linjës së transmetimit të energjisë me Maqedoninë e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore


TIRANË, 12 janar/ATSH/ Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht nĂ« tĂ« gjitha akset rrugore tĂ« vendit, pavarĂ«sisht temperaturave shumĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« shĂ«nuara gjatĂ« natĂ«s.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se temperaturat minimale kanë zbritur deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës dhe Qafë Thanë, si dhe -10°C në Dibër.

Ndërkohë nuk janë regjistruar reshje shiu apo dëbore.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, me mjete dhe punëtorë të shtuar, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve në zonat malore me prezencë dëbore. /j.p/

1 nga 2

The post ARRSH: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla dhe Cara në Mamurras: Ndihmë për evakuimin e bagëtive, verifikim dëmesh nga reshjet

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, sĂ« bashku me kryetaren e bashkisĂ« Kurbin, Majlinda Cara, vizituan sot fermĂ«n e fermeres Flora Brozi nĂ« Mamurras.

Ferma mbarështon rreth 120 krerë bagëti dhe shpendë dhe është prekur nga reshjet intensive të ditëve të fundit, të cilat kanë krijuar vështirësi për vijimin normal të aktivitetit blegtoral.

Si pasojë e situatës së krijuar, u bë e mundur evakuimi i tufës së bagëtive, duke u sistemuar përkohësisht në zonën e Fushë Milot, në kushte më të sigurta.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se në bashkëpunim me grupet e verifikimit të bashkive, ndodhet në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në gjënë e gjallë, rezervat ushqimore për kafshët dhe në sektorin bujqësor.

“Procesi i vlerĂ«simit do tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar masat e mbĂ«shtetjes pĂ«r tĂ« gjithĂ« fermerĂ«t e prekur nga kushtet e pafavorshme atmosferike nĂ« zonĂ«â€, tha Salla. /j.p/

The post Salla dhe Cara në Mamurras: Ndihmë për evakuimin e bagëtive, verifikim dëmesh nga reshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje bore deri në 60 cm në zonat malore në Librazhd


TIRANË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e dendura tĂ« dĂ«borĂ«s kanĂ« pĂ«rfshirĂ« zonat malore tĂ« Librazhd, duke sjellĂ« vĂ«shtirĂ«si nĂ« qarkullim dhe nĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« banorĂ«ve.

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Maringlen Disha, bëri të ditur se në disa zona trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra.

Sipas tij, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, strukturat vendore janë në terren për përballimin e situatës.

“Ekipet e BashkisĂ« Librazhd dhe tĂ« Emergjencave Civile ndodhen nĂ« terren gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s, duke punuar pĂ«r mbajtjen e rrugĂ«ve tĂ« hapura dhe pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« banorĂ«ve qĂ« kanĂ« nevojĂ«â€, tha ai.

Disha u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin vetëm kur është e domosdoshme dhe të respektojnë udhëzimet e dhëna nga strukturat përgjegjëse.

Në rast nevoje, qytetarët mund të kontaktojnë numrat e emergjencës 129, 128 dhe 112. /j.p/

The post Reshje bore deri në 60 cm në zonat malore në Librazhd appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kozeli: ARRSH do të ndërhyjë për zgjidhje të qëndrueshme në aksin Tepelenë-Gjirokastër

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektoi sot nga afĂ«r aksin rrugor TepelenĂ«-GjirokastĂ«r, i shoqĂ«ruar nga drejtori Rajonal i ARRSH-sĂ«, Andi Shkurta, pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar situatĂ«n e krijuar pas shkarjes sĂ« dherave nĂ« kĂ«tĂ« segment.

Inspektimi u fokusua nĂ« zonĂ«n e njohur si “Shkalla e ZezĂ«â€, ku tre ditĂ« mĂ« parĂ« njĂ« rrĂ«shqitje masive dheu bllokoi plotĂ«sisht qarkullimin rrugor.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të ARRSH-së dhe mjeteve të kontraktorit, u bë e mundur hapja e përkohshme e rrugës dhe garantimi i kalimit të mjeteve.

Aktualisht, qarkullimi në këtë aks kryhet me një kalim të alternuar, pasi rrëshqitja vijon të jetë aktive dhe paraqet rrezikshmëri.

Kreu i ARRSH-së, Kozeli bëri të ditur se shkaku kryesor i situatës lidhet me reshjet e shumta, erozionin dhe formacionin gjeologjik argjilor të zonës.

Sipas tij, situata do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

“MenjĂ«herĂ« pas kalimit tĂ« situatĂ«s sĂ« emergjencĂ«s, ARRSH do tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« aksin me njĂ« projekt tĂ« plotĂ«, me qĂ«llim dhĂ«nien e njĂ« zgjidhjeje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe afatgjatĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« segment rrugor”, tha Kozeli. /j.p/

The post Kozeli: ARRSH do të ndërhyjë për zgjidhje të qëndrueshme në aksin Tepelenë-Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tomini: Mbi 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit nga shtatori deri në janar


TIRANË, 11 janar/ATSH/ PĂ«rballĂ« rritjes sĂ« virozave sezonale, strukturat shĂ«ndetĂ«sore po intensifikojnĂ« vaksinimin si masĂ« kryesore pĂ«r mbrojtjen e popullatĂ«s, si nĂ« qendrat shĂ«ndetĂ«sore ashtu edhe nĂ« banesat e personave qĂ« nuk kanĂ« mundĂ«si tĂ« paraqiten fizikisht nĂ« to.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, gjatë një inspektimi në Qendrën Shëndetësore Nr. 2 dhe një vizitë në familjen Berxolli, u shpreh se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të parandaluar komplikacionet dhe simptomat e rënda të viruseve gripale, veçanërisht te grupet më të rrezikuara.

Sipas saj, në periudhën shtator 2025-janar 2026 janë vaksinuar gjithsej 238 886 persona, një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se rritja e mbulimit vaksinor tregon ndërgjegjësim më të lartë të qytetarëve dhe angazhim të vazhdueshëm të sistemit shëndetësor për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit të virozave. /j.p/

The post Tomini: Mbi 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit nga shtatori deri në janar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nikolas Bushi, shqiptari nga Amerika qĂ« solli ventrilokizmin nĂ« “Albania’s Got Talent”

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Nikolas Bushi, i riu shqiptar qĂ« jeton prej vitesh nĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, po tĂ«rheq vĂ«mendje me njĂ« talent tĂ« veçantĂ« dhe pak tĂ« njohur nĂ« ShqipĂ«ri, ventrilokizmin, artin e tĂ« folurit pa lĂ«vizur buzĂ«t.

Nikolas ka ardhur disa herĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa kĂ«tĂ« tetor u rikthye pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« Albania’s Got Talent, ku u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« nga emrat mĂ« tĂ« komentuar tĂ« finales. Ai interpreton pĂ«rkrah kukullĂ«s sĂ« tij, Chris, njĂ« personazh plot sarkazĂ«m dhe humor, qĂ« sipas Nikolasit, Ă«shtĂ« pjesa mĂ« argĂ«tuese e kĂ«tij arti.

NĂ« podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ai rrĂ«fen se pasioni pĂ«r ventrilokizmin nisi rreth tetĂ« vite mĂ« parĂ«, i frymĂ«zuar nga spektakli America’s Got Talent, tĂ« cilin e ndoqi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« vitin 2017. QĂ« nga ajo kohĂ«, Nikolas ka praktikuar vazhdimisht kĂ«tĂ« disiplinĂ« artistike, duke e kthyer nga njĂ« kuriozitet nĂ« njĂ« profesion tĂ« mirĂ«filltĂ«.

Sot, ai e sheh veten si një kontribuues në njohjen dhe përhapjen e këtij arti në Shqipëri, ku ventrilokizmi ka qenë pothuajse i panjohur.

Nikolas tregon se po punon për projekte të reja dhe se në të ardhmen mund të realizojë edhe bashkëpunime surprizë.

Mes Shqipërisë dhe Amerikës, Nikolas Bushi po ndërton një rrugëtim artistik të veçantë, duke sjellë për publikun shqiptar një formë argëtimi ndryshe, ku iluzioni, humori dhe kreativiteti ndërthuren në një eksperiencë unike skenike. j.p

The post Nikolas Bushi, shqiptari nga Amerika qĂ« solli ventrilokizmin nĂ« “Albania’s Got Talent” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Pensionet hynë nga ky janar në fazë rritjeje afatgjatë

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se viti 2026 shĂ«non njĂ« kthesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r pensionet nĂ« ShqipĂ«ri, duke konfirmuar nisjen e rritjes graduale tĂ« tyre, nĂ« pĂ«rputhje me angazhimin e marrĂ« gjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore dhe tĂ« miratuar nga Kuvendi.

NĂ« podkastin “Flasim”, Kryeministri u shpreh se rritja e pensioneve ka nisur qĂ« nga ky janar, sipas kategorive pĂ«rkatĂ«se, ndĂ«rsa shtesa do tĂ« dyfishohet çdo vit. Sipas tij, pensionistĂ«t nĂ« janarin e ardhshĂ«m do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« dyfishin e shtesĂ«s sĂ« kĂ«tij viti, nĂ« janarin pasues trefishin, mĂ« pas katĂ«rfishin, ndĂ«rsa nĂ« ShqipĂ«rinĂ« 2030 ky progresion do tĂ« ndalet te pesĂ«fishimi i shtesĂ«s sĂ« janarit 2026.

Rama e cilësoi këtë proces si një çlirim personal dhe institucional, duke theksuar se ai është rezultat i viteve reformash, rritjes ekonomike dhe përmirësimit rrënjësor të mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave. Sipas Kryeministrit, këto reforma e kanë sjellë vendin në një pikë ku rritja e pensioneve realizohet pa cenuar stabilitetin financiar të shtetit.

Ai kujtoi se për vite me radhë qeveria ka treguar përmbajtje, duke mos ndërmarrë rritje të nxituara, për të mos rrezikuar financat publike.

“UnĂ« e di se si i kam shtrĂ«nguar dhĂ«mbĂ«t pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« durim, se si ndihesha se si sikletosesha, se si mezi i nxirrja fjalĂ«t kur thosha s’ka mundĂ«si, nuk kemi lekĂ« pĂ«r ta bĂ«rĂ«, s’ështĂ« e mundur, duhet fillimisht tĂ« rrisim mundĂ«sitĂ« e shtetit, s’e bĂ«jmĂ« dot se nuk mund tĂ« minojmĂ« shtĂ«pinĂ«, ku rriten fĂ«mijĂ«t tanë  E pra duruam, por mĂ« nĂ« fund erdhĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, sepse punuam çdo ditĂ« pĂ«r kthesĂ«n qĂ« sapo ka nisur dhe mĂ« e mira Ă«shtĂ« e gjitha pĂ«rpara pĂ«r gjyshet dhe gjyshĂ«rit e kĂ«tij vendi”, deklaroi Rama.

The post Rama: Pensionet hynë nga ky janar në fazë rritjeje afatgjatë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Dëmshpërblimi i familjeve të prekura nga përmbytjet, prioritet

TIRANË, 11 janar/ATSH/ DĂ«mshpĂ«rblimi i familjeve tĂ« prekura nga pĂ«rmbytjet dhe fatkeqĂ«sitĂ« natyrore Ă«shtĂ« prioritet i qeverisĂ«, bĂ«ri tĂ« ditur sot Kryeministri Edi Rama, duke theksuar se procesi do tĂ« vijojĂ« pas pĂ«rfundimit tĂ« verifikimeve nĂ« terren. Nē podcast-in “Flasim” nĂ« rubrikĂ«n “ShĂ«nimet e javĂ«s”, Rama u ndal te situata e fundit e shkaktuar nga reshjet e dendura duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se askush nuk do tĂ« mbetet pa pĂ«rkujdesje.

Kryeministri u shpreh se motoja “Ti nuk do tĂ« jesh kurrĂ« vetĂ«m” Ă«shtĂ« parim udhĂ«heqĂ«s sa herĂ« qĂ« vendi dhe njerĂ«zit pĂ«rballen me fatkeqĂ«si, qĂ« nga tĂ«rmeti shkatĂ«rrues e deri te dĂ«met e shkaktuara nga pĂ«rmbytjet, zjarret apo situata tĂ« tjera emergjente.

Ai siguroi familjet e dëmtuara nga përmbytjet e fundit se shteti qëndron pranë tyre me të njëjtin dinjitet njerëzor, shtetëror dhe politik, duke përmbushur çdo detyrim, si për banesat ashtu edhe për gjënë e gjallë.

Sipas Kryeministrit, puna e institucioneve nuk do të ndalet me përmirësimin e kushteve të motit, por do të vijojë me riparimin e dëmeve në infrastrukturë dhe dëmshpërblimin e familjeve të prekura.

“Ekipet e verifikimit janĂ« nĂ« terren qĂ« nga dita e parĂ«, ndĂ«rsa Ministria e Financave ka pĂ«rgatitur paraprakisht planin me skenarĂ«t e dĂ«mshpĂ«rblimit dhe po pret pĂ«rfundimin e verifikimeve pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« fazĂ«n e kompensimit”, tha ai.

Duke iu referuar përvojave të mëparshme, Kryeministri nënvizoi se qeveria ka shlyer borxhet e trashëguara nga përmbytjet e mëparshme dhe nuk ka krijuar më detyrime të tilla ndaj qytetarëve, duke theksuar se kjo është një Shqipëri që nuk i lë më vetëm njerëzit e saj.

“E mos harroni, kur ne erdhĂ«m nĂ« qeveri, nĂ« malin e borxheve qĂ« na lanĂ« trashĂ«gim aleatĂ«t e sotĂ«m tĂ« fatkeqĂ«sive, ishin edhe dy kodra tĂ« larta borxhesh nga pĂ«rmbytjet e zonĂ«s sĂ« ShkodrĂ«s. Ne i shlyem njĂ« mĂ« njĂ« ato borxhe pĂ«r ata njerĂ«z dhe nuk kemi hyrĂ« mĂ« nĂ« asnjĂ« borxh tĂ« kĂ«saj natyre me njerĂ«zit e kĂ«tij vendi, sepse erdhĂ«m pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« ShqipĂ«ri tjetĂ«r dhe kjo Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria tjetĂ«r, qĂ« nuk i le vetĂ«m njerĂ«zit e saj. KurrĂ« mĂ«â€, deklaroi Rama. J.p

The post Rama: Dëmshpërblimi i familjeve të prekura nga përmbytjet, prioritet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qarkullimi me zinxhir në disa akse rrugore


TIRANË, 11 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bĂ«n tĂ« ditur se reshje dĂ«bore janĂ« regjistruar nĂ« zonĂ«n veriore dhe juglindore tĂ« vendit, duke prekur akse tĂ« rĂ«ndĂ«sishme si BogĂ«-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, RazĂ«m, KukĂ«s-Shishtavec, Surel-QafĂ« PriskĂ«-QafĂ« MollĂ«, Elbasan-Gjinar, IbĂ«-KrrabĂ«-Elbasan, QafĂ« Mali-FierzĂ«, QafĂ« Bualli-KrastĂ«, ErsekĂ«-Leskovik, Maliq-Kufi Gramsh, Libonik-RĂ«mbec-PlasĂ«, Korçë-VoskopojĂ«, Korçë-ErsekĂ«, Zemblak-Dog. Goric dhe QafĂ« ThanĂ«.

Në disa segmente rrugore qarkullimi kryhet me zinxhir, konkretisht në degëzimin Vermosh-Dogana, aksin Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë-Trau-Teleferik, Krujë-Sarisalltik, si dhe në Qafë Mali-Fierzë.

Ndërkohë, problematika më të theksuara paraqiten në aksin Qafë Thore-Theth, ku rruga është e bllokuar si pasojë e rënies së orteqeve, në Qafë Dushk-Sevaster në kilometrat 10-11, ku qarkullimi zhvillohet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës, si dhe në aksin Përmet-Tre Urat, në zonën e Urës së Petranit, ku janë konstatuar shkarje masive aktive.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, me mjete dhe punëtorë të shtuar, për pastrimin dhe mbajtjen hapur të akseve rrugore, me qëllim garantimin e qarkullimit normal dhe shmangien e problematikave për përdoruesit e rrugës.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht kur lëvizin drejt zonave malore ku ka prezencë dëbore.

The post Qarkullimi me zinxhir në disa akse rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vijon puna nga ekipet në këto ditë moti të keq

TIRANË, 11 janar/ATSH/ TĂ« gjitha strukturat e shtetit janĂ« angazhuar nĂ« terren pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« familjeve tĂ« prekura nga pĂ«rmbytjet tĂ« shkaktuara si pasojĂ« e reshjeve intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« pothuajse tĂ« gjithĂ« territorin e vendit.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se strukturat e emergjencave civile, forcat e ushtrisë, policia, pushteti vendor dhe institucionet e tjera përgjegjëse po punojnë pa ndërprerje për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Sipas Kryeministrit, përveç ndërhyrjeve për evakuimin e banorëve nga zonat më të rrezikuara, ekipet në terren kanë kryer edhe evakuimin e gjësë së gjallë, duke shmangur dëme të mëtejshme për familjet që jetojnë me blegtori. Paralelisht, janë siguruar furnizime me ushqime dhe ndihma bazë për banorët në zonat ku qarkullimi ka qenë i vështirë ose i pamundur, si dhe ushqim për bagëtinë.

“Kemi tĂ« gjitha strukturat nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«â€, u shpreh Kryeministri, duke theksuar se monitorimi i situatĂ«s vijon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pandĂ«rprerĂ«.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht në zonat pranë lumenjve dhe përrenjve, ndërsa strukturat përgjegjëse po ndjekin nga afër ecurinë e reshjeve dhe nivelin e ujërave, për të ndërhyrë menjëherë në rast nevoje.

Në zonat ku situata paraqitet më e stabilizuar autoritetet kanë nisur edhe procesin e vlerësimit të dëmeve, me qëllim ndërmarrjen e hapave përkatës për dëmshpërblimin e familjeve dhe rikuperimin e zonave të prekura.

Kryeministri shprehu mirënjohje të veçantë për të gjitha ekipet e angazhuara këto ditë.

“Puna po vijon, mirĂ«njohje pĂ«r tĂ« gjithĂ« ekipet e angazhuara kĂ«to ditĂ« nĂ« mot tĂ« keq”, u shpreh Rama. j.p

1 nga 18
Screenshot
Screenshot
Screenshot

The post Rama: Vijon puna nga ekipet në këto ditë moti të keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisĂ« sĂ« Shijakut, Elton Arbana bĂ«ri tĂ« ditur sot se tĂ« gjitha strukturat e bashkisĂ« janĂ« tĂ« angazhuara pĂ«r tĂ« menaxhuar situatĂ«n pas reshjeve tĂ« fundit dhe pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur banorĂ«t e prekur nga pĂ«rmbytjet.

“Bashkia Ă«shtĂ« nĂ« terren dhe po punon pa ndĂ«rprerje pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« e qytetarĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« ofruar ndihmĂ« tĂ« menjĂ«hershme familjeve tĂ« prekura”, deklaroi ai.

Arbana informoi se tashmë është punuar për pastrimin dhe sistemimin e rrugëve dhe kanaleve kulluese, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe sigurinë e qytetarëve. Po ashtu, është bërë kontroll dhe pastrim i pusetave, për parandalimin e përmbytjeve dhe funksionimin normal të rrjetit kullues.

Nga ana tjetër, Arbana tha se është bërë edhe shpërndarja e pakove ushqimore dhe ndihmave për familjet e prekura. Ndërkohë ka nisur edhe puna për vlerësimin dhe dokumentimin e dëmeve në banesa, biznese dhe infrastrukturë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo problematikë pranë strukturave përgjegjëse.

“BĂ«ni vetĂ«deklarimin e dĂ«meve nĂ«se nuk jeni kontaktuar ende nga grupet e terrenit”, apeloi Arbana.

1 nga 3

/r.e/

The post Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arens Çela emĂ«rohet drejtues i ProkurorisĂ« TiranĂ«, Altin Dumani do tĂ« ofrojĂ« ekspertizĂ« nĂ« KosovĂ«

TIRANË, 9 janar/ATSH/ KĂ«shilli i LartĂ« i ProkurorisĂ« emĂ«roi sot prokurorin Arens Çela nĂ« drejtimin e ProkurorisĂ« TiranĂ« pĂ«r njĂ« mandat 3-vjeçar, qĂ« pĂ«rfundon nĂ« vitin 2029.

Gjithashtu, Këshilli miratoi kërkesën e prokurorit Altin Dumani për të marrë pjesë si folës dhe ekspert kryesor në trajnimin për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga ambasada britanike në Prishtinë.

Në vijim, Këshilli nisi procedurat e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatin për drejtues në Prokurorinë e Lezhës, Arben Nika, dhe për kandidatin për riemërim në drejtimin e Prokurorisë Fier, Elion Mustafaj.

Po ashtu, u miratua pezullimi i procedimit disiplinor ndaj magjistratit Dritan Gripshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

/r.e/

The post Arens Çela emĂ«rohet drejtues i ProkurorisĂ« TiranĂ«, Altin Dumani do tĂ« ofrojĂ« ekspertizĂ« nĂ« KosovĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌