Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shpërthim me tritol në Shkodër, humb jetën një person

Ka humbur jetën personi që mbeti i plagosur pas shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Perash, në Shkodër. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një shpërthim të një boksi elektrik, por më pas kjo pistë është hedhur poshtë. Sipas informacioneve, shpërthimi ka qenë i shkaktuar nga lëndë plasëse, dyshohet tritol, e vendosur […]

The post Shpërthim me tritol në Shkodër, humb jetën një person appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, një i plagosur

Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në një boks elektrik në lagjen “Perash” të Shkodrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person. Sipas informacioneve paraprake, i lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Raportohet ai ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e shpërthimit. Shpërthen […]

The post Shpërthen boksi elektrik në Shkodër, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Rusia nuk njeh më vendimet e gjykatave të huaja, Putin firmos ligjin e ri

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që ndalon zbatimin në territorin e Federatës Ruse të vendimeve të gjykatave të huaja dhe ndërkombëtare, të cilat nuk kanë bazë ligjore në marrëveshje ndërkombëtare ku Rusia është palë. Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të akteve ligjore të Rusisë, vendimet e gjykatave të huaja penale […]

The post Rusia nuk njeh më vendimet e gjykatave të huaja, Putin firmos ligjin e ri appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit siguron 56 mandate në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë, duke siguruar 49.80 për qind të votave, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Bazuar në këto rezultate, LVV pritet të marrë 56 mandate në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, rezultatet […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit siguron 56 mandate në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Rritje pa themele! Bujqësia dhe industria në rënie, ekonomia mbahet nga sektorë të brishtë

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë. Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me […]

The post Rritje pa themele! Bujqësia dhe industria në rënie, ekonomia mbahet nga sektorë të brishtë appeared first on BoldNews.al.

I ftohti mbërthen vendin, parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriore. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen në relievet malore në lindje të vendit. Në […]

The post I ftohti mbërthen vendin, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025

DASHI Po ndjeni nevojën për t’u rikthyer në plan të parë. Energjia juaj po rritet këto ditë, duke ju shtyrë të zgjidhni një çështje të pezulluar, veçanërisht në punë. Në dashuri, do t’ju duhet më shumë durim: ata përreth jush kanë nevojë për siguri, jo vetëm entuziazëm. Projektet e reja janë një gjë e mirë. […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025 appeared first on BoldNews.al.

Tmerri i trafikut në Tiranë vazhdon! Hyrjet dhe daljet e qytetit të bllokuara gjatë fundjavës

Hyrjet dhe daljet e Tiranës janë përfshirë nga kaosi i trafikut gjatë fundjavës, ndërsa mijëra qytetarë janë nisur drejt qyteteve dhe zonave turistike për të kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre. Fluksi i madh i automjeteve ka paralizuar qarkullimin në disa prej akseve kryesore, duke nxjerrë në pah mungesën e menaxhimit efektiv nga […]

The post Tmerri i trafikut në Tiranë vazhdon! Hyrjet dhe daljet e qytetit të bllokuara gjatë fundjavës appeared first on BoldNews.al.

Von der Leyen për takimin Trump–Zelenskyy: Mirëpresim çdo përpjekje për një paqe

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar përpara takimit të paralajmëruar mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se Bashkimi Evropian mbështet çdo iniciativë që synon arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, von der Leyen […]

The post Von der Leyen për takimin Trump–Zelenskyy: Mirëpresim çdo përpjekje për një paqe appeared first on BoldNews.al.

Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, anulohen mijëra fluturime

Një stuhi e fuqishme dimërore ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke paralizuar jetën në qytetin e Nju Jorkut dhe zonat përreth, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në New Jersey. Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar kaos në transport, veçanërisht në trafikun ajror. Sipas të dhënave nga […]

The post Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, anulohen mijëra fluturime appeared first on BoldNews.al.

11 ëndrrat e Beqirit për vitin 2023: Do blej një Jaht, do të shoh Milanin në ‘San Siro’, do kapim 6 zerot

Nga Elton Qyno Në një postim në profilin e tij në “Facebook” në fillim të vitit 2023 biznesmeni Ermal Beqiri, që tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK, shpaloste 10 ëndrat e tij por dhe të stafit të “Soft-Solution” që dëshironin të realizonte gjatë vitit 2023. Fiks dy vite pas shfaqjessë të këtyre 10 dëshirave, […]

The post 11 ëndrrat e Beqirit për vitin 2023: Do blej një Jaht, do të shoh Milanin në ‘San Siro’, do kapim 6 zerot appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon votimi në 25 përfaqësi diplomatike

Ka përfunduar procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike të Kosovës nëpër botë. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas KQZ-së, votimi ka përfunduar në shtete si Gjermania, Zvicra, Franca, Italia, Turqia, Austria, Suedia, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera. Ndërkohë, votimi në përfaqësitë e Kosovës në Shtetet […]

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Përfundon votimi në 25 përfaqësi diplomatike appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodh kur dëgjojmë urimin “Gëzuar Vitin e Ri”

Edhe pse mund të tingëllojë si një frazë e zakonshme, “Gëzuar Vitin e Ri” ka një ndikim të thellë dhe të padukshëm në psikologjinë tonë. Kur dëgjojmë këtë urim, diçka brenda nesh lëviz, duke aktivizuar një ndjesi optimizmi dhe shprese për të ardhmen. Truri i njeriut ka një dobësi për fillimet e reja, dhe një […]

The post Çfarë ndodh kur dëgjojmë urimin “Gëzuar Vitin e Ri” appeared first on BoldNews.al.

Zelensky mbërrin në Kanada, takohet me kryeministrin Carney përpara takimit me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në qytetin Halifax të Kanadasë, ku është pritur nga kryeministri kanadez Mark Carney, në kuadër të një vizite zyrtare që paraprin takimin e tij me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Sipas njoftimit të bërë nga zyra e presidentit ukrainas, takimi me Carney do të fokusohet në bashkëpunimin strategjik mes […]

The post Zelensky mbërrin në Kanada, takohet me kryeministrin Carney përpara takimit me Trump appeared first on BoldNews.al.

Putin para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina nuk po tregon vullnet për t’i dhënë fund luftës në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë përpjekjet për të arritur objektivat e saj “me forcë”, nëse një zgjidhje diplomatike nuk realizohet. Deklarata u bë një ditë përpara takimit të paralajmëruar mes presidentit ukrainas Volodymyr […]

The post Putin para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën appeared first on BoldNews.al.

Si SPAK po fut në unazë klanin ‘Balluku’, para betejës për imunitetin në Kuvend

Nga Elton Qyno Një valë e gjerë kontrollesh u krye gjatë ditës së djeshme nga më shumë se 40 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët patën në fokus zyrtarë të Ministrisë së Transporteve dhe biznesmenë të njohur që kanë lidhje zyrtare dhe private me të pandehurën, Belinda Balluku. Karshilliku i kësaj të fundit […]

The post Si SPAK po fut në unazë klanin ‘Balluku’, para betejës për imunitetin në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Disa demokratë shkojnë në Surrel, thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

Deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, Besart Xhaferri dhe Elda Hoti, së bashku me anëtarë të Forumit Rinor të PD-së, kanë shkuar në zonën e Surrelit, pranë banesës së kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, deputeti Klevis Balliu deklaroi tha se qytetarët që protestuan më 22 dhjetor janë gati të zhvendosin aksionin edhe në […]

The post Disa demokratë shkojnë në Surrel, thirrje Ramës: Jep dorëheqjen! appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama hartoi “Paketën e Maleve” për bandat e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e paralajmëruar për datën 22 dhjetor do të vijojë dhe se opozita nuk do të ndalet përballë asaj që ai e cilëson si kapje të shtetit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Gjatë një takimi me mbështetësit, Berisha tha se situata në vend është rënduar […]

The post Berisha: Rama hartoi “Paketën e Maleve” për bandat e drogës appeared first on BoldNews.al.

Vlora pa ujë prej 48 orësh, defekt në linjën e transmetimit

Qyteti i Vlorës po përballet me një situatë të rënduar në furnizimin me ujë të pijshëm, duke mbetur pa ujë prej më shumë se 48 orësh, pikërisht në ditët e festave të fundvitit. Shkak i situatës është një defekt në linjën kryesore të transmetimit të ujit. Sipas informacioneve, një ndërhyrje e kryer dy ditë më […]

The post Vlora pa ujë prej 48 orësh, defekt në linjën e transmetimit appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Lubi Balluku nga emigrante në Athinë, u bë me 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me mbështetësit në qytetin e Korçës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas tij më parë ka punuar si emigrante në Greqi, sot zotëron “qindra apartamente, dy jahte dhe disa biznese”, duke e lidhur këtë me keqpërdorimin e fondeve […]

The post Berisha: Lubi Balluku nga emigrante në Athinë, u bë me 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte appeared first on BoldNews.al.

❌